• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Flamuri i aneksimit te Shqiperise ne Dervican ne prani te Janullatosit

November 29, 2013 by dgreca

Në Derviçan shpaloset Flamuri i Aneksimit të Jugut të Shqipërisë, i pranishëm edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos/

 Nga Arben LLALLA/

Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare.

Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për Aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomis së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anasasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.

Më 15 Gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetra të rinjë kishin veshur bluze me simbolet të ushtrisë së andartëve grek që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina.

Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë grekët do na të ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për tu kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Siç duket afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së Auronomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grek që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorit e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që ti shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvedije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.

 Vërej: Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë z.Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grek në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do ti këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke z.Papulia dhe z.Janullatos për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike.

(Ne Foto: Te rinjte ne Dervican me flamurin e pavaresise se jugut te shqiperise, 15 gusht)

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, flamuri i aneksimit te jugut, Janullatos, ne Dervican

ESAT PASH TOPTANI ME USHTARAKËT E LARTË SERB, 1917

November 25, 2013 by dgreca

Shkruan: Arben LLALLA*/

Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipërinë dhe shqiptarët i gjeti të hutuar nga luftrat e brendëshme politike, por edhe humbja e disa territoreve shqiptare gjatë luftrave ballkanik. Ai që shpresonte të përfitonte nga këto luftra ishte Esat Pash Toptani cili më fillimin e Luftës së Parë Botërore i rreshtoj trupat e tij ushtarave përkrah ushtrisë franceze në frontin e Selanikut. Është shkruar dhe folur shumë kohët e fundit për rehabilitimin e figurës së Esat Pash Totanit, por faktet historike nuk i ofrojnë askujt dëshmi për ti dhënë lavdi figurës së këtij tradhëtari të kombit shqiptar. Këtë herë po botojmë këto foto të rralla, fotot me oficerët e lartë serb janë të panjohura për publikun shqiptar të cilat janë bërë në Selanik, por edhe në frontin e luftës përkrah oficerëve të lartë serb. Foto origjinale gjenden në arkivën e ministrisë së kulturës së Francës.

Nga Gushti i vitit 1916 e deri nga fundi i vitit 1917 qëndroj Esat Pash Toptani qëndroj në Selanik të Greqisë. Në rezidencën Vila Mehmet Kapandzi nga dhe komandonte disa forca ushtarake shqiptare të cilët shërbenin në mbështetje të ushtrisë franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Esat Pash Toptani mbërriti në Selanik më 27 Gusht 1916 dhe u prit me paradë madhështore nga gjenerali francez Emanuil Serraili. Për shërbimet që i bëri Francës Esat Toptani, do të nderohej nga gjeneral Serrail me Kryqin e Luftës në një ceremoni të madhe të organizuar më 18 Gusht 1917, në qendër të Selanikut.

*Ne Foto: Esat Pash Toptani në Selanik pranë oficerëve të lart serb, 18.8.191

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, esat Pashe Toptani

Rrjedhja e informacionit çoj në dështimin e projektit të armëve kimike në Shqipëri

November 17, 2013 by dgreca

Shkruan: Arben LLALLA/

Të gjithë folën gjatë për ardhjen e asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, folën analistë të pjekur dhe të papjekur, të gjithëve ju dëgjua zëri i kundërshtimit nga adoleshentët e deri tek politikanët e pensionuar dhe të dështuar. Por askush deri ditën e premte para se të thoshte JO-n kryeministri ynë nuk e mori guximin të sqaronte përfitimet e këtij projekti.

Shqiptarët si një popull i vrullshëm që kanë të zhvilluar më shumë ndjenjën e kundërshtimit se sa atë të kompromisit reaguan nëpër rrugë dhe media për projektin për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri pa bërë llogarinë e përfitimeve afatgjate politike dhe ekonomike si komb. Por përse gjithë ai kundërshtim i rrufeshëm nëpër rrugë dhe media? Kush qëndronin pas kësaj nxitje? Përse vendet fqinje me Shqipërinë nuk reaguan drejtpërdrejtë, por ishin fshehur pas protestuesve dhe disa medieve?

Sinjalin e parë për kundërshtimin e projektin të SHBA për asgjësimin e armëve kimike e dha Rusia nëpërmjet zëvendësministrit të jashtëm të saj Gennady Gatilov më 31 Tetor, i cili deklarojë se Rusia do jepte rreth 2 milion dollarë ndihmë financiare ose teknike Shqipërisë. Kjo deklaratë e rusëve u kuptuar si poshtërim ndaj shqiptarëve të cilët janë populli më pro-amerikan në botë. Më tej mediat shqiptare që financohen në përgjithësi nga agjenturat e ndryshme në bashkëpunim me disa analistë të dalë mode filluar nxitjen e turmave kundër armëve kimike. Nga ana tjetër politikanët shqiptar të pozitës dhe opozitës që kishin dijeni për këtë projekt duke bërë gabim llogaritë e tyre nxituan për ta kundërshtuar hapët idenë dhe projektin e SHBA me shpresën se kështu do të dëmtonin personalisht Edi Ramën.

Si pasoj kryeministri Rama u gjend papritur përballë një presioni të turmave që më shumë ishin adoleshentë që s’kanë të drejtë vote se sa njerëzve me logjikë të shëndoshë. Në nxitjen e adoleshentëve të shkollave fillore dhe të mesme mund të kenë gisht edhe ato pedagog që vijnë nga opozita të cilëve u interesonte një dalje në rrugë të nxënësve. Gabimi i parë për realizimin e projektit për asgjësimin e armëve kimike në Shqipërisë qëndron tek z.Rama i cli në fillim nuk krijojë ambientin proasgjesimit të armëve me anë të medieve dhe reklamave se sa dëmtohet Shqipëria edhe sa përfitojmë si popull nga ana ekonomike ashtu edhe politike afatgjatë. Për ta bërë këtë gjë z.Rama kishte në dispozicion rreth 10 ditë që nga 31 Tetori, kur Rusia deklarojë se do ti jepte 2 milion dollarët. Gabimi i dytë i kryeministrit ishte se ai nxitoj të thoshte JO-n e armëve kimike, duke anashkaluar votën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Referendumit, gjë që do ti jepte shansin të përfitonte kohë për uljen e tensioneve të turmave kundërshtuese.

Nuk e di në të ardhmen se si do të reagojmë si komb nëse SHBA propozon të dhurojë ndonjë bombë atomike Shqipërisë si vend me strategji të veçantë? Por nëse kemi këto mend në kokë dhe këta politikan që nuk shohin përtej hundës së tyre diktatoriale, besoj se përsëri do reagojmë si një popull euforik dhe i vrullshëm që mund ti biem murin me kokë atëherë kur nuk e pret, sepse kot nuk thonë grekët: QEFALE ARVANITI.

Shpresojmë që kryeministri mori një mësim të mirë nga ata që ai u kishte besuar në minutat e para këtë projekt dhe që pati rrjedhje informacioni të parakohshme, ndërsa populli ynë shqiptar tregoj edhe njëherë se nuk di të gjendet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, armet kimike, deshtim i projektit, rrjedhja e informacionit

Delvina mbushet me përmendoret e andartëve grekë që masakruan shqiptarët, reagon Arben Llala

November 15, 2013 by dgreca

Ne Foto: Arkiv: Gjate vendosjes se permendores se Thimi Lolis.Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë./

Ka reaguar historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i  fshatit Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. “Në çdo fshat që jeton minoriteti grek ka nga një përmendore apo më shumë të figurave kombëtare greke, të cilat kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare. Ironike është fakti se në fshatrat e minoritetit grek gjuha shqipe nuk figuron fare në mbishkrimet e këtyre përmendoreve, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Një rast të tillë kemi në Kranë të Delvinës ku klasa politike e minoritetit grek më 2010 vendosën Përmendoren e njërit nga andartët më të rrezikshëm Thimi Lolis i cili më 1914 kreu masakra në fshatrat shqiptar në jug të Shqipërisë”, tha ai.

Kush është Thimo Lolis

Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë. Për këto masakra, qeveria shqiptare më 1940 i kërkoi qeverisë greke arrestimin dhe ekstradimin e tij në Tiranë. Në vitin 1941 qeveria greke e arreston Thimo Lolin dhe ia dorëzon qeverisë shqiptare, të cilët e burgosin, por pas kapitullimit të Italisë fashiste Lolis del nga burgu dhe i bashkohet trupave të Napolon Zervës të cilët kryenin masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Pra, për këto merita minoriteti grek i ngriti përmendore në Kranë Thimo Lolit më 2010”, tha ai.

Kryetari i partisë MEGA

Një fakt tjetër interesant është se më 2012, kryetari i partisë MEGA të minoriteti grek Kristaq Kiços, deklaroi përpara përmendores së Thimo Lolit se: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”

Grekët bllokuan përmendoren për çamët

Deklarata e Kiços është provokative duke ditur se ai e tha më 19 Shkurt 2012 në kishën e Shën Gjergjit me rastin e shpalljes së 98 vjetorit të Autonomisë së Vorio Epirit. Më tej Llalla bëri krahasimin me kryetarin e Komunës së Xarrës në Sarandë Dhimo Kote i cili pengon qëllimisht ngritjen e përmendores në kujtim të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame. Ku ndër të tjera Llalla tha: Mesa kam informacion përfaqësues të shtetit grek dhe kishës së tyre i kanë kërkuar kryetarit të komunës së Xarës Dhimi Kotes që të pengojë me sa mundet ndërtimin e Monumentit në Kllogjer në kujtim të popullsisë çame të cilët vdiqën gjatë rrugës për në Shqipëri në vitin 1945. Në të njëjtën kohë Dhimi Kote në komunën që drejton ka lejuar ngritjen e përmendoreve shkruara vetëm në gjuhën greke në Mursio etj.

Nipi i Napolon Zervës

Një shesh i një fshati shqiptar ka marrë emrin e nipit të Napolon Zervës, arkitektit, ideatorit dhe orkestruesit të masakrës së kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, gjatë viteve 1944-1945. Ndërsa Greqia ende nuk ka kërkuar falje për genocidin dhe masakrimin e mijëra burrave dhe grave shqiptare, nipi i famëkeqit Napolon Zerva, nderohet, duke i vendosur emrin e tij fshatit Sopik në Gjirokastër. Pas aktiviteteve të fshehta për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ky është provokimi i radhës që u bëhet shqiptarëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku Greqisë iu falën edhe territore ujore, pavarësisht se këto pazare u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Më konkretisht, në datën 15 Gusht 2013 sheshi i fshatit Sopik në Gjirokastër u quajt me emrin Mihal Zerva. Ky emërtim i një sheshi që ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është një provokim i hapur, pasi Mihal Zerva është njeri nga ekstremistët grek në SHBA që promovon aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Adriatik Doçi

Friday, November 15, 2013 – 08:43

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, ne Delvine, permendore te andarteve greke, Reagon historiani

SHESHI FSHATI SHQIPTAR PAGËZOHET ME EMRIN E NIPIT TË NAPOLON ZERVËS

November 13, 2013 by dgreca

Mihal Zerva jeton në SHBA dhe ka qenë kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA. Ai financon aktivitete të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomia e Vorio Epirit. Sot drejton Fondacionin e grekëve të Amerikës./

Shkruan: Arben LLALLA/

Më 15 Gusht 2013 Sheshi i fshati Sopik në Gjinokastër u quajt me emrin Mihal Zerva. Ky emërtim i një sheshi që ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është një provokim i hapur pasi Mihal Zerva është njeri nga ekstremistët grek në SHBA që promovon aneksimin e jugut të Shqipërisë. Siç vërehet ai është edhe njeri i afërt i Napolon Zervës i cili kreu në vitin 1944-1945 masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

Në këtë rasat kemi edhe një ironi tjetër sepse për rreth 2.500 shqiptar nga Çamëria që vdiqën gjatë rrugës për në Shqipërisë Komuna e Xarës në jug të Shqipërisë nuk lejon që në territorin shqiptar të ndërtohet një përmendore në shenjë respekti për këta viktima. Pra, grekët po e shtyjnë kufirin e tyre brenda territorit shqiptar, kjo në aspektin kulturor dhe propagandistik.

Për fat të keq aktiviteti i pagëzimit të sheshit në Sopik me emrin e familjarit të Napon Zervës ka ndodhur gjatë qeverisjes së djathtë të Berishës, besoj se qeveria Rama duhet të reagoj për të ruajtur integritetin e territorit shqiptar.

Kush është Mihal Zerva

Mihal Zerva ka lindur më 1948 në Janinë, por prindërit e tij janë me origjinë nga Sopiku, ndërsa ai vetë ka lindur më 1948 në Janinë.

Mihal Zerva jeton në SHBA dhe ka qenë kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA. Ai financon aktivitete të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomia e Vorio Epirit. Sot drejton Fondacionin e grekëve të Amerikës.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, merr emrin e Zerves, Mihal Zerva, sheshi i Sopikut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT