Nga Ahmet ZANI/Universiteti katolik Amerikan me qendër në Florida i ka akorduar biznesmenit Mirditor Pjetër Nikolli, titullin doktor Honoris Causa në fushën e biznesit dhe ndërtimit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në qytetin e Rrëshenit merrnin pjesë qytetarë dhe biznesmenë nga Mirdita, Tirana dhe disa rrethe të tjera. Zoti Pjeter Nikolli është biznesmeni i parë në këtë rreth dhe një person i shquar për humanizmin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë jo vetëm në Mirditë por dhe në shumë rrethe të tjera. Ai është prej më shumë se një dekadë bashkpuntorë i Misionit Diplomatik të Paqes me qendër në Tiranë. Mori pjesë në këtë ceremoni dhe zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili çmoi lart punën dhe veprën e Pjeter Nikollit. Diplomën ja dorëzoi zotit Pjeter Nikolli Rektori i Universitetit Katolik të Floridas zoti Hose Moreno.
Pjetër Nikolli me vperimtarinë e tij bamirëse si dhe investimet në fushën e ndërtimit janë vlerësuar duke merituar dekoratën e lartë Honoric Causa nga Universitetit në Florida. Njeriu i urtë dhe punëtor Nikolli nga i emocionuar do të vlerësnote miqtë dhe të pranishmit në këtë event. Ai ka theksuar se kjo është vlerësim si dhe këmbëngulje e tij në rritjen investimeve.
Grupi artistik ” Mirdita” ka shoqëruar aktivitetin me muzikën tradicionale të zonës të interpretuar nga artistët mirditor.