• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

25 VJET NGA “ZBARKIMI” NË TIRANË I KORPUSIT TË PAQES

June 26, 2017 by dgreca

25 vjet më parë, 24 Qershor 1992, “Korpusi i Paqes” “zbarkoi “ për të parën herë në Tiranë. Profecia e ish Presidentit Sali Berisha:Do t’ju pëlqejnë vajzat shqiptare- Nga 22 pjesëtarë të Korpusit të Paqes, 10 djemë u martuan me vajza shqiptare, dhe një amerikane me një djalë shqiptar./
 1 Ok Hotel Tirana
Ne Foto:Amerikanet e pare te Korpusit te Paqes ne Tirane me 24 Qershor 1992/
Nga Dalip Greca/
 Craig Doughert është njëri nga pjesëtarët e Korpusit të Paqes që në verën e parë të demokracisë shqiptare, zbarkoi në vendin e shqiponjave për të kontribuar për demokratizimin e bastionit të fundit të komunizmit. Ai thotë se gazetat e asaj kohe në Shqipëri i patën epitetuar si “dallëndyshet e demokracisë amerikane”, ndërkohë që pas kësaj, një qytetar anonim shqiptar, i kishte provokuar më një shkrim të botuar para viteve ’90 në “Zerin e popullit”, ku Korpusi i Paqes, epitetohej si agresor dhe pushtues! Ai, anonimi, u kishte treguar një kopje të atij shkrimi të atëhershëm dhe këtu ishte mbyllur incidenti.
Craig, ashtu si shumë kolegë të tjerë të korpusit, për herë të parë ia kishte dëgjuar emrin Shqipërisë në muajin e parapërgatitjeve drejt vendit të panjohur, por kjo nuk i pengoi ata që të shkonin me dëshirë në misionin e ngarkuar. Gati të gjithë pjesëtarët ishin të rinjë në moshë, disa sapo kishin mbaruar kolegjet në Amerikë.Një ndër ta edhe Craig.
Udhëtimi për në Shqipëri ishte një aventurë e lodhshme por e këndshme, ndërsa realiteti i atjeshëm, më shumë se sa sfidë.
Craig Doughert nuk e ka të vështirë që të rikujtojë në detaje aventurën shqiptare. Po e përshkruaj si aventurën pasi vërtetë nuk i munguan elementët e aventurës. Kështu psh, ai kujton se në ditën e parë të zgjimit në hotelin shqiptar, një ngritje paksa e vonuar, të ndëshkonte me moslarjen e fytyrës pasi uji ikte më me vrap se gjumi. Guxoje e zgjoheshe vonë, i laje sytë me pështymë. Ai qesh, tek e kujton….Ndërsa kur dilnin shëtitje nëpër Tiranë i shihnin me kurreshtje sikur vinin nga një planet tjetër. Element tjetër i aventurës është një fakt interesant: Shumë prej pjesëtarve ranë në dashuri jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vajzat shqiptare, ndërsa njëra prej vajzave amerikane ra në dashuri dhe u martua me një djal shqiptar dhe lindën kështu çiftet shqiptaro amerikane që bashkëjetojnë edhe sot.
-Kur u nisëm ishim 22, kur u kthyem u shumuam, u bëmë 32,-thotë Craig, tek do ta takoja në Nju Jork. Më pas ai kujton pritjen në ambasadën amerikane në Tiranë, ku takuan edhe ish presidentin Berisha, në prani të ambasadorit Rayerson. Biseda me Berishën është zhvilluar në anglisht. Ai u kishte thënë se ishte i sigurtë që herën tjetër, kur ekipi të largohej, biseda do të zhvillohej në shqip. Dr. Berisha na e parandjeu aventurën e martesës shqiptaro-amerikane. Duke qeshur na tha ne djemëve se do të njheshim me shumë vajza të ambla shqiptare dhe se ndoshta edhe martoheshim. Shqiptaret janë të bukura dhe familjare të mira, dhe na shkeli syrin. Ne të gjthë u shkulëm së qeshuri duke mos i kushtuar vëmendje, por ja tani…
 
Ish pjesëtari i Korpusit të paqes, Craig Doughert, tek e takova para disa vitesh në shtëpinë e tij të përkohshme në Barnes Avenju në Bronx,Nju Jork, nxori nga albumi personal një fotografi, e cila i takon muajit gusht 1992. Foto është bërë gati 3 muaj pas mbërritjes. Është një kujtim i tërë ekipit, dalë përpara Universitetit të Tiranës.
Craig m’i prezanton me radhë pjesëtarët e Korpusit të Paqes: në rreshtin e parë, nga e majta në të djathtë; Llenda Corry, e cila u emërua pedagoge në Vlorë, Aimee’, në Përmet, Lynnn Can’t në Fier, Roberti në shkollën e gjuhëve të huaja në Tiranë, Eddie Sottles në Universitetin e Shkodrës, Dina Siber në Kavajë.
Në reshtin e dytë, nga e majta në të djathtë; Lisa Morgan, punoi në Universitetin e Gjirokastrës, Heidi, në shkollën e gjuhëve të huaja të Shkodrës, Shirley, fillimisht u emrua në Elbasan, pastaj në Tiranë,Anne, dha anglisht në shkollën e gjuhëve të huaj të Korçës, Nancy Hohman në Berat, Kristen punoi në Durrës, Tim Walsh në Elbasan, Sean në Universitetin e Korçës,John shkoi e dha mësim në Pogradec, Tom në Universitetine Tiranës, Robert në Gjirokastër,, David në Tiranë,Jack në Universitetin e Shkodrës, ndërsa vetë ai, Craig-u, në gjimnazin e Lushnjës. Në bashkëbisedimin që zhvillova me të,Craig zbulon gjithë të fshehtat e misionit të tijë dhe pjesëtarëve të tjerë të Korpusit të Paqes….(Fragment nga libri ne proces” Histori Shqiptaro-Amerikane”)

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vjet, dalip greca, i Korpusit të Paqes, NGA "ZBARKIMI" NË TIRANË

25 vjet nga rivendosja e mardhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

October 4, 2016 by dgreca

Përkujtohet 25 vjetori i rivendosjes së mardhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri/

Nga Shefqet KERCELLI/Ambasada Amerikane në Tiranë, përkujtoi më 3 tetor 2016, 25-vjetorin e rihapjes së selisë diplomatike në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni, veç diplomatëve, figurave të njohura të politikës, personalitete të fushave të ndryshme, ishin dhe disa nga personat që kanë qenë të pranishëm një çerekshekulli më parë në rihapjen e ambasadës. Njëri prej tyre, ishte i ngarkuari me punë i SHBA-ve në atë kohë, Shkëlqesia e Tij, Christopher Hill. Në fjalën e tij, zoti Hill rikujtoi premtimin e mbajtur nga Shtetet e Bashkuara se asnjëherë nuk do ta linin Shqipërinë vetëm, dhe kërkoi nga qeveria Shqipëtare që të vijojë të mbajë premtimet, ndërsa politikanët shqiptarë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrit, ashtu siç bashkëpunojnë me Amerikën. Pak ditë më parë në një video të postuar në “You Tube”, ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu u shpreh se, “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë me një shkollë që mban emrin e presidentit Wilson, një rrugë që mban emrin Xhorxh Bush dhe një kafe me emrin e Barack Obamës”. Është e vështirë, theksoi ambasadori Lu, “të besosh se vetëm 25 vjet më parë Shqipëria dhe Amerika nuk kishin marrëdhënie zyrtare. Mund të duket kohë e gjatë, por në historinë e dy popujve dhe dy vendeve është vetëm fillimi”. “Për mua Shqipëria është me të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë. Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi”, u shpreh ambasadori Lu. Ndërsa ambasadorja Shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber nënvizoi se, “për popullin shqiptar, SHBA-të kanë qenë gjithmonë simbol i lirisë dhe demokracisë. Kanë qenë shpresa që ka udhëhequr përpjekjet e atyre që luftuan për liri dhe demokaci. Sot, në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhenive diplomatike mes dy vendeve tona,  SHBA-të janë bërë shtëpia e shumë familjeve shqiptare”. “Ne do të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit edhe në të ardhmen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner dhe mik i ngushtë i SHBA-së dhe ky është vetëm fillimi”, theksoi ambasadorja Floreta Luli-Faber.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vjet, Shefqet Kercelli, Shqiperi-Amerike

HISTORIA NE FOTOGRAFI

August 8, 2016 by dgreca

10 mijë shqiptarët që mbërritën në Itali me anijen “Vlora”/

“Neu Zuercher Zeitung” një gazetë zviceriane ka risjellë në kujtesë pamjet e mbi 25 viteve më parë, kur mijëra shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë. Sipas artikullit, në anje ishin mbi 10 mijë shqiptarë. Më poshtë janë edhe disa foto të asaj kohe.

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vjet, Historia ne Foto, Vapori Vlora

Mediat italiane kujtojnë 25 vjetorin e emigrimit të anijes “Vlora” drejt Barit

August 8, 2016 by dgreca

Ishte 8 gushti i vitit 1991, plot 25 vjet më parë, kur anija “Vlora” u nis nga Durrësi drejt Italisë. Në bordin e saj ndodheshin rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët kërkonin një jetë më të mirë në vendin fqinj. Këtë ngjarje e sjellin sot në vemëndjen e opinionit publik dhe vetë mediat italiane. E përditshmja “Corriere Della Sera”, e ka titulluar lajmin e sotëm, “Kur Italia ishte “Amerika” për shqiptarët”.  Gazeta në fjalë nënvizon se, ky ishte ndër rastet e para të vitit 1991, që shënoi fenomenin e fluksit të emigrantëve shqiptarë drejt brigjeve italiane, fenomen që sot është mëse i zakonshëm, ndonëse jo më me protagonistë refugjatët shqiptarë.  Anija “Vlora”, e prodhuar në vitin 1961 në kantierin e Xhenovës,{Itali}, bashkë me anijen “Shkodra”, u  nis më 6 gusht nga porti i Durrësit dhe fillimisht tentoi të bregëzohej në Brindizi. Por Zv.prefekti i këtij qyteti, Bruno Pezzuto, nuk e lejoi hyrjen dhe e bindi kapitenin e anijes “Vlora”, zotin Halim Milaqi, që të drejtohej për në Bari, duke zgjatur lundrimin e mjetit, në momentet kur tensioni në bord kishte arritur kulmin. Gazeta shkruan se, Italia atëherë donte të organizonte kthimin mbrapsht të anijes, ose të paktën të mundësonte një pritje të përkohshme të refugjatëve, por ata që do merrnin këtë vendim, prefekti dhe kuestori, momentalisht ishin me leje.  Autoritetet e tjera, përfshirë kryetarin e bashkisë, u njoftuan kur anija kishte hyrë në port. Kështu ky zbarkimi këtyre përmasave, i gjeti të papërgatitur autoritetet qendrore të Italisë. Por këtë përkujdesje institucionale e zvëndësuan banorët e rajonit të Pulias, qytetarët  e thjeshtë italianë, që u dhanë refugjatëve, veshmbathje, ushqime dhe ujë. “Sot, 25 vjet më pas, shqiptarët në Itali janë kthyer në një nga komunitetet e huaja më të integruara me jetën e këtij vendi”. Por, siç tregon kronika e sotme, problemi i emigracionit mbetet ende aktual dhe i pazgjidhur. Ndaj bregëzimi i  transoqeanikut “Vlora” me 20 mijë njerëz në bord, është kthyer në simbol jo vetëm për shqiptarët, por për Italinë dhe gjithë Europën”, shkruan më tej “Corriere Della Sera”. Ndërkohë mijëra shqiptarë sjellin sot në memorien familjare e shoqërore këtë ditë që ndryshoi jetën dhe të ardhmen e tyre. Kujtojmë lexuesit e “Dielli-it” se, këtë lundrim të vështirë drejt brigjeve italiane të anijes “Vlora”, bashkë me ngjarjet tragjike që shoqëruan atë  lundrim, e gjeni të zgjeruar në vëllimin e II-të të Antologjisë së Detarisë Shqiptare, faqe 224-238. {Sh.K}

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vjet, anija Vlora, media italiane

25 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri- SHBA

March 15, 2016 by dgreca

TIRANË, 15 Mars /Ambasadorja Shqiptare në Amerikë, Floreta Luli-Faber dhe Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu i janë bashkuar shqiptarëve dhe amerikanëve në urimet e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Në një video të postuar në ‘You Tube’, ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu shprehet se, “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë me një shkollë që mban emrin e presidentit Wilson, një rrugë që mban emrin Xhorxh Bush dhe një kafe me emrin e Barack Obamës”.

Është e vështirë, thekson ambasadori Lu, “të besosh se vetëm 25 vjet më parë Shqipëria dhe Amerika nuk kishin marrëdhënie zyrtare. Mund të duket kohë e gjatë, por në historinë e dy popujve dhe dy vendeve është vetëm fillimi”.

“Për mua Shqipëria është me të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë. Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi”, shprehet ambasadori Lu.

Ndërsa ambasadorja Shqiptare në Amerikë, Floreta Luli-Faber shprehet se, “për popullin shqiptar SHBA-të kanë qenë gjithmonë simbol i lirisë dhe demokracisë. Kanë qenë shpresa që ka udhëhequr përpjekjet e atyre që luftuan për liri dhe demokaci. Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhenive diplomatike dhe të miqësisë mes dy vendeve tona, sot SHBA-të janë bërë shtëpia e shumë familjeve shqiptare”.

“Ne do të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit edhe në të ardhmen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner dhe mik i ngushtë i SHBA-së dhe ky është vetëm fillimi”, thekson ambasadorja Luli-Faber.(Gjergji Mima)

Filed Under: Komente Tagged With: 25 vjet, marrëdhënie diplomatike, Shqipëri- SHBA

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT