• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A është bota e përgatitur për ndryshim ?

September 10, 2015 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
 1.Besohet se në shtator hynë në veprim Nibiru. Në mos në shtator në dhjetor diku nga fundi i vitit deri në prill,sigurisht  do të jemi nën efektin e panjohur të kësaj fushe  të madhe gravitacionale. Në shume mediume të huaja është pohuar veprimi i   një planeti 
të konsiderueshme që lëviz në afërsi të sistemit të brendshëm diellor do të sjell probleme të mëdha për planetin Tokë. Toka ka qenë duke vepruar deri kohët e fundit me një rritje në tërmetet, vullkane, ngrohja globale “ndryshimin e klimës” përzierja e stinëve, dhe më shumë efekte të tjera që janë të panjohura ngase askush nga ne nuk ka një përvojë jetësore kaq të gjatë sa jetëgjatësia e një planeti .Ne tash jemi përpara një kohe të qetë ,duke pritur shtrëngatën  dhe nuk me dimë se çfarë dëmesh do të sjell ajo. Ne jemi në pritje dhe po gjykojmë se: 
Përse ekonomia globale ka ngecur,
përse në tokën arabe pranvera  e saj degjeneroi me një soj shteti allosua,
përse  shtete gjenden në këtë gjendje gjumi,
përse bota nuk ndërhynë në këtë katrahurë,
përse Greqia u rrëzua në humnerë,
përse Sirin nuk po e bëjën asgjë, Assad rri në Siri dhe sirianët bëhen azilantë në Evropë,
përse emigracioni filloi masivisht.
Përse masonët nuk po e risjellin në isah tokën,çfarë gjëje i pengon ?Përse energjia duket e këtillë dhe dielli ynë i përgjumur?
 Përse po flitet për ndërrim polesh?
 Përse shkencëtarët ditët e fundit të kësaj jave vunë alarmin. Mos po ndryshojnë polet. Dielli lind në perëndim. Dielli  në fakt lind ,atje ku perëndon apo…
Pse,Pse,Pse…Eh mor Sterjo Spasse….!
C’praj vitit 2012 kur gabimisht u dha alarmi për fundin e botës, nuk u kuptua veçse prej mistikëve dhe të tjerëve njerëzve me energji se bota pas këtij viti,që tregonte fundin e një kalendari të majave  do të fillonte një fazë të re. Ajo nuk do të shembej dhe as nuk do të mbetej prej saj një grumbull re pluhuri. Është një ndryshim qiellor që askush nuk e shpjegon dot me njohurit që ka.
2.
7,200 vjet më parë,shkruan mediumet e botës, gjatë kataklizma njohur si “përmbytja e  Nuhut”, “ndryshimet e papritura në temperaturë, stuhi të dhunshme dhe të ortekëve të ujit nga Antarktidë .Dr. John T. Hollin në Universitetin Maine (SHBA) konsideron se një   copë e madhe akulli  periodikisht doli nga fusha e Antarktik  të ngrirë që nga koha e krijimit të një vale të madhe . 
3,600 vjet më parë, gjatë eksodit të çifutëve nga Egjipti, në mes të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit,  toka e  vuajtur nga  fatkeqësitë  e mëdha ndodhi që një trup qiellor, që kohët e fundit hyri në sistemin tonë diellor – një kometë të re – erdhi shumë afër Tokës duke shkaktuar zhdukjen eventuale të  shtresës akullnajë” (Emanuel Velikovsky, Nga hulumtimet tona,shkruan shtypi, ne mendojmë se Nibiru do të shfaqet në dhjetor 2015 dhe kalojë në fund të prillit 2016. Pas Pashkës, Nibiru mendohet të zhvendosi  Polet,mirëpo çfarë mund të ngjasi : mendohet  se do të ketë  errësirë,pluhur  ​​vullkanik që do të mund zgjasë deri në 40 vjet. 3600 vjet më parë, ka ngjarë me Moisiun është raportuar se 40 vjet, ai filloi të bredhë vetëm në lindje nga vullkanet në Mesdhe.
3.
Asgjë nuk po lëviz dhe ç’është e vërteta,ç’praj përfundimit të atij kalendari  të vitit 2012, bota duket më e trembur se kurrë dhe më e plakur se kurrë ,më e dobësuar dhe me fatkeqe se kurrë. Të gjitha duket se  janë në pritje. Në pritje po të kujt .Çfarë presin e gjithë kjo njerëzi në lëmshin tonë të pa-emër?Të gjithë sytë i kanë nga lartë sepse aty poshtë bota kutërbon. Kush do të jetë shpëtimtari?Mos vallë kjo masë e madhe energjie që vjen nga përtej universit dhe përtej mendjes tonë do të na ktheje vallë në udhë të mbarë?Të presim dhe të shpresojmë një thënie diku në një film,ndonëse sytë do ti kemi nga hapësira.Çfarë kuptimi kanë fjalët,që përsëriten në mediume dhe që lidhen me Nabiru? Njerëzia është e lodhur prej qeverive. Legjendat për  Nibiru, që rrjedhin nga miti i lashtë sumerian,ende do ti besojmë apo është një realitet që shfaqet pak e nga pak.
“Sepse ja, unë krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re; dhe nuk do të ketë asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, nuk vijnë më në mëndje. »(Isaia 65:17)
“Pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna do të humbas dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë qiellore do të lëkunden. Atëherë do të duket në qiell Biri i shenjës Man. “(Mt 24, 29-30.
 
Unë jam i ulur  në një kafene të një province në jug  me shikimin e të paturit të një kohë të vjetër dhe të re në mendjen time. Por unë  me idetë e mia se nuk mund të shpëtojë botën dhe që janë thjeshtë ndjenja më të pafuqishëm dhe frustruese ndonjëherë. Unë shikojnë si foshnjat duke u përpjekur për të mësuar se si për të notuar në pishinë, fëmijën me nënën në anën e tyre, duke mos ditur për fatin që i pret.Duke shpresuar se ata do të ndezin kureshtjen e dikujt, por, mjerisht, edhe pse ajo  dritë është e ndezur në fytyrë, ata nuk e shohin.Gjykoj  se si  ata që udhëheqin këtë botë  nuk kanë një kujdes, dhe ata ndoshta nuk e bëjnë në atë moment në kohë, por unë  më duhet të thërras nga forca e mushkërive të  mia, “Planeti Nabiru po vjen dhe ju do ta shikoni atë!”
Attachments area

Filed Under: Analiza Tagged With: a eshte, bota e përgatitur, Gezim Llojdia, për ndryshim ?

SHQETESIM PER VENDLINDJEN- A ËSHTË RASTËSI NDOTJA E FSHATRAVE SHQIPTARE NË PLAVË GUCI?

August 21, 2015 by dgreca

* Vallë, si është e mundur, që në dy vendbanimet emblematike të Plave Gucisë, në fshatin Martinaj dhe Vuthaj, bëhet një degradim i ambientit dhe në të dy rastet ky degradim ka marrë bekimin e shqiptarëve,… se kinse përfaqësojnë interesat e popullatës?/
* Në Martinaj ndërtohet një deponi e egër nga shteti malazias… Në fshatin Vuthaj vendoset dhe i jepet leja e punës një fabrike të industrisë së drurit mu në qendër të fshatit dhe pranë lumit Gerla duke shëmtuar pamjen piktoreske të Vuthajve…./
NGA ESAD GJONBALAJ/
Viteve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate sistematike të dekurajimit të shqiptarëve të Plavë Gucisë për të qëndruar në trojet e tyre stërgjyshore.
Kjo fushatë e orkestruar nga qarqe antishqiptare për fat të keq nganjëherë në valle ka përfshirë edhe bashkëkombësit tonë të cilët me vetëdije apo pa të , dëmtojnë interesat e përgjithshme të shqiptarëve autoktonë të Plavë Gucisë.
Fushata e orkestruar si pasojë ka synuar dekurajimini e vendorëve për të qëndruar në vendlindje por edhe dekurajimin e diasporës që me kapitalin e tyre të japin një impuls të ri ringjalljes dhe faktorizimit të shqiptarëve në aspektin ekonomik.
Kjo fushat siç e cekëm ma lart merr përmasa të mosmarrëveshjeve dhe zënkave në mes të vetë shqiptarëve dhe si rrjedhojë ka sjellë demoralizimin e investitorëve potencialë, duke krijuar një klimë jo të këndshme për investime, klimë e cila rëndon perspektivën e mbijetesës dhe qëndrimin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre. Ambiciet dhe apetitet e individëve të ndryshëm të mbështjella me petkun partiak dhe me mbështetjen e pseudomilitantëve naivë, sjellin një degradim të parimeve elementare të fisnikërisë së malësorëve të kësaj treve.
Vallë, si është e mundur, që në dy vendbanimet emblematike të Plave Gucisë, në fshatin Martinaj dhe Vuthaj, bëhet një degradim i ambientit dhe në të dy rastet ky degradim ka marrë bekimin e shqiptarëve,… se kinse përfaqësojnë interesat e popullatës?
Në Martinaj ndërtohet një deponi e egër nga shteti malazias duke mos respektuar asnjë kriter minimal për deponit , ku mbeturina të llojllojshëme hidhen ne natyrën e pa prekur nga dora shkatërrimtare e faktorit njeri.
Kjo deponi rëndon dhe e banë të pa mundur mbijetesën e banorëve të fshatit edhe pse kundër ndërtimit dhe funksionimit të saj u rezistua ashpër nga martinasit, mirëpo implementimi i këtij projekti të egër u bë me dhunë policore nga shteti malazias.
Në fshatin Vuthaj vendoset dhe i jepet leja e punës një fabrike të industrisë së drurit mu në qendër të fshatit dhe pranë lumit Gerla duke shëmtuar pamjen piktoreske të Vuthajve, rrezikuar ekzistencën e gjallesave në lumin Gerla, uji i të cilit përdoret edhe për si uj i pishëm, por edhe ndot rëndë ambientin e shtëpive të banorëve, që jetojnë rreth këtij ndotësi të ambientit mu në qendër të fshatit.
Nuk është reagimi ynë qëllim i pengimit të veprimtarisë së këtij biznesi por duhet të ketë kritere të ushtrimit te veprimtarisë e jo në mënyrë të egër të vendoset zona industriale mu në mes të fshatit pa përfillur fare vullnetin e banorëve .
E që ironia të jetë ma e madhe e tërë kjo bëhet në një shtet të ashtuquajtur ekologjik me emrin Mali i Zi, i zi në fakt nga mbeturinat që ky pseudoshtet ka prirje të veçantë për të sajuar si në aspektin politik dhe shoqëror me strategji të qarta antishqiptare.

Filed Under: Analiza Tagged With: a eshte, E RASTËSISHME, Esad Gjonbalaj, NDOTJA E FSHATRAVE SHQIPTARE, ne Plave-Guci

A është Mazgiti boshnjak?

July 31, 2015 by dgreca

Lulet e bukura lulëzojnë edhe në kohë tmerri !I shkulin,i shkelin dhe ato përsëri ngrejnë koken dhe dëshmojnë se kanë detyrim hyjnorë ta zbukurojnë boten! ( nga Xhelil Arifi)/
Ne Foto;Shqiptaret e Virpazarit, ne momentin e ikjes./
NGA FAHRI XHARRA/
Më duhet që të jem syhapur , dhe kjo i detyruar nga symbyllja , naivititeti,shpirtngushtësia , mos informimi i drejt i një numri të madh të shqiparëvenga të gjitha tokat shqiptare. Qaheshim se nuk e kemi shtetin tonë , sepse ishim ndër komandon jugosllave. Po tani që kemi shtetin ? E kemi edhe Shqipërinë ; që të dy shtetet të pavarura , sovrane etj, etj. Por çka me to , kur nuk janë në gjendje ti dalin zot vendit të vet , popullit të vet , por na e rrisin trushpërlarjen sa edhe vet në fund të fundit nuk e dine se ku janë.
Hallku ( turqit , serbët , grekët , malazezët ) po punojnë, e ne e masim vetëm vullnetin politik të vendit tonë. Sikur ta dinin ata që i udhëheqin këto dy shtete se sa qesharak janë karshi botës, do të ulnin së paku kokën në shenjë keqardhjeje ndaj popullit të tyre ; Medet , sa të varfër mendërisht që jemi , se pasuri materiale kemi mjaft ( duhej të thoshin botërisht ).
Kësaj rradhe do të flasim për “hallkun “ e huaj që po ecë shumë përpara me shtrembërimet historike , manipulimet gjeografike, e me një qëllim “ të pastër “ kombëtar sipas tyre,; popullarizimin e kombit të pa qenë kurrë ; popullit boshnjak ! (“ Boshnjakët: e Kosovës , të Serbisë dhe te Malit të Zi) , Të mjerët nuk po dijnë që po iu bëjnë sherbime të medha sllavëve , në dëm të shqiptarëve.
A ka historian shqiptar që e pranon që nga Nikshiqi (Mali i Zi ) në vitin 1878 u përzunë boshnjakët ?
Po ku kishte në atë shtetas boshnjak ? ata ishin shqiptarët musliman që pa fije dhimbjeje u larguan nga tokat e tyre. ( feja muslimane nuk i shpetoi nga asimilimi sllav?, por i bëri sllavë musliman ,sot t`ashtuquajtur boshnjak. Shqiptarëvet ortodoks të Nikshiqit nuk iu hëngri palla për kombin dhe u shndërruan në malazias ( një kombi pa qenë kurrë).
Ja se çka shkruan një historian “ boshnjak “ i cili përkundër mbiemrit Shkreli e ka me andje të quhet
Redžep Škrijelj “ Dëbimi dhe egzodi i Boshnjakëve (Lexo i shqiptarëve muslimanfxh ) të Nikshiqit, shpërndarja e tyre nëpër perandorinë e cunguar Osmane , pas Kongresit të Berlinit (1878 ). Tema është bërë në mënyrë shkencore në bazë të dokumenteve në dispozicion nga burimet osmane dhe të tjera ballkanike”. Punimi shkencor që po e lexoni thot Rexhepi ( i cili me qëllim ka harruar se është Shkrel ) ,është studim empirik i dokumentave osman dhe burime tjera ballkanike , por edhe nga dëshmitë gojore të vendasve. Boshnjakët e Nikshiqit apo “Turqit e Nikshiqit” se s ii quanin malazezët, pas një lufteje dy mujore dhe dorëzimit të Nikshiqit, Malit të Zi (1878 ) me familjet e tyre u nisë në një rrugë të gjatë refugjatësh i cili i shpërndau në të gjitha anët Një cak ,plot mundime dhe vuajtje ishte drejtimi i Kosovës , në Mazgit , nëvendin e “mrekullueshëm e të shenjtë osman” , në rrafshin e Kosovës; në një vend që i ngjante shumë vendilndjes se tyre-Nikshiqit , në Mazgit i cili u bë një nga shumë oazat boshnjake.(????fxh)” Përshtatja në kërreth tëri paska qenë e vështirë thot Rexhepi i Shkrelëve. ( shkëputur nga ! Bošnjački Mazgit Autor: Redžep Škrijelj )

Sa turp për shtrembërimet , por edhe turpi i ynë më i madh është se ne e mbrojmë si të tillë. Sulltan Muarti i kishte e kishte lënë jetën këtu nga tradhtia e të e të birit ( Punë e madhe !)
E keqja është se ne ia ruejmë ….çka ruejmë ? ai eshtrat i ka në Turqi .
Edhe pse Mazgiti është në rrafshlartë të tharë , ai numrohet në fshatrat më të bukur të Kosoves- na shkruan Rexhep Shkrel ( pa i ne fund fxh) dhe e vazhdon përshkrimin e tij duke mos e harruar Tyrben e Sulltanit . Duke iu falëmnderuar ujjërave të bollshëm muhaxheret “ boshnjak “ e lulëzuan këtë vend.
Ky palaço historian e mohon çdo gjë shqiptare të ardhacakëve shqiptarë nga Nikshiqi : “ Među mnogobrojnim toponimima u selu je i uzvišenje Piperski Brijeg, kome su muhadžiri iz Nikšića i Kolašina nadjenuli ime po nekom Piperu Seferu (12). Muhadžiri su svoje kuće podizali na potezu Jalije (tur. obala)”
Toponimet me emra të ardhackëve e tradhëtojnë qëllimin e tij : Piperët e Kolashinit dhe Nikshiqit. Por ta dini që para vendosjes në Mazgit të ikurit shqipta nga vendlindja e tye Nikshiqi kishin kaluar andej nga Podgorica, Lezha , Shkodra Gjakova , Peja , Rozhaja duke kërkuar strehim të ri në Perandorinë turke ( 1878 ) E shifni që Turqia kishte rol të dyfisht në asimilimin e popullit shqiptar .Turqit na asimilonin në boshnjak musliman.
Mazgit u ngrit në Çifligun e Arifagas Prishtinalisë, nga i cili u ble toka nga turqit për vendosjen e të besueshmëve të tyre ; shqiptarëve musliman . E dini edhe një gjë , Rexhepi flet në shkrimin e tij mu si hoxhët e sotëm shqiptar;” Falemnderimet për “bërjen e boshnjakëve me tokë” i shkojnë sultanit Abdyl Hamiti II ( 1876- 1909 ) , sipas të cilit ky vendbanim u muslimanëve boshnjak është i njohur si Mazgiti.
Një vërejtje për politikanët e atyre anëve , e njofin këtë histori ata ? apo edhe ata e falemnderojnë Sulltan Hamitin për të sotmen me mohime kombëtare?
Kohë pas kohe do të bëj të mundur që të “kënaqeni “ me historinë tonë të zhberjes të cilës në mënyrë indirekte po i ndihmojmë

Fahri Xharra. 31. 05.15 , Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: a eshte, Fahri Xharra, Mazgiti boshnjak?

A ËSHTË KY BREZI I NDRYSHIMEVE?

November 17, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Në një  prej shkrimeve të mia  nja një javë më parë  duke shprehur  mendimin  tim ndaj planeve ndërkombëtare për të shkatërruar armët kimike të Sirisë në Shqipëri, u shpreha se  është për tu admiruar fakti se grupe të rinisë, organizatash civile dhe jo qeveritare kishin filluar të protestonin kundër këtij propozimi,  dhe njëkohësisht  kërkuan diskutim të hapur dhe transparencë te plotë në lidhje me kapacitetet që ka Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, si dhe për një debat të hapur mbi pasojat e rënda që mund të rrjedhnin nga një operacion i tillë.  Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama, pas një heshtjeje të gjatë dhe hesitimesh —  nën presionin e protestave të mbrendshme nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë të grupeve të ndryshme të shoqërisë civile, kryesisht të rinjë e të reja universitarë, i tha më në fund Jo propozimit të ndërkombëtarëve, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar.   Analistë, komentues dhe politikanë të të gjitha ngjyrave po shkruajnë dhe komentojnë se kush “fitoi” dhe kush “humbi” nga ngjarjet e javës së kaluar.   Është e qartë se duke gjykuar për nga mënyra se si u morën me këtë çështje autoritetet shqiptare, ”humbëse”  ishte  kryesisht politika shqiptare, si pozita ashtu edhe opozita, por dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, pasi nuk kishte asnjë koordinim midis tyre për miratimin e një qendrimi të përbashkët, pro ose kundër —  për një çështje kaq të rëndësishme — siç ishte tranferimi i armëve kimike siriane për tu shkatërruar në Shqipëri.  Por, aty ku dështoi politika shqiptare, fatbardhësisht, besoj se doli fituese Shqipëria dhe shqiptarët.  Doli fituese e ardhmja e Shqipërisë dhe veçanërisht shoqëria civile shqiptare, e cila deri me ketë rast ndoshta ekzistonte vetëm në emër.  Në mungesë të një bashkrendimi politik zyrtar dhe në një boshllëk të plotë transparence nga zyrtarët shqiptarë, organizimi i protestave dhe i demonstratave paqësore  kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ishte roli më i mirë që mund të luanin këto organizata civile në këtë rast. Ndonëse si të tilla, javën që kaloi, ato ndoshta fillimisht pa ditur, ushtruan një rol tepër të rëndësishëm për zhvillimin dhe përforcimin e mëtejshëm të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

Gjithashtu, ditët e fundit është folur e përfolur aq shumë edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë mes dhe për ndikimin që vendimi i Kryeministrit shqiptar Z. Edi Rama, për të mos lejuar dërgimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, mund të ketë në marrëdhënjet shqiptaro-amerikane, tani dhe në të ardhmen.  Duhet theksuar se Departmenti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënses së tij, u prononcua të premtën se JO-ja e Kryeministrit Rama nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhënjet e shkëlqyeshme midis dy vendeve.  Nuk mund të ishte ndryshe!  Për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kishin se si të jenë as të zhgënjyera nga vendimi i vonuar  kundër që mori Kryeministri Rama nën presionin e protestave paqësore dhe spontane të mijëra shqiptarëve kundër transportimit dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane në tokën shqiptare.   Sepse dihet botërisht se Amerika është  ”nëna” e të gjitha demonstratave dhe protestave civile për kauza të llojlojshme, të mbrendshme dhe të jashtëme.  Për më tepër, janë Shtetet e Bashkuara ato që me dekada tani kanë financuar me fondet e taksa-paguesve amerikanë shoqëri civile anë e mbanë botës, e sidomos  kanë mbështetur krijimin e organizatave jo-qeveritare në vendet ish-komuniste gjatë 20-vjetëve të fundit, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, me besimin se në asnjë vend, e sidomos në vendet e pas diktaturës komuniste, nuk mund të ketë demokraci  vërtetë funksionale, pa një shoqëri civile  efektive.   Si të tilla, bëhet fjalë për organizata vërtetë të shoqërisë civile, që veprojnë një demokraci funksionale, ku ato respektojnë ligjin dhe të drejtat e të tjerëve, tolerantë ndaj pikpamjeve të kundërta dhe të cilat punojnë në mbrojtje të interesave të përbashkëta të shoqërisë civile dhe të shtetit.  Si të tilla, dhe për nga natyra, ato duhet pa tjetër të jenë të pavarura nga politika dhe nga qeveria.  Ka ndodhur që në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, grupe që e kanë quajtur veten të shoqërisë civile kanë vepruar për llogari të njërës ose tjetrës palë politike.  Grupe të tilla nuk mund të konsiderohen organizata të shoqërisë civile, të pakën në kuptimin e fjalës siç kuptohet këtu në Amerikë, por vegla të partive.    Roli kryesor i organizatave të vërteta të shoqërisë civile, është që nepërmjet veprimtarisë së tyre, të kufizojnë dhe të kontrollojnë  pushtetin qeveritar, të udhëheqsve dhe  të zyrtarëve politikë, dhe njëkohësisht të kërkojnë informacion dhe transparencë nga organet qeveritare për çështje madhore të interesit publik, ashtuqë këto ente jo-qeveritare të jenë të afta të kryejnë misionin e tyre të caktuar, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, dhe njëkohësisht për të inkurajuar  dhe për të lehtësuar debatin publik mbi çështjet jetike të vendit duke shprehur mendimin e tyre lirisht dhe pa frikë ndëshkimi.  Gjatë karjerës time kam marrë pjesë në  disa trajnime  të anëtarve të shoqërive civile nga Europa lindore dhe më kujtohet se ekspertët flisnin për organizatat e shoqërisë civile edhe si ente për trajnimin e udhëheqësve të ardhëshëm politikë, pasi ata si anëtarë të shoqërive civile nën rrethana normale veprimtarie dhe të pavarur nga influencat politike, merren me zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme  në interes të publikut, në një atmosferë tolerance e mirëkuptimi, ndryshe nga politikanët e karjerës.

Protestat paqësore të grupeve jo-qeveritare të shoqërisë civile dhe të rinisë që u zhvilluan javën e kaluar anë e mbanë Shqipërisë, e që filluan si rrjedhim i mungesës së informacionit zyrtar, ndihmuan në informimin e publikut shqiptar dhe botëror mbi një çështje tepër me rëndësi për shoqërinë shqiptare, por edhe për botën, dmth., të transportimit dhe të shkatërrimit të mundshëm të armëve kimike siriane në territorin shqiptar.   Ky brez i ri i shqiptarëve, kryesisht të lindur pas rënjes së komunizmit pak më shumë se 20-vjetë më parë, me protestat e javës që kaloi, tregoi se është i gatëshëm të luaj rolin e tij efektiv dhe legjitim si një katalist udhëheqës për ndryshim, ndoshta epokal, si dhe për zhvillimin e marrëdhënjeve më të mira midis shtetit dhe qytetarëve, për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.

Protestat paqësore të organizatave jo-qeveritare të javës së kaluar anë e mbanë Shqipërisë, ka mundësi nëqoftse me të vërtetë mbeten të pavarura nga politika,  të kenë shënuar një këthesë historike për vendin, që do të mbahet mend si mbarimi i diçkaje të vjetër dhe fillimi i diçkaje të re.  Ishte ky një triumf i papritur por i mirëseardhur.  Siç ka thënë edhe ish-Presidenti  amerikan Xhon Kenedi, “Në historinë e gjatë të botës, vetëm disa gjeneratave u është dhënë mundësia të luajnë rolin e tyre në mbrojtje të  lirisë, në momentin e kanosjes së rrezikut më të madh ndaj saj.”  A është ky brezi i ri i shqiptarëve ai që do të luaj këtë rol historik për kombin e vet?

Ky brez i ri shqiptarësh, përsëri sipas fjalëve të arta të Xhon Kenedi, me protestat e organizuara javën e kaluar, tregoi se kur e lypi nevoja, ata nuk kërkuan se çfarë mund të bëjë vendi i tyre për ta, por çfarë mund të bëjnë ata për Atdheun e vet dhe për të ardhmen e kombit  shqiptar, në një moment kur vendi kishte nevojën e intervenimit të këtij brezi për mbrojtjen e interesave të përbashkëta.  Le të shpresojmë se kësaj gjenerate të re shqiptare, siç ka thënë Xhon Kenedi, i është dorëzuar stafeta e lirisë dhe e demokracisë së vërtetë — këtij brezi të rinjsh dhe të rejash shqiptare, të lindur pas rënjës së komunizmit, krenarë të prejardhjes së tyre ilire, të gatshëm për të mbrojtur interesat e Atdheut dhe të kombit, mbështetës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për veten dhe për bashkombasit e vet — të drejta këto që historikisht u janë mohuar të parëve të tyre ndër shekuj.  Qartë,  ndihet  nevoja e një përtërirjeje rrënjësore, pas shumë  zhgënjimesh  dhe mjerimesh.   Ndihet nevoja edhe për një xhveshje njëherë e mirë nga tradita dhe kultura politike e një ideologjie të huaj e cila ka lënë aq shumë plagë në trup të kombit gjatë 50-viteve të fundit.  A është këjo kryengritja e të rinjve ndaj kësaj kulture politike?  A është ky brezi i ri i lindur pas rrëximit të komunizmit, ai i cili do të shpërvjelë mëngët dhe i cili do të ndërtojë shtetin e ri modern, duke i dëshmuar botës dinjitetin e pashoqtë kombëtar të shqiptarëve?

Filed Under: Analiza Tagged With: a eshte, Frank shkreli, ky brezi i dnryshimeve

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT