Nga Gëzim Llojdia*
1.
Ismail Qemali ,”Plaku i Vlorës”,ati i shpalljes së pavarësisë kombëtare një shekull më parë pas një mungese rikthehet në institucionet e shtetit shqiptar me portretin e tij.
Dje Ismail beu rikthehet në ato institucione për të cilat nuk la kancelari të huaj për 12 vjet me radhë pa shkelur për të arritur një shtet shqiptar?!Figura e Ismail Qemalit është lënë në harresën e madhe dhe të përhershme. Vepra e tij citohej thjeshtë nëpër dokumente shkollore ndërsa thjeshtë tregohej një fotografi. Për babain e kombit nuk ka pasur një libër të plotë historik,nuk ka pasur asnjë shtatore të tijën. Dhe askush nuk është kujtuar që portreti i tij të vendosej në institucionet e këtij shteti për gati 101 vjet.
2.
Portretet, që kanë zbukuruar për 100 vjet institucionet ku rrinin shtetarët shqiptarët kanë qenë vetëm ato të shtetarëve, që kanë sunduar këtë vend .Zogu pasi vendosi si sundim monarkinë e vendosi portretin e tij. Te ëikipedia gjejmë këtë paragraf që flet për fotografin e monarkut shqiptar te “Shpallja “Mbret’i Shqiptarëve:”Çdo dyqan dhe kafe vari në mur foton e tij, nëse nuk bënte kështu merrte një gjobë prej 50 frangash. Edhe myslimanët e devotshëm duhej të tejkalonin kundërshtimin e tyre ndaj riprodhimit të imazheve njerëzore dhe të blinin një portret standard…”“Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: “Mbret të Shqiptarëve” nën emrin “Zog.
Fotografia e Hoxhaës nisi të vendosej sapo PKSH doli nga ilegaliteti duke mbizotëruar në cdo institucion deri në vitet ‘90. Nuk mund të qëndronte larg kësaj tradite Berisha. Portreti i tij u pa në institucionet vendit deri nga fillimi i vitit të trazirave,vitit 1997. Pas kësaj periudhe dhe me këmbimin e pushtetit ,nëpër institucione u vendos portreti i Mejdanit. Katër vite qëndroi portreti i Mojsiut nëpër institucionet e shtetit shqiptar. Portreti i Topit do të kishte po atë gjatësi kohore. Ndërsa Nishanit presidentit aktual do ti zgjaste vetëm 1 vit,koha kur portreti i tij do të zbukuronte institucionet e shtetit.
Pas kësaj për të kujtuar figurën, që udhëhoqi Rilindjen Kombëtare në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë portreti i tij rikthehet në institucionet shqiptare. Ky rikthim ngrohu shumë zemra me një arsye gati të thjeshtë.
Ismail Qemali është arkitekti i Pavarësisë Shqiptare, është Babai i Kombit dhe që shqiptarët jo se janë mërfilli nacionalist por ndenja kombëtare i kanë ndoshta pak më tepër kombet e tjerë por që çuditërisht , figurat kryesore të tij shpesh janë gjendur të arkivuara ose të lëna në harresën madhe.
3.
Por për atin e kombit Ismail Qemali deri më sot nuk ka pasur as një monument të tij . Vepra ku gjendet plaku i Vlorës është monumenti i pavarësisë në Vlorë. Ky monument u ndërtua në 60 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në qytetin e Flamurit.
Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë u përjetësuan në një monument në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë. Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Një masiv bronzi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972, Monumenti u gatit nga tre skulptorë shqiptarë Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.
Në qytetin tij Vlora, Ismail Qemali ka pasur vetëm dy buste të cilat nuk kanë pasur ndonjë shkëlqim artistik apo ndonjë realizim të arrirë. Busti i tij vendosur në një shkollë 9 vjeçare edhe sot mbanë emrin etj në Vlorë ,si dhe busti në bronz i vendosur përpara universitetit të Vlorës ku edhe ky institucion mbanë emrin e tij.
Monument i skulptorit Zeqir Alizoti,do të jetë i pari ku figura e patriot të shquar të përjetësohet në një monument të vetën në sheshin e Skelës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë kombëtare . Lidhja që krijohet këtu është edhe historike. 7 metra .Shtatorja, e Plakut të Vlorës ka një piedestal prej 2.7 metrash dhe pjesa tjetër e trupit të Ismail Qemalit është 4.2 metra.
Ja një fakt të përmendur për këtë rast:Petro Luarasi shkruan kështu tek komentet e gazetës Panorama:përgatitjen e librit : “Ismail Qemali” – Përmbledhje dokumentesh 1838 – 1919., Tiranë 1982) ..se libri i pare biografik për Ismail Qemalin është botuar në Shqipëri nga Skënder Luarasi në vitin 1962, pas peripecish 10 vjeçare dhe censurimit të mbi 40 faqeve. Regjisori i shquar Viktor Gjika në artikullin “Kur ëndrra bëhet film” ( gjendet ne internet ne) shkruan se si lindi ideja e krijimit të filmit artistik “Nëntori i Dytë” (i shfaqur me 1982) kushtuar Pavarësisë, këtij evenimenti madhor të historisë sonë. “Angazhimi në një vepër të tillë ishte i paprecedent. Deri atëherë nuk ishte realizuar asgjë në këtë temë, nuk ishte shkruar asnjë dramë, roman apo tregim, as në lëmin e arteve figurative nuk kishte ndonjë portret apo tablo, e aq më tepër ndonjë vepër në fushën e muzikës së kultivuar. Për çudi, edhe në historiografinë shqiptare nuk kishte shumë materiale, studime e botime. Në duart e mia kisha vetëm librushkën “Ismail Qemali” të shkruar nga Skënder Luarasi, një shirit me disa këngë popullore dhe shumë pak fotografi
4.
Në njëzet vjet e demokracisë shqiptare shikimi për figurën e Ismail Qemalit ka qenë por jo në atë masë dhe nivel që duhet .Harresa e të gjithë pushteteve të mëparshëm për figurën e tij në institucionet e shtetit shqiptar mund të cilësohet një harresë pse jo edhe e qëllimshme. Shtetarët e vegjël mendonin se me veprat e tyre ja kishin kaluar edhe Ismail Qemalit, mirëpo jo vetëm që u gabuam por këtë e kanë kuptuar të gjithë kur janë rrëzuar nga pushteti.
Emrat e tyre i përpiu harresa sepse ata si të gjithë shtetarët dhe vdekatarët janë të përkohshëm në punesat e tyre. Ku emri dhe vepra e plakut të Vlorës dhe ku emri dhe vepra e këtyre shtetarëve të këtyre 100 vjetëve. Emri i plakut të Vlorës është në të gjithë fjalët dhe lakimet shqipe kudo ku ndodhen shqiptaret .Ai është i pranishëm në të gjithë zemrat, që rrahin shqip. Për ta kuptuar këtë besojmë ti rikthehemi 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku milionat e shqiptarëve në Vlorë, Shqipëri e kudo thirrën emrin e tij dhe krenoheshin me veprën e tij. Kështu, që nuk mund ti mungonte institucioneve të shtetit, portreti i tij.
*Master. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve