Njëzetetre vjet nga Masakra e Srebrenicës/
Në Bosnje dhe Hercegovinë shënohet sot 23-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Në këtë qytet, më 1995, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Masakra u cilësua si akti më i keq i gjenocidit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Srebrenica ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara, por ruhej vetëm nga një numër i vogël i paqeruajtësve holandezë, që nuk qenë në gjendje t’i mbrojnë civilët e strehuar atje.
Trego më shumë

1 Një kamion bart mbetjet e 35 viktimave të Masakrës së Srebrenicës, që do të rivarrosen më 11 korrik, në 23-vjetorin e gjenocidit, në qendrën memoriale në Potoçari.

2 Qytetarët nderojnë viktimat e Srebrenicës.

3 Një grua vë lule në kamionin që bart mbetjet e viktimave.

4 Edhe një burrë vë lule në kamion…