• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA, 2 MILIARDË EURO BUXHET PËR VITIN 2017

December 22, 2016 by dgreca

1-min-i-financaveNë përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ministri i Financave Avdullah Hoti sot në seancën e rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës prezantoi Projektbuxhetin e Republikës së Kosovës për 2017, i cili propozim-buxhet parasheh shpenzime prej  2 miliardë euro.Me këtë rast Ministri Hoti theksoi se, Propozim-Buxheti për vitin 2017 reflekton përkushtimin tonë në adresimin e sfidave zhvillimore, si dhe zbatimin e reformave dhe projekteve specifike, bazuar në objektivat e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.Sipas Ministrit Hoti Buxheti për vitin 2017 gjithashtu është në linjë të plotë me Objektivat e Qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe qëndrueshmëri fiskale.

“Ne kemi arritur që t’i adresojmë kërkesat më prioritare të secilës organizatë buxhetore dhe njëkohësisht të ruajmë stabilitetin buxhetor, që është parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike. Mënyra si është konceptuar ky buxhet, e bënë atë buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm”, shtoi Ministri Hoti.Ai bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës për buxhetin e vitit 2017 i ka shtruar  para vetes dy objektiva të mëdha. Së pari duke vazhduar me mbajtjen e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll. Shpenzimet rrjedhëse më 2017 si përqindje e Bruto Produktit Vendor bien nga 20.3% në 19.8%, me gjithë rritjen nominale të këtyre shpenzimeve. Si dhe e dyta,  krijimi i hapësirës më të madhe për shpenzime kapitale, që janë të targetuara mirë lidhur me efektet e tyre në ekonomi, punësim, ambientin për biznes dhe potencialin zhvillimor afatgjatë për gjeneratat e ardhshme.

Sipas ministrit Avdullah Hoti “Buxheti për vitin 2017 bënë të mundur implementimin e Sigurimit Shëndetësor, ku për vitin e ardhshëm kemi ndarë 17 mil. euro, implementimin e plotë të ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, implementimin e plotë të kompensimit për përvojën e punës për punonjësit publik, mbarëvajtjen e nivelit të subvencioneve në bujqësi dhe rritjen e investimeve kapitale në bujqësi përmes buxhetit të rregullt dhe huave ndërkombëtare, ofrimin e pensioneve për veteranët dhe kategoritë tjera të luftës, në vlerë prej 38, respektivisht 50 milionë euro,  akomodimin e shpenzimeve që dalin nga agjenda euro-integruese e Kosovës, si dhe rritjen e mbështetjes financiare për sektorët e rendit dhe ligjit.Ai gjithashtu theksoi se “procesi i përgatitjes së Buxhetit për vitin 2017 ka filluar me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila është aprovuar në muajin Prill të këtij viti dhe duke u bazuar në këtë Kornizë, kemi përgatitur edhe Instruksionet Buxhetore që i kanë udhëzuar organizatat buxhetore për përgatitjen e buxheteve të tyre. Të gjitha organizatat buxhetore i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për financim ku Ministria e Financave ka organizuar dëgjimet buxhetore me përfaqësuesit e këtyre institucioneve”.Ministri Hoti gjithashtu bëri të ditur se Ministria e Financave për herë të parë këtë vit,  ka  organizuar dëgjime buxhetore edhe me shoqërinë civile.

“Si rezultat i këtij procesi, Buxheti për vitin 2017 adreson prioritetet zhvillimore të deklaruara përmes dokumenteve strategjike, siç janë: Programi i Qeverisë, Strategjia Kombëtare për Zhvillim, Programi për Reforma Ekonomike, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, si dhe Strategjitë sektoriale”, shtoi Ministri Hoti . Ai bëri të ditur se “duke  pasur parasysh ecuritë pozitive në vitet e fundit, kemi sfida të shumta për t’i adresuar. Prandaj, në këtë kontekst, është e natyrshme që kërkesat për financim të jenë më të larta se mundësitë për financim.“Përmes këtij Propozim-Buxheti, ne kemi bërë më të mirën për të balancuar këto kërkesa me mundësitë buxhetore. Ndërsa, parimet mbi të cilat është bazuar ky buxhet përfshijnë:  Ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale, Sigurimin e financimit të projekteve në vijim, Ruajtjen e rezervës fiskale në nivel të mjaftueshëm, Rritjen e shpenzimeve kapitale, si zëri më produktiv buxhetor si dhe  Eliminimi i barrierave dhe ofrimin e insentivave fiskale që avancojnë konkurrueshmërinë e sektorit privat”, shtoi Ministri Hoti.Gjatë prezantimit të Buxhetit ministri Avdullah Hoti gjithashtu theksoi se ky Projektbuxhet ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe kjo është e rëndësishme si për Qeverinë ashtu edhe për Kuvendin e Kosovës, duke qenë se jemi në program me këtë Institucion, dhe rrjedhimisht, përgatitja dhe aprovimi i Buxhetit duhet të dakordohet paraprakisht.Buxheti është ngushtë i lidhur me ecuritë makro-ekonomike në vend, rajon dhe më gjerë. Mbi këto ecuri, Ministria e Financave ka përgatitur projeksionet makro-ekonomike dhe fiskale për vitin 2017 dhe vitet në vijim. Ndërsa, rritja ekonomike në vend është bazuar në vlerësimet e Ministrisë së Financave, dhe ne presim që në vitin 2016 ekonomia të ketë rritje reale rreth 4% (3.8%).  Kjo pritje është e konfirmuar edhe nga projeksionet e institucioneve të jashtme kredibile, siç është FMN-ja. Po ashtu ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitin 2017, me normë akoma më të lartë të rritjes ekonomike, prej 4.4%. Kjo normë do të jetë më e larta në rajon, është rezultat i zbatimit me sukses të reformave ekonomike dhe fiskale, që kanë ofruar insentiva fiskale për sektorin privat dhe reformave të tjera strukturore të mbështetura nga Programi me FMN-në.Sipas Ministrit Hoti të hyrat e rregullta buxhetore janë planifikuar të jenë 1 miliard e 725 milionë Euro. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6% në raport me vitin 2016 dhe 17% në raport me vitin 2015. Ndërkaq krahasuar me vitin 2014, ka një rritje prej 28% ku pothuajse e gjithë kjo rritje është rezultat i rritjes të të hyrave të rregullta buxhetore nga ATK dhe Dogana, në shumë prej rreth 380 mil euro më shumë.

“Të hyrat nga ATK-ja pritet të rriten me mbi 9% në krahasim me vitin 2016 dhe 23% në raport me vitin 2015. Krahasuar me vitin 2014, rritja është për 40% më shumë apo 117 mil. euro më shumë.Ndërsa, të hyrat e mbledhura nga Dogana janë projektuar të rriten me 6.5% në krahasim me 2016 dhe 16.4% në raport me vitin 2015. Edhe në rastin e Doganës, nëse krahasohet me vitin 2014 rritja është 27% apo 239 mil. euro më shumë.” shtoi Ministri Hoti.Ndërsa, sa i përket shpenzimeve buxhetore për vitin 2017, ministri Avdullah Hoti theksoi se në këtë propozim-buxhet parashihen shpenzime prej  2 miliardë euro. Dhe duke krahasuar me vitin 2016, shpenzimet rriten me mbi 15%, ndërkaq krahasuar me 2015 rriten me 28% dhe me 2014 për 38%.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 2 miliarde Euro, 2017, Buxheti, kosova

Kosovë-Konferenca e Ambasadorëve, përgatitje për vitin 2017

December 19, 2016 by dgreca

-Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës do të zgjasë prej 19 deri në 23 dhjetor 2016/

1-prishtina

PRISHTINË, 19 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë këtë javë mbahet Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës, ku për sot në mbrëmje, në hapje, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.Qëllimi i kësaj Konference është  nxjerrja dhe përgatitja e planit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e qeverisë së Republikës së Kosovës.“Është konferenca e katërt dhe është një mundësi e mirë që kjo konferencë të jetë një platformë e përfaqësimit tonë jashtë si shtet i ri dhe i pavarur me të gjitha pritjet që i kemi”, ka theksuar në mbledhjen e kaluar të qeverisë së Kosovës ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili do bëjë hapjen e konferencës.“Përpjekja jonë është që të kemi qëllime të matshme në politikën e jashtme, prandaj kam ftuar pothuajse të gjithë anëtarët e qeverisë, ndërsa temat që ne do t’i diskutojmë janë në përputhje me programin e qeverisë dhe planin e punës, të cilin duhet ta kemi në vitin 2017”, është shprehur ai.Ministri Hoxhaj më tej tha se, konteksti ndërkombëtar është duke ndryshuar në mënyrë sizmike, por ne duhet paralelisht me përpjekjen për ta forcuar pozitën ndërkombëtare, të ndjekim një politikë të jashtme, e cila i përmbushë nevojat tona të brendshme, kështu që njëri prej fokuseve kryesore do të jetë zhvillimi, diplomacia ekonomike ose se si politika e jashtme të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik ose anëtarësimin e vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.“Do ta kemi poashtu edhe një fokus sa i takon të ardhmes euroatlantike pas fazës së re që kemi me NATO-n dhe pas takimit të parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim. Poashtu, do të kemi një vëmendje edhe sa i takon lidhjes së qyteteve të ndryshme të Kosovës me qytete tjera në Evropë dhe përtej saj”, tha ministri Hoxhaj, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të ketë koordinim, kontinuitet dhe të ketë koherencë në atë se çfarë duhet të ndiqet në vitin 2017.Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës do të zgjasë prej 19 deri në 23 dhjetor 2016. /b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 2017, Konferenca e ambasadoreve

SHBA DO TE PRANOJNE 110 MIJE REFUGJATE PER VITIN 2017

September 15, 2016 by dgreca

THE WASHINGTON POST: SHTETET E BASHKUARA KANE NE PLAN QE VJETIN E ARDHSHEM TE PRANOJNE TE PAKTEN 110000 REFUGJATE/

Permbledhjen e artikullit e pergaditi per Diellin Gjon Kadeli/

Administrata e Presidentit Obama ka ne plan te pranoje vjetin e ardhshem, te pakten 110000 te hikun nga vende te ndryshme te botes.

Sekretari i Shtetit John Kerry, i njoftoi te marten ligjvendesit mbi kete plan, gja qe shton numrin nga 85000 me 2016, dhe 70000 qe ishte gjate tri vjeteve te maparshme. Kjo don te thote, nji shtim prej 57 per qind, ne pranimin e refugjateve, qe nga vjeti 2015-te, si rrjedhim i vazhdimit te konflikteve ne Siri, Irak e vende te tjera; gja qe ka shkaktue ikjen ne mase te emigranteve, qe kerkojne strehim ne Europe, Kanada e vende te tjera.

Nji funksionar i nalte i qeveris, i cili nuk pranoi te tregonte emnin, per arsye se ky plan nuk asht njotue ende zyrtarisht tha se “Ky plan perputhet me bindjen tone, se te gjitha vendet duhet te bajne ma shume, per te ndihmue njerzit qe kane ma shume nevoje.”

Zyrtari ne fjale tha se Zotni Kerry u tha ligjvenesve,”Ne qofte se asht e mundun me pranue ma shume te hikun, ne do t’a bajme kete gja.”

Breznime radhe, Shtetet e Bashkueme kane qene nji vend strehues, per njerzit qe jane detyrue te largohen nga vendlidja e tyne, si rrjedhim i persekutimeve te llojeve te ndryshme.

Filed Under: Komente Tagged With: 110 mije refugjate, 2017, Gjon kadeli, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT