• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRENARIA SHQIPTARE E KA EMRIN ELHAIDA DANI

May 29, 2013 by dgreca

Elhaida Dani është fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke kaluar paragjykimet dhe duke bërë krenar çdo shqiptar. E përlotur, ajo falënderoi të gjithë ata që kishin besuar në zërin e saj në shqip duke thënë “faleminderit”. Bashkë me trajnerin e saj në këtë aventurë, Riccardo Cocciante, ajo interpretoi nën triumf këngën “When love calls your name”. Elhaida Dani shkoi në finale bashkë me konkurrentin tjetër Timothy Cavicchini. Gjatë gjithë spektaklit ajo ka qenë më e duartrokitura dhe më e komentuara në rrjetet sociale. “Bravissima!, Stratosferica!, Non ha rivali!, Fenomenale!, E la migliore di tutti!, Stupenda”, ishin komplimentet që kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj mbrëmje atë që tashmë është zëri jo vetëm i Shqipërisë, por edhe i Italisë. “Ajo nuk është thjesht muzikale, siç thotë Rafaela, ajo mund të këndojë gjithçka”, kështu u shpreh Riccardo Cocciante, sapo këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, këndoi “I will always love you”, të Whitney Houston. “Për talente të tilla nuk ka rëndësi se cilit popull i takojnë”, tha ai. Pas duartrokitjeve të publikut që shoqëruan gjatë artisten e re nga Shqipëria, moderatori i “The Voice of Italy” iu drejtua Noemit, duke i thënë: “A ke frikë nga Elhaida Dani?” “Jo, është një këngëtare e mrekullueshme”, tha ajo. Mbrëmja finale e “The “Voice of Italy” ka qenë një shpërthim për Elhaidën. Në të tria këngët e zgjedhura për të interpretuar ajo ka shkëlqyer, duke marrë komentet pozitive nga juria. Bashkë me Riccardo Cocciante ajo këndoi një nga këngët hit të tij, “Margarita”. “E kam të lehtë ta këndoj këtë këngë, pasi në vendin tim, Shqipëri, është një këngë shumë e njohur. Unë jam rritur duke e dëgjuar këtë këngë”, tha Elhaida para interpretimit. Kur ajo këndoi këngën “When love calls your name”, Cocciante e quajti atë “një diamant”. Mbrëmja finale e “The Voice” ka qenë një spektakël i vërtetë i mbushur plot emocione. Katër finalistët e këtij edicioni ishin Veronica de Simone, Elhaida Dani, Silvia Capasso dhe Timothy Cavicchini. “Jeta ime këto javë ka ndryshuar. Ishte një eksperiencë e bukur, që besoj se do më vlejë shumë në të ardhmen”, tha Elhaida. Në skenën e “The Voice” ka interpretuar dje këngëtari më i suksesshëm i momentit, PSY, i cili ka kënduar këngën e tij të fundit, duke ngritur në këmbë sallën të kërcente bashkë me të. Grupi i Modà ishin të ftuar special në këtë mbrëmje. Pas televotimit, e para që la garën e “The Voice” mbrëmë ishte Silvia Capasso. Kalimi i Elhaidës në treshen që do të vazhdonte ëndrrën e “The Voice” ishte emocionues për të dhe për trajnerin e saj Cocciante. Ajo këndoi një këngë plot rimë të Di Jessie “Mama knows best”. Entuziazëm solli dhe interpretimi i Noemit dhe Rafaella Carra. Një performancë plot emocion ishte dhe interpretimi për herë të parë në një duet i dy zërave të njohur të muzikës italiane, si Piero Pelu dhe Riccardo Cocciante. Konkurrentja e dytë që u eliminua gjatë mbrëmjes së djeshme ishte Veronica de Simone, ndërsa Elhaida Dani dhe Timothy Cavicchini, ishin dy konkurrentët që shkuan drejt etheve për çmimin e madh. Kënga e fundit që Elhaida këndoi para dhënies së verdiktit të publikut dhe jurisë ishte “Adagio” e Lara Fabian, ndërsa Timothy këndoi këngën e Vasco Rossi-t “Senza Parole”.

Elhaida Dani u bë e njohur për publikun pas interpretimit në “Top Fest 9” me këngën “Ti s’je më”, me të cilën u vlerësua me çmimin e parë.

Para se të hynte në “The Voice”, Elhaida ka treguar se ka provuar të hynte tek “Amici” i Maria De Filippi-t, por nuk kishte kaluar. Kur ajo këndoi për herë të parë në “The Voice” të katër anëtarët e jurisë e shtypën butonin e kuq, por ajo zgjodhi Cocciante-n, pasi ishte idhulli i saj që i vogël. “Ai ishte idhulli im që e vogël; teksa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, në zemrën time tashmë e kisha zgjedhur. Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij e falë mbështetjes së publikut”, ka thënë ajo. Kur ajo shkoi në Itali dinte pak italisht, por Cocciante e bëri të ndihej si në shtëpinë e saj.

“Ai është këngëtar shumë human. Mësimi më i rëndësishëm që më ka dhënë është të mos mbaj për vete emocionet, por t’ia përcjell ato publikut”, ka thënë ajo. Për adhuruesit e këtij shou, këngëtarja shqiptare ishte zbulimi i vërtetë i këtij spektakli, një vajzë që përcjell emocione të forta kur këndon, një zë i shkëlqyer, siç do të shprehej trajneri i saj.

 

Filed Under: Editorial, Kulture Tagged With: albanian parade, Elhaida Dani, fiton, Parada shqiptare, rrenjet shqiptare, The Voice of Italy

Artikujt e fundit

  • Skënderbeu, strateg dhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë
  • Strategjia e Izraelit dhe Mësimet e Tukididit
  • NEOSHQIPTARIZMI SI VIZION E MISION KOMBËTAR
  • Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)
  • 1922 / LETRA E BEQIR HAÇIT, QË FITOI ÇMIMIN E PARË, DREJTUAR TË RINJVE AMERIKANË TË KRYQIT TË KUQ
  • Vatra kërkon drejtësi për “Kumanovën”
  • 𝟗 𝐌𝐀𝐉𝐈 – 𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐕𝐑𝐎𝐏𝐄̈𝐒
  • Book Promotion Event: “Who Cursed Us…!?” & “Sorrow and Hope”
  • Kush është Robert Prevost, Papa i ri Leoni XIV?
  • “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Në shënjestër të vazhdueshme”
  • “LIVIA”, ROMANI PËR FAMILJEN DHE DEVIJIMET GLOBALISTE
  • Konsullata e Kosovës në Iowa, dhuroi Abetare për shkollën shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago
  • Promovohet në Tiranë poema e Luan Ramës “Ode për tempujt që nuk u harruan”
  • Shqipëria dhe Kosova – një lis me dy degë
  • VATRA TELEGRAM URIMI VATIKANIT PËR ZGJEDHJEN E PAPA LEONIT XIV SI KREU I RI I KISHËS KATOLIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT