• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sekretari Blinken falënderon Kryeministrin Kurti: Kosova partner i jashtëzakonshëm i SHBA-së

September 6, 2021 by s p

-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken: Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Biden, Kosova është partner i jashtëzakonshëm/

PRISHTINË, 6 Shtator 2021-Gazeta DIELLI/ Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ngushtë për t’u ofruar strehim qytetarëve afganë dhe për shpëtimin e mijëra jetëve. Në një bisedë telefonike ai tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Biden, Kosova është partner i jashtëzakonshëm.

Kryeministri Kurti ritheksoi se kur kemi të bëjmë me çështje humanitare dhe kur janë në pyetje aleatët tanë, atëherë nuk bëhet pyetja “pse”, por japim përgjigje “si”. Ai tha se Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. “Aleanca jonë me ShBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga partneri strategjik dhe aleati ynë i padiskutueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri u falënderua për përkrahjen me vaksina, veçanërisht në këtë gjendje të rënduar në përballje me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të virusit.

Sekretari Blinken u shpreh i lumtur që në Kosovë kanë arritur mbi 500 mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër COVID-19, të cilat ShBA ia dhuroi Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin për thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet të dyja vendeve.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Ai tha se shtetet e rajonit do të duhej të shtonin angazhimin në sundimin e ligjit kundër korrupsionit dhe oligarkëve, demokratizimin kundrejt autokratëve, përballjen me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës në pushtet, si dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave kundruall hegjemonisë nacionale.

Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Blinken për punën e qeverisë së re dhe theksoi faktin se tre njerëzit në krye të listës fituese në zgjedhjet e fundit tani po i drejtojnë tri institucionet kryesore të vendit. Ai ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim më të madh me ShBA-në, për të rritur investimet e jashtme direkte si dhe shkëmbimet tregtare me Kosovën. Po ashtu e njoftoi atë për rritjen e eksportit, aktivitetit ekonomik dhe të hyrave buxhetore në Kosovë.

Në përmbyllje të takimit, Sekretari Blinken, në emër të Presidentit të ShBA-së shprehu mirënjohje për nderimin që Kosova ia ka bërë Beau Bidenit, djalit të ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden. 

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Antony Blinken, USA

DR. BERISHA- SEKRETARIT BLINKEN: PUBLIKONI FAKTET!

May 19, 2021 by dgreca

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!

Zoti Sekretar!Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.Zoti sekretar!Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.Sinqerisht Sali Berisha!

Filed Under: Politike Tagged With: Antony Blinken, Dr. Berisha, pergjigje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT