NGA AHMET ZANI/
Ndërsa keni vendosur të bëni një udhëtim në qytetin hero të Krujës më parë duhet të kaloni mespërmes Fushë Krujës dhe aty ku do t’ju shfaqet diku në malin e lartë qyteti i Skëndërbeut. Janë vetëm 11 km derisa të ngjitesh në Krujë një rrugë në pjesën më të madhe me pisha të larta që i kanë rezistuar kohës. Duke u ngjitur nëpër kthesat e forta të rrugës më pas shfaqja e qytetit duket akoma më e bukur , ndersa në majë të malit, që rrok lartesine 608 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Teqeja e Sari Salltikut.
Në qëndrën e qytetit lartesohet Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu një nga skulpturat më të njohura në vendin tonë, krutanët ndjehen krenarë për të.
Teksa janë pak metra dhe do të futesh në pazarin karakteristik të saj një pamje vërtetë e këndshme e dyqaneve të hershme, rruga e kalldrëmtë dhe disa lloje të ndryshme relike të hershme duke u futur në botën e kohës së lashta. Janë të shumtë këta tregtarë që kanë disa vite që përpiqen të ruajnë historinë dhe kulturën krutane në vlerat që ka qyteti. Ndonëse nga histori thuhet që pazari i vjetër i Krujës është djegur disa herë por është rindërtuar përsëri dhe kjo deëshmi vjen nga tërë ustallarët e vjetër krutanë dhe njëri prej tyre është dhe Xhevdet Bardhi. Kujtimet e oazarit janë si dhe tani me dyqanet në dy anët e rrugës së kalldrëemtë, i ndjesisë së çuditshme nga turistët e huaj apo dhe vendas që këmba e tyre shkel për të parën heër këtë pazar karakteristik. Prodhimet e materialeve prej leshi, kryesisht qelesheve, punishtet që ngjan si galeri arti, por dhe koleksionet e ndryshme, ku do të gjejmë objekte dhe relike të jashtëzakonshme me jetëgjatësi gati 100 vjeçare. Teksa vijon rrugën e kalldrëmtë të cilat i kanë rezistuar kohrave diku më tej do të gjejmë objekte nga më të ndryshmet që vizitorët do të preferojnë të përzgjedhin nga këta për nga vlerat që ruajnë të tilla relike
Nga këta pazarxhinj të vjetër krutanë tregojnë se nga fillimi i shekullit të 18 kanë marrë zhvillim një sërë zejesh gati rreth 400 vjeçare që u ngjasojnë laagjeve të kohës së antikitetit dhe që rrjedhin nga lashtësia, nga mënyra e servirjes dhe se si prodhohen që vjen si version artizan. Këtu është nja pazar të e vjetra sfidon modenen nga këta artizanë që natyrshëm shijojnë harmoninë tërheqëse të prodhimit dhe tregtimit nga të tilla produkte karakteristike krutane shumë të hershme që ruajnë modelet autoktone, pasi dhe kërkesat nga blerësit janë të shumta.
Iniciativa në ngritjen e disa reparteve sidomos në punimin e bakrit pasi është dhe si zonë e pounimit me dorë pasi dhe klientela është kërkuese.
Një tjetër dëshmi në prodhimet tradicionale artizane është dhe përpunimi i qylymave dhe sixhadeve dhe siç tregon Bardhi kanë jetëgjatësi nga materiali shumë i fortë. Janë përpunim tërësisht primitive pasi kjo është mënyra më e njohur gjë që shumë gra krutane janë të punësuara në këtë aktivitet, ndonëse ëështë një punë e lodhshme, por njëkohësisht dhe kënaqësi pasi janë duart artizane të krutaneve që sjellin të tilla modele mjaft të preferuara.
Një tjetër dëshmi është dhe nga artistët krutanë në studjot e tyre si në pikturë dhe konkretisht veterani Skënder Rroshi që ka një arkivë mjaft të çmuar nga ky pazar ndërsa syri ynë do të shohë portretin e madh të heroit Kombëtar Skënderbeu. Më shumti janë dhe kërkesat nga turistët sidomos kosovarët që preferojnë portretin e luftëtarit.
Por një eveniment që konsiderohet i rëndësishëm nga konkurenca e pandershme është dhe përdorimi nga disa tregtarë me sende të prodhimit të jashtëm që i prishin bukurinë këtij aktivitteti dhe traditës krutane. janë sende dhe relike që nuk janë prodhime tradite të krutanëve ndërsa janë denoncuar raste produktesh dhe nga importi.
Shoqata e artizanëve
Prej disa vitesh në Krujë kryen aktivitet shoqata e artizanëve krutanë me kryetar Esat Taga një banor shumë i hershëm i kqtij qyteti. Qellimi i kësaj shoqate është evidentimi i ruajtjes së vlerave dhe objekteve të vjetra tradicionale. Anëtarë të saj janë disa historianë si Muharrem Goci i shquar për traditën, duke ju referuar dhe seminareve që zhvillohen një domsdoshmëri për brezat që duhet të pasojnë këtë traditë mjaft të çmuar në Krujë.
Rrëfimi i Eda Toskës, fermeres nga Lushnja, që kërcënohet nga të “fortët”
Ne foto:Lopet e fermes te familjes Toska ushqehen ne toka te marra me qera sepse tokat e saj i kane zaptuar te fortet, qe mbrohen nga pushteti vendor/
Nga Ahmet ZANI/
Eda Toska quhet kjo fermere në fshatin Ferras të Lushnjës. Vajza me shumë stërmundim ka ngritur këtë fermë me gjedh madje duke punësuar dhe disa nga bashkëfshatarët e saj. Po përse kjo vajzë 31 vjeçare të merret me punët e blegtorisë? Përveçse pasioni i saj të rrisë të ardhurat duke përzgjedhur këtë profesion në shtimin e lopëve, ka dhe një fakt tjetër pasi babaj i saj Hyqmeti është i paralizuar dhe një vëlla ndodhet jashtë kufijëve, i cili sjell të ardhura për t’i paraprirë punëve të blegtorisë, ndaj vajza ka zgjedhur këtë profesion në rritjen dhe mbarshtrimin e gjedhit duke ndërtuar këtë kampleks lopësh.
Edhe pse Eda është shumë e rregullt me tërë domumentacionin disa nga institucionet po i vendosin shkopinj nën rrota aktivitetit të saj duke e penguar në ecurinë e punëve.
Prej disa kohësh kjo vajzë rendet nëpër zyrat e institucioneve për të drejtën e saj pasi një pjesë të tokës po ja gllabërojnë nën hijen e pushtetit disa “të fortë” që i kanë zaptuar tokën. Janë të pushtetshëm, tregon Eda për “Gazeta Dielli”. Eda kërkon mbështetje nga media, ndaj me shumë dëshirë kemi ndjekur problemin që po rëndon tërë familjen Toska në Ferras të Lushnjës. Teksa jemi shfaqur në këtë fshat, ku pjesa e mirë e banorëve merrenin me punët e stinës së verës, shohim gjithashtu dhe familjen Toska të të përfshirë në punët e shumta. Disa punëtorë po sistemonin dëngjet me jonxhë në një magazinë të madhe si ushqim për blegtorinë për stinën e dimrit. Eda tregon se sasia e ushqimit dimror është e pamjaftueshme sikundër në vitet e tjera dhe kjo vjen nga që një pjesë të tokës ia kanë rrëmbyer.
– Do të mundohem të siguroj diku gjetkë pasi ushqimi i lopëve është çeshtje që kërkon zgjidhje. Ne u ineteresuam dhe për lopët pasi aty përreth sikur syri ynë nuk na zuri ndonjë bagëti, dhe Eda na ftoj të udhëtonim diku në një fshat tjetër. Pasi ndez mjetin e saj të punës një makinë që shërbente dhe për të udhëtuar, natyrisht dhe për trasnport. Udhëtimi ynë zgjat përreth 20 minuta në një rrugë shumë të dëmtuar, deri sa u shfaqën tufa e lopëve, që pasi kishin ardhur nga kullota përreth këtij stani të sajuar dhe aty ishin dy djem që kujdeseshin për lopët dhe kryenin shërbimin atyre. Menduam se ishte tokë e kësja familje, por nga pamjatueshmëria e kullotës së bagëtive këta janë detyruar të marrin një tjetër tokë dhe në një tjetër fshat duke paguar qiranë e saj. Vërtetë për të ardhur keq nga ky stërmundim që i bëhej ksaj vajze shumë të fortë e cila tregon dhe përplasjet me njerëzit që tërësisht padrejtësisht i kanë rrëmbyer tokën pronë e shenjtë. Unë do të rezistoj akoma dhe më shumë me këta njerëz që dhe pushtetarët nuk mund të zbatojnë ligjet për t’i dhënë të drejtën pronarit dhe si mos më keq nga kjo gjendje e vajzës nga Ferrasi i Lushnjës. Kur i thamë se do ta përcillnim shkrimin në gazetën Dielli që botohet në Amerikë, ajo e indinjuar tha se shpresonte që ta shihnin së paku në internet edhe shtetarët, edhe Do sakrifikoj madje për këtë pronë gjej rastin të informoj dhe drejtuesit më të lartë pasi vendorët nuk po denjojnë të merren me problemin që më rëndon mua dhe familjen.Tëfortët, duket se kanë mburojë pushtetin!
Politikanët, dhe shtetarët, thonë se përkrahin biznesine vogel e se kërkojnë që të hapin sa më shumë vende pune, por ja që zërin e kësaj fermereje pa përkrahje nuk e dëgjojnë. Është një sakrificë shumë e madhe njëkohësisht dhe investim po aq i konsiderueshëm në shtimin e kësja ferme deri sa disa vite më parë më është dëmtuar nga zjarri që përfshiu magazinat. Po tani është vërtetë e padurueshme të të marrin tokën tënde disa të ardhur nga zonat verilindore të vendit duke u përballur me një vajzë e papërkrahur. Por shpresoj tek institucionet të ndërhyejnë pr t’u treguar vendin”te fortëve” dhe ta zgjidhin problemin, që po e shqetëson për ditë e më shumë këtë familje.
NJË FAMILJE SPORTISTËSH
nga Ahmet Zani/
Afërdita Gjoni mësuese në shkollën e mesme në Mamurras është e njohur si volejbolliste nga 25 vite në disa ekipe të vendit. Këtë profesion ajo ua ka dhuruar dhe fëmijë ve të saj që të dy sportistë , djali Aldo futbollist dhe vajza Aba voljebolliste. Por nga sa tregon Afërdita për gazetën shkak që është bërë e famshme si volejbolliste është meritë e vëllezërve të saj. Konkretisht nga vëllai më i madh që tani nuk jeton më Bashkim Lal,a i njohur si volejbollist me skuadrën e Korabit për disa vite radhazi, shumë i njohur në ato vite, duke fituar disa medalje si sportist. Njëkohësisht dhe vëllaj tjetër Fatmiri, ky futbollist me Korabin për disa vite. Afërdita është krenare për gjurmët që kanë lënë në aktivitetin e sportit dhe kjo i ka dhënë emër familjes të sportistëve. Jam krenare pasi fëmijët kanë ndjekur paksa rrugën e sportit me mbështetjen e saj ndonëse sot përveç futbollit të tjera aktivitete sportive nuk shihen me vemendje. Madje ajo tregon dhe për të birin Aldo që është aktivizuar si sulmues me ekipet e Korabit dhe për katër vite në Mamurras. Prej tre vitesh tim bir po largohet nga futbolli pasi nuk gjen mbështetjen e duhur nga ekipet e kategorisë së parë ndë rsa nuk preferon me ato të ulta. Aldo ishte vërtetë një futbollist i shquar me ekipin e Mamurras kontribues në kohën kur kjo skuadër ka prekur kategorinë e parë , shënues i dalluar, madje në disa takime vendimtar. Djali i saj Aldo tashmë është mësues i edukimit fizik në një shkollë në Mamurras dhe pas pune ai stërvitet individualisht dhe kjo i shërben të ruajtë trupin në formë. Sakaq dhe vajza Aba ka demostruar për pak vite si volejbolliste por është sport që pak i kushtohet vemendje tani në Shqipërinë e tranzicionit të stërzgajtur. Janë qytete të vogla si Peshkopia apo dhe Mamurrasi aty ku Aba ka luajtur volejboll, dhe tani është mësuese në Mamurras.
