• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arsye dhe instinkt

January 24, 2019 by dgreca

1-astrit-Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Njeriu shkruan a vepron i shtyrë nga instinkti, sepse ngjarjet përjetohen edhe nga të tjerë, por instinket i shtyjnë të bëjnë diçka tjetër. Instinktit i mungon arsyeja. Arsyeja, thotë shkrimtari Ernesto Sabato, është mjet i shpikur nga shoqëria për të frenuar anëtarët e saj për t’i kontrolluar më mirë ata. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, ndjenja, dhe jo arsyeja, është forca që e shtyn njeriun të veprojë. Arsyeja është si speranca që anijen e mban në det, pa e lënë të lundrojë.
Por, nga ana tjetër, shoqëria mbështetet në diskutimin publik si një nga mjetet e domosdoshme për të arritur zgjidhje korrekte për problemet e saj. Historia mëson se përshtatja e marrëdhënieve nëpërmjet arsyes është e mundur vetëm kur ekziston liria për të folur. Kur njerëzit mund të komunikojnë lirisht mendimet dhe hallet e tyre – të vërteta ose të imagjinuara – pasionet e tyre bien, si baruti që humbet fuqinë kur shpërndahet dhe jo kur mbahet në fuçi. Të ndrydhur nga tmerret, pasionet sjellin të paimagjinueshmen, dhe në një moment papritur shpërthejnë dhe shkatërrojnë gjithçka. Le të jetë arsyeja të kundërshtohet me arsyen dhe argumenti me argument, dhe çdo qeveri do të jetë më e mirë, më e sigurt. Fjala është vetë qytetërimi. Fjala, madje edhe fjala më kundërthënëse, ruan kontaktin – është heshtja që izolon, thotë Thomas Mann.

Filed Under: Komente Tagged With: Arsye dhe instinkt, Astrit Lulushi

Liria e fjalë dhe shpifjes

January 21, 2019 by dgreca

1-astrit-LulushiNga Astrit Lulushi/Flitet për ligje kundër shpifjes për t’u mbrojtur nga sulmet e fjalës; palët ndërrojnë vendet në bankën e të akuzuarve dhe saga vazhdon – pozita dhe opozita bëjnë lojën e njëratjetrës.
Nëse ka diçka në këtë botë që nuk mund t’i qëndrojë diskutimit, le të shkërmoqet e bëhet pluhur, thoshte Wendell Phillips (1811-1884), i cili sakrifikoi karrierën dhe reputacionin e tij duke dalë kundër skllavërisë para luftës civile amerikane.
Kufizimi i lirisë së shprehjes godet dyfish lirinë intelektuale, sepse kushdo që privon të drejtën për të shprehur një pikëpamje ndryshe, njëkohësisht u privon të tjerëve të drejtën për ta dëgjuar atë. Në një shoqëri të tillë, vetëm hapja e buzëve është krim. Kush nuk e di, të pyesi atë që e di, nëse citojmë Osman Gazepin.
Liria e fjalës është e gjitha. Fjala e lirë është vetë jeta, është gjallëria e një shoqërie. Çfarë është liria e shprehjes? – Pa lirinë për të fyer, ajo pushon së ekzistuari, thotë Salman Rushdi, duke u dalë në mbrojtje romaneve të veta.
E keqja është lehtësia me të cilën disa njerëz duke mos thënë se nuk u pëlqen diçka e thënë, i kërkojnë qeverisë ta ndalojë atë. Kur i hyn kësaj rruge, mos prit që liria të mbijetojë shumë kohë, shkruan Quintus Ennius që jetoi rreth viteve 239 -169 pes), i cilësuar si ati i poezisë romake.
Pa marrë parasysh se çfarë do të thuash, fjala duhet të dalë nga goja e lirë dhe e paautorizuar. Një shoqëri që nuk guxon të mbrojë anëtarin e saj në shprehjen e lirë të mendimeve të tij, pavarësisht se sa e rreme apo e urryer, është vetëm një bandë skllevërish.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, dhe shpifjes, Liria e fjalë

Poezi dhe mençuri lashtësie

January 20, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Kënga e Këngëve, e quajtur shpesh si Kënga e Solomonit*, është një nga dy librat në Bibël që nuk përmendin Perëndinë. Tjetri është libri i Esterit.
Shkurtimisht, Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe martesën e një vajze. Disa përkthyes mendojnë se kjo grua e re mund të ketë qenë Abishag, gruaja e mbretit David. Edhe pse Abishag flinte me Davidin, ajo mbeti e virgjër. Pas vdekjes së Davidit, djali i tij Adonija e donte Abishagin për grua, gjë që do të thotë se ai kishte pretendim për fronin. Solomoni, trashëgimtari i vërtetë i mbretërisë, e vrau Adonijahun dhe mori Abishagin për vete.
Në fillim të mbretërimit, dashuria e Solomonit u bë një përvojë emocionuese. Më vonë, megjithatë, ai e shkatërroi këtë mistikë duke marrë qindra gra dhe konkubina.
Kënga e Këngëve është një nga librat e Poezisë dhe Urtësisë, për dashurinë shpirtërore dhe fizike midis një burri dhe një gruaje. Përkthyesit e lashtë këmbëngulnin se poema përmban një kuptim më të thellë simbolik, siç është dashuria e Perëndisë për Izraelin e kohës së Dhiatës së vjetër. Por dijetarët e kohës moderne thonë se poema Kënga e Këngëve të Solomonit ka një aplikim më të thjeshtë dhe praktik: se si burri dhe gruaja duhet të trajtojnë njëri-tjetrin.
Kjo e bën Këngën e Këngëve shumë të rëndësishme sot. Me shoqërinë sekulard që përpiqet të ripërcaktojë martesën, Perëndia urdhëron që martesa të jetë midis një burri dhe një gruaje, apo që seksi të kufizohet brenda martesës. Seksualiteti është dhurata e Perëndisë për çiftet e martuara dhe Kënga e Këngëve e feston këtë dhuratë. Si poemë e Urtësisë, Kënga e Këngëve është një manual udhëzues për llojin e dhembshurisë së ndërsjellë që duhet të ketë një çift gjatë martesës.
“Shumë ujëra nuk mund ta shuajnë dashurinë; lumenjtë nuk mund ta shtyjnë atë larg. Nëse dikush do të jepte gjithë pasurinë e tij për dashuri,do të ishte krejtësisht i përbuzur”
Mbreti Solomon përgjithësisht njihet si autori i Këngës së Këngëve, edhe pse disa studiues thonë se kjo është e pasigurtë. Kënga e Këngëve të Solomonit u shkrua afërsisht rreth viteve 940-960 pes.
—-
*Solomoni ishte mbret i Izraelit rreth viteve 900 pes. Forca më e madhe e tij ishte mençuria. Në një episod biblik, dy gra shkuan në pallatin e mbretit Solomon për të zgjidhur një mosmarrëveshje. Të dyja ato jetonin në të njëjtën shtëpi dhe sapo kishin lindur, por një nga foshnjat kishte vdekur. Nëna e fëmijës së vdekur u përpoq ta merrte fëmijën e gjallë nga nëna tjetër, duke thënë ishte fëmija e saj. Dëshmitar nuk kishin dhe gratë filluan të grindeshin.
Ato i kërkuan Solomonit të përcaktonte se cila nga të dyja duhej ta mbante të porsalindurin. Me mençurinë e tij të mahnitshme, Solomoni sugjeroi që djali të pritej më gjysmë me shpatë dhe të ndahej mes dy grave. E tmerruar, gruaja e parë, fëmija i të cilës ishte gjallë, i tha mbretit: “Të lutem, zotëria im, jepja fëmijën gruas tjetër, mos e nda më dysh!” Ndërsa gruaja tjetër tha: “Ndaje, kështu që asnjëra të mos e ketë”. Solomoni vendosi që gruaja e parë ishte nëna e vërtetë, sepse ajo preferonte më mirë të braktiste fëmijën e saj sesa ta shihte të copëtuar.
Kjo urtësi e Solomonit përçmohet nga politikanë të kohës sonë, që popullin e trajtojnë si foshnje, ndërsa tallen e qeshin me duart thellë në thesin e buxhetit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Poesi mençurie, Solomoni

Dru e shkëndi

January 17, 2019 by dgreca

…..Në çdo shoqëri në rënie ekziston një ‘mbetje’ e vogël njerëzish që i përmbahen të drejtës kundër të gabuarës, që njohin dallimin mes të mirës dhe të keqes, që janë aktiv për të parin dhe kundër këtij të fundit, kundër kalbësisë apo shkatërrimit politik, shoqëror, moral dhe shpirtëror të kohës së tyre./
1 astrit Lulushi
Nga Astrit Lulushi/
Ndaj të keqes heshtet. Vetëm kur ajo bie e shkatërrohet atëherë të çliruar bëjmë pyetjen – Si nuk e kishim njohur? Ky është qëndrimi prej hipokriti që njeriu mban ndaj së keqes, e cila shihet që në shfaqjen e parë, por gjen rrugën e hapur ngaqë injorohet ose njeriu i përulet a i nënshtrohet.
Jo rrallë, e keqja ka pamje të bukur. Eshtë art i errët, si të thuash, në mure, që ofrohet gjoja miqësisht dhe buzëqesh me synim të djallëzuar. Por ti nuk e kupton, nëse je i edukuar, se bota është e populluar me njerëz të mirë dhe mban atë që ka mësuar vetë, sepse pjesa tjetër është edukata që i kanë dhënë për t’u bërë skllav i mirë i keq.
Mendja nuk është një enë për t’u mbushur, por një turrë me dru të thatë zjarri që pret të ndizet, thotë Plutarku, i cili shkroi biografi njerëzish të shquar por jo udhëheqësish të mirë. Vërtet, njeriu vjen në këtë botë dhe fillon të mbledhë dru (ide, vëzhgime, mësime etj). Pra, mendja mbushet dhe plotësohet çdo ditë. Një zjarr nuk mund të fillojë pa u ndezur, në pyll ose në mendje. Njeriu duhet “të mendojë” për një synim a çështje së pari. Pastaj një shkëndijë ndez zjarrin e veprimit në mendjen e tij. Shkëndiat mund të vijnë nga shumë burime që janë ide të braktisura në kohëra të këqija.
Shumë njohuri që mbushin mendjen e bëjnë njeriun të ndjehet i rënduar i lodhur, prandaj mendimi dhe krijimi, si shkëndija, janë gjërat që duhen. Në çdo shoqëri në rënie ekziston një ‘mbetje’ e vogël njerëzish që i përmbahen të drejtës kundër të gabuarës, që njohin dallimin mes të mirës dhe të keqes, që janë aktiv për të parin dhe kundër këtij të fundit, kundër kalbësisë apo shkatërrimit politik, shoqëror, moral dhe shpirtëror të kohës së tyre.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Dru e shkëndi

Paradokse të kohës

January 11, 2019 by dgreca

2-AstritLulushiNga Astrit Lulushi/
Kur i referohesh të kaluarës, asgjë nuk duket më e përparuar në shoqëri sesa tradita, apo gjërat që kanë mbetur pas. Tradita gjithmon ngre kokë, është e pavdekshme, herë tregohet e rreckosur, herë e veshur me tesha të reja shumëngjyrëshe të kohës – asnjëherë nuk del jashtë mode, nostalgjia për traditën nuk shuhet. Sistemet qeverisëse janë pak ndryshe, asnjëherë nuk janë në modë për shumë kohë. Demokracia, psh., konsideruar ndër sistemet më të mira, edhe gabon, kryen vetëvrasje, qeveria sa herë mbyllet a bllokohet, dobësohet, dënon veten, si nusje që tradhton burrin duke shkuar në shtrat me mullisin për inat të vjerrës, apo si ‘kaobojsi’ i hutuar, i cili padashje plagos veten në këmbë. Përfundimisht janë njerëzit e thjeshtë, populli, që e pëson e vuan – Demokracia bazohet në popull, ushqehet prej tij, por jo që ta shtypë atë. Duket se Demokracia si ide rrëmbehet për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta. Po ashtu dhuna është prodhim kombëtar, fillimisht nxitet, si koka kola, pije freskuese, dikur popullore, por sot e pakëshillueshme për shëndetin. Të arrish këto përfundime do të thotë se diçka ke mësuar nga jeta dhe se përtej saj nuk ka gjë tjetër.
Jakob Philipp Fallmerayer njihet për shumë ide të cilat koha i ka hedhur poshtë, por që nuk mbetën pa ndikuar shumë shkencëtarë të politikës. Nuk duhet harruar se Fallmerayer veproi në gjysmën e parë të shekullit XIX. Një nga teoritë që ai paraqiti dhe mbrojti me forcë të madhe ishte se kapja e Stambollit nga Rusia ishte e pashmangshme dhe kjo do të çonte në gllabërimin nga perandoria ruse të të gjithë gadishullit ballkanik; dhe se kjo perandori e zgjeruar do të përbënte një kërcënim të vazhdueshëm për kombet perëndimore, veçanërisht gjermanët. Asnjë nga këto parashikime nuk dolën të vërteta, por nuk mund të thuhet se ato nuk ndikuan shkencëtarët. Bashkimi Sovjetik ndoqi të njëjtën strategji dhe atje ku nuk mundi të futej me armë, u përhap nëpërmjet ideologjisë.
Richard Wagner dhe Fallmerayer kanë qenë dy prej idhujve të Adolf Hitlerit, i cili ka ushqyer urrejtje deri patologjike për hebrenjtë, sllavët dhe grekët. Disa thonë se Hitleri, i njohur për krime e vrasje të shumta në Greqi, ishte mik i shqiptarëve – dhe ky është një tjetër paradoks. Të jesh grek, duhet të vritesh; të jesh shqiptar, po njësoj; të dy vriten në emër të njeri tjetrit. Hitleri i urrente grekët dhe nuk i shihte aspak si pasardhës të heronjëve homerikë. Këtë ide ai e kishte krijuar duke lexuar Fallmerayerin, i cili shkruante se grekët e sotëm janë shqiptarë që kishin populluar trojet e mbetura bosh. Dhe shtrohet pyetja: Nëse Greqia ishte populluar nga shqiptarët, atëherë cilët urrente Hitleri, grekët apo shqiptarêt, apo njëkohësisht të dy bashkë?

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Paradokset e Kohes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT