• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

2 korrik 1990- 2 Korrik 2015, 25 vjetori i hapjes së ambasadave

July 2, 2015 by dgreca

Ato ditë në ambasadat e ndryshme hynë e dolën të mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave, 4795 vetë/
Nga Albert Zh. Zholi/
Ndodhia/
Më dy korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë çelën dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjeçare se arratisja ishte tradhëti, dhe tradhëtia ishte një jetë e mjeruar edhe për ata që mbeteshin pas? Dihet konstitucioni ndërkombëtar i territoreve të ambasadave. Ato janë shtete Brenda shteteve dhe cënimi i territoreve të tyre konsiderohet si cënim kufijsh. Por për çudi asnjë ambasador i akredituar në Tiranë të cilit i qe “dhunuar” territori kombëtar nuk bëri ankesë pranë qeverisë shqiptare për marrjen e masave në mbrojtje të ambasadave. Përkundrazi. Ambasadori gjerman mori në mbrojtje të “plagosurit” rebelë, pa pranuar që ata t’idorëzoheshin drejtësisë shqiptare. Ditët e ambasadave gjithashtu do të kërkojnë analiza më të thella me zbulim dokumentash të fshehta. Por ngjarjet që pasuan më pas, sidomos skenat e ngjashme si në Kubë, etj…tregonin se skenat e ambasadave, (dikush preferoi të prishtedhe murin e jashtëm dhe me një ‘skodë” të vjetër të fuste me dhjetëra veta brenda), ishin inskenuar më parë. Pavarësisht se nga mjetet qeveritare shqiptare të asaj kohe, këto u quajtën mësymje të ”bandavehuligane”, në të vërtetë, sasia e madhe e njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë, që ky term komunist binte vetiu. Ne nuk dimë akoma se kush ishin organizatorët, apo nismëtarët, siç thuhet rëndom. Të tjerët, janë masa gjithëfarësh që nuk mund të përmbahen më. Ato ditët në ambasadat e ndryshme hynë e dolën s’a andej të mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave), 4795 vetë. Nga këta për në Gjermani shkuan 3163 vetë, në Itali 816, në Francë 549, për në Turqi 77, për në Poloni 52, për në Çekosllovaki 51, për në Jugosllavi 6, për në Egjipt 6, për në Bullgari 5, etj. Më pas shumë prej tyre, sidomos atë të vendeve lindore, do të mërgonin drejt SHBA, Kanadasë, Australisë e gjetkë. Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët kanë mbritur edhe në Iran, Zelandën e re, e Argjentinë.
Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

Në fakt…
Hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël. Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

Çfarë ndodhi pas Popajve/
Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët. Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në “ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri”, por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

Goditja e parë, 20 qershor/
Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë. Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. “Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel ‘Dajti’, ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, – thotë Bujari. – Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se ‘për t’ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme’. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave. “Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, – thotë ai. – Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje”. Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare. Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: “Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje”.

E pabesueshmja në ambasadën gjermane/
Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup. Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë. Por..Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel “Arbëria”, ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

Dita e rrallë 2 korrik 1990…/
Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre. “Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin,” thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Ditët që pasuan..
Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t’u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t’u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: “Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit”.

Dyndje e jashtëzakonshme dhe…/
Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale. Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më – thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t’u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty. “Arbenit i ka vdekur nëna”, “Iliri ka motrën të sëmurë” , ose “Dilni, sepse ata kanë vendosur t’ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit” etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, – thotë Edmondi.

Në ditën e finales së madhe/
Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin “Gjermani, Gjermani”. Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç’mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

Me sytë nga atdheu!/
Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të ikurve. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore. Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si “Nënës sime si kujtim”, duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë. Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpëritnin me lot në sy fjalët: “Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi”. Iknin me sy të nga atdheu!

Filed Under: Histori Tagged With: 2 korrik 1990, 25 vjet, Albert Zholi, ambasadat

KRIJUESIT E DIASPORES- FATJON PAJO ME “FTESE NGA LARG”

