• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI SOT 3 JANAR…

January 3, 2021 by dgreca

Nga Abdurrahim Ashiku-Athine/ 3 Janar 2021/

Nostalgji/

Sot është 3 janar…Kjo ditë, kjo datë, tridhjetë e ca vite të shkuara, më vjen e ftohtë. Me dëborë që i afrohej metrit në qytetin e vogël në themele të Korabit, Peshkopinë që e kam me vete e s’e lëshoj kurrë, që e kalonte metrin në Luginën e Drinit dhe Nëntë Maleve të Dibrës, që i kam në shpirt. Me temperatura që zbrisnin në pesëmbëdhjetë e njëzet gratë poshtë zeros. Me xhama të ngrirë dritaresh që formonin qëndisma të paarritshme për qëndistare. Me hej akulli që zbrisnin nga tjegullat sa i kapja me dorë. Me prindër që më shumë rrëshqisnin se sa hidhnin hapa në rrugën e ngrirë me fëmijët sukulluar me velenxa drejt çerdheve…

Pamje që më erdhi në kujtesë sot, më 3 janar 2014, nga fotot e shumta që mbushën facebook-un nga meraklinjtë e bardhësisë në mbarë Dibrën. 

Pamje që më ngjalli mall…

Bardhësi që më ngjalli nostalgji…

Asokohe, më se tridhjetë vjet të shkuara, më 3 janar na “mblidhnin”…për të na “zbritur”. Vitin e parë e mësova nga të tjerët, më të vjetrit. Të dytin ua mësoja më të rinjve. Në mbledhje duhet të shkonim të veshur e ngjeshur mirë e mirë, me rrobat më të ngrohta; me xhupa pambuku të qepur si llokma bakllavaje, me triko leshi të thurur përfshirë grykën, me doreza leshi lidhur në kyçe me pe të të njëjtës përbërje , me çorapë leshi e çizme gome…

Gjeografia e udhëtimeve ishte e tërë Dibra, nga Stebleva në Reç, Kala të Dodës, Lurë, Selishtë… Gratë e institucionit dhe ata që ishin shëndetësisht të pamundur për udhëtime të gjata, nuk i shpëtonin listë-shpërndarjes, veçse hapat e tyre bënin më pak rrugë, në zonat rreth e qark apo edhe brenda qytetit.

Kjo ndodhte çdo vit. Dhe ndodhte pikërisht më 3 janar…

E kam përjetuar këtë në disa vite, sa kohë punoja në atë institucion. Kam udhëtuar në ditë dimri në zona të largëta, në rrugë pa rrugë, mbi gjurmët e mia apo mbi gjurmët e para udhëtuesve.

Një nga udhëtimet e kam përshkruar në njërin nga udhëtimet, në atë më të vështirin, në dimrin e vitit 1985…

Vet’ i dyti, në një dëborë që binte me flokë si zogj të vrarë, në rrugë të pa shkelura, udhëtova në itinerarin Luzni, Muhurr, Selishtë, Lukan, Qafë-Murrë, Katundi i Vjetër, Kacni, Selishtë, Prat, Lishan i Epër, Lishan i Poshtëm, Hotesh…

Një udhëtim i lodhshëm fizikisht por në të njëjtën kohë një çlodhje e jashtëzakonshme shpirtërore midis njerëzve në betejën e tyre për ta mundur dëborën e trashë, akullin nën këmbë e mbi kokë, solidaritetin e madh njerëzor në marrëdhëniet njeri me tjetrit për t’i qëndruar pranë komshiut…

Në ato udhëtime, që nisnin gjithnjë më 3 janar, kam qenë student në një universitet popullor, Universitetin e Dibrës. Kam marrë mësime që nuk mund të merren në asnjë universitet të botës.

“Unë kam mbaruar universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe një universitet të dytë, atë të Dibrës ”, shkruan Reginald Hibberd në “Albanian Life”

Në udhëtimet e mia, ato të “3 janarit” (por edhe të tjerat) ulur si “student” në Odën Dibrane, në ditë dimri dhe ditë vere, në ditë gëzimi dhe fatkeqësie, kam mësuar aq shumë sa një jetë nuk më mjafton ta përshkruaj.

Ndokush do të qeshë me nostalgjinë time.
Le të qeshë.
E qeshura është jetë ashtu si edhe qëndrimi pranë njerëzve në ditë të vështira, është jetë…

Nuk e di në se sot, më 3 janar 2014, institucionet kryesore shtetërore në Peshkopi u kanë vënë kyçin dyerve të zyrave dhe kanë mbathur këpucët në udhëtime mes dëborës e acarit fshatrave të Dibrës, pranë njerëzve që kanë nevojë më shumë se sa për bukën dhe kripën e ditës për fjalën e ngrohtë.

Nuk e di…
Nuk e besoj…

Asokohe unë dhe shokët e mi e bënim këtë, mbase paksa të ngrysur kur niseshim por të qeshur kur ktheheshim.

Kohë që më ngjallin mall dhe dashuri…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 3 janar 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: 3 Janar, Abdurrahim Ashiku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT