• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

66 MILIONE PER SAMITIN “DIASPORA 2019”, LUKSI I NJE SHTETI TE VARFER

February 2, 2019 by dgreca

– Ne nëntor 2016, qeveria shqiptare organizoi një samit fasadë të diasporës. Unë nuk di të them se çfarë u vendos e se çfarë u bë pas atij samiti. Tash po organizohet një samit i dytë. Sipas burimeve qeveritare, buxheti i samitit për qeverinë i kalon 66 milionë lekë. Në një vend si vendi ynë, ku njerëzit duan të ikin prej andej mes të tjerash nga varfëria dhe mungesa e një perspektive, mbajtja e një samiti me çdo çmim më duket luks i tepëruar.

1 samiti1-640x360

-Diaspora siç e dua unë- Disa mendime rreth diasporës shqiptare dhe roli dhe marrdhëniet e saj me atdheun mëmë/

DSC011771-300x253Nga Ajet Nuro/Montreal-Kanada/

Popullsia e një vendi e shpërndarë nëpër botë përbënë atë që quhet diasporë. Për shqiptarët, diaspora merr rëndësi të veçantë. Nuk ka një moment të historisë moderne të saj që diaspora të mos ketë ndikuar për të mos thënë se ndikimi i saj ka qenë vendimtar. Krijimi i shtetit të ri dhe sidomos ruajtja e integritetit dhe ekzistenca e shtetit të ri shqiptar nuk mund të arrihej pa ndihmën e diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vet shteti i ri shqiptar, institutet demokratike dhe vendimet e qeverisë së tij kishin përballë kritikën e disaporës shqiptare aq sa jo më kot mbreti Zog emëroi pikërisht një figurë të diasporës shqiptare si Faik Konica si ambasador të shtetit shqiptar në Washington.

Lufta e Dytë botërore dhe ardhja e komunistëve në pushtet bëri që kundërshtarët e regjimit të linin vendin për t’i shpëtuar terrorin dhe zhdukjes. Ata që nuk mundën të ikin, u dihet fati. Kuptohet që të ikurit apo të arratisurit ishin kundërshtarë politi të regjimit. Ishte një pjesë e vogël që iknin me bekimin e regjimit edhe për qëllimet e tij. Kundërshtarë apo jo, regjimi komunist kishte interesat e vete tek kjo pjesë e popullsisë shqiptare e larguar nga atdheu. Kjo pjesë e popullsisë “Shqiptarët jashtë atdheut/ kishin emisionin e tyre radio, pjesë e propagandës. Pjesë e propagandës ishin edhe vizitat e “shqiptarëve jashtë atdheut” dhe intervistat dhënë televizionit shqiptar me ato përshtypje të jashtzakonshme nga atdheu dhe përparimin e jashtzakonshëm të tij.

Përgjatë pothuajse 45 vjetë, kufiri shqiptar ishte i mbyllur dhe tentativat për t’u arratisur në pjesën më të madhe përfunduan në tragjedi. Le të kujtojmë se arratisja ishte një nga krimet më të dënuar të periudhës komuniste. Po të shtosh këtu dënimet dhe internimet e familjes së atij që guxonte të arratisej, kuptohet rezultati.

Hapja e kufijëve apo shpërthimi i tyre në prag të vitit të ri 1991 shënuan fillimin e një ikje masive që u quajt edhe “eksod biblik” pasi ikja e shqiptarëve drejt perëndimit shënon ikjen më masive në të gjithë vendet e lindjes europiane. Ky eksod shënoi edhe krijimin e disaporës më të re shqiptare.

Qeveritë e pas 1990 fillimisht u interesuan për diasporën shqiptare sidomos për “milionerët” shqiptarë për t’i tërhequar ata në investime. Pas kësaj, heshtje. Interseimi i qeverive shqiptare për qytetarët e saj nëpër botë fillimisht ka qenë zero përveç viteve të fundit kur fillimisht u krijua një drejtori e diasporës në kuadrin e ministrisë së jashtëme dhe së fundi me krijimin e një mistrie diaspore. Duhet thënë se qeveria e Kosovës ka qenë edhe më përpara në përpjekjet për të krijuar lidhjet me diasporën si dhe në krijimin e një ministrie enkas për diasporën por edhe organizma që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.

Së fundi, qeveria shqiptare është hedhur në një sulm të përgjithshëm për të kapur kohën e humbur. Kjo nuk ka se si të mos përgëzohet. Por, disapora çfarë duhet të bëjë në këtë mes, si duhet të reagoj?

Diaspora shqiptare sidomos ajo e re, është padyshim pasuria më e madhe e shqiptarëve. Suksesi i tyre, integrimi në vendet që ata kane zgjedhur, ekserienca e tyre do të ishte tërheqëse për çdo shtet e shoqëri civile si mjet për përparimin politik, ekonomik e shoqëror.

Në këtë kuptim, do të ishte e udhës të shihej integrimi apo ri-integrimi i disaporës shqiptare në jetën e atdheut të saj. Një debat është hapur madje edhe në mundësinë që kjo e fundit të marr pjesë nȩ jetën politike të vendit të vet pra, të ketë të drejtë votimi. Dy janë qendrimet kryesore në këtë pikë:

Diaspora shqiptare nuk ka të drejtë të marr pjesë në jetën politike shqiptare pasi ajo nuk paguan taksa shtetit shqiptar. Mundet që praktika e shumë vendeve është e tillë që politikbërja është e rezervuar për taksapaguesiit, Sidoqoftë diaspora shqiptare duhet dhe përbënë një veçanti. Në sitemin elektoral të tanishëm shqiptar që unë do të konsideroja më të keqin që mund të zgjidhte një vend, diaspora nuk ka vend dhe nuk do të ishtee logjikshme pjesmarrja e saj. Pjesmarrja e saj veç do të rriste cinizmin dhe do të ishte pjesȩ e problemeve të tanishme të politikës shqiptare.Diaspora shqiptare të ketë të drejtë të marr pjesë në jetën politike shqiptare por veç në një realitet të ri. Nëse diaspora do të jetë pjesë e partive politike shqiptare, ajo kurr nuk do sjell ndonjë gjë të re, Vetëm nëse ajo do të ketë zërin e saj, vetëm kur diaspora shqiptare të jetë opozitë dhe kritike e asaj që ndodh në Shqipëri, vetëm at’here diaspora shqiptare do të ketë edhe një rol për të luajtur.

Nuk mund të kaloj në heshtje nja dy ngjarje që kanë të bëjnë pikërisht me organizimet e disaporës shqiptare. Me nismën e qeverisë shqiptare po flitet dhe janë bërë edhe hapat e domosdoshme për krijimin e një këshilli koordinativ kombëtar me përfaqësues nga diaspora. Kandidaturat më të mira iu dërguan ministrit Pandeli Majko i cili do zgjedhi edhe përfaqësuesit e diasporës për çdo shtet. Por, problemi qëndron që në një vend ku ka munges të ndarjes së pushteteve, difiçit demokracie dhe një shtyp e media të pafuqishme e të pavarura, mënyra se si qeveria kërkon të tërheqi diasporën në një marrdhënie me shtetin amë lë për të dëshiruar. Mendoj se diaspora ka dhe duhet të krijoj mekanizma përzgjedhje dhe duhet me domosdo të ngelet e pavarur. Imagjinoni që ministri të zgjedhi një kandidaturë mes 10 tê tjerave. Ai që do zgjidhet nga qeveria (ministri) është më i zoti se të tjerët?! Ai që do të zgjidhet nga ministri do të jetë i pavarur të jap mendimin e tij qoftë edhe në kundërshtim me atë që e ka zgjedhur?!

Ne nëntor 2016, qeveria shqiptare organizoi një samit të parë të diasporës. Unë nuk di të them se çfarë u vendos e se çfarë u bë pas atij samiti. Tash po organizohet një samit i dytë. Sipas burimeve qeveritare, buxheti i samitit për qeverinë i kalon 66 milionë lekë. Në një vend si vendi ynë, ku njerëzit duan të ikin prej andej mes të tjerash nga varfëria dhe mungesa e një perspektive, mbajtja e një samiti me çdo çmim më duket liks i tepëruar. E parë me sytë e qeverisë, sigurisht ia vlen të harxhohen këto parà  të taksapaguesve shqiptarë për diaporën e saj. Po diaspora, si mendon?

Ajet Nuro

Montréal, Kanada, 1 shkurt 2019

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ajet Nuro, diaspora, siç e dua une

Gjyshi im, Flamurtari Vatran, Jaho Sinani

October 5, 2018 by dgreca

1 Jaho Sinani OkNga Ajet Nuro/Në dy periudha të ndyshme historike më është bërë pyetja: Ti, je nipi i Jaho Sinanit ? Në të dy rastet përgjigja ka patur një prapashtesë. Para 1990, të ishe nip i Jaho Sinan Islamit do të thoshe të ishe nip i armikut, ishe i destinuar të ishe i lindur armik. Pas 1990, kuptohet dalëngadalë, njerëzit filluan të rikujtojnë se Jaho Sinani, para se komunistët t’a shpallinin armik, ishte flamurtar i « Vatrës », mbështetës i Fan Nolit, komandant i Çetës territoriale dhe mbështetës i luftës për çlirim. Ai vuri në dispozicion të Shqipërisë dhe luftës së saj për çlirim gjithçka kishte pasuri dhe mbi të gjitha familjen e tij.  Ndaj, mund të kuptohet kënaqësia që pasi njihesh me një të ri tepelenas dhe ai merr vesh se je nipi i Jaho Sinanit, ai shton me habi : – Nipi i Jaho Sinanit, flamurtarit ?! Po, unë jam nipi i Jaho Sinanit.

Kush ishte Jaho Sinan Islami

 Pa dashur të bëj një monografi apo të shkruaj detajet e jetës dhe asaj çka e bënë të pavdekshëm gjyshin tim Jaho Sinani, po radhis disa fakte nga jeta e tij e pasur me ngjarje.

Jaho Sinan Labi, lindi më 1 Janar 1890 në Dukaj të Tepelenës. Biri i një familje të madhe dhe relativisht të pasur, ndryshe nga tradita familjare që mendonte veç bujqësi e blegtori, Jahoja do të dashurohej pas arsimit.

Babai i Jahos, Sinani nuk pranoi të shkonte ushtar për Turqinë dhe u detyrua të bëhej kaçak dhe madje të krijonte edhe një çetë të tillë. Jo vetëm kaq por në edukimin patriotik të Jahos do të ndikonin burra të të tillë të Labërisë dhe gjithë Shqipërisë si Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali apo edhe Tafil Buzi.

 Rinia e tij do të përkonte me ngjarjen më të madhe të kombit shqiptar por edhe me turbullirat më të mëdha historike. Bëhet fjalë për pavarësinë e Shqipërisë më 1912 dhe coptimin e saj prej fqinjëve sidomos shkëputja e Kosovës nga shteti mëmë.

Ndonëse i ri, Jaho do të edukohej nga ajka e rilindasve shqiptarë dhe do të lidhej me ideatorët dhe aktorët e bërjes së shtetit shqiptar. Ai do të luftonte jo vetëm me libra por edhe me armë për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia.

Është pikërishtë pragu i pavarësisë, kur Jaho me dy  vëllezër të tij vendosin, të detyruar edhe nga gjendja ekonomoke e kohës,  të fillojnë një aventurë që quhet mërgim që ndonëse i rrethuar me legjenda dhe histori të bukura të pasurimit, përsëri ai ngelej një plagë, plagë për familjet e ndara, plagë për ndarjen prind-fëmijë, në shumicëbn e rasteve pa mundur  të rishiheshin.

 Udhëtimi për në Botën e Re, Amerikë u krye në qershor të  vitit 1912. Vëllezrit  Islami u vendosën në Boston, pikërisht aty ku vetëm disa muaj më pare ishte krijuar shoqëria më e madhe që kanë mundur të krijojnë shqiptarët në megrim, shoqëria “Vatra”. Jaho Sininani nuk mund të rrinte larg organizimeve të tilla ndaj bëhet që në fillim një nga aktivistët e organizatës VATRA. Ai do të përfaqësonte shqiptarët e New Bedford në Federatën Pan-Shqiptare Vatra. Ai është konsideruar flamurtar i VATRËS dhe duhet kuptuar roli i flamurit si simbol i përkatësisë kombëtare dhe mbi të gjitha ai ka ndihmuar me gjithçka si Vatrën dhe fushatat e saj për të ndihmuar at’dheun që sapo është shpallur i pavarur. Duke u bazuar në njoftimet e herë mbas hershme të gazetës ALBANIA, jo pa krenari zbulohet se Jaho Sinani (Dukaj) është një nga më zemërgjerët në dhënien e ndihmave financiare. Është pikërisht ajo periudhë kur Shqipëria kishte më shumë nevojë se kurr për të mbijetuar dhe është pikërisht përgjigja e vatranëve që e bënë Nolin të shkruaj me entuziazëm:

“Mbahu, nëno, mos ki frikë,

Se ke djemtë n’Amerikë”

Njoftimet në gazetën Albania për mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë. Jaho Sinani dhe vëllezërit e tij figurojnë mes atyre që ishin më zemërgjerë

Në vitin 1920, bashkë me dy vëllezërit e tij, Jaho Sinani do të jetë mes atyre 300 shqiptarëve që lanë Amrikën për të marr pjesë në luftën e Vlorës.

 Me kthimin e Fan Nolit nga Bostoni për të marr pjesë në jetën politike shqiptare, ai do të kishte mbështetës një mik të vjetër vatran, Jaho Sinanin. Por, kjo përkrahje dhënë Fan Nolit i kishte të gjitha brenda duke përfshir edhe konsekuencat si ajo e hakmarrjes së kundërshtarëve. Kështu, Noli u vu në krye të një lëvizjeje që përmbysi Ahmet Zogun me dhunë por pushteti i tij zgjati veç gjashtë muaj. Me riardhjen e Zogut në pushtet, jo vetëm Noli u largua nga Shqipëria për të mos u kthyer kurr, por edhe gjithë mbështetësit e tij, përfshi Jaho Sinanin. Është për t’u shënuar se në familjen e Jaho Sinanit ishin të ndar mes partive politike. Kështu, Jahua ishte përkrahës i Nolit ndërsa vëllai i tij, Sherifi, ishte përkrahës i Zogut. Pluralizëm politik familjar… Pushtimi i Italisë fashiste në prill 1939 do t’a rreshtonte Jaho Sinanin në krah të çlirimtarëve sidomos kur trumbetohej me të madhe “Shqipëria mbi të gjitha”. Si komandant i çetave territoeriale ai do merrte pjesë në shumë luftime si në Mogila, Miricë etj. Por, lufta në përfundim të saj do t’i rezervonte Jaho Sinanit një të papritur jo vetëm të pakëndëshme  por më të keqen që mund të imagjinohej. Sigurisht, fitimtarët tashmë kishin ndërruar kapelen dhe parrulla ishte “Pushteti mbi të gjitha” dhe Jaho Sinani do të etiketohej armik.

Jaho Sinani mes fshatarëve të vet

Çfarë mund t’i bënte regjimi Jaho Sinanit, ku do t’ia gjente pikën e dobët? Sigurisht Jaho Sinani ishte nacionalisti 24 karatësh që nuk i duhej më Shqipërisë, madje as pasuria e tij që u vu në dispozicion të çlirimit të vendit nuk i duhej më Shqipërisë. Ato, tashmë regjimi mund t’ia merrte sipas parimit “Hodha lumin, të dh* kalin”. Fatin e Jaho Sinanit do t’a pësonin të gjithë nacionalistët e sërës së tij. Zenel Shehu, një nga shtyllat e luftës çlirimtare në Tepelenë do të pushkatohej se nga “komandanti” i pabesë vetëm e vetëm se Zenel Shehu i kujtoi Enver Hoxhes se “nuk e kishim fjalên kështu” pra nuk luftuam që pas luftës të n’a merrnin tokat të cilat i kishin trashëgim ose i kishin blerë me sakrifica. Jam krenar të them se pikërisht në Tepelenë filloi edhe rrebeliimi i parë kundër regjimit komunist siç ishte kryengritja e Zhabokikës. Në këtë kryengritje do të merrte pjesë edhe nipi i tij Mufiti, i cili edhe do të internohej. E pra, Jaho Sinani do të shpallej kulak, jo vetëm që do t’i merreshin tokat por edhe të vuante për një diçka që duhet të ishte krenari për të gjithë krijimi i pasurisë. Dhe mjeti më i mirë që partia kishte gjetur ishte hedhja në luftë e shqiptarëve kundër njëri-tjetrit. Për, nëse vegjëlia, ata që kurr nuk kishin patur në jetën e tuyre pak tokë, tashmë kishin partinë dhe e vetmja gjë që partia u kërkonte ishte t’i shërbenin asaj dhe mbi të gjitha të luftonin ish klasën “sunduese”. Në mbështetje të kësaj lufte edhe floklori, krijimtaria në shërbim të partisë. Ja një nga këngët që klasa e re, vegjëlia siç i pëlqente diktatorit t’i përkëdhekte i ngriti Jaho Sinanit me qëllim denigrimin e figurës së tij:

Shkëmbi Dukajt shkëmb i lartë

Mos kujto se s’ke kulakë

Jaho Sinanin me bajrak

Sado që kënga ishte për të përforcuar ndjenjat e urrejtjes ndaj “klasës së përmbysur” ata padashur e ngrenë lartë figurën e Joaho Sinanit. Ata e dinë që edhe duke e shpallur kulak, kanë të bëjnë me dikë që flamurin e kishte shtojcë të hijes së tij. Pra, Dukaj nuk kishte bërë kulak dokëdo por Jaho Sinanin, bajraktarin apo prijësin atë që dha gjithçka kishte për atdheun, atë që, edhe  atë që nuk ua dha, ia grabinën.

Jaho Sinani iku ashtu pa u kuptuar. I vunë një diagnozë të çuditëshme si “ngatërrim zorrësh” dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe. Ai që do të duhej të nderohej me nderimet që i takojnë një luftëtari dhe patrioti, u konsiderua armik. Dhe armiqët at’here shpalleshin dhe askush nuk mund të kërkonte llogari. Partia mbi të gjitha. Ajo parti që e shkatërroi rracën e intelektualëve, nacionalistëve dhe shqiptarëve të vërtetë.

Pas rënies së komunizmit në fund vitin e 1990-s dukjotët të parët do të kujtoheshin për heroin e tyre që jo vetëm nuk dutën t’a nderonin por edhe i kishin rënë më qaf duke e mënjanuar nga shoqëria, nga miqët dhe shokët. Filluan të dalin artikujt e parë. Rifilluan të ribotohen artikujt e “Diellit” dhe gazetave të tjera të kohës për të rinxjerr ne pah figurën e këtij patrioti.

Artikulli i Maliq Liles kushtuar Jaho Sinanit

Nder i kombit!

Artikullin më të ndjerë dhe që shprehte me fjalë të thjeshta atë çfarë i ndodhi Jaho Sinanit e shkroi poeti dhe personaliteti i kulturës, biri i Dukajt, z. Maliq Lila.  Një video mbi veprmtarinë e Jaho Sinanit e ka realizuar poeti dhe regjisori Tepelena Patrit Ruka që do të doja t’a falenderoja për kujdesin e treguar dhe punën kolosale në përgatitjen e një video biografike për një figurë që veproi në dy kontinente dhe në disa regjime e në momente delikate për kombin tonë. Nderimet e vërteta do të vononin ca por do të vinin.  Në vitin 2012 me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Jaho Sinani  do të shpallej “Nderi i Qarkut Gjirokastër”. Por, nderimin e plotë do t’a merrte në qershor 2017 nga Presidenti Bujar Nishani që do t’a shpallte “Nderi i kombit”.

PS Pasi kisha mbaruar këtë shkrim, pyeta dajon tim Shefqetin se ç’mendonte. Ai nuk mundej të mos më shkruante për një episod që i kishte ndodhur në kohën e diktaturës:

Shefqet Islami me të fejuarën, në kohën që bëhet objekt i biografive të fshatit të lindjes.

Nga vitet 84-85 une u grinda duke kerkuar qe njerzit te delnin nga letargjia e sistemit dhe t’i shikonin gjërat më me realizëm. Shkaku ishte nje biografia ime qe derguan nga fshati per mua ne Yrshek Tiranër. Ftova disa ish partizan e deshmitar te luftes ne fshat. Ata qe erdhen deshmuan per madheshtine e rrjedhes te Jahos. Nje fanatik i regjimit e ish partizan i quajtur Mehdi tha se Jaho ishte njeri si thike me dy tehe “presa” Aty u mor nje vendim qe ta benin historikun e fshatit dhe Jaho te zinte vendin e merituar.Por, nuk ishte e thjesht te dilje nga kthetrat e sistemi totalitar e kur kishe neperkembe “partinë”. Sekretar i byrosë së partisë për  kooperativen e bashkuar Dukaj ishte Gramoz Ruci të cilin nuk e takoja dot  që flisnim pasi  ai fshihej, “shmangej”. Kur u ktheva ne Tirane shkova tek nje partizan i vjeter dhe ish ushtarak i larte Çome Koco Kripa nga Tepelena. Une u shtanga nga qendrimi  i tij në anën e së vërtetës. Ai më tha  se Jaho Sinani i ka dhene shume vendit dhe ne nuk duhet ta harrojme kujtimin e tij. Ne kemi akoma nder dhembe buken qe kemi ngrene tek Jaho Sinani. Kur i thash qe shoku Mehdi R. tha qe Jaho ishte thik me dy presa  Çome Koco Kripa m’a ktheu: “Nje demokrat si Jaho Sinani sigurisht nuk donte kurre te humbisnin jetë njerzish ai e njihte mire luften civile. Jaho donte unitet”. Do të duhej të vinin vitet ’90 që figura e Jaho Sinanit të nderohej.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ajet Nuro, Flamurtari Vatran, Gjyshi im, Jaho Sinani

« Receta pa komb » një recetë për t’u lexuar

July 29, 2018 by dgreca

1 receta pa_kombNja dy mendime rreth librit të Prof. Saimir Lolja « Receta pa komb »/1 ajet.nuro_

Nga Ajet Nuro/ Montreal/Kanada/

Nuk do t’a tepëroja po të shkruaja në titull « Receta pa komb » një recetë për t’u lexuar me çdo kusht… Sapo mora njoftimin për daljen e librit dhe temën që trajtonte, shpejtova të dërgoja komandën në Tiranë për të patur në dorë librin e profesor Loljes që unë e njof prej kohësh dhe artikujt e tij të i lexoj duke e ditur se nuk është humbje kohe, pra artikujt apo shkrimet e tij janë nga ato që mund t’i quash « vlerë e sigurt ».

Pse më tërhoqi tema e librit? Qysh në nën-titullin e librit shkruahet : « Lufta e sllavo-komunistëve për « çlirim » ishte një luftim për ripushtim… prej marrveshjes Entente Anlglo-Sovjetike ». Përgjatë 45 vjetëve të regjimit komunistë, kemi patur një versiuon të historisë, të bërë nga « fituesit » dhe ç’do opozicion me këtë kënd-vështrim, ka qenë herezi dhe madje shumë njerëz e kanë paguar shtrenjtë qoftë një fjalë thënë ndryshe nga ajo që thuhej zyrtarisht. Pas ndryshimeve të fillim-viteve ’90 ka patur shumë përpjekje për t’a riparë historinë, për t’i dhënë vendin e duhur shumë ngjarjeve dhe aktorëve që duam s’duam kanë bërë histori. Gjatë kësaj periudhe janë botuar kujtime nga më të ndryshmit por përpjekjet për të parë historinë nga një kënd tjetër kanë qenë të pakta. Më keq akoma. Të gjithë e dimë manipulimin e historisë nga diktatura që nga përrallat e krijimit të partisë komuniste nga vetë komunistët shqiptarë duke mohuar rolin e jugosllavëve në të apo edhe trajtimin e « Marrveshjes së Mukjes » dhe fillimin e vëlla-vrasjes mes shqiptarëve, e megjithatë, ka historianë që me ç’do kusht duan të vazhdojnë në atë drejtim a thua se « vija e kuqe » duhet t’a përshkruaj edhe sot historinë e shiptarëve.

Para se t’a lexoja librin kisha kureshtje. Kur libri të bie në dorë, nuk zhgënjehesh. Ai është i lehtë për t’u lexuar dhe aty gjen shprehje që të ngelen në mendje. Së pari, nuk mund t’a mohoj se më bëri përshtypje shprehja « xhihani sllavo-komunist ». Nëse xhihadi pretendon një luftë të shenjtë kundër të « pafeve » xhihadi sllavo-komunist kishte një luftë të gjithanshme dhe pa kompromis ndaj « botës së vjetër ». Çfarë krahasimi!

Fronti Naciona-Çlirimtar (nga ku vjen dhe titulli i librit, përveç se ishte një term jo shqiptar i sugjeruar nga patronët e agjentëve dhe argartëve të sllavo-komunizmit, nuk ishte gjë tjetër në shqip veç « Lëvizja Pa Komb » apo Ballo Jo Kombëtar.

Nuk dua të rishkruaj çfarë shkruhet në libër por është interesant fakti se si doli Enver Hoxha në krye të lëvizjes komuniste dhe kush e ndihmoi të ecte në luftën për t’u bërë numri një i Shqipërisë. Rekrutimet që i kanë bë atij dhe shokëve të tij agjentët e Moskës dhe ata të Londrës.

Unë gjithmonë jam habitur me kujtimet e diktatorit dhe librat që ai i botoi pikërisht pak para s të ikte nga kjo botë. Çuditërisht, i plakur, i sëmurë dhe i pa-aftë të shprehej normalisht, atij i erdhi frymëzimi dhe kujtesa dhe shkruajti kundër jugosllavëve, sovjetikëve, anglo-amerikanëve dhe « kllasës » së përmbysur. Dokumentat e kohës shkruajnë ndryshe nga ç’kujton diktatori shqiptar.

Fatkeqësishtë, historia dhe ngjarjet e viteve ’30, `40 dhe mandej u diktuan nga të tjerët, anglezët, rusët dhe jugosllavët. Është për të ardhur keq tek lexon atë që ndoshta ne e dinim por e shkruar në letër duket edhe më e rëndë, ndihma që Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë i dhanë Jugosllavisë titiste për të nënshtruar vëllezrit e tyre të një gjaku. Sot, pseudohistorianët, enveristët dhe gjithë veglat sllavo-komuniste mund të përpiqen të n’a e shesin diktatorin si luftëtar të çështjes kombëtare dhe sidomos të çështjes së shqiptarëve të Kosovës, por fakti që partia komuniste gjatë luftës e kishte bërë të qartë se bashkimi kombëtar ishte një ide armiqësore dhe sidomos fakti i çfarosjes së mijëra nacionalistëve shqiptar nga Kosova pas L II B tregon të kundërtën. Dhe si mund të ndodhte ndryshe kur emisarët jugosllavë qenë komandantët dhe urdhëruesit e vërtetë të strukturave partiake dhe ushtarake të sllavo-komunistëve shqiptarë.

Doni të dini më shumë për Konferenën e Pezës, Kongresin e Përmetit, për konferencën e Mukjes apo se çfarë ndodhi në Dukat të Vlorës, një fshat i rreshtuar në krah të Ballir Kombëtar? Lexon librin dhe do të keni një ide edhe më të qartë se çfarë ndodhi në Shqipëri dhe që vendosi fatin e pothuajse gjysmë shekulli pas Luftës II botërore.

Keni dëgjuar për 28 mijë dëshmorë të luftës? Besoni tek kjo shifër?

Po pas luftës, çfarë ndodhi? Jam habitur me faktin e vjedhjes së pasurive të shqiptarëve. E dija se komunistët ende pa ardhur në pushtet filluan masakrat ndaj kundërshtarëve të tyre dhe sidomos ndaj intelektualëve dhe klerit sidoms atij katolik por edhe ndaj të pasurve. Këtyre të fundit, iu morën me dhunë gjithçka ata kishin mundur të krijonin me punë dhe djersë prej vitesh. Qeveria komunuste mblodhi me forcë, tortura dhe vrasje floririn e shqiptarëve dhe gjer këtu këto fakte i dija. Por që t’ua tranferonin atë « vëllezërve të tyre të idealit, jugosllavëve » këto e mëson nga libri i profesor Lolja.

Çfarë ndodhi në Kanalin e Korfuzit? Duket se edhe këtu, versioni i komnistëve shqiptarë dhe që është mbrojtur edhe nga historianë oborrtarë duket i kundërt me faktet.

Dhe së fundi, duke qenë se në Shqipëri nuk pati ndonjë përmbysje të vërtetë, duket se agjentët sllavo-komunist janë me shumicë në jetën polito-shoqërore shqiptare. Kush janë ata. Autori, citon persona, organizata dhe ngjarje konkrete që vërtetojnë faktin që shumë nga politikanët tanë janë agjentë të fuqive të tjera që tradicionalisht kanë patur ndikim në politikën shqiptare.

« Receta pa komb » është një anlizë faktesh interesante dhe me interes jo vetëm për shqiptarët. Ndaj libri është shkruar në anglisht. Në origjinal libri titullohet « The Nation-Free Recipe ». Personalisht do të doja të ishte origjinali në shqip. Unë e lexova me vëmendje çdo frazë e çdo fjalë dhe ndonjë herë dukej si një përkthim.

Edhe një herë, nëse në këto 27-28 vite pas renies së komunizmit në Shqipëri nuk keni mundur të mendoni se si mund të ketë qenë historia e Shqipërisë në vitet para L2B dhe pas saj, e parë ndryshe, lexoni « Receta pa komb ». Aty e vërteta nuk është absolute, merrni atë që mendoni se u duhet dhe bëni analizën tuaj. Sidoqoftë faktet janë aty. Ato nuk i ndryshon dot askush.

Ajet Nuro

Montreal, korrik 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajet Nuro, Prof. Saimir Lolja, Receta Pa Komb

Në Montreal u organizua kupa e futbollit, kupa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

July 25, 2018 by dgreca

Aktivitetin e nderoi me pjesmarrjen e vetë edhe ambasadori i Shqipërisë në Ottawa, shkëlqesia e tij z. Ermal Muça./

124698

Nga Ajet Nuro/ Për ata që i ndjekin “lajmet” nga Montreali, e dine se tashmë qysh prej 2011, një javë pas Formula 1 apo Grand Prix du Canada, shqiptarët mblidhen rreth lojës së tyre të dashur atë futbollit në atë tashmë është bërë traditë të quhet «Kupa e shqiptarëve të Montrealit». Për shkak të një fatkeqësie në një familje shqiptare (vdekje e parakohshme), në solidaritet e për të nderuar personin në fjalë, aktiviteti u shty vetëm disa ditë para datës së paraparë.

Duke e ditur se përzierja e këtij aktiviteti me aktivitetet familjare, pushimet verore, kushtet meteorologjike të Montrealit që mund të ndryshojnë aty për aty, gjetja e një dite tjetër do të ishte një gjë pothuajse e pa mundur të realizohej por kupa duhej bërë. Dhe, për t’a bërë sa më familjare dhe gjithë përfshirëse, vendosëm t’a bëjmë në një park ku fëmijë, gra, burra dhe të moshuar të gjenin vetveten. Në të gjithë këto llogaritje, ku ftuam të gjithë pa përjashtim, i vetmi i paftuar dhe që nuk e donim t’a kishim atje erdhi dhe u ul këmbkryq : shiu.

Në një ditë korriku ku shiu fillon pak para fillimit të aktivitetit dhe përfundon pak para përfundimit të tij gjërat nuk janë kurr të lehta.

Por, aty dëgjova dhe një këngë që i kushtohej shiut, në fakt ishte një status në facebook « S’ka ç’na bënë era/ s’ka ç’na bënë shiu / se ne jemi … po u lë të gjeni ndonjë fjalë që rimon (kërkoni ne facebook  me #kupa2018mtl)

E megjithatë, shiu bëri që shumë familje të anullonin ardhjen në aktivitet e madje shumë ptrej tyre që erdhën me fëmijë u detyruan t’i kthenin sërish në shtëpi. Nga shiu apo për arsye ende të paqarta, edhe një ekip zgjodhi një kthim të parakohshën në shtëpi, edhe një sfidë më tepër kjo për organizimin e aktivitetit.

Nëse kushtet meteorologjike do ishin të përshtatshme, sakrifica do ishte më e vogël por në kushte të vështira dalin në pah vetit tona më të mira si sakrifica, solidariteti e mirekuptimi. Do të doja të falenderoja ç’do njërin prej pjesmarrësve për atë çfarë dha për organizimin e këti aktiviteti.

Një falenderim të veçantë për një grup të ardhur nga kryeqyteti kanadez Otava të cilët me në krye zotin Arbnor Krasniqi erdhën për të marr pjesë dhe jo vetëm. Pasi u ndeshën në finale me ekipin « Tepelena » ata u kthyen në Ottawa me kupën që këtë vit përkonte me vitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Para mbylljes së aktivitetit, mbrriti dhe ndoqi një pjesë të finales edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ottawa shkëlqesia e Tij, Z. Ermal Muça. Të vjen mirë që përfaqësuesi i shtetit tonë merr rrugën në një ditë të dielë  dhe merr pjesë në një aktivitet si ky i kupës së futbollit në Montreal. Madje z. Muça u dhuroi organizatorëve edhe një dhurat, një punim artistik të të ndierit artistit Hytbi Tarelli që simbolizon shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, ambasadori shqiptar në Ottawa theksoi rëndësinë e të qenit bashkë, të festimeve në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai i ftoi të gjithë që  të jenë në kontak me ambasadën dhe madje ai i ftoi ata që kur të duan të kalojnë t’a vizitojnë në rezidencën e tij për një kafe apo edhe në aktivitetet e herë mbas herëshme që organizon ambasada në kryeqyetin kanadez.

Para aktivitetit ishte shpallur një konkurs për foton më të mirë rreth aktivitetit dhe atë e fitoi zonja Mirela Moçka që meritoi edhe një kartë dhuratë prej 50$

Lojtari më i mirë i turnout (8 gola) u shpall z. Olsi Nela që iu dhurua edhe një top futbolli.

Pastaj u ndan medaljet për fitesit e vendit të dytë, ekipit « Tepelena » dhe ato për vendin e parë ekipi « Ottawa ». Ambasadori shqiptar zoti Muça dhe organizatorët i dorëzuan kupën ekipit të Ottawa

Falenderim :

Një organizim i till nuk mund të bëhet pa ndihmë. Unë do të doja të kishim një pjesmarrje edhe më të madhe të bizneseve shqiptare në Montreal, biznese që po rriten. Sidoqoftë, me ato kërkesat e pakta që ne bëmë, disa biznese iu përgjigjen thirrjes sonë.

Klinika veterinare Iberville me Dr Hysni Marku për organizmin dhe sponsorizimn e stendes që i kushtohej aktivitetit si dhe sponsorizimit të ekipit Beslidhja Faqja në internet

Pizza Gourmande me pronarin Prend Tanushi për furnizimn e picave. Faqja në internet

Amirouche Benmerar (La Capitale) sponsor për konkursin e fotografisë më të mirë për aktivitetin Faqja në internet

Vlad Scripcaru i Sun Life për sponsorizimin e dhuratës për lojtarin më të mirë të aktivitetit Faqja në internet

Edmond Nuraj dhe Charcuterie Cracovie për furnizimin me salçice dhe prodhime të tjera mishi.Informacione

Tit-Rénovation me z. Astrit Basha për sponsorizimn e ekipit Tepelena me bluza dhe ndihma të tjera. Faqja në internet

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ajet Nuro, Montreal. Kupa Skenderbeu

Festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës në Montreal

March 22, 2018 by dgreca

Plot 15 vjet që në Montreal organizohet një festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës/

Nga Ajet Nuro/1 Kiço Vathi

Ditën e premte, në datën 16 mars 2018, mora pjesë në një festë që është bërë tashmë traditë, në festën-konkurs, festën e verës. 2 MontrealAty, duke festuar postova një status fecebook me titull « Tradita vazhdon, festa e verës 2018!”. Kuptohet, miqët e mi më uruan ditën e verës. Por dita e verës për grupin që e feston atë ka një kuptim të dyfishtë dhe nuk kemi faj se vera si stinë dhe vera si pije janë homonime. 5 MontrealPor, organizatorët nuk harrojnë t’a organizojnë pikërisht në ditën më të afërt të mundëshme të festës sonë kombëtare, festës së verës që është 14 marsi.Unë kam vite që marr pjesë në këtë ngjarje, të veçantë për ngjyrat e saj, për nga elementet që i shtohen vit pas viti, për të papriturat që sjellin të pasionuarit pas verërave dhe rakisë që edhe pse larg at’dheut ku prodhimi i verës por sidomos i rakisë është një veprimtari normale e masive, ata me po atë pasion si edhe në vendin e origjinës, prodhojnë këtu verë dhe raki.4 Montreal

Kur i drejtohemi Kiço Vathit, organizatorit të palodhur të këtij aktiviteti, ai kujton se aktiviteti ka filluar në restoranin Parthenon në rrugën Van-Horne ku edhe u zhvillua disa vite me radhë pastaj edhe në restorantin shqiptar Varka por edhe në restorante të tjera deri në festën e këtij viti që u zhvillua në restorantin Focaccio me pronar zotin Sotiraq Shega.

Duke folur për konkursin që organizohet mes prodhuesve të verës, këtë vit morën pjesë 7 prodhues dhe pas të provuarit dhe votimit nga të gjithë pjesmarrësit, fitues u shpall zoti Kiço Vathi.

Çfarë simbolizon për ju ky aktivitet, i drejtohem zotit Vathi. Ai thotë se aktiviteti rritet çdo vit dhe kuptohet që ka vend edhe për përmirësime por, shton ai, por për mua si edhe për të tjerët rendesi ka fakti qe mblidhemi, komunikojme, diskutojme, provojme…

E mira e këtij grupi ose pjesa më e madhe e tyre, janë baza e shumë aktiviteteve të tjera që zhvillohen këtu në Montreal si kupa e futbollit, piknike apo edhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Aty pranë një gote me verë apo raki, rrjedhin bisedat për at’dheun e largët, për jetën e tyre në Kanada por dhe humori dhe kuptohet këngët e bukura të vendit tonë. Ndoshta, këtu qëndron edhe vlera më e madhe e këtij aktiviteti.Dua t’i falenderoj organizatorët për mundimin dhe ftesën e përvitëshme. Ky aktivitet padyshim është një vlerë që i shtohet shqiptarëve që jetojnë në metropolin e Kebekut dhe në rrethinat e tij.15 vite për një aktivitet nuk janë pak. Urojmë aktivitetin dhe pjesmarrsit, jetë të gjatë dhe integrim të të rinjëve për të mundur që aktiviteti të ruaj ngjyrat e verës dhe verërave kombëtare.

 Montreal 18 mars 2018

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ajet Nuro, Konkurs i veres, Montreal

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT