Lajmi i dhimbshëm dhe i pabesueshëm, pikëllim i thellë tronditi në dt.4 Mars 2017, qytetin e dijes, kulturës, historisë dhe serenatave, Korcën, bashkëqytetarët korcarë dhe voskopojarë: Shuhet krejt papritur, profesori i letërsisë, historiani erudit dhe enciklopedik, njeriu i përkryer, Vangjel Simaku.
Arësimi në Korcë e ndjen thellë këtë dhimbje e pikëllim për humbjen e mësonjësit, dijetarit dhe arësimdashësit shëmbullor, Vangjush Simaku sikundër e thërrisnin korcarët. Është dhimbje e pallogaritshme, humbja e një kolegu të përkushtuar, miku të mirë, familjari shembullor. I diplomuar për Gjuhë-Letërsi, Vangjushi ishte i pranishëm në shtypin shqiptar me shkrime historike për Voskopojën dhe njerëzit e shquar voskopojarë ndër kohëra e vite, për kontributin dhe veprat e tyre që ata lanë pas, letërsi, esse, kritika letrare, poezi, editorialë dhe opinione sociale – politike dhe historike. Në ngushëllimin e tij, një nga bashkëpunëtorët dhe kushëriri i tij, shkrimtari Nikolla Simaku shprehet:
“Kishim shumë punë për të bërë së bashku dhe më duket sikur më le në mes të rrugës. Dhimbja është e madhe për këdo, por jo në moshën tënde, kur kishe kaq vrull, kaq guxim për atë që doje, si dhe kaq projekte në kokën tënde. Kisha nevojë për ty, për dijen tënde të gjithanëshme, për intelektin tënd dhe guximin për të foluar atë që të këshillonte ndërgjegja e jote. Në thelb ti ishe artist, ishe vizionar. Mund të rreshtoj shumë cilësi të tuat, ti ke lënë trashëgimi kulturore, të spikatura nga ana intelektuale, por, më në fund shumë dhimbje tek familja, tek të afërmit e tu, tek bashkëpunëtorët e tu, tek njerëzit, që janë në gjendje të vlerësojnë njeriun per bukurinë e mendjes, pasionin dhe vrullin jetësor që të karakterizonte. Ike pa na ” pyetur” duke na lënë tepër të zhgënjyer në rrugën që të gjithë do ta ndjekim: Vdekjen. Po pse kaq shpejt? I dashur dhe i respektuar nga gjithë fisi i Simakëve, kudo që janë kudo që jetojnë: Lamtumirë! Të qoftë dheu i lehtë.” Ndër të tjera Vangjushi ishte edhe kryeredaktor i Revistës Kulturore-Shkencore “TEMPULLI” qysh prej themelimit, intelektual aktiv dhe një prej bashkëpunëtorëve të përkushtuar dhe profesionalë për vijimësinë dhe rritjen e cilësisë së Revistës. Por vdekja e papritur e rrëmbeu Vangjushin, duke lënë në mes shumë pasione e angazhime intelektuale, studimore, letrare, historike, por mbi të gjitha, i ndërpreu jetën atij në një moshë relativisht të re. Me profesorin e letërsisë dhe enciklopedikun vizionar historik , me lidhte miqësia jo vetëm si kolegë që vinim të dy nga arësimi dhe vendlindja jonë Korca, por ne ishim në kontakt të vazhdueshëm duke shkëmbyer shpesh mendime për temat historike, vecmas të Korcës dhe Voskopojës, nga ku ai kishte edhe rrënjët e inteligjencës vllahe, duke i botuar ato në gazeta Dielli, SHBA, Tirana Observer dhe gazeta DITA. Një miqësi prej dekadash që kishte në thelb promovimin e vlerave të elitës,inteligjencës dhe qytetarisë korcare. Fjalët janë pak dhe nuk mund të përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin që la pas ikja e Vangjushit, njeriu i dashuruar me fjalën letërsinë, historinë, mirësinë, progresin për jetën. Vangjush Simaku ky dijetar enciklopedik historik, artist dhe vizionar shkroi me shumë dashuri e saktësi për qytetin e tij të bukur Korcën, për Voskopojën e lashtë evidentuar me mjeshtëri. Ikja e tij u përcoll me shumë dhimbje e trishtim në gjithë qytetin e Korcës e kudo ku ai kish miq e kolegë, edhe te patriotët e tij korcarë kudo ku ndodhen që nga Amerika, Tirana , Kosova, Maqedonia, Vjena e tërë Europa dhe deri në Australinë e largët. Dhimbje e madhe për humbjen e profesorit të nderuar të letërsisë, drejtorit të gjimnazit historik “Themistokli Gërmenji”, të historianit dinjitoz dhe poetit të dhimbjes e traditës. Vangjel Simaku do të kujtohet gjithmonë me shumë respekt dhe vlerësime pa fund, për dritën që la pas me veprat dhe shkrimet e tij,