• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albin Kurti intervistë për mediumin amerikan “Bloomberg”

October 8, 2021 by s p

-Kryeministri Kurti për “Bloomberg”: “Miliardat e BE -së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE–së”/

Prishtinë, 7 Tetor 2021- Gazeta DIELLI/

Në margjina të Samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë intervistë për mediumin amerikan “Bloomberg”. Në intervistë, kryeministri Kurti ka theksuar se fondet e Bashkimit Evropian për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

Në vijim intervista e kryeministrit Kurti dhënë për “Bloomberg”:

“Miliardat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së”, thotë lideri i Kosovës.

Bashkimi Evropian duhet të ndërlidhë ndarjen e dhjetëra miliona eurove, të rezervuara për gjashtë vendet e Ballkanit që shpresojnë t`i bashkohen bllokut, me të dhënat e tyre mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, tha Kryeministri i Kosovës.

Deklaratat e Kryeministrit Kurti janë një thirrje e rrallë për më shumë mbikëqyrje të BE-së nga një rajon që është gjithnjë e më shumë i pakënaqur me ngurrimin e bllokut për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtarëve të rinj.  

Ato përkojnë edhe me konfrontimin mes Komisionit Evropian dhe anëtarëve të tij  – Polonisë dhe Hungarisë, që rrezikojnë të humbasin ndihmën në vlerë të miliarda eurove për shkak të ngecjes në demokraci dhe shkeljeve të sundimit të ligjit.

“Nuk duhet të ketë fonde të BE-së, pa vlera të BE-së,” tha ai gjatë një interviste në margjinat e samitit në Slloveni. “BE-ja nuk duhet të heq dorë nga natyra e saj transformuese, për atë transaksionale”.

Ndonëse Komisioni ka aprovuar 30 miliardë euro (35 miliardë $) për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do shpenzohen përgjatë shtatë viteve të ardhshme, nuk ka caktuar një datë të saktë për zgjerimin, gjë që kërkohej nga shtetet aspiruese si dhe nga disa shtete anëtare.


Kjo ka ngritur shqetësimin që qasja e ngadalshme ndaj zgjerimit të BE-së mund të hap rrugën për rivalët e bllokut meqenëse disa shtete, përfshirë këtu Serbinë, kanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.  

“Është shumë e rëndësishme që këtyre shteteve t’ju bëhet e qartë se sa shumë kujdesemi për ta”, u tha të mërkurën gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ne jemi partneri i preferuar i tyre”.


Kurti tha se ndonëse e kupton një masë hezitimi të shteteve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të bllokut për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve sa i përket vlerave demokratike të anëtarëve që u pranuan më herët gjatë këtij shekulli, ai paralajmëron kundër përhapjes së këtij hidhërimi në procesin e zgjerimit.“Mendoj se është mirë që BE-ja të kthehet tek esenca e vetë – që është zgjerimi” tha ai. “Dhe kurdo që thuhet zgjerim i BE-së, së pari dhe para së gjithash është Ballkani Perëndimor, me të cilin BE-ja arrinë harmoninë e vetë si kontinent”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Albin Kurti

Kryeministri Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

October 7, 2021 by s p


Slloveni, 6 tetor 2021


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, takoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.


Borrell deklaroi se ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.

Kryeministri Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës. Po ashtu e njoftoi sërish Borrellin për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve tanë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm tranzit nëpër territorin e Serbisë.

Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Albin Kurti, Josep Borrell

Kurti: Kosova – shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta

October 6, 2021 by s p

-Kryeministri Kurti zhvilloi takim të përbashkët me Kancelaren Merkel, Presidentin Macron dhe Presidentin Vuçiç/


Bërdo, Slloveni, 6 Tetor 2021 – Gazeta DIELLI/


Në Bërdo, Slloveni, në margjina të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim shumëpalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.


Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen për marrëveshjet ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.
Temë e bisedës ishin edhe liria e lëvizjes dhe njohja e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Albin Kurti

Kosova në 1 Tetor 1997, protesta studentore në mbrojtje arsimit shqip

October 1, 2021 by s p

SPECIALE – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 1 Tetor 2021/ Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, e para 24 viteve, 1 Tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara e të mbyllura nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991.

Të mbështetur edhe me pjesëmarrje në protesta nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, drejtues të Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma e të tjerë.

Albin Kurti, tani kryeministri i Republikës së Kosovës, sot, në përvjetorin e 24-të të protestave studentore të vitit 1997, me ftesën e tij, priti në takim bashkorganizatorët e protestës që bëri kthesë politike në Kosovë dhe bëri jehonë të madhe ndërkombëtare.

Në takim ishin edhe familjarë të drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektualit që priu në protestat e 1997-ës – profesorit të ndjerë Ejup Statovci,  profesoresha Drita Halimi Statovci dhe znj. Anila Statovci.

Para takimit kryeministri Kurti vuri lule të freskëta te varri i profesorit Statovci, i cili së bashku me studentët organizatorë ishte në ballë të protestës masive, që për kërkesë kryesore kishte lirimin e pakusht të hapësirave universitare të uzurpuara nga regjimi serb.

Duke evokuar kujtime të viteve e ’90-ta, të rezistencës aktive dhe përpjekjes për liri, u vlerësua akademiku i rezistencës dhe juristi i qëndresës, që ishte në ballë të universitetit më 1991, kur duhej rifilluar ai si i pavarur prej pushtuesit serb, pas dëbimit nga objektet zyrtare të Universitetit të Prishtinës.

“Çdo 1 Tetor kujtojmë marshimin në protestat e 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga regjimi i atëhershëm serb dhe përkujtojmë intelektualin që na priu profesor Ejup Statovci”, tha kryeministri Kurti. 

Ai tha se më 1 Tetor të vitit 1997 u thye një heshtje dhe frikë e gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej dinjiteti.


U rikujtuan ditët parapërgatitore të protestave, rreziqet dhe kushtet e vështira të veprimit, si edhe zemërgjerësia e njerëzve guximtarë që dëshirës së madhe të studentëve për dije iu mundësuan vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi.

Në takim ishin prorektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, profesori Ahmet Geca, drejtuesit e Lëvizjes studentore ministri Xhelal Sveçla, zëvendësministri Hysen Durmishi, Bujar Dugolli, Fatban Bunjaku, Jeton Rexha, Lulëzon Jagxhiu, Mihane Salihu, Mentor Bogaj, Milot Cakaj dhe Veton Demaj.

Para 24 viteve gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë i bënte jehonë e përkrahje të madhe protestës. “Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”.

Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Në Prishtinë dje protestuan paqësisht mbi 30.000 studentë, profesorë e intelektualë të tjerë, e mbi 100.000 qytetarë shqiptarë dolën në rrugë e sheshe për përkrahje e solidarizim, përkundër shtetrrethimit policor serb”.

Gazeta raportonte se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënoi ashpër brutalitetin policor mbi protestuesit, se Qeveria shqiptare dënon dhunën që ushtron Beogradi mbi shqiptarët, se Ambasada e SHBA-ve është e brengosur për situatën e krijuar…

“Pas ndërhyrjes së policisë serbe kundër studentëve shqiptarë në Kosovë Kongresisti Amerikan Eliot Engëll kërkon që SHBA-të të dënojnë energjikisht Serbinë – Komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë duarkryq për të lejuar që protestat paqësore të shtypen me dhunë”, theksonte gazeta në mbititullin, titullin e nëntitullin e një prej shkrimeve në shumë faqe.

Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 24 viteve, drejtpërdrejtë nga protesta, raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH)  se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja si korrespondent i ATSH-së nga Prishtina përmes telefoninit në 1 Tetor 1997.


Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja, ndërsa që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues bëja të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.

Në raportim theksohej edhe se “‘Policët e
egërsuar po shqyejnë nëpër sheshe e rrugë pankartat e studentëve
protestues. Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100
000 qytetarë, perkunder shtetrrethimit policor, mbretëron një
atmosferë tepër e rënde dhe e jashtëzakonshme’,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina”.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968-tën. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

Gazeta e rezistencës “Bujku”,  që ishte e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë në atë kohë, kryeredaktor-themelues i së cilës isha,  që sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale Rilindja, para  30 viteve – në 3 Shtator 1991 shkruante në titujt e ballinës: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë – Fillimi i vitit shkollor shtyhet deri më 1 Tetor – Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”. Në numrin pasues shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 Shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”…

Gazeta nuk u ndal edhe kur u ndalua, vijoi të dalë duke qenë pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik…

As nga fillimi i Tetorit e as muajëve e viteve në vijim pushteti okupues i Serbisë nuk hapi dyert e shkollave e të Universitetit të Kosovës për shqiptarët…

Gazeta “Bujku” e 3 Tetorit 1991 në ballinë kishte kryetitullin “Shkollat janë tonat, ato nuk i japim”, ndërsa mbititullin “Në tërë Kosovën protestë e qetë e nxënëseve, studentëve, arsimtarëve dhe prindëve shqiptarë”. Një nga titujt tjerë ishte: “U arrestuan dhe u maltretuan shumë pjesëmarrës të protestës së qetë”.

Nga protestat kudo në Kosovë kundër mbylljes së shkollave shqipe botoheshin edhe fofografi me raportimet në ballinë e në faqet vijuese të gazetës “Bujku”…

Titujt e gazetës si dëshmi i lexoj edhe në një film dokumentar nga  greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të nisur nga simboli i rezistencës Adem Demaçi, në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, të zhvilluar nga 24 Maji deri në  3 Qershor të vitit 1993.

Trokëllima e telexit, të lidhjes së vetme të mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, të raportimeve që bëja  për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, duke nisur nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. Flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”  

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po vijonte të bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim…

***

“NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 29 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

***

DISA NGA RAPORTIMET E MIA TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:  

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ

PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ

     PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
   “Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997″,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
  Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
 do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/

PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE

    PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
   Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
   Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
   Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
    Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
    Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
    Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi. /B.J/AG/kled/

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, protesta studentore në mbrojtje arsimit shqip

Kurti: Aleksandar Vuçiq është problemi, jo Kosova

September 29, 2021 by s p

Gazeta Express

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për televizionin kroat HRT ku ka folur për ngjarjet në veri të Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë, bashkimin kombëtar dhe qëndrimin e trupave amerikane të KFOR-it në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk qëndron problemi në Kosovë, por në Serbi, teksa ka thënë se kriza në pikat kufitare 1 dhe 31 janë iniciuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne ende kemi probleme me Serbinë, Kosova nuk është problem. Problemi është Serbia, veçanërisht presidenti i atij vendi që mendon dhe flet si në vitet 90 të shekullit të kaluar. Kalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë në krizë jo për shkak të serbëve, por për shkak të Presidentit të Serbisë. Më shumë se 11 mijë automjete nga Serbia morën targat e përkohshme të Republikës së Kosovës pa asnjë problem. – Ata bashkëpunuan me policinë tonë dhe institucionet tona. Njerëzit në barrikada paguhen nga Serbia”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se personat që kanë nisur bllokadën në veri kanë të kaluar kriminale dhe anë pjesë e grupeve ekstreme që morën pjesë në grushtin e shtetit në Mal të Zi disa vite më parë.

“Disa prej tyre kanë një dosje të aktiviteteve kriminale në të kaluarën, ata kanë pikëpamje ekstreme për politikën dhe botën. Disa prej tyre gjithashtu morën pjesë në një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi pesë vjet më parë”, shtoi Kurti, transmeton Gazeta Express.

Kurti ka komentuar edhe ardhjen e ambasadorit rus në kufi me Kosovën dhe sulmi ndaj institucioneve të Kosovës në veri.

“Ju e sillni Ministrin e Mbrojtjes në kufi me Kosovën, së bashku me Ambasadorin Rus në Serbi dhe Atasheun e Mbrojtjes të Federatës Ruse në Beograd. Në të njëjtën ditë ata i vunë zjarrin një ndërtese në Zubin Potok. Gjithashtu, MiG-29 po sillet rreth Kosovës, helikopterë dhe automjete të blinduara të prodhuara nga Rusia … Pra, ata erdhën me një arsenal ushtarak në kufijtë e vendit tonë. Forcat tona speciale janë atje, si në Brnjak ashtu edhe në Jarinje. Të mos harrojmë, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008, ata dogjën pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak”, shtoi Kurti.

Kurti ka folur edhe për politikën e brendshme të Serbisë, duke thënë se atje ekziston vetëm një parti dhe se Kisha Ortodokse Serbe është po ashtu parti politike duke thënë se nuk ka pluralizëm demokratik.

“Keni një parti. Ajo parti është edhe shteti. Ky shtet është gjithashtu një kishë. Ajo kishë është gjithashtu një parti. Nuk ka pluralizëm atje, ata po shtiren me demokraci kinse po mbajnë zgjedhje”

Kurti shtoi se është i hapur për dialog dhe se për këtë i ka shprehur gatishmërinë edhe kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Kurti është pyetur edhe për bashkimin kombëtar dhe se si do të votonte në një referendum eventual.

“Ne jemi dy shtete, Kosova dhe Shqipëria, por nuk jemi dy kombe. Ne jemi një komb. Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ne kurrë nuk mund të harrojmë se nuk është kufiri shqiptar apo kufiri i Kosovës. Është kufiri jugosllav, serb dhe në atë kuptim ne duam që Prishtina dhe Tirana të bashkëpunojnë sa më ngushtë, të integrohen dhe të ndihmojnë njëri –tjetrin”

Në fund është pyetur nëse mendon se trupat amerikane, pjesë e KFOR-it do të largohen nga Kosova.

“Unë nuk mendoj se ata do të tërhiqen. Kosova duhet të përfshihet në Partneritetin për Paqe. Imagjinoni, që nga viti 2006, ka qenë Serbia që merr armë nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe jo Kosova”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 20
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT