• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR MBRETERESHA SHQIPTARE GERALDINE PERZGJEDHEJ NGA FRANCEZET

December 23, 2018 by dgreca

Géraldine Apponyi, née comtesse Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagy Appony, le 6 août 1915 à Budapest et morte le 22 octobre 2002 à Tirana, a été reine consort d'Albanie entre 1938-1939, par son mariage avec le roi Zog Ier.

LE JOURNAL (1939) / KUR BASHKIMI I GRAVE TË FRANCËS NË VERSAJË ZGJODHI MBRETËRESHËN GERALDINË SI DREJTUESE TË NJË EVENIMENTI BAMIRËSIE/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Dhjetor 2018/

1 Geraldina.

“Le Journal” ka botuar, të premten e 8 dhjetorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me drejtimin e një vepre bamirësie në Versajë nga Mbretëresha Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Geraldinë drejton një ankand bamirësie..

Bashkimi i Grave të Francës, komiteti i të cilit në Versajë drejtohet nga znj. Colomb, themeloi në fillim të luftimeve një spital ndihmës ku trajtohen të sëmurët dhe të plagosurit.

Për të mirën e kësaj pune, u organizua një shitje bamirësie në një nga sallat në afërsi të spitalit. Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, e cila gjendej në Versajë, me ftesë të komitetit, erdhi për të kryesuar këtë ngjarje.(“Dars (Klos), Mat – Albania”, )

 

Filed Under: Histori Tagged With: : ” Francezët, ankand, Aurel Bebja, Mbreteresha Geraldine

SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME

December 26, 2017 by dgreca

1 skenderbeuLIBRI FRANCEZ I 1553 : SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME QË NGA JEZU KRISHTI E DERI TE HENRI II I FRANCËS/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Dhjetor 2017/

Në faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II. du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në vijim këto informacione për lexuesin shqiptar :

1 shkrimi scanderbeg

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përshleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skenderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesëve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”

Filed Under: Komente Tagged With: Aurel Bebja, MË TË FAMSHME, SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE

KUR PROTESTOHEJ KUNDER MARRJES SE ÇAMERISE NGA GREQIA

October 28, 2017 by dgreca

FILIP NOGA PËR NEUE FREIE PRESSE (VJENË, 1913) : “NDIHEMI TË LËNDUAR QË KRAHINA E ÇAMËRISË, E CILA SHTRIHET DERI NË PREVEZË, ME NJË POPULLSI PREJ 80 MIJË SHQIPTARËSH, IU DHA GREQISË”/

1 Cameria1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Tetor 2017/

Gazeta në gjuhën frënge “La Jeune Turquie”, ka botuar, të mërkurën e 10 shtatorit 1913, në faqen n° 2, deklaratën e delegatit shqiptar, Filip Noga, dhënë për gazetën “Neue Frei Presse” në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, sidomos në zonën jugore.

Çfarë ka thënë më konkretisht patrioti shqiptar për median austriake ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e tij të plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Një nga delegatët e Shqipërisë, Filip Noga, që sapo ka ardhur nga Londra në Vjenë, bëri këto deklarata për Neue Frei Presse : “Kuptohet fare lehtë se shqiptarët nuk mund të jenë të lumtur me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Që në 1880, Anglia propozoi të formonte një Shqipëri autonome që përbëhej nga katër vilajete, Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra, pra një Shqipëri shumë më të madhe se ajo e krijuar në Konferencën e Londrës.Shqiptarët e konsiderojnë dhënien e territoreve me popullsi të pastër shqiptare ndaj Greqisë dhe Serbisë si një padrejtësi që Evropa u bëri atyre. Ndihemi të lënduar që Krahina e Çamërisë, e cila shtrihet deri në Prevezë, me një popullsi prej 80 mijë shqiptarësh, iu dha Greqisë.

Konferenca e Londrës ka miratuar, në parim, si kufi jugor të Shqipërisë linjën e Kepit Stylos deri në Korçë dhe dhe i ka lënë komisionit ndërkombëtar detyrën për të vënë këtë vendim në ekzekutim si dhe të vendosë përfundimisht kufirin pas një vizite në këto vende.

Komisioni duhet t’i caktojë çdo fshat Shqipërisë ose Greqisë sipas popullsisë. Ky komision ndërkombëtar, ku do të përfaqësohet nga vendimarrës të Fuqive të Mëdha dhe të Shqipërisë, ende nuk është formuar. Anëtarët ende nuk janë emëruar. Por formimi i komisionit nuk mund të presë më, sepse afati i nisjes së tij është fiksuar në ditët e para të shtatorit.

Shqiptarët i janë mirënjohës Evropës për atë pak gjë që ka bërë për ta dhe shpresojnë se ajo do të riparojë dëmin që i ka shkaktuar Shqipërisë gjatë demarkacionit. Shqiptarët janë veçanërisht mirënjohës ndaj Austro–Hungarisë për mënyrën se si monarkia mbrojti Shqipërinë dhe kontribuoi në çlirimin e saj. Perandori Franz–Jozef thërritet tek ne “xhaxha” dhe “Çlirues i Shqipërisë”.

 

  1. Noga shprehu gjithashtu falënderimet e tij për shtypin austro-hungarez dhe kërkoi të bëjë publike lutjen e shqiptareve që Greqia të tërheqë trupat e saj nga territoret që i përkasin Shqipërisë : Korça, Gjirokastra, Himara.”

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurel Bebja, Cameria, Filip Noga, Greqia

GRATË SULIOTE,KËTO HEROINA SHQIPTARE ME FUND TRAGJIK

August 15, 2017 by dgreca

LE PETIT PARISIEN (1885) : TRIMËRESHA MOSCHO TSAVELLAS (MOSKO XHAVELLA) DHE GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE ME NJË FUND TRAGJIK/

Nga Aurenc Bebja #, Francë – 15 Gusht 2017/

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».

Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinë e tyre shqiptare.

Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 sul

« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.

Këto gra ishin Suliotet.

Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre,  katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »

* kanë luftuar përballë trupave të Ali Pashë Tepelenës (i urdhëruar nga Sulltani për këto sulme).

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurel Bebja, GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE, Le Petit Parisien, ME FUND TRAGJIK

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT