Nga Astrit Lulushi-
Pse emri Greqi ndryshon kaq shumë nga emri Hellas?Banorët e autoktonë greqishtfolës të Greqisë zakonisht e quajnë atë Ellada, që rrjedh nga lashtësia; Greqi vjen nga emri latin Graecia, i përdorur fillimisht për t’iu referuar banorëve grekë të Italisë së Jugut, i cili, nga ana tjetër, vjen nga emri antik Graikoí, që Aristoteli thotë se ishte fillimisht emri ilir për banorët e rajonit të Epirit.Graecian ishte një nga fiset Boeotiane që themeloi koloni në Italinë e JugutNdërsa Romakët hynë në kontakt me Grekë të tjerë jashtë të Italisë, ata aplikuan emrin Graeci edhe për ta. Për pjesën më të madhe të historisë mesjetare dhe të hershme moderne, latinishtja ishte lingua franca e Evropës dhe emri Greqi filloi të përdorej për të identifikuar Helladën (një ndërthurrje e emrave Pellazgian – Illyrian).
KRENARI
Shkruan: Astrit Lulushi-
Mbase, asnjë nga pasionet tona natyrore nuk është aq i vështirë për t’u nënshtruar sa krenaria. Maskojeni, luftoni me të, rriheni, mbyteni, mortifikojeni sa të doni, ajo është akoma gjallë dhe çdo herë do të nxjerrë e do të tregojë vetveten; do ta shihni se iu pengon të rriteni, të ecni; sepse, edhe sikur të mendoni se e keni kapërcyer plotësisht, ndoshta duhet të krenoheni me përulësinë tuaj. Krenaria shfaqet para çdo rrënie. Mos e çmend veten me të menduarit vetëshkatërrues; kjo frikë është burg më vete, dhe ti i mbyllur në burgun tënd. Humbja e krenarisë është hapi i parë i çlirimit dhe ju vini këmbën në udhën drejt paqes dhe qetësisë së shpirtit tuaj. Kudo që kërkon për krenari, gjen vetëm veten tënde. Njerëz të caktuar janë bërë për fat të keq. Disa thjesht kanë nevojë për shpresë dhe vetmi për të shlyer shpërblimin që u jep krenaria. Kur keni gjetur veten, Zoti është i tepërt.Por krenaria është e rëndësishme; nuk ka njeri pa ves. Njerëzit me shumë krenari zhvillojnë ndjenjë epërsie ndaj të tjerëve; krenaria, mendon ndonjë, nuk duhet të jetë e gjitha e keqe; por, është e keqe, gjithësesi; prandaj renditet në vendin e 7-të veseve. Një përkufizim i krenarisë vjen nga Shën Augustini: “dashuria e dikujt për përsosmëri”. Një përkufizim i ngjashëm vjen nga Meher Baba: “Krenaria është ndjenja përmes së cilës manifestohet egoizmi”.Krenaria herë shikohet si e korruptuar ose ves, ndonjëherë si e duhur ose virtyt. Ndërsa disa filozofë, si Aristoteli, e shohin krenarinë si virtyt, disa fe e konsiderojnë formën mashtruese të krenarisë si rrënjën e çdo të keqeje; si në rastin kur njëri bie në gjunjë e s’ka turp nga ato që thonë se ka bërë; e një tjetër, njësoj i paturpshëm, që merr pamjen e themeluesit të shtetit, dhe kërkon mandat të qeverisë mes kësaj krenarie. Aq tregues janë bëmat e tyre, apo vendi, sa s’është nevoja t’ua thuash emrat.
FAJI
Nga Astrit LULUSHI-
Njeriu nuk shqetësohet nga gjërat që ndodhin, por nga mendimet për gjërat që ndodhin; për shembull, vdekja nuk është gjë e tmerrshme, sepse nëse do të ishte kështu, do t’i dukej kështu Sokratit; mendimi për vdekjen, se është e tmerrshme, është gjëja e tmerrshme (e vetmja gjë e frikshme është vetë frika). Nga ana tjetër, kur jemi të shqetësuar, ne gjithmonë fajësojmë të tjerët, por kurrë veten, domethënë, mendimet tona. Të fajësosh tjetrin është akti i njeriut të mësuar për të fajësuar të tjerët për gjendjen e tij të keqe; të fajësosh veten është vepër e atij që ka filluar të mësohet për të fajësuar veten; dhe për atë, mësimi i të cilit ka përfunduar, faji nuk është as i tjetrit, e as i vetes. Nuk thuhet kot se, “faji është jetim”, kur tjetri s’e pranon.Çdo gjë ndodh sepse duhet të ndodhë edhe me ose pa shqetësimin tonë. Njeriu shpesh kërkon që gjërat të ndodhin ashtu siç dëshiron të ndodhin; dhe jo thjesht të ndodhin natyrshëm ashtu siç janë. Pa shpërdorime e manipulime nisur për mirë, sot bota do të ishte krejt ndryshe, pa histori me luftra e konflikte. Sëmundja është pengesë për trupin, por jo për dëshirën, përveç nëse vetë dëshira zgjedh. Mos u lodh në asnjë rast të mendosh pse nuk sheh përsosmëri tek tjetri, sepse tjetri është pasqyra jote. Dhe shto këtu reflektimin përballë gjithçkaje që ndodh; sepse do ta gjesh si pengesë për diçka tjetër, por jo për të parë veten tënde.
LIBRI
Nga Astrit Lulushi-Teoritë zakonisht lindin të parat, por ndonjëherë ato nuk arrijnë të kapërcejnë paqartësitë e botës reale, ose shpesh e bëjnë më të turbullt. Historia është shkruar jo nga më i forti, por nga më i çuditshmi. Franz Boas, themeluesi i antropologjisë moderne amerikane, citohet të ketë thënë se, njeriu nuk gënjen kurrë për hedhurinat e tij. Dhe ka të drejtë: një pjesë e madhe e asaj që dihet për të kaluarën e njerëzimit vjen nga përmbajtja e grumbujve dhe gropave me plehëra. Zbulimi i ri se libri në formën e sotme ka ekzistuar 2500 vite më parë është për shkak të gërmimit të plehrave, zhvarrosjes së një qyteti që zgjeroi kuptimin e njeriut për kulturat letrare të Egjiptit, Greqisë dhe Romës së lashtë.Në fund të vitit 1896, dy arkeologë anglezë Bernard Grenfell dhe Arthur Hunt u nisën nga Oxfordi për në fshatin egjiptian El-Bahnasa, në jug të kryeqytetit të Memfisit të lashtë. Ata u vendosën në një degë të Nilit të quajtur Bahr Yusuf (Kanali i Josifit). Arkeologëve u tërhoqën vemendjen përrallat që rrëfenin banorët e fshatit, ku dikur shtrihej qytetit i lashtë Oksyrhynshus, i cili pas pushtimit nga Aleksandri (v. 320 pes) u bë kryeqytet provincial me rreth 20,000 banorë.Si tani, qyteti kaq i madh prodhoi edhe një sasi të konsiderueshme plehërash, në pjesën më të madhe në formë dokumentesh, dhe tekstesh të tjera të hedhura. Diku midis qytetit dhe fermave të ujitura që e rrethonin ndodhej një rrip i pakultivuar toke, ku banorët hidhnin mbeturinat, të sigurt se rëra e shkretëtirës do t’i mbulonte. Grumbujt e plehërave u rritën e u rritën gjatë shekujve, u bënë tuma, duke krijuar një peizazh me kodra dhjetëra metra të larta.Pas një viti, Grenfell e Hunt u kthyen në Britani, dhe zbulimet i publikuan në një vëllim me titull Oxyrhynchus Papyri. Në sezonin e parë të gërmimeve ata zbuluan fragmente nga poetja Sappho; kopjen më të hershme të njohur të Ungjillit të Mateut; një libër me titull ‘Veprat e Palit dhe Thedas’ që janë biseda të Apostullit me besimtarë. Gropa me dokumente shtrihej 10 metra poshtë në tokë, të ruajtura nga rëra mbrojtëse dhe klima e thatë.Pas disa vitesh në gërmime gjetkë, Grenfell dhe Hunt u kthyen në Oxyrhynchus dimrin e vitit 1903-1904 dhe përsëri çdo vit deri në vitin 1907. Në fund ata rikuperuan gjysmë milioni copa të ndara papirusesh, duke i botuar në vëllime vjetore. Më 1920, Grenfellit vdiq. Hunt vazhdoi i vetëm punën deri sa edhe ai vdiq në vitin 1934; vëllimi i 70 i Oxirhynchus Papyri u botua në 2014, dhe përgatitësit parashikojnë më shumë se njëqind vëllime.Gropa e Oxyrhynchus është elefanti në dhomën e papirologëve. Më shumë se gjysma e të gjitha papiruseve që kanë mbijetuar deri në shekujt e IV kanë dalë nga grumbujt e hedhurinave për rreth Elbahnasit, dhe pesha e provave vazhdon të ushtrojë një tërheqje të fuqishme për ata që studiojnë shkrimin, letërsinë dhe kulturën antike. Por po aq intriguese sa ishin përmbajtjet e poezive të humbura, shkrimeve fetare dhe letrave personale, edhe paraqitja fizike dhe forma e tyre janë po aq të rëndësishme. Deri kohët e fundit, historianët ishin të bindur se libri i parë doli diku gjatë shekullit IV të erës sonë, dhe, duke pasur parasysh që një pjesë e vogël e librave që mbijetuan nga ajo kohë ishin bërë të gjitha me pergamene, supozohej se shpikja e librit me fletë kishte shoqëruar rënien e shkrimeve në papiruse.
Çfarë lexojmë?!
NGA ASTRIT LULUSHI-Nuk është libri i fundit me kujtime nga koha e diktaturës nga këndvështimi i atyre që e gëzuan pushtetin e krimit njerëzor. Pas Ramizit e Nexhmies, tani na sillet për të lexuar Dritëhijet…. e kryehetuesit. Shkruar në Gjermani, libri duhej të kishte më shumë Niçe: “Një ditë do të vdesim dhe më e mira për të cilën mund të shpresojmë është të jetojmë një jetë për të cilën do të ishim të lumtur ta jetonim përsëri pas vdekjes. Ai që thotë ndryshe, iu gënjen.”Sistemi më shtypës në botë na paraqitet në libër si periudhë ku njerëz të lirë diskutojnë, kritikojnë, denoncojnë me zell njeri tjetrin për veprime armiqsore. Prej tyre sigurimi merr informata, plotëson çështje, kryen arrestime e burgosje të njerëzve pasi kanë kaluar në tortura çnjerëzore të hetuesve (por çuditërisht Kryeprokurori nuk di gjë?!), dhe ku çdo veprim kryhet sipas ligjit (këtë e thonë me plotgojë, dhe shpëtojnë). Hetuesia e Përgjithshme është në majë të këtyre veprimeve. Fjalët e kryehetuesit i dëgjon me vëmendje diktatori dhe njerëzit futen në burg, vriten, ‘hanë dhe’, ose ngrihen në qiell, sipas këshillave që jep hetuesi, i cili ushqen me “prova” prokurorët për të akuzuarit a armiqtë e shtetit.Por realiteti vjen i nxirrë në pamje, duke penguar t’i qasesh realitetit të vërtetë. Kush nuk e ka jetuar atë kohë sheh vetëm hije. Realiteti i fshehur është shkatërrues për mënyrën sesi e largon tjetrin nga përvoja; është propagandë. Paraqitja e një realiteti të mjegulluar krijon vërtetë problem të thellë; synon shtrembërim i historisë dhe i bën njerëzit të gënjejnë me ndërgjegje. Nëse ka këtë qëllim, autori duhej të kishte pritur edhe ca kohë, derisa brezi që e jetoi atë periudhë, të shuhej.Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992; studiuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin Enver; analist, opinionist, publicist, autor i disa librave, aktualisht jeton në Gjermani, ku ka marrë azil politik. Nga kush mund të ketë qenë i persekutuar? Me siguri nga ata që vetë i persekutoi, nga populli.Thuhet se ka qenë prokuror i gjyqit në vitin 1978 ku dënoi për agjitacion propagandë me pushkatim 2 dhe 2 të tjerë me 20 e 25 vite burgim; Vendime, sigurisht, që shtruan rrugën e karrierës drejt postit të tmerrshëm të krye-hetuesit të përgjithshëm.
- « Previous Page
- 1
- …
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- …
- 102
- Next Page »