• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARTI PËR TË THËNË E PËR TË DHËNË ZEMËR

April 12, 2020 by dgreca

Nga Antonio Scurati/Perktheu per Diellin-Eugjen Merlika/

            Arrijnë çaste në historinë e popujve në të cilët fjalët jo vetëm janë të rëndësishme, por madje jetike. Megjithatë, fatkeqësisht, pikërisht tani ato fjalë mungojnë, gojët që do të duhej t’i shqiptonin heshtin. E kam fjalën për gojtarinë politike, aftësinë e drejtuesve të udhëheqin një popull nëpërmjet fuqisë së vetme të fjalës.

            Të folurit njerëzor është i pakursyer në funksione të ndryshme: me fjalë mund të emërohet, të shpjegohet, të përshkruhet, të shpiket, të njoftohet, të tregohet, të njihet e plot të tjera. Vetëm me fjalë mund edhe të veprohet, por shërbimi më i lartë në të cilin fjala njerëzore mund të ngjitet është vetë mbijetesa. Lufta e pafund me të cilën fara njerëzore, vazhdimisht e nënështruar kërcënimit vdekësor, përpiqet me mund të mbahet në jetë, gjen tek fjala një aleat themelor. 

            Kjo ndodh veçanërisht në pjesët e dramës së përgjithëshme.  Atëherë biseda publike mund e duhet të bindë që të ruhen vija të sjelljes të matura (në rastin tonë vetëmbyllje) ose të lëvizë një veprimtari të jashtzakonshme (një aktivizëm “heroik” të personelit shëndetësor). Por ai lloj i veçantë i fjalës mund të ketë një rreze akoma më të gjërë: gojtaria publike mund të japë një përshkrim të pranueshëm të një realiteti të tmerrshëm. Nuk bëhet fjalë për të tjetërsuar, për të fshehur, për të mashtruar. Në të kundërt, bëhet fjalë për kallzime të vërteta që e mbulojnë dramën me një dritë që e bën atë të durueshme, që e bën të jetuarit të mundshëm e në disa raste skajore edhe  vdekjen të pranueshme. Të mbrohen njerëzit nga dhuna e keqe e së vërtetës duke i dhënë asaj një kuptim. Të japë zemër. Për këtë është i aftë arti i gojtarisë tek njerëzit e shquar në rrethana dramatike.

            Gjatë këtyre muajve pothuajse asnjeri nuk ka qënë në lartësinë e detyrës. Nuk habit. Rënia e gojtarisë politike është pjesë e një proçesi të gjërë historik të rënies së njeriut publik e të shndërrimit të mjeteve të komunikimit. Megjithatë, papërshtatshmëria e fjalimeve të drejtuesve tanë përballë pandemisë, është edhe masa e paaftësisë së tyre për t’a përballuar atë. Pak shëmbuj.

            Në skëterrën e retorikës gjejmë fjalët  kobzeza të Boris Johnsonit të mesit të marsit (“Shumë familje do të humbasin njerëzit e dashur të tyre” të pohuara me një fatalizëm të pamëshirshëm; “jam i një mëndje me Presidentin Trump”, në kundërshti të mprehtë me pohimin e mëparshëm) dhe ato të Christine Lagarde (“Nuk jemi këtu për të mbyllur spread-in”), të paguara edhe në vetë të parë nga kryeministri britanik me shtrimin në terapi intensive dhe nga një kontinent i tërë nëpërmjet shëmbjes së bursave në rastin e dytë. Në shkallën zero të artit retorik qëndron vetë Trump-i i cili, duhet kujtuar, e ka bërë asgjësimin sistematik të një fjalimi publik të përpunuar, të ditur, të vërtetë dhe të ndërlidhur, njërin nga mjetet kryesore të suksesit të tij. Përballë dramës së përgjithshme kjo taktikë e Trump-it zbulohet  vetëvrasëse sepse tregohet në të njëjtën masë me paaftësinë e tij tragjike për të përballuar piskamën, më parë të mohuar, pastaj të nënvlerësuar, pastaj të kalëruar e përsëri të zvogëluar në ditë të ndërsjellta. Asnjë ligjëratë e atij që një kohë ishte “udhëheqësi i botës së lirë” do të kujtohet sepse kumtimi i tij ka mbetur gjithmonë nën nivelin e bisedës.

