• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Polifonia dhe “Polifonët” si rregullatorë të jetës tradicionale

September 18, 2021 by s p

Prof. Dr. Vasil S. TOLE 

Fjala e mbajtur në aktivitetin kushtuar 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe akademikut tonë Luan Starova.

Kemi folur e shkruar edhe mё pёrpara pёr lidhjen e muzikёs me artet e tjera, e posaçёrisht me letёrsinё, e kemi parё kёtё marrёdhёnie nё autorё tё mёdhenj e nё kohёra tё ndryshme, duke filluar nga Homeri e deri te Gynter Gras, e veçanërisht nё letёrsinё shqipe jemi fokusuar nё krijues tё spikatur si Migjeni, Noli, Poradeci e Kadare. Nё favor tё kёsaj teze kemi sjellё edhe argumentet pёrkatёse, tё cilat na zbulojnё larminё dhe njёherazi edhe kompleksitetin e kёtyre marrёdhёnieve ndёrartistike. Pavarёsisht kёsaj, deri mё sot, nё letёrsinё shqipe e atё botёrore nuk gjendet njё rast i dytё si romani POLIFONISTËT i akademik Luan Starovёs, i cili si nё titull ashtu dhe nё strukturёn e tij letrare tё jetёsohet si krijim pёr shkak tё muzikёs, e veçanёrisht tё traditёs madhёshtore tё kёndimit tё polifonisё me iso brenda familjes shqiptare. Romani, nё thelb, shkrin nё njё personazhet e tij (qё janё familjarёt e autorit: babai, nёna vёllezёrit dhe ai vetё), me rolet e kёndimit tё njё grupi polifonik qё janё “Marrёsi”, “Kthyesi” dhe kori i isos. Kjo pasi, tradita e kёndimit polifonik dhe kёngёt toske qё vijnё nga Toskёria, origjina e autorit, citoj nga romani: … dukej se përbënin të vetmin fill të mrekullueshëm, të padukshëm dhe shpirtëror që lidhte brezat, një kurorë e mrekullueshme zanore, një dëshmi e papërsëritshme në Ballkan për ata njerëz të tij të afërt të cilët kishin humbur në errësirën e kohës. Këndimi i kёtyre kёngёve nё familjen e autorit, fillimisht prej babait tё tij dhe shokёve tё tij tё ngushtё, T.A. dhe Q.Z., ishte njё akt çlirimi emocional, pёr dy arsye, sё pari (citoj):… në atë kohë fatkeqe dhe të pasigurt, pikërisht në këto melodi toske, mundnin ta gjenin ata lirinë për të kënduar së bashku, do ta ripërtërinin ndjesinë e plotësisë së ekzistencës dhe do ta rigjenin rrugëdaljen e lumtur për të cilën ata kishin nevojë; dhe sё dyti, sepse (citoj): … kur ata, secili prej tyre, kishin diçka që ua mundonte shpirtin, atëherë, atyre u duhej ta çlironin veten prej saj dhe ata nuk mund ta bënin këtë përveçse nëpërmjet këtyre këngëve të kënduara së bashku. Nëse do të kishte qenë ndryshe, këto këngë do të kishin mbetur të burgosura përgjithnjë në shpirtin e tyre. Në thelb, të kënduarit së bashku, pra në grup, është edhe një tregues i fuqishëm i jetës në bashkësinë njerëzore, tregues i nivelit të demokracisë dhe shoqërizimit të njeriut prej kohëve tё vjetra e deri nё ditët e sotme. Dikur, këtë nivel të lartë të këtyre bashkësive familjare (të cilat përveçse jetojnë së bashku, qajnë e këndojnë në grup me ansamble, si kori me karakter muzikor dhe ritualistik), e kanë vënë re edhe autorët antikë , kur shpreheshin për banorët e Ilirisë dhe të Epirit (ndër ta thesportët, kaonët, molosët etj.), se i nderojnë shumë perënditë, se janë të drejtë e mikpritës, se e duan jetën shoqërore dhe se janë të dhënë pas një jete shumë të hijshme. Krahas këtyre vlerave njerëzore në kohë paqeje, për epirotët thuhej se e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre dhe farefisin. Në këtë mënyrë, bëhet gjithmonë edhe më i qartë kuptimi i isopolifonisë popullore si kulturë e lidhur me gjendjen e të kënduarit së bashku dhe, në këtë kuadër, me harmoninë e grupit më shumë se me kundërtitë e tij të mundshme . Duke e konsideruar kёndimin e kёtyre kёngёve si njё “simfoni toske”, autori pohon se, citoj:… e gjithë banesa, me të gjithë heshtjen që përmbante, mirëpriste atëherë tingujt e polifonisë që, në fillim, dilnin prej babait tim dhe, pastaj, nga i mërguari i dytë, pastaj nga i mërguari i tretë, që ishin miqtë e tij dhe nuk ndodhte rrallë që nëna dhe ne fëmijët të arrinim të bëheshim shoqërues, ndihmës të padukshëm të kësaj simfonie toske me thekse negro-spirituale.I magjishёm nё roman ёshtё rrёfimi letrar i autorit, kur tregon se si familja, pёrballё varfёrisё dhe falё rolit tё babait si prijёs i jetёs dhe i kёngёs u shndёrrua gradualisht nё njё ansambёl muzikor, ansambёl i cili lindi si nevojё pёr tё harruar realitetin tragjik qё i rrethonte:…në kohë tilla, babai im, thuajse pa i kushtuar vëmendje asaj çka po ndodhte, fillonte të këndonte, ta lëshonte veten në rrjedhën e melodisë polifonike toske. Zëri i tij bëhej gjithnjë dhe më i fortë, më i bukur, përpara se të rimerrej nga vëllezërit e mi më të mëdhenj dhe qarjet tona veniteshin kur hynin në lidhje me nuancat e para të këtyre zërave. Ne sikur harronim bukёn.Autori i ka ngritur himn familjes shqiptare si ruajtёse e traditave, kur rrёfen se si hierarkia e organizimit familjar shndёrrohet nё njё strukturё organizimi muzikor, citoj: … atë ditë, ai (babai-shёnimi ynё), po këndonte vetëm, i zhytur brenda pasigurisë dhe duke e paramenduar t’i jepte fund së shpejti, sepse atij i mungonte zëri i dytë që nevojitej për një polifoni të vërtetë toske. Mirëpo, ndërsa zëri i tij po tretej si të thuash në heshtje…në një mënyrë të papritur, si një zë i thirrur nga fati, që atij iu duk se një zë tjetër po i bashkohej, në stilin më të pastër polifonik tosk, një zë i qartë, i njohur, i njëjtë me zërin e tij ose të paktën i ngjashëm, një zë që dilte prej gjirit të familjes….E vërteta u shfaq menjëherë atje, por vazhdonte të mos donte e besonte: ishte më i madhi prej vëllezërve të mi që e kishte rimarrë këngën e babait me të gjithë atë çka kishte humbur. Pa u vënë re nga babai, vëllai im kishte ardhur ta mbështeste me zërin e tij, i cili ishte i lartë, i qartë dhe i pastër, si në këngët e vjetra polifonike. Të tjerë zëra erdhën me nxitim për të ndihmuar, ata të fëmijëve të cilët ngulnin këmbë gjatë, në një mënyrë aq të zëshme sa të ishte e mundur, mbi zanoret. Babai iu rikthye atëherë këngës së braktisur ose, më saktë, ishte kënga që iu rikthye babait. Po, e gjithë familja i rifilloi, qetësisht, këto këngë dhe, pas një çasti të gjatë, heshtja e gjeti veten të sunduar. E gjitha e gëzuar dhe si e ripërtërirë, nëna filloi të këndojë bashkë me ta, me zë të ulët. Po, ajo ishte e lumtur, por me siguri e lumtur, para së gjithave, nga lumturia e babait tim dhe nga lumturia jonë si fëmijë, e lumtur ndoshta edhe më shumë se në kohën kur babai i këndonte këto këngë në shtëpi, bashkë me të afërmit e tij, edhe ata të mërguar, të cilët ishin larguar përgjithnjë. E lumtur, nëna filloi, si dikur, të ulte grilat e dritares, pas një çasti të bukur, por e bëri këtë gjë tani me një lloj lumturie të përkohshme.Nё Shqipёri ashtu si dhe nё Greqinё antike konstatojmё dy mënyra vajkёndimi: goos-in,i cili shfaqet si kёndim dhe vajtim i familjarëve, ku më i veçanti syresh është goos-i për vdekjen e Hektorit, tek “Iliada”, i prirë nga Andromaka, Hekuba dhe Helena, si dhe threnos-in ose threnod-inë , që bëhej kryesisht nga vajtues jo të lidhur familjarisht me të vdekurin (p.sh., vajtimi i muzave për vdekjen e Akilit tek “Odiseja”, i cili është vajtim koral).Autori e di mirё se kёndimi brenda familjes, pёr gёzim apo vajtim, ishte dhe mbetet çelёsi i gjallimit tё traditёs sё kёndimit tё polifonisё me iso. Nё traditёn shekullore shqiptare tё vajkёndimit, të parat gratë e shtëpisë, të afërtat me to, si dhe gratë e fshatit, qajnë me ligje të vdekurin, të veshura të gjitha me rroba dhe shami të zezë në kokë, pasi, sipas traditës gratë në Shqipëri konsiderohen si rojtare këmbëngulëse të zakoneve . Në një baladë arbëreshe të vitit 1737, heroi Nik Peta , përpara vdekjes, kërkonte që: nëna ta qante dhjetë vjet të vërtetë; babai ta qante nëntë vjet, gjithashtu të vërtetë, dhe e bukura e tij ta qante vetëm një vit, qoftë ky edhe një vit i rremë! Po ashtu, në “të qarën me botë” të Gjirokastrës vihet re pasimi i vajit nga një familjare te një tjetër: … e qajti dhe ajo një herë me bot, po nuk e linin lotët dhe zëri nuk dëgjohej fare, po fjalët i thoshte mirë me dert. Herën e tretë e mor prapë nëna. Një e zinte, një e linte. Nënë-zeza sa mbaroi për të tretën herë të qarët, një të shtritur u bëri…etj. Pikërisht këtu vërejmë funksionimin e familjes si një ansambël demokratik dhe të korit muzikor isopolifonik (që kërcen, vajton dhe flet), si në një familje muzikore. Këndimi iso-polifonik si një masë njerëzish që marrin pjesë në artin e shfaqjes dhe vetë struktura e këndimit me shumë zëra, para se të jetë thjesht muzikore, është një pasqyrim i organizimit shoqëror të jetës njerëzore dhe sigurisht i pluralizmit të të menduarit në të. Në këtë model demokratik të sjelljes askush nuk duhet të pretendojë hierarki të njërit funksion ndaj tjetrit ose të pretendojë se mund të ketë një realitet tjetër pa unitetin e të gjithë faktorëve. “Polifonia me iso” ose “Isopolifonia” ka mirëpërcaktuar natyrën dhe strukturën e ndërtimit të shumëzërëshit muzikor popullor të Shqipërisë së Jugut si marrëdhënie e zërave individualë me zërat kolektivë. Zërat e përveçëm të iso-polifonisë: «Marrësi»-zëri i parë, «Kthyesi»-zëri i dytë dhe isoja si një sinonim i së tërës, së përgjithshmes-ideales, ekzistojnë vetëm si një një unitet të kundërtash, të cilat mbivendosen mbi një shtrat pranimi të shumicës, që është isoja anonime pёr tё cilёn populli thotё: “Nuk merret leje pёr tё bёrё iso”, pra ajo tё tёrheq tё bёhesh pjesё e saj, tё familjarizohesh me tё, pa urdhёr e detyrim, si njё gjё e natyrshme. Për këtë natyrë marrëdhëniesh Ismail Kadare shkruan se:….në këngën polifonike popullore shkrirja, komunikimi, derdhja e individit në kolektive dhe anasjellas, vërshimi i kolektivit tek individi, arrijnë pikën më të lartë.Romani “Polifonistёt” ёshtё njё himn pёr jetёn tradicionale dhe pёr traditёn muzikore shumёzёrёshe si mekanizёm artistik i paqes mes njerёzve. Aq e fortё ёshtё ndjesia dhe harmonia shpirtёrore qё formёsohet prej kёndimit, saqё edhe kur familja qё trajtohet nё roman shpёrndahet e pёr pasojё shpёrndahet edhe ansambli muzikor i saj, e vetme, nёna e mbetur nё shtёpi, i rikthehet kohёs kur ansambli muzikor familjar ishte i plotё dhe kur zёrat e tyre gjenin njeri-tjetrin, ashtu siç gjaku i tё afёrmit tё tёrheq (citoj): … nёna kёndonte me zë të ulët në mes të netëve këngën e vjetër të babait, e cila lidhej me kohën kur, për herë të parë, ne e kishim kënduar atë së bashku si familje, të vetëm, por tashmë edhe ajo në pritje të zërit të dytë, zërit të babait tim…!Deri mё sot kemi parё libra tё ndryshёm qё trajtojnё temёn e traditёs muzikore popullore. Pjesa mё e madhe e tyre janё studime shkencore, te pjesa tjetёr e tyre, ku bien nё sy botimet e Musine Kokalarit, gjejmё atё qё konsiderohet si “letёrsi gojore etnografike”, ku realiteti etnografik kushtёzon rrёfimin letrar dhe sё treti, nё mёnyrё tё pjesshme gjejmё traditёn muzikore tё pёrfshirё nё veprёn letrare, ku nё mёnyrё tё veçantё evidentojmё muzikёn nё veprёn letrare tё Kadaresё etj. Ky roman ёshtё i vetmi deri mё tani qё synon dhe realizon rrёfimin letrar tё mbёshtetur tёrёsisht nё traditёn muzikore: si strukturё dhe si teksturё. Si i tillё, brenda tij gjejmё edhe letёrsinё e pastёr, edhe etnografinё, edhe pjesёn e saktёsisё shkencore qё kёrkon trajtimi i kёsaj tradite tё madhe, e cila tashmё ёshtё edhe pjesё e listёs sё “Dukurive shpirtёrore nё listёn pёrfaqёsuese tё UNESCO-s”. Urime akademiku e polifonisti Starova pёr kёtё vepёr madhështore, qё vёrtet lexohet si roman, por qё dёgjohet si muzikё!Fotot: Agim Dobi

Filed Under: Featured Tagged With: Akademia e Shkencave, Luan Starova, Vasil Tole

Akademia e Shkencave në gjëndje gjumi letargjik

January 5, 2018 by dgreca

Ndërhyrja me bisturi nga pushteti politik, që e ndau Akademine nga institutet, e ҫoi atë në gjëndje kome, ose siҫ thotë populli e vdekur dhe e pakallur./1 Akademia-ShkencaveNga  Besnik  Imeri/ Viti 2018 në Shqipëri është viti i reformave dhe këtu nuk bën përjashtim as Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Fillimisht duhet thënë se Akademia e jonë megjithëse e krijuar vonë (në mesin e dytë të shekullit të XX)  kundrejt simotrave të saj,  deri në vitet 90-të ka pasur suksese të jashtëzakonshme. E ngritur mbi bazën e institutive, të cilat ishin krijuar shumë kohë para saj, ajo ishte e mirëorganizuar dhe me rezultate konkrete, si dhe me një financim të kënaqshëm. Këtu mund të përmendim financimet për kërkimet arkeologjike dhe studimet në fushën e historisë, ku edhe pati rezultate të shpejta, të suksesshme dhe me një bilanc pozitiv.

Pas viteve 90-të, si kudo në administratën shtetërore, drejtimin e saj e uzurpuan të paaftët, studjuesit e nivelit mesatar dhe ata që nuk kishin shkëlqyer më parë në fushat e tyre. Rrjedhimisht puna e Akademisë, vit pas viti, filloi të bjerë dhe të kalojë në stanjacion dhe përfundoi në një gjëndje gjumi letargjik. Ndërhyrja me bisturi nga pushteti politik, që e ndau nga institutet, e ҫoi atë në gjëndje kome, ose siҫ thotë populli e vdekur dhe e pakallur.

Aktualisht reformimi i saj është si një emergjecë shëndetësore për ta risjellë atë në jetë. Për këtë mendoj se duhet marrë parasysh përvoja europiane, por edhe e vëndeve të tjera, natyra e problematikave të të cilave përafron me atë të vendit tonë. Mendoj se prioritet strategjik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (pa përjashtuar edhe atë të Kosovës) duhet të jenë shkencat humane me renditje në rradhë të pare, shkencën e historisë dhe atë të gjuhësisë, si dhe me një punë drejtuese dhe njëkohësisht bashkëpunuese me institutet përkatëse.

Pse unë mendoj se këto dy shkenca duhet të jenë në rradhë të parë? Sepse të dyja ato lidhen me vetëdijen kombëtare dhe identitetin tonë si shqiptarë. Shqipëria dhe shqiptarët nëqoftëse nuk mësojnë se nga vijnë, kush janë parardhësit e tyre, ҫfarë gjuhe kanë folur ata, asnjëherë nuk do të bëjë përpara dhe nuk do të jetë një vend me një zhvillim normal.

Përvoja në këtë drejtim nuk na mungon. Atë na e japin paraardhësit tanë të ndritur, rilindasit: Jeronim De Rada, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Jani Vreto,etj etj, të cilët për të Rilindur Kombin Shqiptar që kishte 500 vjet në robëri dhe nga pikëpamja e memories historike ndodhej në gjëndja kome, zgjodhën pikërisht historinë e vendit tonë, etnogjenezën e tij, si dhe gjuhën shqipe, etnogjenezën e saj. Këtu ekziston edhe nje bashkëdrejtim forcash, pasi forca qeverisëse që është sot në pushtet ka shpallur në programin e saj, se do të rilindë Shqipërinë dhe meqënëse bëhet fjalë për Rilindje, apo për Ringjallje, sytë me dosmodo duhet t’i kthejmë nga Rilindasit tanë të shekullit të XIX dhe fillimshekullit të XX dhe të mësojmë prej tyre.

Por kemi përvojë edhe nga jashtë, pasi ne shqiptarët e kemi atë cen që besojmë më shumë atë që na thonë të huajt, se sa atë që thonë njerzit tanë. Rasti është Gjermania. Në kulmin e revolucionit francez në vitet 1792-179, kur Prusia ndodhej edhe ajo në prag revolucioni, pasi lëvizjet revolucionare janë infektuese, lindi një lëvizje reformatore. Njëkohësisht Prusia në këtë kohë ishte mbrapa vendeve europiane si Franca dhe Anglia për nga zhvillimi ekonomik dhe politik. Në këto kushte lindi si domosdoshmëri Rilindja e kombit gjerman.

Ishte gjenia e një personi, aristokratit të pasur Vilhelm von Humboldt me një kulture të gjërë, i cili mendonte se rilindja e kombit gjerman do të vinte nëpërmjet kulturës dhe veҫanërisht nëpërmjet njohjes së historisë së lashtë. Nxënësit dhe vecanërisht studentët medomosdo duhej të mësonin në shkolla historinë antike si dhe gjuhët e vjetra. Mëndje të ndritura gjermane të asaj periudhe që ju bashkangjitën Humboldtit ishin historiani Barthold Niebuhr, Ministri Prusian në Vatikan, Christian Bunsen, Ministri Prusian në Angli dhe Karl Ottfried Muller. Këta pranuan deshifrimin e “Gurit të Rozetës” nga francezi  amator Jean Francois Champollion, zbulimi i të cilit nuk u pranua nga qarqet akademike franceze të asaj kohe. Kësaj lëvizje ju bashkuan edhe poeti aristokrat Heyne dhe filozofi Hegel.

Humboldt dhe Niebuhr ishin edhe politikanë të rëndësishëm në skenën gjermane. Humboldt u bë edhe ministër i arësimit në qeverinë prusiane. Ata refomuan sistemin arësimor, sidomos pas shpartallimit të Prusisë nga ushtria e Napoleonit në Jena në vitin 1806, duke vendosur në qëndër të kësaj reforme formimin arësimor dhe reformimin e institucioneve arësimore. Në arësimin e lartë Humboldt vuri si prioritet shkencat humane, historinë dhe gjuhësinë;  kundrejt francezëve që në sistemin arësimor kishin si prioritet shkencat e sakta, politeknikumin francez me theksin tek matematika dhe shkencat e natyrës. Qëllimi i kësaj reforme ishte që të reformohej vetë Prusia nëpërmjet kulturës gjermane, duke shmangur tmerret e Revolucionit Francez. Humbold dhe miqtë e tij e shihnin studimin e antikitetit në përgjithësi dhe atij grek në veҫanti si një mënyrë për integrimin e studentëve dhe nëpërmjet tyre të të gjithë shoqërisë gjermane në jetën moderne europiane. Institucionet arësimore dhe arësimi që krijuan ata u bënë shtyllat e rendit shoqëror prusian dhe gjerman të shekullit të XIX.

Shëmbullin e Prusisë e ndoqën Franca dhe Anglia. Pas vitit 1830, në periudhën e Lui Filipit, filozofi francez Victor Cousin themeloi arësimin elementar francez sipas modelit prusian dhe ashtu si Humboldt, ai në të gjithë sistemin arësimor rezervoi një vend të veҫantë për të lashtët dhe vecanërisht për grekët. Ndërsa në Angli, studimi i antikitetit si një shkollim moral dhe intelektual për elitën, u shfaq në gjysmën e parë të shekullit të XIX duke ndjekur modelin gjerman.

Nisur nga sa u parashtruan më lart, mendoj se Akademia e Shkencave në përgjithësi dhe shkenca e historisë dhe gjuhësisë në veҫanti, pas një vegjetacioni gadi 30 vjeҫar, ka kaluar në një gjëndje sklerotike nga e cila mund të dalë me një riorganizim të përgjithshëm, ku ҫdo gjë duhet të ringrihet nga e para që nga themelet. Kjo punë do kohë. Ajo nuk bëhet me një muaj, as me një vit, madje as me dhjetë vjet.

Për këtë Shqipërisë i duhet të krijojë shkencëtarët e saj qysh në vezë. Kjo realizohet nëpërmjet ngritjes së strukturave të veҫanta, të cilat do të gjurmojnë dhe qëmtojnë talentet  inteligjente qysh në arësimin fillestar. Mëndjet më të ndritura me prirje të tërheqjeve të forta drejt shkencave humane duhet të përzgjidhen, veҫohen dhe trajtohen me programe të veҫanta mësimore. Pasi të kenë kryer një arësimim të mesëm ekselent të dërgohen për studime në universitetet më të mira të botës sipas fushave përkatëse të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, antropologjisë, etnografisë, emblematikës, heraldikës, numizmatikës, ikonografisë etj, ku njëkohësisht të marrin njohuritë e plota deri në arritjet më të fundit në të gjitha nga këto fusha. Kjo pasi nuk mund të jesh një historian i mirë pa qënë një gjuhëtar i mirë. Nuk mund të jesh një arkeolog i mirë pa qënë një historian dhe gjuhëtar i mirë. Pra të jenë të kompletuar me njohuritë më të përgjithshme dhe më kryesore të arritura në të gjitha shkencat e mësipërme.

Pas realizimit të kësaj të filloj specializimi i tyre deri në imtësi në fushat përkatësë. P.sh. gjuhëtari jo vetëm të  njohë mirë gjuhën shqipe dhe dialektete saj, por të njohë të gjitha nëndialektet dhe të folmet e krahinave, madje edhe të fshatrave të veҫantë me interes për këtë fushë. Të mësojë mirë gjuhët e vdekura si sanskritishtja, latinishtja, greqishtja e vjetër, aramaiken, koptiken, hebraishten e vjetër, keltishten,  persishten e vjetër, gjermanishten e vjetër, sllavishten e vjetër etj. Të futen në imtësira tek fjalë të gjuhëve që kanë folur sumerianët, tokarianët, baskët, iberët, ligurët, sardët, sikanët, kalabrët, umbrianët, tirrenët, oskët, latinët, etruskët, enetët, venetët, galët, mesapët, japigët, akadianët, skithianët, baltianët, mizianët, panonianët, paionanët, dakianët, getianët, tesprotianët, argianët, tesalianët, jonianët, lelegët, peleshtianët, dorianët, eolianët, minoanët, kalkidianët, eubeasit, beotianët, aigalianët, hititët,  asirianët, akadianët, karianët, hiksosit, frigjianët, likjanët, lidjanët, kananianët, jebusianët etj etj.

Kështu p.sh. Humboldt (që e përmëndëm më lart) arriti ato rezultate në ngritjen kulturore të gjermanisë si ministër arësimi, pasi ishte një personalitet në fushën e historisë dhe gjuhësisë, madje Martin Bernal në veprën e vet “Athina e Zezë” e quan një gjeni. Ai ngriti bazat e gjuhësisë Baske dhe Malajo-Polineziane. Pati një tërheqje të madhe drejt sanskritishtes dhe studjoi bazat e shkrimit kinez. Sot në Gjermani për nder të tij një universitet mban emërin Humboldt.

Ndërsa Jean Franҫois Champollion deshifruesi i “Gurit të Rozetës”, një nga zbulimet më të mëdhaja të kohës së vet, në moshën 20 vjeҫare mësoi greqishten demotike, hebraishten, arabishten dhe koptiken (një dialekt i gjuhës pellazgë të Egjiptit të lashtë).

Pas kësaj pune, krijimi i një plejade studjuesish të rinj, të jini të sigurtë që kini formatuar një shkencëtar klasi në gjuhësi që do të realizojë zbulime të jashtëzakonshme. Ajo që tani ne na duket një fantashkencë; si fakti që shqiptarët flasin gjuhën më të vjetër në botë, një gjuhë që e kanë folur zotat, pra Thoti, Zeusi, Poseidoni, Amoni etj, një gjuhë kozmike që ndoshta ka ardhur në tokë nëpërmjet jashtëtokësorëve pasi është aq e zhvilluar dhe aq e përsosur saqë nuk duket se është krijuar nga njeriu por nga hyjnitë; kjo do të jetë një realitet.

Po kështu në fushën e etnografisë të përgatiten specialist që të jenë në gjëndje të zbërthejnë simbolet kozmike të xhubletës shqiptare. Në fushën e historisë të vërtetojnë se pellazgët janë pararadhësit e racës së bardhë, të cilët ndoshta janë ardhacakë në tokë. Por që janë edhe të parët e drejtëpërdrejtë të shqiptarëve, sidomos nëpërmjet gjuhës  shqipe, por edhe të popujve të  tjerë europianë, si grekët, italianët, francezët, spanjollët, gjermanët, uellsianët, skocezët, anglezët, turqit, sirianët, armenët përfshirë edhe kaukazianët etj etj.

Këta do të jenë akademikët e ardhshëm të Shqipërisë. Po për përgatitjen e tyre duhen dhjetra vjet dhe të jini të sigurtë të paktën deri në 30 vjet. Dikush mund të të thotë se kjo punë do para. Shqipëria nuk bëhet pa sakrifica, pra edhe pa para. Psh tek “Veljera’ në Durrës kam dëgjuar  se do të hidhen 8 miljon euro për beton. Sikur këto para të mos hidheshin për beton, por për trurin e shqiptarëve, a nuk do të ishte një veprim më me mend?!!!

Vetëm kështu mund të reformohet Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Çdo reformim tjetër, sidomos ao me karakter politik (siҫ janë bërë më parë), do të ishte një veprim abuziv dhe një mashtrim i rradhës.

5 janar 2018

Filed Under: Politike Tagged With: Akademia e Shkencave, Besnik Imeri, në gjëndje .gjumi letargjik

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës feston jubileun e 40 vjetorit

December 18, 2015 by dgreca

-Kosova, partneritet me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në/
-Pa Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pa mendimin veprues të saj, Kosova e populli i Kosovës nuk do të ishin këtu ku janë sot/
-Akadamia e Shkencave e Shqipërisë uron në 40 vjetor Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës/

Nga BEHLUL JASHARI/ PRISHTINË, 18 DHJETOR 2015/ Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka festuar sot 40 vjetorin me një veprimtari solemne në Prishtinë, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryetarë e përfaqësues të tjerë akademishë nga vendet e rajonit e më gjerë, përsonalitete të shquara.

JAHJAGA: AKADEMIA NË NDËRTIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS DHE FORCIMIN E DEMOKRACISË TONË TË RE

“Ky jubile prej 40 vjetësh – i punës dhe angazhimit të palodhshëm të secilit prej jush, është më shumë se një simbolikë numrash – është përpjekje e pareshtur për të qenë në shërbim të vendit si forcë shtytëse, posaçërisht në kohë kthesash të mëdha”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Prandaj, vijoi ajo, kujtoj me shumë pietet dhe përkulem përpara figurave të një brezi të tërë të akademikëve të Kosovës, që i dhanë vulën një numri procesesh në vend dhe mendimit kritik – një trashëgimi e veçantë edhe e shtetbërjes dhe zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë tonë.
“Në këtë kohë të sfidave të mëdha e të përcaktimit të vlerave të shkencës në shoqërinë tonë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës duhet të qëndrojë fuqishëm në rolin e saj të zhvillimit të kombit, paralelisht me atë të shkencës dhe të arteve”, theksoi Jahjaga.
Shtetbërja e Kosovës, vijoi ajo, bazohet mbi punën e përbashkët të secilës pjesë të shoqërisë sonë dhe në këtë rrafsh Akademia ka forcë dhe potencial për të dhënë kontributin e vet për zhvillimin e vendit tonë.
t“Rëndësia e inkuadrimit të Akademisë në këto procese është jetike për vendin, sepse ndërton konsensusin në shoqëri dhe sepse strategjia zhvillimore do të bazohej në vlerat e rezultatet shkencore dhe në rrethanat shoqërore”, tha Presidentja kosovare.

Akademia, vlerësoi Jahjaga, ka rol për të luajtur në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës dhe forcimin e demokracisë tonë të re.

“Ne duhet të ndërtojmë kulturën politike të dialogut dhe ta pasurojmë diskursin në sferën tonë publike për të ardhmen tonë të përbashkët, që tejkalon ndasitë ndërmjet forcave politike. Argumenti i forcës dhe fuqia e numrave nuk mund ta zëvendësojë bashkëbisedimin!”, u shpreh ajo.

Ne, theksoi Presidentja Jahjaga, nuk guxojmë të vëmë në rrezik partneritetin me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në, e as t’ua zëmë frymën zhvillimeve demokratike dhe të rëndojmë jetën e qytetarëve të vendit, besimi i të cilëve në secilin prej nesh – qoftë liderë institucionalë ose partiakë – po zbehet çdo ditë e më shumë.

“Ne duhet të jemi pranë qytetarëve të vendit, sepse vota e tyre na ka zgjedhur për të qenë në shërbim të tyre dhe për t’u garantuar një të ardhme më të mirë. E kemi obligim dhe borxh ndaj gjeneratave të tëra që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, që ta kompletojmë dhe ta përmbyllim konsolidimin tonë si shtet”, tha ajo.

Andaj, vijoi Jahjaga, them që Akademia dhe intelektualët anëtarë të saj kanë rol për të luajtur – në kohën kur na duhet më shumë besim në vetvete se dallimet mund t’i tejkalojmë duke mësuar se dialogu është zgjidhja e vështirësive të sotme; në kohën kur duhet kuptuar se ndërtimi i shtetit të së drejtës shmang rrugën si zgjidhje dhe ofron zgjidhjet brenda institucionit; pa kushte, pa hasmëri dhe pa frikë ndaj njëri-tjetrit; në kohën kur na duhet më shumë pajtim mes nesh për rolin tonë në dialogun me Serbinë, më shumë besim se rruga jonë e bërjes së shtetit nënkupton përafrim me BE-në, një realitet që bashkon të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.
“Por, ne sot vazhdojmë të jemi larg projektit të BE-së: jo vetëm sepse nuk kemi arritur të tejkalojmë dallimet tona të brendshme e të punojmë në strategjitë për anëtarësim, por edhe sepse nuk kemi arritur që në skenën ndërkombëtare të forcojmë më shumë argumentin e një shteti të së drejtës”, tha Jahjaga.
Megjithëkëtë, vijoi ajo, ne kemi hasur në vështirësi – sepse dialogu me Serbinë është më shumë çështje e konsensusit tonë, që duhet të prodhojë edhe stabilitet të brendshëm por edhe rezultate konkrete, që çon drejt shtetit gjithëpërfshirës por që nuk prek shtetësinë.
“Kemi hasur në vështirësi, sepse normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona është rrugë dykahëshe, e dy bashkëbiseduesve, që ndihmon pajtimin ndërmjet dy popujve tanë dhe që hap shtegun drejt BE-së, që duhet ta mbajë të hapur perspektivën e rajonit në përgjithësi”, tha Presidentja e Kosovës.
Andaj, vijoi ajo, Akademia ka kontribut për të dhënë në procesin historik të pajtimit të popujve, në ndihmë të korrigjimit të padrejtësive të së kaluarës, që hap rrugën e zhvillimit të përgjithshëm në mënyrë të barabartë të të gjithëve në rajonin e Ballkanit, duke siguruar paqen dhe stabilitetin.
“Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ky përvjetor dëshmon misionin tuaj për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fusha të ndryshme e në veçanti në shkencë, me të gjithë jo vetëm në fqinjësi por edhe më gjerë.
Dhe mbi supet tuaja qëndron barra për ta bërë shkencën, artin dhe edukimin pjesë të jetës në shoqërinë tonë, duke e shndërruar në vizion të rëndësishëm për të ardhmen e gjeneratave të reja. Paqi fat!”, përfundoi Presidentja e Kosovës, Jahjaga.

KRYEMINISTRI MUSTAFA: ASHAK-U ROL ESENCIAL PËR PROGRESIN E KOSOVËS NË TË GJITHA RRAFSHET

Kryeministri Isa Mustafa, në manifestim ka përcjellë përshëndetjet dhe urimet e qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë përvjetor të dyzet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa tha se duke shërbyer si prijëse e shkencës dhe dijes së dobishme, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka luajtur rolin më të rëndësishëm në progresin shkencor, kulturor dhe të arteve në Kosovë.

“Në të njëjtën kohë, roli dhe aktivitetet, mendimi dhe organizimi, që kanë buruar nga Akademia jonë, janë të rëndësisë esenciale për progresin e vendit tonë në rrafshin historik, politik, ekonomik dhe social. Një gjë është e sigurt, pa Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pa mendimin veprues të saj, Kosova e populli i Kosovës nuk do të ishin këtu ku janë sot, Kosova shtet i pavarur dhe sovran, duke ecur sigurt në rrugën e integrimeve të mëdha evropiane dhe euroatlantike, populli i Kosovës i lirë dhe i përcaktuar për demokraci, shoqëri progresive dhe zhvillim”, tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa tha se kanë qenë akademikët ata të cilët, duke ruajtur dhe kultivuar mendimin kulturor dhe politik, me dinjitetin dhe etikën më të lartë njerëzore dhe akademike, kanë përcaktuar dhe kanë bërë të mundur që kombi të mund të qëndronte fuqishëm përballë valëve të vështira të historisë.

“Si qendër dhe shoqëri e edukimit dhe shkencës, puna e Akademisë ka ndikuar dhe ka krijuar dijetarët dhe ekspertët tanë në të gjitha fushat akademike, politike, shtetformuese, qeverisëse, ekonomike dhe zhvillimore. Këta akademikë veprimtarë dhe mentorë të vyeshëm, sot këtu dhe ata që nuk janë sot me ne, janë autorët e letrave të pavarësisë, të cilët ruajtën dhe kultivuan frymën liridashëse dhe idenë e progresit”, tha kryeministri.

Mustafa, po ashtu, theksoi se në kohën e sotme të zhvillimeve globale, shkenca dhe arti, si çdo dimension tjetër jetësor, po bëhen më të afruara dhe më të lidhura globalisht.

“Si rrjedhojë, Akademia jonë po inicion gjithnjë e më shumë projekte ndërkombëtare, në fusha të ndryshme, të cilat po e bëjnë shkencën dhe dijen e Kosovës, pjesë të kulturës dhe dijes botërore, ndërsa po i bëjnë vlerat tona pjesë të humanizmit, bazuar në parimet etike. Prandaj, sot jam i lumtur që si anëtar i kësaj akademie, përcjell përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës që të përkrahë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për t’u bërë pjesë e rëndësishme e shkencës dhe botës shumëkulturore”, tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar dhe përkujtuar me respektin më të thellë të gjithë ata studiues që për shumë dekada me punën e tyre kanë kontribuuar që shkenca, arti, dija dhe kultura e Kosovës të ndriçohet, të avancohet, dhe që këto vlera të shfaqen dhe komunikohen kudo nëpër botë.

VESELI: TË QENIT NË SHËRBIM TË LIRISË ËSHTË NDERI MË I MADH PËR NJË INSTITUCION TË SHKENCËS DHE ARTIT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, para akademikëve dhe të ftuarve të tjerë të shumtë, tha se përvjetorët jubilarë, si ky i sotmi, janë momente të rëndësishme në jetën e një institucioni apo të një shteti, të cilat mundësojnë për të parë rrugën që është bërë në të kaluarën, e njëkohësisht, edhe momente të qartësimit të vizionit për të ardhmen.

Dyzet vitet e ekzistencës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kryetari Veseli i konsideroi vite të historisë sonë më të re, të ringritjes sonë historike, politike, arsimore, kulturore, vite të rezistencës së përgjithshme kundër shtypjes politike e të rrugëtimit të pathyeshëm drejt lirisë.

“Ne sot jemi krenarë, se ia dolëm të përmbushim qëllimin më fisnik që mund të ketë një popull modern: të jetojë i lirë në tokën e tij, në gjuhën e tij, në kulturën dhe identitetin e tij. Ne sot, ndihemi krenarë, me faktin se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në tërë historinë e saj, ka qenë në shërbim të këtij qëllimi fisnik. Të qenit në shërbim të lirisë është nderi më i madh për një institucion të shkencës dhe artit”, tha në fjalën e tij kryetari Veseli.

Duke iu drejtuar akademikëve, kreu i Kuvendit tha se ata duhet të ndihen krenarë me punën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtës natyrore që ka secili popull për të qenë i lirë. Sot, Kosova është e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, shtoi Veseli. Ai tha se liria nga shtypja është vlerë themelore, por nuk mjafton dhe se duhet punuar për lirinë e kuptuar si zhvillim.

Në vazhdim, kryetari i Kuvendit foli edhe për miratimin ditë më parë nga ana e Kuvendit, të Ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Është një ligj që përmbush standardet më të larta bashkëkohore, që kanë të bëjnë me fushën akademike. Është një ligj që stimulon shtigje të reja të hulumtimit akademik, në kohën e sfidave globale të dijes e zhvillimit. Por, kjo nuk është e gjitha. Kuvendi i Kosovës dhe të gjithë mekanizmat përkatës shtetërorë, duhet të bëjnë prioritet nacional dijen dhe edukimin, sepse sot, edukimi cilësor dhe popullata e kualifikuar përbën kapitalin më të madh për një vend”, tha kryeparlamentari Veseli.
Në manifestimin festiv, të hapur me Himnin Kombëtar Shqiptar dhe Himnin e Shtetit të Kosovës, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Hivzi Islami tha se, “40 vjet histori të këtij institucioni mund të mos duken shumë në jetën e akademive me traditë të gjatë, por për ne janë si katër shekuj të përshkuar me shumë specifika, ngritje dhe rënie si rezultat i zhvillimeve të gjera politike dhe shoqërore në Kosovës dhe në vetë shtetin”.
Ai vijoi se, “kthesat e mëdha shoqërore, trysnitë, urrejtjet dhe represioni, deri te përpjekja për zhbërje biologjike, turbulencat që shembën shoqërinë kosovare dhe që më në fund sollën pavarësinë e shtetit më të ri në botë, janë ngjeshur dhe pasqyruar në ecjen tonë, në rrugën e mundimshme për të arritur këtu ku jemi”.
Kryetari Islami theksoi se, “Akademia në asnjë rast nuk mund të involvohet në diskutime të politikës së ditës, duke mbledhur rreth vetës shkencëtarët, ekspertët dhe elitën e krijimtarisë artistike, dijen dhe vizionin e tyre ajo mund t’i vërë në dispozicion të zhvillimit të mendimit kritik shkencor dhe artistik dhe të ofrojë zgjidhje për shumë çështje madhore të shoqërisë, por vetëm mbi bazë të argumenteve shkencore dhe jashtë ritmeve të ndodhive ditore”.
“Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës nuk do ta ndjekë kurrë modelin e Akademisë Serbe, e cila me veprimet e saj u shkaktoi tragjedi të mëdha miliona njerëzve”, tha Islami.
Gjatë vitit 2015, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka humbur akademikët Mark Krasniqin, Esat Stavilecin, Pajazit Nushin.

AKADAMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË URON NË 40 VJETOR AKADEMINË E SHKENCAVE E TË ARTEVE TË KOSOVËS

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti, në një veprimtari festive sot në Prishtinë, në praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit kosovar, uroi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me rastin e 40 vjetorit të themelimit, duke theksuar rëndësinë dhe bashkëpunimet e dy institucioneve të larta kombëtare.

“Rrugëtimi, zhvillimi, rritja, konsolidimi i Akademisë së Shkenaceve dhe të Arteve të Kosovës, institucionit më të lartë shkencor e të artit të Kosovës është një eveniment i veçantë në historinë e kombit tonë, shumë të vjetër historikisht por të rinj si shtete”, u shpreh ai.
Akademik Korkuti theksoi se, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, së bashku me motrën, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e themeluar 43 vite më parë, janë dy shtylla, dy institucione të mirëfillta shkencore të pavarura, që kanë në themel studimet për gjuhën, historinë dhe për kulturën kombëtare.
“Themelimi i Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës erdhi si rezultat i zhvillimit shkallë-shkallë të disa institucioneve pedagogjike e shkencore të kerkimeve albanologjike”, përkujtoi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Akademik Korkuti për jubileun e 40 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetarin e saj akademik Hivzi Islamin kishte sjellë dhuratë një komplet veprash të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është themeluar me Ligj të veçantë të Kuvendit kosovar në 20 dhjetor të vitit 1975, në kohën kur me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova avancoi dhe arriti mëvetësi organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, si njësi konstituive, ashtu si edhe njësive të tjera të federatës, nga shpërbërja e së cilës janë ndarë shtatë shtete, mes të cilave Kosova me pavarësinë e shpallur në 17 shkurtin historik 2008, të njohur deri tash nga 111 shtete anëtare të OKB-së.

Filed Under: Reportazh Tagged With: 40 vjet, Akademia e Shkencave, Behlul Jashari, Kosove

AKADEMIA E SHKENCAVE E REPUBLIKES SE SHQIPERISE PROPOZON DEKORIMIN E BANDES MUZIKORE TE VATRES

February 12, 2015 by dgreca

ESHTE PROPOZUAR EDHE DEKORIMI I PROF> THOMA NASSI(PAS VDEKJES)/
Në një mesazh që editori i Gazetës Dielli mori këto ditë nga kompozitori dhe etnomuzikologu i njohur Prof. Dr. Vasil L Tole, mësoi se Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë i ka propozuar Presidentit të Repubikës, dekorimin e Bandës Muzikore të Vatrës, e cila luajti një rol të jashtzakonshëm jo vetëm ndër shqiptarët e Amerikës, por edhe në Shqipëri, kur u kthye në shkurt të vitit 1920 me mission kombëtar.
… Është rasti që të ndjekim gjurmët e Bandës së Vatrës nga Worcester-i, Massachusetts në Shqipëri.
Banda”Vatra” kishte për themeluesThoma Nassi. Ajo lindi në Worcester, Massachusetts, më 1917. Kjo e dhënë vjen nga themeluesi i saj Thoma Nassi, por në një shkrim të botuar në Dielli në prill 2012, Frederik Stamati dhe Ariola Prifti, japin datën 17 dhjetor 1916, ndërkohë që po aty konfirmohet se në vulën mbi instrument është stampuar data 11 dhe jo 17. Në kujtimet që ka lënë Nassi e përshkruan bandën Vatra si një krijesë që e kërkoi koha. Ajo përbëhej nga emigrantë të zakonshëm që nuk kishin as përvojë dhe as dije muzikore. Natyrisht që kishte edhe njerëz të dijshëm në të, sic ishte dhe kompozitori i Hymnit të Vatrës, Ajdin Asllani, i diplomuar në Bukuresht. Por pjesa më e madhe ishin punëtorë që punonin tërë ditën në fabrika, por me vullnet dhe dëshirë arritën që brenda një viti të mësonin dhe të përballonin me sukses koncerte të shumta në Boston, Worcester, New Bedford, Massachusetts, në Camp Devens, në Portland, Biddeford, në Maine, dhe në qytete dhe qyteza të tjera, koncerte të cilët u dhanë për llogari të Kryqit të Kuq Amerikan dhe organizatave të tjera të bamirësisë. Ndërkohë ekzistonte në SHBA dhe një bandë tjetër muzikore e djemëve shqiptar të Amerikës, në Jamestown në New York, e cila drejtohej nga korçari tjetër, Thoma Vishnja.Kjo quhej banda “Sofia” për nder të Mbretëreshës Sofia, e shoqja e Princ Wiedit dhe ishte krijuar që më 1915.
Banda e Vatrës luajti një rol të vecantë edhe gjatë fushatës së madhe të Vatrës”Të shpëtojmë Shqipërinë” fushatë që nisi me 3 Qershor 1917. Banda me koncertetet e saj I dha hov fushatës duke nxitur bujarinë e shqiptarëve të Amerikës. Në ditën e parë të nisjes së fushatës edhe anëtarët e Bandës nuk e mënjanuan veten, por i shkundën xhepat dhe iu bashkuan thirrjes që vinte nga vargjet e Nolit” Nëno mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë, poezi qe u krijua pikerisht ne ato dite te nxehta kur Vatra ksihte hapur fushaten per Shpetimin e Shqiperise, duke mbledhur per te mbrjte Shqiperine ne Konferencen e Paqes plot 150 mije dollare.…/. Të gjithë anëtarët e Bandës ishin dhurues bujare dhe mesatarja e dhurimit te Bandes se Vatres I afrohej mesatares së degëve. Të mos harrojmë vlerën që kishte dollari në atë kohë, kur punëtori mund të siguronte me shumë mund 7-8 dollarë në jave. Rekoredt e Vatrës nga data 3 qershor 1917 përcillet ky informacion nga fushata për anetarët e Bandës: Profesor Thoma Natssi dhuroi 10 dollarë, Kosta Pano $15, Vangjel Sotir $15, Zissi Morcka $10, Sotir Terptasi 10, Zissi Stavre $10, Petraq Th Peci $10, Vasil Kristo $10, Petro Ndina $5, Petro Themistokli $ 5, Sami Isuf $10, Rauf Grapshi $ 15, Dhimitri Kristo $5, Kosta Shoqo $5, Lambi M. Qirko $10, Stavre Z. Boboshtica $10, Kristaq Vasil $10,Lazo Shagla $10,Bajram Konispoli $10.
Ky rekord na jep dhe një informacion te plote për emrat e pjestarëve të Bandës. Bëmat kombëtare të Bandës muzikore të Vatrës janë të njohura.
Në pranverën e vitit 1920 ishte hedhur idea e dërgimit të një grupimi të konsiderueshëm emigrantësh në Shqipëri për të ndihmuar çështjen kombëtare. Prej kohësh nën drejtim e Aqif Përmetit kishin nisur përgatitjet për stërvitjen e trupave vullnetare dhe rreth 120 ushtarë ishin të gatshëm për t’u nisur drejt Shqipërisë. Bashkë me ta ishte hedhur ideja që të nisej edhe banda muzikore e Vatrës, si dhe disa atdhetarë të dijshëm, që me kontributin e tyre do t’i ndihnin çështjes kombëtare.
Problemi qëndronte se kush do ta drejtonte bandën muzikore të Vatrës? Thoma Nassi ishte i vetmi që kishte përvojën e duhur dhe njohuri profesionale. Ai asokohe sapo qe liruar nga ushtria amerikane, ku kishte shërbyer si drejtues i një orkestre. Nassi e kishte një arsye njerëzore që të hezitonte për t’u nisur, pas lirimit nga shërbimi ushtarak ishte martuar. Në shënimet e lëna në formë kujtimesh ai e pohon se “nusja e re ishte një arsye hezitimi”, por për shkak se banda nuk mund të shkonte pa drejtuesin e saj dhe se ai ishte i vetmi që mund ta kryente atë detyrë, i dha fund mëdyshjes dhe u nis së bashku me grupin muzikor.
Udhëtimi u realizua me një anije italiane, por italianët u nxorën shumë pengesa gjatë kalimit në Itali, siç u nxorën edhe në Shqipëri, ku i shpallën ”persona non grata”. Pas një qëndrimi të shkurtër në Brindizi, anija u lejua që të nisej drejt portit të Durrësit. Populli i priti me brohoritje në port, edhe pse italianët që atë kohë mbanin të pushtuar Durrësin, e shtuan përshëprimën dyshuese për misionin e tyre. Duke qenë se përveç Durrësit, italianët mbanin të pushtuar edhe Vlorën, Tepelenën, Sarandën e Gjirokastrën, i shihnin dhe i trajtonin si persona të dyshmtë bijtë e shqiptarëve të Amerikës. Pas një qëndrimi disaditorë në Durrës u nisën me kamionë drejt Tiranës, ku populli, qeveria e përkohshme dhe klerikët i pritën me brohoritje, lule dhe bujari. Qeveria e kishte kuptuar vlerën e një turneu të bandës së Vatrës për të rritur moralin e popullatës dhe për ta bërë atë më koshiente për çështjen kombëtare, që ishte e kërcënuar….
Banda e Vatrës sipas kujtimeve të Prof. Thoma Nasit arriti deri në frontin e Luftës së Vlorës.
Me 1929, Faik Konica, qe ishte ne Shqiperi per nje vizite te gjate pune, para se te kthehej ne Amerike, shtroi nje darke per Banden e Vatres, e cila tashme ishte kthyer zyrtarisht ne Bande Kombetare e Shtetit Shqiptar. Konitza u tha djemve dhe professor Nasit, fjale shume levduse.
Më shumë mund të lexoni në Gazetën Diellin e printuar, shkruar nga editori.

Filed Under: Vatra Tagged With: Akademia e Shkencave, dalip greca, PROPOZON DEKORIMIN E BANDES, te Vatres

Zotërinj, shkëputuni nga “Vatha” e Akademisë së mykur të Tiranës!

September 4, 2014 by dgreca

Opinion Nga Rasim Bebo, Çikago/
Para pak kohësh janë botuar dy artikuj në gazetën “DIELLI” online (www.gazetadielli.com), i pari nga Prof. Isuf Bajrami: “Epiri dhe përkatësia etnike e Epirotёve”, më 19-8-2014 dhe artikulli i dytë nga Agim Popovci: “Maqedonia, kjo furrë bërthamore historike dhe gjeografike”, më 21-7-2014. Këta zotërinj vazhdojnë të shkruajnë, duke u mbështetur në ato referenca të kohës së Enver Hoxhës, duke mos marrë parasysh, literaturën e përkthyer pas vitit 1990. Për Kujtesë: Janë botuar katër HISTORI TË SHQIPËRISË nga: Edwin Jacques: “SHQIPTARËT” Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, botuar më 1995, me 765 faqe;
Mathieu Aref “SHQIPËRIA” (Historia dhe Gjuha) Odisea e pabesueshme një populli para Helen”, botuar Plejad më 2007, me 607faqe;
Zhan Klod Faveirial “HISTORIA” (më e vjetër) e SHQIPËRISË, Plejad 2004, me 552 faqe;
Tajar Zavalani “HISTORI E SHQIPNISË”, botues PHOENIX shtëpia e librit, më 1998, me 388 faqe;
Dhimitër Pilika, “PELLAZGËT” origjina jonë e mohuar, botimet enciklopedike, Tiranë 2005, me 476 faqe; Aristidh P. Kola, “ARVANITASIT” dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik – Folklorik – Politik – Gjuhësor. Shtëpia botuese 55, më 2002, me 558 faqe etj.
Robert d’Angeli me Shtatë volume, përmbajtja e përgjithshme e librit “ENIGMA”.
Ju zotërinj, zini në gojë PELLAZGËT, por nuk keni marrë pjesë në formimin e shoqatës “QENDRA STUDIMORE PELLAZGJIKE” në dy mbledhjet e saj më 15-4-2011 dhe më 21 – 22 tetor 2011. Më 2 janar 2012, Mathieu Aref mbrojti tezën e doktoraturës: “Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët me prejardhjen e qytetërimit grek”. Të cilit, iu dha titulli nga Universiteti i Sorbonës: “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit”. Kjo merret pikë referimi në bibliografi për të gjitha shkencat e botës që do të merren këtej e tutje me antikitetin evropian.
z. Isuf, ju shkruani: “… në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri … Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,”. Por pellazgët me helenët, i ndan një kohë prej mbi 1500 vjetësh dhe emri i helenëve doli në histori pas vitit 1830, nga prof. Dr. Robert Angeli.
Z. Isuf ju thoni: “Fijet e misterit pellazg ndërthuren ndër kohëra, gjersa në histori përmenden Ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk…”.
Robert d’Angheli shkruan: “…në kundërshtim me atë që shkruajnë autorët e sotëm, të cilët deklarojnë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, … këta të fundit jo vetëm janë pasardhës të ilirëve, por para së gjithash të pellazgëve, gjë që nuk është e njëjtë, sepse kur i deklarojmë, ose kur deklarohen vetëm si pasardhës të ilirëve, merret para sysh vetëm një pjesë e vogël në vend të tërësisë. Ilirët përbënin vetëm një pjesë të vogël të pellazgëve ose shqiptarëve. Për ta mund të thuhet se: “Gjithë Ilirët janë shqiptarë”, por e kundërta nuk është aspak e vërtetë, domethënë: gjithë shqiptarët, janë ilirë”.
Edwin Jacques shkruan: “Një hulumtim i qytetërimit të hershëm shqiptar, na çon te pararendësit pellazge. Dorëshkrimet më të hershme, tregojnë: se pellazgët ishin zotër të Gadishullit Ballkanik, me qendra të fuqishme në Mikenë, Spartë dhe Athinë. Më vonë pellazgu Agamemnon, do të renditet si mbret i Mikenës dhe i Argosit, kurse i vëllai, Menelau, mbreti i Spartës. (Flasim për shek. XIII, ndërsa semito egjiptianët kanë ardhur më pas në shek. VI. Këtu nuk ka ndërthurje dhe “mister” “Haptvolk”. (Në A. SH. vazhdon deukalionizmi për përfshirjen e pellazgëve. Shën. im). Dhe më tej, Doktor Mathieu Aref shkruan: “Kështu, më shumë lehtësi mund të vërejmë se pas më shumë se pesë mijë vjetësh pellazgjishtja e lashtë përjeton përgjithmonë në shqipen e sotme. Kjo e fundit është me të vërtetë një fosile e gjallë. Qe ka lindur para hënës “proselinoi”. Z. Isuf ju shkruani: “Perandoria bizante, Mbretëria bullgare dhe serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin… ( Por s’mund të konsiderohesh si qefin definitiv që mbështillnin një popull kufomë…).
Doktor Arefi thotë: “Malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i Shqipërisë dhe viset rreth saj (Kosovë, Maqedoni, Epir dhe Mali i Zi) i kanë bërë të mundur këtyre popullsive të ruajnë pothuajse të paprekura, kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Këto male që kulmojnë rreth 2800 metra, me lartësi mesatare 700 metra, më e larta e Evropës, Kanë qenë një mbrojtje e vërtetë e gjuhës dhe e kulturës pellazge. Dihet se një ndër vendbanimet e hershme të pellazgëve ka qenë Arkadia… Së fundi, shënojmë se heroi legjendar Evandri, i lindur në Akardi, u nis në krye të një kolonie Arkadianësh për tu vendosur në Itali (Latium/Mali Palatin), rreth 60 vjet para luftës së Trojës. Ai do të u këtë mësuar vendasve shkrimin, ligjet e reja dhe kultin e perëndive hyjnore”. (“Shqipëria”, 07, f. 110).
Z. Isuf ju shkruani: “Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët”. E. Jacques shpjegon: “Hylli njihet si mbreti më i hershëm qe sundoi mbi familjet dhe fiset e shpërndara pellazge, të njohura si Mbretëria e Ilirisë. Ai vdiq në vitin 1225 p.e.s. Zotërimet e tij shtriheshin për gjatë bregut lindor të Adriatikut, në veri deri në gjirin e Triestes, kurse në jug deri në lumin Vjosa. Historiani Gibon shprehet se, më vonë, Iliria përmblodhi të gjitha trevat në jugë të Danubit. Ndërmjet detit Adriatik dhe detit të Zi … dhe si kryeqytet i Ilirisë ka qenë gjithmonë Shkodra. (Ndërsa të tre shtetet pellazge kanë pasur së bashku si epiqendër të tyre Argosin, prandaj janë të tre të njëjtë etnosi. Shën. im). (“Shqiptaret”, f. 95).
z. Isuf, ju flisni për Deukalionin i mitologjisë greke. “Në përmbytjen e botës. Deukalioni dhe Pirrua shpëtuan me anën e një barke…”. Doktor Arefi thotë: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu, si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen, Eponim i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainval e thotë me forcë: “Ndërfutja në përmbytjeje në fund të historisë pellazge është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (Sot me këtë përmbytje është dakord edhe Akademia e Shkencave Shqiptare. “Kabale und liebe”. Shën im) (“Shqiptarët”, f. 22). Profesor Gene Haddlebury citon: “Historianë, e kemi sajuar Greqinë e lashtë. Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “Fabrikuar krejtësishtë Greqinë e lashtë”. (Kryetari i studimeve helenistike në Universitetin e Georgetown U.S.A. 20 tetor 2010).
Z. Isuf: “Sipas historianëve antikë, Ambrakia (Arta e sotme) ka qenë kryeqyteti i Pirros. …”.
Prof. Dr. Dh. Pilika shkruan: “Nga burimet e qëmoçme, tani vonë u hetua se kryeqyteti i Pirros Ambrakia (Arta), pat arritur një ngritje të tillë kulturore, sa ishte e stolisur, ndër të tjera, përveç me dy teatro dhe me plot 1.015 shtatore të ndryshme, numër ky mahnitës për cilindo metropol te rruzullit tokësor deri më sot.”
Plini (Plaku), tregon me përpikmëri, se statujat e famshme të nëntë muzeve në Ambrakinë pellazge, u vodhën nga romakët…”.
Polibi tregon: “… Mark (Fulv Nobiliori, më 189 p.e.s.) hyri ne Ambraki…i dhuruan një kurorë ari prej 150 talentesh {mbi 3000 kg}”. (“Pellazgët…”, bot. 2005, f. 351).
Z. Isuf Bajrami, nuk jeni shkëputur nga “Vatha” Akademia e mykur e Tiranës. Flasim për Pellazgët dhe Akademia e SH. Sh. që nuk mori pjesë në tre mbledhjet kushtuar Konferencës së Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Në dy mbledhje në Tiranë dhe një në Universitetin e Sorbonës Paris, gjithashtu as në përkujtimoren e 70 – vjetorit të lindjes së arvanitasit të madh Aristidh Kola. Pse?… Se me sharlatanizmin që bën greku, për mos njohjen PELLAZGE është bashkuar dhe kjo Akademi. Priftrinjtё me andartёt sllavo-bullgarë, nё luftё kundër shqiptarёve maqedonas. Ndofta te kjo foto ndodhet peshkop Kara Vangjeli, që urdhëroi andartët te vrisnit Papa Kristo Negovanin.

Z. Agim Popovci, ju shkruani duke marrë nga libri i Robert D. Kapllan: “Fantazma Ballkanike” dhe pyet: “kush janë dhe pse janë të tillë maqedonët, pse ekziston konflikti me myslimanët shqiptarë dhe të gjithë ata që nuk janë maqedonë. … Konflikti i pushtetit maqedon me jomaqedonët nuk është asgjë e re, ashtu si edhe ai me myslimanët. Pse maqedonët janë të tillë dhe pse Maqedonia është kaq e brishtë, nuk flet vetëm historia por edhe protagonistët e realitetit të sotëm. Pse gjithë kjo frikë nga shqiptarët, pse përdoret dhuna”? Fotografinë qe keni vendosur në artikullin tuaj, e keni edhe këtu, kjo tregon dhunën dhe tmerrin që përdorni ju sllavo-serbo-bullgarë kundra popullit autokton maqedono-shqiptarë. Ju pushtuesit sllavë dalloheni nga të gjithë pushtuesit e tjerë. PSE? Se ju pushtuat vendin, rrëmbyet emrin “maqedon”, morët flamurin dhe identitetin. Formuat “qeverinë Maqedone”, luftoni për te zhdukur Kombin Amaqedono-shqiptarë, duke shprehur: “Më mirë një shqiptar i vdekur, se sa i gjallë,” arritët kulmin me vrasjen e fëmijëve tuaj për të akuzuar shqiptarët, nuk lini poshtërsi pa fabrikuar për kundra shqiptarëve, shqiptarit Pellazgo Maqedon që jeton në vendin, e tij në tokën e tij me flamurin e tij. Pra si mos të jetë shqiptari me dorën te shpata dhe te pushka, për të cilën u bë mysliman se preferon lirinë dhe dyfekun. Ne Shqiptarët nuk jemi “ashkla”, por vetë vendi që jetojmë për mijëra vjetësh. Nuk jemi si sllavët që u zgjuat nga gjumi duke jetuar me peshk dhe kafshë të gra në moçalet e Vollgës, dolët në sipërfaqe pa identitet, pa histori, si kafshë të egra lakuriq, një turmë rrjepacakësh. Këto reshta, ia kthej fotos tuaj të andartëve të urryer dhe atyre të Robert D. Kapllanit për të ditur të vërtetën.
Z. Popovci shkruani: “Maqedonia, furrë bërthamore historike dhe gjeografike”. Këtej vjen “Konflikti i pushtetit maqedon me jomaqedonët. (kuptohet se maqedonët janë sllavët” dhe jomaqedonët janë shqiptarët). Po, Agim Popovci, me priftërinjtë dhe andartët që bashkëveproni, jeni hedhur kundra myslimanëve shqiptarë të maqedonisë, se ata mbajnë në dorë flamurin e lirisë së popullit, deri në shpartallimin tuaj të plotë. Ju nënvizoni: “ Ju renditni, Maqedonia është përzierja më e tmerrshme e popujve… turq, shqiptar, serb, rumun, grek. Bullgarë që jetojnë atje…”. Jo, z. Popovci. Në Maqedoni banojnë maqedonët, pasardhësit e pellazgëve të shqiptarëve të sotëm. Të tjerët me përjashtim të sllavo-maqedonëve jane pakicë e papërfillshme. Historikisht, janë tre popuj vëllezër, të ardhur nga epiqendra pellazge që prej shek. të IX p.e.s. nga ARGOSI: Maqedonët, Iliret dhe Epirotet dhe të vendosur në ato vende që është folur disa herë dhe që janë edhe sot.
Edwin Jacques shkruan: “Vdekja e Aleksandrit të Madh shënoi fundin e bashkimit të tri mbretërive shqiptare: Maqedonisë, Epirit dhe Ilirisë. … Perandoria u nda në pjesë të gjeneralëve shqiptarë. Antipatri vazhdoi administrimin e Maqedonisë dhe të Greqisë (në atë kohë nuk njihej emri Greqi), Lisimaku mori Trakën, Antigoni Azin e Vogël, Ptolemi Egjyptin dhe Perdika Azinë. … Gjatë atyre viteve të trazuara, në Maqedoni sunduan dhjete mbretër maqedonë, nga viti 317-168 p. e. s., që u pushtua nga Roma… As shqiponjat e as populli i shqipes nuk mundi të durojë robërinë… As Perandoria e fuqishme e Romës nuk mundi të mbyste dëshirën e tyre të zjarrtë për liri”. (“Shqiptarët”, bot. 1995, f. 128,146). Prof. Dr. Tajar Zavalani shkruan: Vargu i popujve barbarë, prej tri racash të ndryshme invaduesish, ishin: gjermanët, hunët e Atilës dhe sllavët. Më aktivët ishin sllavo-bullgarët dhe avarët. Sllavet jetonin në luginën e lumit Pripet, të krahinës Bjellorusisë që quhej Polesje, jetonin duke zënë peshk dhe duke gjuajtur shtazë të egra. … Me 580 e. s. një fuqi e kombinuar sllavësh, avarësh dhe bullgarësh që arrinin 100.000 vetë u nisën prej grykës së Danubit dhe bënë kërdinë në tre shtetet shqiptare. Këta vranë, prenë, dogjën dhe plaçkitën si deshën për katër vjet. Kjo tragjedi arriti kulmin në vitin 617 me ofensivën e forcave të bashkuara Avaro-Sllavo bullgare. Prokopi shkruan: “Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra dhe fëmijë, ata u vërsulën duke kthyer në gërmadha dhe zhytën në gjak Ilirinë, Maqedoninë, Epirin dhe Thrakën, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim seksi apo moshe, që u ranë ndër duar. Nga kjo shfarosje, në shkallë të tillë, i gjithë vendi u mbulua me kufoma që nuk kish kush ti varroste. Pas llogaritjes sime, më se 200.000 veta humbën jetën ose u rrëmbyen si skllevër gjatë invazioneve sllave… Ku shkeli këmba e tyre, u bë si një shkretëtirë e Azisë…” .
Historiani anglez i Serbisë William Temperley shkruan: “Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak, që ishin krijesat e gjeniut të perandorëve të mëdhenj të Dioklecianit dhe Justinianit me orgjinë shqiptare”.
E gjithë kjo katrahurë dhe shkatërrim erdhi nga pushtuesit sllavë që u lëshuan si ujqër të uritur mbi trojet shqiptare, prej këndej filloi konflikti ndërmjet sllavëve pushtues të Maqedonisë dhe maqedonëve vendas. Ju z. Popovci këtë urrejtje ndërmjet vendasve (shqiptaro maqedonasve) dhe pushtuesve sllavë, kërkoni ta lidhni me figura sllavo-serbo-bullgare si me poetin Gane Todorovski, me studiuesen britanike Mersia Mekdermot, për Goce Deçevin, që e nxjerrin si hero bullgarë, një fare Rebeka, që nxori nga trasta Xhon D. Rid me shkrimet e vitit 1916. Në historinë për Maqedoninë nuk i kam hasur këto figura të tilla për Maqedoninë shqiptare. Z. Popovci, si sllav që jeni, shkruani për sllavët dhe kjo është normale.
Aristidh Kola shkruan: “… Sulltan Murati IV, lëshoi urdhër sipas Kuranit, ku thoshte: “Sa të krishterë kanë feude të turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt, do ti humbasin” … përveç pasurisë, u hiqet dhe liria. Janë njerëz të kategorisë së dytë. Kështu shqiptarët duhet të zgjidhnin midis Krishtërimit dhe lirisë. Shqiptarët gjithmonë kur gjënden në dilema të tilla kanë parapëlqyer lirinë dhe pasurinë. Myleri konstaton: “Feja e krishtere mbështetet tek mëshira. Shqiptari nuk do mëshirën, por admirimin…”. (“Arvanitasit”, bot. 2002, f. 283). Kështu shqiptarët nga fundi i shek. XVI dhe XVII u konvertuan në fenë myslimane të tre trevat shqiptare rreth 70% të popullsisë.
Nejazi Muhameti shkruan: “Shqiptarët ishin rrethuar prej dy racave të forta, të cilat, gjatë gjithë kohës së mesme donin t’i asimilonin. Dallga sllavo-greke kishte për ta zhdukur këtë popullsi, por të mos kishte përqafuar myslimanizmin. Josif Bagëri thotë: “Asimilimi u përballua gjatë 540 vjetëve të regjimit osman. Ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, kur e pushtoi Serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist”. (Maqedonia Shqiptare, bot. 2009, f. 95).
Në Maqedoni ka shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Ortodoksit në Maqedoni u thithën nga të dyja kishat veri dhe jug, për këtë, pyet Prof. Dr. Uran Asllani: Ku janë shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë?. Nuk kemi dëgjuar ose parë veprimtarët shqiptarë, emrin e ndonjë shqiptari ortodoks. Ku janë vallë ata? Pse kanë harruar që janë shqiptarë? (Uran Asllani, “Vargmali”, 4-8-2009).
Robert d’Angeli shkruan: “… serbët që ëndërrojnë për “Ilirizmin” dhe që nuk arritën gjithashtu të quhen “Ilirë”, në vend të këtij emri, kanë “uzurpuar” doket e zakonet, mënyrën e veshjes dhe të jetesës të shqiptarëve, të cilëve u kanë zënë vendin. Maqedonasit, thotë DROYSEN, i përkisnin po asaj race pellazge,… e gjithë bota e gjerë pellazge, nuk kishin asnjë marrëdhenie me helenët. … Deri në shek XIX ka ende në Greqi, në Itali dhe Sicili, popullsi të quajtura greke por shqipfolës. Këta shqipfolës të Turqisë Evropiane dhe të Azisë u shkëmbyen më 1923, me një fjalë u këmbyen shqiptarët myslimanë të Çamërisë me shqiptarët ortodoksë të Izmirit Turqisë. Masa të tëra, qindra mijëra , të cilët arsimoheshin në greqishten ose latinishten, por në vatrat e tyre flisnin gjuhën e stërgjyshërve pellazgjishten ose shqipen. K. Amantos, kur në shek VII sllavet niseshin te vinin drejt Maqedonisë, duke ndjekur brigjet e VARDARIT, ata nuk gjetën në vend veçse pellazgë, ose vetëm shqiptarë. Të gjithë të huajtë e tjerë, po ashtu edhe këta u shqiptarizuan. Në rrethinat e Korçës, ka ende fshatra të tëra, midis tyre edhe Boboshtica, të banuara nga bullgarë të shqiptarizuar. (“Enigma” f.250)
Alfons La Martin në veprën “Histoire de la Turquie, 1854, … “E vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar te shqiptarët, është pasioni i pavarësisë dhe i fitores. Kjo është toka e heronjëve të të gjitha kohëve… Ne e pranojmë, se Homeri aty gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e madh. Turqia Skënderbeun. Njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak, të së njëjtës gjini. (“Maqedonia Shqiptare”, f. 184).
Z. Popovci Ju thoni: “Ky është vendi më i paqëndrueshëm në Ballkan… Në Luftën e Dytë Botërore, forcat okupuese bullgare vepruan së bashku me nazistët “Bllgarizimi” i dhunshëm i popullsisë, vetëm ka përsëritur egërsinë që forcat okupuese serbe dhe greke kishin zbatuar në vitin 1913. Sipas studiuesve të huaj, po në vitin 1913, Shkupi ka pasur rreth 50.000 banorë (55%), 30.000 shqiptarë myslimanë, bullgarë 12.000, serbë 3000, 2000 izraelite. Nga (G. L. Jaray, Paris 1913).
Sot më shumë se kurrë, kemi miq, që interesat e tyre lidhen ngushtë me interesat tona, që falë Zotit kemi një pozicion gjeografik me shumë rëndësi që na jep shkak që kjo Shqipëri Xhuxhe, mos të kufizohet me shqiptarë, por të kufizohet direkt me shtetet fqinje ashtu si kane qenë kufizuar me katër vilajetet shqiptare. Kjo është “Shqipëria Natyrale” dhe këtu do të arrijmë. S’kualifikimi i pret anëtarët e Akademisë së Sh. Shqiptare, të cilët ende të pashkëputur nga kjo “tutelë”e vjetër do marrin vulën e turpit dhe të tradhtisë.
Rasim Bebo, Addison, Çikago, shtator 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Popovci, Akademia e Shkencave, Edwin Zhak, Isuf Bajrami, rasim bebo, Vatha e mykur

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT