• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur nuk njihet vetja

July 2, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Më 1492, Kristofor Kolombo u nis për udhëtimin e tij të parë eksplorues. Biografët thonë se ai mbante me vete edhe një libër me përshkrime lundrimesh të kryera dy shekuj para tij nga të tjerë eksplorues. Në liber bëhej fjalë edhe për një njeri që u nis me anije drejt perëndimit. Pas shumë kohësh lundrim, ai mbërriti në brigjet e një vendi, ku u befasua nga klima e njëjtë me atë të vendit të tij; kafshët ishin si ato që kishte lënë prapa; njerëzit, jo vetëm me të njëjta veshje e ngjyrë, por gjithashtu flisnin të njëjtën gjuhë si njerëzit në vendin e tij. Jashtzakonisht i befasuar nga ky zbulim, pa vonesë hypi në anije, lundroi me nxitim prapa në drejtim të lindjes, vetëm për t’i dhënë popullit të tij lajmin se në një vend të largët kishte gjetur një racë njerëzore identike me racën e tyre. Në fakt, ai kishte lundruar rreth botës duke arritur në vendin e tij pa e njohur atë, dhe pastaj lundroi përsëri rreth botës për t’u kthyer po në vendin e tij.

Nëse ky udhëtim do të bëhej  sot nga një politikan i yni,  mund të arsyetohet me lehtësi dështimi i tij për të njohur vendin dhe popullin e vet; imagjino pastaj sikur të bëhej nga një parti politike, dikur e vetme, sot e madhe në numër, më e madhe ende në pasuri – me pozitë e ndikim mbi turma të ushqyera tradicionalisht me një ideologji – e cila duke hequr dorë nga e shkuara që vec atë përlyen, dhe nga parimet, e ndryshoi sistemin në oligarki që vendos me votime në grup, fshat a fis, dhe blerje votash me para të ndyra, për të mbajtur në pushtet njeriun e vet (bir i llastuar), i cili edhe nëse ka studiuar në shkollat më të mira, udhëtoi në perëndim dhe kthehet e thotë se gjë të madhe ka zbuluar. Mund të jetë edhe shok i mirë, me konsideratë për ndjenjat e të tjerëve, prapseprapë mediokër mbetet, me mendje të ngushtë, të shurdhër, të papërkulur – nuk mund të lidhë shkak me pasojë, ose të shohë se një ndryshim po vjen ose pse duhet të vijë; ai nuk mund të ndihmohet duke e pëlqyer ose ndonjëherë duke qeshur me të – kjo bën të arsyetosh se marrëzia mbështetet medoemos në bazë solide, ose është veti e mendjes së betonuar.  

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Kristofor Kolombo, Kur Nuk njihet vetja

BUROKRACI

June 30, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

Nga Astrit Lulushi/

Thuhet se një sistem i mirë shkurton rrugën drejt suksesit – kjo ndodh me një burokraci konkuruese ose nën kontroll. Por jo rrallë, burokracitë nuk përballen me konkurrencë reale prandaj veprojnë si çdo monopol tjetër që përdor burimet e veta pa-efikasitet, sepse nuk i duhet të konkurrojë. 

Sociologu gjerman Max Weber ka argumentuar se burokracia e kontrolluar përbën mënyrën më të mirë për organizimin e aktivitetit njerëzor dhe se proceset sistematike dhe hierarkitë janë të nevojshme për të mbajtur rendin, për të maksimalizuar efikasitetin dhe për të eliminuar favorizimet. Por Weber gjithashtu e shihte burokracinë e pakontrolluar si kërcënim për lirinë individuale, dhe se një shtim në burokratizimin e jetës njerëzore mund t’i bëjë individët ta ndjejnë veten si të mbyllur në kafaz. 

Termi “burokraci” rrjedh nga frëngjishtja dhe është kombinim i fjalës franceze bureau – zyrë ose tryezë pune – me fjalën greke kratos – sundim ose pushtet. Shprehja u krijua në mesin e shekullit të 18-të nga ekonomisti Jacques de Gournay dhe kishte kuptim satirik. Gournay kurrë nuk e shkroi atë, por në një letër nga një bashkëkohës citohet: I ndjeri Gournay ndonjëherë thoshte: “Në Francë kemi një sëmundje e cila i jep të drejtën vetes për të shkatërruar francezët, kjo sëmundje quhet byromani.” 

Që nga koha e krijimit, fjala “burokraci” ka zhvilluar kuptime negative. Burokracitë janë kritikuar si joefikase dhe poshtëruese për individin. Pasojat dehumanizuese të burokracisë së pakontrolluar u bënë temë kryesore në punën e shkrimtarit Franz Kafka dhe pjese qendrore për romanet e tij Procesi dhe Kasta.  Burokracia jashtë kontrollit apo buromania pati pasoja tepër të thella tek Kafka, nëse nuk harrohet fakti se për vitet që jetoi (1883 – 1924), ai nuk botoi asnjë roman dhe 90 për qind të krijimtarisë së vet, e dogji –  që mund të kuptohet edhe si zhgënjim në dukje pafund i përpjekjeve të njeriut për të dalë kundër sistemit, dhe ndjekja e kotë dhe e pashpresë e një qëllimi të paarritshëm. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi, Burokraci

EGO…

June 19, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

Nga Astrit Lulushi/

Zhvillimi fillon nga vetja. Dhe një vend quhet i zhvilluar sepse shumica e atyre që banojnë aty janë të zhvilluar. Ka vende që janë më pak ose aspak të zhvilluar, dhe njerëzit aty janë të ndrydhur – sepse kush nuk dëshiron të jetojë i lirë nga shtypja që vjen vetëm nga pushteti arbitrar, egoist, kapricios, mashtrues, tiranik, despotik, autoritar, ‘dorë e fortë’, me një fjalë  ‘jodemokratik’ – ata që i shmangen këtij lloj etiketimi janë të tillë. 

Kundërshtimi i arbitraritetit është i vetmi parim, e vetmja mënyrë që mund të mbrojë liritë e çdo njeriu. Kur njerëzit ‘lëshojnë pe’, mashtruesit, të pabesët dhe shkatërruesit i shtyjnë ata kaq shpejtë, sa më pas nuk ka rezistencë.

Kjo natyrë ‘dyndje barbare’, rritet çdo ditë gjithnjë e më shumë duke shtyrë e shkelur. Si kancer, ajo ha më shpejt dhe çdo orë. Njerëzit rriten më pak të qëndrueshëm, më pak të gjallë e më pak të virtytshëm, nga ata që bëhen më të korruptuar dhe çdo ditë shtojnë rrethin e vartësve të tyre derisa virtyti, integriteti, shpirti publik, thjeshtësia bëhen objekt talljeje dhe hiçi, luksi, egoizmi, ligësia e padrejtësia gëlltisin gjithë shoqërinë. 

Egoizmi, thotë Ayn Rand, nuk është thjesht gabim, por paraqet një “marrëveshje intelektuale shkatërruese”, e cila eshtë përgjegjëse, më shumë se çdo faktor tjetër, për zhvillimin e kontrollit moral të shoqërisë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, EGO

LIRI

May 18, 2017 by dgreca

1 astrit Lulushi1 ok

Nga Astrit Lulushi/

Shumë probleme do të zgjidheshin nëse veprohet me zemër. Një fjalë e urtë e indianëve të Amerikës thotë se njeriu i bardhë flet shumë, por nuk duhen shumë fjalë për të thënë të vërtetën. Me daljen e Twitter e Facebook edhe kjo thënie duket se bie dhe e vërteta shpesh humbet a fshihet. 

Që njerëzit të trajtohen të gjithë njësoj të gjithë duhet të kenë të njëjtin ligj a shans për të jetuar e begatuar dhe të mos ndjehen si kolonë dhe qeveria të mos sillet si kolonizator.

Një njeri i lirë duhet të kënaqet kur nuk i mohohet liria për të shkuar aty ku dëshiron. Por ekzistojnë edhe liri të tjera që njeriut u duhen për të jetuar si gjithë të tjerët – i lirë të ecë e të ndalet kur të dojë, të punojë  ose jo pa qenë i detyruar, të zgjidhet e të zgjedhë, të mendojë, të flasë, të veprojë dhe të gjitha t’i bëjë me dëshirën që buron nga zemra. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Liri

Përvojë

May 16, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Vuajtja është emri tjetër për përvojën, thotë Horaci. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithëkohën. 

Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli është karroca dhe ata hypur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, prandaj mbetën pa përvojë. Atëhërë c’kërkojnë në krye të vendit? Vec për zullume e për të vjedhur, dhe popullin e lënë në ankth, si njeriun e uritur. Nuk luhet me ushqim me të uriturin, është njësoj si t’i mohosh dashurinë të dashuruarit.

Në thelb,  Universi është i bindur, në përputhje a barazpeshë, shkruan Markus Aurelius, dhe arsyeja që menaxhon veten, nuk lë vend për të keqen. Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton,  natyrëshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij. 

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Përvojë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT