• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“NAFTA DHE POLITIKA”,KRYQEZON KORRUPSIONIN SHQIPTARE TE NAFTES

June 3, 2013 by dgreca

-Liber shkruar nga Prof.Dr. Maksim Shuli, ish deputet dhe President I Keshillit Drejtues te Albpetrolit-/

Shkruan- Ing.Ahmet Çollaku/Filadefia/

Oferta që prof. dr.Maksim Shuli ish anetar I parlamentit Shqiptare dhe Presidente I Keshillit Drejtues te Albpetrolit, I bënë publikut tone me librin “Nafat dhe politika”, nuk duhet parë apo ndier si një rrefim a shkundje mekati por si nje armë që ai na jep ne shqiptarëve, kudo ndodhur, brenda apo jashtë per te kuptuar veten tone dhe per te kryqezuar te gjithë hainite dhe perbindshat qe vazhdojne te dhjamosen me naften tone, e qe per me shume, edhe na luftojne.

Libëri I me siperme bije si një meteor tek të gjithë shqiptaret, po me kumbues tek naftëtarët, te të gjithë moshave dhe gradave, për ti zgjuar sado të plakur nga frika apo nga skleroza teksa shtiren gjoja të kënaqur pranën atyre partive antishqiptare. Për ne ky libër është një super bombe qe duhet ta zbrazim kunder kësaj qeverije që na vjedh dhe na lufton.

Me këtë liber dhe me intervistat e tij të mëparshme, qe nga viti 1998 ky specialist, mprehë një karakter shumë të lartë, krejtë ndryshe nga ata që me titujë shkencor ekspozohen pranë partive të tyre, si prostituta rrugësh pa bërë asgjë civile apo profesionale. Maksim Shuli aktivizon valencat e naftëtarëve te ndershem dhe te gjithë Shqipetareve kudo ndodhur, per njohjen e ketij makrokorrupsioni te pa pare dhe degjuar ndonje here deri me sot, ai I ka zhbiruar te gjitha keto, prandaj u hap abuzueseve dyerte e burgut te perjetshem. Sepse nuk behet fjale per dy pula, apo per tri ferra ne ane te rruges dhe as per nje fuci ne ane te lagjes, behet fjale per naften qe ka vlera ekonomike te pa llogaritsheme, fale sa pari asaj morale ne krye te kokes tone.

Qeveritarët dhe gjithë beniaminet e sajë, e shohim me mos perfillje botimin e ketij libri për naftën Shqiptare krejte ndryshe nga gjithë librat e tjera që derdhen në Shqipëri si rëra e Saharasë, shume nga te cilat kullojne ujra te zeza, se jane pa art dhe pa moral. Artin kerkojeni atje tek Kycyku I ri, ne ate “Perlen” e vertete.

Mendojme se ketu është vendi më komod të citojme Eduard Bulwer-Lytton, novelistin, poetin, dramaturgun dhe politikanin anglez te shekujve te kaluar qe thote, ligjet vdesin, librat asnjë herë.

Eshtë e domosdoshëme që Shqiptarët të mirë informohen sa më shpejtë qe te jete e mundur për të kuptuar diabilizmin e qeverisë tone ndaj naftës Shqiptare, të mos e konsiderinë naften si gogol, shumë te vështirë për tu kuptuar dhe manazhuar, qe nafta të mos jetë para e fshehur në xhepat e një kompanije bretkocash, vendas dhe te huaj, por pronë dhe moral i gjithë Shqiptarëve kudo ndodhur. Gjithashtu, eshtë e domosdoshëme të tregohen të gjitha evenimentet e saja, që nga puna e mirëfilltë shqiptare bërë për zbulimin e sajë, si dhe gjithë fazat e tjera teknologjike – nxjerrese nga çdo sistem shoqëror dhe politik, pa lëne jashtë skemat vjedhëse nëpërmjetë marrëveshjeve koncesioniste skllavëruese te cilat jane aktive edhe tani kur po lexoni keta rreshta.

Të gjithe këto problem sa thame me super, autori Maksim Shuli, i trajton shumë saktë, pa harruar data, emëra, shifra, ai citon sikur të jetë në nje auditorë të madh, dhe gjithcka e ka perballe. Në këtë kënd vështrim ky liber ngjan si një ekuacion algjebrike, me koeficianta, te njohura dhe të pa njohura, po ai di te gjeje vlerat e te gjithë ketyre koeficienteve sepse nafta nuk të le të supozosh, se dihet saktë kur nisi shkatërrimi, partitë dhe personat që kërcyen valle, si u pasuruan dhe pronotuan bileta për në planetin Mars. Jane skenuar marrëveshjet hidrokarbure koncesioniste, me data, firma, emëra, me pas bekuar nga qeveritaret dhe skora e tyre te cilet nuk kane ide per naften. E gjithë kjo maskaradë vazhdon te ekspozohet para syve tanë, kurse ne vazhdojmë të bëjmë sehirë. Sehir bënë edhe maja e elitës shqiptare, ata shtiren sikur nuk e ndiejnë dhe kuptojne naftën tonë Shqiptare, e per me shume kerkojne edhe cmime…

Prof. dr. Maksim Shuli, ndryshe nga gjithë të tjerët, këtë denoncim e ka bërë me kohë që nga maja e Albpetrolit, apo Parlamentit Shqiptarë. Trishtohem ne limit ekstrem kur shikoj qe specialistet e naftes, shoket dhe koleget e mi dhe tuajit, shtiremi indifferent me kete liber, ne vend qe te vrapojme ta blejme ate sa me pare. Libri “Nafta dhe Politika”, eshte nje llahtari per naften tone. Ky specialis I di te gjithë horelleqet qe u bene me naften Shqiptare, qe ne fillim, prandaj ai ndryshe nga ne pordhalece, e hedh pertej friken dhe nuk do te ia dije per rrezikun e asnjerit, te madh apo te voget, te majte apo te dajthte, mafioz vendi apo te huaji.

Po, se pari provoni te shfletoni librin, futeni nëpër labirinthat e tij. Neper ato flete ,do te shikoni autostradën e vjedhësave, shpejtësitë dhe korsitë që ata aplikojnë, shpeshë herë kaotikë dhe në drejtime te kundëta. Ishalla nje dite thyejë qafën! Se vjen një ditë, dhe buka e popullit të zë sytë!

Në 262 faqe, autori rrëfehet cfarë është bërë dhe cfarë po bëhet me naftën tonë, nisur nga pozicioni tij drejtues suprem në Albpetrolin Shqiptarë si dhe nga formacione qeveritare, partiake dhe parlamentare me njëherë ne prag te vitit te mallkuar te ’90-tes, ku me një rënie të vetëme trumpete, gjithça u grabit turpshëm. Pra, ky specialist e ka pare mirë këtë lojë tragjike ku nuk u ndez asnjë fishek zare, per te mbrojtur naften Shqiptare. Korrupsion dhe vetem korrupsion. Korrupsin ne hartimin e ligjeve per Hidrokarburet, korrupsion ne marreveshjet me te huuajit, korrupsin ne negociata, korrupsin ne shfrytezimin e vendburimeve… Korrupsion Kompania Sream OIL, kompani fantazem qe shfrytezon vendburimet Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Delvine e me radhe… Firme disa vjecare… As nje investim… as nje kontrolll… Po me vendburimin e Marinzes, cfare behet?! Kompania Bankers Petroleum Ltd. po e thane Marinzen tone, te huajit duan ti dalin Marinzes ne fund, prandaj e thethijne nate- dite, pa pushim, me te shtuna, me te djela, me festa…Te gjithë ne Shqiptaret duhet te varim nga nje gure ne qafe dhe te hidhemi ne det, te mbytemi te gjalle…

Aplikimet koncesioniste te para me të huajit moren për keq, qeveritë dhe partitë e ndryshëme interferuan me njëra tjetrën për të mbyllur të gjitha saraçineskat, ta çojne ne xero prodhimin e naftës Shqiptare. Te gjitha keta me PD, me PS, me LSI… jane ne kor. Abuzime, shëmbje që arrijne miliarda dollarë… Konkretisht, tani eshte fushate votimesh, qeveritaret jane betuar te mos thone asnje fjale per naften, megjithese ne kutite e votimit do jete kryesisht nafta Shqiptare. E kemi thene para disa vitesh, “Ne kutite e votimit eshte nafta Shqipatre”.

Tragjedia e naftes jepet ne pjesa e dytë, ne kapitullin “Historiku i konçesioneve të naftës në Shqipëri” I cili zë gati 100 faqe dhe është shtylla e këtij libri sepse krahas ekspozimit të konçesioneve, autori nis të rrëfejë trysninë shpirtërore dhe ndikimin direktë në manazhimin e marrëveshjeve, POR këtu gjithashtu, nis përplasja e madhe, perplasje nga te gjithë anë dhe me të gjithë. Në naftë eshtë e vështirë të zëshë shokë për punë të ndershëme. Ai thotë sinqerisht ate që bene dhe ndien, prandaj replikon, diskuton, po muri është i madh. Kundërshtarët jane shumë afër, ngjitur. U shkrun ish K/Ministrave, Nano, Majko, ish Presidentit Mejdani, i drejtohet Parlamentit…Ky Ylli Bufi, sipas Prof. Maksit ka “merite” se e shkterroi si asnje tjeter naften tone dhe me pas e hoqi faqe Maksin nga gjithë funksionet, hakmarrja shqiptare nuk ka limit. Ky eshte ai Bufi, qe tha dikur se kemi buke vetem per disa ore ndersa tani bene ligjin ne kete palo PS. Prof. Dr. Maksim Shuli, ngeli vetem, vetem si Skenderbeu yne.

Ne pjesen e tretë te librit “Kontratat koncesioniste të lidhura me Albpetrolin”, analizohen kontaktet me të huajit, veprimet praktike te shkerdhimit të Shqiperisë, ku shqiptarët shfaqen, si të jene fise të egera indianë. Pushtohen vëndburime nafte me vlera kolosale, ato konvertohen si prona personale të qeveritareve. Ne pjesët e katër dhe te pesë që zenen rreth 25 faqe, vazhdojnë aktet e tjera të masakrës, vidhet naftë, punëtoret flaken në rruge… Specialistët heshtin… Nga je, pyten dikur nje indiferent, ai u pergjegj, jam nga fshati shurdhit dhe memecit(!) Ja, keta jane shoket, koleget, specialistet, pedagoget, profesoret, elita, doktorat tane ne shkencat e naftes. Mjerimi nuk njeh kufi. Ky lejtmotiv e pershkruan tej per tej kete liber ndryshe nga gjithë librat e tjera botuar per naften deri me sot. Poeti I madh Amerikan, W.Whitman u tregon lexueseve librin e tij dhe u thot, kujdes kur prekeni kete liber, me keni prekur mua. Keshtu ndihet ky tundim edhe ne librin e kolegut tone Maksim Shuli., dokumentuar dhe illustruar me grafikë, skema, tabela, me letra. Eshte nje monografi e dokumentuar si nje pasaporte.

KYy liber duhet te jetë në duart e gjithë Shqiptereve, po vecanerisht ne duart e naftëtarëve tanë, per te denojme të gjithë ata mafiozë, të vegjël apo të mëdhenjë që e kane vjedhur dhe vazhdojne ta vjedhin naftën tonë. Prof .Dr. Maksim Shuli na jep nje armë të tillë, tani e kemi radhen ne te tjeret, shqiptare dhe naftetare. Po se pari ta lexojme kete liber shume interesant, te kuptoni varferine tone ekonomike dhe renien morale e shpirterore si as nje here deri me sot. Eshte fjala per naften tone!

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Collaku, korrupsioni, Nafta, politike

PRELUD PER FSHATIN TIM

February 26, 2013 by dgreca

Dashuria eshte pragu ku dobesia qiellore dhe njerzore ndjekin njera-tjetren/

John O’Donohue/

Shkruar nga Ahmet Collaku/

1

Rruga Thompson eshte e ftohte. Ne kete paramengjes, kjo memece nuk flete dhe as degjon. Ka harruar ato vajzat e reja, aspak fodulle qe pa teklif mbreme brodhen deri vone. Xhamat e dritareve ketu ne dhomen time kane djersitur. Pranevera ka ngrire ne ate pikture bere vite me pare nga nje piktore vlonjat. Pranevera rri e burgosur ne ate kornize druri varur ne kete palo mur pa gure dhe pa gerqele. Ketu balta dhe guri I fshatit tim kushton shume. Kurse lulet e fshatit tim kushtojne sa qimet e kokes.

2

Edhe ne fshatin tim tani duhet te jete ftohte. Bisedoj se largu me shkembinjte, me majat e larta, me arat ne fushe ku ne stinet e ngrohta vajzat lozin deri vone, bisedoj me Qafe Thanen e ftohte si frigorifer qe mbane ate barcoleten e Nastradinit, bisedoj me Krasten plote gure dhe istikame me bomba, ku nje e tille vite me pare me plasi ne dore. Qe ketej sodis Gjaslisin e serte, Kuqimjetin si njeri I zgjuar, Damjanin, Arbllokun pertej si mik I mire qe me ka ftuar per nje kafe, shoh Geshtenjat e Bogdaneve afer Struges.Te gjitha keto jane te Rrajces, regjistruara ne kadaster shume vite para turqise dhe te regjura prej te ftohtit qe nga kohet parahistorike, para gjeologjike. Te gjitha keto kane rene ne mendime, po me thelle ne mendime ka rene Likopatherra atje ne veri. Ketu poshte Qafe Thana u kerkon viza gjithe kalimtareve qe kalojne prane Rrajces, kurse Likopatherra atje lart aprovuar dhe vulos.

3

Likopatherra ka sy te kalter, qe andej shikon ca ishuj ne Japoni qe lekunden nga termetet, shikon ca fusha me oriz ne kine te permbytura nga uji, shikon kafshe te egera ne ca male te Zelandes e Re, shikon ca plantacione me kallam sheqeri ne Brazil, shikon muzeun e princit te Skocise, Ksamilin dhe detin tone aty afer qe do ti marre greku. Likopatherra e Rrajce ulur ne front afer Perndise shikon marrezite e qeveritareve tane qe si vjemet ngjiten ne njesh kollone, qe vine dhe ikin, ata qe ndertuan kepurdhat e betonit dhe keta qe nuk lane lule dhe peme, gjoja komuniste.

4

A keni pare si gajaset nga gezimi era e dashuruar me lulet atje ne fushen magjepese te Likopatherres ku rriten dhe vallezojne FIJE BARI te Wolt Witmanit? Malet ketu me buze I puth qielli, kendon Driteroi. Mos harroni te lexoni Driteron na thote era dhe lisat aty prane. Likopatherra per te shkruar nuk ka kalem dhe radhore, ajo ka memerje te virgjer, miliarda GB, ajo ka dy krahe te forte sa, kur shriqet apo kur merr inat permbys karakolla, karaxhica, karabisha, kara berisha, gjithe Boten. Likopatherra ka miqesi me te gjitha stinet, ererat, lulet, me te gjitha kafshet dhe gjithe rete. Ajo nuk pranon tatuazhe partish, qe shkruhen dhe pikturohen ne lekure, nga koka, deri ne seks, deri poshte tek thonjte e gishtave te kembeve lyer me manikyre.

5

Likopatherra ka nje fqinje te mire, ka Dardhen. Kjo eshte Dardha e Rrajces. Ju e dini fjalen e urte qe thot, para se te shikosh Diellin, shiko fqinjen. Aty pran zbrete me kenge lumi per te cilin poeti thote se ai naten merr fryme si gjeja e gjalle. Kush tjeter vec poetit ka veshe te tille? Dardha ka per rreth nje pyll te dendur, nuse dhe djeme veshur me rroba te gjelbera, qe kendojne nate dite, kenge grash dhe kenge burrash, ka nje orkester qe ekzekuton simfoni te Bethovenit, Mozartit, Hajdenit. Orkestra ka mijra istrumente, me fyeje, me daulle, me violina, me kembore, ka kengetare qe kendojne solo, ka tenore, soprano, ka qe kendojne dyete, trio, ka nje kore qe mban iso, fshataret e mi. Ju e keni degjuar vallen e Rrajces, ne cdo rrahje daulle, eshte dhembja dhe dashuria e fshateve te mi.

6

Qe nga Qafa Thane dhe dogana e Rrajces fshati im matet me sy por jo me mendje. Te paret me kane thene se Rrajca fillon ketu, vazhdon majtas ne Shebenik,Likopatherre, Struge. Nuk e di cu be libri kadastres ai para Turqise, ku ishin regjisrtuar te gjitha pishat, bredhat, ahet, lisat, lajthite, panjat, frasherit, qershite, mollet, kumbullat, ftonjte, dardhat, kajkushkat, bushet, guret, dellinjat ku loznin zogjte, lepujte, mullanjat. Pemet kane emera si njezit, dhe I ruan zoti. Caji I malit fshatit tim u shkul me rrenje, por era vazhdon te shperndahet neper bote dhe te gjithe pyesin nga vjen ky parfum e sa kushton. Zonjat marrin ere dhe lekunden, kurse burrat dehen si te kene pire nje fuci me raki. Caji I fshatit tim nuk ka kimikate, nuk eshte vaditur me shi acid. Fshataret e mi ujin nuk e pine me gota po me bucela, uji I fshatit tim trete gure, dhe con ne xero kolesterolen.

7

Rrajcen se pari e bekoi Skenderbeu. A keni kaluar nen Harkun e Triumfit te Rrajces?

Pak shtete kane harke triumfi. Nese e doni Rajcen shkoni vizitoni muzeun natyror te saj, Harkun e Triumfit te Rrajces qe eshte atje larte ne Skenderbe, ajo quhet Shkallen e Skenderbeut. Ajo eshte nje lagje e Rrajces. Provoni te kaloni mes atyre dy pllakave te lemuara qe shikojne njera tjetren, me ate shkelqim te erret mistike. Ato pllaka I ka lemuar vete Skenderbeu kur kaloi ketu dhe beri ate betejen e madhe qe dihet nga historianet, kumbaret e historive dhe betejave. Provoni ti perkedhelni me dore ato faqe pllakash te lemuara, do te ringjalleni, do rinoheni, do beheni te forte. Do degjoni trokun e kuajeve te Skenderbeut dhe me pas ate himnin, o Rrajce e bekuar, prit me lule Skenderbeun. Si nuk po na lind nje Skenderbe, ne kete kohe qe kemi aq shume nevoje per te?! Le te kalojme te gjithë nen ate Hark dhe te betohemi per Shqiperine tone.

8

Me pas Rrajcen e bekoje edhe Nene Tereza, shenjetorja e shekullit njezete. Ajo u freskua me ujinj e Rrajces, dhe pasi veshtroje andej nga Likopatherra, tha fjalen UJE. Tani Rrajca eshte dyfish e bekuar, ajo do te ndertoje dy permendore te larta, prane te cileve do te perulen udhetaret e ardhur nga gjithe bota dhe me pas do te pijne ate uje te bekuar te Rrajces, se ju e dini se uji eshte si shpirti, kete e thote I madhi Bethoven.

9

Socializmi ne fushen e Rrajces germoje germen S, po kjo S u be SOS, u mori fshatareve te mi arat e bukes dhe tani I ngre nga sofera tu bejne roje nderi te gjithe atyre udhetareve qe vine nga nje planert tjeter, per te ikur ne nje planet me tutje. Fshatarete e mi nuk e kane zakon te bejne roje, buka e misrit dhe rakia e kumbulles I ka bere teptil dhe te serte. Po nuk ta mbajti per raki mos u ul prane tyre. Fshataret e mi me nje cekane te vogel ndertuan Stambollin, Egjyptin.

10

Bije ne mendime te thella. Fshatarete e mi me cekane, me qysqira, me sharra, paskan lindur te bejne te lumtur te tjeret, jo veten e tyre. Ne maje te Qafe Thanes ndricon nje reklame me drita neon, ndersa makinat e te gjithe markave zbresin neper ato kthesa te forta, dhe pushojne tek uji tunelit. Nga nje makine zbrete nje rrajcar I larget ne kurbet vite me pare dhe pa shuar etjen, shikon fshatin I habitur si nje turist I huaj.

Kurse era e ftohte nuk ndalet, nuk ka me peme, nuk ka as ferra, vetem gure dhe bunkieret-perbindesha, si ti kete nxjerre ne ane nje zbatice gjeologjike. Likopatherra atje larte po u fryne reve, po behet gati te hap krahet, te fluturoje me gjemime, te beje gjyq se atje poshte Dardhes I kane krasitur ca panja dhe lisa.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Collaku, prelud per fshatin, Rajce

Përse po heshtin njerëzit e naftës në Shqipëri?

February 26, 2013 by dgreca

Opinion Nga ing. Ahmet Çollaku/ Filadelfia/

Nafta përben aktualisht interesin me te madh te superfuqive te botes, ketë radhe përplasja midis tyre edhe pse krahasimisht shume e vogel, behet ne Shqipëri. -Sipas shtypit-
Te gjithë jemi dëshmitare te shkatërrimeve dhe vjedhjeve te naftës tone. Po, cila është arsyeja,qe te gjithë, me punëtore, specialiste, shkencëtare, pedagoge heshtin?! I gozhdon frika apo skleroza? Ku ka humbje pasurie kombëtare me shume, gjate Luftës se Dyte Botërore, apo tani? Kjo e tanishmja, vjedhja e naftës tone, ia kalon disa here asaj te luftës se fundit.
Kush duhen te jene ne barrikada për te mbrojtur naftën tone? Pa dyshim se pari naftëtarët! Po çuditërisht, te gjithë këta hidrokarbure te gjalle janë ne gjumë, prandaj as një drejtues shteti, partie e majte apo e djathte, apo ministrie ku përfshihet nafta, nuk merret me ta, pa le pastaj te qëmtojë punimet e tyre. Qeveria është kundër specialisteve te naftës Shqiptare. Fronti pare i luftës i gjithë pushtetarëve tone, është drejtuar kundër naftës. Ne fillim ajo shkatërroje inventarin material, me pas krijoje atë ciklon neper zyra dhe fonde për te grabitur gjithçka dhe me pas I dogji. Neper Shqipëri naftëtarët trajtohen si mbetje bitumi, mbetja e fundit qe shërben për te shtruar rrugët.
Kështu pra, ndërsa populli pret qe ata te ngrihen ne barrikada, naftëtarët fundosen divaneve duke u përpjekur te zhdukin rrudhat, te ndalojnë kohen, mjerimin, por kurrsesi ti kundërvihen këtij shteti makut qe I fali te huajit naftën tone. Te trishton dhe te ve ne mendime fakti se asnjë prej kësaj armate te madhe qe mbajti ekonomikisht një sistem diktatorial gati pesëdhjete vite nuk ngrihet te kërkojnë punën e vete. Nuk ndihet as një gjeolog me titull apo pa titull, as një profesor apo doktorë ne baze apo ne qendër, brenda Shqipërisë apo jashtë Shqipërisë, ti thoshin ndal këtij vandalizmi disa vjeçar. Reagojnë specialistet Kadri Rama, Vangjel Kici, Telo Velaj, Ramadan Perhati, Fatmir Shehu, Maksim Ruli, po te tjerët perse nuk ndihen? Me siguri kane frike. Ta besojmë dhe ta ruajmë mire Maksin ,se ai ia di gjithë hilet kësaj qeverie te fundit siç thotë vete ne ato dy intervistat shume interesante te tij, ne baze te te cilave, institucionet si Këshilli I Larte I Drejtësisë, ai I Gjykatës se Larte dhe ai I Prokurorisë, bashke me seksionet e PS, duhet te procedonin me njëherë, sepse nuk behet fjale për fasule, po behet fjale për vjedhjen e naftën tone, konvertuar ne miliarda dollarë.
Te huajit, pasi vine ne Shqipëri, lidhen me disa marioneta qe” interpretojnë” ato ligje pa kuptim, vetëm për te vjedhur punimet individuale te mirëfillte te specialisteve tanë. Meqenëse as një nuk ndihet, te lind dyshim, a është punuar vërtete ne nafte?
Nga viti 1957 deri ne vitin 2000, nga Fakulteti Gjeologji- Miniera Tirane janë diplomuar 1628 studentë për degët e naftës. Le ti shtojmë kësaj liste te diplomuarit jashtë shtetit, si dhe ata te diplomuar pas viteve 2000, ky numër behet edhe me i madh. Numri i atyre qe janë me grada shkencore, doktorë dhe profesorë sipas një libri botuar tani afër, i kalon 250. Qeveritë Shqiptare te çdo kallëpi majtiste, djathtist, evangjelistë apo ultra fashiste duhet te ishin shume krenar për ketë potencial shkencor.
Ne kishim një baze te madhe mekanike me 37 sonda shpimi, po ku janë tani? Për ketë gjë duhet te japin llogari Ruli, Prifti, Haxhinasto (edhe zv/kryeministër), po se pari vete k/ministri Shqiptare. Kush duhet te varet I pari ne litar? Dihet mire nga te gjithë se gjate punës tone disa vjeçare ne nafte u grumbulluan shume materiale faktike, fushore, kantjerale, studimore, përgjithësuese. Këto materiale, shtetet e botes I ruajnë me njeqind kyçe, kurse ne i nxjerrim rrugëve, neper tenderë apo ankande popullore ku shiten edhe gomare, patate. Tani, edhe Albpetrolin, duan ta japim dhurate se bashku me “Listen C”, me atë te perspektives te nëntokës, ose thëne familjarisht, me djepin e nipërve tanë. Dhe a e dini perse e bëjnë ketë? Te marrin para për te blere votat e Shqiptareve. Pra këtu ne Shqipëri, te gjithë jemi te çmendur, sepse ecim pas një qeverie te çmendur.
Qeveria Shqiptare është lidhur me filiale te huaja, me këta ambasadore dhe këshilltare qe vine-ikin si ne një palestër sporti. Duhet te jesh shume naiv te mos e kuptosh pikësynimin e te huajve, ata I janë vërsulur nafte Shqiptare dhe perspektiven e saj. Te paret ne ketë ekip janë ata Burrat e Shtetit.
Provoni te trokisni ne zyrën e ndonjë kompanie te huaj koncensioniste qe punon ne Shqipëri, do tu hap derën? Kurrë! Informacionet dhe materialet tekniko-shkencore qe ata kane gllabëruar, kane një vlere te jashtëzakonshme, kane perspektiven e naftës Shqiptare. Mendimi shkencor privat nuk mund te konvertohet ne mendim shkencor shtetëror apo kolektiv, interpretimi nuk është si mbjelljet ne pranvere, gjykimet, interpretimet janë prona intelektuale private qe mbrohen me ligje ndërkombëtare.
Një gjeolog me thotë se te gjithë ata specialiste shqiptare qe punojnë neper kompani te huaja qe kane lidhje me naftën, shkojnë atje duke kërcyer si militante te partie ne pushtet. Është shume e lehte te kuptosh si menaxhohet vjedhja e naftës Shqiptar nga shteti ynë Shqiptare. Qeveria është një oktapod me disa krahë neper dikastere lidhur me kompanitë e huaja dhe me këta ambasadoret e shumte nga te gjithë krahët. Kurse kjo PS, bene sehir, ajo për hire te naftës duhej ta braktiste sallën e parlamentit, apo te organizonte protestat me te fuqishme se 21 Janari, po ajo mendon se e kryen ketë detyre te shenjte duke I dhëne te lexoje ne parlament disa rresht deputeti Brace(!). Turp dhe mëkat! Cfare do te bënte z.Brace apo z. Rama, sikur vetëm një dite te vetme makinat e tyre te mos furnizoheshin me karburant, mos na jepnin te huajit?! Do te shpallnin lufte botërore, do ti futeshin Berishës nga dritarja për ta mbytur. Një miku im ne Tirane, me thotë se qe te besh një proteste te vogël ne rruge me 10 veta, duhet te marrish leje ne KE. Kështu mbrohen vjedhjet ne shtetet e Evropës se Bashkuar?
Sipas një lajmi botuar ashiqare ne shtypin Shqiptare, Shqipëria është vjedhur ne pasurit e saja nga korporatat, është gënjyer nga politikanet, ambasadoret, mesazheret e paqes fetare dhe burra shteti me ane te pakteve bilaterale qe s’vlejnë as 2 qindarka pasi ne te vërtete nuk ishin ne interes te Shqipërisë por te tjerëve…
Cfare nuk është bere me naftën Shqiptare qe ka si preventive-baze te pare zbulimin e 435 milion rezerva nafte gjeologjike, te 50 e ca milion tone nafte te nxjerre, 6000 puse te shpuar? Ka me shume se 20 vite qe qeveritë Shqiptare i perzen naftëtarët ne vend qe tu beje thirrje te grumbullohen gjithë specialisteve e te gjithë fushave te naftës, me tituj e pa tituj, si atyre brenda dhe atyre jashtë, te kthehen ne vend, te bëjnë studime dhe projektime për zbulimin e naftës dhe gasit. Kush kushton me shume, studimi apo shpimi I një pusi? Pa dyshim studimi. Ka njerëz, ka materiale, le te punojmë vetëm me materialet tona shqiptare, jo me ato te kompanive te huaja. Kush ka bere rilevime te detajuara, e ka shkelur pëllëmbe për pëllëmbe ketë reliev? Gjeologet Shqiptare! A nuk fillojnë interpretimet e te gjithë shkencave te tokës nga te dhënat dhe mbetjet ne sipërfaqe? Tani këta te huajit shtiren te ditur dhe te zgjuar sepse kane neper çanta materialet tona, interpretimet tona.
Çdo specialisti nafte i qanë zemra, ai do te bënte gjithçka qe punimet apo studimet te aplikoheshin. Për te realizuar ketë gjë, ka plote rruge nga ku mund te komunikohet dhe te bëhen studime te mirëfillta. Përveç rrugëve klasike dhe takimeve koke me koke apo ne auditorë, sot, nëpërmjet internetit, mund te komunikojmë dhe te shkëmbejmë informacione, mendime, te bëjmë diskutime, studime, këto mund ti përcjellim nga te katër anët e botes, pa qene nevoja te bëjmë udhëtime dhe te harxhojmë para! Ky auditorë do vetëm organizim. Neper bote ka shume specialiste Shqiptare, disa punojnë ne nafte, disa te tjerë rastësia apo situate I ka detyruar te bëjnë pune fizike te rëndomta. Ata kane vlera profesionale, kane një eksperience te madhe ne zbulimin e naftës shqiptare. Ky pezme behet shume me I dhembshëm me kalimin e kohës.. Kjo është dhembje dhe humbje për Shqipërinë tone.
Qeveria I ka harrua këta specialiste. Po edhe kështu, këta naftëtarë do te mbahen mend me shume se qeveritaret tanë, sepse nesër këta qeveritare me lakej e tyre do te flaken si pelenat e fëmije. Shkencëtaret e vërtete militojnë për populli, ata nuk kane parti. Perse ministria përkatëse, me dikasterat e saj, nuk hapin një ankete për te grumbulluar gjithë mendimet e specialisteve te naftës?
Temat qe specialistet e naftës Shqiptare kane mbajtur dhe referuar neper simpoziumet dhe konferencat botërore, janë një pasuri tjetër e madhe për te cilën ministria përkatëse nuk do ta dije. Këto tema janë vlerësuar nga te huajit, ata I kane sponsorizuar këta specialiste me mijëra dollarë për ti dëgjuar, kurse ne nuk duam ti shohim me sy. Kjo ministri le te shesë dy fuçi nafte dhe me ato leke te botoje një përmblidhe, ose te te shkruaje dy rreshta nekronologji për ata naftëtarë qe ikin përjetësisht nga kjo bote.
Gjithë kjo armate specialistesh është një pasuri e madhe. Ne nuk kemi nevoje për këta Patton Bogsit, Bankers Petroleum, Vetro Kompani, Uesley Klark, Global Option, Rodney Slater… kineze dhe indian… ne e zbulojmë vete naftën tone, sepse kemi aftësi, ne jemi një armate e madhe me një experience njëqind vjeçare. Po se pari ne duhet te heqim friken, te bëhemi barrikade dhe te votojmë për nafte Shqiptare. Vetëm qe këtej do I vije e mira vendit tone, Shqipërisë, ndryshe do te ngelemi te varfër dhe te poshtëruar për gjithmonë, skllevër qe I luten Evropës ti pranoje ne gji te saj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ahmet Collaku, ne Shqiperi, per naften, perse heshtin

AKADEMIK KOPI KYCYKU, NJE PORTRET I VESHTIRE

February 16, 2013 by dgreca

Intervistoi: Ing.Ahmet Collaku/

-Talenti qellon cakun qe askush tjeter s’mund ta qelloje, gjeniu qellon cakun qe askush tjeter nuk mund ta shoh-

Arthur Schopenhaur

I nderuar Akademik Kopi Kyçyku,

Nuk e di me cilën valencë t’ju thërras më parë, me atë te profesorit apo të doktorit; me atë të akademikut apo me atë të shokut a mikut, apo me atë të gjeologut? Ju falenderoj shumë që pranuat të bëjmë këtë dialog, ku personi i parë jeni ju, shumë ndryshe nga unë. Eshtë një kënaqësi e papërfytyrueshme, një tundim i madh. Ju u përkisni fushave të studimeve akademike. Nëse pasuritë natyrore janë krijuar nga natyra dhe manaxhohen nga njerëzit, këto tuajat kryen dhe manaxhohen nga ju, me një punë intelektuale titanike. Në këtë drejtim ju i keni shokët të rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Gjithsesi, bëni gjithçka për Shqipërinë. Jeni një mozaik brenda një perle. Akademiku Kopi Kyçyku i do njerëzit. Ai i qëndron fjalës së shenjtores sonë, Nënë Terezës: ” Nëse ndaleni të gjykoni njerëzit, nuk do të gjeni kohe t’i doni”. Personalitete si ju numurohen me gishta. Unë jam admiruesi juaj! Ka shumë si unë që ju admirojnë, sepse ju nuk shtireni; ju jeni si një orë e madhe qe kolaudon të gjitha orët e tjera, me qindra apo me mijra.

Ju keni kohë edhe të qeshni, të hidhni edhe romuze, se kështu ju i qëndroni asaj që thotë artisti: Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën nuk kam qeshur”. Zakonisht për këto ju mbaheni mend më lehtë. Ku nuk e gjen akademikun Kopi, vetëm në fushën e futbollit të luajë me top nuk e gjen. Numuri i njerëzve që ai njeh është më i madh se i një qyteze.. Po t’i shtojmë edhe të huajt, nga e gjithë bota? Do të ngelemi pa mend!

Akademiku Kopi Kyçyku, për vlerat e mëdha vetjake, të testuara në veprimtarinë letrare dhe në zbulimet historike, është një pikë referimi, kurse citimet apo referencat janë ekuacione algjebrike të paderivuesheme. Mesa kam kuptuar, akademik Kopi nuk i është qasur politikës. Siç duket, ai i është përmbajtur me përpikmëri Albert Kamy-së, që shprehej: “Fatkeqësisht politika dhe fatet e njerëzimit merren në dorë nga individë mediokër dhe pa ideale. Njerëzit e mëdhenj nuk i futen kurrë politikës”.

Akad. Kopi Kycyku te cilin une e pashe i pari ne horizont, qe nga Bukureshti me poston kete perle, ndjere dhe shkruar ne dy gjuhe, ne shqip dhe ne rumanisht, simetri pa aks, ne pasqyre.

Me dysh

Në Bukuresht sërish,/Ky vend plot mall më grish,
Më shpesh t’i vij në gji,/Nga Mëma Shqipëri. I ndarë jam më dysh,/S’e di as si, as qysh:
Të parët kam atje,/Këtu – ëndrrat pa fre!
În două
La Bucureşti din nou,/Mă invită un ecou,
Din Ţara mea să vin,/Şi dorul să-mi alin. Sunt împărţit în două,/Ce să vă spun şi vouă?!
Acolo sunt ai mei,/Aici – visuri cu tei!

A nuk ndiejme edhe ne keto pak rreshta, parfumin e Lagush Poradecit? Parfumet e mira ikin me shpejte se zeri a plumbi, ato ne Pogradec shkojne dhe vine si valet e atij liqeni magjik. Lasgush, Kuteli, Kycyku!

Shkurt, shqiptari Kopi Kyçyku, në ekranet elektronike është një ikonë e madhe, ndërsa nëpër salla, rrugë e parqe, apo duke udhëtuar jashtë, është një “përbindësh”. Ai është “shkundur” dhjetra herë nëpër intervista të shkurtra dhe të gjata, nga të katër anët, por ai nuk mbaron kurrë së lëshuari fruta, ashtu si ritmet në Boleron e Moris Ravelit.

– Po e filloj me Pogradecin, me këtë qytet, jo larg fshatit tim, Rrajcës. Kur vij këtu ndihem gjithmone i drithëruar nga bukuria sublime. Këtu nuk ngopesh së vështruari rretheqark, së thithuri ozon, sepse bota përtej po mbytet nga smogu. Shkurt, si qëndron Pogradeci në shpirtin tuaj si ndjesi poetike dhe lirike?

Kopi Kyçyku: Duke ju shprehur mirënjohjen për nderin e madh që po më bëni përmes marrjes së kësaj interviste, lejomëni, miku dhe kolegu im i vyer, Ahmet, të huazoj karakterizimin, sa lakonik, gjithaq të saktë, që sapo i bëtë Pogradecit. Shqiptari i madh, Vasil Zhapa, pat thënë se vendlindja është pikëtakimi i shenjtë i njeriut me Zotin. Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme e përjetoj, si kur ndodhem në Pogradec, ashtu edhe, – madje shumë më shumë, – kur jam larg tij. Pogradeci është pjesë e pandashme e krejt qenies sime fizike dhe shpirtërore. Ai është njëherazi realitet dhe poezi, truall dhe ëndërr.

– E mendoni kthimin një ditë në Pogradec? Kthim për t’u çlodhur, për të përsiatur për fëmijërinë në kontekst me familjen, fqinjët, miqtë, shokët; me qytetin, pasqyruar këto edhe në artin tuaj?

– Katër vitet e fundit, – jo vetëm beharet, por edhe dimrat, – i kalova pikërisht në Pogradec, me mendimin jo vetëm për t’u çlodhur, për të përsiatur e për t’u çmallur me banorët e tij – farefis, shokë, miq, fqinj, por për të ndenjur atje deri në fund të jetës. Rrethana gjithfarësh, që nuk është rasti t’i zbërthej këtu, më diktuan që, pas mbledhjes së një pasurie të madhe të dhënash, që do të përpunohen në laboratorin tim krijues, të marr sërish udhën e mërgimit. Por një gjë mund ta them me siguri: kur do të rikthehem përfundimisht atje ku pashë sëpari dritën, tani për tani nuk jam në gjendje ta përcaktoj, por uroj që ajo ditë të jetë sa më e afërt. Edhe elefanti, kur ndjen që po e lenë fuqitë, kthehet në strofkën ku është lindur!

– Përse zgjodhët Rumaninë për të shpalosur talentet tuaja, kur me atë bagazh mund të shkonit edhe në vende të tjera shumë më të zhvilluara, siç kanë vepruar mjaft të tjerë, para dhe pas jush?

– I dashur Ahmet! Unë e ti kemi studiuar në të njëjtën shkollë të lartë, në të njëtin fakultet, në kërthizë të Bukureshtit. Koha që kaluam atje ishte e shkurtër, por mbresat që na la mund të krahasohen me pirjen e vetëm disa gllënjkave ujë në shkretëtirë, të cilat ta fashitin etjen për një çast, ama pastaj ta shtojnë pa kufi. Kisha mall për Rumaninë, të cilën, mbase jo rastësisht, e patën parapëlqyer edhe kolosët pogradecarë e mbarëshqiptarë, Lasgushi e Mitrushi. Kështu, me të shkuar për studime në Bukuresht dy djemtë e mi e me të m’u krijuar mundësia për të dhënë mësim në Universitetin Shtetëror të kryeqytetit rumun, pranova pa ngurrim. Këtë vendim e mora edhe duke pasur parasysh se me rumunët kemi mjaft pika të përbashkëta e na lidh një miqësi e hershme, e pacënuar as sot e kësaj dite. Sa për vendet e tjera shumë më të zhvilluara, sapo ua zemë emrin në gojë, na kujtojnë, para së gjithash, mirëqenien lëndore. E, pra, unë paratë nuk i kam fetishizuar asnjëherë. I kam quajtur gjithmonë si një të keqe të domosdoshme. Në fund të fundit, hamë që të rrojmë, nuk rrojmë që të hamë.

– Jeni perfeksionuar në shumë gjuhë të huaja. Cilën gjuhë do të radhitnit pas gjuhës shqipe?

– Italishten, rumanishten, frëngjishten. Pasojnë të tjerat.

– A takohet arti me shkencat konkrete? Vjen fjala me gjeologjinë?

– Arti ka në themel fantazinë, shkenca – konkretësinë. Por, jo vetëm kanë lidhje mesveti, por edhe ndërplotësohen. Me gjeologjinë ilustrimin e kam më të lehtë: Që të jesh kërkues i mirëfilltë i thellësive, duhet ta dashurosh natyrën e vendit tënd, të kesh shpirt poeti.

– A keni ndonjë kujtim apo mbresë, që nuk e keni rrëfyer deri më sot me të madhin Lasgush?

– Miku ynë i përbashkët, i ndjeri Dhimitër Xhuvani, që na donte të dyve, ngulte këmbë që “të vilja” nga goja e Lasgushit sa më shumë “perla”. Mblodha jo pak, por ja që ma mori në kthesë arkitekti Petraq Kolevica, i cili botoi një libër aq të bukur për Lasgushin, saqë nuk mbeti gjë e madhe për mua. Gjithsesi, për t’i dhënë përgjigje pyetjes suaj, mund të përmend një bisedë me Lasgushin, në korrikut 1966, tek po dilnim nga Kisha e Shën Prokopit, në fshatin Vërdovë, jo larg Pogradecit. Ishte edhe i ndjeri profesor Dh.S.Shuteriqi, atëkohë në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i cili na foli me minuta të tëra për ikonat e Konstandin Shpatarakut, të varura në muret e asaj kishe. Kur dolëm jashtë, Lasgushi më “mërmëriti” (fjalë e parapëlqyer për të!): “O kushëri, ky na mbajti një konferencë të tërë /për piktorin, pa thënë asnjë llaf për shënjtorin! Po shenjtori e frymëzoi Shpatarakun, ay ia bëri penelin shpatë!”

– Kohën me studimet dhe me punën ne gjeologji, e quani kohë të humbur, apo edhe kjo shkencë aplikative e pasuroi spektrin tuaj?

– Gjeologjia më hapi një dritare të madhe për ta këqyrur botën deri në thellësitë abisale. Por me të ka kohë që nuk merrem drejtpërdrejt. Natyrisht lexoj jo rrallë vepra të kësaj fushe dhe materiale të tjera që lidhen me të, përfshi artikuj shkencorë, si ata që boton ti herëpashere, me kompetencë dhe me dhemshuri atdhetare për çka po ndodh me pasuritë e nëntokës sonë, në veçanti me naftën – arin e zi! Jam anëtar i Shoqatës së Përgjithshme të Inxhinierëve të Rumanisë (AGIR) dhe në simpoziumet e përvitshme të saj marr pjesë me kumtesa, të cilat janë botuar në përmbledhjet përkatëse.

– Çfarë pasurie nëntokësore dhe rezerva ka zona e Pogradecit?

– Ka vendburime hekur-nikeli, kromitesh dhe qymyresh. Me sa di, rezervat industriale për të tre mineralet e mësipërm meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes të qeverisë shqiptare. Por, mjerisht, siç e keni theksuar fort në shkrimet që keni botuar në shtyp, edhe gjendja dhe mënyra e trajtimit të problemit madhor të pasurive të nëntokës në rrethin e Pogradecit nuk është aspak më e mirë se në zona të tjera mineralmbajtëse.

– Ju keni qenë në malin e Shebenikut, që i përket Rrajcës. Çfarë mund të thoni për të?

– Në masivin ultrabazik të Shebenikut kam kryer praktikën e diplomës, të cilën e mbrojta me një temë që trajtonte daljet e kromiteve dhe praninë e mikroelementeve në to. Kam dëgjuar me kënaqësi se disa pjesë të temës sime janë konsultuar nga specialistët që janë marrë gjatë viteve të mëvonshme me zbulimin e detajuar dhe shfrytëzimin e kromiteve në Shebenik, konkretisht në Përroin e Govatës, në Përroin e Gobillës etj.

– Cilin vend të botës do të dëshironit ta vizitonit përsëri?

– Indinë, ku jam akademik nderi, qysh më 1997.

– Në një gazetë lokale kam lexuar një shkrimin tuaj brilant për elitën në përgjithesi. Si e gjykoni pozicionin dhe vetëveprimin e elitës së sotme shqiptare?

– Që ta meritojë cilësimin “elitë”, ajo duhet të sillet e të veprojë si e tillë në të gjitha drejtimet: dijet t’i verë me përkushtim atdhetar në dobi të kombit, pa u ndikuar as për nga larg nga erërat politike që fryjnë nga të katër anët duke ndrruar kah jo rrallë sipas interesave të ngushta, meskine.

– Cili është studimi juaj që e mendoni si më të mirin e që do t’ua rekomandonit edhe të tjerëve?

– Këtë e le tërësisht në dorë të atyre që kanë pasur mirësinë dhe durimin të më lexojnë. Theksoj se, në nivelin e punimeve të miat, janë shkruar e botuar edhe shumë të tjera nga kolegë të mi, në të gjitha fushat. Kështu që, duke lexuar ç’kam shkruar unë, jo medoemos kanë për të përfituar ndonjë gjë të madhe, sikurse edhe duke mos lexuar, nuk kanë për të humbur ndonjë gjë të madhe.

– Ju keni studiuar për gjeologji. Si e shpjegoni gjeologjikisht formimin e Liqenit të Pogradecit, të kësaj parajse që, hipsometrikisht ndodhet 695 metra mbi nivelin e detit?

– Ky liqen, me sipërfaqe 360 km2, me thellësi maksimale 286 metra dhe ku objektet mund të shihen me sy të lirë deri në thellësinë 100 metra, është me origjinë tektonike.

– Ju jetoni në Rumani prej disa vitesh. Çfarë fenomene negative të përbashkëta ka midis dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rumanisë?

– Korrupsioni, papunësia, qëndrimi i papërgjegjshëm i klasës politike ndaj fateve të vendit përkatës, dobësimi i tri prej shtyllave të shoqërisë: arsimi, shëndetësia, drejtësia.

– Si e gjykoni procesin e privatizimit të pasurive nëntokësore të Shqipërisë? Më konkretisht të naftës?

– Si nga pikëpamja e konceptimit, ashtu edhe e mënyrave e mjeteve të realizimit, procesin e privatizimit të pasurive nëntokësore të Shqipërisë e quaj të dështuar dhe antikombëtar.

– Po shteti rumun, si e ka zgjidhur këtë problem?

– Diçka më mirë, por jo aq sa për ta marrë si shëmbull që do të duhej ta ndiqnim.

– Cilin shkrimtar rumun të të gjitha kohërave pëlqeni më shumë?

-Poetin kombëtar, Mihai Emineskun (1850 – 1889), dashamirës e simpatizues i shqiptarëve.

– A ka ndryshuar Parku Çishmixhiu, aty në qendër të Bukureshtit?

– Ka ndryshuar, por pa cënuar magjinë e dikurshme që ia ke njohur edhe ti, i dashur Ahmet.

– Po godina e Institutit tonë të Naftës e të Gazeve (IPGG), aty është apo ka ndrruar vend?

– Me përjashtim të Gjeofizikës, pra të fakultetit tënd, pjesa tjetër është mbartur gjetiu: Gjeologjia e Naftës, Shpim-Shfrytëzimi, Utilazhet e Naftës, Teknologjia e Prodhimit të Naftës kanë shkuar në Ploiesht, ndërsa minierat në Petroshan.

– Ju keni pësuar aksident të rëndë në një pus miniere, jeni shtruar edhe në spital. Si u përfshi në bisedë kjo ngjarje midis Dritëro Agollit dhe shkrimtarit turk Jashar Qemal?

– Kur po e përcillte Jashar Qemalin në aeroportin e Tiranës, pas një vizite dyjavore në vendin tonë, Dritëroi, për të cilin kam respekt të veçantë, i tha: “Kyçyku di gjuhë pa hesap ngaqë kur ra në një pus miniere, iu çlirua një vidë – burgjia e gjuhëve. Ishte një shaka që Dritëroi e përsëriste shpesh dhe me të cilën të gjithë të pranishmit, që ndrroheshin shpesh, shqyheshin së qeshuri. Por këtë radhë dikush nuk qeshi dhe ky ishte pikërisht Jashar Qemali. Dritëroi kujtoi se Stefan Vuçani nuk bëri përkthim të saktë dhe kërkoi t’ia përsëriste Jasharit pyetjen edhe një herë. “Anlladëm, anlladëm!” (E mora vesh, e mora vesh!) u përgjigj shkrimtari i madh turk. Pastaj shtoi me ironi miqësore: “Stefan efendi, thuaju se do ta anuloj nisjen. Do të qëndroj edhe ca ditë që të shkojmë të biem bashkë me kryetarin, Dritëro aganë, në pusin e Kyçyk beut, që të na vihet në lëvizje burgjia e gjuhëve”. Dhe nuk i qeshi buza deri sa u hipi shkallëve të avionit.

– Mësimi i gjuhëve të huaja, sipas jush është punë, aftësi apo proces metodik?

– Të tria bashkë.

– Ju bëni shaka, hidhni romuze. Humori është dhunti e njerëzve të zgjuar. A ka qëlluar ndonjëherë t’ju ketë sjellë telashe?

– Më ka ndodhur që të qesh ngaqë nuk kam qarë dot. Më ka ndodhur edhe të bëj shakara pa kripë. Rëndësi ka që asnjëherë nuk e kam bërë me qëllim të keq. Nuk kanë munguar as rastet kur ndonjë nga “të sulmuarit” e mi të ketë reaguar brutalisht. Por më pas është tulatur.

– Ju mbani Urdhërin e Kavalierit të Shën Silvestrit. Ç’është ky Urdhër?

– Shën Silvestri ka qenë papë, që u shenjtërua në fillimshekullin XVII, ashtu si Papa Gjon Pali II në ditët tona. Pata fatin që ky nder m’u bë krahas Rita Levi Montalçinit (e fesë mozaike), nobeliste në mjekësi, dhe gjeneral armate Roko Panuncit (katolik), komandant suprem i Forcave Logjistike të Ushtrisë Italiane.

– Ç’është Kongresi i Shpirtërimit Rumun?

– Është një forum ndërkombëtar, me pjesëmarrje të gjerë të personaliteteve rumune ose me prejardhje të tillë, nga të gjitha vendet e botës. Ky kongres, që ka në themel të tematikës trashëgiminë kulturore, traditat e virtytet e kombit rumun e lidhjet historike e tradicionale të tij me kombet e tjerë, mbahet përvit në kryeqytetin shpirtëror të Rumanisë dhe të rumunëve të kudondodhur, në Alba Iulia, ku më 1918 u bë bashkimi i të gjitha principatave rumune. Në të 16 edicionet e këtij kongresi, qysh në fillim e në vazhdimësi, jam zgjedhur një nga zëvendëspresidentët e tij. Ky është nder i pazakontë po të mbajmë parasysh se jam i vetmi i huaj në këtë post. Kongresistët kanë pranuar pangurrim që të më paraqitin ashtu siç jam, pra përfaqësues të intelektualëve shqiptarë.

– Në një intervistë të gjatë, që keni dhënë kohë më parë, ju shpreheni shumë qartë se gabimet në politikë janë krime. Keni gjë konkrete për politikën shqiptare?

– Natyrisht. Sa herë që bëhen gafa me pasoja të rënda, duke dëmtuar të sotmen dhe duke errësuar të ardhmen e kombit e të atmëmëdheut, kemi të bëjmë me krime. Përgjegjësia për këto veprime bie mbi politikanët, e të dy krahëve.

– Është një shqiptar “terrible”, do ta quaja unë: Kasem Trebeshina, i cili qëndron diku, si njeri i vetmuar. Çfarë mund të thoshit për vlerat që ka në fushat e artit?

– Për herë të parë e kam takuar në Prishtinë, ku ishim ftuar në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës Shqipe. Më pëlqeu modestia e këtij njeriu që ka vuajtur për shkak të vertikalitetit të tij në gjithçka që ka menduar e vepruar. Por kryesorja janë veprat e tij, sa të vëllimshme, gjithaq edhe cilësore.

– Po për Akademikun Rexhep Qosja?

– Një tjetër personalitet i mirënjohur në fushën e vet.

– Si e shpjegoni atë që thonë disa të tjerë se juve më shumë ju kuptojnë dhe ju çmojnë të huajt sesa shqiptarët?

– E kam konstatuar me dhimbje këtë të vërtetë, por nuk e shpjegoj dot, siç nuk e shpjegoj dot as qëndrimin e akullt ndaj tim biri, Ardianit, edhe ai akademik evropian, shkrimtar dygjuhësh, autor i rreth njëzet romaneve në gjuhën shqipe dhe i po aq të tjerëve në gjuhën rumune, i cilësuar nga kritika e specializuar si një nga tri penat më të shquara të letërsisë rumune. Njëkohësisht, Ardiani është i pari i huaj në historinë e arsimit të lartë rumun, që është zgjedhur rektor i një universiteti të rëndësishëm të Rumanisë, bash në Bukuresht.

– A do të ishte interesante sikur librin “Zinxhiri i anktheve” ta rishkruanit, për t’u hapur në ato situata ku mendoni se keni akoma për të thënë, akoma për të përshkruar situata, karaktere, aksione, dashuri dhe urrejtje? Me “Zinxhiri.”, mendoj se keni rastin më të mirë të shpalosni më me frytshmëri edhe artin tuaj, ngaqë njerëzimi është lodhur dhe mërzitur me formën pseudoklasike të të shkruarit. “Arti zbulon”, më duket se ka thënë dikush.

– Çka sapo thatë, është një grishje dhe nxitje që më bëni me dashamirësi prej miku të vërtetë, për t’iu rikthyer temave të rrahura tashmë, duke u dhënë frymëmarrje më të gjerë, sidhe qëmtimit e zhbirimit të të tjerave, që ende nuk i kam shtjelluar.

– Jeni besimtar?

– Po, Ahmet! U bëra besimtar “i thekur” sidomos pas kapërcimit të disa vështirësive, të cilat me kalem “tokësor” nuk ishin të mundura as të përballoheshin, pa le të kapërceheshin!

– Si vazhdon të vlerësohet revista juaj shumë simpatike “Haemus”?

– Përderisa vazhdojmë ta botojmë me çdo kusht, kjo vjen edhe si jehonë e vlerësimeve inkurajuese e dashamirëse që na bëhen nga lexuesit anembanë botës.

– Çfarë keni në shtyp, në dorë dhe në mendje?

– Dy monografi, një vëllim poetik, një përkthim, një tekst universitar.

-Miku im, mos jeni shumë i shpërndarë?

– Keni plotësisht të drejtë. Duhej që, si në luftë, “grushtin” kryesor ta jepja në mes të frontit, jo në gjithë gjerësinë e tij. Krahas temperamentit tim, këtu kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, që lidhen me punët e ndryshme që më është dashur të kryej gjatë jetës. Tani, edhe sikur të desha të ndryshoj, është vonë, i dashur Ahmet!

– Çfarë do të ndodhte sikur emrat e identifikuar me rrokje në librin tuaj, “Zinxhiri.”, të shkruheshin të plotë?

– Siç mund ta keni vënë re, emrat “me zarar”, pra të politikanëve të të gjitha kahjeve e ngjyrave, i kam vënë të plotë, ndërsa disa të tjerëve, të fushave të ndryshme, ua kam “censuruar”. Këta kanë qënë dhe kanë mbetur të mbrapshtë ndaj meje, ndaj të tjerëve, por edhe ndaj vetvetes dhe jetës në përgjithësi. I kam emërtuar me rrokje, me emra të përgjysmuar, ngaqë i konsideroj gjysëmnjerëz. Nga ana tjetër synoj që këto kujtime të përcjellin një kumt mirësie: lexuesit të dënojnë veprimet e këtyre të paudhëve, pa marrë vesh se si quhen.

– Çfarë dini për pogradecarin Qani Çollaku?

– Ka pasur ide përparimtare, demokratike, që guxoi t’i shfaqte me zë të lartë pikërisht në vitet kur dikatura ishte ngjitur në kuotat më të epërme të egërsisë.

– Si e ndërtoni planin ditor?

– Në pajtim me kërkesat dhe detyrat që më ngarkohen ose që i ngarkoj vetes.

– Cili është pasioni juaj pas studimit?

– Leximi, dëgjimi i muzikës, i paraprirë nga Himni i Flamurit dhe nga kënga atdhetare: “Dragonjtë e Shqipërisë”.

– Çfarë do t’u thoshit Për Vitin e Ri 2013 shqiptarëve në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti?

– Të gjithëve urimin tradicional: “Nga mot gëzuar!”, ndërsa të rinjve edhe këto: “Jini të drejtë e të ndershëm dhe mos harroni se, mbi ambicjet dhe intrigat, mbi lakminë dhe smirën, qëndron Përjetësia e Kombit, qëndron Dashuria për Atdheun. Aty duhet ta lini pikëpjekjen gjithmonë, paçka se heraherës nuk mirëkuptohemi me njëri-tjetrin!”.

– Nga do t’i vijë e mira kësaj Shqipërie, nga vetë shqiptaret, nga elita, nga të huajt, nga resurset natyrore apo nga rinia?

– I zoti e nxjerr gomarin nga balta, na mëson populli. Dhe ky zot jemi të gjithë: të rinj e të moshuar, qytetarë e fshatarë, punëtorë e intelektualë. Po nuk deshëm veten, si mund të presim të na duan të huajt?

-Si e mendoni Shqipërinë pas dy dekadave?

– Shumë më të pasur ekonomikisht e sidomos shpirtërisht!

FALEMINDERIT DHE SUKSESE

Faleminderit edhe juve

(Foto:Kopi Kycyku)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Ahmet Collaku, Inteviste, Kopi Ktctku

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT