• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E gëzofshi brez pas brezi Qendrën Kulturore “Nënë Tereza

December 2, 2019 by dgreca

NGA ASLLAN  BUSHATI/

I nderuar Famulltari i Kishës Zonja Pajtore: Dom Ndue Gjergji, të nderuar klerikë të pranishëm, të ftuar dhe bashkatdhetar.

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës  VATRA , të Kryetarit, Kryesisë, Këshillit Drejtues, të degëve të Vatrës në gjithë SHBA, të çdo vatrani, si dhe të Degës së Michiganit; t’ju përshendes dhe t’ju uroj 28 Nëntorin -107 vjetorin e Pavarsisë. T’ju uroj ta gëzoni Qendrën e re Kulturore “Nënë Tereza”.

Për të jetuar në një bashkësi, të paktën në shtatë mijë vite qytetërim (dy mijë pas Krishtit dhe pesë mijë e më shumë vite para tij), njerzimi ka krijuar,formuar, përsosur e formësuar fondamentet bazë të  jetës njerzore si: e drejta, e vërteta, ndershëria,dashuria, mirësia,respekti, sinqeriteti, virtutshmëria etj, etj. Por shpresoj se do të “murosen” tek fondamentet boërore edhe  dy thënie brilante të Nënë Terezës si: “Paqa fillon me një buzëqeshje” dhe “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”.

Ne jemi shumë afër punës, veprës e jetës së Nënë Terezës, por breznitë e ardhëshme shqiptare, do të krenohen shumë me shqiptaren e madhe Gonxhe Bojaxhiu që u bë shejt për gjithë njerzimin.

Shenjtorja jonë, ka  predikuar me Krishtin në në zemër, mirësi e dashuri pakufi për këdo që e pranon dhe e adhuron dashurinë e mirësinë e zotit. Por fondamentet e saja , janë diametralisht të kundërta me fondamentalistët e të gjitha llojëve e kategorive, të cilët nuk kanë fe e atdhe, por janë e kundërta e fondamenteve njerzore.

Bashkatdhetarë, siç jemi të bashkuar sot këtu  për Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan, ju ftoj të bashkohemi për veprimtari të përbashkëta në dobi të kombit sa here na  kërkohet. Organizmi më i motshëm përbashkues  e me një përvojë gati 108 vjeçare në këtë fushë  është Vatra. Antarët e simpatizantët e saj të mbledhur sot në Selinë Qëndrore të saj në NY, mblodhën 83 mijë dollar në ndime të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri më 26 Nëntor 2019. Vetëm të bashkuar dhe të mirorganizuar do të jemi më të fortë si për ditë të mira dhe të vështira.

Paçi shëndet ,gëzim e lumturi në familjet tuaja , e gëzofshi  brez pas brezi  Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” këtë vepër të mbrekullueshme të komunitetit  shqiptar në Michiganit. Gëzuar Krishtlindjet që po afrohen dhe vitin e ri 2020. Zoti e bekoftë popullin Shqiptar , zoti e bekoftë Amerikën këtë vend të mbrekullueshëm.

* Përshëndetje e ish nënkryetarit të Vatrës Asllan Bushati në përurimin e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan dhe festimeve të 107 vjetorit të Pavarësisë me 30 Nëntor 2019.

Filed Under: Opinion Tagged With: Asllan Bushati-Pershendetja-Qendra Nene Tereza-Michigan

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT