Ne Foto: Naltmadhnia e tij Leka I dhe Abedin Mulosmani ulur në të djathtë/
Shkruan:Eugen SHEHU/
Nëpër malet e lartë të trevës dardane,shekujt që shkuan,derdhën stuhi rrebeshesh të pandalur.Në supe të bjeshkëve,ndiçuan sa e sa vetëtima gjigante,duke dashur të mposhtin qëndersën e fisnikëve dardanë.Por as stuhitë dhe as vetëtimat,nuk mund të ulnin kokën e malit që merrte krenari prej krenarisë dhe trimërisë së bijve të vet.Në këtë vargmal qëndrese,do të lindej e rritej edhe Abedin Mulosmani,më 5 maj të vitit 1938,në Fang të Bujanit,të Krasniqes.Ai do të sihte i vogël 3 vjeç, atëherë kur kullat e famshme të gjyshit të tij,do të goditeshin prej artilerisë italiane,vetëm e vetëm pse Mulosmanajt,patën marrë pjesë aktive në rrezistencën e 7 prillit duke kundërshtuar me armë në dorë pushtuesin italian.Goditja me artileri dhe aviacion i kullave të Binak Alisë,do të thoshte se pat filluar lufta e hapur midis një grushti burrash kreshnikë dhe mijëra ushtarëve italianë.Një urdhër i komandës së lartë italiane të pushtimit,( i lëshuar në korrikun e vitit 1941) në bajnë me dije se ; “të arrestohen menjëherë dhe në rast të mos dorëzimit të pushkatohen rebelët Male Shaban Mulosmanaj dhe Zenun Ali Mulosmanaj,si organizatorë të gjakderdhjes më 7 prill 1939 “.
Male Shaban Mulosmanaj,i jati i Abedinit,mbante mbi supet e veta,një histori të tërë luftërash e përpjekjesh për pavarsinë e trojeve etnike shqiptare.Kur ai ishte ende i ri dhe sapo kish nisur të qëllonte me pushkë,babanë vet Shabanin e rrethojnë brekushet turke dhe duke luftuar 20-25 ushtarë me trimin e vetëm,mundin ta kapin ate të gjallë.I njohur për trimërinë e tij,si kundra serbëve ashtu edhe kundër turqve,dy ditë pasi ishte burgosur,nga Porta e lartë shkon në Gjakovë fermani që urdhëronte varjen në litar të Shabanit.Kështu në tetorin e vitit 1910,në pazarin e Gjakovës,vartet Shaban Mulosmani,duke përcjellë heroizmin dhe shpirtin atdhetar,ndër djemtë e tij.
Mal Shabani merr,pjesë aktive në veprimet luftarake të shpalljes së pavarsisë shqiptare e më tej,drejton çetën e Fangut,për të ruajtur Krasniqen prej veprimeve ankesioniste të Serbisë.Për merita të shquara të tij,në lëvizjen kombëtare shqiptare,në vitin 1924,me nismën e ministrit shqiptar të luftës,Mal Shabani,merr detyrën e togerit në ushtrinë tonë kombëtare.Në këtë detyrë,në çdo moment,do të spikasin së bashku edhe devocioni për atdheun,edhe besnikëria e paluatshme e birit të Krasniqes për Mbretin Zog.Janë të njohura trimëritë Male Shaban Mulosmanit,sidomos në ruajtjen e kufijve verilindorë të Shqipërisë,në kuadër të Rojës Kufitare Shqiptare.I paisur me cilësi të larta luftarake,i jati i Abedinit,me një grusht burrash gjakovarë,bëhet tmerr i formacioneve luftarake serbe e bullgare.Është kjo arsyeja që më 28 nëndorin e vitit 1937,Male Shabani dekorohet prej Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare,Mbretit ,Zogu i Parë.
Ashtu siç kemi përmendur edhe më lartë,kullat e Mulosmanajve,gjatë viteve 1924-1939,u kthyen në vatra bujare jo vetëm për Ahmet Zogun,por krejt mbështetësit e monarkisë shqiptare.Duke parë tek kjo monarki,ndryshimin e madh të Shqipërisë në kahjen amtare,Mulosmanajt u shndrruan në karakolle trimërore të Mbretërisë Shqiptare.”Kur Italia fashiste okupoi pabesësisht vendin tonë,më 7 prill 1939,mulosmanajt i qendruan besnik atdheut,kombit dhe mbretit dhe për të mos iu nënmshtruar këmishëzinjëve të Romës,emigruan në Sarajevë,si major Zemin Ali Mulosmanaj edhe toger Male Shaban Mulosmanaj,bashkë me familjet”.(Gazeta”Atdheu”e diel,23 shtator 2001 ).
Në janarin e vitit 1944,familja e Male Mulosmanit kthehet sërish në vendlindje,në Fang të Krasniqes,me shpresën e madhe për të jetuar përgjithmonë në atdhe.Por edhe aty nuk gjetën qetësi,ngase lufta vëllavrasëse kish nisur të luante tragjedinë e madhe të shqiptarëve.Male Mulosmanaj,u rreshtua që në ditët e para të janarit me forcat nacionalsite të Krasniqes,nisur nga ideja e madhe se “krushqia” e komunistëve të Tiranës me ata të Beogradit,sish tjetër veç një ogur i zi për Shqipërinë Etnike.Male Mulosmani,gjatë vitit 1944,në krye të 20-30 burrave të Krasniqes bënë çfarë është mundur,për fitimin e kufijve etnike shqiptare,sipas ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit.Dhe vërtet,krushqia midis Beogradit dhe Tiarnës,nuk do të zgjaste shumë.Mijërat e djelmoshave të Kosovës e Maqedonisë shqiptare të vrarë prej pushkës tradhëtarë komuniste serbosllave e shqiptare,e vërtetojnë këtë.Ndërkaq,për kullat e Mulosmanajve,me fitoren e “madhe” të nacionalçlirimtarëve,nuk do të kishite paqë.Bollshevikët e Tiranës e patën mohuar kuvendin emblematik të Lidhjes të Dytë të Prizërenit dhe u vërsulën si bisha kundër pishtarëve të këtyre ideve.Në marsin e vitit 1945,kulla e Male Mulosmanit digjet e tërë prej forcave kinse të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit,të cilat,në fakt u shndrruan në tmerr për popullin nacionalist të trevave veriore shqiptare.Nuk mundet të jetë kurrsesi e rastit,që në krye të këtyre forcave bolshevike, komandonin gjakpirësit Shevqet Peçi dhe Hysni Kapo.
Meqenëse Male Mulosmani ish rreshtuar në forcat e rezistencës antikomuniste shqiptare,pasi i djegin kullën,komunistët internojnë familjen e tij,në një fshat të largët të beratit.Këtu Abedini 7 vjeçar,ndonëse në kushte tejet të vështira,duke dëgjuar këshillat e nënës së vet,do të ulej në bangat e shkollës.Bollshevikët e arësimit,edhe në shkollë,do t’i krijojnë një gjendje gati të papërballueshme “armikut të popullit”.Por djaloshi shtatëvjeçar i mësuar të emigrojë që kur ishte 3 vjeçar,do të qëndronte kurdoherë i heshtur,ai do të mësonte abecenë e dashur,përmes shikimeve të egra të bashkëmoshtarëve të vet,të indoktrinuar prej sëmundjes kanceroze të kmunizmit.
Në vjeshtën e vitit 1946,vriten në përpjekje me forcat komuniste,majori i zogizmit Zenun Ali Mulosmani,ndërsa Male Shabani arrestohet i tradhëtuar.Sigurimi famëkeq shqiptar,bën të gjitha përpjekjet që t’a kalojnë Malen në anën e vet,por ky i fundit mban një qëndrim të prerë e burrërorë deri në çastin e mbramë.Kur e panë se loja e tyre nuk eci,oficerë të lartë të sigurimit shqiptar,në bashkëpunim edhe me ata rusë,përgaditën vdekjen makabre të burrit të Krasniqes,në birrucat e burgut të Shkodrës,duke iu trembur gjykimit dhe kalimit në burg të tij,sepse ai mund të fliste mbi poshtërsitë komuniste për “reabilitimin” etij.Në këtë mënyrë,në dhjetorin e vitit 1948 në një mëngjes gjendet pa jetë,trupi i Male Shabanit,i cili hidhet diku,ngase trupi nuk mund t’i dorëzohej familjes.Pa i lajmëruar fare për këtë kob,bollshevikët e Tiranës,nën preteksin se Mulosmanajt mund të jenë të rrezikshëm,në Berat,i dërgojnë ata familjarisht në kështjellën e Tepelenës,në një ferr të vërtetë,të ndërtuar sipas modeleve të shpikura nga Stalini.Një tjetër kalvari të rëndë,do t’i nënshtrohej këtu Abedini,tanimë 10-11 vjeçar,ku pos leximit të librave,ku pos leximit të librave të shkollës do t’i duhej të punonte edhe disa orë në ditë për të siguruar bukën e gojës,që të mos mbetej barrë e familjes.Në verën e vitit 1951,duke përfituar nga një leje disa ditore për të shkuar tek disa të afërm në Berat,familjet male Shaban Mulosmanit dhe Çele Shaban Mulosmanit,duke marrë parasysh edhe jetën etyre të rrezikuar,i drejtohen kufirit me jugosllavinë dhe pas dy tri ditësh vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha,arrinë të lanë mbas shpinë ferrin shqiptaro-bollshevik.Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë,janë ende sot,një sërë shkresash të titullarëve bolshevikë të asaj kohe,dërguar UDB-së jugosllave për ekstradimin e Mulosmanajve.Por fati i shpëtoi këtë radhë burrat dhe djemtë e Krasniqes.Pala jugosllave,për shkëmbimin e tyre,ka pas kërkuar disa prej bashkëpuntorëve të vet,të cilët ishin vrarë në birucat e hetuesisë shqiptare,këtu dhe mjerimi i Mulosmanajve mori fund.
Pas disa muajsh të marrjes së mësimeve plotsuese,Abedin Mulosmani,në vitin 1952,rregjistrohet në gjimnazin e lartë të Gjakovës.Mbiemri i tij në Gjakovë e rrethina,thirrej tanimë me respekt të madh nga mësuesit dhe nxënësit.Ky fakt e detyronte Abedinin të mësojë pa u ndalur dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.Në verën e vitit 1958,dëftesa e notave të Abedin Mulosmanit do të dallohej ndër gjithë gjimanzistët e Gjakovës,sa për nota të larta aq edhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.Në vitet 1960-1963,Abedini punoi si arsimtar në Istog të Pejës.Në tri këto vite,ai do të lidhej me nxënësit e vet,më parë se me udhët e dijes,me ato shfaqje të mrrekullueshme të shqiptarizmës së tij.Dikur,ndërsa thirrej nga utoritetet serbe dhe i hiqej vërejtja,pse shumë po përmend historitë e motit të shqiptarëve,ai i përgjigjej se ajo ish histori e tyre dhe askush s’kish të drejtë t’ua mohonte.Ngase mabnte një qëndrim të tillë,për 4 vjet me radhë,nga institucionet arsimore të Beogradit,do t’i mohoej birit të Krasniqes,vazhdimi i fakultetit.Vetëm në vitin 1965,me ndërhyrjen e disa prej personaliteteve shqiptare të arësimit,në Prishtinë,Abedin Mulosmanit,iu lejua,vazhdimi i Univeristetit në Fakultetin Ekonomik.Edhe këtu,në dy vitet e para,Abedini do të arrije rrezulltate tejet të larta,duke bërë që personaliteti i tij,të mëshironte po aq sa vullnetin për dije,edhe dëshirën e lume për të begatuar sa më shumë tokat e kosovës kreshnike.Por gjithsesi,shqiptarët e ardhur nga shteti amë për arsye politike,gjendeshin kurdoherë të rrezikuar,prej dhunës psikologjike dhe fizike,serbosllavomaqedonase.Është kjo arsyeja që në vitin 1967,Organizata e Kombeve të Bashkuara,ndërmorri nismën për largimin e shumë azilantëve politikë të shteteve komuniste,e sidomos ata të ardhur nga shteti amë,drejt vendeve perëndimore.Kështu duke marrë parasysh edhe dëshirat e tyre,shteti Amerikan,hap dyert,si për shumë shqiptarë,edhe për mulosmanajt.Në nëntorin e vitit 1967,Abedini tanimë 29 vjeçar,me një formim të plotë intelektual,përballet me metropolin perëndimorë pa iu dridhur aspak qerpiku.Në fillim ai merret me lloj lloj punësh,për të patur mundësinë më tej,të ndjek rrugën e madhe të shqiptarizmës.Kështu në fillim të viteve 70-të,së bashku me dhjetra e dhjetra bashkëkombas të tij,nacionalist dhe mbretërorë,organizon një sërë tubimesh në Amerikë,në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve,që jetonin nën kthetrat e bolshevizmit në Shqipëri,si edhe nën dhunën serbosllavomaqedonase në Kosovë e Maqedoninë shqiptare. Për dy vjet me radhë 1975-1977,Abedin Mulosmani është editor i gazetës “Atdheu” që dilte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Me frymën e tij luftarake,me realizimin në përshkrimin e kohrave,me guxim në demaskimin e ideologjisë bollshevike,Abedin Mulosmani,u shndrrua në simbol të rezistencës shqiptare për liri dhe demokraci në krejt trojet etnike shqiptare.Qartësia e mendimit dhe thirrja e hapur për t’u bashkuar në frontin kundër komunizmit,për të çprangosur bashkëatdhetarët e vet,bënë që të rritej së tepërmi autoriteti dhe respekti për birin e krasniqes,për nipin e legjendës Binak Alisë.
Pikërisht në verën e vitit 1977,mbas disa ideve të publikuara prej tij,lidhur me periudhën e ndritur të Mbretërisë shqiptare,Abedin Mulosmani thirret në Spanjë prej NMT Leka i Parë.Do të mjaftonin aty dy vjet pune dhe veprimtarie të madhe antikomuniste dhe atdhetare,që biri i Krasniqes,të ngjitej (gusht 1979) në funksionin e Ministrit të Oborrit,Abedin Mulosmani nuk do t’i kushtohej punës në zyrat komode.I pasur me guxim dhe energji të mëdha,në pranverën e vitit 1978,për 4 muaj me radhë,Abedini do të qëndronte në një anije të vogël ushtarake fare pranë brigjeve shqiptare,duke nisur nëpër disa thas¨üe plasmasi mijëra e mijära trakte,nëpërmjet të cilave,njoftoheshin shqiptarët se ishin formuar Këshilli Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë Etnike,me në krye NMT Leka i Parë, dhe ku pos të tjerave,apelohej edhe kundër komunizmit enverian.E vërteta është se shteti shqiptar i asaj kohe,vuri në lëvizje forca të mëdha të rojeve bregdetare,për të rënë në gjurmët e kësaj anijeje,por asnjë grackë nuk mund të zërë burrin e Krasniqes.Ndërsa batalione të tëra ushtarësh,në vijën bregdetare Sarandë-Borsh,çdo mëngjez si në luftë kanë pritur traktet,i kanë mbledhur dhe djegur në fshehtësi,duke u trembur nëse do të binin në duart e popullit të thjeshtë,të prangosur në shpirt prej dogmave komuniste.Pas këtij akti,Abedin Mulosmani shkon në Spanjë dhe përgadit të tjera materiale propagandistike.Ai ka dhënë me dhjetra intervista nëpër radio,televizione dhe gazeta evropiane,duke iu bërë thirrje kombeve të qytetëruara,që të ndërhyjnë energjikisht dhe jo të bëjnë sehir,lidhur me dhinimin e të drejtave elementare të bashkëkombasve të vet në Kosovë,Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.Dhe sërish në vitet e mëpastajme,ai është shfaqur në brigjet e Adriatikut, hedhur trakte në gjuhë të pastër shqipe dhe duke i bërë thirrje të hapura bashkëatdhetarëve të vet për t’u ngritur me armë në dorë kundër klikës komuniste.Ndonëse lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit kishte ligjet e veta të hekurta,Abedin Mulosmani,nëpërmjet këtyre trakteve ( ku shpesh i rrezikohej jeta) donte të përcillte nëpër Europë,mesazhin e madh se komunizmi ishte shndrruar nga një shpresë,në një realitet të tmerrshëm për popullin e vet.E trembur prej ringjalljes së imazheve mbretërore,klika komuniste e Tiranës,ndërmori një varg aksionesh diplomatike kundër egzistencës së Oborrit Mbretëror Shqiptar.Ishin pikërisht këto lëvizje diplomatike të Tiranës dhe Beogradit,të cilat çuan në vitin 1979,në refuzimin e qeverisë Spanjolle për rezidencën e NMT Leka i Parë,në Mdrid.Edhe në këto momente tensioni të madh,Abedin Mulosmani nuk u përkul.Krejt besnikërisht ai përballoi diplomatikisht e fizikisht shpërnguljen e Oborrit Mbretërorë,i bindur se kjo ishte një tjetër grackë midis zbulimeve lindore,për të mbajtur peng NMT Leka i Parë,si edhe krejt lavdinë mbretërore shqiptare.Ai ishte plotësisht i bindur se me largimin e Oborrit tonë Mbretërorë nga Spanja,kërkohej t’i jepej një goditje e fortë veprimtarisë nacionaliste shqiptare,por koha që rodhi më pas vërtetoi të kundërtën.
Me t’u instaluar në Afrikën e Jugut,Ministri i Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani,nuk vonoi të shkëmbejë informacione ide dhe protesta me familje të tjera mbretërore,duke kërkuar ndihmën e këtyre të fundit,lidhur me përpjekjet diplomatike dhe propagandistike kundër qeverisë Spanjolle. Duhet të them se ende ajo masë ekstreme e marrë prej Madridit,mbetet ende njollë e zezë e vetë mbretërisë spanjolle.Vitet 80 të shekullit që lamë pas.,mbeten vite intensive të Abedin Mulosmanit,sa në rrafsh të veprimeve propagandistike kundër komunizmit në Shqipëri,aq edhe ate diplomatik për të zbuluar dhunën e egër fizike nda Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.
Natyrisht përmbysja e regjimit totalitar,në shtetin amë,në marsin e vitit 1992,do të përcillej përmes emocionesh të mëdha edhe në Oborrin Mbretëror,në Afrikën e Jugut.Qindra telegrame urimi mbërritën ato ditë prej besnikëve të monarkisë nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia shqiptare,Franca, Belgjika dhe Amerika,duke i kujtuar NMT Leka i Parë,se rrugët për në atdheun e tij të dahsur ishin hapur përgjithmonë.Gjatë viteve 1992-1993,Abedin Mulosmani u ndodh përballë problemeve të mëdha,për të sjellë në Shqipëri,Mbretin e ri,duke anashkaluar me urtësi dhe pjekuri një varg mentalitetesh shqiptare të indoktrinuara prej diktaturës pesë deceniesh.Do të desha tju sjell në ke¨to radhë,një prej prononcimeve të tij,në prillin e vitit 1997,në Tiarnë,kur Agjencia Telegrafike Shqiptare,iu drejtua burrit të Krasniqes,të fliste diçka për 7 prillin e vitit 1939,pos të tjerave,në këtë fjalë,Abedin Mulosmani do të kumtonte : “Më 6 prill 1939,Italia fashiste kishte paraqitur kërkesat ultimative për nënshtrimin pa luftë të Shqipërisë.Zugu i Parë dhe qeveria shqiptare,përpara këtij ultimatumi të shemtuar të një shteti aleat,kishte dy rrugë : pranimin e ultimatumit dhe deklarimin e luftës kundër pushtuesit.Ai thirri Parlamentin,i parqiti qëndrimin e tij kundër këtij ultimatumi,gjë që parlamenti e miratoi njëzëri dhe kështu zgjodhën rrugën e nderit,që nuk mund të shmangte disfatën,mirëpo,shpëtonte nderin dhe krenarinë kombëtare”. ( Nga fjala e z.Abedin Mulosmani i dhënë ATSH, dt, 6 prill 1997 ).
Në turrin e madh veri jug,që NMT Leka i Parë,organizoi në pranverën e vitit 1997,shkëlqeu veç të tjerave,fjala dhe mendimi i pjekur i Ministrit të Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani.Kryemotivi i ligjërimeve të tij,nga Delvina në Koplik,nga Zerqani në Himarë,ishin fjalët paqë,bashkim,vllazërim. Rrebeshet e duartrokitjeve nuk do të pushonin sigurisht,kur në fund të çdo ligjerate,ai do të përmendete me veneracion lirinë e krejt trevave etnike shqiptare.Mendimi i tij për Shqipërinë Etnike,jo vetëm nuk do të zbehej,por gjithmonë e më shumë do të ndrinte nëpër çdo situatë.Në çdo moment,kur evokonte të kaluarën e familjes mbretërore,Abedin Mulosmani,në mënyrë të qartë,u kujtonte bashkëbiseduesve të vet,se lëvizja lineare e kohës,jo vetëm që nuk e zbehte shkëlqimin e Monarkisë Shqiptare,por përkundrazi ftonte rilindjen e asaj epoke të madhe në historinë tonë.E shoh të udhës,të nënvizojë këtë shkrim,dy tri pasazhe të fjalës së Ministrit të Oborrit mbretëror,në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretit Zogu i Parë.
“Më 9 prill të vitit 1961,Zogu i Parë,ndërroi jetë në Paris të Francës dhe ai la për trashëgimtar të Dinastisë Zogiste,birin e tij,NMT Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve,i cili po ate ditë bëri betimin dhe mori mbi supet e tija barrën e rëndë të legjitimitetit të Monarkisë Shqiptare sipas Kushtetutës së vitit 1928, e cila në mënyrë të pakontestueshme shpreh dhe ruan Legjitimitetin dhe vullnetin e Kombit brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë politike,duke ja kushtuar jetën e tij Shqipërisë Etnike mirëqenies dhe të ardhmes,si dhe lumturisë së popullit shqiptar,për të qenë Zot dhe krenar në trojet e tyre Iliro-Dardane.Sovrani Ynë August,Mbreti Leka i Parë,duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën Kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe duke parë rreziqet që u kërcënohen trojeve tona etnike, apelon për vigjilencë dhe kujdes për t’iu ruajtur rrezikut të marrjes së Qeverisë nga forcat e vjetra komuniste,duke u bërë thirrje mbarë bashkëkombasve,të mbështesin Lidhjen e Djathtë Shqiptare si edhe të gjitha forcat e djathta demokratike,për një mirëkuptim kombëtar në mesin e tyre.Gjendja e vajtueshme që po kalojnë motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë,mal të Zi dhe Maqedoni,si edhe në çamërinë martire,duhet të jetë preokupim kryesorë i yni.Ky ka qenë qëndrimi i Mbretit Zog i parë,gjatë epokës zogiste në Atdhe,dhe gjatë viteve të mërgimit,dhe ky ka qenë dhe është aktualisht ideali dhe përkushtimi i NMT Mbreti Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve.
Duke përfunduar,ju shpreh kënaqësinë dhe përgëzimet më të sinqerta për këtë jubile të 100 vjetorit të Mbretit Zog i Parë,dhe ju sjell edhe njëherë përgëzimet dhe përshëndetjet më vëllezërore të NMT Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve.
Rroftë Shqipëria Etnike dhe rroftë populli shqiptar !
( Gazeta “ Atdheu “ – Tiranë më 14 – 10 – 1998 ).
Hallet,vështirësitë e jetës,veprimtaria e përditshme intensive,do ta lodhnin zemrën bujare të Abedin Mulosmanit.Por për turp të historisë,ate do ta lodhte së tepërmi edhe një vendim i organeve gjyqësore shqiptare ( në duart e bollshevikëve të rinj shqiptarë) të cilët duke ecur në gjurmët e etërve,nëpërmjet një gjyqi farsë, e dënojnë në mungesë Ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar,për kinse pjesmarrje në kryengritje të armatosur.Birin e kullës së famshme të Binak Alisë,të asaj kulle që u kriste ksulën shkijeve,që e rrethuan e dogjën turqit,që e bombarduan italianët,që i vunë dinamitit komunistët e Tiranës ,tanimë e kërkojnë ta prangosin,eurosocialistët,bashkëkombas të vet.
Por burri i Krasniqes nuk është friguar aspak.Ai sërish është bërë gati për marrshim,si ushtar i mirë i Shqipërisë Etnike,ai është nisur,por vdekja se ka lënëAjo ka marrë në gjoks të saj të zi,personalitetin e paepur të lëvizjes mbertërore dhe legaliste në Shqipëri e diasporë,duke lënë në pikëllim reshtat e gjatë të mbretërorëve,të gatshëm të sakrifikohen për lirinë e trojeve etnike të tyre.
Bern-Zvicër