            Në qiejtë e gojtarisë gjejmë, ndërkaq, lutjen e Papa Françeskut në Sheshin e Vatikanit, rëndësia epokale e së cilës  varet ndoshta më shumë nga  fuqia e pamatëshme e skenografisë se sa nga vetë fjala në vetvete (“Zot, mos na lerë nën pushtetin e stuhisë”), e gjejmë , jo rastësisht, një tjetër udhëheqës të ardhur nga Nëntëqindi, Mbretëreshën Elizabeta, e cila e fuqizuar  nga një traditë që, nëpërmjet Churchill-it arrin deri tek Shakespeare (Henriku  V), i jep zemër popullit të saj me lëvizjen retorike të pushtimit të autoritetit të s’ardhmes, për t’i dhënë së tashmes denjësinë  më të lartë të një ngjarjeje historike të paharrueshme (“Kush do të vijë pas nesh do të thotë se britanikët e këtij brezi kanë qënë të fuqishëm si askush tjetër”).

            Në purgatorin e një gjuhe kalimtare e të  papërshtatëshme bisedat e përditëshme të këshilltarit bashkiak shëndetësor lombard i cili, duke folur me duar i shumfishon metaforat luftarake pa kuptim (“Do t’a fitojmë këtë betejë”; “fitorja është e afërt!”) deri në krahasimin e stërzmadhuar  e krejtësisht të nxituar me apokalipsin bërthamor (“Në Lombardi një bombë atomike”). Edhe në këtë rast, folja më tym është masë e papërshtatëshmërisë praktike në të përballuarit e rrezikut për shëndetin publik, që po merr ditë mbas dite, profilin e një paaftësie të rëndë e fajtore.

            Të flitet më tym nënkupton shpesh edhe të vepruarit në mënyrë të pahijëshme, të vënit në rrezik të gjithshkaj. Sot, ndërsa shkruaj, numuri i të vdekurve në Lombardi ka arritur shifrën e tmerrshme dhe simbolike të 10.000 viktimave. Mbi të gjitha atyre i detyrojmë fjalë të përshtatëshme për rëndësinë e çastit. Pyes: si mund të dërdëllisim për fitore ndërsa duhet të varrosim 10.000 vetë? Çfarë do të ndjejnë t’afërmit e viktimave duke dëgjuar atë fjalë të paturpëshme? E si mund të dalim ne të gjithë të ringjallur nga kjo hekatombë nëse i harrojmë?

            Besoj se para se të flasim për çfarëdo “fazë të dytë”, ne duhet të vajtojmë njerëzit tanë që kanë ndërruar jetë. Është thelbësore, jo vetëm për denjësinë tonë morale dhe shëlbimin shpirtëror, por edhe për t’ardhmen e bashkësisë sonë politike. Me që e quaj veten të papërshtatëshëm për detyrën, do të desha që, së bashku me të gjithë juve, t’i vajtojmë të vdekurit tanë duke i besuar fjalëve të pikëlluara, të ashpra por të dhemshura të poetit: “Dhe ti, ati im,, atje në lartësinë e trishtuar/ mallkomë, bekomë, tani me lotët e tua të furishëm. Të lutem./ Mos shko pa fjalë n’atë natë të mirë/ tërbohu, bëhu bishë kundër vdekjes së dritës”.

            “Corriere della Sera”, 10 prill 2020          

Përktheu Eugjen Merlika    

Filed Under: Analiza Tagged With: Antonio Scurati, Eugjen Merlika

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT