• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndihmë sociale

February 26, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/Në kohën e diktaturës, njeriu që kishte më shumë shihej shtrembër, cilësohej borgjez, jetonte me frikë se mund të shpallej armik i shtetit e dërgohej i shoqëruar me policë në kampe përqëndrimi, thuajse i zhveshur, vetëm me rrobat e trupit. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo periudhë e zymtë. E çuditëshme, kur sheh se sot ndiqet e njejta taktikë.
Njeriu jeton në varfëri të skajshme, në kasolle, në kushte kafshërore. Eshtë i papunë, por mjafton të ketë një TV a frigorifer në banesë dhe shteti e quan të pasur dhe e përjashton nga ndihma sociale, duhe hedhur në mjerim gjithë familjen me fëmijë, pleq e gra që vuajnë të gjithë bashkë nga mungesa e gjithçkaje që gjendet me bollëk në treg dhe restorante, që ushqimet që u teprojnë kur mbyllin dyqanin në mbrëmje e hedhin pasi nuk janë më të freskta. Ai që s’ka e vuan për një copë bukë mendon se atë që nuk e ka ia kanë vjedhur. Sepse edhe ai duhet të ketë të hajë si gjithë të tjerët. Nëse një person të vjedh dhe ti ia merr prap, kjo nuk të bën ty vjedhës.
Ushqimi normal dhe Informimi i njeriut (nëpërmjet TV) klasifikohet nga shteti si mënyrë të jetuari në kamje a luks. Një hap përpara, dy hapa prapa në përparim, thoshte Lenini. Kjo ideologji bolshevike vazhdon të jetë e pranishme ne Ballkan, madje kurrë nuk eshtë larguar, së bashku me parrullat e një qeverie a shoqërie të pandjeshme. Të gjithë e vranë …disave u mungonte plani, ndonjërit guximi, tjetrit mundësia, por asnjëri nuk kishte mungesë vullneti. Kështu e vranë dikur Çezarin. Ata që e deshën ikën, të tjerë u vranë, dhe Roma filloi të sundohej nga një perandor.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Ndihmë sociale

Romë e Rrymë

February 23, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/Washington/
Fjalët janë vetëm emra për gjërat që ekzistojnë pavarësisht nga fjalët. Ky është kuptimi i sipërfaqshëm që njerëzit i japin fjalës, thotë Saussure. Sepse në thellësi, shumica e fjalëve u referohen emrave që janë koncepte abstrakte.

Emri Romë, pêr shembull, besohet se ka ardhur nga themeluesi i qytetit dhe mbreti i parë, Romulus. Megjithatë, ka mundësi që emri Romulus të rrjedhë nga vetë Roma. Po Roma nga erdhi? Që në shekullin e 4, ka pasur teori teori alternative. Disa hipoteza janë avancuar duke u përqendruar në rrënjët gjuhësore të cilat megjithatë mbeten të pasigurta:
* nga Rumoni ose Rumeni, emri arkaik i lumit Tiber, i cili nga ana tjetër, ka të njëjtin rrënjë si greqishtja “rho” dhe të dyja mund të shpjegohen me shqipen “rrymë” e “rrjedhë”.
* nga fjala etruske “ruma” (shq. “rrufisje”), me referencë të mundshme për ulkonjën nga kanë thithur binjakët Romulus dhe Remus, ose për formën e kodrave Palatine dhe Aventine;
* nga një greqishte e vjetër “rhomë”, që do të thotë rrënim, rrëmim, shkatërrim.

Historitë e traditës që vijnnë nga romakët e lashtë shpjegojnë origjinën më të hershme të qytetit të tyre në kuptim të legjendës dhe mitit. Më i njohuri nga këto mite është historia e Romulus dhe Remus, binjakët që u mikluan nga një ulkonjë. Ata vendosën të ndërtonin një qytet, por pas një grindjeje, Romuli vrau vëllanë dhe qyteti mori emrin e tij. Sipas analistëve romakë, kjo ndodhi më 21 prill 753 pes. Por që legjenda të pajtohej me një traditë të dyfishtë – sipas së cilës Aenias i refugjatëve të Trojës gjeti strehim në Itali dhe nëpërmjet djalit të tij Iulus, krijoi dinastinë Julio-Claudian – poeti romak Virgil, krijoi Aeneidën, në shekullin e parë pes.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Romë e Rrymë

Empathy

February 21, 2018 by dgreca

…siç thonë, vetëm i vuajturi ia di atij që vuan. Kjo quhet ndryshe, Empathy, dhe një shoqëri pa këtë ndjenjë i përket llojit të dytë të njerëzve./

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Gjuha shpreh dhe fjala përcakton. Gjuha është konkrete, fjala është abstrakte. Farë është për atë që e merr dhe mbjell (mendon, kujdeset, kultivon), dhe bërdhamë për atë që ha dhe e nxjerr (keqtrajton, shpërdoron, dhunon). Dhe gjuha shqipe i ka të dyja. Në këtë rast, karakteri përcaktohet se cilën fjalë përdor për t’u shprehur; fara përfaqëson prodhuesin; bërthama, keqtrajtuesin.
Bota me njerëz, prej miliona vitesh në ekzistencë, ka krijuar ligjet dhe prirjet e veta, dhe natyra njerëzit i ka ndarë në dy lloje; një që krijon, ndërton, kultivon; dhe lloji tjetër që prish, shkatërron, rrënon. Në këtë mori, shpesh njeriu ndjen të jetë askush, përveç vetes – në një botë që me çdo kusht përpiqet ta bëjë atë si gjithë të tjerët – do të thotë të jetë gjithmonë në luftë.
Thuhet se nga të gjitha tiranitë më e keqja është ajo që persekuton mendjen. Dhe nga ky lloj persekutimi fillon gjithçka; me mendje të persekutuar, njeriu i kthehet zemrës, mbyllet në të dhe krijon botën e vet që askush nuk mund të hyjë a t’ia prekë. Kjo është arsyeja që zemra (shpirti) është gjithmonë burim i çdo vepre të mirë. Dhe, siç thonë, vetëm i vuajturi ia di atij që vuan. Kjo quhet ndryshe, Empathy, dhe një shoqëri pa këtë ndjenjë i përket llojit të dytë të njerëzve.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Empathy

SIGURI

February 19, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Njeriu paturp është arrogant. Ai e di që s’e prek njeri; është i fuqishëm, i pushtetshëm, pra ndjehet i sigurt. Kështu mund të kuptohet pushtetari sot; ka pushtet prandaj s’ka turp, ose edhe anasjelltas.
Duhet të jesh i paturpshëm për të marë një pozitë të lartë sot në Shqipëri; nuk duhet të kesh turp nëse ke qenë spiun, informator, polic vullnetar, fuks, hetues, prokuror e deri ministër në kohën e diktaturës, për të aplikuar, për t’u komanduar a vendosur në poste me përgjegjesi. Kaq të sigurt ndjehen ata.
Siguria morale është shenjë inferioriteti kulturor, thotë H. L. Mencken, gazetar amerikan, eseist, gjuhëtar, leksograf filozof (1880-1956). Pra, sa më i pacivilizuar është njeriu, aq më i sigurt është se di saktësisht se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Por dihet se gjithë progresi njerëzor, përfshi moralin, ka qenë punë e njerëzve që kanë dyshuar në vlerat morale të kohës, dhe jo e njerëzve që janë përpjekur t’i zbatojnë ato.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, siguria

PERSEKUTIM

February 18, 2018 by dgreca

Ka edhe nga ata që mburren me rolin kaluar të persekutuesit. Prandaj tjetri ndjehet i persekutuar/1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Persekutimi është sëmundje, përndjekje në çdo qelizë, keqtrajtim i vazhdueshëm i njeriut ndaj njeriut (luftë brenda llojit), frikë e dhimbje.

Pavaresisht sesi quhet, persekutimi, ka të njëjtin stil kapërcimi të viktimave. Edhe atë që nuk e prek, i lë dhimbjen e frikës. Kështu, njeriu ikën, lë vendin, për një strehë në vend tjetër, dhe aty gjen tolerancë dhe bëhet tolerant. Toleranca, ka thënë John F. Kennedy, nuk nënkupton mungesë angazhimi për besimet e veta. Përkundrazi, toleranca dënon persekutimin e të tjerëve. Harroi persekutuesit, por mos harro emrat e tyre, thotë ai.

Por si harrohen emrat? E çuditëshme duket, paradoksale, por emrat jetojnë pikërisht kur harrohen, kur të tjerët tuten, tkurren, tërhiqen dhe u lenë vend atyre. Dhe këta, të unët, siç janë, tani më të liq, sepse mundohen të fshehin egërsinë e tyre, disa ndryshojnë vetëm një shkronjë të emrit, marrin pamje tjetër, dhe dalin në krye si figurë nga me të pastrat.

Ka edhe nga ata që mburren me rolin kaluar të persekutuesit. Prandaj tjetri ndjehet i persekutuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Peresekutim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT