Nga Petro DANGELLIA/
Duhej te dilte ceshtja e Krimese qe ambasadori rus ne Tirane te kujtohej dhe te fliste per shqiptaret e Shqiperise dhe te Kosoves. Pak a shume ai u shpreh, se ju shqiptaret e kuptoni shume mire ceshtjen e Krimese ku ka rus, dhe qe ne jemi te ndieshem ndaj tyre; ashtu sic jeni ju te ndieshem si shqiptare per shqiptaret e Kosoves. Me kete ai vendosi paralele historike midis Krimese dhe Kosoves.
Nuk e dime ne se z.ambasador e njeh mire historine, apo ben sikur e njeh. Mbase profesioni fillestar i tij nuk ka lidhje me historine. Por nje ambasador kur vjen ne nje vend, gjeja e pare qe duhet te beje eshte te mesoje mire historine, zakonet dhe traditat e banoreve te atij vendi. Atehere duhet t’i kujtojme atij ambasadori; se neqoftese Krimeja eshte bere ruse para rreth 250 vjetesh, dhe kjo si rezultat i nje pushtimi dhe aneksimi te realizuar nga Rusia Cariste neprmjet luftes kundrejt Perandorise Otomane; Kosova ka qene shqiptare qe ne kohen kur Krimeja banohej nga popujt pellazge, Skithet Albane; Ndersa Kosova banohej nga Dardanet, zoterit e dy kontinenteve, Europes dhe Azise, ku ky zoterim ndahej nga nje ngushtice, qe qysh atehere dhe deri me sot quhet Ngushtica e Dardaneve.
Por vijme ne kohe me te reja, ku ambasadori besojme se do te na kuptoje me mire. Ne vitin 1878, perseri si rezultat i nje lufte te Rusise kundrejt Turqise, pa driten e diellit Traktati i famshem i Shen Stefanit ku trojet shqiptare i jepeshin dhurate prej Rusise ortodokseve te Ballkanit, Grekeve dhe sllaveve serbe, malazeze dhe bullgare. Pra zoti ambasador trojet shqiptare copetoheshin nga vendi juaj, Rusia. Ne ate koheSanxhaku dhe Nishi ju shkeputen trungut meme dhe ju dhane Serbise. Nishi, vendlindja e dardanasit te madh, Kostandinit, perandorit qe i dha krishterimit lirine, i cili ka folur shqip. Ate liri qe gezon sot edhe patriarkana ruse, serbe, greke, bullgare etj etj.
Vazhdojme me tej, ne vitin 1913, Fuqite e Medha, ku bente pjese edhe Rusia juaj dhe me kerkesen ngulmuese te kesaj te fundit, ja shkeputen Kosoven trungut meme dhe ja dhane Serbise. Ajo Kosove qe ju sot po na i kujtoni, duke u hequr se ju vjen keq per ne shqiptaret, dhe duke na treguar se cfare ndiejme ne shqiptaret per njeri tjetrin, pas asaj kasaphane qe shkaktoi vendi juaj para 100 vjetesh. Ku fatkeqesisht, jo vetem nuk na kerkoni falje per ate tragjedi, por me cinizem talleni me ndjenjat tona duke na treguar edhe se cfare ndiejme. Mire qe nuk kerkoni falje, por te pakten, per te mbuluar te keqen qe na keni bere, njiheni Kosoven si shtet te pavarur. Kjo edhe per diplomaci, qe t’u tregoni te tjereve, se ja ne e njohem Kosoven, pasi problemi i saj eshte njesoj si Krimeja. Atehere do te kishit justifikimin formal per te hequr paralele midis Kosoves dhe Krimese. Them formal, pasi midis tyre asnjehere nuk mund te hiqen paralele; pasi Kosova eshte nje toke e shkeputur nga trungu meme; Ndersa Krimeja eshte nje toke e shtuar nepermjet aneksimit me nje trung jo meme.
Kur ketij ambasadori gazetaret shqiptare i kerkojne te shprehet lidhur me njohjen e Kosoves si shtet i pavarur nga Rusia. Ai thote se nuk eshte i autorizuar te shprehet per kete problem. Por per te hequr paralele pa vend, eshte i autorizuar?! Per t’i treguar qeverise shqiptare se cfare duhet te beje dhe cfare duhet te thote lidhur me Krimene, eshte i autorizuar?! Kjo na kujton kohen e viteve 57-60 te shekullit te kaluar, ku koleget e tij ruse perpiqeshin t’i tregonin qeverise shqiptare se si duhej te sillej, cfare duhej te bente dhe cfare duhej te thoshte. Nderkohe qe qeveria shqiptare e asaj kohe, nuk e hodhi vallen sipas avazit rus, pavaresisht se nuk kishte asnje mbeshtetje nga perendimi; kete qeverine e sotme shqiptare, qe ka mbeshtetjen absolute nga perendimi dhe NATO; nuk po e kuptojme, pasi ka rene “sklluf” dhe nuk i ndihet zeri.
Ne foto:Ambasadori rus ne Tirane