June 27, 2015 by dgreca

Nga Albert ZHOLI*/
Mbrëmja po vinte disi e zhurmshme në qendrën e Tiranës. Të gjithë dukej sikur nxitonin nëpër rrugë. Me çantën e krahut Fatmir Jançe po shkonte drejt parkut “Rinia”, si i vetmi vend i përshtatshëm takimi mes miqve dhe atyre që i takon për herë të parë. Natën e shkuar, ende pa u rrehatuar e çmallur me vëllezërit dhe nënën kishte kryer disa telefonata. Të parën xha Andonit, në qytetin “F”. E kishin lënë të takoheshin në orën pesë Tek “Tajvani” në anën jugore me pamje nga shatërvani. Fatmiri s’e njihte atë personalisht, por shoku i tij, Bekim Lira, për t’ia bërë edhe më të lehtë mundësinë e njohjes me të i kishte futur në zarf disa foto të familjes. Nën rrezet perënduese të diellit pasditja po i ndillte ngrohtësi në sy Fatmirit, ndërsa me hapa të shpejtë kapërceu tek Shallvaret urën mbi Lanë dhe po i afrohej lokalit. Hapat e tij nëpër hapësirat e lira të trotuarit përqark shatërvanit s’po i komandoheshin. Vinte i malluar në qytetin e tij të dashur pas plot katër vitesh. S’e pati të vështirë ta njihte xha Andonin. E gjeti të ulur diku në një nga tavolinat pranë derës kryesore. Plaku pa e hequr republiken nga koka, kishte hapur “Panoramën” dhe me syzet optike të varura mbi hundë lexonte artikujt e saj në 6 Një ftesë për larg Fatjon Pajo 7 heshtje. -Xha Andoni?! –u shfaq para tij paksa i ndrojtur Fatmiri. -Pooo, unë jam. –uli gazetën dhe ngriti sytë plaku. –Po ju, Fatmiri? –me pak mundim u ngrit të përshëndetet me të. -Po, –buzëqeshi lehtë Fatmiri, -unë jam. –u takuan sikur të ishin miq të njohur vitesh. -Urdhëroni, uluni. –zuri vend xha Andoni dhe vështroi nga kamarieri, djaloshi bjond me tabaka në dorë. I bëri shenjë edhe për një kafe tjetër. -Si ju eci rruga? I gjetët mirë këtej? Andej si i kemi ata? Çikago ka klimë të egër. Fatmiri shihte portretin e xha Andonit dhe brenda vehtes iu shfaqën të freskëta fjalët e Stiljanës, mbesës së plakut flokëbardhë, “Ndihmoi pak xhaxhi Fatmiri për në Ambasadë. I dua këtu!” dhe nuk e mbajti dot të qeshurën. Harroi se ndodhej në tavolinën e një të moshuari. Xha Andoni u step dhe hoqi syzet të shihte më qartë. Veprimi i të porsa njohurit ia dyzoi paksa mendimet. “Ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu, o zotëri!” –mendoi dhe u tërhoq paksa prapa. Zemra nisi t’i rrahë më shpesh. Rrotulloi sytë më kot për të gjetur një shkak të atij veprimi. -Më fal xha Andon, -ndërpreu të qeshurën Fatmiri, -qesha me mbeskën tuaj, Ajo më dha urdhër të takohem me ju. -e vështroi gjatë në sy, -Mezi ju pret. -Sakaq nxorri nga zarfi fotot dhe ia dha t’i shihte. -Është zbukuruar goxha jot-mbesë dhe po na nderon të gjithëve. Xha Andoni vendosi syzet përsëri dhe nën ethe emocionesh të mëdha shihte e puthte celuloidet njëlloj sikur t’i kishte fizikisht aty. E kishte këput malli për ta. -Ah, ç’më lehtësove shpirtin me këto Fatmir! -ngriti sytë e mezi u mbush me frymë. Për xha Andonin e sidomos për nënë Edijen s’kishte qenë aq e lehtë ndarja prej saj. Megjithëse flasin shpesh përsëri aty e kanë mendjen. Ecuria e shëndetit të Stiljanës ishte për ta një plagë që u dhimbte çdo ditë. Shihte shokun e dhëndrit dhe zarfin para duarve dhe i dukej se po fliste me vetë Bekimin ato çaste. Aq emocione kishte sa s’po e mbante karrigia. Vitet e fundit mbante me vehte qetësues për normalizimin e zemrës, e cila kishte filluar t’ia tundte herë pas here zilkën e arritmisë. Piu një “Advil” dhe duke ndjerë shijen e hidhur të saj në fyt iu drejtua mikut: -Do t’më kalojë, bir! -mundi të mërmërisë dhe rrufiti pak kafe. -I ke vënë re ato pemët e vjetra kur u përkulen degët dhe u thahen pak e nga pak! Ja ashtu bëhemi edhe ne, zbardhemi, kërrusemi, kollitemi dhe pa vetëdije ngrejmë zërin duke u kacavjerrur ditëve të mbetura të jetës pas rritmit të kohës. Por kur është për të mirë dimë të përmbahemi. -gjegji dhe sytë iu mbushën me lotë. -Sa mirë që u takuam! Mos m’i verë re lotët, këta janë lotë gëzimi, janë lotë shpirti në ripërtëritje. –nisi bisedën ai dhe duke vështruar gjatë fotot si në film dokumentar solli atë copëz kohe të vështirë të tranzicionit nëpër të cilën ishte endur familja e së bijës, veçmas nga sëmundja e papritur e mbesës së vogël. Shpesh ai luste Zotin për ‘të të bëhej mirë. Dhe ajo, po u dërgonte nga Amerika e largët dhuratën më të çmuar, ftesën për të marrë pjesë në gëzimin e saj…
*Doli në qarkullim novela “Një ftesë për larg” me autor Fation Pajo

 Përgatiti për botim: Albert Zholi
Faqe: 85
Çmimi: 400 lekë

Hyrje

Filed Under: Komunitet, LETERSI Tagged With: Albert Zholi, botoi, Fatjon Pajo, Ftese nga Larg

Racizmi në universitetet shqiptare është shumë i theksuar

April 30, 2015 by dgreca

INTERVISTA/ Flet Dr. e Shkencave Juridike dhe Presidente e Shoqatës Kundër Racizmit në Gjermani, Alba Lika/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Ka mbaruar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja për gjermanisht në Shkodër dhe të lartën për Juridik në Universitetin Luigj Gurakuqi po në Shkodër në vitin 2010. Gjatë kohës që ka qenë në shkollën e mesme ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë për gjuhen gjermane disa herë në Ballkan dhe Europë. Duke u njohur me kulturën Europiane që në moshë të re, ishte shumë e vendosur që të vazhdonte studimet Universitare në Gjermani, duke qenë se e zotërote jo vetëm gjuhen por njihte edhe kulturën nga afër. E vetmja pengese ishte ana ekonomike, e cila nuk e lejonte që ta ndiqte ëndrrën në atë kohe dhe si pasoj filloi studimet për Drejtësi në Shqipëri. Edhe pse i mbaroi studimet në Shqipëri me rezultate shumë të mira, nuk ndihej e plotësuar profesionalisht dhe nuk u dorëzua, por insistoi në realizimin e qëllimit që i kishte vënë vetes.
Si vazhdoi ëndrra juaj e shkollimit?
Në vitin 2011 aplikova për bursë për studime pasuniversitare tek projekti Basileus ( është një projekt i krijuar nga komisioni Europian për vendet e Ballkanit perëndimore, me qëllim që studentëve të mire të u japë mundësinë që të rriten profesionalisht në një nga universitet më të mira të Europës) dhe më në fund mu plotësua ëndrra dhe fitova bursë për të studiuar në Universitetin më të mirë dhe më të vjetër në Gjermani për Drejtësi dhe mjekësi, në Universitetin e Heidelbergut i themeluar në vitin 1386. Në vitin 2013 u diplomova me rezultate maksimale në të drejtën penale ndërkombëtare. Pasi u diplomova po e mendoja të kthehesha direkt në Shqipëri që të investoja gjithçka çfarë kisha përfituar në Heidelberg, por nisur nga rezultati maksimal, universiteti më ofroj të drejtën për të nisur Doktoraturën, duke e parë si një shans që jo çdo personi i ofrohet pranova të filloj studimet doktorale dhe që prej një viti po ndjek studimet doktorale për të drejtën penale në universitetin e Heidelbergut. Krahas të drejtës penale, kryesisht korrupsionit që është në qendër të studimeve të mija doktorale, pasi korrupsioni në Shqipëri është një sëmundje që akoma nuk i është gjetur ilaçi, jam gjithashtu edhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Që nga viti 2014 jam presidentja e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ) për Shqipërinë. Kjo organizate ka qendrën në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë operon edhe në 26 shtete të tjera dhe një nga këto shtete është edhe Shqipëria. Bazuar në të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut unë e konsideroj edhe korrupsionin si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kjo është ajo që më motivon më tepër që të bëj një ndërthurje të së drejtës penale dhe të të drejtave të njeriut. Për momentin jam fokusuar në studimet doktorale dhe në postin si presidente e organizatës me qëllim që së shpejti të botoj edhe tezen e doktoratures në dy gjuhë të huaja, në gjermanisht dhe shqip. Botimin e kërkimeve të mija shkencore e konsideroj si një mundësi të mirë për të pasuruar sadopak literaturën për studentet në Shqipëri, pasi në Shqipëri ka me të vërtet shumë mangësi në literature. Dy vitet e fundit kam parë një rritje të konsiderueshme të studenteve shqiptare që vazhdojnë studimet në universitet më të mira të Evropës dhe kjo me jep shumë shpresë për një Shqipëri drejt rrugës së Europës.
-Ju shkollën e mesme e mbaruat për gjermanisht, në çfarë eventesh e keni përfaqësuar Shqipërinë në këtë gjuhë?
– Në shkollën e mesme e kam përfaqësuar Shqipërinë në evente të ndryshme ndërkulturore në shkallë ballkanike, në Mal të Zi dhe Kroaci dhe në shkallë botërore në Gjermani. Secili shtet është munduar të prezantojë në mënyrë sa më dinjitoze kulturën e kombit të tij në gjuhën gjermane. Në Gjermani atëherë kisha eksperiencën më të bukur, pasi mora pjesë në orë të ndryshme mësimi në gjimnazet gjermane, duke më dhënë mundësinë që të krahasoj që atëherë sistemin e shkollave shqiptare me ato gjermane.
– Universiteti ynë a ka nivelet dhe parametrat e universiteteve gjermane dhe ku është ndryshimi?
– Fatkeqësisht universitetet shqiptare janë akoma shumë larg nivelit të universiteteve gjermane. Duke u nisur që nga infrastruktura, kushtet, bibliotekat, literatura që studentët kanë në dispozicion e cila nuk është e mjaftueshme. Pa përmendur pastaj komunikimin e shkëlqyer dhe gatishmërinë e profesorëve në Gjermani kundrejt studentëve (dua të theksoj që profesorët e Fakultetit të Juridikut në Heidelberg kanë pozicione të rëndësishme në Gjermani). Një aspekt që mua më shqetëson në Shqipëri është mungesa e Instituteve pranë çdo fakulteti për të bëre kërkime shkencore në çdo fushë. Kërkimet shkencore do na ndihmonin që p.sh ligjet të mos i kopjonim nga sistemet e së drejtës së shteteve të tjera, por ti hartonim vetë. Në fakt sistemi ynë arsimorë është më shumë i orientuar nga sistemi amerikan sesa nga ai gjerman. Kohët e fundit kam vënë re që Shqipëria po orientohet nga sistemi gjerman për sa i përket sistemit të shkollave profesionale.
– Mbasi përfunduat studimet për të drejtën penale ndërkombëtare, pse nuk erdhët në Shqipëri?
– Duke qenë se studimet pasuniversitare i mbarova me notën maksimale që në Gjermani është nota 1 (një), universiteti më ofroj mundësinë për të nisur doktoraturën dhe duke e parë si një mundësi që jo çdo personi i ofrohet pranova dhe që prej një viti vazhdoj studimet doktorale në universitetin e Heidelbergut.
-Sa njihet Shqipëria nga pedagogët që ju japin mësim dhe a keni ndjerë shenja racizmi?
– Profesorët e njohin Shqipërinë thjesht si një shtet të Europës me shumë probleme. Kjo është edhe një arsye përse kërkimeve shkencore në Shqiperi duhet të iu jepet një rëndësi e posaçme. Shenja racizmi nuk kam ndjerë përkundrazi kam pasur shumë mbështetje. Nga eksperienca personale racizmi në universitetet shqiptare është më i theksuar.-Fatkeqësisht
– Në lëndët e degës suaj në Shqipëri a gjen literaturë?
Për sa i përket literaturës që mua më nevojitet, në Shqipëri nuk kam gjetur pothuajse fare.
-Cila është mangësia e sistemit tonë arsimor?
– Sistemi ynë arsimorë është më shumë i bazuar në teori sesa në praktikë, studentët kanë shumë pak literaturës në dispozicion dhe i qëndrojnë shumë besnik kësaj literature dhe nuk bëjnë një vlerësim sa më kritik të saj. Një pjesë e konsiderueshme e profesorëve e ruajnë me fanatizëm mënyrën tradicionale të mësimdhënies, e cila e kufizon studentin për të mbajtur një qëndrim sa më kritik kundrejt një çështje te caktuar. Një mangësi shumë e madhe e sistemit tonë arsimorë është mos mbrojtja e pronësisë intelektuale, plagjiatura dhe mosrespektimi i rregullave te citimit është një problem shumë serioz për mendimin tim. De jure ekziston një ligj për mbrojtjen e pronësisë intelektuale por nuk zbatohet. Jo rrallë ndodh që profesorët në Shqipëri të akuzohen për korrupsion pasiv, për këtë çështje do fajësoja jo vetëm profesorin por edhe studentin që e mbështet një iniciativë të tillë si edhe shtetin, i cili nuk harton një politikë efektive për të luftuar këtë fenomen. Ashtu siç e kam theksuar edhe më lart që ministria e arsimit të investojë më shumë në kërkimet shkencore dhe jo vetëm ti pajisë studentët me diploma, por të hartojë një politikë që këto diploma të shërbejnë edhe në tregun e punës.
-Cila është tema e doktoraturës suaj dhe si mendoni ta paraqisni?
– Unë jam specializuar në fushën e së drejtës penale dhe në qendër të studimeve të mija doktorale është korrupsioni dhe jo vetëm korrupsioni nacional dhe krimi ekonomik, por edhe ai ndërkombëtare. Jam fokusuar tek kjo tematikë pasi korrupsioni (sidomos në Shqipëri) është një sëmundje që akoma nuk i është gjetur ilaçi. Do të bëj të pamundurën që studimet e mija doktorale ti botoj në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip. Botimin e studimeve të mija shkencore e konsideroj si një mundësi të mirë për të pasuruar sadopak literaturën për studentët në Shqipëri.
– Keni dy vjet që jeni presidentja e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ) për Shqipërinë, cilat janë detyrat e kësaj Shoqate dhe ku njihen?
– Ka dy vjet që jam anëtare e organizatës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ( Internationale Gesellschaft für Menschenrechte IGFM ), por presidente e kësaj organizate jam që në nëntor të vitit 2014. Kjo organizate ka qendrën në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë operon edhe në 26 shtete të ndryshme në botë, një nga këto shtete është edhe Shqipëria. Në qendër të kësaj organizate është mbrojtja e të drejtave të njeriut si një fuqi absolute. Ne si organizatë apelojmë për shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut. Në mars kishim takimin e radhës në Bonn, ku u parashtruan edhe disa ndryshime në status dhe në bazë të këtyre ndryshimeve do bëjmë edhe një reformim të organizatës.
– Mbas doktoraturës a mendoni të ktheni në Shqipëri?
– Për momentin jam fokusuar në studimet doktorale dhe në postin si presidente e organizatës, por gjithashtu po punoj me elitën e universitetit të Heidelbergut për hartimin e një konvente për doktorantët, me anë të cilës kërkojmë më shumë privilegje dhe hapësira veprimi nga shteti. Dëshira ime është që të kthehem në Shqipëri dhe të investoj në universitetet Shqiptare çfarë kam fituar deri tani.
– Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
– Fatkeqësisht pozicioni i femrës shqiptare është akoma në tranzicion. Në Shqipëri një rol të rëndësishëm luan edhe pozita gjeografike. Femrat të cilat jetojnë në kryeqytet kanë më shumë mundësi veprimi dhe punësimi sesa ato që jetojnë në qytet e tjera, pa përmendur ato që jetojnë në zonat rurale ku mundësitë e tyre janë pothuajse zero.
– A e ka zënë sot ferma shqiptare vendin e duhur në shoqëri, apo ende jemi shoqëri maskiliste?
– Femra shqiptare akoma nuk e ka zënë vendin e duhur në Shqipëri, pasi postet kryesore janë kryesisht të zënë nga meshkujt dhe si pasojë kjo na bën një shoqëri maskiliste, ku femra shihet si një qenie e dobët që nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi të mëdha përsipër.
– Cili duhet të jetë pozicioni i femrës shqiptare në jetën politike?
– Numri i femrave shqiptare që studiojnë në universitetet më të mira europiane dhe botërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kjo tregon se po integrohen gjithnjë e më tepër dhe vetëm një prezantim i barabartë i femrave dhe meshkujve në parlamentin shqiptarë do forconte pozitën e femrës shqiptare në politikë dhe si pasojë do zbehej diskriminimi gjinorë.

Filed Under: Featured Tagged With: Alba Lika, Albert Zholi, Interviste

Kristaq Panduku,drejtuesi i parë I Bandës VATRA

March 25, 2015 by dgreca

DOSIER/ Flet Violeta Baraku, e bija e Kristaq Pandukut: Në Rinas ka pritur nga Hrushovi dhe deri tek Zhukovi dhe shumë udhëheqës ushtarakë të vendeve të lindjes/
– Në Rinas ka pritur nga Hrushovi dhe deri tek Zhukovi dhe shumë udhëheqës ushtarakë të vendeve të lindjes/
– Hysni Kapo kujdesej për bandën dhe u thoshte kuzhinierëve, shikojeni pak Kristaqin se do na ikë nga duart/
– Më 11 janar 1946, kur u shpall Shqipëria Republikë, babai ka drejtuar 6 orë pa ndërprerje bandën frymore se do vinte Enver Hoxha/
-Në vitin 1967 kur parada s’po ecte mirë dhe Beqir Balluku dha urdhër: “shkoni dhe gjeni Kristaq Pandukun”/
-Në vitin 1924 u bë pjesë e Bandës Frymorë “Vatra” që ndihmoi Fan Nolin të vinte në Shqipëri/
-Pas përfundimit të shkollës në Boston atë e emëruan në punë aty, por u kthye në Shqipëri nga malli/
-Ilo Panduku, xhaxhai im, ishte një ndër 200 komunistët e parë që formuan PKSH
-Në vitin 1930, e caktuan zëvendësdrejtor të Bandës Mbretërore /
– Babai im ka jetuar pa nofullën e poshtme 40 vjet, pas një infeksion në një dhëmballë/
– Në Boston shkoi për studime me ndihmën e Nolit, i cili i tha se Shqipëria ka nevojë për muzikantë/
– Babai i ndihmoi të gjithë instrumentistët italianë të shpërndaheshin nëpër çetat partizane, që të mos i vrisnin gjermanët/
-Ai drejtoi bandën e Ushtrisë për 22 vjet me radhë, një record/
Shkruan: Albert Z. ZHOLI/
Një histori e vërtetë por e pabesueshme. Kristaq Panduku, Dirigjenti i Bandës së Fan Nolit, i Bandës së Mbretërisë dhe 24 vjet i bandës së Ushtrisë, në vitin 1930 ka incizuar me një specialist muzike nga Austria 9 këngë patriotike shqiptare të cilat janë lënë në heshtje si dhe vetë vepra e Pandukut. Dhe pse kishte mbaruar shkollën e muzikës shkëlqyeshëm në vitin 1930 në Boston, edhe pse e emëruan në një nga Bandat Frymore më të mira në një qytet bregdetar amerikan, ai më shumë preferoi të vinte dhe ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi kishte shumë dashuri për të. Në vitin 1937, pas një infeksioni, atij i hiqet nofulla dhe jeta e tij u bë disi i tërhequr, por ai mbeti një profesionist elitar, i cili drejtoi Bandën Frymore Shqiptare për 26 vjet me radhë ndoshta një rekord ky. Në vitet 1944 deri në vitin 1966 ai priti në Rinas të gjithë personalitete e vendeve Lindore, njëkohësisht ishte dhe drejtuesi i bandës në tre parada ushtarake. Nuk mund të lihet mënjanë se Kristaq Panduku, ishte kryetari i parë i Jurisë së Festivalit të parë të këngës së muzikës së lehtë në RTSH.
Sa vjet e drejtoi Bandën e Ushtrisë babai juaj?
Plot 22 vjet, nga viti 1944 deri në vitin 1966 që doli në pension. Ndoshta është rekord, pasi ai nuk ju nda asnjë çast këtij profesioni dhe Bandës së Ushtrisë deri sa kishte mundësi të punonte.
Nga jeni me origjinë?
Ne jemi me origjinë nga Korça. Pra brenda korçarë. Babai im ka qenë i datëlindjes 1902.
Kur ka shkuar në Amerikë babai juaj?
Babai im ka shkuar në Amerikë në vitin 1926 dhe ka studiuar në Boston për muzikë për 4 vjet, për trombë. Ai ishte një student i shkëlqyer në këtë lëndë. Ai shkoi në Boston pasi kishte fituar përkrahjen dhe respektin e Fan Nolit. Mund të them se Fan Noli ishte ai që e kërkoi për studime dhe pse në SHB babai ka pasur dy vëllezër aty. Por babai nuk ju bë barrë pasi donte vetëm të mësonte dhe pastaj të kthehej në atdhe.
Ku u njoh babai juaj me Fan Nolin?
Babai im u njoh kur Fan Noli erdhi në Shqipëri dhe krijoi qeverinë e vitit 1924, qeverinë e qershorit. Për ta ndihmuar Nolin në këtë nismë demokratike, nga Amerika erdhi dhe banda Vatra, e cila e ndihmoi shumë Nolin në fillimet e tij të ndërtimit të shtetit të ri më demokratik.
D.m.th., babai juaj ju bashkëngjit Bandës së Shoqërisë “Vatra”?
Po, babai kishte mësuar në Liceun e Korçës. Ne rrjedhim nga një familje punëtorësh korçarë. Nuk kishim ndonjë pasuri, vetëm nëna e babit kishte njëfarë pasurie. Por megjithatë gjyshi im donte që fëmijët të mësonin, ndaj babanë e futi në Lice. Që aty ai filloi të mësonte veglat muzikore. Duke mësuar babai merrte pjesë në një Bandë të vogël muzikore të qytetit të Korçës. Kur erdhi Banda e Shoqërisë “Vatra” nga Amerika në mbështetje të Fan Nolit, babanë e thërrasin në këtë Bandë muzikore me shumë emër. Babai pranoi menjëherë dhe u bë pjesë e saj. Kur qeveria e Nolit u përmbys, ai i tha babait, është mirë të vish të studiosh në Amerikë për muzikë. Babai i tha do mundohem. Do kesh përkrahjen time në Boston i tha Noli i madh dhe babai e miratoi.
Babai shkoi dy vjet më vonë, pra në vitin 1926?
Po. Dy vjet më vonë. Në Boston e priti Fan Noli. Ai e adresoi se ku dhe si të konkurronte. Babai konkurroi dhe fitoi. Ishte shumë i talentuar. Mbaroi shkëlqyeshëm. Sa mbaroi shkollën, atë e caktuan si instrumentist në një nga qytetet më të mëdha bregdetare të Amerikës. Pra e emëruan në punë. Xhaxhait tim ju bë qejfi që vëllai i tij arriti rezultate të larta. Puno dhe fito i tha dhe vëllai dhe Noli. Por babai u tha të dyve se do të shkonte në Korçë njëherë se e kishte marrë malli për nënën. Ishte viti 1930. Pasi ndenji ca ditë në Korçë dhe u çmall me nënën, vjen në Tiranë të takojë shokët e Bandës. Pra atëherë ishte Banda Mbretërore. Ajo Bandë ishte vazhdim edhe e Qeverisë së Nolit (disa prej tyre). Drejtuesit e saj i thanë menjëherë të fillosh punë tek ne, pasi kemi shumë nevojë për instrumentist të shkolluar në Amerikë, aq më tepër që ke mbaruar shkëlqyer. Për Trombë babai ishte i padiskutueshëm në Shqipëri atë kohë. Drejtues i Bandës Mbretërore, (apo i orkestrës siç e quajmë ne), ishte një muzikant nga Çekia. Ai kishte vite aty dhe ishte një profesionist i mirë. Kështu filloi punë në bandën Mbretërore, pikërisht në vitin 1930. E caktuan zëvendës drejtor, apo zëvendës i Bandës Mbretërore.
Babai ka pasur një fatkeqësi?
Po, një fatkeqësi të madhe. Babai im ka jetuar pa nofullën e poshtme 40 vjet. Ai pati një infeksion në një dhëmballë. Shkoi për ta hequr nga dhimbja e madhe. Ishte viti 1937. I bënë një gjilpërë në Spitalin Ushtarak dhe ajo i bëri reaksion. Në mëngjes nuk i hapej goja. U detyruan e i thyen nofullën e poshtme, pasi ndryshe nuk mund të jetonte. Nofulla u thye dhe u detyrua pastaj të shkojë në Itali, në Bolonja. Aty ja rregulluan disi, por ai mbeti pa nofullën e poshtme dhe nuk mund të hante kurrë më gjëra të thata, vetëm të lëngshme. N.q.s., nuk do kishte shkuar në Bolonja jeta e tij ishte në dyshim.
Kur u kthye nga Bolonja (Itali) si veproi?
Sigurisht, filloi punë menjëherë, madje i ishin paguar dhe ato ditë pune. Në këtë moment drejtori çek i tha Mbretit se tani unë nuk kam pse rri më këtu, keni Kristaqin, ai është mjeshtër vetë. Pra ishte viti 1937, pranverë. Unë isha dy vjeç, ndërsa nëna ishte shtatzënë me motrën time. Mbreti e pranoi dhe babai u bë drejtori i Bandës Mbretërore, pra dirigjent njëkohësisht.
Po kur Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste çfarë bëri babai?
Banda në atë kohë nuk u prish. Autoritet u thanë që Banda të vazhdonte punën normale. Ata sollën shumë instrumentistë, por jo dirigjent. Pra edhe me pushtimin nga Italia babai vazhdonte të njëjtën punë. Dirigjent i Bandës frymore të Shqipërisë. Merrte pjesë në ceremoni të ndryshme dhe kurrë nuk e zëvendësuan. Deri në vitin 1943 babai vazhdoi këtë punë. Ndërsa me ardhjen e gjermanëve ndryshoi çdo gjë. Gjermanët jo vetëm nuk donin t’ia dinin për Bandën, por donin të arrestonin dhe shumë instrumentistë italianë që ishin me Bandën. Babai i ndihmoi të gjithë instrumentistët italianë të shpërndaheshin nëpër çetat partizane. Për këtë e ndihmoi vëllai i tij Ilo Panduku.
Kush është Ilo Panduku?
Ilua ishte xhaxhai im, vëllai i madh i babait, i cili ishte një ndër 200 komunistët e parë që formuan PKSH. Ishte një njeri i mirë dhe shumë aktivist. Ai njihej nga të gjithë udhëheqësit e Partisë Komuniste të asaj kohe.
Po babai ku u vendos?
U vendos në Priskë, afër Shtabit të Përgjithshëm. Aty i dhanë detyrë që të mbante listën dhe të ofronte të gjithë ish anëtarët e Bandës Frymore, për parakalimin në Tiranë. Madje që atë kohë i kishin të qarta punët e Bandës Frymore.
Ju si familje ku banonit në këtë kohë?
Para se të shkosh tek Medreseja është një rrugicë, e Kukjeve quhet. Përkarshi kësaj rruge rridhte një vijë uji, ku ishte ndërtuar një mulli. Vija e ujit me tunel kalonte poshtë rrugës automobilistike. Ai vend ishte shumë i mirë për tu fshehur. Partizanët kishin marrë vesh se aty në darkë do kalonte një autokolonë gjermane. Aty u fshehën shumë partizanë dhe në kohën kur po kalonte autokolona ata hodhën nëpër makina shumë bomba. Vendi gjëmoi sikur do përmbysej Tirana. Partizanët u futën në tunelin e vijës së ujit dhe u larguan pa marrë asnjë plagë. Gjermanët patën shumë makina të djegura ndaj u tërbuan. Menjëherë erdhën dhe na lajmëruan të largohemi nga shtëpitë se do jua djegin gjermanët. Ne ikëm në mesnatë. U vendosëm tek shtëpia e xhaxhait që e kishte në lindje të rrugës së Elbasanit. Babai u trondit shumë, pasi të nesërmen me të vërtetë gjermanët e dogjën një pjesë të lagjes.
Kush kujdesej më shumë në atë kohë në Prisk për bandën Frymore tek Shtabi i Përgjithshëm?
Kujdesej Hysni Kapo. Madje ai thoshte, ore shikojeni pak Kristaqin se do na ikë nga duart. U thoshte kujdes pasi babai nuk hante dot. Ai donte vetëm supa dhe kishte rënë nga shëndeti. Kur të therni ndonjë dele, jepni Kristaqit të hajë trutë, pasi e kemi problem shëndetin e tij. As mishin se hante dot. Hysniu u thoshte përgatisni pjesët që do ekzekutoni kur do çlirohet Shqipëria.
Çfarë kujton tjetër nga koha e luftës?
Kur ishin muajt e fundit të luftës, ne u zhvendosëm tek shtëpia e tezes e cila kishte një bodrum. Rrinim tërë frikë. Babin kishim disa muaj pa e parë. Kur ja ai vjen befas në bodrum. U habitëm por dhe u gëzuam shumë. Ishte dobësuar, ishte bërë kockë e lëkurë. Fillova të qaj. Nuk e shikoja dot në atë gjendje. Atë natë nuk ju ndava. Ai iku të nesërmen. Ne s’kishim më shtëpinë tonë. S’dinim ku të rrinim. Pa të ardhura, pa strehë, pa ndërresa. Nuk mund ta kuptoni se çfarë jete.
Po kur u çlirua Shqipëria?
Atë ditë u bë festë e madhe. Në Tiranë marshuan shumë partizanë. Babi me bandën u vendosën tek një ndërtesë tek Kryeministria. Unë shkoja aty çdo ditë. Përgatiteshin për të pritur qeverinë demokratike që vinte nga Berati. Kur erdhi qeveria, u bë një paradë e vogël ku Banda luajti pjesë të ndryshme, marshe. Banda u vendos aty ku sot është teatri Kombëtar. Aty ata luajtën disa pjesë për disa orë.
Ku u vendosët ju në këtë kohë?
Ne shkonim ku të mundnim tek të afërmit tanë. Pastaj Hysni Kapo i tha babait shiko gjë ndonjë shtëpi, se duhet ruajtur familja. Babai me disa të njohur shkoi dhe u vendos tek shtëpitë e ish oficerëve italianë që i kishin në Laprakë. Por bëri një gabim, zgjodhi një shtëpi të madhe me katër dhoma të cilën na e morën kur erdhën rusët.
Ku u emërua babai në këtë kohë?
U emërua drejtor i bandës së Ushtrisë, aty ku ishte por me emërim tjetër. Pra i thanë të ofronte të gjithë instrumentistët që ai njihte për të bërë sa më të plotë Bandën e Ushtrisë.

Kur e ka bërë drejtimin më interesantë të Bandës së Ushtrisë babai juaj?
Më 11 janar 1946 kur u shpall Shqipëria Republikë. Atëherë u bënë shumë manifestime dhe parakalime. Ato ditë babai ka qenë më i angazhuar se kurrë. Por mund të përmend dhe në Kongresin e parë që u zhvillua aty ku sot është teatri kombëtar se ende nuk qe ndërtuar teatri Operës, pa le më pastaj Pallati i Kongreseve. Pra dhe aty Banda ka qenë e pranishme.

Çfarë mban mend ndonjë ditë, apo bisedë të veçantë, të babait si drejtues i Bandës së Ushtrisë?
Kur babai ishte në vitin e parë të pensionit, në vitin 1967, nuk e di se çfarë parade u bë. Por nuk po gjendej harmonia midis bandës dhe parakaluesve. Beqir Balluku dha urdhër, shkoni dhe gjeni patjetër Kristaq Pandukun, ai i di mirë këto punë. Erdhën dhe i folën babait dhe ai shkoi menjëherë. Ishte i papërtuar. Duhet të dini se ai ishte veshur oficer. Por në pension doli në fillim të vitit 1967 pasi 8 muaj punoi si përgjegjës Kulture në Ministrinë e Mbrojtjes.

Çfarë personalitetesh ka pritur babai në Rinas?
Të gjithë personalitetet deri në vitin 1966 ai i ka pritur. Mund të veçoj Hrushovin, Zhukovin dhe shumë personalitete të vendeve të Lindjes. Më vjen keq që si kam shënuar, pasi babai ishte shumë neglizhent në këtë drejtim.

Kishte me ndonjë nga Ministrat miqësi babai?
Babai rrinte larg ministrave, rrinte dhe larg miqësisë. Shikonte vetëm punën e tij. Ai e vuante shumë dëmtimin e nofullës, pasi nuk fliste mirë dhe nuk mund të hante çdo gjë. Kjo kishte bërë që ai të mos hapej në shoqëri dhe të mos merrte pjesë në shumë gëzime miqësore dhe familjare. Një herë më tha që kam frikë të përkëdhel fëmijët, pasi mendoj se mund t’i tremb. Pra e vuante shumë mungesën e nofullës.

Çfarë eventi tjetër ka qenë babai si drejtues, apo profesionist i mirë?
Babai ka qenë kryetar i Jurisë së Festivalit të parë në RTSH. Kur i thanë për këtë detyrë edhe u trondit. Nuk donte të bënte jetë publike. Rrinte i tërhequr. Ka qenë dhe në Jurinë e Festivalit të dytë. Më vonë u tërhoq. Në Festivalin e parë ka qenë dhe Marije Kraja, por më vonë u tërhoq pasi thoshte se nuk jam shumë specialist për muzikën e lehtë.

Pasditeve nuk dilte?
Jo, kurrë. Sa vinte në shtëpi vishte pizhamet dhe vetëm lexonte. Më shumë lexonte për gjeografinë dhe historinë. Me ato libra i kalonte pasditet.

Sistemi, duke qenë se ka qenë dhe dirigjent i Bandës Mbretërore, nuk e ka ngacmuar?
Jo, nuk e kanë ngacmuar pasi ai s’merrej me politikë. Por frikën e kishte, edhe pse një vëlla e kishte nga 200 komunistët e parë.
Nga vinte kjo frikë?
Vinte pasi dy tezet e mia, motrat e tij, ishin martuar me italianë. Ato ikën me familjet e tyre në Itali në vitin 1949 dhe në shumë letra që ato dërgonin hapeshin. Kështu babai i preu fare lidhjet. Por vëllai i tij kishte lidhje me Qemal Stafën, Xhorxhi Martinin, etj. Babai ahere i ndihmonte me rroba.

Po në shkollë a vinte të interesohej babai dhe kur je ndjerë keq para tij?
Jo, kurrë. Ai interesohej vetëm në shtëpi. Na pyeste për mësimet, na pyeste për mbarëvajtjen. Na kishte nën kujdes dhe ashtu të heshtur unë e doja shumë. Kishte vlera në heshtjen e tij. Ai ishte njeri i heshtur, i tërhequr. Ne fëmijët e dëgjonim në heshtje. Fjala e tij ishte ligj. Ne i tregonim vetë çdo gjë. S’kishte nevojë të na pyeste. Kurrë nuk na ka qëlluar. Por njëherë jam ndjerë keq. Mos gaboj ishte viti 1948. Kur erdha nga shkolla në shtëpi, e gjej nënën duke qarë. Çfarë ke i them? Çfarë të kem, në shtëpi kemi vetëm bukë misri! Çfarë do hajë babai, ai se kapërdin dot bukën e misrit?
Juve ju nxorën probleme për studimet?
Jo! Unë kisha rezultate të mira. Mbarova shkollën për Inxhinieri Elektronike të rrymave të dobëta dhe kur mbarova shkollën më caktuan inxhiniere në Radio Tirana. Radio atëherë ishte e vetme dhe kishte një emër të madh. Aty kam mësuar shumë, bëra një shkollë të dytë.
Kjo ishte puna e parë që bëje?
Jo. Unë në punë jam futur 15 vjeç. Jam futur në kohën kur babai u sëmur dhe duhej të mbahej familja. Lashë shkollën e mesme dhe u futa në shkollë në Postë Telegraf, si teknike, pasi isha e mirë në fizikë. Shkollën e lartë e bëra më vonë pa shkëputje nga 25-deri në 30 vjeç. Në radio vazhdova deri në vitin 1990 kur dola në pension. Njëherë donin të më largonin nga puna gjoja se kisha thënë pse nuk erdhën llambat e aparateve nga Kina. Pra ishte thjesht spiunim pasi nuk e kisha thënë kurrë. Pasi ne filluam të merrnim aparatura nga Hungaria kur u prishëm me kinezët. Ah si kam shpëtuar, por e drejta triumfoi.
A ishte vlerësuar babai juaj në atë sistem?
Pas çdo parade ai merrte medalje si “Naim Frashëri” etj. Ka marrë shumë Fletë-lavdërime, por nuk ka marrë asnjë Titull si “Artist i Merituar” apo “Mjeshtër i Madh”. Besoj se i takon. Sot, më tepër se kurrë, ai duhet ët marrë atë çka dhënë për Shqipërinë. Pe të mos marrë dhe ai titullin “Mjeshtër i madh|?

Kë do të veçosh nga puna e babait tuaj si muzikant?
Babai im ishte nacionalist. Ai iku nga Amerika se e donte shumë Shqipërinë, madje muzika vinte e dyta. U grind me vëllain që kishte në Amerikë. Ja, po veçoj një rast. Babai më tregonte se në vitet 1930 kishte ardhur një specialist muzike nga Austria, i cili kërkoi të incizonte disa nga këngët karakteristike shqiptare. Atë e pozicionuan pranë Bandës. Ai pyeti babanë se çfarë këngësh mund të incizonin. Babai i tha që këngët më të bukura janë ato patriotike. Dakord, tha specialisti, por ku ti incizojmë? Pastaj i thotë a ke ndonjë dhomë tënden? Po i thotë babai, kam një dhomë poshtë kinema “17 Nëntorit”. Aty bashkë me 7 shokë i vunë dritares së vetme një batanije që të krijonte akustikë dhe të mbyte zhurmët e jashtme dhe aty kanë incizuar 9 këngë patriotike, që unë i kam ruajtur dhe shumëfishuar deri më sot. Janë këngë shumë të bukura, të cilat janë dhënë në radio Tirana me dhjetëra vjet me radhë. Sot unë e kam shumëfishuar. Por nga ana tjetër dua të theksoj se babai im ka dhënë me qindra koncerte të ndryshme në regjimin e Zogut, në periudhën e pushtimit fashist por më shumë në sistemin komunist. Ato nuk mund të numërohen që nga koncertet tek Pallati sportit “Asllan Rusi”, tek ambientet koncertale tek Rr. Elbasanit, tek një dhomë pas Përmendores së Skënderbeut dhe deri tek SHQUP. Unë do të doja që ai të vlerësohej, të merrte sa gjysma e asaj që i takon.
Çfarë vlerësimi të marrë?
Ka shumë vlerësime, por më e pakta që i takon është Artist i Merituar, pse jo dhe Mjeshtër. I ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Nuk mund të numërohen koncertet e tij. Në vitin 2007 SHQUP më kërkoi CV e tij për t’i vënë emrin e tij Dhomës së Bandës së Ushtrisë, por se di si kaloi ajo kërkesë. Në vitin 2013, sërishmi më kërkuan dokumentacionin për ta bërë Mjeshtër të Madh, por sërishmi asnjë përgjigje të saktë nuk mora. Kam besim absolut tek Ministrja Mimi Kodheli e cila po sjell frymë të re në Ushtri. Ajo me performancën, me sjelljen dhe përkushtimin në punë, besoj se do të bëjë diçka. Kam besim tek inteligjenca dhe vlerësimi që ajo u bën intelektualëve. Mbetem me shpresë tek kjo ministre konkrete dhe fjalëpakë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, drejtuesi i parë, I Bandës VATRA, Kristaq Panduku

Franko Kroqi inxhinieri që mposhti Ramiz Alinë në zgjedhjet e vitit 1991

March 2, 2015 by dgreca

-Në 31 Mars 1991, në zgjedhjet parlamentare, ka fituar përballë Presidentit të Republikës së asaj kohe Ramiz Alisë me rezultatin e bindshëm 62% kundrejt 34%./
-Në këtë zonë historikisht votonte vetëm Enver Hoxha dhe më pas Ramiz Alia/
– Në prill të 1967 u xhirua dokumentari “Reportazh nga Kurbneshi”, ku ishte prezent si moderator/
– Në shtator 1967, u xhirua filmit artistik “Plagë të vjetra”, me shumë sekuenca nga miniera e Kurbneshit të cilën ai drejtonte/
– Nuk pranoi që të huajt të vlerësonin asetet tona minerare, ku tërë industrinë minerare të kromit ta vlerësonin 14 milion USD/
– Nuk e pranoi këtë vlerësim as kur e thirrën në Këshill të Ministrave në vitin 1994
– Projektin e minierës Bulqizë e bëri me përpikmëri, zbatimi i të cilit u nderpre abuzivisht nga firma koncesionare “Darfo”/
Nga Albert Z. ZHOLI /
Ai është lënë fare në harresë duke lenë në hije dhe një fakt shumë të rëndësishëm që në 31 Mars 1991, në zgjedhjet parlamentare, ka fituar përballë Presidneit të Republikës së asaj kohe Ramiz Alisë me rezultatin e bindshëm 62% kundrejt 34%. Kjo fitore e bujshme sot as që diskutohet nga shumë drejtues të PD-së, dhe pse ishte ajo fitore që përmbysi tabutë e kohës dhe hapi rrugën e demokracisë së vërtetë në Shqipëri, ku vota popullore, u mendua në mënyrën më perfekte. Ishte një votim që tregoi pjekurinë e popullit shqiptar, që tashmë kishte ikur koha e votimit si turmë, por si qytetar të lirë në një vend demokratik. Nqs ato ditë PD, këtë fitore e përdori si armë të fortë ndaj ish krerëve komunsit, ndërsa sot, këtë intelektual, e ka lënë në skutat e harresës pa ja përmendur emrin në asnjë rast takimesh, festash, zgjedhjesh, apo vlerësimesh.
Ka lerë më 31.10.1940, në Shkodër. U diplomoua ing. miniere më 28.12.1960, filloi punë dt. 31.01.1961 në minierën e bakrit Kurbnesh, sektor i ndermarrjes Rubik. Dy vitet e para punoi ing. sektori, dy vitet e dyta punoi në Kurbnesh, duke qenë zv/kryeinxhinier i ndërmarrjes, ku mbulonte dhe minierat Rubik e Kabash, si dhe më vonë, filloi punimet ne minieren e bakrit, Spaç.
Me 1 tetor 1964 miniera Kurbnesh u bë ndermarje në vehte, ku ai u emërua kryeinxhinier.
Gjatë vitit 1964, eksperimentoi për kushtet e Kurbneshit nje metodë të re shfrytëzimi, atë me shëmbje nënkati, që rriste rendimentin, ulte koston etj. Këtë metode e zbatoi me sukses në vitin 1965. Pas Kurbneshit kjo metodë shfrytëzimi u aplikua në shumë miniera të tjera bakri, në përputhje me kushtet teknike të sejcilës minierë.
Në prill të 1967 u xhirua dokumentari “Reportazh nga Kurbneshi”, ku ishte prezent. Në shtator 1967, u xhirua filmit artistik “Plagë të vjetra”, me shumë sekuenca nga miniera e Kurbneshit të cilën ai drejtonte.
Në shtator 1967, është transferuar në detyrën e kryeinxhinierit të ndërmarrjes në minierën e bakrit në Gjegjan të Kukësit, që ishte miniera më e madhe e bakrit në Shqipëri.
Në shkurt të vitit 1970 është transferuar në Ministri, ku punoi deri në vitin 1988, në detyrat e specialistit, kryespecialistit e të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Minierave.
Në vitin 1988 është transferuar në Institutin e Minierave për të bërë projektin e modernizimit të minjeres së Bulqizës, të cilin e përfundoi në mars të vitit 1989. E ka ripunuar këtë projekt bashkë me specialistat Gjerman të firmës “Shahtleben” në kuadër të bashkëpunimit tekniko shkencor me Gjermanine, dhe e ka përditësuar edhe në vitin 2006 në kushtet e mos zbatimit të këtij projekti dhe të ndërprerjes së punimeve abuzivisht nga firma koncesionare “Darfo”.
Në maj 1992 është emëruar zv/ministër në ministrinë ku kishte punuar rreth 18 vjet. Nuk pranoi që te huajt të vleresonin asetet tona minerare (tërë industrinë minerare të kromit e vlerësonin 14 milion USD) si dhe që ata të vendosnin se cilës firmë të huaj i duheshin dhënë minierat tona. Nuk pranoi as kur e thirrën në Këshill të Ministrave dhe si rezultat e emëruan Ambasador në Zagreb (Kroaci) ku punoi 3 vjet (janar 1994 deri 29 dhjetor 1996).
Me 1 janar 1997 filloi punë në institutin e minierave dhe pas 9 muajsh u emërua krye/ing. në Korporaten Albbaker, ku punoi deri në vitin 2001. Më pas, punoi me firma private.
Për punën teknike e shkencore të bërë në miniera në nëntor 1978, i është dhënë për herë të parë çmim Republike i shkallë II për metodën e shfrytëzimit në minierën Kurbnesh e ate të Gjegjanit të Kukësit. Në vitin 1985 i është dhënë urdhër pune nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në nëntor 1998, i është dhënë perseri çmim Republike i shkallës II për studimin dhe projektin e minierës Bulqizë, zbatimi i të cilit u nderpre abuzivisht nga firma koncesionare “Darfo”. Më 31 Mars 1991, në zgjedhjet parlamentare, ka fituar përballë Presidneit të Republikës së asaj kohe ramiz Alisë me rezultatin e bindshëm 62% kundrejt 32%. Kjo fitore u diskutua edhe në mediat botërore si një rezultat surprizë I një intelektuali të thjeshtë ndaj ish ushëheqësit komunist. Askush nuk e besonte që ën zonën ku ishte themeluar PKSH, pikërisht në kohën kur Alia ishte në psoitet më të larta drejtuese të shtetit shqiptar, një inxhinjer i thjeshtë i panjohur në Tiranë të fitointe bindsgëm. Më shumë se kushdo u habitën drejtuesit e PD dhe vetë Sali Berisha i cili i ishte shmangur përballjes me Ramiz Alinë. Të gjithë politikanët e asaj kohe fitoren e Ramiz Alisë në atë zonë dhe me atë intelektual të thjeshtë e quanin të padiskutueshme. Në këtë zonë historikisht votonte vetëm Enver Hoxha dhe më pas Ramiz Alia. Franko ndrroi jetë më 12 nentor 2013 dhe deri më tani asnjë nga liderët apo drejtuesit e PD në bazë nuk është kujtuar për këtë “Hero të heshtur” që tronditi politikën botërore duke fituar bindshëm ndaj ish udhëheqësit komunist që zëvëndësoi Enver Hoxhën.

Filed Under: Histori Tagged With: 1991, Albert Zholi, Franko Kroqi, Ramiz Alia u mund

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT