• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E majtë dhe e djathtë

March 16, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI
Nga Astrit Lulushi/
Njeriu, në dukje i qetë, dëshiron atë që nuk e ka vetë; paqe me botën e jashtme apo një lloj armëpushimi. Përbrenda ai vlon. Por njeriu vërtetë i i qetë është në paqe. Kjo, jo më shumë për faktin se nuk di të ketë bërë gjë të keqe, por sepse nuk i ka shërbyer imorales e amorales, atyre për të cilat një ditë duhej t’i vinte turp.
Na ishte një herë një kohë kur liria nuk kishte shumë vlere, madje nuk çmohej fare. Njeriu i trembur “kishte dëshirë” t’i dorëzonte vullnetarisht liritë e veta dhe ishte gati t’i nënshtrohej lehtësisht çdo autoriteti. Ishte epokë kur dijet merreshin e mbaheshin mbyllur që të mos përhapeshin, dhe virtytet nuk respektoheshin, shkeleshin, nuk ruheshin. Kjo gjendje e bënte njeriun të ishte injorant, padije, gjithmonë i zhgënjyer në veprimet e veta, të fundosur nënpeshën e tyre edhe pa ndihmën e shtetit.
Po ashtu, spastrimet e herë-pas herëshme, apo “fushata e luftës së klasave” tregonin se asnjë person nuk ishte i mbrojtur nga “gabimet”; njeriu nuk shpërblehej për atë që kishte dhënë, por për atë që jepte, ose jo. Kjo e bënte atë lehtë skllav përballë një dënimi apo një fjale a lëvdate publike.
Por kur mendon për të kaluarën, njeriu priret të harrojë keqbërësit dhe idiotët që i shërbyen asaj kohe, dhe kujton të urtët. Sepse në fund, nuk ka rëndësi se si, por në ç’anë ke luftuar. Dhe ishin vetëm dy anë; e majtë dhe e djathtë; e keqe dhe e mirë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, e djathte, e majte

Pauzë…Pezull

March 10, 2018 by dgreca

….“Pezull” është varje, pa litar, i lirë dhe i varur, vjen ndoshta nga një “pauzë”. Kështu ndodhet vendi, dikur i shtypur nga një diktaturë, dhe tani pezull. Pritet të bjerë në tokë, i dërmuar…/

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Çdo të thotë rrish pezull? Në tokë jo e jo, por as në qiell, dhe era të përplas asgjëkundi. “Pezull” është varje, pa litar, i lirë dhe i varur, vjen ndoshta nga një “pauzë”. Kështu ndodhet vendi, dikur i shtypur nga një diktaturë, dhe tani pezull. Pritet të bjerë në tokë, i dërmuar dhe mund ta marrë veten, të ringrihet, por edhe të shkojë lart në qiell, të shuhet a të vdesë. Me ata që e udhëheqin ka gjasa të ndodhë kjo e fundit, në se nuk dalin të tjerë që ta parandalojnë. Vendi ka afër 30 vjet ngritur pezull, në një pozitë nga ku nuk ka ku të shkojë, duke u përsëritur për ‘të se ndodhet në “tranzicion” pa thënë se kur do të mbarojë. I ngjan një stine vjeshte pa fund, me gjethe as në tokë e as në pemë e cila pret një dimër të ashpër para se sythe të reja të lëshojë. Këto gjethe që kishte kanë vdekur.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, pauze

DEBAT

March 8, 2018 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

Nga Astrit Lulushi/

Banesa, është gjëja e parë që njeriu ndërton dhe rreth saj krijon çdo gjë për të lehtësuar jetën apo për ta mbrojtur atë si në rastin “strehë”. Strehimi është i domosdoshëm.
Dhe në këtë kuadër vjen Bota: Si u krijua dhe pse? A nuk është planeti Tokë banesë e njeriut dhe ai vazhdimisht përpiqet ta mbrojë? Pra, kush tjetër veç njeriut mund ta ketë krijuar? Kështu del se njeriu mund të jetë krijuesi i këtij planeti dhe jo e kundërta. Por kjo ka ndodhur në kohë kaq shumë të largët sa njeriu as që mund ta konceptojë, dhe për të mos pranuar mosdijen ai krijon Zotin, ose thotë se kjo botë është imazh i një bote a jete tjetër diku gjetkë.

Eshtë gjykim i përshpejtuar të thuhet se njeriu është qendra e gjithçkaje. Por gjithçkaja është synimi i tij, prandaj edhe ai nuk ngopet kurrë. Për të arritur këtë qëllim, ai e vendos veten në qendër duke thënë se çdo përpjekje, çdo mjet i shërben qëllimit, a ky e justifikon atë. Në këtë përfundim arriti Makiaveli në shek. XVI, a ndonjë tjetër shumë kohë para tij. Disa njerëz e kthejnë cilësinë ose artin e tyre në mjet për të fituar para; këtë ata e mendojnë të jetë qëllimi, dhe për arritjen e tij vënë në shërbim të gjitha mjetet që kanë, thoshte Aristoteli në vitet 300 pes.

Të kundërshtosh do të thotë se përpiqesh t’i japësh jetë një ideje a gjëje duke e përplasur atë me mendimin tjetër (si ai që për hir të demokracisë voton kundër, kur sheh se të gjithë të tjerët kanë votuar për demokracinë). Anasjelltas, ta mbyllësh gojën, të heshtësh kur duhet folur, është krim që rritet e merr përmasa, dhe frika nuk është justifikim. Debat do të thotë dyluftim, mosmarëveshje, por nuk është i tillë kur merr formë monologu a fjale të gjatë të një njeriu të vetëm edhe pse mes shumë vetëve. Kjo vërtet i ngjan luftës së personit të armatosur kundër një tjetri të pa-armë. Kështu është edhe pushteti absolut mbi njerëz, të cilëve nuk u lejohet për të debatuar, kundërshtuar, apo për të mbajtur armë, dhe kjo vetëm nga frika se mos prishet monologu.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Debat

Mur i pashëmbur

March 7, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
Si një fllad i lehtë që fryn përmes gjetheve, është melodi kënge pa fjalë që kurrë nuk ndalet, duke rrëzuar para kohe gjethet e zverdhura,
– kështu janë për njeriun shpresa e dëshira, ndjenja të një lloji, të dyja presin që diçka të ndodhë.
Shpresa lind si utopi, ëndërr, pastaj bëhet aspiratë, supozim, besim – në garë me dëshirën e cila ushqehet nga qëllimi, durimi, uria, lakmia, shpërblimi.
Kjo dëshirë sot është mjaft e madhe. Disa ndjehen të pangopur, edhe pse të tejmbushur. Se çfarë kërkojnë të arrijnë, as vetë nuk e dinë. Zhvatin çdo gjë, nuk kanë mëshirë, edhe njeriun, trupin pa kursyer kockat, të gjithë e hanë.
Nëse kjo kishte qenë ëndrra e tyre kur përmbysën diktaturë, duhet thënë, gabim që u lanë ta bënin, pasi sot ata zgjojnë mes të rinjve nostalgjinë për ‘të. Zgjimi i tyre nuk kishte ardhur, çekiçi i rëndë i Diktaturës i kishte goditur fortë, duke i lënë në koma, në gjumë të thellë, ku ata shihnin ëndrra në TV, të një Perëndimi mes filmave që i kuptonin si kronika lajmesh të vërteta. Njerëz kaq naivë! Eshtë njësoj si ta ndërtosh jetēn duke lexuar romane dhe në fund të përplasesh me murin që vetë ke ngritur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Mur i pashëmbur

LIRIA

March 2, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Njerëzit kundërshtojnë atë që e kanë menduar ose kanë dashur ta bëjnë vetë, ose anasjelltas, “kurrë mos bëni atë që kundërshtari dëshiron, vetëm nga që ai e dëshiron”, u thoshte Bonoparti ushtarëve. Por taktikat kanë ndryshuar. Liria varet sa i guximshëm tregohesh, ose sa frikacak. Çlirimi i rastësishëm, që po rastësisht u sjell njerëzve vetëm fryrje, mburrje a krenari, me kalimin e kohës i bën ata të bien përsëri në skllavëri; liria e falur nuk zgjat shumë pasi nuk është liri e fituar. Prangat pak nga pak shtrëngohen dhe pa pritur kupton se lirinë e ke humbur, ua ke dorëzuat atë të tjetëve, je bërë skllav i tyre. Kjo të jep ty të drejtën vetëm të ankohesh dhe tjetrit të sillet si të dojë me ty.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e bëri një paralajmërim të tillë kur u kthye në Krujë pas shumë vitesh mbajtjeje peng nga perandoria osmane. Sipas Barletit, ai i tha popullit: “lirinë nuk ua solla unë…”…por përpiquni ta fitoni, sikur donte të thoshte. Kur Skënderbeu vdiq më 1468, pas 25 luftrash pandërprerje, arbnorët u tronditën e u pikëlluan. Vdekja e tij hapte udhën për robëri të dyfishtë; nga pushtuesi dhe nga vetja. Atyre tani do t’u duhej jo vetëm t’i shtroheshin turkut por edhe t’i bashkoheshin atij. Skënderbeu i kishte mbajtur të organizuar e me disiplinë të fortë. Edhe kjo kishte qenë barrë e rëndë. Pa ‘të tani, ata ndjeheshin të çliruar. Por, kjo disiplinë i kishte mbajtur ata të lirë edhe nga pushtimi i huaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, liria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT