• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Si do formohet asociacioni serb?

March 28, 2018 by dgreca

-Tubim i përfaqësuesve serbë në veri, përalajmërojnë formimin e Asociacionit-Bashkësisë së Komunave Serbe në 20 prill./

Kosovska Mitrovica, 28. marta 2018.- Poslanik Srpske liste Igor Simic (L) obratio se prisutnima. Gradonacelnici srpskih opstina sa KiM. U Mitrovackom dvoru pocela je zajednicka sednica odbornika deset opstina sa srpskom vecinom na Kosovu i Metohiji. Sastanak je otvorio predsedavajuci skupstine opstine severna Kosovska Mitrovica Dejan Guresic, koji je rekao da je sednica sazvana po hitnom postupku zbog situacije. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ nr

 “Nëse Prishtina nuk do jetë e gatshme që në tre javët e ardhëshme të fillojë punën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, komunat serbe dhe institucionet do fillojnë vetë formimin e Bashkësisë, trupave dhe institucioneve të saj”, thuhet mes tjerash në konkluzionet e miratura./

 -Shqiptarët 92.93 %, serbët 1.47 %   sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011 në Kosovë, pa  katër komunat e veriut – Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin e Zubin-Potokun, ku serbët e refuzuan regjistrimin. Në Kosovë nga gjithësej 38 komuna, 27 me shumicë shqiptare,  10 me shumicë serbe e 1 turke/

  Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PPRISHTINË, 28 Mars 2018/ Në një tubim të serbëve, të sapombajtur sot në veri të Mitrovicës, të këshilltarëve serbë të 10 komunave kosovare ku e bëjnë shumicën e banorëve e përfaqësuesve tjerë, u paralajmërua formimi nga vetë ata i Bashkësisë-Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë në 20 prill,  pas 5 vjetësh të Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të nënshkruar në Bruksel.

 “Nëse Prishtina nuk do jetë e gatshme që në tre javët e ardhëshme të fillojë punën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, komunat serbe dhe institucionet do fillojnë vetë formimin e Bashkësisë, trupave dhe institucioneve të saj”, thuhet mes tjerash në konkluzionet e miratura.

Para pesë vitesh, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia  – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut,  kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. Marrëveshja 15 pikëshe, në 6 pikat e para  ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në tekstin e Marrëveshjes, nën një, përcaktohej: “Do të ketë një Asociacion / Bashkësi e komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët pajtohen”.
Asociacioni i komunave me shumicë sebe në Kosovë është një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd të nënshkruara nga krerët e atëhershëm të dy qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, në mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel, në raunin e 28 të dialogut në nivel kryeministrash, ndërsa kundërshtohej nga opozita kosovare.

Në marrëveshje, e para pikë është kjo: “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës”.

Mes tjerash, në marrëveshje, te “Objektiva” thuhet se Asociacioni “vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa, te “Buxheti dhe përkrahja”  theksohen “kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë”.

Në 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga Presidentja e Republikës të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore”, ka vendosur se, “këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje”.

Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës ka siguruar se, “i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar asociacionin e komunave me shumicë serbe do bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetues” dhe se “edhe Statuti i asociacionit do dërgohet në Kushtetuese”.

Në raundin e 30-të, të fundit kryeministror në Bruksel, në 27 janar 2016,  ku është biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri atëherë dhe rrugën përpara në dialog, temë kryesore ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por nuk ka pasur ndonjë dakordim për afat kohor dhe atëherë kryeminsitri kosovar Mustafa dhe ai serb  Vuçiç kishin “qëndrime të kundërta rreth vendimeve të Kushtetueses” së Kosovës.

Në 23 mars 2018 presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, vijuan bisedimet në Bruksel me lehtësimin e shefes  së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila fillimisht ka  takuar ndaras krerët e dy shteteve para takimit trilateral, ku është biseduar edh për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Evropian pas takimit, thuhej se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Presidentët shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e takimeve të fundit të grupeve punuese të mbajtura në Bruksel.

“Përfaqësuesja e lartë Mogherini theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj zbatimin e marrëveshjes për energjisë dhe përfundimin e punimeve për rivitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë”, thuhej në deklaratën, të cilën e ka bërë publike zëdhënësja Kocijançiç.Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog.Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për presidentin Thaçi të inauguruar në muajin prill 2016 dhe presidentin Vuçiç të inauguruar në qershor 2017, takimi i 23 marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 korrik e të dytit në 31 gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve. Pas takimit presidencial në Bruksel, në Prishtinë në 26 mars 2018 krerët e shtetit të Kosovës në një takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili, siç u tha, do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, si dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.Ata u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.

Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në të njëjtën ditë, në 26 mars, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur pasdite në një takim të përbashkët ambasadorin e SHBA-së, Greg Delaëie, atë të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadorin e Francës, Didier Chabert, atë të Italisë, Piero Cristoforo Sardi, shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet e saj, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionittë komunave me shumicë serbe.“Kosova zotohet dhe do të jetë e përgjegjshme në funksionalizimin e Grupit Punues, që do të fillojë punën në draftimin e Statutit të Asociacionit”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën, me ligjet e Kosovës dhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, shtoi ai.Ambasadorët ndërkombëtarë theksuan se do të ofrojnë mbështetje të plotë institucionale dhe ekspertizë profesionale në realizimin e këtij obligimi që Kosova ka marrë në Bruksel.Në 27 mars 2018, pas  një takimi në Beogard me presidentin e Serbisë Alaksandar Vuçiç, Lista Serbe deklaroi se del nga qeveria e Kosovës, ndërsa 10 komunat me shumicë serbe  do formojnë në 20 prill Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.Lista Serbe ka grupin parlamentar prej 10 deputetësh në Kuvend e kishte 3 ministra në qeverinë e Kosovës, një prej të cilëve edhe zëvendëskryeministër. Një nga deputetët në këtë grup parlamentar është goran, i cili në momentin e fundit e fundit shkoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës dhe votoi pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duke siguruar edhe votën e 80 të duhur për ta kaluar me dy të tretat e parlamentit 120 anëtarësh, derisa Lista Serbe nuk mori fare pjesë në seancë.Në Kuvendin e Kosovës është edhe një deputet serb – nga Partia Liberale Serbe, i cili është pa grup parlamentar dhe edhe para votimit u deklaruar pro ratifiimit të demarkacionit.Maxhoranca në Kuvendin e Kosovës, bashkë me grupin parlamentar të Listës Serbe, kishte gjithësej 61 deputetë – vetëm një më shumë se gjysmën, e pas kalimit të një deputje të LVV në AAK arriti të ketë 62 deputetë. Tash pa Listën Serbe koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

 Vite më parë, në 2015-tën, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës bojkotonin rreth tre muaj, prej 3 shkurtit, kur  kryeministri Kosovar atëherë Isa Mustafa shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme.Kosova ka gjithësej 38 komuna. Nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special tëOKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për zgjedhjet lokale 2017, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

Filed Under: Analiza Tagged With: asociacioni serb?, Behlul Jashari, Kosovë-Si do formohet

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT