GJASHTË DËSHMITARË TË GJYKATËS SPECIALE TRANSFEROHEN JASHTË KOSOVËS/
Të paktën gjashtë dëshmitarë që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale tashmë janë larguar nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore. Ata janë sistemuar në vende të ndryshme, në pritje të gjykimeve që do të nisin pas themelimit të Gjykatës Speciale, shto gazeta, e cila ka mësuar se këta dëshmitarë të mbrojtur janë nga rajoni i Drenicës, Lipjanit e Shtimes.
Ata konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm të Prokurorisë mbi dëshmitë e të cilëve pretendohet të vërtetohen krimet e supozuara të të akuzuarve të ardhshëm – pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet kosovare nuk janë të përfshira fare në transferimin dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Bile as që janë të njoftuar zyrtarisht se shtetas kosovarë janë larguar në drejtim të vendeve të tjera.
Në Task Forcën Speciale për hetimin e pretendimeve që dalin nga Raporti i Këshillit të Evropës kanë thënë se nuk e mohojnë e as nuk e pohojnë transferimin e disa dëshmitarëve nga Kosova, shkruan gazeta.
DIPLOMATËT, TË PAMBROJTUR NË KOSOVË
Në seancën e së enjtes të Kuvendit, ku u hodh gaz lotsjellës, përpos deputetëve dhe gazetarëve, ishte i pranishëm edhe stafi diplomatik i akredituar në Kosovë. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se siguria e stafit diplomatik duhet të jetë në nivel më të lartë, duke kritikuar kështu drejtuesit e institucioneve vendore për dështimin në ofrimin e sigurisë.
Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes, ku u hodh gazi lotsjellës nga deputeti i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, dështoi të ofrojë sigurinë e nevojshme jo vetëm për deputetët dhe gazetarët, por edhe për stafin e akredituar diplomatik në vend.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëpërmjet një komunikate për shtyp, të enjten, ka theksuar se “sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës, e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit, si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e ShBA-ve”.
Zyrtarët e kësaj Ambasade kanë konfirmuar të premten për gazetën “Zëri” se siguria e punonjësve është prioritet i tyre. “Gjersa siguria e punonjësve të Ambasadës është prioriteti yni, ne nuk komentojmë mbi procedurat e sigurisë. Jemi të pikëlluar që dhuna e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka nxitur mediumet ta bëjnë këtë pyetje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për gazetën.
KOSOVËS I DUHET NJË QEVERI EMERGJENTE
Njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj, i ka fajësuar pozitën dhe opozitën për gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka bërë thirrje për shpërbërje të këtij kuvendi dhe krijimin e një qeverie emergjente.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se kjo qeveri do t’i krijonte kushtet që pas një kohe të ketë një proces zgjedhor të shëndoshë. “Kosova duhet me ‘je legs specialis’ të bëjë moratorium në këto institucione me ndihmën e amerikanëve, por jo duke na ofenduar me zgjidhje ‘demokratike ala kuvertë’, por duke propozuar, në bashkëpunim me të gjithë, një trup kalimtar (qeveri emergjente), që do t’i krijonte kushtet pas një kohe për një proces zgjedhor të shëndoshë kur ata që janë sponsorët kryesorë të krizës, s’do t’i kenë pushtetin dhe fuqinë politike të cilën e kanë sot”, ka thënë Beqaj. Ai ka vlerësuar se do të ishte gabim shumë i madh shkuarja e menjëhershme në zgjedhje të reja. “Në këto rrethana, me këto subjekte, me kaq hasmëri, me këta liderë, nuk besoj se mund të ketë subjekte që do t’i pranojnë rezultatet e humbjes, ndërsa shumë është diskutabile se me çfarë pasoja mund të ishte i tërë procesi zgjedhor”, është shprehur ai.
Duke folur për seancën e së enjtes, ai ka thënë se ajo ka qenë produkt i ambicieve të paepura të njërës palë për të mbetur në pushtet dhe tjetrës për të ardhur në pushtet. “Kjo s’ka lidhje me veprimtari politike, sepse palët janë jashtë fushës politike. Ata do të përfundojnë domosdo në rrugë, ku mund të ketë pasoja për demonstruesit dhe policinë, ngaqë nga njëra anë po bëhet skenari i instrumentalizimit të qytetarëve, në anën tjetër të mekanizmave të pushtetit”, ka thënë ai.
Analisti Beqaj ka deklaruar se kjo qeveri nuk arsyetohet me asnjë kriter, sikurse nuk arsyetohen as sulmet primitive të opozitës ndaj saj. Ai ka paralajmëruar se, nëse vazhdohet kështu, do të arsyetohen edhe viktimat. “Besoj se kjo çfarë po ndodh përçon një imazh të papjekurisë politike. Nëse vazhdon kështu, me këto ‘standarde’ do të arsyetohen edhe viktimat, qoftë nga qytetarët apo policia si aksione simbolike apo demokratike. Ky kuvend duhet shpërndarë, ngaqë është shndërruar në gjenerues të krizës. Këta delegatë duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve, e jo t’i ndërsejnë qytetarët”, është shprehur ai. /b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.