• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARRESTIMI I YLLI NDROQIT….

August 3, 2020 by dgreca

Arrestimi Ndroqit, si “ylli polar” për pronarë e gazetarë të korruptuar/

-Një krahasim i sforcuar i Ndroqit me Bersluconin/

Shkruan:Arben VATA-Suedi-Edhe pse nxehtë në Tiranë, SPAK i ka “nxehur” edhe më shumë temperaturat dhe klimën politike në Shqipëri. Pa u shuar akoma debatet për ndryshimin e Kushtetutës, në skenë ra papritur një “yll”, si për të ushqyer kështu diskutimet politike me një temë tjetër.
Siç është bërë e ditur, SPAK arrestoi Ylli Ndroqin (allias Xhemal Pasmaqiu), duke sekuestruar pasuritë e tij, mes të tjerash edhe dy televizione.
Ka disa gjëra që duhen thënë, jo thjeshtë për tu përfshirë në debat, por më shumë për të sqaruar opinionin, që si në çdo rast edhe tani ndahet në dysh, në varësi të preferencave politike. Në këtë kuptim, më mirë sesa gazetarët, askush tjetër nuk mund të marrë një qëndrim.
1- Lajmi për mbylljen e mundshme të një media është lajm i keq, por të verifikosh mënyrën sesi pronari i tyre ka vënë pasuritë, nuk është sulm ndaj medias. Gazetarët vetë duhet të jenë të parët që duhet të mbështesin këto veprime të drejtësisë.
2- A është ky arrestim një sulm politik ndaj TV që mbështeste ky zotëri? Me shumë gjasë mund të jetë, por pavarësisht kësaj, nëse ky personazh i çuditshëm dhe në fakt pa asnjë lidhje me mediat, ka vënë pasuri në mënyrë ilegale herët apo vonë do ti vinte dita. Ndaj nuk është fort e rëndësishme nëse arrestimi është politik dhe me mbështetjen e segmenteve të PS.
3-Nëse kjo është e vërtetë pra, do të ishte një lajm i keq nëse SPAK nuk “shtrin krahun ” edhe në krahun tjetër; pra në kontrollin e pasurive të pronarëve të mediave të tjera. Madje, edhe të shumë gazetarëve. Nëse kjo do të bëhej me të vërtetë, mos u çudisni kur të mësoni se Ndroqi ishte vetëm “ylli polar ” për arrestimin e mundshëm të shumë “kolegëve ” të tij. Kjo do të ishte shume e nevojshme, pasi krahas politikës duhet pastruar edhe media, si një pushtet që më shume ka demtuar sesa ndihmuar opinionin publik.
4- A është shfrytëzuar Ndroqi nga politika dhe tani po hidhet si limon i shtypur? Sigurisht që PO. Dosjet ndaj tij janë aty me vite por tani që ai nuk i duhet më askujt, politika dhe drejtësia po e bëjnë shembull edhe për të tjerët; për mediat e tjera që do të guxojnë të prekin në fushen e minuar politikë-drejtësi.
5- A është i pa fajshëm Ndroqi? Askush nuk mund të hedhë fall, por fakti që ky njeri ka ndërruar emrin një hall e ka pasur. Nëse e fiton përballjen me drejtësinë, nuk është se ka ndonjë problem, perkundrazi. Edhe Berlusconi është akuzuar disa here nga drejtësia italiane për korrupsion, por ia ka dalë.
A është ky rasti i Ndroqit? Për ata që e njohin këtë personazh, sigurisht që qeshin por unë për krahasim do të sjell një shprehje të të ndjerit Dritan Hoxha, ish pronar i Top Channel. Kur krahasonte median e tij me atë te Ndroqit ai thoshte se është njësoj si të krahasosh Milan (2007) me Besën e Kavajës. Për koincidence, President i Milan, kampion i Europës ishte Berlusconi, pronar edhe ai i disa mediave…

Filed Under: Analiza Tagged With: Arben Vata, arrestimi, I YLLI NDROQIT

Deklaratë e Vatrës mbi arrestimi e Ramush Haradinajt

June 19, 2015 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e priti me habi lajmin e arrestimit të ish kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga policia sllovene në aeroportin e Lubljanës dje, ndërsa po këthehej nga nji vizitë zyrtare në Gjermani.

Ramush Haradinaj njifet si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për shpëtimin dhe për lirinë e popullit të vet të cilit, ma vonë në liri, i shërbeu me përkushtim edhe si Kryeminstër. Kur u thirr në Hague, i akuzuem për krime lufte, ai e la pozitën e Kryeminstrit, shkoi atje vullnetarisht dhe dëshmoi pafajsinë.

Akuzat për krime lufte kundër Haradinajt i kishte ngritë Serbia, në përpjekje për të fshehë kriminelët e vet dhe krimet e papërshkrueshme, si dhe për të komprometue luftën e drejtë të shqiptarëve, tue i pasqyrue ata si agresorë.

Ndërsa Mladiq, Karaxhiq e të tjerë kriminela fshiheshin për t’i shpëtur drejtësisë, Komandant Haradinaj tregoi superioritetin moral të shqiptarit liridashës dhe, me ndërgjegjen e luftëtarit të lirisë dhe me dinjitetin e shtetarit të vërtetë, u paraqitë në Tribunalin e Hagës dhe dëshmoi pafajsinë.

Kur Millosheviqi kishte sjellë forcat policore nga të gjitha republikat në Kosovë, për të ushtrue dhunën kundër shqiptarëvet në emën të Federatës së Jugosllavisë, zani i parë kundërshtues u ndigjue nga Lidhja e Shkrimtarëve të Sllovenisë, e cila i bani publikisht thirrje qeverisë së republikës që të tërhiqte policët e vet nga Kosova. Dihet, gjithashtu, se profesorët e Universitetit të Lubljanës u kanë hapë dyerët shqiptarëve të Kosovës, kur këta janë ndeshë me pengesa nga profesorët shovenista serbë, gjatë ngritjes së tyne në shkallat e nalta të arsimit.

Tue dijtë këto fakte, nga nji anë, arrestimi i Haradinajt në Slloveni na habitë dhe ngacmon ndjenjen e indinjatës s’onë; ky akt nuk e nderon shtetin demokratik as popullin e qytetnuem slloven. Shpresojmë se qeveria e Sllovenisë do t’i kërkojë falje ish Kryeministrit Haradinaj dhe do t’a përcjellë si mik për në vendin e vet. Nga ana tjetër, qeverija dhe populli i Kosovës nuk duhet të tolerojnë vandalizma as gjeste të tjera joligjore që shkojnë kundër principeve dhe kundër interesit të shtetit të Kosovës. Kemi besim se shqiptarët do t’a ruejnë të pacenueme miqsinë dhe mirënjohjen për popullin slloven.

New York, 18 qershor 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: arrestimi, Deklarate e vatres, Ramush Haradinaj

Flluskat e sapunit

October 28, 2014 by dgreca

Arrestimi i zotit Hajredin Fratari/
Nga Reshat Kripa/
A i keni parë flluakat e sapunit? Ato i fryjnë fëmijtë dhe pasi lodrojnë disa minuta në ajër pëlcasin dhe nuk lenë asnjë gjurmë. Kështu ndodhi me një minisri të kryeministrit Edi Rama që arrestoi biznesmenin e njohjur Hajredin Fratari, pa patur asnjë provë fajësie për të. Ky nuk është rasti i parë i kësaj qeverie prepotente që ka në bazë të veprimtarisë së saj veprimet arbitrare. Por, si përfundoi kjo çështje? Pa mbushur 24 ore prokuroria e liroi atë si të pa bazuar në ligj. Çfarë mbetet për Ministrinë e Brendëshme dhe ministrin e saj zotin Tahiri për këtë arrestim të paligjshëm? Normalisht, në një vend demokratik ai duhej të jepte dorëheqjen, ashtu siç veprohet në vendet demokratike por, për fat të keq, një gjë e tillë nuk njihet në vendin tonë. Ministri “i nderuar” vazhdon të qeverisë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Përse duhej arrestuar Hajredi Fratari? Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendëshme që kreu arrestimin, për mos pezullimin e punimeve deri sa t’i rinovohej leja e ndërtimit. Në rregull deri këtu. Por a paraqiste ndonjë rrezikshmëri shoqërore që duhej arrestuar? Unë nuk e kuptoj se ku qëndron kjo rrezikshmëri. A nuk do të ishte më e arsyeshme që procesi i tij të vazhdohej në gjendje të lirë pa krijuar këtë precedent që nuk është parë në asnjë rast tjetër? Por hakmarrja e verbër e një anarshisti që është në krye të pushtetit, nuk e harron se dikur ky biznesmen e ka akuzuar atë apo përfaqësuesit e tij për një ryfshet prej një milion dollarësh. A thua është kjo arsyeja e vërtetë e këtij arrestimi?
Kush është Hajredin Fratari. Një nga martiret që, kur në vendin tonë sundonte diktatura më e egër e sundimit komunist, guxoi të ngrihej kundër saj, ta kundërshtonte atë dhe të paguante pasojat e këtij kundërshtimi. Shumë vite burg do të pësonte. Do t’i kalonte ato nëpër kampet e ferrit të Spaçit, Qafës së Barit e të tjera deri sa, më në fund, do të shikonte dritën e lirisë. Mendonte se me përmbysjen e madhe erdhi dita që të gëzonte prodhimet e saj. Nuk u aktivizua në problemet politike. Mendoi se e ardhmja e tij ishte në biznesnin privat. Kështu filloi biznesin e ndërtimit, gjithmonë me ndershmëri e përkushtim. Gjatë të gjithë kohës, me aq sa i krijoheshin mundësitë, ndihmonte në ringjalljen e historisë së nacionalizmit shqiptar. Një shembull i qartë, në këtë drejtim, është financimi i projektit për lëvizjen nacionaliste në Mallakastër ku pasqyrohej përpjekja e kësaj treve për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të pavarur, ku pasqyroheshin martirët e kësaj treve demokratike.
Një gjë e tillë do të binte në sy të qarqeve më të errëta të kombit tonë. Ato, si paraardhësit e tyre, menduan se me arrestimin e tij do të shuanin frymën nacionaliste të kombit shqiptar. Por gabuan. Vëreni qëndrimin e këtij kombi kundrejt ngjarjes së fundit mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri në Beograd. Të gjithë, si një zë i vetëm u ngritën në këmbë për një Shqipëri etnike ashtu siç u thërriste flamuri i ngritur në mes të Beogradit.
Por qeveria që drejtonte shtetin dhe, në mënyrë të veçantë, kreu i saj, ishin të një mendje tjetër. Ata donin përulje me armikun e tyre të përjetshëm, pasi koka e tyre ishte kryeqendra e shtetit sllav. Dhe kryetari i shtetit shqiptar nuk kishte se si të mos i përgjigjej padronit të tij. Arrestimi i fundit e vërtetoi më së miri një gjë të tillë. Ai donte zhdukte çdo shenjë të nacionalizmit në Shqipëri.
Në këto çaste më vijnë ndër mend vargjet e një poeti të madh: “Por nuk u shuejt ende jo shqyptaria!” Shqyptaria do të rrojë ndër shekuj. Atë nuk mund ta pengojnë krimbat që i dalin rrugës. Por një aksiomë të tillë nuk arrijnë ta kuptojnë drejtuesit e shtetit shqiptar. Ata, ose trashëgimtarët e tyre, që pa iu dridhur dora, nënshkruanin ekzekutimin e një poeti të pafajshëm, nuk mund të pranojnë që në vend të ekzistojnë pasardhësit e idealeve të këtij këtij poeti martir, që punojnë dhe luftojnë për një Shqipëri demokratike, ashtu si të gjitha vendet e botës së lirë. Kjo është e paaritshme për mendjet e tyre të mykura.
Sidoqoftë, më së fundi drejtësia triumfoi. Hajredin Fratari është i lirë. Prokuria nuk gjeti asnjë provë për arrestimin e tij. Kjo tregon agresivitetin e qeverisë shqiptare karshi shtetasve të vetë, një kopje e shtetit të së kaluarës së hidhur që u përmbys në vitet 90-të. Por kjo kopje nuk mund të sundojë më në vendin tonë. Koha e saj ka perënduar. Bashkë me të të ka perënduar edhe koha e idhujve të saj. E drejta do të triumfojë mbi gënjeshtrën.

Filed Under: Analiza Tagged With: arrestimi, Flluskat e sapunit, Hajredin Fratari, reshat kripa

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT