NGA Avdyl Gërvalla/ Gjenevë/
Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike pas luftes. Shumë prej tyre i kanë bërë të burgosurit me dënime të gjata për krime të ndryshme. Atyre Drejtësia e Kosovës ua mundëson të drejten për week-ende të lira, çfarë absurdi!?! Week-end, për mua është fund-java, e shtuna dhe e diela… Për këta vrasës week-end janë edhe ditët tjera të javës. Pas kryerjes së detyrës kthehen lirisht nëpër burgje dhe askujt s’i shkon as mendja t’i fajsojë ata kriminelë. Pra krimet i ndihmon edhe vet policia, ministria e drejtësisë dhe qeveria… Për këtë arësye të gjitha ato krime deri më tani ende nuk janë zbardhur… Por do të zbardhen, me Gjykaten Speciale, hiç mos u bëni merak… Në një dhomë të dëshmive, të mbrojtur nga policia zhduken dëshmitë, armet e përdorura gjatë likuidimeve të shqiptarëve… zhduket droga… zhduken para, shumë para… Sa qesharake!… bajram rexhepi shefi i policisë urdhëron keqtrajtimin e studentëve që demonstruan kundër plagiaturës… e në fund dëshmohet ky plagiat… dorëhiqet i apostrofuari… A mund të tërhiqet brutaliteti i policisë gjatë ndërhyrjes ndaj studentëve?… këtë do ta sqarojë bajram rexhepi… të gjitha këto paudhësi ndodhin në një vend, fatbardhësisht në sy të aleatëve… Eulexi dhe KFOR-i i dinë të gjithat dhe do të veprojnë… Krijimi i Gjykatës Speciale nuk është rastësi…
Avdyl Gërvalla
Gjenevë, më 26 gusht 2014