Afërdita kujton me nostalgji vitet e rinisë së saj kur lojërat me dorë ishin interesante dhe u jepej mbështetje nga institucionet. Ndjenim kënaqë si dhe nga publiku mjaft pasionant dhe sidomos në vendlindjen time Peshkopi. Aty kam dhe kujtimet më të bukura nga rinia sidomos nga sporti. Ishte qytet ku aktivitetet sportive ishin primare. Sot ndjej keqardhje pasi disa aktivitete sportive janë larg realitetit pasi janë nxënësit që kanë prirje për disa lloje sporti dhe mungojnë mjediset sportive. Sakaq indinjohem dhe nga fakti i tim bir Aldo i papërkrahur nga futbolli, një djalosh shumë profesionist. Gjatë kohës së aktivizimit prej katër vitesh jam mirënjohës presidentit të futbollit në Mamurras pasi ka diktuar vlerat e tim bir Aldo dhe ka dhënë mbështetje.
Fushë Krujë, Shtëpia që “mbjellë’ Paqe në Shqipëri
Nga Ahmet ZANI/
Konfliktet e lindura gjatë peridhës së gjatë të tranzicionit në Shqipëri, dhe fenomeni i gjakmarrjes, një traditë e cila nga mbetur në mjedisin shqiptar, kanë shkaktuar plagë të rënda në shoqërinë tonë. Ky fenomen është i përhapur konkretisht në zonat rurale dhe sidomos në pjesën veriore të vendit. Në vendin tonë dikur vepronte ligji i Kanunit, ka lënë gjurmë të thella. Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti i mosveprimit efikas të shtetit. Kur nuk vepron Ligji, vepron Kanuni. Shteti dhe Ligji, ende nuk po veprojnë për të ndihmuar shtresa që vuajnë nga fenomeni i konflikteve apo më rëndë i gjakmarrjes.
Për t’u ardhur në ndihmë familjeve që vuajnë nga konfliktet e ndryshme në Shqipëri operojnë disa organizata, që kanë krijuar përvojë në zgjidhjen ligjore të këtyre çeshtjeve.Një ndër to është edhe Shtëpia e Paqes në Fushë Krujë.
Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar po operon prej nga viti 2009 me qendër në qytetin e Fushë Krujës me një shtrirje gati në tërë vendin. Roli i kësaj organizate ka dhënë frytet e saja duke shuar mjaft konflikte dhe çeshtje konfliktuale tepër problematike. Krijimi i kësaj organizate ka ardhur si kontribut nga disa njerëz që kërkojnë bashkpunim në arritjen e minimizimit të fenomeneve që rëndojnë shoqërinë. Janë persona që kanë kredibilitet në shoqëri, intelektualë dhe aktivistë të cilët ushtrojnë veprimtari aty ku plaga e rëndë e gakmarrjes ka rënduar një pjesë të shoqërisë shqiptare. Këta burra nuk reshtin të dhurojnë paqe të shuajnë konflikte të bëjnë pajtime duke ofruar gëzimin e munguar ku i dhembin atyre familjeve që përjetojnë ankth dhe nuk gëzojnë liri si tërë shoqëria.
Agim Loci drejtor Ekzekutiv i i SHDPK ( Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar), dallohet si një nga organizatorët dhe kontribuesit me peshë në këtë fushë, i ndihmuar nga mjaft iniciatorë të tjerë që në vijimësi operojnë aty ku ndihet kjo plagë e shoqërisë.
Z. Loci prej disa kohësh ndodhet në SHBA në disa aktivitete i cili ka treguar për angazhimin e tij dhe ndihmesën nga organizata të këtij vendi për t’i ardhur në ndihmë kësaj organizate në Shqipëri. Ai tha për gazetën se është në bashkëbisedime me partnerë nga Amerika, dhe se po bën përpjekje në përmirsimin e rolit të veprimtarisë së kësaj organizate në vendin tonë. Ai ka organizuar disa veprimtari në Nju Jork dhe ka marrë pjesë në veprimtari të komunitetit atje.Gjithësesi në Shqipëri organizata vazhdon normalisht veprimtarinë e saj.
Rezultatet e kësaj organizate duket sa kanë dhënë efektet pozitive. Misionaret e Paqes punojnë në terren dhe natyrshëm vështirësitë janë prezente, por këta kontribues nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre duke arritur dhe rezultate konkrete. Sa dëshmon drejtori ekzekutiv Agim Loci mënyra e ndërmjetësimit për të arritur pajtmin është një proçes shumë i vështirë por jo i pamundur. Vështirësitë janë hasur sidomos tek nënat e viktimave duke sjellë në kujtesë dy raste në Kamzë. Më tej ai ka shtuar se shqiptarët po i thërrasin arsyes dhe logjikës duke shtrirë dorën e pajtimit. Po vijojmë me institucionet shtetërore dhe disa organizma bashkpunimin në minimizimin e këtij fenomeni. Në këtë vit priten që 11 familje të arrijnë të shtrijnë dorën e pajtimit, c’ka është sukses për tërë shoqërinë.
Shtrirja e kësaj organizate të misionit të Pajtimit është në Shkodër, ku bashkpunojnë Zef Dani, Simon Tarazaj, Fran Kelmendi, në Lezhë Xhek Bushi nga Kruja dhe Zef Nikolli gjithashtu në Krujë ,Haziz Aruçi, Artur Karaj , Xhavit Cangu, Kujtim Shima, ndërsa në Tiranë Riza Loci , Kujtim Kolaveri dhe grupe të tjera në disa rrethe të vendit. Të gjitha këto pajtime janë nën kujdesin dhe prioritetin e drejtori ekzekutiv Agim Loci i cili për ambjente dhe aktivitete që organizohen ka hapë dyert e shtëpisë së tij në Fushë Krujë.
Në këto prçese pajtimi një rol të veçantë po luajnë dhe punonjëset sociale dhe psikologe që punojnë në terren në bindjen e nënat dhe motrat e viktimave, siç janë Enkelejda Kotarja, Ueda Damjani etj., që duhen përgëzuar për ndihmesën e tyre.
Nga të dhënat rezultojnë se në tërë këta zona ku operon kjo organizatë janë rreth 300 familje të ngujuara që ndahen në tre kategori, nga këta 200 janë në ngujim të plotë, 70 të pjesshëm që dalin me frikën e gjakmarrjes dhe 30 të tjera ruhen plotësisht për t’ju ruajtur konflikteve. Sakaq për fëmijët e ngujuar janë organizuar shumë aktivitete mbreslënëse pranë shtëpisë së Paqes në Fushë Krujë për t’ë larguar sado pak nga vemendja e brezave të rinj frikën dhe dëshpërimin. Një organizatë e tillë është ngritur dhe në Amerikë, ka informuar Loci duke dhënë dhe asistencë dhe bashkpunim ndërinstitucional kundër gjakmarrjes në shërbim të punës në vendin tonë.
Për këtë organizatë kanë dhënë falenderime shumë institucione, individë por më së shumti mbetet institucioneve të mbështesin iniciativën e organizatës Shtëpi e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar në Fushë Krujës.
Disa gazetarë të huaj kanë inspektuar zona të vendit tonë aty ku janë famlije të ngujuara për të ndjekur fenomenin e ngujimit ndërsa kanë lënë mbreat e tyre nga misioni i kryer nga kjo organizatë.
Organizata, përmes drejtorit Ekzekutiv dhe akivisteve, ka marrë pjesë për të parën herë ne Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve, organizuar në Nju Jork me 20 Qershor 2015.
URA E SHKOPETIT…
NGA AHMET ZANI/
SHKOPET-Nuk mund të besohet por është e vërtetë. Edhe të vdekurit e fshatit Shkopet transportohen me mjete rrethanore nga njëra anë e lumit Mat në tjetrën. Ndërkohë fëmijë, burra, gra e të moshuar lëvizin mbi fuqtë e përgatitura në formë varke duke vënë në rrezik jetën e tyre. Prej 20 vitesh 80 familjet e mbetura në fshat kanë ndjerë dëmtimin e rëndë të urës, ndërkohë pesë vitet e fundit vuajnë mungesën totale të saj. Një grua e moshuar shprehet se hapja e digave të hidrocentralit të Shkopetit shkaktoi dëmtimin e plotë të urës, duke izoluar fshatin e komunës Milot. “Nga digat e hidrocentralit u derdhën sasi të mëdha uji. Prurjet përmbytën gjithçka, tokat, shtëpitë dhe rrëzuan edhe urën e cila megjithëse e vjetëruar na shërbente për të kaluar nga njëra anë e lumit në tjetrën. Prej atëherë askush nuk mendoi për të ngritur një urë të re”-shprehet Prena, një gjyshe që mban sytë nga lumi sa herë nipërit e mbesat shkojnë në shkollën e fshatit. Ajo rrëfen se disa nga banorët që kanë patur mundësi financiare e kanë lënë fshatin dhe janë sistemuar me qira në Laç, Lezhë e gjetkë, për të mundësuar shkollimin e fëmijëve. “Fshati, thotë banorja 75 vjeçare e Shkopetit, po braktiset, megjithëse këtu ka toka pjellore dhe është vend i begatë për blektori e bimë medicinale. Kush ka lekë dhe i dhimbset jeta e fëmijëve është larguar. Ne të shkretët çdo ditë e shohim vdekjen me sy. Sa herë fëmijët e fëmijëve nisen për në shkollës rri e vështoj a dalin në anën tjetër të bregur. Rri me zemër të ngrirë. Një muaj më parë fëmijën e një fqinji e shpëtuan banorët e fshatit. Trapin e ndërtuar me fuqitë e hekurit e mori lumi afro 300 metra. Shyqyr djali 11 vjeçar shpëtoi”-tregon banorja e Shkopetit të izoluar plotësisht. Mungesa e një ure e cila do të mundësonte kalimin e mjeteve bujqësore drejt fshatit Shkopet të Kurbinit, ka detyruar banorët e saj t`i rikthehen punimit të tokave me parmendë. Nuk bëhet fjalë që në këtë fshat të mbërrijë makina apo mjetet bujqësore. Këtu banohet si në mesjetë. Mirëpo ajo që të habit është diçka tjetër, mjaft e rëndë. Edhe të vdekurit apo të sëmurët transportohen me këtë mjet arkaik, primitiv. Nuk kanë asnjë mundësi tjetër banorët e Shkopetit për të lëvizur mbi lumin e rrëmbyeshëm të Matit. Banorët kanë montuar tri fuqi hekuri dhe mbi to kanë vendosur disa dërrasa. Çdo ditë me këtë “mjet” udhëtojnë nxënësit e shkollës 9 vjeçare Shkopet, jeta e të cilëve është në fije të perit.
Dhe këta pak banorë që ende nuk kanë mundur të largohen nga pjesa tjetër e fshatit tashmë të izoluar për punimet e stinës përdorin parmendë në punimin e tokave. A thua nuk janë të harruar nga shteti këta banorë të Shkopetit në Kurbin?