• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ABAZ ERMENJI, NACIONALIST DHE ANTIKOMUNIST I VENDOSUR

May 11, 2016 by dgreca

Nga Luan Çipi/
Aq i vendosur ishte Abaz Ermenji, në kritikën dhe dënimin ndaj qëndrimit të “kolaboracionistëve shqiptarë” të Luftës së Dytë Botërore, sa pranoi ndeshjen e deri qortimet dhe ndarjen me ta. Ai, me veprimtarinë e tij jetësore, rezulton model korrektese, se qysh më 7 Prill 1939, (profesor i historisë në Liceun e Korçës), i priti me armë okupatorët italian, ndërsa më 28 Nëntor 1939, demonstroi në krye të rinisë Korçare, kundër fashistëve italian. Më vonë u burgos nga fashistët,  u internua në Itali dhe kur u kthye, luftoi direkt, si pushtuesit Italian edhe ata Gjerman, pavarësisht se ishte gjithnjë në pozicionin e një nacionalisti antikomunist.
Abaz Ermenji lindi më 12 dhjetor 1913, në fshatin e vogël e të fisëm Gërmenj, midis maleve e korijeve të Skraparit e të Gramshit, që atëherë përfshihej në rrethin e Beratit.
Ai, kreu shkollën fillore në Berat dhe shkollën  e mesme në Gjimnazin e Shkodrës dhe për 4 vjet, gjatë viteve 1934 – 1937, kreu studimet e larta në Francë në Fakultetin e Letërsisë të Sorbonës, me specializim Historinë.
Në vitin 1937 Abaz Ermenji, kthehet në Shqipëri dhe çuditërisht, thërritet në shërbimin ushtarak.
Në fillim të vitit 1938 Abaz Ermenji gradohet lejtenant i dytë dhe në Tetor të vitit 1938, lirohet nga ushtria dhe emërohet profesor i Letërsisë dhe Historisë në Liceun Francez të Korçës.
Në prill të vitit 1939, me fillimin e pushtimi të Shqipërisë nga Italia fashiste, Abaz Ermenji, formon në qytetin e Korçës me nxënësit dhe kolegët e tij,  një grup rezistence antifashiste. Shqipëria u pushtua brenda pak ditëve nga fashistët italianë, kundërshtarë të tij të shpallur, ndaj ai i rrezikuar, u largua për në Greqi nga ku filloi të punojë për zgjerimin e rezistencës kundër fashizmit. Qëndroi për pak kohë në fshatrat e provincës Kastori, nga ku u arrestua prej autoriteteve Greke në Follorinë, ku e mbajtën për 4 muaj. Atje ai kontaktoi refugjatë të tjerë nga Shqipëria, shkoj deri në Athinë dhe bëri përpjekje për t’u lidhur me shqiptarë në Egjipt, SHBA dhe vende të tjera, për krijimin e një organizate nacionaliste aktive në luftën kundër fashizmit.
Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, ai mori disa ftesa nga autoritetet italiane për t’u kthyer në Shqipëri, me premtimin se asgjë e pakëndshme nuk kishte për t’i ndodhur. Duke menduar se do të gjente më shumë teren për rezistencë nga brenda Shqipërisë, ai pranoi ftesën dhe u kthye në Shqipëri në Tetor të vitit 1939, në përpjekje për të krijuar celula rezistence antifashiste, në disa qytete.
Në ditën e  përvjetorit të Pavarësisë Kombëtare, më 28 Nëntor 1939, në Korçë u organizua një demonstratë për festimin kombëtar, ashtu si dhe në mënyrë spontane në shumë qytete të vendit. Në këtë demonstratë të madhe, profesor Abazi ra në sy si drejtues kryesor dhe më 15 dhjetor 1939 ai u arrestua në Elbasan dhe u burgos. (U arrestua Abaz Ermenji dhe jo ndonjë komunist, si pretendohet të ishte drejtues ballor). Fillimisht e mbajtën në burgun e Elbasanit për dy javë, nga u transferua në Bari të Italisë, ku qëndroi në burg për 2 muaj dhe më pas u dërgua (së bashku me Safet Butkën dhe Llazar Fundon e Selman Rizën) në ishullin e Ventotenes, ku mbaheshin edhe mjaft autoritete të tjera antifashiste Shqiptare dhe Italiane. Këtu ai mori vesh se ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg.
Në gusht të vitit 1941, Abaz Ermenji, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë intelektual, u liruan, me pretekstin se për ta, kishte nevojë për arsimtarë, sidomos për krahinën tashmë Shqiptare të Kosovës. Nga ana tjetër Italianëve u dukej se në Shqipëri e Ballkan gjendja ishte qetësuar dhe për diplomaci e simpati popullore, vendosën  të jepej një amnisti, për një numër të madh të burgosurish.
Më 20 Gusht të vitit 1941 Abaz Ermenji u kthye në Shqipëri ku e zgjeroi veprimtarinë e tij antifashiste. Në këtë kohë, nxitur nga Serbët dhe nën ndikimin Rus edhe komunistët Shqiptarë kishin penetruar në mjaftë prej grupeve të rezistencës nacionaliste, te Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Abaz Kupi, etj., për t’i tërhequr pas vetes, drejt synimit final për marrjen e pushtetit.
Duke qenë se Abaz Ermenji ishte mjaft i vëzhguar dhe i kërcënuar nga Policia Italiane, vendosi të shkojë në mal, ku kishin filluar të krijoheshin çeta të armatosura. Ai, si intelektual i spikatur edhe me njohuri ushtarake, ndihmoi në organizimin dhe në zgjerimin e lëvizjes dhe me çetën e tij të krahinës, mori pjesë në disa sulme ndaj postave ushtarake italiane. Gradualisht çetat nacionaliste dhe partizane, në bashkëpunim dhe veç e veç, fituan forcë dhe autoritet dhe u kthyen në një kërcënim të vërtetë për autoritetet italiane, të cilave po u merrnin armë dhe municione e deri ushqime, jo vetëm brenda vendit, po dhe deri  në Greqi dhe Jugosllavi.
Në Maj të vitit 1943, këtë e konstatuan dhe e raportuan me shkrim edhe Misioni i Parë Ushtarak Britanik, që erdhi në Shqipëri nga Greqia me majorin Maclein dhe kapitenin Smajli. Ata, nga kufiri me Shqipërinë, i shoqëroi  Abaz Ermenji për çka ishin dëshmitarë edhe grupet e EAM.-it Grek. Mandej, Ermenji, ishte ndërmjetësi, që i paraqiti ata me çetat e komunistëve në Shqipëri, të njohura si të Frontit Nacionalçlirimtar, por edhe me çetat e tjera nacionaliste në veprim.

Duhet thënë se Balli Kombëtar ishte formuar në vitin 1942 nën drejtimin e Mithat Frashërit, një figurë dominuese politike, që kishte nga pas figura të tjera atdhetare balliste e nacionaliste ku dalloheshin: Hysni Lepenica, Safet Butka, Skënder Muço, Zef Pali, Isuf Luzaj, Abaz Ermenji, pa përjashtuar  drejtuesit në formacionet e tjera të mëdha Nacionaliste: Abaz Kupi, Muharem Bajraktari, etj.
Fronti Nacionalçlirimtar u kujdes që në fillim për Misionin Ushtarak Britanik për të ndikuar që grupet e tjera të përjashtoheshin nga kontakti me britanikët, duke u dhënë përshtypjen atyre se ata ishin të vetmet çeta aktive në vend.
Majori Maclein dhe grupi i tij u tërhoqën për në malet e Leshnjes në zonën e Skraparit, ku ngriti shtabin e tij në zonën që kontrollohej nga çetat partizane. Skrapari, duke qenë zona e lindjes së Ermenjit, dërgoi një grup prej 50 vetash te Shtabi i Maclein, së bashku me një letër për të. Majori Maclein ishte i kënaqur me përmbajtjen e letrës. Ata u takuan me Abaz Ermenjin në fund të muajit maj pranë fshatit  Përrenjas. Misioni Ushtarak Britanik filloi të furnizojë njerëzit e Ermenjit me armë dhe municione si dhe instruksione e porosi teknike operacionale. Në qershor të vitit 1943 ata u takuan serish me majorin Maclein, i cili kërkoi që të dyja grupet të bashkohen në një front të përbashkët dhe nën një komandë. Ermenji pranoi një koalicion të tillë, me kusht që bashkëpunim të ishte vetëm në fushën ushtarake.
Në fillim të gushtit 1943 Abaz Ermenji me Çetën e tij po përgatiste një sulm mbi një bazë  nafte në Kuçovë. Në këtë kohë pranë tij erdhi majori Neel, i dërguar nga Maclein, që sipas marrëveshjes, të kombinonte operacionin ushtarakisht dhe për ndonjë koordinim të mëtejshëm me forcat partizane për rreth. Për këtë Ermenji mori porosi nga Maclein, që të shtynte sulmin dhe të kryente më parë një takim koordinues të përbashkët me përfaqësuesit e partizanëve në prani të majorit Neel. Takimi u bënë fshatin Bogdan natën e 9 dhe 10 gushtit 1943. Komunistët nisen të diskutonin jo për organizimin e sulmit, por për politiken dhe të ardhmen e pushtetit dhe propozuan që sulmin ta shtynin ose ta anulonin, me pretekstin se kishin shumë pak forca. Ata mendonin se meritat e këtij aksioni, do t’i merrte Balli Kombëtar. Ermenji e humbi durimin dhe vendosi që të sulmoj kur forcat partizane e lanë atë  vetëm. Ai nisi sulmin me forca të shumta që arrinin në gati 3 mijë njerëz. Por armiku në numër e armatim ishte më superior, ndaj forcat  u tërhoqën, duke lenë 50  të vrarë.
Ky aksion, u përgëzua në një letër të posaçme të Maclein, ku cilësohej e miratohej sulmi dhe trimërinë e njerëzve të Ermenjit. Ai mori premtimin nga majori britanik, se më shumë ndihma dhe municion e armë do të vinin për të. Po ashtu dhe te Libri Julian Amerit “Bijtë e Shqipes”, jepen disa fakte, për aksionet e suksesshme kundër autokolonave Gjermane, organizuar nga Abaz Ermenji. Britanikë e kishin si parim që të furnizonin me armë, municione e ushqime ata që luftonin armikun, çka vërteton faktikisht edhe aksionet rezultateve të Abaz Ermenjit.

Në Gusht të vitit 1943 u mbajt takimi i përbashkët historik midis përfaqësuesve të  Ballit Kombëtar dhe të Frontit Nacionalçlirimtar në Mukje, (ku Abaz Ermenji, i angazhuar me aksione luftarake, nuk mori pjesë). Siç dihet në Mukje nga palët u arrit dhe një marrëveshje në lidhje me operacionet ushtarake të përbashkëta, si dhe për Kosovën dhe pushtetin e ardhshëm, por kjo marrëveshje, e miratuar nga përfaqësuesit Komunist dhe e mirëpritur me entuziazëm nga populli shqiptar, nën presionin Jugosllav, u refuzua nga Enver Hoxha.
Në Shtator të 1943-shit, me kapitullimin e Italisë fashiste, grupet e rezistencës, si ato të drejtuarat nga Ermenji dhe partizanët, hynë në Berat. Gjermanët erdhën më pas dhe pushtojnë qytetin, duke kërkuar që ata të largohen. Abaz Ermenji vendosi që të luftohej dhe t’u behej rezistencë, pikërisht në fshatin Kousitin. Komunistët sërish nuk benë asnjë lëvizje, mandej u duhej të dënonin “kompromisin” e përfaqësuesit tyre, Gjin Marku.
Në tetor komunistët e sulmuan  formacionin e Abaz Ermenjit, duke e detyruar të largohet nga  rrethi i Berati. Gjate evakuimit ai u takua me majorin Maclein dhe kapitenin Smajli dhe u shprehu zhgënjim për të gjithë situatën e ndodhur. Gjatë këtij takimi Ermenji, denoncoi edhe një letër të Partisë Komuniste, pas Konferencës së Dytë Labinot, e cila instruktonte të gjithë anëtaret e vet, që “t’i luftonin kudo Ballistët”. Ndonëse britanikët e kërkuan letrën, para se të niseshin për në Itali, Ermenji, në përpjekjet e fundit për bashkim, refuzoi që t’ua jepte atë. Ai qëndroi në male dhe tentoi të riorganizojë forcat e tij, por gjithnjë nën shqetësimin e Gjermaneve, tani dhe të komunisteve, derisa u detyrua të pezulloi përkohësisht intensitetin në operacionet e tij ushtarake.
Gjate dimrit 1443-1944 Ermenji ishte komplet jashtë çdo mundësie për ndihmë e bashkëveprim, dhe nisi të humbiste shumë nga njerëzit e tij, të cilët nuk kishin tjetër alternativ dhe rrugë shpëtimi, ndaj, ose dezertonin e largoheshin për në shtëpi, ose shkonin me partizanët. Grupi i tij filloi të shpërbëhet dhe vetëm pak besnikë qëndruan pranë tij.
Si konkluzion: Ermenji drejton një varg luftërash kundër forcave italiane e gjermane, në mënyrë të veçantë, në Skrapar, Kuçovë, Mallakastër, Berat e Pogradec… Janë të shumta dokumentet e huaja dhe shqiptare, që na bëjnë me dije rreth këtyre luftërave, të cilat pavarësisht pse u anashkaluan nga historiografia komuniste 50-vjeçare, krahas luftërave të çetave dhe brigadave partizane, kanë hyrë dhe bëjnë pjesë në fondin e artë të luftërave të popullit tonë ndaj pushtuesve të huaj. Pikërisht ky shtrembërim i historisë duhet ndrequr.
Në Maj të vitit 1944 Abaz Ermenji, midis dy zjarresh, i lodhur, i dëshpëruar dhe pa rrugë dalje, u takua edhe një herë me grupin e kapitenit britanik Hand, i cili po përgatitej për t’u larguar në Itali. Kapiteni britanik, pa që rrugët drejt bregdetit ishin të ruajtura mirë nga forcat e Ermenjit dhe vendosi të qëndrojë me të dhe të dëgjojë e të njohë situatën e vështirë në të cilën ndodhej.  Ermenji. Nevojat për ndihma jetike ushtarake ja dha atij, në një letër për Maclein. (Në këtë kohë Maclein ndodhej jashtë Tiranës me grupin e Abaz Kupit). Ai në përgjigje, i komunikoi kapitenit Hands, që të largohet i qetë për në Itali, se për forcat e Abaz Ermenjit do vinin shpejt ndihmat e nevojshme ushtarake. Kapiteni u largua në Itali me një letër tjetër kërkesash të Ermenjit, me porosinë që ajo t’u dorëzohej autoriteteve të larta britanike.
Në shtator të vitit 1944 Ermenji u takua me 3 oficerët britanike Maclein, Smajli dhe Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët për të luftuar fuqimisht gjermanët.
Me tërheqjen e trupave Gjermane në Nëntor 1944, u nisën për në Itali edhe oficerët britanik. Gjate largimit të Maclein, Ermenji mori njoftimin se, me përfundimin e luftës asnjë grup rezistence nuk do të mbështetej më me ndihma. Në këto kushte ai i shpërndau njerëzit e tij, pasi i pa të panevojshme njësitë ushtarake të organizuara, se armiku u largua dhe nuk kishte ç’të bëhej më, veçse të hyje në një luftë vëllavrasëse dhe civile.
Abaz Ermenji, pati mundësi të largohej me Abaz Kupin për në Itali, por qëndroi në Shqipëri me ëndrrën e tij të përjetshme, për të formuar grupin “Lëvizja Liberale Demokratike” i cili do të vepronte jashtë Frontit Nacionalçlirimtar, me shpresën e pluralizmit politik, si në demokracitë perëndimore.
Abaz Ermenji, nga dhjetori 1944 e deri në tetor 1945, punoi shumë për krijimin e një partie të fortë opozitare, si dhe për rikthimin e Shqipërisë në një regjim demokratik. Por, me sa duket ai i kishte bërë hesapet thjesht si ëndërrimtar. Qëndrimi komunist ishte i fortë e deri asgjësues, sa opozita konsiderohej një krim politik, fare e papranueshëm. Duke parë edhe se nga aleatët nuk kishte më asnjë mbështetje financiare, morale e politike, Abaz Ermenji, vendosi që të largohej nga vendi jashtë kufijve, në kërkim të rrugëve të reja.
Abaz Ermenji historian, i analizon dhe i shpjegon kështu shkaqet e dështimit të Ballit Kombëtar: “E vërteta është që Balli Kombëtar, ndonëse si numër kishte shumicën e madhe të fshatarësisë dhe të shkollarëve, si forcë luftuese, u pa qysh në fillim se ishte i një shkalle më të ulët organizative dhe me një Parti të dobët, pa disipline e autoritet  dhe me të gjitha të metat e natyrës njerëzore ose të mendësisë së veçantë të shqiptarit.
Ndërsa Komunistët përgatitën më parë kuadrat e disiplinuara në djalërinë qytetare dhe mandej mblodhën ndër to fshatarësinë, Balli Kombëtar, e nisi punën nga fshatrat për të pasur numrin sa më të madh dhe kuadrat e çetave, ose të fuqive të armatosura të tij, qëndruan fshatarë gjer në fund. Këto nuk kishin as shkathtësinë, as bindjen, as disiplinën e kuadrove të fanatizuara dhe djaloshare komuniste. Djalëria e Ballit Kombëtar nuk u fut në fashat dhe nuk luajti as një rol në drejtimin e masave fshatare.
Në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste dhe te kuadrat e larta të asaj, kishte një pikëpamje, një mendim, një vendim. Ata që mendonin ndryshe, qëroheshin shpejt, kurse Balli Kombëtar mbeti gjer në fund, një marrëveshje ndërmjet njerëzish, me pikëpamje e interesa të ndryshme dhe shpeshherë të kundërta.
Ballit Kombëtar nuk i erdhi asnjë ndihmë nga të ashtuquajturit na¬cionalistë të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në dukje, këta linin të kuptohej, ose edhe e thoshin vetë, se e bënin me qëllim, që Ballistë e Komunistë, të hanin kokat njëri me tjetrin, për t’iu mbetur më në fund fuqia këtyre”…
Abaz Ermenji, kaloi kufirin Grek, më 26 tetor 1945, me 18 mbështetës të tij. Në Greqi ai u arrestua nga autoritetet greke dhe u internua në kampin e Gladstone të Selanikut dhe qëndroi për më shumë se 6 muaj i burgosur, i dyshuar si bashkëpunëtor i Gjermanëve. Ermenji u mor në pyetje nga oficeret Britanikë, lejtenant Young, i cili më pas e përcolli dëshminë tek autoritetet më të larta. Ermenji deklaroi dhe vërtetoi se nuk kishte bashkëpunuar me Gjermanët, mandej se kishte luftuar e derdhur gjak, kundër pushtuesve Italianë dhe Gjermanë, për lirinë e vendit të tij, për çka ai u gjykua nga Britanikët dhe u la i lirë.
Që nga nëntori i vitit 1944 e deri në pranverën e vitit 1946, Ermenji, përkrah vëllezërve Kazazi, Muharrem Bajraktari, Hysni Dema dhe krerëve të tjerë nacionalistë të Kosovës dhe trevat e Maqedonisë Shqiptare, do të ndërhynte disa herë brenda kufirit shqiptar dhe do zhvillonte një varg aksionesh duke rrëfyer përveç antikomunizmit të tij dhe cilësi të tjera si prijës ushtarak. Pushka e tij do të ndihej në Postribë, Çermë, në Malësi të Madhe, Golaj, në Orosh dhe Bajzë, ndërkohë që Qeveria e Tiranës e pati shpallur kriminel lufte dhe i kishte burgosur të atin.
Më pas, kur lufta e prijësve nacionalistë në Shqipëri u bë krejt e pamundur, profesor Ermenji largohet përfundimisht nga Atdheu, i bindur në vetëdijen e tij se nuk do të ndalte kurrë të ndihmojë Kombin e vet, për të zhdukur komunizmin, në zëvendësim të pluralizmit dhe demokracisë.  Vendoset në Paris, ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë”, i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.
Pas përmbysjes së pushtetit komunist dhe vendosjes së pluralizmit, Abaz Ermenjit, ju rikthye mundësia e rikrijimit, me principe edhe  më të përparuara të Ballit Kombëtar në Shqipëri dhe kjo  qysh në vitin 1991. Ai, i rikthehet politikës dhe zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, me gjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve, nëpërmjet një serie takimesh e konferencash, në të gjithë Shqipërinë. Profesor Abaz Ermenji dekorohet nga SHBA-ja me dekoratën “Ajzenhauer” me motivacionin “Luftëtar i shquar në luftën kundër komunizmit”.

Përfundimisht mund të themi se profesor Abaz Ermenji, si antikomunist i vendosur, ka qenë njëkohësisht mbrojtës i flaktë i çështjes Shqiptare dhe për më tej i Kombit Shqiptar, në kufijtë etnik. Ai, ka pasur si motiv kryesor për të vendosur mbi partitë, Shqiptarinë, duke luftuar në disa beteja, mandej dhe në front të përbashkët me partizanët, kundër pushtuesve Italianë dhe Gjermanë. Përpjekjet e tij antikomuniste nuk kanë reshtur deri sa vdiq. Me artikuj të shumtë, të botuar tek “Flamuri”, “Balli i Kombit”, tek përmbledhja “Albania” etj., për çka synon dhe vepra e tij studimore “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë”, një apologji madhështore shqiptare.
Abaz Ermenji vdiq, në datën 10 Mars 2003 në Paris, Francë si atdhetar, nacionalist dhe antikomunist i vendosur, si i tillë për mos t’u harruar kurrë nga pasuesit dhe simpatizantët e tij dhe u varros në 14 Mars 2003, me një ceremoni madhështore, në kryeqytetin e vendit të vet, Tiranë.

SHKURTIME:
Vendlindja; Ermenj, Skrapar.
Datëlindja:12.12.1913
Arsimi: fillor në Berat, i lartë në Faculte de Lettres, Sorbonnes, Paris 1934-1938
Profesioni: Profesor Historie.
Aktiviteti profesional: 1938-1939, Profesor në Liceun e Korçës. 1939 në Normalen Elbasan.
Aktiviteti politik: 1939 organizator i rinisë së Liceut të Korçës kundër pushtimit italian.
1939-1941, internim në Ventoten nga italianët.
1941, anëtar i Ballit Kombëtar.
1943, anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar.
1948, anëtar i Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” krijuar nga Mid’hat Frashëri në mërgim më 26 gusht 1949.
1955, një nga organizatorët e “Lidhjes kosovare”.
10 mars 1957, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” deri në vitin 1992.
1992 deri në dhjetor 2002 kryetar i Ballit Kombëtar.
Anëtar i “Lëvizjes Evropiane” dhe pjesëmarrës në të gjitha kongreset e saj.

BOTIMET:
1968, “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”.
Një studim mbi historinë e Shqipërisë, botimi i parë Romë, Itali dhe botimi i dytë Tiranë.
Kultura dhe morali kombëtar.
Autor i shumë artikujve dhe shkrimeve mbi Shqipërinë dhe çështjen shqiptare te gazeta “Flamuri”, “Le Monde”, “Përmbledhja” , “Albania”, “Balli i Kombit”, etj.
Nderuar me Dekoratën “Ajzenhauer” si luftëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

LITERATURA E SHFRYTZUAR:
-Interneti Wikipedia, etj.
-Gazeta Panorama 15.02.2015 Rrëfimi i Abaz  Ermenjit…
-Gazeta Dita 29.11.15 “Luftën e fitoi Enveri…”
-Gazeta Balli Kombit  24.03.2004 Një jetë për Shqipërinë
-Gazeta Dielli Mars 28 2013
-Përkujtimorja  një vjeçare e Abaz Ermenjit – Shtypi
– Përkujtimorja dhjetë  vjeçare e Abaz Ermenjit – Shtypi
-Eugen Shehu – Abaz Ermenji…
-David Smiley – Albania Sssigmeny …
-Bledi Fevziu – intervistë janar 2009
-Robert Elsie 2012 “Biography…”
-Abaz Ermenji – “Vendi që zë Skënderbeu…”

Tiranë, më 15.04.2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Abaz Ermenji, I VENDOSUR, Luan Cipi, NACIONALIST DHE ANTIKOMUNIST

ABAZ ERMENJI PER NAIMIN

April 1, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/

 Vendi ynë po zhytej më thellë në diktaturë aty rreth viteve ’50 në gazetën Flamuri, prill 1950 prof Abaz Ermenji hedh në letër një ese të mrekullueshme për poetin  tonë të dëshirueshëm, Naimin.Ai thotë se në dhjetorin që vjen mbushen plotë pesëdhjetë vjet,që kurrë fytyra e Naimit u ftohë mbi letrat shqipe si flakë e bardhë e një qiriri. Në vjeshtën  e fundit trupi I poetit do të shkonte ne Madrivernqoi,por Ermeni vijon duke thënë se :”Qoftë mister qoftë dëshirë e veçante që Perëndeshat e Parnasit kanë për miqtë e tyre, Naimit nuk iu lejua tė shkelte pragun e kohės s’onė, por mbet si monument në horizontin e shekullit që shkoi, sikur desh tė thosh “këtu është kufiri im”. Si duket, frymë e tij pat për mision tė zgjuajė nga gjumi i parë vetëdijen e shurdhër kombėtare, pastaj u-pre: si ai zefiri i butë që përkëdhel natyrën e fjetur dhe e mbush me drithma e njomėshtirė, n’avujt e parë të mugullimit, pastaj shuhet n’agim tė ditës. Më tej Ermenji në vitet 50 të shekullit të XX tek Flamuri thotë se le ta çojmë një castë mendjen në shekullin e XIX duke kujtuar erën e nxehtë që kishte nisur te frynte përmbi Europën plakë.Ermeni shprehet se trumbetat e kryengritjes po oshtinin në tërë Ballkanin duke e afruar këtë me shfaqjet e kohës së antikitetit,po shqiptarët çfarë bëjnë në atë kohë shprehet ai ?Dhe përgjigja e qartësuar është sigurisht që lëvizin. Dhe në këtë mishmash lëvizje armët e tyre shndrisin në të gjitha anët që larg deti I Mesdheut.Profesori këtu nxjerr një fakt që kanë shqiptarët;të njohur për mjeshtërinë e luftës,por dhe një të keqe që luftojnë për botën dhe jo për veten  e tyre.Duke shqyrtuar historinë e shkruar merr një mesazh nga historia e Skënderbeut,pra kjo kohë e lavdishme,kohët që u mbyllën me një perëndim të përgjaktë,duke lënë pas një natë robërie nga më të errëtat. Kuptimi është më i qartë kur flitet për pushtimet pavarësisht se çfarë soji ishte I mbuluar,qoftë ai edhe me petkun e islamit.Ai shprehet se vetëdija kombëtar erdhi dhe u shurdhuar u thye boshti I idesë qendrore për një shtet të lirë,të pavarur.Duke vijuar kronologjinë historike ai shprehet së shqiptarët u shpërndanë nëpër botë si kashta që merr era,si gjymtyrët e një trupi të këputur në mes.Fjalë për fjalë e germë për germë ai shprehet:”Dhe kudo që vanë e zunė qendër, u-cquan e duallė përsipër mbi popujt vendas. Bij Arbėreshi ishin shqipet e Sulit dhe delfinët e Hidras e tė Species, qė ngritën nga pluhuri i shekujvet ballin e Helladhės famë-madhe ; Shqiptaret qenë ata që zgjuan nė lugun e Nilit Egjyptin e Faraonėve, ose ata qė, duke ecur mbi gjurmët e Gjikėve, ju duallė për zot fushave tė bagatėshme tė Vllahisė ; prapė njė pjesë e shqiptarëve qe ajo që iu bë shtyllė Perandorisë s’Otomanėve si stërgjyshet e tyre, Ilirėt, qė iu bėnė shtyllė Perandorisė Romake. Kurse brenda n’atdhé, nė Shqipërinë mėmė: Disa thonė kemi fe, disa thonė kemi din/Njani thotė jam turk, tjetri latin.Duke sjellur Naimin poetë e zemrës tonë që u këndon bijve të shqipes. Ardhja e Naimit duhet kuptuar ai një ardhje e mirëporosistur,sepse pikërisht në atë errësirë të shëmtuar ai flet me gjuhën e zemrës së zjarrtë. Çfarë kërkon të sjelli gjuha poetike e Naimit sipas prof Ermenjit?a-kërkon tė shpërndajë hijet që kanë mbuluar gjykimin e shqiptarëve,b- kërkon të ngrohë ndjenjën kombëtare tė mpirë nga robëri e ashpër,c- kërkon tė kthejë mendjen, zemrën dhe hovin luftarak të bijve të shqipes, prej botës së jashtme, n’atdhenė e dashur, nė vendin e bukur: Tek mërzen cjapi me zile edhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gaz shumë, e me bukuri e m’erė. Çfarë bënë kësisoj Naimi sipas prof Ermenjit?Naimi shkunt nga pluhuri i harresës historinë e ndritur të stėrgjyshėrvet tone, dhe ua nxjerr si pasqyrë syvet t’errur tė shqiptareve, u kallëzon sesa i larte është fisi i ynë që dikur mbushte boten me lavditë e tij, u-këndon Skėnderbenė, u përmend Pirro e Aleksandër dhe u-tregon se kane dale prej racës sonë: Selefqinjtė, Ptolemenjtė, gjithë ē’qenė tė mëdhenjtë.

Naimi këndon jetën dhe natyrën shqiptare, këndon bagëtinë e bujqësinë, këndon punën dhe virtytin, dhe me tė gjitha këto, kërkon tė forcoje idenë e të përkëdhele dëshirën e lirisë e të mvehtėsisė kombëtare. Kėrkon t’u shtjerë ndërmend shqiptarëve se janë një komb me vehte, më i lashtë e m’i fisēėm nga tė tjerėt, dhe se duhet tė punojnė pėr tė krijuar një bosht jete kombëtare. Iu-kujton se nderi e lavdi e tyre ėshtė nė Shqipėri, dhe jo nė botėn e gjerė: Ti Shqipėri mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar, Zėmėrėn ti m’a gatove plot me dëshirë e me zjarr. Duke shqyrtuar anët artistike ai shprehet se vargu I tij nuk ishte I gdhendur as I përsosur,është e thjeshtë,por I përzemërtë e I dashur si fjalët e foshnje,I ngrohtë e plotë shpirt si psherëtima e një mëme.Duek kërkuar pozicionin mes letërsisë dhe historisë sipas Ermenjit ai përket më tepër historisë se letërsisë.Duke hedhur këtë tezë i ai nis dhe e argumenton me fjalët se:”Nė njė kohė kur vetėdija kombėtare ėshtė shurdhuar, kur shqiptarėt kanė harruar vet-vehten, ai del si fytyrė apostulli dhe iu leēit ungjillin e kombėsisė. Del e hap dritėn e njė vatre shqiptare, përgatit fushėn shpirtėrore pėr njė bosht mendimesh lirie e mvehtėsije, rreth tė cilit do tė sillej jeta shqiptare nė t’ardhmen. Kėto ndjenja e mendime Naimi i pėrhap me anėn e vjershės, tė cilėn e gjen si mjetin mė tė mirė pėr t’i shpurė drejt nė zemėr tė popullit. Prandaj edhe gjuhė e tij ėshtė ajo e fshatarit tė thjeshtė. Naimi, si ai mėsonjėsi i mirė qė ulet e bėhet njė me nxėnėsit pėr tė derdhur mė lehtė nė shpirt tė tyre atė ēka ka nė shpirt tė tij, zbret nė radhėn e popullit dhe i hap pa druajtje zemrėn e ėmbėl e tė qetė. Duke analizuar krejt veprën e Naimit ai shprehet vepra e Naimit është poetike në tërësin e saj.Duke folur për vargëzimin naimjan pro Ermenji ka bërër këtë zbarthim:” Zemėr e tij ėshtė gjithmonė njėlloj, e patrazuar prej furtunash e valėsh, e ndritur dhe e embėlsuar kundrejt botės sė jashtėme nga njė djellė i pėrhershėm dashurie. Kur shqyrton në thellësi poezinë e Naimit ai shprehet se kjo gjëndje që duket më tepër monotone ndoshta I përket influencës së besimeve të vjetra persiane që e shohin botën nën dy ngjyra.Duke e theksuar më poshtë ndikimin e bektashizmit të cilët kanë një histori të mirëfilltë letrare që rrjedh nga kohërat pas mjegullës ai me vjershat morale kërkon të ëmbëlsoj  shpirtrat e zgjuar,mëshirën,virtytin,’tiu zbus shqiptarëve ndenjën e egërsisë. Duke qenë panteist ai shfaq dashurin për natyrën dhe këtë prof Ermenji e përmend por diku nga mesi I këtij shkrimi ai shprehet se ai ka thekësa aq të fort sa që na bëjnë të mendojmë Shën Franceskun dhe mistikët e mëdhenj. Në të vërtetë ndikimi I Naimit ka qenë nga Rumiu e më tej tek poete pers që sollën krijime fantastike. Ajo linjë mbeti në themel edhe të krijimeve bektashinj,të cilët kanë edhe hynqarin e tyre që ka pas shkuar vjersha,pa shqyrtuar dervishët e mëpasëm apo mistikët e mëdhenj,madje gruaja mistike që u dashurua shumë pas Zotit ,quhej Rabije ,për tu hedhur tek Jonuz Emre,që në Turqi ka disa tyrbe,ku bëjnë edhe falje ndonëse ishte një poet.Kjo lidhje mes  njerëzve që kishin ndikim nga fryma e mistikëve është e pranishme edhe tek poezia e Naimit. Mirëpo duke qenë më tepër bektashi dhe hartonjës I statutit të parë për bektashizmin shqiptar,ai është njëkohësisht gurëvendësi I parë I këtij komuniteti shqiptar gjer gjuha e tij ishte përveç të tjerave dhimbja dhe shpresa.Prandaj ngrohtësia naimjane na sillet në vargëzime e këtillë,bardhësi që buronte nga mistiksa bektashiane,përe të mirën të bukurën dhe kombëtaren.Duke kanalizuar në këtë udhë shkrimin e prof Ermenjit  them se ai ka pasur njohuri të mjëfteueshme kur thote Ndjenjat pantheiste, qė i kish tė lindura në zemër (ose I v vinin nga besimi Bektashian në lidhje me besimet e vjetra hindjane e persane qė Naimi kish thithur nėpėr mjet të persishtes), i vlejnë këtë herė t’i japė njė shpirt të vetëm gjithë natyrës shqiptare e t’i pajtojė tė gjitha gjërat nė frymën e ngrohtë të jetës. Në Bagëti e Bujqësi, Këngëtari i ynë prek nervin e jetës shqiptare dhe, i frymëzuar nga malli i atdheut, i sheh të gjitha nënë një dritë, natyrë ,njërës, kafshë e gjera, i lidh të gjitha në një harmoni të këndshme, u jep të gjithave një shpirt e një qellim, dhe i mbulon me afshin e nxehtë të dashurisë së tij. Shikoni se me ç’hov të natyrshëm …Duke qenë një armik I shpallur I regjimit komunist,në rreshtat e fundit prof  thekson një ide që duhej ngulitur fortë në kokë.Se çfarë do të bënin pasardhësit pas Naimit me Shqipërinë dhe fjalët Mëmëdhe sidomos rregjimtarët e viteve 1945-1990,që e përdorën historinë për të luftuar armiqtë e tyre personalë.Ja mbyllja që ka bërë A.Ermenji tek gazeta Flamuri në prill të vitit 1950.Naimi jetoi ne një kohë kur dashuria e atdheut ish romantike. Dhe ndoshta s’mendoj se pas tij do të vinin ditë ku tingujt e shenjtë Shqipëri e Mëmëdhe të përlyheshin nëpër buzë katilësh e kurtizanėsh, si fjalët e Krishtit në gojën e Judës. S’mendoj se Shqipërinë, që ai e këndoi me aq dëshire e mallëngjim, do t’a ledhatonin më vonë, dhe ndoshta me fjalė më të holla e më të gdhendura, gjuhë të ftohta lajkatarësh, gjuhët e atyre që e përdorin pendën si mjet fitimi, dhe prrallėn e patriotizmės si plaçke tregu!… Por le të shpresojmë. Jeta sillet. Kohët ndryshojnë si stinët e vitit. Kush tha se pas këtij dimri nuk do të dalë një prendverė shqiptare e kaltėrt, e mbarsur me frymën e dashurisë së thjeshtë tė Naimit? Atëherë lulet që do të çeli jeta kombëtare e jona, do të kenë tjetër ngjyrë e njomështi, tjetër bukuri dhe erë. Vetëm gazi që vjen nga një dashuri e vërtetë i hedh popujt përpara, pjell e krijon; dhe ngre maja të larta ne historinë e njerëzisë. Kush tha se ky gas ngjallės e krijonjės nuk do tė hapet edhe një herë si zjarr i shenjtë nëpër zemrat shqiptare, duke zënë fill nga ajo shkëndijë e dashurisë së thjeshtë që rrodhi prej frymës së Naimit?

*Master.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Abaz Ermenji, Gezim Llojdia, per Naimin

ABAZ ERMENJI- PUSHKË E PENDË PËR SHQIPËRINË ETNIKE(1913 – 2003)

March 28, 2013 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/

Historitë e kombeve,janë në vetvete historitë e njerëzve të shquar të tij. Këto histori mbeten të pavdekshme,pothuajse të përjetshme duke u përcjellë nga brezi në brez, pikërisht sepse mbrohen me jetën,mendimin dhe veprën e burrave të shquar të vet.Në këto histori plazmohen jo vetëm të vërtetat e mëdha por edhe dramat dhe emocionet e mëdha,luftërat dhe përpjekjet,  klithmat e nëntokës dhe gjurmë te vetëtimave në qiej. Një dimension i tillë do të përcillte të 90-të vitet e Abaz Ermenjit deri para pak viteve,kur ai do të mbyllte sytë përgjithmonë.Jeta mendimi dhe vepra e tij, gjithsesi do të mbeten të shenjta për të gjithë ne,pasi ato nën simbiozën e një bashkimi organik iu blatuan kurdoherë ardhmërisë shqiptare. Një jetë e jetuar vetëm me dashurinë e madhe për kombin, është e denjë të vendoset në piedestalet e nderit të këtij kombi.

Abaz Ermenji lindi më 24 dhjetor 1913,në fshatin e vogël e të largët të shtetit amë, në Gërmenj,midis maleve e krojeve të Skraparit e Gramshit. Midis atyre pyjeve e legjendave të kaçakëve shqiptarë,Abazi i vogël do të hidhte shtat me të vetmen ëndërr të bëhej kaçak,tëhidhte pushkën në krahe të luftonte çdokëmbë të huaji në viset etnike shqiptare. Prindëri u kujdesën që djali i tyre të shkonte në shkollë dhe ai mësimet e para doti merrte në shkollën pranë fshatit, në vitin1920. Qielli shqiptar flakëronte prej vetëtimave .Duhe shporrur italianin ga Vlora. Me qindra ishin edhe burrat nga Skrapari të cilë trrëmbyen armët dhe zunë kodrat e Vlorës.Kështu ndërsa mendimtarët shqiptarë përpiqeshin në Paris e gjetkë, për t’umbushur mendjen Fuqive të Mëdha të  Evropës , se kufijtë shqiptarë  nuk mund  të cënohen mëtej , trimat në shtetin  amë kanë rrëmbyer armët.Së toku me burrat e Ermenjit tëlargët, kaqenë edhe i jat i i Abazit  tëvogël.Kur ai u kthye fitimtarë nga Vlora, e mori Abazin dhe e ngjiti lartë në Teqenë e famshme të Kulmakut në atë strehë trimash e burrash të vërtetë Babai i teqesë bektashiane, duke parë se si ndriqonin sytë e djaloshit 8 vjeçar nga Ermenji e mor  pranë vetes duke   pyetur ;  Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?                                                                                                                                                                                                                                       -Kaçak!-Po pse nuk bëhesh mësues ?-Se dua të çliroj Atdhenë!
Burrat nuk kishin qeshur. Burrat ndjenin dhimbje për Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë Shqiptare ndaj u vinte mirë që kjo dashuri e shenjtë përcillej nga gjenerata në gjeneratë . Abaz Ermenjii qe lutur të  jatit që  nëse do të shkonte sërish në Vlorë, ta merrte me vete dhe atë. Ndërsa vite më vonë lidhur me këtë luftë penda e mençur e tij do të shkruante: “Pasi krisi topi i Italisë,shqipot u hodhën në sulm më 5 Qershor të rreptë si breshëri , dhe i kapën një nga një postkumandat dhe pozicionet e jashtme të italianëve.Por këta  u mbyllën brenda vijave të fortifikuara duke u mbrojtur me anë të mjeteve dhe të armatimit të rëndë. Morali i tyre u trondit që në fillim, sepse shqiptarët sulmuan befas dhe nga të gjitha anët menjë guxim të atillë që italianëve siukishte vajtur nëpërmend. Luftime heroike ngjajtën në Kotë, ku fshatarët trima të komanduar prej Ahmet Lepenicës u hodhën mbi tela duke vënë guna përsipër dhe iu hynë kazermavet brenda.Po në atë mënyrë u muarrën të gjitha pozicionet e forta të italianëve , Gjormi, Llogaraja , Tepelena, Drashovica. Në Tepelenë lufta vazhdoi e rreptë gjatë pesë ditëve,por me fuqitë  që erdhën prej krahinave rreth e qark dhe disa qindra burra që komandonte   Ali Këlcya u lirua më në fund edhe qyteti i Ali Pashës. Komisioni ushtrak shqiptar ngrehu qendrën e tij në Drashovicë. Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” i kërkoi edhe një herë gjeneral Piacentinit dorëzimin  e Vlorës. Mbasi ky nuk dëgjoi,uvendos që të sulmohej  qyteti. Natën duke u gdhirë 12 qershori u hodhën si shqiponja mbi bregoret e Babicës në qafën e Koçiut,në fortesën e Kaninës dhe fitorja e tyre u vulos në ullishtat e Vlorës me gjakun Selam Musajt” (Abaz Ermenji“ Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë” botim  i Komitetit “Shqipëria e Lirë ”në mërgim vitit 1968, faqe 377 )

Në fillim të viteve 20-të në shekullin që lamë pas,Abaz Ermenji vazhdon mësimet në gjimnazin e qytetit të Shkodrës ku për hirë të sëvërtetës duhet thënë se gjimnazi në fjalë ishte shndrruar në vatër të lëvizjes kombëtare shqiptare. Idetë që shpalosnin aty mësuesit shqiptarë për ti përcjellë tek gjeneratat e reja,përpiqen të artikulonin zgjimin e një fryme demokracie e prosperiteti në vetëdijen nacionale.  Reformat arsimore të udhëhequra mençurisht prej ministrit të athershëm Mirash Ivanaj synonin të edukonin breznitë,së pari me dashurinë e shenjtë të trojeve etnikë shqiptarë. Abaz Ermenji do të edukohej e mëkohej pikërisht me këtë dashuri, duke qenë i bindur se vetëm
bashkimi i tokave të ndara shqiptare do të ishte ardhmëria e lume e kombit tonë.  Në të njëjtën kohë rezultatet e larta të Ermenjit në gjimnazin e Shkodrës e detyruan shtetin shqiptarë të asaj kohe, ti akordonte djaloshit nga Ermenji i largët, bursë për të vazhduar studimet e larta në Francë.
Në Sorbonë, Ermenji nis studimet në fakultetin e letërsisë.  Studimet do ta tërhiqnin së tepërmi dhe do të fitonte shumë shpejt admirimin dhe simpatinë e profesorëve francezë. Por sa më shumë mrekullohej prej historisë së letrave frënge, aq më shumë ideja kombëtare shndrrohej në forcë lëvizëse brenda tij.  Në vitin 1933 i takon të njihet rastësisht me atdhetarin e shquar Mehdi Frashëri. Ky duke qenë ekspert i shkëlqyer në fushën e të drejtave ndërkombëtare, ishte dërguar aty nga vetë Mbreti Zog, për të marrë pjesë në debatin me përfaqësuesit e qeverisë greke, lidhur me dëbimin e shqiptarëve etnikë nga Çamëria, për në Anadoll. Studenti Ermenji do të mësonte nga goja e Mehdi Frashërit, jo vetëm tragjedinë e dhimbshme të banorëve të Çamërisë, por edhe të kaluarën e lavdishme të arvanitasve të djeshëm, të cilët i patën falur pavarësisë së Greqisë dhjetra mijra zemra shqiptare,ndërsa tani nëpërkëmbeshin për turp.  Në kujtimet e tij, Mehdi Frashëri shkruan se i vetmi student shqiptari cili ishte i pranishëm në bisedimet e replikat e ashpra tonat me grekët, ishte Abaz Ermenji.Pamvarësisht se protokolli i bisedimeve e ndalonte studentin  e letërsisë të fliste, unë e shihja në ndonjë rast se si i ndizeshin sytë nga zemërimi e urrejtja.Mbas mbarimit të studimeve në Sorbonë, Abaz Ermenji merr titullin “Akademik licencie as lettres” dhe dërgohet në Liceun francez të Korçës për të dhënë mësim. Nxënësit shqiptarë të këtij liceu, mbajnë mend mirë mësuesin e rreptë të letërsisë franceze, i cili dinte mjaft mirë dhe fliste rrejdhshëm edhe për letërsinë dhe sidomos historinë e Shqipërisë. Por këta nxënës nuk do të harrojnë kurrë profesorin e tyre,Ermenjin, në demostratën e organizuar në Korçë, më 28 nëndor të vitit 1939, i cili me flamurin kombëtar në
duar u printe nxënësve të vet duke kënduar vargjet e famshëm të këngës “Për Mëmëdhenë!” Ka  qenë kjo arësyeja që vetëm katër ditë pas kësaj demonstrate,autoritetet italiane të pushtimit e arrestojnë Abaz Ermenjin dhe së bashku me Safet Butkën, Stavro Skëndin, Llazar Fundon, Selman Rizën, Fazlli Frashëri etj, i dërgojnë në burgun e Barit. Disa muaj më pas,duke i paraparë si element turbullues të regjimit  të vendosur, gjykatat italine i internojnë këta burra në ishullin famëkeq të Ventotenës. Por vuajtjet aty nuk mundën ta ligështonin shpirtin e paepur të nacionalistit të madh.  Prej Ventotene, Ermenji ndjek me vëmendje ngjarjet e trazuara në Evropë dhe parasheh në krejt këto trazime lëvizjet e mundshme të shqiptarëve drejt lirisë dhe prosperitetit të tyre.
Në vjeshtën e vitit 1941, ka qenë Mustafa Kruja, e cili ka detyruar palën italiane të çojë në Shqipëri dhjetra nacionalistë të ndershëm të cilët kishin mbushur burgjet italianë. Abaz Ermenji shkon së pari për tu shmallur me prindërit dhe dy javë më pas, në nëndorin e vitit 1941, takohet me Skënder Muçon, Hysni Lepenica dhe Safet Butkën. Midis këtyre burrave të shquar të Shqipërisë së jugut lidhet besa për të organizuar popullin e për tu hedhur në veprime luftarake konkrete kundër pushtuesve italianë. Në pranverën e vitit 1942, Ermenji thirret në Tiranë nga kreu i nacionalistëve shqiptarë Mid‘hat Frashëri dhe së bashku me Skënder Muçon e Zef Palin, përcaktojnë
në mënyrë përfundimtare veprimet luftarake e politikë sipas Dekalogut të Ballit Kombëtar. Ky Dekalog do të mbetet për burrin nga Ermenji, bibla e përjetshme deri në çastet e mbramë.  Një prej pikave të këtij dekalogu parashihte çlirimin e trojeve shqiptare etnike nga thundra e huaj dhe vetvendosja  sipas parimeve të Kartës të Gjenevës. Në këtë pikë, po realizohej profecia e tij, kur në moshën 7 vjeçare i thoshte babait të teqesë së Kulmakut se “do të çliroj Kosovën!”Abaz Ermenji, 30 vjeçar i doktoruar në Sorbonë në fushën e letrave, i apasionuar pas letësisë dhe historisë shqiptare, tani do të kalërojë nëpër jugun e Shqipërisë dhe së bashku me Muharrem Kapllanin, Tefik Çfirin ,Maliq Dusharin, Pasho Kolanecin dhe Nezir Muzhaqin në dimrin e vitit 1942-1943 do të ndërmarrin një varg luftimesh kundër forcave italiane. Pushka e nacionalistëve  të Shqipërisë së jugut do të shkrepte për lirinë e shenjtë në Vlorë, Mallakastër, Tepelenë,Përmet, Skrapar, Kolonjë e Starovë. Profesori i dikurshëm i liceut të Koçës ishte vënë tani me radhët e para të këtyre formacioneve luftarake. Atdheu mbrohej me pushkë dhe pendë. Trimi i bën të dyja edhe
pushkën edhe pendën.  Një varg dokumentesh italianë,na bëjnë me dije rreth luftimeve të ashpra të forcave të tyre me ato nacionaliste të komanduara prej Ermenjit, sidomos në vitin 1943. Këto beteja do të mbeteshin shëmbuj të shkëlqyer të historizmit në historinë e luftrave të kombit tonë.I orientuar drejt një civilizimi perëndimor, Abaz Ermenji do të bënte çmos të ndalonte gjakderdhjen e kotë midis shqiptarëve, sidomos midis nacionalistëve dhe komunistëve. Ai do të dinte të falte kurdoherë,kur fjala ishte për realizimin e ëndrrës së kahershme Shqipërisë Etnike. Rreth kësaj tragjedie më vonë ai do të kumtonte: “Balli Kombëtar ishte ndën kryesinë e Mid‘hat Frashërit,  udhëheqës i provuar që përfaqësonte traditën e vërtetë nacionaliste dhe aspiratat e drejta të kombit shqiptar. Balli Kombëtar mundohej t‘i tregonte popullit se si qëndronte e vërteta se si paraqitëshin problemet dhe mundësitë e tij dhe si parashihej e ardhmja e Shqipërisë. Kurse partia komuniste i tregonte ëndrra fantastike, përralla fëmijësh,  dhe  gënjente në mënyrën më të paturpshme duke i thënë së bardhës  “e zezë” dhe së zezës “ e bardhë”. Balli Kombëtar që mundohej të ruante kasollen e bujkut dhe të kursente deri pikën  e gjakut shqiptar-prandaj e godiste armikun nëpër vende ku s‘mund të dëmtohëshin shtëpia dhe popullsia civile-ishte gjithmonë në kundërshtim me taktikën e komunistëve të cilët quanin “luftë” disa pushkë që hidhnin mbi forcat fashiste nëpër qendrat e populluara,me qëllim që armiku të bënte për hakmarrje djegjen e vrasjen në masë mbi popullin rreth e qark, se ashtu mund të shtohej numri i “proletarëve”, i të arratisurve që do të shumonte rradhët komuniste. Një tjetër problem që e vinte Ballni Kombëtarë në kundështim të papajtuarshëm me Partinë Komuniste ishte çështja e Shqipërisë Etnike.  Dihet se Kosova dhe Çamëria kishin qenë shkëputur nga zgjedhja Jugoslave e greke prej fuqive të Boshtit, dhe se bashkimi i tyre me Shqipërinë nuk mund të quhej çështje e rregulluar. Balli Kombëtar ishte i pari që e kuptonte atë punë,dhe çlirimin e këtyre krahinave nuk e lidhte me rrethanën e një fitoreje të përkohshme të Gjermanisë naziste,  por me të drejtën e vetvendosjes së popujve që  mbahej si parimi themelor i Kartës së Atlantikut,shpallur prej Rosvelt-it dhe Churchillit më 14 Gusht 1941. Që popullsia e Kosovës  edhe e Çamërisë, të ishin në gjendje për ta kërkuar dhe për ta mbrojtur atë të drejtë, duheshin organizuar dhe ndihmuar prej vëllezërve të tyre të Shqipërisë politike.  Nëpër këtë rrugë e kuptonte Balli Kombëtar çlirimin e atyre krahinave dhe kjo ishte lufta që ky desh të bëntepër Shqipërinë Etnike”.(Abaz Ermenji “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” botim i Komitetit “Shqipëria e lirë” në mërgim 1968, faqe463-164).
Kapitullimi i ushtrisë italiane në shtatorin e vitit 1943 u duk se do të ndryshonte fatet e shqiptarëve të lidhur luftërash të pandërprera. Por në horizontet shqiptare u dukën ushtritë gjermane, të cilat ndonëse në qëllimet strategjike  nuk përfshinin pushtimin e shtetit amë shqiptar, sidoqoftë nuk mund të mos kishin pasoja në trazirat ballkanike dhe ato evropiane. Pikërisht në atë shtjellë të fuqishme ngjarjesh, do të shfaqej dimensioni atdhetar i Abaz Ermenjit i cili do të prirej kurdoherë nga shqiptarizma. Në momentin kur klika komuniste e Tiranës, e udhëhequr nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, urdhëroi të hapej zjarr i fuqishëm kundër nacionalistëve shqiptarë të cilët kërkonin Kosovën, Abaz Ermenji duke ruajtur formacionet e veta, iu shmang sa më shumë kësaj lufte.Në ndikimin e drejtpërdrejt dhe të mëdh të Mid‘hat Frashërit, burri i shquar i Ermenjit do të mund të ndalte flakën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri, aq sa mundëte për të përcjellë në rreshtat e luftëtarëve nacionalistë, mesazhin e madh se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e ortodoksve serbosllav apo grekë.Dhe kur lufta kundër gjermanëve po përfshinte shumë vise të Shqipërisë, duke i dhënë Evropës të kujtohej se nacionalizmi i kulluar shqiptar nuk kishte asgjë të përbashkët me nacionalsocializmin e Hitlerit, Abaz Ermenji ndërmerr një varg aksionesh kundër forcave gjermane, sidomos në Shqipërinë e Mesme. Pamvarëisht se historiografia shqiptare e ideologjizuar e ka lënë qëllimisht në harresë kët fakt, kjo nuk parakupton në asnjë moment parullën famëkeqe sipas së cilës     Ermenji ka bashkëpunuar me armikun” Unë do të doja t‘iu sillja lexuesve tanë, vetëm një pasazh të shkurtër të librit të Julian Amerit,të këtij misionari britanik i cili kajetuar në vitet 1943-1944 në Shqipëri. Pos të tjerave ku autori shkruan: “ Me shpirt  reformator, Abaz Ermenji gjente një farë shpëtimi në luftë,  kundër komunizmi dhe pikërisht, për faktin që Balli Kombëtari ofronte një alternativë të tillë, Ermenji nuk e kursente as veten as njerëzit e tij. Mid‘hati dhe Abas Ermenji kishin ardhur si delegatë politik dhe ushtrak të Ballit Kombëtar për të na informuar zyrtarisht se gjithë Komiteti i tyre Qëndror ndodhej tani në mal dhe se kishin vendosur të fillonin operacionet kundërgjermanëve,qyshditënenesërme.AbazErmenjipërgatitej të fillonte betejën në një pritë në rrugën Tiranë-Shkodër ndaj, kërkoi që t‘i jepnin një oficerë britanik, për të parë qëndrimin e njerëzve të tij dhe për të vërtetuar rezultatet e aksionit. Ne pranuam përnjëherësh kërkesën e tij dhe Mereti u zgjodh si oficer ynë ndërlidhës pranë forcave të Ballit Kombëtar. Ditën e  nesërme Abaz Ermenji zuri pritë ashtu siç ishte vendosur dhe, me një forcë prej dyqind burrash sulmuan papritmas një autokolonë gjermane të përbërë prej dyzetë kamionësh. Mereti na lajmëroi pastaj se tre kamiona ishin djegur, tetëmbëdhjetë plaçkitur dhe dëmtuar, tetë motoçikleta u shkatërruan dhe më tepër se tridhjetë gjermanë kishin mbetur t ëvrarë”. (I.Amery “Bijtë e Shqipes” shtëpia botuese“LumoSkëndo”Tiranë2002,faqe329-330)
Në nëndorin e vitit 1944, atëherë kur në Shqipëri vendosej pushteti i bolshevikëve ortodoks rusë, Abaz Ermenji do të shpallte përpara prijësve të nacionalizmit shqiptarë kredon e tij:”Pushkën nuk do t‘a lëshojmë, kush të dojë le të ndjekë!” Ç‘prej atij momenti e deri në vitin 1946, plot dy vjet me radhë,në bashkëpunim të ngushtë me vëllezërit Kazazi, Abaz Ermenji do t‘i bashkangjitej lëvizjes antikomuniste shqiptare, duke u shndrruar në interpret të aspiratave kulmore të popullit të vet për liri e demokraci.Luftimet në Bajzë e Koplik, në Postribë e Shalë, Orosh e Peshkopi, në Çerem e Golaj, do të ushëhiqeshin trimërisht nga Abaz Ermenji, i shpallur “kriminel lufte” prej regjimit komunist të Tiranës. Paradoksi qëndron në faktin se shpallej “bashkëpunëtor i italianëve dhe gjermanëve” pikërisht ai nacionalist i cili pat marrë titujt akademikë francezë, duke luftuar me armë në dorë, për vite të tërë, kundër italianëve dhe gjermanëve.Në vjeshtën e vitit 1946, atëherë kur repartet e divizionit të Mbrojtjes së Popullit po digjnin shtëpitë e Skraparit e Kolonjës ( pasi aty ish
strehuar Abaz Ermenji) nacionalisti i madh vendos të hidhet në Greqi. Ç‘prej vitit 1946-1949 Ermenji do të vuaj nëpër kampet famëkeq të Greqisë, madje jeta e tij do të virej në rrezik nga komunistët grekë. Ka qenë sigurisht ndërhyrja e angloamerikanëve me ç‘rast Abaz Ermenji dërgohet në Itali, posaçërisht për t‘u vënë në krye të forcave antikomuniste shqiptare në mërgim. Aty sërish fiton dimensioni i vet human, për t‘u rrethuar të gjithë në frontin antikomunist, pavarësisht se çfarë partie përfaqësoje apo çfarë ideje shpalosje.Viset etnike shqiptarë do të shërbenin kurdoherë për burrin e Ermenjit ashtu si konstelacione yjore që u rrëfenin në lashtësi udhën, detarëve trima.  Edhe në vitin 1954 kur Abaz Ermenji viret në krye të Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” në Paris,vizioni për Shqipërinë Etnike do të mbetej i pandryshueshëm për të.  Në mjaft takime, konferenca, biseda me politikanë të shquar  perëndimorë, Ermenji do të përcillte idenë se një Shqipëri Etnike është faktor stabiliteti në Ballkan ose në të kundërt, një Shqipëri e copëtuar do të reflektonte një nënqiell të trazuar ballkanik për decenie të tëra.I ftuar nga organizma të paqes në Evropë e SHBA,profesor Abaz Ermenji do të kontribuonte duke rrëfyer se komunizmi kjo sëmundje e urryer për shqiptarët nuk kishte asgjë të përbashkët me kontinuitetin shpirtëror të bashkëkombasve të vet, përkundrazi ishte instaluar atje përmes lumenjve të gjakut të derdhur midis vëllezërve të një nëne.  Ai do të merrte në New York dekoratën “Ajzenhaur” dhënë nga Presidenti i SHBA për luftën dhe përpjekjet e pandërprera kundër komunizmit.Por energjitë e këtij burri nuk mund të gjenin paqe edhe pas këtyre nderimeve, të vetmet që i bëheshin një shqiptari. Në kuvendin me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në New York pos të tjerave professor Ermenji do të kumtonte:  “Duhet të themelojmë një shtet shqiptarë të plotë që të jetë një faktorë përparimi dhe paqeje krahas me popujt e tjerë të Ballkanit. Në Shqipërinë politike dhe jashtë saj kemi sot afro  pesë milionë shqiptarë që kanë një vetëdije kombëtare shumë më të zhvilluar se e kishin në kohën e Lidhjes së Prizrenit.  Që e shikojnë me helm në zemër se Prizreni e Shkupi qëndrat e Shqipërisë së atëhershme nuk bëjne pjesë në Shqipërinë politike të sotme. Këta shqiptarë nuk do t‘i lëshojnë kurrë armët nga dora derisa të gjithë bijtë e kombit të mblidhen nën një atdhe të përbashkët.  Me të gjitha mjetet brutale që përdorën armiqtë tanë, drita jonë nuk do të shuhet kurrë sepse nuk shuhet shpirti i një kombi. Jemi regjur me të gjitha vuajtje dhe përpjekjet prandaj vullnetin tonë s‘ka forcë që e thyen. Do të luftojmë të papërkulshëm derisa të kemi frymë dhe kanë për  ta vazhduar luftën
të papërkulshëm ata që vijnë pas nesh. Drita jonë dhe armët tona do të shkojnë dorë më dorë, populli do e luftojë brez pas brezi gjersa parimet që vuri Lidhja e Prizrenit të bëhen realitet, derisa
i tërë kombi shqiptar, kombi më i vjetër në Ballkan, të bashkohet në një shtet të plotë, në një shtet të lirë,  që ta drejtojë vetë jetën e tij dhe të bëhet zot i fateve të tij”. (Marrë nga fjalimi  me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit” New York, 24 qershor 1978).

Nga fundi i viteve 80-të,  të shekullit që lamë pas, kur e kam takuar për së pari profesor Abaz Ermenjin në Paris, më ka habitur jo vetëm kthjellësia e tij politike, por sidomos energjitë e mëdha dhe guximi për t‘i shkuar deri në fund ëndrrës së rinisë të tij,bashkimit të trojeve shqiptare. Në zhvillimet e reja evropinae, nacionalisti i madh, parashihte jo vetëm rrëzimin e komunizmit, si sistem i kalbëzuar ekonomik por edhe një frymë lirie e demokracie, ç‘ka nënkuptonte parashtrimin e ideve të Shqipërisë Etnike.Gjithashtu në fillim të viteve 90-të, Abaz Ermenji do  të virej në krye të punëve të mëdha, për rikrijimin e Partisë “Balli Kombëtar” si në shtetin amë ashtu edhe në  Evropë e ma gjërë.  I fundmi nacionalist i madh i cili e pa Shqipërinë të lirë prej telave me gjemba të komunizmit, gjatë këtyre viteve u përpoq me mish e me shpirt,  jo vetëm të evokonte të kaluarën e lavdishme të nacionalizmit shqiptar, por edhe të provonte se idetë e mëdha të Ballit Kombëtar, kanë qenë dhe mbeten tejpamëse deri në këto vite të milleniumit të ri. Ato ide mbijetuan dhe përcillen
ende sot, pasi janë shpresa e krejt shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë në çdo çep të globit.Në kulmin e vrasjeve dhe dhunimeve serbe në marsin e vitit 1999, Abaz Ermenji kryetar i Partisë “Balli Kombëtar”, nëpërmjet adresës elektronike të tij në internet do t‘u drejtohej bashkëkombasve të vet:
“Thirrje gjithë shqiptarëvet!Sikurse e parashikonim serbët po zhdukin me rrënjë popullin e Kosovës duke vrarë burrat dhe duke hedhur jashtë kufijve gra, pleq e fëmijë në kushtet më barbare që mund të mendohet kanë shpërngulur gjer tani prej vatrave të tyre lart nga 1 000 000 frymë që banonin në ato vende qysh nga koha e ilirëve. Iu kanë marrë gjithçka kishin, iu kanë djegur shtëpitë,  fshatrat dhe qytetet, i kanë hedhur në rrugë pa i lejuar të merrnin me vete as një copë
bukë.  Prej këtyre, mbasi kanë kaluar ditë e net nëpër pyje me dëborë, më se 200.000 kanë ardhur në Shqipëri.Të tjerë kanë hyrë në Maqedoni dhe Mal të Zi, ku po heqin të gjitha të zezat. Të tjerë fshihen akoma në pyjet e Kosovës pa ushqim dhe veshmbathje.Jam kryelartë që po bën ç‘është e mundur për t‘i ndihmuar këta të mjerë, duke i marrë nëpër familje dhe duke e ndarë me ta kafshatën e bukës.  Ky është një zgjim i ndjenjës kombëtare, një dashuri e hovshme për
Shqipërinë.Por duhet të bëjmë më shumë se kaq.  Duhet të bëjmëtë gjitha përpjekjet tona, duhet të japim tërë ndihmën tonë për çlirimin e Kosovës dhe kthimin e këtyre vëllezërve të mjeruar në vendin e tyre.  Kosovën duhet ta çlirojmë me doemos, ose duhet të vdesim të gjithë.
Një gjëmë kaq e rëndë sa kjo rrallë herë e ka goditur kombin shqiptar. Duhet  ta përballojmë me guxim burrash.Ka të ngjarë që fuqitë e NATO-s të zbresin në tokën e Kosovës. Por tani për tani duhet t‘i japim tërë ndihmën tonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Iu bëj thirrje të gjithë atyre kosovarëve që janë anëtarë të Ballit Kombëtar të bahskohen me UÇK-në. është koha o sot o kurrë, të sakrifikojmë gjithçka për Shqipërinë dhe për shpëtimin e kombit Shqiptar.Për çlirimin e Kosovës, “autonomia” e kosovarëve nuk do të ketë më asnjë kuptim, sepse këta nuk mund të jetojnë në një kuadër me Serbinë që po kërkon t‘i shfaros me rrënjë. Kosova do të bëhet e pavarur. Duhet të luftojmë dhe të punojmë të gjithë në këtë drejtim.Duhet ta mbajmë të bashkuar popullin e mërguar të Kosovës që të kthehet në vartrat e tij mbasi të çlirohet toka kosovare, nuk duhet të pranojmë asnjë ndarje të asaj toke që ka qenë përjetësisht e shqiptarëve.  Mundohuni  burra e gra
ta arrijmë këtë qëllim të lartë kombëtar. Sepse vetëm atëhere do t‘i kemi kryer detyrat tonat të shenjta dhe do ta kemi ndërgjegjen të qetë.Abaz Ermenji” (Gazeta “Balli i
Kombit”, Tiranë 11 mars 1999) Në të njëjtën kohë ndonëse mosha po e mundonte së tepërmi Abaz Ermenji do të mbështeste pa rezerva edhe luftën e shqiptarëve etnikë në Maqedoni, në mbrojtje të të drejtave elementare dhe shtetformuese të tyre.  Shqiptarët në Kumanovë,Shkup, Tetovë, Gostivarë, Kërçovë, Ohër dhe Strugë do t‘u jenë kurdoherë mirënjohës nacionalistit të madh Abaz Ermenjit.  Ata  si krejt shqiptarët do të dijnë të çmojnë veprën e komandanti legjendar të tyre, prijësit tejpamës politik,  luftëtarit të pamposhtur për çështjen shqiptare. Muza e tij ashtu si kundër muza e Orfeut të lashtë gjallëron tashmë shpirtrat e trazuar të shqiptarëve kudo që janë. Prandaj  krejt nacionalistët shqiptarë, që në Hagë të shekullit të kaluar e deri tek gjenerata e sotme do të dijnë të ndajnë jetën e tij fizike,  nga ajo e përjetshmja e luftëtarit Abaz Ermenjit. Prandaj të gjithë Ballistët, duke përcjellë për në banesën e fundit do të rreshtohen me nderim duke i thënë :ishim dhe jemi krenar me veprën tënde patriotike e atdhetare,tani pusho i qetë,nën dheun që të lindi dhe për të cilin jetove dhe luftove tërë jetën,nacionalizmi yt është fanar për gjeneratat e sotme e të nesërmet.Kisha nderin dhe privilegjin të isha nën direktivat tuajanën mësimet e juaja,nën udhëzimet e juaja,dhe jo vetëm unë personalisht por dhe gjithë antarët e rimëkëbur të Ballit Kombëtar.Amanetet e juaja se “Penda e Pushka bëhen binjake kur e don Liria” mbeten të gdhendura në memorien e gjithë “Shërbestarëve të Shqipërisë”.

Bern-Zvicër, mars 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: Abaz Ermenji, Etnike, Eugen Shehu, per Shqiperine, pushke e pende

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT