• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova me Kuvend të ri apo një hap drejt zgjedhjeve?

August 1, 2017 by dgreca

epa05954828 Kosovo lawmakers leaving parliament after dismissing the government in a no confidence vote during an extraordinary session in Prishtina, Kosovo, 10 May 2017. Media outlets report that the move is expected to trigger snap elections.  EPA/VALDRIN XHEMAJNë prag të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, mbetet ende mjaft e paqartë se a do të mund të krijohet shumica parlamentare dhe a do të mund të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, të cilin pritet ta propozojë koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të enjten, më 3 gusht.Pjesëmarrjen në këtë mbledhje tashmë e kanë konfirmuar subjektet parlamentare.Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se koalicioni PAN është i përkushtuar që gjithçka të rrjedhë mirë në seancën konstituive të Kuvendit.

“Ne e kemi mbështetjen e mjaftueshme për ta votuar edhe Qeverinë, për ta konstituuar edhe e Kuvendin dhe besojmë që gjithçka do të shkojë dhe do të rrjedhë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Ky edhe është përkushtimi ynë si koalicion”.I nominuari për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë deputetët e këtij subjekti politik, do të jenë të pranishëm në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka kritikuar koalicionin PAN për, siç ka thënë ai, mënyrën se si po përpiqet ta krijoj shumicën parlamentare.

“PAN-i po orvatet që ta krijojë shumicën parlamentare nëpërmjet një Qeverie, e cila do të varet nga partia e Beogradit në Kosovë dhe nga blerja e ndonjë deputeti. I bën shtet-ndërtimit dhe demokracisë në Kosovë, por nuk ju bën nderë edhe atyre”, ka thënë Kurti.Koalicioni PAN, që më parë kanë paralajmëruar se për kryetar të Kuvendit do ta propozojë liderin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili ka mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

Këtë e ka konfirmuar edhe Krasniqi, ndonëse sipas tij, kjo ende nuk është zyrtare.“Ka një mbështetje të plotë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për liderin e koalicionit tonë, për zotin Kadri Veseli. Por, unë sot nuk mund t’ua them këtë si fakt të kryer. Vendimin zyrtar do ta publikojmë me kohë”.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e thjeshtë, që nënkupton me 61 vota të deputetëve.Kurti ka thënë se 32 deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.“Të enjten, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta zgjedhë për kryetar një person, një figurë politike, i cili duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse. Ky deputet që do të bëhet kryetar i Kuvendit, në legjislaturën e 6 duhet të jetë shumë më i mirë se sa kryetari i Kuvendit në legjislaturën e pestë”.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se problemet për krijimin e shumicës parlamentare, por edhe për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit, janë më se evidente, pavarësisht deklaratave të deritashme të koalicionit PAN, se ekzistojnë votat e nevojshme për këto.“Unë pres – të paktën duke u bazuar edhe në disponimin e përgjithshëm të partive politike, por edhe në përgjithësi deklaratat që janë bërë publike – që zgjedhja e kryeparlamentarit të dështojë. Kjo do të çonte pastaj në një situatë të re, në kuptimin që po ashtu koalicioni PAN mund të provojë edhe herëve të tjera të njëjtin kandidat ose kandidat tjetër. Por, prapëseprapë ekziston rreziku që kryetari i Kuvendit të mos zgjidhet dhe rrjedhimisht edhe Kuvendit të mos konstituohet”.Mushkolaj shton se një situatë e tillë do ta çonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, gjë që sipas tij, nuk do të ishte zgjidhje e duhur.“Nëse ndodhë kështu, bëhet vetëm për inate personale, për shkak se unë konsideroj se ekzistojnë mundësi të tjera. Do të mund të ishte, ta zëmë, caktimi i një kandidati tjetër nga koalicioni PAN, një kandidati të pranueshëm për rivalët politikë që nuk janë në koalicionin PAN, që të paktën të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të kalohet në çështjen e krijimit të Qeverisë”.

Sidoqoftë, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon edhe faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re. Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, edhe formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave.(kortezi:Bekim Bislimi RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: 3 gusht, apo zgjedhje te reja, kosova, Kuvend i ri

KOSOVË – GJYKATA SPECIALE RIKTHEHET NË 3 GUSHT NË AXHENDËN E SEANCËS PLENARE TË KUVENDIT

August 1, 2015 by dgreca

-Mustafa: Riprocedimi dhe vendimi në Kuvend për Gjykatën Speciale e ruan sovranitetin e Kosovës/
-Thaçi: Që të kemi një mbështetje çfarë e meritojmë, duhet natyrisht që edhe ne të prodhojmë argumente/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Gusht 2015/ Gjykata Speciale rikthehet në 3 gusht në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku në 26 qershor për miratim mungonin 5 vota për të arritur numrin e nevojshëm 80 – dy të tretat e 120 deputetëve.
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare të hënën, në 3 gusht, në orën 10:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të riproceduar në Kuvend nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky ishte vendimi i djeshëm i Kryesisë së Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, kryesuar nga kryetari Kadri Veseli, e cila u mbajt ndonjë orë pas mbledhjes së qeverisë së Republikës së Kosovës.
Riprocedimi dhe vendimi në Kuvend për Gjykatën Speciale e ruan sovranitetin e Kosovës, është shprehur kryeministri kosovar Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ku u miratua unanimisht propozimi për riprocedimin e amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ai përkujtoi se, Kuvendi kosovar e ka shqyrtuar në 26 qershor amendamentin numër 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i cili është proceduar nga qeveria pas aprovimit në 7 mars 2015.
“Amendamenti është përkrahur nga 75 deputetë, por nuk i ka arritur votat e mjaftueshme prej dy të tretave, përkatësisht të 80 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në takimin e qeverisë të datës 27 qershor kemi shprehur përcaktimin tonë që pas konsultimeve të nevojshme me deputetë të riprocedojmë në Kuvend të njëjtin amendament kushtetues”, tha ai.
Kryeministri Mustafa tha se, ndërkohë janë zhvilluar takime me deputetë dhe me grupe parlamentare në të cilat është biseduar lidhur me nevojën e aprovimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Specializuar.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e kufizojnë mundësinë që qeveria të riprocedojë me të njëjtat amendamente në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsideroj që ne nuk e kemi asnjë pengesë kushtetuese që amendamentet të cilat janë aprovuar njëherë në qeveri të riprocedohen në Kuvend me kërkesë që t’i shqyrtojë edhe njëherë dhe të marrë vendim për aprovimin e tyre, duke pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe që ka për vendin aprovimi i këtyre amendamenteve”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai tha se, arsyeja e riprocedimit të amendamenteve ndërlidhet veçmas me përmbushjen e obligimeve të cilat i ka marrë Kosova në Ligjin për ratifikimin e letrës së Presidentes së Kosovës me Baroneshën Ashton të aprovuar me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitin 2014.
“Prandaj, ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet të cilat i aprovon Kuvendi, ndërsa Kosova duhet të tregojë se është përgjegjëse dhe se është e zonja që të përmbushë zotimet e saj para komunitetit ndërkombëtar, zotime të cilat janë ratifikuar me ligj. Kosova përmes aprovimit të këtyre amendamenteve demonstron në mënyrë të qartë përcaktimin e qeverisë së saj për rend dhe ligj dhe për arritjen e standardeve të larta perëndimore të drejtësisë, por njëherit poashtu shprehë bindjen se votimi i tyre në Kuvend është në dobi afatgjate të Kosovës”, tha Mustafa.
Kryeministri i Kosovës theksoi se, themelimi i Dhomave të Veçanta sipas këtyre amendamenteve është kërkesë eksplicite e partnerëve tanë strategjikë, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
“Gjatë riprocedimit kemi pas parasysh poashtu edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në aktgjykimin e saj e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit dhe e ka konfirmuar se amendamenti numër 24 nuk i pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me kapitullin 2 dhe me kapitullin 3 të Kushtetutës”, vijoi Mustafa.
Ai u shprehu besimin se aprovimi i këtij amendamenti është në dobi të shtetit të Kosovës dhe të zotërimit të drejtësisë mbi çdo dyshim të mundshëm.
“Riprocedimi dhe vendimi në Kuvend për këto amendamente kushtetuese e ruan sovranitetin e Kosovës, sepse institucionet e Republikës së Kosovës janë ato që marrin rolin dhe përgjegjësinë për një vendim të tillë. Për neve do të jetë e dëmshme dhe e papranueshme që për këtë çështje të vendoset mbi bazën e Rezolutës 1244, pasi që rikthimi dhe fuqizimi i kësaj rezolute sjell në pikëpyetje sovranitetin e vendit dhe vlerat e ndërtuara që nga periudha e shpalljes së pavarësisë”, theksoi kryeministri Mustafa.
Unë, vijoi kreu i qeverisë, pres që vendimi për ndryshimet kushtetuese të përkrahet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës.
“Kjo është një çështje që i takon tërë vendit, ashtu siç është partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar vendin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe partneriteti me BE-në. Janë në interes të pozitës dhe të opozitës dhe të gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës. Ne poashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë vend të izoluar nga vendet mike. Na nevojitet përkrahja e tyre për integrimet në BE, për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për investime dhe zhvillim ekonomik dhe për forcimin e shtetit ligjor. Këtë duhet ta bëjmë së bashku me partnerët strategjikë në rrugën e integrimeve tona euroatlantike”, theksoi kryeministri Mustafa.
Prandaj, përfundoi kryeministri kosovar, duke pas parasysh rëndësinë e themelimit të Dhomave të Veçanta, unë ju ftoj që ta përkrahni riprocedimin e këtij amendamenti, përkatësisht amendamenteve kushtetuese, dhe poashtu Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më shpejtë ta thërrasë seancën dhe të aprovojë këto amendamente.
Edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi se është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për qeverinë dhe të gjitha institucionet e vendit që të riprocedohet për këtë çështje të rëndësishme të themelimit të Gjykatës Speciale.
“Vlerësoj se është e rëndësishme edhe për të kaluarën, për të sotmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ne kemi marrë obligimet si institucione para bashkësisë ndërkombëtare, në një proces të një bashkëpunimi të ngushtë, të një transparence të plotë, por edhe të një bashkëpërgjegjësie mund të themi lirisht”, u shpreh ai.
Prandaj, vijoi shefi i diplomacisë kosovare, edhe letërkëmbimet që kanë ndodhur duke u bazuar në vendimet e Kuvendit në mes të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian janë edhe një përgjegjësi e re që del para institucioneve tona.
“Mendoj se kjo çështje është ajo që duhet të largoj ndasitë politike, përkundrazi është një përgjegjësi e përbashkët shtetërore dhe duhet të shndërrohet në një rrethanë të favorshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, që të vazhdohet menjëherë me çështjen e Stabilizim-Asociimit, pastaj me rekomandimin për liberalizimin e vizave, me anëtarësimin e Kosovës edhe në UNESCO, edhe në Interpol edhe me aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, vlerësoj se është një standard të cilin Kosova e plotëson më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe që do të mirëpritet prej të gjithë partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë dhe që do të kemi një mbështetje të fuqishme, gjithashtu edhe në të ardhmen”, theksoi Thaçi.
Pra, vijoi ai, ky votim apo ky kalim në Kuvendin e Kosovës në ditët e ardhshme do të mund t’i hap Kosovës një kapitull të ri, kapitullin e fuqizimit të integrimeve euroatlantike për Kosovën, por edhe ruajtjes, kultivimit dhe thellimit të partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Dhe, pastaj ne të procedojmë axhendën tonë shtetërore, në mënyrë që të kemi një mbështetje edhe më të fuqishme ndërkombëtare. Por, që të kemi një mbështetje çfarë e meritojmë, duhet natyrisht që edhe ne të prodhojmë argumente sikur sot që po prodhojmë si qeveri e Kosovës dhe në ditët e ardhshme edhe si Kuvend i Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.
Ai përfundoi se, mbetet me shpresë, optimizëm dhe besim të plotë që edhe deputetët kësaj radhe do të votojnë pa ndonjë hezitim në drejtim të asaj që të përmbyllet edhe kjo sfidë apo bashkëpërgjegjësi e politikës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Një ditë pas mosarritjes së numrit të nevojshëm të votave në Kuvend, qeveria në 27 qershor, në një mbledhje konsultative paralajmëronte riprocedim i Gjykatës Speciale dhe për këtë edhe bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën. Por, tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma në një deklaratë të përbashkët që pasoi shprehën dhe vazhdojnë të mbajë qëndrimin se, “vendimi i 26 qershorit i Kuvendit të Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Në vazhdimësi të këtij qëndrimi, tre partitë opozitare, me gjithësej 31 deputetë, edhe në deklarata të veçanta, edhe ditëve të fundit, u rishprehën kundër riprocedimit në Kuvend të Gjykatës Speciale. Opozita shprehu kundërshtime edhe me largim nga mbledhja e djeshme e Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar të mos procedohen ndryshimet kushtetuese për Specialen.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, një debat të gjerë ngjalli edhe propozimi për mocion procedural i grupeve parlamentare opozitare lidhur me procedimin në seancën plenare të radhës të Projektrezolutës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-1999. Propozimi u përkrah edhe nga përfaqësues të grupeve parlamentare në pozitë, mirëpo u kontestua në kuptimin procedural. Rrjedhimisht, nuk mori përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë për të hyrë si pikë e rendit të ditës në seancën e radhës.

Filed Under: Komente Tagged With: 3 gusht, GJYKATA SPECIALE, Mustafa, rikthehet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT