Nga Ahmet ZANI/Universiteti katolik Amerikan me qendër në Florida i ka akorduar biznesmenit Mirditor Pjetër Nikolli, titullin doktor Honoris Causa në fushën e biznesit dhe ndërtimit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në qytetin e Rrëshenit merrnin pjesë qytetarë dhe biznesmenë nga Mirdita, Tirana dhe disa rrethe të tjera. Zoti Pjeter Nikolli është biznesmeni i parë në këtë rreth dhe një person i shquar për humanizmin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë jo vetëm në Mirditë por dhe në shumë rrethe të tjera. Ai është prej më shumë se një dekadë bashkpuntorë i Misionit Diplomatik të Paqes me qendër në Tiranë. Mori pjesë në këtë ceremoni dhe zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili çmoi lart punën dhe veprën e Pjeter Nikollit. Diplomën ja dorëzoi zotit Pjeter Nikolli Rektori i Universitetit Katolik të Floridas zoti Hose Moreno.Mirditori Pjetër Nikolli, Honoris Causa nga Universiteti Katolik në Florida
Nga Ahmet ZANI/Universiteti katolik Amerikan me qendër në Florida i ka akorduar biznesmenit Mirditor Pjetër Nikolli, titullin doktor Honoris Causa në fushën e biznesit dhe ndërtimit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në qytetin e Rrëshenit merrnin pjesë qytetarë dhe biznesmenë nga Mirdita, Tirana dhe disa rrethe të tjera. Zoti Pjeter Nikolli është biznesmeni i parë në këtë rreth dhe një person i shquar për humanizmin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë jo vetëm në Mirditë por dhe në shumë rrethe të tjera. Ai është prej më shumë se një dekadë bashkpuntorë i Misionit Diplomatik të Paqes me qendër në Tiranë. Mori pjesë në këtë ceremoni dhe zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili çmoi lart punën dhe veprën e Pjeter Nikollit. Diplomën ja dorëzoi zotit Pjeter Nikolli Rektori i Universitetit Katolik të Floridas zoti Hose Moreno.