• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Paketa“anti-shpifje”…

September 14, 2020 by dgreca

-Ekspertët: Ky projektligj duhet të tërhiqet, është i gatuar keq!-

Me nisjen e sezonit të ri, paketa “antishpifje” është rifutur në programin e punës së parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe shoqëria civile kanë përsëritur apelin ndaj Kuvendit për t’u tërhequr nga kjo paketë.

Duke folur për këtë temë, kryeredaktori i “BIRN”, Besart Likmetaj theksoi në “Ilva Now” se ky ligj nuk duhet miratuar, pasi bie ndesh me normat e lirisë së shprehjes. Ai thotë se, qasje më pozitive në këtë drejtim duhet të jetë parimi i vetërregullimit të mediave online.

“Momentalisht dimë, që qeveria ka kërkuar një opinion nga në Këshilli i  Evropës për projektligjin, por nuk e dimë se cilin draft. Ka një mungesë në transparencë nga Kuvendi dhe nga qeveria. Kjo kërkesë për informacion ka qenë që nga viti 2018, por përgjigjet nuk kanë qenë të sinqerta. Transparenca duhet të jetë ndaj palëve të treta, jo ndaj vetes. Ne besojmë se ky projektligj duhet të tërhiqet i gjithi. Ky është një projektligj i gatuar keq. Mënyra më e mirë që duhet të përballen mediat online do të ishte parimi i vetërregullimit. Nuk mundet të hapen negociatat nëse nuk merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nuk do imagjinoja se cila do ishte ajo qeveri shqiptare që do mohonte hapjen e negociatave me Brukselin, për të kaluar një ligj shumë të kritikuar, dhe që do e klasifikonte Shqipërinë me vende jo demokratike si Rusia apo Bjellorusia, për mënyrë se si ndërhyjnë për të kontrolluar përmbajtjen e medias online”, tha ai.

Nga ana tjetër, Eida Skëndaj, nga Komiteti i Helsinkit thotë se ky projektligj duhet të nisë nga e para pasi nuk mund të bëhen korrektime mbi aktualin. Ajo pohon se Shqipëria duhet të dëgjojë opinionin e Komisionit të Venecias për këtë paketë, e cila ka shkaktuar debate të forta.

“Ne si organizatë i jemi bashkuar shqetësimit të gazetarëve dhe mediave. Po të lexojmë opinionin e Komisionit të Venecias, do konstatojmë se defektet janë shumë serioze. Për mendimin tim, procesi do duhet të nisë nga e para, pasi nuk bëhen korrektime mbi këtë ligj ekzistues me problematikat e tilla. Problematika janë të ndryshme, por problemi më madhor është pavarësia e institucioneve, të cilave u janë dhënë për të marrë ankesa për lajmet e publikuar online. Opinionet e Komisionit të Venecias kërkojnë reflektim serioz. Venecia e thotë qartë se Shqipëria ka një legjislacion në fuqi që i mbron individët nga lajmet e pavërteta”, shtoi ai.

*** 

Ideja për një paketë antishpifje daton që prej 2 tetorit 2018, si nismë e propozuar nga kryeministri Edi Rama për të frenuar qarkullimin në media të lajmeve të pavërteta.

Në dhjetorin e 2018, qeveria hartoi dy projektligje në kuadër të kësaj pakete, që përfshinte mediat audiovizive, shto këtu edhe mediat online si risi dhe komunikimet elektronike dhe postare. Në draftin fillestar parashikoheshin sanksione të ashpra për mediat online apo portalet që publikonin informacione false, duke përfshirë gjoba dhe pezullim të punës, si dhe duke i dhënë fuqi gjykimi Autoritetit për Mediat Audiovizive.

Që në fazat e hershme të propozimit dhe gjatë kohës kur paketa konsultohej në Komisionin e Ligjeve, ajo hasi në kundërshti nga opozita si edhe nga gazetarët, të cilët e konsideruan si një ligj që do të rrezikonte lirinë e medias dhe shtypit.

Qeveria bëri disa ndryshime të minutave të fundit në paketë, të rekomanduara dhe përkrahura nga OSBE, duke hequr mbylljen e portaleve por duke shtuar gjobat për ata që kryenin shkelje. Me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi kaloi ligjin në seancën e 18 dhjetorit 2019, ndërkohë që Komisioni Evropian tërhiqte vëmendjen se këto ndryshime nuk pasqyronin rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe nuk siguronin standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Më 12 janar 2020, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim paketën, me argumentin se ajo shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik për lirinë e shprehjes dhe informimit.

Më 5 qershor 2020, Komisioni i Venecias, një trupë këshilluese e Këshillit të Evropës, kundërshtoi paketën e miratuar në dhjetor, duke ngritur dyshime për pavarësinë e AMA-s dhe duke kërkuar një proces të drejtë për mediat online.

Me nisjen e sezonit të ri, paketa është rifutur në programin e punës së parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Presidenti Meta dhe shoqëria civile kanë përsëritur apelin ndaj Kuvendit për t’u tërhequr nga kjo paketë.(Kortezi:Euronews-Albania)

Filed Under: Analiza Tagged With: “anti-shpifje”, Paketa

Artikujt e fundit

  • Inteligjenca Artificiale, Manipulimi i Realitetit dhe Kapja Digjitale e Shtetit Shqiptar
  • GJEOGRAFIA IMAGJINARE DHE PERANDORIA LETRARE NË PROZËN E ISMAIL KADARESË
  • KONGRESI I LUSHNJES NË EMISIONIN E  PULLAVE : “100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTAR”
  • Mbështetja Shqiptare për Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT DHE KRIMET E REGJIMIT KOMUNIST TË ENVER HOXHËS
  • Vorea Ujko (1931- 26 JANAR 1989)
  • Vatra në Boston ju fton në ngritjen e Flamurit të Kosovës më 14 Shkurt 2026
  • Arritje e rëndësishme në studimet albanologjike: Shefkije Islamaj “Ligjërimi, gjuha, stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes”
  • Grupet shoqërore me civilizim të vonuar…
  • Marin Barleti, personaliteti më i shquar i humanizmit shqiptar dhe një ndër më të rëndësishmit të humanizmit evropian
  • Arbërishtja – një gjuhë pa shtet që mbijeton mbi 500 vjet në diasporë
  • Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit
  • Laver Bariu, ustain i madh i sazeve të Përmetit, madhështia e një shpirti të bukur që ka mbetur i gjallë në muzikën e tij
  • LAVDI KËTYRE BURRAVE QË LARTËSUAN KOMBIN TONË
  • Një ishull, një gabim: Investimet e huaja janë të mirëpritura—por jo me çdo çmim

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT