• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Bijtë e Shqipes” në Filadelfia festuan 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 23, 2017 by dgreca

01Nga Sadik Elshani/4 folsiQë nga përvjetori i parë, shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, me dashuri e madhështi, gjithmonë e feston ngjarjen e madhe të historisë sonë kombëtare: Shpalljen e Pavarësisë së Kosovësë. Kështu ndodhi edhe të shtunën më 18 shkurt. Në godinën e Shoqatës u mblodhën shumë bashkatdhetarë për ta festuar këtë ditë të madhe për Kosovën dhe gjithë kombin tonë. Mjediset e shoqatës ishin zbukuruar për këtë festë të madhe, jehonte muzika e bukur shqiptare me motive atdhetare. Gëzimi e krenaria shprehej në fytyrat e qeshura të 0203të gjithë pjesëmarrësvene këtë veprimtari, nga të gjitha trojet tona etnike. Kemi për çka të gëzohemi, sepse pas vuajtjeve shekullore nën thundrën e Serbisë, pas përpjekjeve mbinjerëzore dhe një lufte të pandërprerë 100 vjeçare, shqiptarët e Kosovës ngadhnjyen, dolën fitimtarë dhe më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur, shtet i njohur nga fuqitë më të mëdha dhe nga demokracitë më të përparuara të botës. Është ky një kurorëzim i suksesshëm i angazhimeve dhe luftërave të brezave të tërë të shqiptarëve, përpjekjeve dhe sakrificave të intelektualëve dhe të gjitha forcave përparimtare e atdhetare, luftës heroike të UÇK-së, punës së madhe të diasporës shqiptare të Amerikës dhe Europës dhe ndihmës vendimtare që na dhanë miqtë tanë, sidomos ShBA-të dhe aleanca e NATO-s – një bashkëveprim i bashkërenduar mirë i faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar.06Veprimtarinë e hapi kryetari i shoqatës, zoti Tajar Domi, icili u deshiroi të pranishmëve mirëseardhjen, duke iu uruar atyre këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – ngjarjen e dytë më të madhe të kombit shqiptar, pas shpalljes se pavarësisë  së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.  Pastaj ai vazhdoi me një pasqyrë të ngjarjeve dhe përpjekjeve të disa figurave qëndrore, duke filluar nga Periudha e Lidhjes së Prizrenit e gjer në ditët tona: Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Idriz Seferi, Shote dhe Azem Galica, Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova, Adem Jashari e shumë të tjerë. Në vazhdim ai ceku disa të arritura të Kosovës në fushën e sportit, kulturës, bujqësisë dhe ekonomisë dhe shprehu dëshirën që udhëheqësit e Kosovës me punë të përkushtuar ta çojnë vendin përpara drejt integrimeve perëndimore, organizatave botërore, përfshirë edhe anëtarësimin në OKB.07

Referatin kryesor të veprimtarisë me titull : “UÇK – Roli i saj ne çlirimin e Kosovës”  e mbajti zoti Petrit Zanaj, ish kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe ish pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Siç tregon edhe vetë tituli, ai kryesisht u përqëndrua në rolin e UÇK-se për çlirimin e Kosovës. “Që në fillim do të theksoja se për ushtarakët aktivë e profesionistë, pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Kosovës, UÇK-ja dhe roli i saj në Luftën Çlirimtare janë të shënjta, jo vetëm si simbol, por veçanërisht edhe si produkt në çështjen kombëtare në tërësi dhe atë kosovare në veçanti”, theksoi ai. Pastaj ai bëri një përshkrim të organizimit dhe taktikave ushtarake të UÇK-së si një organizim ushtarak, masovizimin e saj për një periudhë shumë të shkurtër kohore, dukuri e paparë gjer atëherë në hapësirat tona, madje edhe në botë. UÇK-ja kishte një përparësi, epërsi mbi forcat armike, sepse ajo po luftonte në vendin e saj, ata e njihnin mirë terrenin, prandaj, pjesëtarët e UÇK-së e kishin lart moralin luftarak, ishin më të motivuar për të luftuar për Kosovën dhe gëzonin përkrahjen, mbështetjen e popullit të Kosovës dhe figurave më të njohura intelektuale të kombit tonë. Edhe Petriti, duke analizuar faktorët dhe teoritë e ndryshme për çlirimin e Kosovës erdh në përfundim se: “Kosova u çlirua nëpërmjet veprimeve të bashkërenduara luftarake të forcave të NATO-s, kryesisht ato ajrore, me forcat e UÇK-së që luftonin në terren, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”Veprimtaria pastaj mori formen e nje bashkëbisedimi ku shume bashkatdhetarë shprehen ndjenjat dhe mendimet e tyre për këtë ngjarje të madhe kombëtare. Zoti Maliq Arifaj, veprimtar veteran i çështjes shqiptare dhe asaj kosovare në diasporën e Amerikës, foli me emocione për mbështetjen, solidarizimin, mikpritjen që populli shqiptar u ofroi vëllezërve te tyre nga Kosova. Lumni Shurdhiqi tregoi sesi i kishte përjetuar fillimin e bombardimeve të NATO-s dhe më vonë hyrjen e tyre në Kosovën e lirë. Ai vlerësoi figurën e Dr. Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si dy shtyllat kryesore të pavarësisë së Kosovës. Zonja Suzana Vangjeli përcolli mesazhin e madh të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Pastaj ajo recitoi disa vargje nga poema e fuqishme e Mitrush Kutelit, “Poem Kosovar”: “Jam shqiptar e kosovar…”. Zoti Abedin Teme theksoi përkrahjen e vëllezërve çamë për vëllezërit e tyre kosovarë, si dhe angazhimin e shqiptarëve të Çamërisë ne Lidhjen e Prizrenit. Ndërsa në luftën e fundit, shumë familje kosovare ishin vendosur në Vlorë, ku ai jetonte atëherë. Po ashtu, zoti Hamdi Gjana, nga Kukësi, foli për gjendjen e atyre ditëve në qytetin e Kukësit, ku me dhjetëra mijëra shqiptarë nga Kosova ishin vendosur në atë qytet, për t’u shpërngulur më vonë në vendbanimet tjera në të katër anët e Shqipërisë. Madje edhe ai vetë kishte strehuar disa familje në apartamentin e tij të vogël. Zoti Bujar Çela foli për përvojën e tij si pjesëtar i Forcave të Armatosura te Shqipërisë, misionin e tij paqëruajtës ne Bosnje dhe kontaktet që kishte patur me kuadrot ushtarake të Kosovës, entuziazmin dhe përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Kosovës. Ai kishte thurur edhe disa vargje për këtë rast, të cilët i lexoi para të pranishmëve. Sadik Elshani, ish kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes”, njeheresh edhe thurës i këtyre rreshtave, u kujtoi të pranishmëve se përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishin filluar qysh atë ditë kur fuqitë e mëdha me vendimet e Konferencës së Londrës, padrejtësisht e ndanë Kosovën dhe krahinat e tjera shqiptare nga Dheu Mëmë. Këto përpjekje ishin këmbëngulëse dhe të vazhdueshme, të pandërprera, duke shfrytëzuar të gjitha format dhe të gjitha mjetet kryengritëse. Pastaj ai përmendi edhe disa ngjarje të rëndësishme nga historia e Kosovës, sidomos periudhën pas vitit 1966, kur ministri famëkeq i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, Aleksandër Rankoviq, u shporr nga skena politike. Pas vitit 1968 e këndej filloi një ringjallje kulturore, arsimore, atdhetare në Kosovë që kulmoi me themelimin e Universitetit të Prishtinës, hapjen e shumë shkollave të mesme, botimet e shumta, etj. Historia sado e lavdishme, është histori, tani duhet të përqëndrohemi që të ndërtojmë një shtet modern me institucione funkcionale demokratike. Dhe për këtë është i nevojshëm angazhimi i të gjithëvë, sidomos atyre që janë në pozita udhëheqëse, theksoi ai. Udhëheqësit e shtetit, organeve shtetërore dhe partive politike duhet të heqin dorë nga zënkat e ulëta, fyerjet, sharjet dhe akuzat e ndërsjella dhe t’u rreken me seriozitet e përkushtim çështjeve madhore të kombit tonë. Përvoja jonë historike me Serbinë dhe ngjarjet e kohëve të fundit janë dëshmi se provokimet, intrigat, kërcënimet, ëndrrat e tyre për Kosovën nuk pushojnë kurrë.Pas këtyre diskutimeve, veprimtaria vazhdoi me një program artistik të pasur, të përgatitur me disa video me recitime e muzikë të zgjedhur me tematikë, përmbajtje atdhetare që u pëlqyen nga të gjithë të pranishmit. Me këtë rast, sipas traditës së shoqatës sonë, u shtrua një koktej i pasur me pije e ushqime të shijshme – si për festë. Në kekun e stolisur me flamurin e Kosovës shkruhej: “Gëzuar 9 Vjetorin Kosovë”! Atmosfera ishte mjaft e gëzueshme, ngazëllyese, kënga dhe vallja vazhduan gjer në orët e vona të mbrëmjes. Të gjithë e kishin në mendje përvjetorin e ardhshëm, 10 vjetorin, dhe që tani kanë filluar përgatitjet për ta festuar këtë ngjarje ashtu si është më mirë e me madhështi. Në këtë ditë të shenjtë për Kosovën dhe gjithë kombin tonë, shtetit të dytë shqiptar i urojmë mbarësi e përjetësi. Gëzuar!

 

 

 

Filadelfia, 22 Shkurt, 2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, bijte e shqipes, në Filadelfia festuan, Sadik Elshani, se Kosoves

SHQIPTARET E ARIZONES SHENUAN 9 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVËS

February 20, 2017 by dgreca

unnamed

KOMUNITET-ARIZONA/

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Aktivitete per shenimin e Dites se Pavaresise se Kosovës ne qytetin e Feniksit ne shtetin e Arizones ,kane filluar me Piknikun tradicional kushtuar Pervjetorit te Pavaresise se Kosovës te mbajtur ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus Park 39 th Ave ne qytetin e Phoenix-it.Me kete rast u organizua edhe Turniri tradicional i futbollit dhe i lojrave te tjera sportive.Ne kete eveniment
merrnin pjese shqiptare nga te gjitha trevat tona etnike dhe qe jetojne ne shtetin
e larget te Arizones.Nderkaq ne perkujtim te kesaj feste te rendesishme per Kosoven ne mbremje u mbajten edhe dy koncerte festive kushtuar kesaj date te
rendesishme nga historia e popullit tone.Keshtu me organizimin e Albos Party’s
Arizona dhe perfaqesuesit te saj,Safet Pasjaqa ne sallen e njohur American Roayl Palace ne 19 Ave ne Thunderbird u mbajt nje koncert festiv ne te cilin merrnin pjese shqiptare,Joe vetem nga shteti i Arizones por edhe nga shtetet per rreth
Sic Ishin nga: Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado madje edhe nga qyteti metropolitan i Nju Jorkut.Salla ne te cilen eshte mbajtur ky manifestim ishte stolisur me nje dekorim festiv,ku dominonin flamujt e Kosovës dhe te Shqiperise.
Kete manifestim e shpalli te hapur moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi,i cili pasi
i ka pershendetur te gjithe pjesemarresit e kesaj mbremje ka folur me pietet per
pervjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves..Ai theksoi se nente vjet me pare,
me 17 shkurt,2008 ne Prishtine,Parlamenti i Kosovës mbajti nje seance solemne,
me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit ne menyre demokratike shpallen shtetin sovran dhe te pavarur te Kosovës.Ai theksoi se ne kete dite,ne kujtojme edhe flijimet e panumerta te deshmoreve tane pergjate
shekujve e dekadave,per te realizuar idealin e lirise dhe pavaresise se Kosoves.
NE kete dite,ne falenderojme me respektin me te madh SHBA,qe u rreshtuan per
te mbrojtur popullin tone nga forcat barbare Serbe.Ai gjithashtu falenderoi edhe
te gjitha ata veprimtare te Komunitetit shqiptaro -amerikan qe kane kontribuar
per ceshtjen shqiptare.Me pas ai ftoi ne skene kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Mehdin Pergjeqaj- Meda.Fillimisht ai i pershendeti
bashkeatdhetaret tane dhe i’u uroi diten e Pavaresise se Shtetit te ri te Kosovës.
Meda me zerin e tij te embel,melodic dhe karakteristik fitoi duartrokitje te zjarrta nga te pranishmit.,ku me se shumti dominuan kenget epike kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.Me pas Meda ftoi ne skene kengetaren e mirenjohur
Valbona Peraj e cila me nje ze te mrekullueshem beri per vete publikun shqiptaro -amerikan.Me kete rast dominuan kenget me titull “Gezuar Kosove Pavaresine,pastaj kenge kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.
Me pas performoi ne skene kengetarja e mirenjohur-Valbon Peraj ku dominuan kenget si : Shote Galica,fol shqip se je shqiptar,per ty Kosove etj.Te te gjitha kenget ishin te percjellur me mjafte mjeshtri nga orkestra muzikore ” Dukagjini”
Gjithashtu keto aktivitete i ka fiksuar ne aparatin e tij fotografik,fotografi I mirenjohur i Komunitetit tone,Eno Kola.Nderkaq sipas nje njoftimi ne rrejtin social-fejsbuk,edhe Shoqata kulturore shqiptaro – amerikane ” Shqipe e Arizones”
ka mbajtur nje koncert festiv kushtuar 9 vjetorit te Pavaresise se Kosoves me kengetaret, Silva Gunbardhi,Genta Ismaili dhe Lirije Dedvukaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, Arizona, Lulzim Mulliqi, shqiptaret fetsojne

Kosova feston 9 vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Rama në seancën solemne të Kuvendit

February 16, 2017 by dgreca

1 seanca solemne-Kuvend-Kosove-sot

-Mes pjesëmrrësve në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës është edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie, dhe diplomatë të tjerë e përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë/

PRISHTINË, 16 Shkurt 2017-Behlul Jashari/

Kuvendi i Kosovës u mbledhe sot në një seancë solemne në të njëjtën orë e në të njëjtin vend ku para 9 viteve, në 17 Shkurtin historik 2008, shpalli pavarësinë.Seanca solemne, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pjesë e axhendës treditëshe të festimeve, me aktivitete të organizuara nga Presidenca, Kuvendi, qeveria dhe nga komunat, të nisura që dje për të vazhduar edhe nesër në ditëlindjen e shtetit më të ri evropian, të dytë të shqiptarëve. Mes pjesëmrrësve në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës është edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie, dhe diplomatë të tjerë e përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës, i cili po flet edhe sot në seancën solemne.Kosova 9 vjetorin e Pavarësisë e pret e njohur nga 113 shtete anëtare të OKB-së dhe e anëtarësuar në mbi 50 organizata ndërkombëtare, politike, të sigurisë, ekonomike e të tjera.Para 9 viteve shpallja e pavarësisë është pasuar me miratimin nga Kuvendi në  9 prill 2008 të Kushtetutës së Republikës, e cila në nenin 1 përcakton se “Kosova është ështet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Kushtetuta ka hyrë në fuqi në 15 qershor 2008, dhe në këtë një zhvillim shumë i rëndësishëm ishte dekretimi i 41 ligjeve të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së.Një nga këto ligje është është Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës të miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, sipas të cilit Dita e Pavarësisë 17 Shkurti, po edhe Dita e Kushtetutës 9 Prilli, janë festa shtetërore.

Filed Under: Komente Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, Behlul Jashari, Edi Rama ne Kuvend, Kosova feston

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT