• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot është 100 vjetori i vendosjes së mardhënjeve diplomatike SHBA-Shqiperi

July 28, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Kjo është një ditë e shenuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perendimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqiperia u bë pavaruar formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos nderruar më drejtim.

Sot në Pallatin e Kultures në Tiranë me prezencen e autoriteteve më të larta shteterore dhe të shkelqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të verteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytezoi rastin për të bërë edhe politike në korrizin e kundershtarëve , citoi si kontribues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirnjohje duke risjelle ne kujtesë një bisedë të shkurter mes Peshkopit dhe Presidentit Uillson. Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta shpresoj nga padija per t’ja thënë një fjalë nderi per protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombetar pat vizituar Ameriken në Pranveren e ketij viti me yshtjen e Vatikanit per disa muaj pikerisht për të lobuar me ndermjetesimin e kardinaleve dhe senatorëve katolik njohjen e Shqiperisë! Kjo leter jo e panjohur derguar sivellaut të tij françeskan gjuhetarit At Justin Rrota e deshmon këtë!

Atë që eterit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirnjohje e perulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta🇦🇱🇺🇸

Filed Under: Fejton Tagged With: Agron Gjekmarkaj

Vatikani, dashuri e vëmendje të madhe për Shqipërinë

June 7, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Me Kryetaren e Kuvendit Znj.Lindita Nikolla patëm nderin e madh të priteshim nga Shënjtëria e Tij, Papa Françesku dhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit Eminenca e Tij, Pietro Parolin.

Aty gjetëm dashuri e vëmendje të madhe për Shqipërinë si askund tjetër.

Ndër shekuj edhe kur reja e zezë mbulonte vendin tonë, brenda atyre mureve u konservua një pjesë themelore e identitetit tonë kombëtar! Gjergj Kastriot-Skenderbeu pas udhëtimeve të gjata përzhitur me pluhur betejash mbërrinte aty në ato 25-vite lavdie dhe aleancat e mëdha me Papët i bënte, e bashkë me bekimet e tyre apostolike merrte mbështetje për arbërore që luftonin për vete dhe Europën!

Në ato ujdhesa e imagjinoj me kalorsit e tij besnik tek kumtë të rënda shpie. Aty në Biblioteken apostolike u ruajt amza jonë kombëtare, “Meshari” i Gjon Buzukut kjo spirancë në identitetin europian të shqiptarve. Në ato kisha të qytetit etern, mësohej gjuha shqipe për meshtarët që niseshin për ilirik. Në tipografitë e urdhërave të ndryshëm shtypeshin librat bazik të kombit tonë ato të Budit, Bogdanit, Bardhit, Kazazit e të tjerë.

Në ato shkallare ngjitej Fishta me Pal Dodajn per t’ju lutur Papa Benediktit të XV, që Korça e Gjirokastra ti mbesnin Shqipërisë.

Tek kalon ato portikë mbushur me historinë e qyteterimit perendimor përpiqesh të gjesh copat e tua.Kur i ndesh, emocionohesh e mbushesh me mirënjohje e cila nuk di ku të ndalet më parë, tek Papa Montini, tek Papa Gjon Pali që puthi dheun tonë, apo tek Papa Françesku që i foli gjithë botës për leksionin etik dhe frymëzues të bashkjetesës shqipëtare?!

“E dua Shqipërinë, lutem për të tha Ati i shënjtë! Një politikë për njerëzit, duhet gjithmonë të punoni për ta, një popull që punon fiton! Ati i Shenjtë e kujton dhe promovon “vëllazërinë mes komuniteteve fetare në Shqiperi”!

Emocionues në gjithçka takimi me Papa Françeskun, për mesazhet që na dha, mënyrën si na priti dhe kohen që na kushtoi! Gjithashtu miqësore, e përkushtuar dhe e perzemërt biseda me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Parolin.

Mbështetje për Shqipërinë, vëmendje e interes për të kuptuar të gjitha dinamikat e saj demokratike, shoqërore, integruese,gjeopolitike si dhe raportet me kultet!

Sekretari Parolin rikonfirmoi miqësinë dhe mbështetjen e Vatikanit për popullin shqiptar, si vazhdim i një tradite historike e cila përsos vetveten.Takime të paharrueshme në një ditë që të shenjon kujtesën për gjithmonë!

Filed Under: Politike Tagged With: Agron Gjekmarkaj

TË VËRTETAT E “FOLTORES”

October 13, 2021 by s p


AGRON GJEKMARKAJ

© Panorama.al

Asnjëherë s’më ka pëlqyer të bëj sikur për më tepër tani që kam një angazhim publik në Partinë Demokratike, formacion ky i cili po kalon ditët e veta më të këqija në historinë e vet. Në krye të lëvizjes për të rrezuar Lulzim Bashën kreun legjitim të kësaj force është vetë Sali Berisha lideri historik i demokratëve. Ai po e bën këtë pasi Basha nën presionin ultimativ të SHBA-së u detyrua ta pezullojë atë nga grupi parlamentar me një vendim personal të kryetarit.
Nëse Amerika nuk do të kishte marrë një vendim për Sali Berishën statuskuoja nuk do të ishte prishur dhe PD-ja do të notonte në të njëjtat ujëra dhe me të njëjtin kurs mbështetje të doktorit për Bashën i patrazuar nga pirgu i problemeve që PD-ja trashëgon nga e kaluara e Berishës dhe e Bashës.
Ky kontekst e komprometon etikisht dhe bën të pabesueshme lëvizjen e “Foltores” dhe zërin që del prej saj. Berisha po reagon si një njeri që dikush i ka marrë pronën dhe ai do ta rikthejë atë te trashëgimtarë më të besueshëm. “Foltorja” i ikën thelbit që është verdikti amerikan. Kjo lëvizje e Sali Berishës do të kishte kuptim kohë më parë, sidomos pas zgjedhjeve të 2017 apo edhe më vonë por jo tani.


TË VËRTETAT E “FOLTORES”


Ndonëse prej saj duhen marrë disa të vërteta që ekzistojnë përtej shtysave që një ditë duhen zgjidhur. Sali Berisha po e sulmon egërsisht Bashën dhe ky i fundit është mbyllur në një heshtje të zgjatur aq sa të krijon përshtypjen se s’do flasë kurrë mjaftueshëm. Kjo është një krizë e madhe dhe krizat nuk përballohen me heshtje i mbyllur në zyrë. Ato kërkojnë përballje, ide dhe debat e mbi të gjitha shumë kurajë. Sali Berishës i duhet dhënë çfarë është e Sali Berishës, sepse ai ka merita të shumta në PD dhe në vend e mbi të gjitha për 13 vite këtë formacion politik e ka mbajtur në pushtet.
Por, Sali Berisha nuk është shenjtor, por politika që mban në kurriz krahas sukseseve edhe dështime. Më i fundit ishte në 2013 kur mori 1 milion vota kundra. Nëse Berisha thotë të vërtetën apo gënjen Lulzim Basha duhet t’i pohojë, të thotë po është e vërtetë ose kjo është gënjeshtër, sepse po lakohet në vetë të parë. Alegoria është shumë pak. Ai duhet të shpjegojë më qartë e më thellë vendimin e tij , pozitën e tij dhe të PD-së në raport me SHBA-në dhe aq sa di e mundet të thotë për pozitën e Sali Berishës ndaj tyre.
PD-ja ka nevojë të ndryshojë dhe të dalë kjo nga një gjendje të menduari. PD-ja nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. PD-ja nuk mund të vazhdojë pas kësaj historie me rutinën e normalitetit. Këtë proces ndryshimi nuk mund ta drejtojë Sali Berisha për aq kohë sa shtysë është interesi krejt personal. PD-ja ka nevojë për bashkim të gjerë njerëzish e alternativash, por jo si masë karshillëku ndaj SHBA-së. Kjo është sa e dëmshme po aq qesharake. PD-ja si parti nën tehun e sulmit amerikan do të shndërrohej në një organizatë pa oksigjen e pa të ardhme, qytetarët e kuptojnë këtë, antihistorike dhe e sigurt në shuarjen e saj të dhimbshme.
Nëse në krye të saj sot rikthehej Sali Berisha 77 vjeç ose një kukull e tij shanset e saj për të ardhur në pushtet janë zero, po kaq zero pranimi nga SHBA-ja. Partitë janë si shoqëria si jeta e përditshme, aty nuk ka sublimitet, ka mendime racionale, ndershmëri, arsye, idealizëm po aq sa ka intriga, banalitet, iracionalitet, gënjeshtra, shtirje, servilizëm, skema dhe nuk është hataja, por hataja është nëse në një parti vret garën, në një parti si PD-ja nuk duhet të ketë emërime, për asnjë post, çdokush duhet të konkurrojë, të shndërrojë në mendësi hapjen ndaj elitave, duhet të mësohet me idenë e së përkohshmes, të vijë e të ikë në paqe, duhet të vihet në diskutim Lulzim Basha si lider siç bëri me 13 qershor dhe sa herë krizat ia kërkojnë, Agron Gjekmarkaj si deputet, si anëtar Kryesie, si kryetar Komisioni, çdokush aty brenda nga kupola drejtuese duhet ta mendojë vetën në konkurrencë pse jo edhe të mundur prej saj.
Shoh sot persona që flasin për kontribute a thua se na dhanë ujin e shpëtimit ditën e gjykimit, por nuk thonë sa kanë marrë nga PD-ja dhe pushteti i saj. Janë bërë presidentë, kryeministra, kryetar Kuvendi, ministra, deputetë nga mbi 20 vite, drejtorë e kanë rregulluar jetën e tyre, e boll mirë po mos t’u shesin dëngla me parime shqiptarëve. Një ditë do të vdesim të gjithë ne aktualët e jeta do vazhdojë edhe pas nesh, edhe politika po ashtu. Ndjesia e së përjetshmes është thjeshtë e rreme, barbare dhe e dhunshme ndaj ligjësive hyjnore. Kjo kapje pas karriges është e frikshme, kjo dëshirë rikthimi po kaq. Njerëzit në PD kanë nevojë të pyeten, të dëgjohen, të konsiderohen, të përfshihen dhe jo një pjesë të jenë të besuar si ambasador të dijeve të epërme, të mbyllur në klauzurën e heshtjes e të tjerët punëtorë me mëditje si mbushje topi kur diferencat intelektuale e politike me pjesën tjetër nuk është se janë fort të shquara.
Kjo shkëputje në PD bie në sy. Fryma e grupit mungon. Ata që kanë akuzuar Lulzim Bash%n pse nuk e largon Sali Berishën tani mund t’i kuptojnë më qartë arsyet sa e vështire dhe pamundur dukej kjo. Në optikën time kryetari real i PD-së, Basha, është prej katër javësh, por ende ai nuk po gjen kurajën, pasi ka ngritur në qiell anët e mira të Berishizmit të dënojë anët e këqija të tij. Ai së pari duhet të kërkojë falje për trashëgiminë e mungesës së institucioneve demokratike brenda PD-së, ose ekzistimi i tyre si fasadë e nevojës së kryetarit për të sunduar, këtë e trashëgoi nga Berishizmi.
Çfarë duhet të bëj Basha Basha edhe pse nuk ka faj, duhet të bëjë aktin duke i shkuar në qelize komprometimit të demokracisë qysh në periudhën 1992-1997, ku u burgos lideri i opozitës, u manipuluan zgjedhjet e vitit 1996, u rrah masivisht lidershipi opozitar dhe Shqipëria shkoi në prag të luftës civile në vitin 1997 pas falimentimit të skemave piramidale. Duhet të kërkoje falje për bathorizimin e Shqipërisë nga pikëpamja urbane dhe fjalorin e dhunshëm që PD-ja dhe lidershipi i saj me libër shtëpie imponuan në diskursin publik.
Të persekutuarit politik, elita e familjeve të Shqiperisë në vitin 1994 hynë në greve urie për të drejtat e tyre që me shumë se kujtedo u takonin por qeveria e PD i rrahu, i nxorri me dhune, i fyeu duke u sjelle me perbuzje klasore! Dekomunistizimi që ata kerkonin nuk u krye kurrë, demshperblimi dhe integrimi po njesoj. Basha edhe për këtë duhet të kerkojë falje edhe pse asokohe ishte student drejtësi një drejtësi që në vendin tonë nuk po troket.
Të zhgenjyerit e të vjedhurit e parë mbeten e janë ënde ish pronaret , dyqanet e cileve i moren shitesit, vilat e pronat, tokat e fabrikat e prej 30 vitesh vertiten poshte e lart sa në një gjykatë vendore sa ne Strazburg ! PD dhe qeveria e saj të kompleksuar nga kultura socialiste e prones nuk bënë akte të guximshme që këtë drejtë themelore të jetes siç është prona ta kthenin tek i zoti ! Perseri falja nuk është e tepert! Në një kohë kur PD erdhi në pushtet me moton e duam “Shqiperinë si gjithe Europa” në mesin e qeverisjes u spostua aksi gjeostrategjik drejt linjes së mesme gabim ky që u tentua të ndreqej më vonë.
Mbase ndjesë jo por një reflektim duhet edhe për këtë!
Sot, Basha akuzohet për marrëveshje e pazare me Edi Ramën nga Berisha dhe njerëzit më afër tij, por duhet t’i shpjegojë shoqërisë që marrëveshjet e mëdha me socialistët i ka bërë Sali Berisha dhe mirë ka bërë, qeveria e stabilitetit, qeveria teknike e vitit 1991, marrëveshja e 9 marsit dhe qeveria e Bashkim Finos, marrëveshja me Fatos Nanon për Presidentin, kryeprokurorin dhe kryetarin e Shërbimit Informativ në 2002 dhe ajo e 2007-ës ku me 6 vota socialistësh u zgjodh Bamir Topi President, marrëveshja e vitit 2008 për ndryshime kushtetuese me Edi Ramën dhe mirë ka bërë, sepse me kundërshtarin do të bësh edhe marrëveshje në të mirë të vendit, se nëse nuk bën marrëveshje shkon në konflikt dhe luftë si në vitin 1997.
Duhet demistifikuar njëherë e përgjithmonë konspiracioni mbi marrëveshjet politike në këtë vend dhe me këtë që po them nuk po përligj, as po nxis ndonjë marrëveshje inekzistente me Edi Rimën. Por mbi të gjitha, Basha duhet të prezantojë projektin që shoqëria dëshiron për PD-në si projekt ringritjeje e përfaqësimi, projektin e fitores. Basha duhet të flasë. Heshtja e tij po humbet kuptimin që etika e ditëve të para ia impononte. Kjo nuk është vetëm beteja e tij, por shumë më e madhe se kaq, një betejë mes lindjes dhe perëndimit, një beteje për një PD proamerikane apo antiamerikane, kauza këto për të cilat gjithkush duhet të vihet në diskutim. Basha duhet t’i prijë kësaj beteje dhe jo të mbrohet nga sulmi. Demokratët qanë njëherë për Sali Berishën kur u largua në verën e vitit 2013 dhe nuk mund të qajnë gjithë jetën për të.

© Panorama.al

Filed Under: Analiza Tagged With: Agron Gjekmarkaj

“Agjensia për mediat” si instrument propagande, kontrolli e shantazhi

September 18, 2021 by s p


Agron Gjekmarkaj


Një qeveri e cila “fitoren” e vet e mbeshteti tek “inxhinjeria elektorale” nuk pritet që të ketë vizione për ta shtuar demokracinë në vend ! E kunderta është e vertete dhe logjike, minimi i saj me të gjitha menyrat ! Shenja e parë pas mashtrimit elektoral ishte vete qeveria ku si sukses paraqiti vetem numerin e madh të zonjave në të por që në vetvete është një ekzekutiv sa qesharak aq i demshem! E para nga ligjerimi publik i prezantimit. Një gjuhë papagalli, me parulla të shperlara dominoi hapesiren akustike të parlamentit. Disa idiotesi varg e vister si dhëmbë ari në gojen e qeverisë shkelqyen gjithëaq ! Asgjë konkrete për të ndihmuar qytetaret pos zërit të qashtër ku spikat r-ja e butë dhe e lemuar !E demshme se asnjë prejt tyre nuk ka personalitet as prefesional as politik e as publik për të permbushur profilin e ministrit! Shumë mirë permbushin një tjeter rrol atë të hyzmeqarve lepe peqe të Kryeministrit -Vezir i madh !! Akti i dytë pas pispillosjes fotografike që vendimi i keshillit të ministrave per “Agjensinë per mediat” një imitim gebelsian në brendi për të shtuar një tjeter instrument propagande, kontrolli e shantazhi ! Në fund të fundit po bën atë qe di më mirë -po nderton kolonat ku mbahet tempulli i genjeshtrave ë tij ! Është në të drejten e tij si korruptues dhe kontrollues i lirise se fjales dhe demokracisë në këtë vend ta bëjë këtë siç është në të drejten e saj opozita e Shqiperisë për të mbrojtur lirinë e fjales , punetoret e saj, mediat nga shantazhi e presioni e vendosur më shumë se kurrë për çdo beteje në mbrojtje të fjales së lirë!Sot Opozita ka shume armiq dhe agresore, shoqeria gjithashtu , liritë dhe shpresat po kaq , nje i ri u shtua me “agjensinë” ! Shumë armiq shumë nder ! Beteja për sundimin e ligjit kunder sundimtarve nuk do të ndalet, nuk do të blihet, nuk do të mposhtet ! Ajo do të triumfojë ! Historia e progresit njerëzor na e jep këtë leksion.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agjensia për mediat, Agron Gjekmarkaj

Shqipëria e dosjeve

September 4, 2021 by s p


Nga Agron Gjekmarkaj/


Shqipëria gëlon nga dosjet. Gjithëndoresh janë ato. Pirgu i tyre, tash 30 vjet e para kësaj kohe, është më i lartë se kulla te stadiumi i ri në Tiranë. Por ajo me numër “184”, si emërtim avioni apo luftanijeje, u bë e famshme në Europë nga tabloidi gjerman “Bild” për korrupsionin zgjedhor në vendin tonë. Habiti e ngrata për mënyrën sesi e gjithë qeveria e “Rilindjes” zhytej në të deri nën sqetulla për të frikësuar qytetarët e marrë vota nën siglën e të fortëve, “çunave problematikë” dhe vetë shtetit me policë, xhandarë e zaptije që rrinë zyrave të administratës. Premtoi “drejtësia e re” që do merrej me të, po u dorëzua para saj duke kompromentuar rëndë imazhin e saj si e “pavarur”.Aty brenda ishte Kryeministri më i kujdesshëm në fjalë, por lëvdonjës e përgëzues për trimoshët e tij gjithsesi, por shkëlqimin më të madh në aktivitet e patën ministrat Tahiri e Gjiknuri e ai që dje mori frenat e drejtësisë, punëtori i palodhur i partisë, zoti Ulsi e ca të tjerë me rang më të ulët.Te tre në biseda të shpenguara plot zell e hare, premtonin, kërcënonin e jepnin sihariqe, duke dënuar me vdekje zgjedhjet e lira e të ndershme.Përbetohej Rama se do e shqyrtonte drejtësia këtë shëmti (edhe ky një paradoks tautologjik më vete se ai ishte regjisori dhe fjala i duhej sa për të kaluar radhën), premtonin ndërkombëtarët, e kërkonte opozita me protesta, por ja jemi në piken e metamorfozës si dëshmi që krimi zgjedhor të siguron karrierë.Dje, dosja “184” u promovua me shumë krenari, mburrje dhe sfidë nga Edi Rama. Të gjithë dhunuesit e votës u ndien të nderuar e të respektuar dhe të nxitur për të ardhmen. Lajmi u ra si melhem mbi plagë. Damian Gjiknuri u bë Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtues politik i Elbasanit, duke i zënë vendin Taulant Ballës, i cili i përket brezit të politikanëve socialistë para “Rilindje”, tanimë i zënë në kurth dhe i shtyrë në marxhine, nuk duroi pa ia përmendur “tërmetin” e dosjes “184” Gjiknurit. Sot, PS mund të konsiderohet një parti lokaliste e “bregut”. Po kaq u gradua Ulsi Manja si ministër Drejtësie, i cili në tekstet e dosjes shfaqej mjaft aktiv e sokolan, shto këtu edhe drejtimin e komisioneve komike e antikushtetuese.Që kjo do ishte një qeveri shegertësh, shërbëtorësh, byrekblerësish, duke sharruar çdo individualitet politik të mbetur pas sosjes me një fare peshe brenda PS-së si Majko, Braçe, Balla, Klosi, më parë Bushati, edhe ai tani kokulur e plot shpresë, mos e merr Ulsiu si këshilltar kjo merrej me mend, por jo deri aty sa të parashikohej triumfi i dosjes “184”. Dje përdora termin “harem politik”, sigurisht që nuk e kisha atë në kuptimin klasik siç e përdornin sulltanët otomanë apo siç nxituan ta interpretonin sejmenët e agjitpropit, por vetëm si koncept politik pa dallime gjinore, pa pasur aspak qëllim të fyej apo komentoj zonjat e qeverisë në etikën morale. Nuk më mungon ndjesa për to nëse kështu e kanë lexuar.Gjykimi shkon mbi sjelljen politike publike, atë të bindjes dhe nënshtrimit pa kushte, atë të ambicies pa fre, e cila i shndërron në komikë, atë të pjesëmarrjes vullnetare në shkatërrimin e demokracisë, në vjedhjen e zgjedhjeve, në vrasjen e ekonomisë, në shpopullimin e vendit, në votime moniste, në propagandë që themelohet mbi gënjeshtrën e rritet me ritmet e saj, në nxitjen e korrupsionit e tarafit e plot karakteristika shënjuese të këtyre viteve që nuk rilindëm. Kryeministri u shpreh të enjten në “Opinion” për bashkëpunimin me opozitën pa vija të kuqe. E gjitha një retorikë boshe kur sapo ka emëruar në postet më të lartë dy “yjet” e dosjes famëkeqe, kësaj “kryevepre” të Rilindjes, Damian Gjiknurin dhe Ulsi Manjën, të cilët kanë kontribuar më shumë se kushdo për të dhunuar votën dhe proceset e votimit. Ndaj është e vetëkuptueshme që Rama do të bëjë simpatikun pasi ka bërë “hajdutin” me rrenën që bashkon dy skajet e vektorit. Këto dy karriera, ose janë një provokim edhe për ndërkombëtarët, prej të cilëve pritet një reagim, ose, ose, ata përvijohen si miratues dhe palë. Nuk mjafton më gishti që tregon hajdutin. Nuk mjafton më ekspozimi i dosjes “184” si shembull kur më 25 prill gjithë Shqipëria u bë dosje “184” dhe punëtorët e saj bëhen ministra. Ky nuk është më vetëm një problem i opozitës, por edhe i shoqërisë, i elitave dhe i mediave. Të gjithë bashkë, ose duhet ta zgjidhim, ose duhet të bëjmë kinse jetojmë në një vend normal duke e nisur udhëtimin tonë nga hipokrizia për të mbërritur në frikë!!

Filed Under: Politike Tagged With: Agron Gjekmarkaj, politike, Shqipëria e dosjeve

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT