• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dije të heshtura

November 10, 2017 by dgreca

fallmer

-Fallmerayer zhvilloi teorinë se popullata e lashtë “helenike” e Ballkanit jugor ishte zëvendësuar gjatë periudhës së migrimit nga sllavë dhe shqiptarë. Një ide e ngjashme ishte propozuar edhe nga udhëtari britanik William Martin Leake, por Fallmerayeri e ktheu atë në teori./

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
Jakob Fallmerayer (1790 – 1861) ka qenë gazetar, politikan, udhëtar dhe historian austriak, i njohur kryesisht për “Teorinë Greke”, ku flitet mbi origjinën e grekëve të sotëm.
Pas publikimit të librit “Trebizond” (krahinë greke, pastaj osmane), Fallmerayer ia kushtoi aktivitetin e tij shkencor një rajoni tjetër grek, përkatësisht Moresë (Peloponez). Në veçanti, ai zhvilloi teorinë se popullata e lashtë “helenike” e Ballkanit jugor ishte zëvendësuar gjatë periudhës së migrimit nga sllavë dhe shqiptarë. Një ide e ngjashme ishte propozuar edhe nga udhëtari britanik William Martin Leake, por Fallmerayeri e ktheu atë në teori.
Vëllimi i parë “Historia e gadishullit të Moresë gjatë Mesjetës” doli më 1830 në gjermanisht, ku nga parathënia studiues të ndryshëm citojnë:”Raca helene është zhdukur në Evropë. Bukuria fizike, shkëlqimi intelektual, harmonia dhe thjeshtësia e lindur, arti, konkurrenca, qyteti, fshati, shkëlqimi i kolonave dhe tempujve- madje edhe emri është zhdukur nga faqja e kontinentit. Në dejet e grekëve të sotëm nuk rrjedh asnjë pikë gjaku helen”
Fallmerayer më tej argumentonte se Fuqitë e Mëdha që kishin mbështetur Luftën e Pavarësisë Greke ishin udhëhequr nga një “dehje klasike” duke gjykuar gabim karakterin e shtetit të ri grek.
Me këtë libër, Fallmerayer e vendosi veten në anë të kundërt me mbretin bavarez Ludwig I, i cili në vitin 1829 kishte filliuar të avanconte kandidaturën e djalit të tij Otto për fronin grek (Otto u bë Mbret i Greqisë në vitin 1832). Si kujtesë për vendin e tij të lindjes, mbreti Otto paraqiti ngjyrat blu dhe të bardhë të cilat edhe sot formojnë flamurin kombëtar grek. Që nga ajo kohë fjala “Bavaria” filloi të shkruhet me “y”, gërmë e marë nga alfabeti grek për nder të Shtetit të Lirë. Kështu emri ndryshoi nga “Bavaria” në “Bayern”. Monarku bavarez Ludwig besonte se revolta greke kundër sundimit osman përfaqësonte kthimin e virtytit antik helen. Pakënaqësia e mbretit Ludwig ndaj Fallmerayerit thuhet se çoi në një vonesë të gjatë në konfirmimin e zgjedhjes së Fallmerayerit në Akademinë Bavareze të Shkencave, ku leksioni i tij i parë kishte të bënte me “shqiptarizimin” e popullatës se Atikës. Ndërsa në “Historinë e Moresë”, botuar më 1836, Fallmerayer shkruante se lufta e Pavarësisë Greke ishte thjesht shqiptare, dhe jo revolucion helen.
Me shkrimet e tij, Fallmerayer filloi të mbështeste përkrahjen evropiane për Perandorinë Osmane si bastion kundër ndikimit në rritje të Perandorisë Ruse në Ballkan. Ndjenjat anti-ruse të Fallmerayer nuk ishin zhvilluar ende plotësisht. Teza e tij mbi grekët kishte ngjallur interes në qarqet ruse, dhe atij iu ofrua vend-pune në një gazetë për politikën cariste. Fallmerayer nuk pranoi, dhe është sugjeruar se kundërshtimi i tij në rritje ndaj ekspansionizmit rus u provokua nga kjo ofertë.
Nga fundi i viteve 1840 ai ishte i bindur se Rusia do të pushtonte Konstandinopojën dhe Ballkanin, dhe ndoshta më tej tokat sllave të Perandorive Habsburg dhe Prusiane. Në mesin e viteve 1850 ai u gëzua nga suksesi i koalicionit evropian / osman në Luftën e Krimesë
Pas vitit 1854, ai iu kthye kërkimeve akademike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë një serie botimesh mbi historinë mesjetare të Shqipërisë.
Teoria e tij greke ishte e diskutueshme gjerësisht gjatë kohës që jetoi, nuk pranohet sot, dhe shkaktoi reagime të ashpra nga dijetarë të ndryshëm, duke nxitur kërkime për vazhdimësinë brenda historiografisë greke, në përpjekje për të provuar ekzistencën e lidhjeve midis grekëve modernë dhe qytetërimit të lashtë helen.
Puna e Fallmerayerit ka luajtur rol vendimtar në zhvillimin e historisë bizantine si disiplinë e vecante në Greqi, ku një numër dijetarësh të shek. 19 dhe fillimit të shekullit të 20-të u përpoqën për ta hedhur poshtë tezën e tij mbi mos-vazhdimësinë e races greke. Historianë grekë si Pittakis dhe Paparrigopoulos kanë demonstruar se teoria e Fallmerayer kishte shumë të meta. Për shkak të insistimit të tij mbi origjinën sllave (dhe shqiptare) të grekëve modernë, Fallmerayer u konsiderua pan-sllavist nga shumë studiues në Greqi, gjë që bie në kundërshtim me shkrimet e tij. Emri i Fallmerayer përfundimisht u bë simbol i urrejtjes së grekëve, ndërsa libri i tij mbi Historinë e Moresë, i shpallur i ndaluar ne Greqi, u lejua të botohej në Athine vetëm në vitin 1965, pas më shume se 100 vjetësh nga koha e botimit në Gjermani.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, Dije të heshtura, Fallmerayer

Gjak i humbur

October 9, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

*Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria  shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë./1 Andros

Foto: Ishulli i Andros/

*Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme. /2 ANDROS_06-1Konstantin Louloudis, lindur më 1991, është garues britanik; dy herë fitues i medaljes olimpike dhe dy herë kampion i botës në garat me jaht. I ati i tij është grek, i ardhur nga ishulli i Andros. E ëma e tij, britanike, është pjesëtare e oborrit të mbretëreshës Elizabeth II.  

Andros është ishulli më verior i arkipelagut grek Cyclades, rreth 10 km në juglindje të Euboea dhe rreth 3 km në veri të Tinos. Ishulli është kryesisht shkëmbor. Komuna, e cila përfshin Andros dhe disa ishuj të vegjël aty pranë, të pabanuar, ka një sipërfaqe prej 380 km2. Qytetet më të mëdhenj janë Andros, Gavrio, Batsi dhe Ormos Korthiou.

Në vitin 1416, ishulli u pushtua nga osmanët dhe pothuajse e gjithë popullsia  vendase u shperngul. Në të njëjtën kohë, arvanitët, të ikur nga zonat jugore të Shqipërisë së sotme, kaluan nga Eubeja në ishull, duke u vendosur në pjesën veriore të tij. Emri i ishullit në gjuhen arvanite është Ëndërr. 

Në fillim të viteve 1770, gjatë Luftës Ruso-Turke të vitit 1768-74, ishulli u pushtua nga rusët dhe u përdor si bazë për operacionet në Egje. 

Më 10 maj 1821, Theophilos Kairis, një nga intelektualët kryesorë grekë, deklaroi pjesëmarrjen e Andros në Luftën e Pavarësisë duke ngritur flamurin grek në ishull. Me anë të një fjalimi, Kairis frymëzoi pronarët e anijeve dhe tregtarët për të kontribuar me fonde për të ndërtuar një marinë greke për të luftuar osmanët. Arvanitët përbënin në atë kohë shtresën më e pasur të rajonit. 

Pas fitores së pavarësisë, ishulli Andros u bë qendër e madhe e anijeve greke. Në këtë u ndihmua nga ardhja e refugjatëve nga Psara dhe rënia e qendrave të tjera tradicionale të transportit detar sic ishte ishulli Hidra, vendbanim tjetër arvanitas në Greqi. Tregtarët e Andros ishin veçanërisht aktivë në tregtinë e drithërave nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ndërtuar fillimisht në nivel lokal, anijet Andrian u ndërtuan më vonë në Syros, sidomos kur filloi tranziti me anije me avull. Deri në vitin 1914, anijet e regjistruar në Andros ishin të dytat në Greqi përsa i përket kapacitetit. Pas Luftës së Parë Botërore, numri i anijeve të regjistruara  në Andros u rrit nga 25 më 1921 deri në 80 përpara Luftës së Dytë Botërore. Humbjet e pësuara gjatë kësaj lufte, si dhe ndërkombëtarizimi i anijeve dhe transferimi i qendrave tregtare detare  në Pire dhe Londër, sinjalizuan fundin e anijeve andriane.

Sipas regjistrimit të fundit grek të vitit 2011, qyteti i Andros kishte 1,665 banorë dhe i gjithë ishulli 9,221 banorë. Disa nga komunitetet në Andros janë Arnas, Batsi, Kipri, Kochylos, Lamira, Livadia, Mermingetë, Mesaria, Sineti, Zaganiaris etj.

Por dialekti arvanitas është në krye të gjuhëve që po zhduken, shkruan profesor Lukas Tsitsipis në “Arvanitica and Greek in Contact”. Arvanishtja sot është e rrezikuar, pasi folësit e saj përdorin gjuhën greke dhe pjesëtarët më të rinj të komunitetit nuk e flasin më, thotë prof. Georgios Babiniotis në “Lexicon of the Greek Language”. 

Por pse nuk e flasin?

Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria  shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë. Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Arvanitasit, Astrit Lulushi, Gjak i humbur

Liri e Tirani- kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, ekziston tirania

September 21, 2017 by dgreca

1 atrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/Washington/

Një brez shkon, brezi tjetër vjen. Kjo është rruga që ndiqet, dhe njerëzimi rron. Dielli ngrihet, dhe zbret poshtë, shkon në perëndim, duke  lindur njëkohesisht përtej horizontit.

Popull do të thotë komb, nyje e pazgjidhur, rreth i mbyllur, në varësi të askujt, aq më pak të shtetit krijuar brenda tij, por që shpesh duket se është Zot i tij.

Diktatori pa popull nuk ekziston dot, ai del nga populli, por jo për popullin. Kur Lenini mori pushtetin në Rusi  më 1918, ai vendosi nëpër zyrat dhe korridoret e Kremlinit shenjat “Ndalohet Duhani”, për të ruajtur shëndetin e njerezve. Të tjerë mendojnë se kjo ishte një nga idetë e tij për të “ruajtur” popullin. Tirani ka nevojë për njerëz, pavarësisht se në cfarë gjendje, mjafton të jenë gjallë, pasi vetëm kështu, duke i vrarë, rrënuar, shtypur, kontrolluar të tjerët, ai ndjehet i fuqishëm.

Dhe, mos prit drejtësi, thotë Platoni, atje ku i fuqishmi bën drejtësinë. Atje ku qeveria ka frikë nga populli, liria ekziston;  kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, ekziston tirania.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, liria, qeveria, Tirania

Natyrë njerëzore

September 8, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Në periudhen kur Skënderbeu luftoi, Arbëria ishte plotësisht e Krishterë, dhe ai bëri gjithçka a sa mundi për ta ruajtur në harmoni këtë përbërje, por jeta nuk e ndihmoi dhe vdekja nuk e fali. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vdiq, lufta dhe qëllimi i tij dështuan. Arbërit ikën, duke u bërë arbëreshë në Itali e arvanitas në Greqi, sepse ata që mbetën u ndëshkuan me dëbime në krahina më të largëta të perandorisë osmane; në trojet e fshatrat e tyre u vendosën banorë të ardhur osmanllinj; të tjerët u nënshtruan, morën kryesisht, jo të gjithë, fenë e pushtuesit duke përqafuar islamizmin me forcë a përfitime, madje ndërruan edhe emrin nga Arbëri në Shqipëri nën ndikimin e shumicës. Dhe hesperidium>perëndim>vdekje per ‘ta u be ‘ri-lindje’. 

Vdekja është e përherëshme, çka do të thotë se jeta është ndërprerje e e përkohëshme vdekjes. Realiteti është bota që krijojmë. Kur dikush ikën e kemi të vështirë të pranojmë se ka shkuar në tjetër realitet. Prandaj, të besosh në Zot, është njësoj si të besosh në UFO ose në ekzistencën e një planeti tjetër të banuar. Jeta është kaq e gjerë; vdekja harrohet; e keqja kryesisht sundon, dhe njeriu i mirë beson se është ne gjendje ta ndryshojë.  Por pas përpjekjesh, shumë prej tyre të dështuara, çdo gjë zbehet, humbet besimin e shpresën se kjo botë mund të ndreqet,  dhe ai i lë gjërat të rrjedhin në drejtimin e vet, të marrin udhën e fatit, jeta vazhdon me shumë pak ndryshime sesa kishte dashur. Për të ngushëlluar veten, në mendje, ai krijon parajsën ku mund të bëjë çdo gjë të mirë, në formë simbolesh, që nuk e lanë ta bënte në Tokë. Por për çfarë apo kujt i vlejnë të mirat kur “parajsa”, tjetër jetë në qiell, është e ndarë nga kjo botë?

Trashëgimi mund të quhet shprehje e pa fat, kur ajo sjell vetëm fatkeqësi, kur çdo brez i dorëzon brezit pasardhës një vend edhe më të shkatërruar. Dhe tjetri që vjen, i zemëruar ndërton sa për të qenë; i mjerë është njeriu në këtë gjendje natyrore, ku mbijetesa e vetes është qëllimi më i lartë; ai është i justifikuar për të dëmtuar cilindo që mendon se kërcënon mbijetesën e tij dhe nuk ka asnjë që ta ndalë, as autoritet, as ligje, përveç ligjit të xhunglës, ku kapriçot e natyrës njerëzore lejojnë orekset e momentit dhe sjelljet e shfrenuara të përcaktojnë drejtimin e jetës dhe të ardhmen e gjithë vendit. 

Prandaj, thonë disa, një dorë e fortë duhet; dhe kështu lind mbretëria, tirania e diktatura. Forma të tilla regjimi, janë ato që të tjerët i kanë përmbysur, ndërsa ne, mbyllur në salla konferencash, piramida, pallate kongresesh duartrokisnim a dridheshim nga frika, dhe prisnim të tjerët, të huajt, të na hiqnin prangat nga duart e këmbët dhe ne të vërsuleshim të lirë si kafsha të mbjellave, si lumë i fryrë i rrëmbyer që përmbyt çdo trashëgimi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Natyrë njerëzore

KRENARI

August 25, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Cdo ndryshim vjen nga brenda…nëse…vendi është një i vetëm, pa lidhje varësie nga një tjetër, me përjashtim të…Zotit, dhe kur Ky mohohet…me përjashtim të vetes. Një vend i tillë i ngjan “atomit” që nuk mund të afektojë ose afektohet nga një tjetër; ai nuk ka dritare nëpërmjet të cilave drita mund të hyjë a të dalë. 

Fati i vendit të izoluar në mënyrë të tillë është i pavarur, e ardhmja e tij vjen nga pasojat e veta, cdo ndryshim vjen nga përbrënda. Kështu edhe kur del nga izolimi, ai u bënë ballë, anashkalon, ose kundërshton këshillat a ndikimet nga jashtë dhe përpiqet të veprojë “si di vetë”, prandaj tranzicioni ose kapërcimi nga një epokë në tjetrën merr kohë dhe bëhet i mundimshëm për njerëzit që e përjetojnë. 

Atom do të thotë ‘i pandashëm’ ose “pafundësisht i ndashëm” (Leibniz), nga natyra i padukëshëm dhe si i tillë, i pazhvilluar, me gjithë përcapjet për progres. Kjo të kujton analogjinë e dy orëve (të pa sinkronizuara) që filozofët në të kaluarën përdornin për të përshkruar anomalitë në lidhjet midis trurit dhe trupit a mendimit dhe veprimit.

Shihet sot, se njerëzit që kanë provuar një mbyllje a izolim, ndryshe thonë e ndryshe veprojnë, janë të coroditur, vijnë rrotull të hutuar, të trullosur, gënjejnë pa shkak, mashtrojnë për të jetuar, dhe kudo që t’i dërgosh, mes vyrtutit, do të pasqyrojnë veset e tyre, urrejten e cmirën për ata që kanë, dhe meqë s’kanë cfarë, tregojnë krenarinë që janë. 

Nëse ky është vendi më i mirë në botë, po vendet e tjera si janë?, pyeti Kandidi i Volterit (1759), pasi pa fatkeqësitë dhe vuajtjet mes njerëzve në Lisbonën e rrënuar nga tërmeti. 

Duket se Kandidi ndodhej në vend të gabuar në kohë të gabuar, por shoku i tij filozof, që e shoqëronte, i tha se ky ishte vendi më i mirë në botë, dhe Kandidi filloi të bindej se ashtu ishte. Por në fund të tregimit, edhe filozofi nuk ishte i prirur më të pranonte se vendi ku ndodheshin ishte më i miri, por meqënëse ishte filozof, tha ai, do të ishte e papërshtatëshme të ndryshonte mendje. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, krenari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT