• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FJALE

March 26, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Është vërejtur se termi grek “koilos” – zbrazët – vjen nga lashtēsia. Sipas mitologjisë, Atlasi mbajti qiellin: një arsye për këtë nocion është se në malin Atlas ishte një tempull i quajtur Coelus -një shpellë prej nga mund të vështrohej Coeli ose Qielli.
Vendi u identifikua me Malet e Atlasit në Afrikën veriperëndimore. Sipas një legjende, Atlasi ishte Ati, ose Mbreti i parë i Mauretanisë. Thuhet se Atlasi kishte aftësi në filozofi, matematikë dhe astronomi. Në antikitet, atij iu besua shpikja e sferës qiellore. Në disa tekste thuhet se Atlasi ishte krijuesi i vetë astronomisë.
Etimologjia e emrit Atlas është e pasigurt. Virgili u muarr me përkthimin dhe etimologjinë e emrave grekë duke i pajisur me mbiemra: për Atlas, mbiemri i tij është durus, “i duruar”. Ndërsa Strabo thotë se vendasit e Afrikës së Veriut këto male varg i quanin Dourus – të lidhur “dorazi”.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Fjale

Thelbi

March 22, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ Funksioni është esenca e të qenit të një njeriu a sendi. Ajo çfarë bëjmë a për çfarë përdoret, përcakton realitetin e tyre. Çdo gjë fillon nga thelbi. Njeriu krijon një thelb të gjërave dhe më pas miqësinë e armiqësinë, të mirën e të keqen në lidhje me ‘to. Të menduarit pa thelb sjell zbrazëti. Blej një send e mos e përdor, vlera e tij bie. Hiqi njeriut të drejtën e besimit dhe ke krijuar një robot që vetëm mund të mendojë sipas programimit, por kurrë të ndjejë. Në Shqipërinë e diktaturës, ky fenomen ishte mbizotërues mes klasës së arsimuar, duke krijuar një kulturë boshe dhe injorante ndaj nevojave dhe kushteve, që janë thelbësore për jetën e shpirtit. Realizmi socialist ende vazhdon. Njerëzit përjetojnë boshllëk shpirtëror, pa esencë, por gënjeshtra e mashtrime; mendimi i tyre shënohet nga një pasivitet a dembelizëm për shkak të mungesës së dëshirës a vullnetit që lindin nga shpirti. Mendimet e tyre, po t’i analizosh, janë të mbushura me abstraksione, pa shpirt, që të zezën e bëjnë më të zezë, sëmundjen më të rëndë, panikun më të madh dhe masat a ligjet më të pamëshirëshme; që e shplajnë shpirtin gjithnjë e më shumë, e bëjnë atë steril. Përndryshe, sot nëpër rrugë do të shihni jo ushtarë e policë, por automjete ndihmash me ushqime e ilaçe për njerëzit e detyruar të izoluar e në nevojë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Thelbi

Një gabim, jo më

March 20, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Skllavëria vjen nga verbëria dhe injoranca që nxijnë errësirën dhe nxisin mashtrimin. Sikur njeriu të kishte aq gjuhë sa Egjeu i mitologjisë kishte sy e duar, të gjitha nuk do të mjaftonin për të bindur tjetrin se gabimet nuk duhen përsëritur. Kjo është një dobësi më shumë që krijon izolimi. Fjala e urtë thotë: Më mashtro një herë, turpi është i yti; më mashtro përsëri, turpi ështi i imi.
Por tirani, veç shtypës, është edhe tinzar; gjendjen këtyre 30 viteve ia faturon popullit duke e mbingarkuar me tatime, taksa, gjoba e dënime. Ai mendon se njerëzit janë si lopët, të cilat nuk mjelin dot veten dhe se do të kërkonin më pak nëse nuk do të dinin më shumë. Nënshtrimi i verbër merret për mirësi, që vazhdon vetëm nga një gabim i bamirësisë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe pse shteti përpiqet të marrë sa më shumë kontroll në ekonomi, arsim e shëndetësi dhe me zgjedhje “të lira”, mashtruesit vijnë në pushtet, parlament e gjykata.
Tani, nëse ndonjë ngrihet e flet të vërtetën, duke i thënë secilit se një jetë e devotshme është mënyra e vetme për të siguruar një mirëqenie deri të lumtur; se falja e gabimit është paguar me neveri të përzemërt të fajit, apo me rezultate të ndryshimit, dhe se vetëm buste e medaljet nuk janë përkushtimi më i mirë ndaj atyre që u shuan për ideale, por është mishërimi i tyre në sjellje e veprimet tona; nëse do t’i njihnim e pranonim gabimet, çdo gjë do të ishte ndryshe, edhe bota, vërtet, do të hapej – prej saj do të kishim një vlerësim tjetër të fituar me përvojë lotësh e hidhërimesh, vuajtjesh, arratisjesh, burgimesh, internimesh e izolimesh, të cilat më parë kishin qenë aq thellë brenda jetës sonë – sa njerëzit do të shqetësoheshin po ta humbnin atë gëzim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, jo më, Një gabim

Mes profecive

March 18, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Pse njerëzit duhet t’i humbasin gjërat për të kuptuar se janë ato që i duhen? Kur mbyllim sytë, asgjë nuk shohim, gjithçka ikën, gjithçka që mohojmë, denigrojmë e përbuzim, shërben për të na shtypur, dhe ajo që na dukej e keqe, bëhet burim bukurie, gëzimi dhe force, nëse përballet me një mendje të hapur. 30 vite pas një shtypje të egër të brendëshme 45 vjeçare, tani pak nga pak, njerëzit po e kuptojnë se kurrë nuk kanë dalë prej saj. Udhëheqja krijon iluzionin e çlirimit, duke i bërë të tjerët t’a gjykojnë se përpiqet, por është e paaftë dhe e dobët, sepse në fakt ajo nuk është larguar aspak nga udha e para-ardhësve, por me taktika mashtruese e tërheq popullin zvarrë nëpër terr, duke ia lidhur sytë ditën dhe ia zgjidhur natën, për t’i mbajtur të verbër. Vemendja nga gjithçka është larguar, përveç nga lufta ndaj virusit. Për ndryshime e reforma nuk flitet, as për mbrojtje kushtetute e protesta; kufijtë janë mbyllur, njerëzit po ashtu, çdo gjë në status-quo, heshtja si re e zezë bie; frika pushton zemrat, populli dridhet, nuk e di ç’e pret në një shtet kurrë të përgjegjshëm. Në vendin e të verbërve, njeriu me një sy është mbret, citohet të ketë thënë Erasmus i Roterdamit (1466-1536).

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Sëmundje zyrtare

March 17, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Ndërsa “karantina” mund të tingëllojë si “kanaçe”, ajo nuk është as “kazan”, por vetëm një izolim 40 ditor për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Fjala është marrë nga italishtja “quaranta” – 40. Praktika e kuarantinës, filloi gjatë shekullit XIV në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare italiane nga epidemitë e murtajës. Anijet që vinin në Venecia nga portet e infektuara u kërkohej të qëndronin në spirancë për 40 ditë para se të fillonin zbritjen e udhëtarëve dhe shkarkimin e mallrave. Mes shqiptarëve, “kuarantina” u bë “ karantinë”, duke u përdorur nga zyrtarë e shtypi, dhe më pas turma, si gjithmonë, ndoqi shembullin e tyre. Kështu, kjo fjalë gjysmake, si edhe masat e qeverisë kur shpall se “ndalohet qarkullimi i makinave private”, ose, “ndalohet ecja në grup me më shumë se dy persona”, të kujtojnë komedinë e B. Levonjës për kohën e fashizmit nga kënvështrimi komunist. Kur një vend nuk ka një qendër efektive për kontrollin e sëmundjeve, ku qeveritari a çdokush në krye merr pozat e doktorit duke dhënë këshilla e rekomandime, kjo gjendje shkakton tallje nënzë, përçmim dhe hutim në masë. Qeveria krenohet me numrin e të arrestuarve dhe gjobave të rënda edhe pse njerëzit të gjithë ndjehen të mbyllur nga frika, sëmundja e policia e shtetit. Ditë të errëta po kthehen, kur diktatori ishte pronar i popullit dhe ekspert i vetëm i çdo gjëje.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Semundje zyrtare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT