• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR FLET SOVRANI E VENDOS DREJTËSIA TË TJERËT HESHTIN !

November 1, 2017 by dgreca

EPILOG I REPLIKËS ME HAXHI MILETIN, TELLALLIN (IZET HAXHIA)
1 azgan Haklaj

Izet Haxhia po përpëlitet pa shpresë në trekëndëshin e Bermudës ku do mbytet, Klosi-Baze-Muç Nano.

Nga Azgan HAKLAJ/ 

Duke e kuptuar se po i vjen fundi lojës së tij ai ka leshuar sinjalin “Sos” për padronët e tij dhe ju kërkon me deshpërim ndihmë për të sajuar dosje imagjinare kunder kujdo që është rreshtuar në kahjen e kundërt të krimit, të narkoshtetit dhe emisarëve të përçarjes krahinore dhe kombëtare.

Përpjekja për të demonizuar protagonistët e mëdhenj të demokracisë shqiptare Berishën, Hajdarin e së fundmi Liderin e Opozitës Basha, si dhe ish-grupin e deputetëve demokratë të Tropojës, Hysen Osmanaj, Xhevdet Mehmeti dhe mua, të votuar në mënyrë plebishitare nga populli i Malësisë së Gjakovës dëshmon humbjen e ekuilibrit mendor, ç’orientimin logjik e politik të tutorëve të tij, të cilët të verbuar nga urrejtja nuk arrijnë të kuptojnë se populli i Tropojës e ka dhanë masivisht e në vazhdimsi verdiktin e tij duke e nxjerrë me votën e lirë jashtë loje qeverinë e krimit e të bandave zëdhënës e megafon i prishur i të cilës është Izet Haxhia.

Ky tellall në mërgim i Bermundës, ku do të fundoset, akuzon me një fjalor prej shpifësi e njeriu të papenduar për krimet e tij, të cilat paturpësisht kërkon t’ua faturojë të tjerëve.

Ai kërkon të rindezë konflikte dhe përçarje në Tropojë.

Duke qenë megalloman, tërësisht mediokër e injorat me taktikat e strategjinë qa ja servirin arkitektët e skenarit kriminal, si ka mbetur rrugë tjetër veçse të tentojë të pamundurën: Ta fusë pykën në nyjën e lisit, edhe pse është i bindur se pyka në nyje nuk ngulet dot, por ose thyhet, ose kërcen mbrapsht e t’i ban tyrinjtë përshesh.

Për mua si person dhe kolegët e mi ka vendosur sovrani duke na votuar në menyre referendare, duke na besuar përfaqësimin në Parlamentin e Shqipërisë .

Poshtersia e tij arrin deri aty sa të sulmojë edhe profesorin tonē të nderuar Xhevdet Mehmeti. 2.400 vjet më parë Aleksandri i Madh shprehej për mësuesin e tij Aristotelin: “Nëna më lindi në tokë dhe Aristoteli më ngriti në qiell”. Nuk e di si ndihet profesor Mehmeti për ty se çfarë monstre ka pregatitë.

Izet, ju si mjek harruat betimin e Hipokratit të madh për t’u shërbyer dhe për të mjekuar e shëruar edhe armiqtë e tu, kurse ju Izet bëtë një betim tjetër: Asgjësimin e PD-së së Tropojës dhe futjen e vllavrasjes në vendlindjen tuaj.

Keni bërë kaq shumë krime e zullume sa jeni dënuar me burgime të rënda, me vendime të formës së prerë në Shqipëri e Greqi, si vrasës.

Akuzat që mē bëni mua janë të kahershme, të dala boje.

Ju dhe tutorët tuaj bëni mirë të mos harroni se për mua ka vendosur Sovrani dhe Drejtësia njëherësh.

Unë jan një qytetar i lirē dhe nder tê rrallët që kam këmbëngulur vazhdimisht për vetingun në drejtësi, për hapjen e dosjeve të diktaturës dhe demokracisë dhe për pastrimin e politikës, të administratës dhe mediave, nga monstra të tilla si tutorët tuaj.

Ti endërron që njerëzit të besojnë ty, ndërkohë që ju jeni modeli i besëprerjes, i intrigës dhe i shpifjes.

Dosjet janē në Tiranë Izet. Shteti që ju i shërbeni me këto shpifje le ti hapë.

Unë pres qetësisht dhe i gëzuar, sepse jam i bindur se njerëzit do të tallen me ty dhe ustallarët tuaj si me lëkurën e ujkut.

Izet, populli i Tropojës na ka vlerësuar për atë që ne meritojmē:
Mua më ka votuar disa here si kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si zv/kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës dhe së fundmi deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Mē kanë nderuar me disa tituj, çmime e çertifikata nderi në të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar.

Nuk dekurajohem aspak nga Protestat e Rusisë e të Serbisë për aktivitetin tim të dendur në shërbim të Kombit Shqiptar.

Ndihem krenar që jam “Qytetar Nderi” i qytetit të Bajram Curri, “Nderi i Qurkut Kukës” me vendime unanime, kurse ty populli ta ka venē nofken “rrehan”, pra shqip e shkoqur: njeri i rrahur.

Sigurisht që unë jam krenar për këto vlerësime të larta, por nuk më vjen çudi që dhe ju të ndiheni mirë me faktin që CV-ia juaj është e mbushur me rrahje e dhunē e me faktin tjetër që mburreni me hakmarrjen.

Ju mundoheni të më intimidoni mua me faktin se nuk mora hak ndaj atentatirit për vrasjen e mbetur në tentativë nga njē efektiv policie në Tropojë, koleg i vëllait tuaj Ismetit, dhe miku juaj i ngushtē.

Këtu gabon rëndē!

Modeli im nuk ēshtē modeli i hakmarrësit, i vrasësit politik apo i cubit tē mbështetur dhe sponsorizuar nga pushteti kriminal.

Modeli im ështē Anton Çeta, Binak Alia, Tunxh Miftari, Azem Hoxhë Dollapi, stërgjyshi im Shpend Zeqir Haklaj e burra të tjerë të Malsisë së Gjakovēs, pajtimtarë të mēdhenj, fjala e tē cilëve ka peshuar sa malet.

Modeli politik kombëtar e kulturorē që më frymëzojnë mua janē Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e Ismail Qemali, Mbreti Zog I e Ibrahim Rugova, Nënë Tereza e Ismail Kadare, Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti, e së fundmi Kryetari i Opozitës z. Basha.

Modeli juaj ështē dhuna dhe vrasja politike. Ju ju frymēzojnë modelet e Haxhi Qamilit e Napoleon Zervēs.

Badiguardi Izet, gjykatat në tē gjitha nivelet kanë thanë fjalën e tyre të fundit për ty e pēr mua.

Gjykatat e shqiptare mē kanë çertifikuar si qytetar tē lirē, gjykatēsi popull më ka besuar disa herë perfaqësimin e tij nē nivel lokal e qendror.
Kurse për ju ka dhënē vendimin përfundimtar me pushkatim moral për të mos u kthyer më kurrë në sheshet e krimit.

Unë jam këtu dhe shkel i lirē çdo cep të trojeve etnike shqiptare, ndërsa ju ikanak ja mbathët si lepur, për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ju ka tmerruar fakti që Azem Hajdari u kthye në vendlindje madhështor. U dogj skenari juaj për të shkaktuar gjakderdhje, për të kryer krime e fshehur dorën, pikērisht nē këtë ditë të shënuar për Tropojën dhe demokracinë shqiptare. Ju si një antivlerë e Tropojēs dhe ustallarët tuaj nuk e imagjinoni dot faktin se kjo trevë heroike e Shqipërisē do të ngrejë përmendore tē tjera bijve të bijëve të saj të shquar Ali Ibrës e Mic Sokolit, Haxhi Zekës dhe Sokol Ramës, Prel Tulit, Col Delisë e Tahir Sinanit dhe heronjve të rezistencēs antikomuniste.

Ju mbetët peng në hipotekën e piratëve të krimit duke u shndërruar nē një skllav të kohëve moderne.

Braktisët mjekësinē për t’u berē badiguard, por pikērisht në këtë profesion u tregove tinzar dhe i pabesë duke dhënē antimodelin e atij të cilit Kreu i Shtetit i beson jetën.

Po të sjell në vemendje se modeli i këtij profesioni të vështirë është ai i Levetēs – badiguardit trim tē Skënderbeut që e shpetoi nga vdekja në betejë duke e mbuluar me trupin e tij dhe major Llesh Topallajn që dha jetën për të mbrojtur Mbretin Zog në atentatin e Vjenës nga plumbat e Ndokë Gjeloshit.

Ti solla në vēmendje këto fakte për të dëshmuar se libri është pasuria ime më e çmuar dhe dija është feja ime e vërtetë.

Nuk kam investuar për palate, vila luksoze, makina të blinduara apo skafe, por për libra. Prapa shpinës në foto nē shtëpinē time janë disa prej tyre.

I kam shkruar katër libra Izet, së shpejti do të botohen edhe dy të tjerë.

Bota mediatike vizive dhe e shkruar më ka tashmë një personazh të përhershēm.

Ju thoni se që herët dija të këndoja dhe të kërceja, edhe për kërcimin kam marrë disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Dhjetra festivale kombëtare i kam organizuar në mbarë trojet etnike që synojnë unifikimin kulturorē e shpirtëror tē Kombit Shqiptar, e sigurisht kam spikatur si producent.

Për këtë aktivitet shumēdimensional jam nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin: “Mjeshtër i Madh”.

Në arkivin e RTSH- së ndodhen mbi 120 orë filmime dokumentarësh, ndërkohē që nē arkivin e shtypit të përditshëm dhe google mund gjesh qindra artikuj të shkruar jo sot por për gjatë 20 viteve.

Unë jam mik i modestisē, por më duhet të ju them se kjo është përgjigja ime për ty, për kulturën time, për të cilën kam investuar një jetë të tërë.

Pikërisht tani që po shkruaj kēto rreshta shpirti i Shotës vrarë nga terrori shtetēror 16 vjet më parë më thotë: Vëlla Azgan tregoi tellallit të krimit Haxhi Miletit se Haklajt kanë dy shekuj që e derdhin gjakun për Lirinë e Pavarësinē e trojeve etnike dhe konsolidomin e Shtetit Shqiptar.

Tregoi renegatit, idhujtarit të Hamza Kastriotit, Napolon Zervës e Haxhi Qamilit se kemi katër deshmorë tē Atdheut, dhe nē qoftē nevoja do të japim dhe të tjerë për kauzën e shenjtë të Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.

Motër Shotë, ti je martire dhe vendi yt ēshtē në paqen e pērjetshme.
Tē jap fjalēn qē kjo do të jetē replika e fundit me këtë bastard, të cilin Tropoja e Shqipēria e kanē flakur me neveri në shkretëtirat e Azisë.

Ai do të ketē tē njëjtin fat si Hamza Kastrioti, i cili vdiq si lypsar në rrugët e Stambollit apo nē variantin e Judës, i cili me 30 asprat që u shpërblye për tradhëtinë ndaj Krishtit bleu një litar dhe u vetëvar.

Izet Haxhi Miletit mund t’i ndodhë me keq akoma, ashtu si Ali Kimikut tē Sadamit t’i këputet qafa në litarin e vet.

Po e mbyll poetikisht këtë epilog tē replikës me ty duke zgjedhur këto vargje të bukura nga “Lahuta e Malësisë” të Homerit të ndjesive Shqiptare, Gjergj Fishta: “S’ashtë për burra hapsi as shkopi/ Për ta a shpata ose konopi”.

Filed Under: Opinion Tagged With: (IZET HAXHIA), Azgan haklaj, EPILOG I REPLIKËS, ME HAXHI MILETIN, TELLALLIN

REPLIKË ME SYMBYL AGEN (IZET HAXHIA)

October 30, 2017 by dgreca

1-azganhaklajNga Azgan HAKLAJ/

 Ti nuk ke lavdi as sa Frati në Btoshë në Lekbibaj./

Boll má !/

Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit, thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vërtetë të shoqërisë dhe njerëzimit. E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës, sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti mëshira e lutja ky është Izet Haxhia.

Peng i mëkatit, skllav i shërbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij, siç dëshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish-sigurimit të shtetit dhe pse jo i shërbimeve sekrete të huaja serbo-greko-turke. Qëllimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashkëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për t’i kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish-perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.

Shumë miqë më këshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse më thanë se ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël, ka përgenjeshtruar vehten duke i kërkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse për në atë kohë që ti zotëri bën fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa t’iu përgjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdokujt që nuk është në vathen e tyre.

Këto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri, por dhe grupin e prokurorëve në bllok, duke u bërë pjesë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze – çorapes dhe Muç (t) Nanos që dirigjojnë frontin antimalësorian edhe pse urrejtja krahinore është krim.

Izeti iu erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama, Tahiri, Xhafa e të tjerë.Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej të këpuste këto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kërkuar falje.Shpifësi i përdorur duhet të më kërkonte falje mua, sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në shërbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.

Por, si padashje, ai, Izet Haxhia, zbulon skenarin e përplasjeve, si dhe tentativën për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën për ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë, me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht për të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vërtetë të ekzekutimit, si gjithmonë.

Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi, regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, i dënuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me përkujdesjen e Fatos Klosit e miqëve të tij serbo-grekë në një katund tē Turqisë për t‘i shpëtuar drejtësisë duke u kthyer në instrument përgojues deri në jargavitje për këdo që e urdhërojnë ustallarët e tij.

Prej aty, ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit, firmos, vulos e çertifikon pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir padroni Klosi.

Bodiguardi Izet gjatë viteve që ka shërbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistike për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë për te dy tek Haklajt në vitet  ‘97-2000 për interesat e tij utilitare, që tashmë dihen kur dhe humbi pavarësinë dhe u ba instrument në platformën anti-PD në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ju sugjeroj Izet të lexoni librin e vëllait tuaj, Ismetit, që thotë për këto vite: Më thirri ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe më tha do të emëroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës, Azgan Haklaj.

Nē fakt arrestimi im ndodhi, por më vonë.

Partia Demokratike me kandidoi për deputet. Populli i Tropojës më votoi për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu, Partinë Demokratike, më votoj për AND-në familjare Haklaj që i ka dhanë katër dëshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarësi të Kombit Shqiptar, si dhe nē mbrojtje tē institucioneve të shtetit demokratik. Partia Demokratike më kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracisē, për asgjë të pamoralshme në shërbim të dikujt dhe në dëm të dikujt tjetër, siç aludoni ju me gjuhën tuaj tē helmtë si të nëperkës

Filozofi i madh Niçe na mëson se: “Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë sē tjetrit”. Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike, Likurgu, thotë: “Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit”.

Gjatë jetës tuaj, ju Izet, i shkelët këto parime duke intriguar për të gjithë.

Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritët qëllimit, ekzekutimin e tij.

Sigurisht që thonë se ke marrë pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme, edhe tek Haklajt, e tani bën sikur të dhimbsen shumë.

Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentativës tuaj për kurbanizimin e Zaganit dhe faturën t’ua kaloni me lehtësi Haklajve pas interpretimit mjeshtëror tē konspiracionit të rradhēs qē ta servirin mendjet diabolike që të kanē skllavëruar.

Ti zgjodhe pikërisht ditët e inaugurimit të Shtatores së Azem Hajdarit në Tropojē për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjesh.

Nē fakt zhveshe karakterin tënd tē vërtetë. Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hapē 7 vulat e librit “Zbulesa” tē Shēn Gjonit për t’u treguar shqiptarëve të vërtetat e mëdha, të cilat ti i dinë, ështē përpjekja jote dëshpëruese dhe dështimi juaj i turpshēm i rradhës dhe përfundimtar.

Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me përgjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj. Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhdukë PD-në e Tropojës.

A i mbani mend Izet deklaratat që ju bënit gjatë Referendumit të Kushtetutës në vitin 1998?!

Sigurisht, kori që drejtonit në të cilin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje që do merrte pjesë dhe në atentatet ndaj Azemit, Hidajet Gjeçi: “Sa të jemi gjallë ne nuk ka PD në Tropojë”. Dhe unë ju përgjigjesha vendosmërisht: “Sa tē jem gjallë unë ka PD në Tropojë”. Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe. Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kundër padronēve tuaj dhe PD e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolare duke i marrë të gjitha njësitë administrative të Tropojës, 8 me 0.

Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoi të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit. Izeti është i gatshēm tē firmosē ekzekutimin e tē gjithē personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar: Azem Hajdarin ta rivrasë; të vrasë Berishën; tē nxjerrë nga varri e të vrasë Rugovën, Ismail Qemalin e Isa Buletinin; ta zhdukē Gjergj Kastriotin nga Sheshi për tē mbajtë nē Fron Trinjakët, bijtë e Eskobarit: Tahirin, Xhafën, Edi Ramën.

Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash tē Malësisë të Gjakovës, por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku e këtij fisi të lavdishëm, i cili u shndërrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betejave historike për liri e pavarësi.

Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.

Ishe badiguard i Berishës dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.

Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit, si protagonist i Dhjetorit ‘90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të Heroit të Demokracisë, ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.

Haxhia, ky senator i krimit, është i tërbuar ditët e fundit ngaqë me dt. 27 tetor 2017 u inaugurua Shtatorja e Azem Hajdarit. Ai nuk guxon ta shohë as me dylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ështē tërbuar nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka e për gjithkënd që e urdhërojnë, në mënyrë të padrejtë e cinike.

Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajri, pinjoll i familjes atdhetare e nacionaliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çështjes Tahiri, familjen Lushaj, Pishtarët e Demokracisë Saliun dhe Ukën e shumē djemë të Partisë Demokratike, deputetin Hysen Osmanaj, madje përsëri Azemin, dhe iu hakërrehet tē gjithë Tropojanëve.

Haxhiaj është tërbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë leçitë (shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.

Për Tropojën Izeti nuk ekziston.

Ai, Izeti, e shiti Tropojën për 30 aspra si Juda ndaj Jezu Krishtit.
Tropoja e Shqipërisë dhe e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trekolorit serb, kryqit grek, gjysëm-hanës turke, koktejet më tē hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.

Si përfundim, për ty Izet, kam zgjedhur një histori të vërtetë të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekbibaj (Tropojē) para shumē kohësh: Njē çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve. Ikën çobani për punēt e tij dhe e lenë fratin e lidhur, por vjen ujku dhe e mbytë gjithë tufën. Frati i këputë vargonjtë e hekurtë dhe e mbytë ujkun, të cilin e mbulon me delet e mbytura. Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur, çmendet nga zemërimi dhe e vret Fratin. Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga dëshpërimi tenton të vrasë edhe vetvehten. Ndërhyjnë familjarët e të tjerēt dhe nuk e lejojnë. Çobani i mërzitur thërret të gjithë fshatin dhe e varrosi Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamën e burrave të Lekbibajve. Edhe sot e kësaj dite i thonë:  tek Varri i Fratit”.

Ti, me shpifjet e tua, kërkon përfitime e lavdi Izet, por të siguroj se ke humbë gjithçka. Nuk do të kesh lavdi as sa Frati !

Boll má !

Filed Under: Komente Tagged With: Azgan haklaj, me Izet Haxhine, Replike

GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, MOISIU YNË

October 12, 2017 by dgreca

ARBËRORËT E QUANIN KRYEZOT-PAPËT E ROMËS E EMWRTUAN ATLET I KRISHTËRIMIT./

1-azganhaklaj

Nga Azgan HAKLAJ/

1 gjergj kastrioti 

 Studiuesit e artit ushtarak e kanë vendosur në Panteonin e strategëve gjenial përkrah Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit, Kostandinit të Madh, Napoleon Bonapartit.Shumë kritikë e krahasojnë me Rikard Zemërluanin, me Frederiko Barbarozën.Disa studiues e krahasojnë me Babain e Evropës, Karlin e Madh.
Ndersa unë, në këtë rekuem për të në prag të 550 vjetorit të vdekjes, do ta emertoj: Moisiu ynë.Aureola e lavdisë me të cilën kryetrimi shqipetar u rrethua qysh në të gjallë të tij na shfaq një dimension të mahnitshëm të emblemës së shëndritshme të Shqipërisë dhe Evropës njëherësh.

Dimension i një Prijësi, strategu, udhërrëfyesi të pagabueshëm të popullit të vet nëpër terrin dhe shtrengatat e e historisë.

Ashtu si Moisiu rreth 3300 vjet më parë, Gjergj Kastrioti ynë në betejat e tij epike u riktheu bashkëatdhetarëve te vet Tokën e premtuar, trojet amtare, mijravjeçare të uzurpuara me zjarr e hekur, me dredhi e pabesi nga pushtuesit turq.

Kur u shfaq Gjergj Kastrioti në skenën e historisë për tu bërë protagonisti absolut i epopesë që mban më meritë emrin e tij Arbëria ishte një vend i robëruar dhe stergjyshërit tanë vuanin në skllavërinë e sulltanit ashtu si izraelitët në skllavërinë e fareonit Egjiptit.

Burrështetasi i madh e me vizion të jashtëzakonshëm, heroi ynē kombetar e njihte me refleksion historinë e mbretërive Iliro-Dardane, atë të Shtetit të Arbërit dhe të dinastive të njohura të Balshajve, Arianitëve, Muzakajve, Topiajve, Dukagjinëve, Zenebishtëve, Shpatajve. Ai nuk ja lejoi vehtes dhe princërve arbërorë të binin ne gabimet e tē shkuares së largët dhe të afërt historike.

Me Besëlidhjen e Lezhës ju dha shqipetarëve kohezionin e brendshëm politiko- ushtarak dhe moral, i cili ju kishte munguar duke u bërë faktor themelorë në betejat çlirimtare e në krijimin e shtetit të përqendruar arbëresh të trojeve shqiptare, si bazament i shtetit nacional që sot në gjuhën juridike e diplomatike emertohet shteti komb.
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu e nxori popullin e tij nga zinxhirët e skllavërisë aziatike dhe e riktheu atë në familjen e popujve të lirë të Evropës përendimore duke e projektuar keshtu të ardhmen e tij të shkëputur njëherë e përgjithmonē e jashtë demonit të perandorive turko-bizantine.
Heraldika, stema e flamuri qe na la,shqiponja dy krenare në fushë të kuqe, e kurorëzuar me stemat mbretërore dhe yllin 6 cepēsh tē Balshajve, simbol ky i yllit të Davidit të Kombit të zgjedhur Hebre na tregojnë qartë e paekuivoke simbolikën e shtetit që heroi kombetar krijoi në zjarrin e betejave.

Rendësinë që Ky Burrështetas gjenial i jepte historisë së lashtē të shqipetarëve,e bente për ti treguar botës se Atdheu i Tij, ishte një vend që duhet të respektohej, jo nga madhësia e territorit, por nga lashtësia e tij dhe kontributi që ka dhanë në historinē e njerëzimit përmes personaliteteve të shquara shqipetare.

Kur princi Orsini i akuzonte arbërorët si njerëz të pagdhendur pa kulturë e histori Gjergj Kastrioti-Skenderbeu shkruante;

Në mos me gënjevshin kronikat e vjetra ne jemi pasardhësit e Pirros që luftoi me romakët dhe u nda me nder, ne jemi pasardhës të fitimtarit Aleksandrit të Madh.

Per çfarë më flet ti për torantinët e tu, rracë nevrike që është e aftē vetëm për të peshkuar.

Orientimi politik i Shtetit Arbëror dhe aleancat e fuqishme që Gjergj Kastrioti-Skenderbeu krijoi me Mbretërinë Hungareze, atë të Napolit, me Raguzën, Venedikun e Papatin krijuan de fakto një aleancë Evropiane antiturke në krye të së cilës qëndronin Arbërit të udhëhequr nga Prijësi i tyre legjendar.

Se kush ishte dhe çfarë është akoma statura e Gjergj Kastriotit si simbol i lirisë së Shqiperisë, dhe njeherësh si strateg e Burrështeti i koalicionit botërorë ,që frenoi për 25 vjet vershimin e armatave turke drejt perendimit duke i hapur rrugë Rilindjes Evropiane, e tregon pupullariteti i jashtëzakonshëm me të cilën u prit botimi i parë i veprës së Barletit ne Romë në vitin 1510.

Brenda një dekade kjo kryevepër e historisë shqipetare u ribotua 30 herë në gjuhët kryesore të kontinentit duke i dhënë Heroit tonë Kombetar dhe Epopesë së udhëhequr prej tij një vend nderi e të pavdekshëm në historinë e kombeve.

Sot bibliografia e veprave kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut i kalon 1200 titujt, duke e berë kampionin tonē të lirisë një nga personazhet më të lançuara të historisë, figura e të cilit jo vetēm nuk është zvetënuar gjatë shekujve, por perkunder ështē kthyer në burim frymëzimi për popujt që luftojnë për liri.

Ai vjen në ditët tona me staturën e një heroi modern siç shprehet me të drejtē njē autor i njohur italian në librin e tij të titulluar;
“Skenderbeu një hero modern”.

Pertej portretit të strategut gjenial tē betejave, Heroi ynë ishte dhe një diplomat e humanist i kalibrit të lartë.

At Dhimiter Frangu biografi e bashkohësi i tij na tregon se në Shtetin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut ishte hequr denimi me vdekje, njē fakt mahnitës, të cilin Evropa e qytetruar e ka berë vetem para 2-3 dekadash.
Marrëdheniet diplomatike dhe aleancat me fuqitë e Mëdha Evropiane të kohës Mbretëritë Polake, Hungareze, Aragonase, Papatin, Republikën e Raguzës e të Venedikut tregojnē jo vetēm vizionin e jashtëzakonshëm të Prijësit Shqipetar por dhe faktin se Stergjyshërit tanë Arbërorë së bashku me hungarezët shiheshin në Evropën Perendimore si faktori determinues në rezistencën antiOsmane, dhe si forca kryesore goditëse në planet e Vatikanit e të Papa Piut të Dytë, me rastin e organizimit të një kryqëzate panEvropiane antiTurke.

Pushtimi i Kostadinopojës nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1453 i tregoi Evropës së çfarë rreziku i kanosej nga fuqie e Mehmetit Dytë i cili e kishte shpallur vehten Perandor të Dy Romave.

Sulltani turk i dergon me anë të ambasadorit të tij Prijësit Shqipetar një letër me dy fraza ku shkruhej: “Kostadinopoja ra” Sulltan Mehmeti.
Luani Shqipwtar i kthen po ashtu një pwrgjigje të shkurtër e krenare: “Kruja nuk do të bjerë kurrë” Gjergj Kastrioti.

Pritja që i banë Heroit Kombetar Shqipetar Papët e Romës, Kolegji i Kardinalëve, Paria e populli i Qytetit të perjetshëm në viziten e tij në Vatikan, janë evenimente që nuk i janë rezervuar asnjë perandori, mbreti apo burrështetasi në shekujt e mëvonshëm.

Emrimi nga Papa Piu i Dytë si Kapiten i Pergjithshem i Selisë së Shenjtë, apo thënë ndryshe Komandant i Ushtrisë Aleate të Evropës, na sjell në mendje se qysh në tē gjallë të tij Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ishte ngjitur në Apogjeun e lavdisë së përjetshme, duke u bërë personaliteti më i fuqishëm i Epokës.

Nëse Karli i Madh me të drejtë quhet Babai i Evropës, katër shekuj më vonë historia e vendosi Heroin tonë Kombetar në Piedestalin e kryembrojtësit e të kampionit të lirisë së saj.

Këtw fakt e thekson fort Albanologu me famë botërore Milan Shuflaj kur shprehet: “Produkti më Hyjnor, luftëtari më i tmerrshëm që prodhoi perplasja e Evropës me turqit është Gjergj Kastrioti.
Pas goditjes së tmerrshme që mori në Albulenë me dt 7 shtator 1457 Sulltan Mehmeti nuk guxoi të sulmonte Shqiperinë për 5 vjet.
Kanë mbetur proverbiale fjalët i tij kur mori vesh për vdekjen e Kryetrimit tone: “Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.
Mjerë Krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.

Personalitetet më të shquara të Evropës përgjatë shekujve janē përulur para tij dhe kanë evokuar figurën vigane të Gjergjit të Madh.

Mbreti Ferdinand e quante Baba, Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë Atlet i Krishtit.

Mbretëresha Elisabetë e Parë shfarosës i turqëve.Volteri shprehej: “Skur perandoret e Bizantit të ishin si Skwnderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpetuar”.Perandori Napoleon Bonaparti e radhiste Gjergjin e Madh me pesë gjeneralët më të medhenj të kohrave.Simbolika e Besëlidhjes së Lezhës dhe krijimi i Shtetit Arbëror të përqendruar i dhanë fund separatizmit e tradhëtisë i cili jetësoi projekt idenë gjeniale të shtetit që perfshinte të gjitha trojet shqipetare, që sot quhet Shteti Komb.

Jo vetëm Heraldika e shtetit të tij, flamuri e stama me yllin e Balshajve por së pari gjeografia e betejave çlirimtare nga jugu nē veri, nga lindja në përendim të trojeve etnike na tregojnë se Prijësi i lirisë veshtronte pertej egocentrizmit e partikularizmit të krerëve të principatave dhe e kishte qellim të jetës së tij bashkimin e trojeve etnike Arbërore nën një shtet të vetëm e nën një flamurë.

E nëse kjo nuk u realizua plotësisht në ato kohëra heroike e të trazuara amaneti i Gjergjit të Madh për bashkim kombetar në emër të lirisë, flamuri i tij ngadhnjimtar e Kastriotizmi si filozofi nacionale janë sot premisat mbi të cilat klasa politike panshqiptare duhet të funksionojë si ansambel e të konstruktojë Shtetin Komb sipas porosisë, amanetit tē Atit e Kryezotit të Arbërit Gjergjit të Madh.

Shteti Komb ndalon projektimin e Jugosllavisë së re të maskuar me Komunuellthin Ekonomik Ballkanik, Tregun e perbashket Ballkanik, apo Ballkaniaden me Serbi tē fortë brenda për të minimizuar faktorin shqipetar, me qellim ngadalsimin e proçesit të bashkimit të Kombit Shqipetar por të pashmangshëm tashmë.

Klasa politike panshqiptare duhet ta ketë të qartë se Amanetin e bashkimit Kombetar të Gjergjit të Madh nuk e tret as dheu.

Në këtë 550 vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut mesazhi i thuprave eshtë kuptimplotë edhe per faktin se ky pervjetor perkon me 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore që shembi disa perandori por fatkeqsisht Konferenca e Paqes në Paris e vitit 1919 krijoi Mbretërinē Serbo-Kroato-Sllovene.

Gjysma e shqipetarëve u ba pjesë e saj nga loja e kungulledhës e fuqive tē mëdha për të kenaqur interesat utilitare të tyre dhe per te ruajtur gjoja ekuilibrat.

Prandaj Amaneti i Gjergjit sot i thotë jo Jugosllavisë së re.
Unioni Artistik i Kombit Shqipetar do ta kthejë vitin e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut vit peligrinazhi artistik.

Uragani i artistëve të Kombit Shqipetar do të marshojē në të gjitha kalatë, malet qytetet ku ka luftuar Gjergj Kastrioti.

Te gjitha aktivitetet, festivalet, koncertet tematike do të organizohen me moton;Gjergj Kastrioti-Skenderbeu Moisiu ynë. “Një Komb një Shtet”.

 

 

 

______________________________

Referenca:
Marlin Barleti:  – “Historia e Skenderbeut”.
Dhimitwr Frangu: – “Veprat e lavdishme tē Skenderbeut”.
Frang Bardhi  – “Përse fajsohet Skenderbeu”.
Virgjil Kule – “Gjergj Kastrioti kryqtari i fundit”
Mark Milani  – “Jeta dhe zakonet e shqipetarëve”.
Mis Edith Durham  – “Brenga e Ballkanit”.
Dr. Milan Shuflaj – “Akta Albanika”
Dr. Abaz Ermenji – “Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë”
Ak. Kristo Frashëri  – “Historia e Skenderbeut”
Rezoluta e Kongresit Amerikan për Pavarwsinë e Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Azgan haklaj, MOISIU YNË

SHTETI KOMB I SHQIPËTARËVE, DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE

September 7, 2017 by dgreca

Azgan-Haklaj-1

Nga AZGAN HAKLAJ- Unioni Artistik i Kombit Shqipētar si premisë/

Është e pamundur të studiosh historinë e një populli dhe të mos gjesh aty përpjekjet për të krijuar identitetin e vet kulturorë, si një pjesë themelore e pandashme e identitetit kombëtarë.Ai përfaqëson psikologjinē e tij, pērpjekjet, pēr tē ruajtur e trashëguar brez pas brezi, doket e zakonet, mēnyrën e jetesës.Shndërrimi i lēvizjeve kulturore në lëvizje kombëtare, është e përsenofikuar në jetēn dhe veprat e figurave mē të spikatura tē historisē së popujve në levizjet shtetformuese, tē cilën iluministët francezë e kanë cilēsuar si levizje kombëtare.Ngjarjet më të rëndësishme të historisē së popujve janë ruajtur e trashëguar pikërisht përmes eposëve kombëtare. Në anën tjetër personalitetet e shquara të kulturës i kanë dhanë një identitet kaq të fuqishëm kombeve të cilave u përkasin duke tejkaluar dukshëm nga pikëpamja e kujtesës historike ,famën dhe lavdinë e udhëheqësve, politikē, ushtarakë, e parandorëve apo mbretërve të këtyre vendeve.Gillgameshi, Vedat , Iliada e Odiseja e Homerit, Shahnameja e Firdeusit, këngët e Rolandit e Sidit apo Nibelungët, sot janë thesare te lashtësisë ,të kulturës sumero-babilonase -irakjane,të Indisë, Iranit, Greqisë, Francës, Spanjës, Gjermanisë.Nga koto thesare janë frymëzuar intelektualët më të shquar e figurat më të ndritura të letërsisē, arteve dhe tē iluminizmit. Askush nuk mund të tejkalojë në Angli Shekspirin, në Gjermani Gëten, në Francë Molierin, Dante Aligerin në Itali, apo Pushkinin në Rusi ,si emblema të ketyre popujve. Ata kanë kontribut të spikatur dhe ndriçimi i veprës tyre ka lanë gjurmë të pashlyeshme. Popullariteti që kanë fituar mbetet në kuotat maksimale, i jashtëzakonshëm ,aq sa ka eklipsuar edhe shtetarë të mëdhenj. Historia na mëson se aspak më shumē nuk ka rol Bismarku sesa Gëte në bashkimin e Kombit Gjerman. Askujt nuk ja kam frikën thoshte Cari i Rusisë, veçse Tolstoit. Lirikat e Eseninit u ndaluan nga pushteti i Stalinit dhe Hrushovit ,edhe pse është një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë, popullariteti i të cilit e ktheu atë në nje figurë mitike. E kunderta pati ndodhë me Aleksandrin e Madh. Ai u tha prerë ushtarëve të tij kur e pushtoi Tebën: “Mos guxoni të digjni shtëpinë e Pindarit”.  U zgjata në këtë hyrje sintezë për të theksuar faktin se ne duhet tashmë të jemi të ndergjegjshëm se bota e civilizuar nuk ka hequr dorē aspak nga trashëgimia e saj kulturore historike, përkundrazi i ruan këto vlera si të shenjta e bazike, të cilat identifikohen me autoritetin dhe kontributin që kanë sjellë në historinë e Qytetërimit Botërorë.

 Ne shqipëtarët kemi përshkruar një rrugē të gjatē e dramatike në histori, pēr shkak tē pushtimeve të gjata nga invadorët e Lindjes dhe Përendimit. Askush nuk ka arritur të na asimilojë të na imponojë gjuhën e tij apo një ndryshim drastik tē pandreqshëm në sjelljet, zakonet, doket dhe më në fund në mënyrën tonë të jetesës. E kemi ruajtur nga rrebeshet e shekujve ritin pagan të Ditës së Verës, lahutën , xhubletën, plisin e bardhë, si debora e Tomorit, Korabit, Shkëlzenit e Gjallicës, vallen e shqipeve, dhe atë pirrike, gjëmen e burrave, monofoninë e polifoninë, fustanellën labe e xhamadanin.

Revolucioni i Francës u frymëzua nga iluministët gjenial të këtij kombi, Rusoi, Volteri, Didëroi dhe përmes parimeve të tij tē mëdha: Liri-Barazi-Vellazëri shperndau dritën e shpresës dhe të qytetrimit në mbarë Evropën e Botën duke frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe duke i hapur rrugē shteteve kombe.

Tek shqipëtarët ishte aksioni i madh kulturorē i De Radës,i cili është urë lidhëse mes Rilindjes Evropiane dhe Rilindjes Shqipëtare por edhe i rilindasve të tjerë të shquar që kontribuan në zgjimin e vetëdijës kombëtare, për dashurinë e gjuhës, dokeve, e zakoneve tona të lashta.

 Pra këta rilindas mendjendritur, De Rada, Pashko Vasa, vellezërit Frashëri e plejada e tyre e nxorën gjuhën shqipe nga bunkeri i shekujve dhe e prezantuan ate para Evropës si një vlerë krejt të veçantē dhe autentike, jo vetëm për shqipëtarët, por edhe për vetë historinē e Kontinentit të vjetër. Jorenim Derada me veprën e tij poetike, e publicistike e prezantoi para Evropës Atdheun e tij të robëruar si një komb kulturorë.

Pashko Vasa me veprën: “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët”, Vepra e Sami Frashërit: “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe çdo të bëhet” u banë frymëzimi i platëformës politike të Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit. Vargjet lapidare të Pashko Vasës tingëllojnë aktuale edhe sot.

Qē nga Tivari deri n’Prevezë

Gjithkund ku lëshon dieli vap’ edhe rrez’

Ësht’ tok’ e jona, t’part na kan lane

Kush mos ta prek se desim te tan’.

Të ndërgjegjshëm se pa një alfabet të tyrin, dhe me një gjuhë të shkruar e ardhmja e Shqipërisë do tē ishte e errët dhe e pashpresë, prandaj korifejtë e kulturës Fishta, Mjeda, Mithat Frashëri, Dervish Hima, Ibrahim Temo, Luigj Gurakuqi etj, kurorëzuan përpjekjet dhe ëndrrat e rilindasve dhe i dhanë shqipëtarëve në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, Alfabetin Shqip.

Ata banë më shumē se askush më parē, projektuan shtetin komb.

Poeti Ndre Mjeda i ka kushtuar vargje të mrekullueshme Gjuhës Shqipe.

Permbi za që leshon bylbyli

Gjuha Shqipe m’shungullon

Permbi erë qi n’ep zymbyli

Pa ‘da zemren ma ngushllon

Geg e toskë, malësi, jallia

Jan nji komb, m’u ‘da s’duran

Fundë e majë nji asht’ Shqypnia

E nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Katër vjet mē vonë ideja gjeniale e 160 delegatëve që u mblodhën nē Manastir, u kurorëzua në Vlorë, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisē dhe ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriotit, nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali. Meqenëse gjuha identifikohet me tē drejtë si një nga tiparet themelore dhe shtylla kurrizore e identitetit të një kombi, këtu dallohet më qartë vepra e vizioni i jashtēzakonshēm i hartuesve të Alfabetit Shqip.
Nëse Kuvendi i Arbërit e kuroi Gjuhën Shqipe të plagosur rëndë nga barbaria turke, Kongresi i Manastirit e bëri atë të pavdekshme.

Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, përveçse një epos kombëtarë e kryevepër letrare, është njëherësh një minierë floriri. Aty janë ruajtur më mirë se kudo, gjuha e popullit, psikologjia e tij, mitologjia e folku.

Është absurde të kërkosh një krijues të madh shqipëtar, apo edhe evropian , i cili të krijojë teorinë e tij, e të mos jetë mbështetur fort tek folklori i popullit të vet. Rilindasit tanë, por edhe më të njohurit e letërsisë moderne shqipe Kuteli, Koliqi, Kadare, Agolli apo Martin Camaj e kanë gjetur frymëzimin për tē shkruar disa nga veprat e tyre më të mira tek folku. Ata janë frymēzuar nga mitet legjendat nga kënga dhe vallja e lashtë shqipe.

Realitetet e reja pas renies së perdes së hekurt, çlirimi i Kosovës dhe njohja e shtetit të dytë shqipëtar në Ballkan kanë sjellë për shqipëtarët shansin e papërseritshëm historik të bashkimit tē trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb.
Të vendosur e me bindje të patundur në drejtësinē e luftës së UÇK-së, dhe finalizimin e saj me çlirimin e Kosovës ,shpalljen e pavarësisë ,e integrimin në strukturat Euro-Atlantike. Të bindur në domosdoshmërinë e ndërkombëtarizimit ,e njëherësh të kthimit në një kauzë kombëtare të Çeshtjes Çame. Të vetëdijshëm se shqipëtarët e Maqedonisë të Malit të Zi, të Çamërisë, të Preshevës, apo Mitrovicës së veriut janë pjesë e pandarë e gjymtyrëve të Atdheut.

 Të ndërgjegjshëm se bashkimi shpirtërorë i Kombit Shqipëtar eshtë gurëthemeli i të nesërmes, para 15 vitesh në kryeqendrën e shqipëtarëve në Tiranë, themeluam Unionin Artistik të Kombit Shqipëtar.Ky osesacion u projektua dhe u themelua që në fillim, si një lëvizje kulturore, mbarë kombëtare, apo më mirë të themi, si një “Parlament Shpirtërorë i Kombit”.Kjo lëvizje, ky trust artistik, që hartoi Platformën e Unifikimit tē Kulturës Kombëtare u pagëzua e u mbështet nga korifejtë e kulturës kombëtare, duke firmosur platformën tonë.Apostrofoj këtu kollosët e letrave shqipe, Kadare dhe Agolli dhe dhjetra personalitete të shquara të botës akademike, kulturore e të shoqērisë civile.

 E gjej me vend të veçoj ish-ministrin e Kulturës së Shqipērisë z. Bujar Leskaj, që ktheu projektet tona në program shtetërorë në vitin 2006.

Sot pas 15 vitesh udhëtimi në tē pērpjetat e majemalit tē kulturës shqipëtare, i cili duhet të theksojmë fort, është një Everest Shqipëtar, shohim me krenari se në kētë udhëtim të gjatë e të vështirē, na kanë shoqēruar e duartrokitur qindra-mijra shqipëtarë në tē katër anët e trojeve etnike.Ata kanë mbushur sheshet e qyteteve, stadiumet apo pallatet e sportit ku kemi organizuar aktivitetet të cilat janë kthyer natyrshëm në referendume qytetaro-artistike.Kanë bërë qindra kilometra rrugē për të përcjellë e brohoritur, spektaklet artistike, festivalet kombëtare, koncertet tematiko-patriotike nga Saranda në Vermosh e Tuz, nga Shkodra në Shkup, nga Mitrovica në Tetovë, Dibër të Madhe e Strugë,
nga Tropoja në Plavë-Guci e Preshevë, nga Gjakova e Karadaku, në Deçan e Mal të Tomorit, nga Vlora nē Prishtinë, nga Bylysi nē Lezhë e Ulqin.Ky është treguesi i pamohueshëm se shqipētarët janë bartësit e trashëguesit e njërës nga kulturat mē të lashta të Evropës, përmes sē cilës duhet të krijojmë tashmë pas kombit kulturorë, ngrehinën e ëndërrave dhe të ardhmērisë tonē, shtetin komb. E drejta historike, ajo ndërkombëtare, zhvillimet e sotme në Ballkan dhe Evropë, si dhe aleatët, e fuqishëm demokratik, përendimorē janē në anën tonē.

 Unioni Artistik i Kombit Shqipëtarē i ka konceptuar veprimtaritë e veta si një stafetë apo mē qartē si njē pishtar olimpik -kulturorë, i cili ka udhëtuar pandërprerje nga Jugu ne Veri, nga Lindja nē Perëndim, në mbarē hapësirën etnike shqipētare.Motoja jonë artistike “Një Komb, Një Kulturë”, ështē filozofia përbashkuese e folkut, etnografisē, këngēve e valleve, fjalës poetike, muzikēs së kultivuar, që sjellin një pasuri të paçmueshme të gjitha trevat shqipëtare.Në skenat dhe festivalet tona janë krah për krah, xhamadani e fustanella, lahuta epike e kënga maja krahu, me polifoninë e Labërisë, vallja e shqipeve të Tropojës dhe kënget e kushtrimit ,me vallen Pirrike të Çamërisë, ninullat e Ulqinit, me mallin e brengën për Plavë-Gucinë, Mitrovicën e Preshevën, por edhe thirrrja e fuqishme qytetaro-artistike për qëndrim unik për to.Tropoja si pikëpjekje e kulturave iliro-dardane është vendi ku Unioni organizon prej 15 vitesh “Sofrën Dardane”, të kthyer tashmē nē Sofrën Iliro-Dardane, e cila mbledh çdo vit mbi 1.000 artistë nga të gjitha trojet etnike të Shqiptarisë dhe nga Diaspora. Kjo sofër shtrohet në prehër tē Alpeve, ku prehen Eposet e Kreshnikëve, Mujit dhe Halilit e Gjergj Elez Alisë, shtrohet aty ku bashkohet Drini me Valbonën, pikërisht ku takon perënditë e Eskilit, siç thoshte Edith Durhami.

Për 10 vjet me radhë kemi organizuar Festivalin e Këngës dhe Valles Çame në Sarandë, nē brigjet e Jonit duke nderuar qytetin Kaonik, Epirin tonë të lashtë e Mbretin i tij Pirro. Mijëra njerëzit e mbledhur në vite janē shndërruar në përkrahës dhe sensibilizues të Çështjes Çame.

 Me marshimin në Qafë-Botë ata i kanë treguar Greqisë shoviniste jo vetëm vendosmërinë për t’u kthyer në trojet stërgjyshërore, por se jemi pjesë e pandarë e një kombi 10 milionësh, i cili do të reagojë si një trup i vetëm.Spektaklet e mëdha të realizuara në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janē titullur: “Një Komb, Një Qendrim”. Ato janē mbështetur nga pjesëmarrja e qindra e mijëra qytetarëve.

 ” Një Komb, Një Histori” në Sheshin “Pavarësia’ në Vlorë, me rastin e Festës se Pavarësisë, ka qënë njē tjetër spektakël tematiko-patriotik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, dhjetëra mijëra vetë.

” Një Komb, Një Kulturë” në pallatin e sportit në Ferizaj, ka shënuar një tjetër sukses të Unionit duke i dhuruar publikut të shumtë një natë magjike.“Vllaznia nuk njeh kufij”, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe në sheshin qëndror në Shkodër, ka sjellë një risi për kohën.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka organizuar spektaklet  “Engjëlli që pushtoj qiejt” dhe  “Toka e Qielli flasin Shqip” në Tuz, në bashkëpunim me Shoqatën “Ded Gjo Luli”, kushtuar Nënë Terezës.

Ai ka organizuar aktivitete të mëdha në përkujtim të figurave të shquara të Kombit Shqipëtar: Ded Gjo Lulit e Isa Boletinit, Adem Jasharit e Azem Hajdarit.Prej 16 vitesh organizohet “Sofra Shkodrane” nga agjensia e spektakleve “Jehona e Shkodrës”. Ka 10 vite që shoqata e qytetit metropol të kulturës ka mbështetjen e bashkëpunimin e Unionit Artistik të Kombit Shqipëtar.

Shtetin e Arbërit si një ngjarje madhore të historisë tonë, me rastin e 800 vjetorit e kemi kujtuar duke organizuar një akademi përkujtimore ,në të cilën referuan figurat më të njohura të historisë e studimeve shqipëtare ,duke e shoqëruar këtë aktivitet me një spektakël artistiko -tematik, në kryeqendrën e Arbrit, nē Krujën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të titulluar; ” Jam Arbër 800 vjet Shtet”. Këshilli Bashkiak i qytetit Krujës nderoi me titullin “Qytetar Nderi” Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, ndërsa Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e nderoi z. Haradinaj me titullin “Kalorës i Lirisë”.

Tinguj dhe ritme shqipëtare është spektakli i organizuar në Dibër të Madhe dhe Strugë.

Spektakli “100 vjet për një Ditë”, organizuar në Tuz dhe Mitrovicë në vitin 2009, me rastin e 1 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, evokon betejat legjendare për liri e pavarësi të këtyre trevave dhe të bijëvë të tyre legjendarë Ded Gjo Luli dhe Isa Boletini.

Simbolika e shembjes së Murit të Berlinit mes shqipëtarëve dhe bashkimi në një shtet komb, nën një flamurë e kulturë të vetme, organizohet me moton: “Përjetësisht s’na ndan më guri” nē trekëndëshin patriotik Gjakovë-Tuz-Dibër e Madhe.

 Patriakët e rapsodisë shqipëtare prej vitesh perkujtohen në Deçan me Festivalin: “Eshkë e djegur mbi Shkëlzen” Ky festival organizohet me dt. 6 maj, që përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe me rënien heroike në kufirin mes trojeve shqipëtare të gjeneral Luan Haradinajt. Bashkepunimi me organizatorët e këtij Festivali dhe mbështetja e Unionit ka qenë e përhershme dhe përfekte.

 100 vjetori i Kuvendit të Junikut dhe 100 vjetori i Kuvendit të Shkupit janë shenuar me spektaklet madhështore të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar nē bashkëpunim me Komunat e Junikut dhe të Çairit nē Shkup, tē titulluar: “Tinguj dhe ritme dardane”.100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë është festuar me mdhështi në Tropojë dhe në Pejë, me Moton: ” Një Komb, Një Histori”. “Dardanët presin Dodonën” ështē festivali i organizuar në Tropojë dhe në Sarandë, pas Shpalljes së Pavarësisë tē Kosovës. Shumë vite bashkēpunimi me sukses kemi patur me Komunēn e Gjilanit nē organizimin e spektaklit “Flaka e Janarit”, kushtuar heronjëve Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha.

Me Komunën e Vitisë, nē organizimin e Festivalit “Flakadani i Karadakut”, kushtuar Deshmorit Njazi Azemi (Komandant “Mjekra”) rënë nē Preshevē për mbrojtjen e të drejtave universale tē vëllezërve tanē atje.

 “Ashti i Shqiptarisē” është spektakli i organizuar në Tiranë, kushtuar dëshmorit të Atdheut, komandantit të Njssitit “Arbri”, Tahir Sinanit, i cili mori pjesē në luftē nē Kosovë, Preshevë, Maqedoni.Prej shumë vitesh, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka një bashkëpunim perfekt me Komunën e Strugës në organizimin e festivalit: “Këngē Jeho”.

 Me rastin e 10 vjetorit tē luftës së UÇPMB-së dhe në kujtim të jetës dhë veprēs së Komandant Lleshit (Ritvan Qazimit), në bashkëpunim me Komunën e Preshevës, organizuam Festivalin e Parë të Këngës dhe Valles Shqipe.

 Prej disa vitesh kemi kurorëzuar me sukses një bashkëpunim të frytshëm me Shoqatën e Alpeve dhe shoqatën “Maja e Karafilit” në Plavë Guci duke realizuar spektaklin: “Mirë se vini nē Alpet Shqiptare” dhe dy edicione të Festivalit Kombëtar: “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”. Me moton: “Një Komb, një Gjuhë, një Flamur, një Histori, një Atdhe, një Shtet”

 Para disa vitesh në bashkëpunim me Komunitetin Musliman në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për herë të pare, organizuam ditëlindjen e mendjendriturit (Met-Madit) Profetit Muhamet.Së fundmi, në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Malin Zot të Tomorit, në kujtim të heroit tē Betejës së Qerbelasë Abaz Aliut dhe të Dodonës, organizuam me dt. 22 gusht 2017, koncertin tematiko-artistik: “Froni i Perëndive”. Vitin tjetër ky koncert do të kthehet në festival kombëtar me të njëjtin titull.Kalendari i aktiviteteve dhe gjeografia e tyre tregon se Unioni Artistik i Kombit Shqipëtar tashmë është i shtrirë në tërë hapësirën etnike të Kombit tonē dhe nē Diasporë.

Më shumë se 150 shoqata, shoqeri kulturoro-artistike, grupe artistike, ansamble janë pjesë e këtij uragani artistik.

Pjesë e tij dhe aktiviteteve të organizuara nga ky institucion i rëndësishēm i kulturës kombëtare, janë emrat më të shquar të këngës dhe valles shhqipëtare, penat më të spikatura të Kombit tonë, artistë të veçantë të skenës dhe ekranit, muzikantë, kompozitorë, baletmaestra, producentë të talentuar, regjizorë të njohur, krijues të vyer tē artit shqiptarë.

 Një numer i konsiderueshëm mjeshtrash të mëdhenj kontribuojnë nē hartimin e projekteve të ketij laboratori artistik. Misioni jonë në sherbim të Atdheut dhe për përmbushjen e kauzës tonë, e finalizimin e ëndrrës nacionale vazhdon.

Filed Under: Opinion Tagged With: Azgan haklaj, DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE, SHTETI KOMB I SHQIPËTARËVE

Kullat shqiptare që shënuan historinē e Kombit

September 2, 2017 by dgreca

2 oso.kuka_.3OSO KUKA, FLAKADAN I PËRJETSHËM I LIRISË/

1 azganNga Azgan HAKLAJ/

“Lahuta e Malësisë”, këngët e para të së cilës u botuan në vitin 1907, është cilësuar nga studiuesit shqipëtar dhe të huaj, si “Iliada Shqiptare”. Ajo e vëndos krijuesin e saj, Gjergj Fishtën në Panteonin e Kulturës, Letërsisë dhe të Patriotizmit Shqiptar.

Besoj se, ashtu si mua, edhe mijëra të tjerëve që e kanë lexuar me vëmendjen që meriton këtë kryevepër të letërsisë shqipe, ju ka lindur natyrshëm pyetja: – Përse Oso Kuka është personazhi qendror i “Lahutës së Malësisë”?

Poeti i madh i ka kushtuar jo vetëm një kapitull apo (këngë) të veçantë këtij trimi legjendar, po për më tepër me përshkrimin mjeshtëror të portretit të tij, i ka dhanë Oso Kukës tipologjinē e genit të Racës Iliro -Arbërore.

Fishta ka shkuar më tej duke i veshur heroit tipare të pavdekësisë, si Homeri Akilit tek “Iliada”:

“Thonë i ka një palë musteqe

Kaçurel e leqe, leqe,

Që me i mrri deri në fletë të sylahit

Të gjatë e të trashë si llana e krahut”.

Apo më poshtë:

“Edhe plumi thonë si ngulet

Në ta tagani dhe përkulet

Top me i ra shpirti si shkulet”.

Në se “Lahuta…” evokon me tē drejtë historinë e lashtë të Atdheut, Qytetërimin e lashtë Pellazgo-Ilir, Aleksandrin e Madh, Teutën, Pirron e Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), ngjarjet historike tē shkuarës së largët i kalon përciptazi, me një vështrim empirik, dhe i venë ato mjeshtërisht në shërbim të zgjimit tē ndërgjegjes kombëtare, Epopenë e Oso Kukës dhe të betejave me malazezët i ka në epiqendër të poemës.

Oso Kuka lindi në vitin 1820. Ai doli nē skenën historike shqiptare në vitet 50-60 të shek. të XlX, në kohën më kritike të Kombit Shqiptar.

Në vitin 1830 osmanët prenë në besë dhe vranë në Manastir 500 burra tē Toskërisë.

Viti 1831 shënoi rënien e pashalleqeve shqiptare, atij të Janinës dhe të Bushatllinjëve. Bashkë me rënien e tyre u shua dhe ëndrra për krijimin e një fronti të përbashkët Ballkanik kundër Turqisë.

Në vitin 1832 Turqia filloi “Reformat e Tanzimatit”.
Kudo nē tërë hapsirën shqiptare shpërthyen kryengritjet lokale, të cilat u kthyen në lëvizje kombëtare. Veçojmë Kryengritjen e Beratit në vitin 1834 e udhëhequr nga Hamza Kazazi,  të Shkodrës në vitin 1835, të Myzeqesë në vitin 1835, të Dibrës në vitin 1844, të Kosovës nē vitin 1845.

Kryengritjet më tē mëdha ishin ajo e Malësisë së Gjakovës e udhëhequr nga Binak Alia dhe Sokol Rama në qershor tē vitit 1845, ajo në Shqipërinë Jugore të udhëhequra nga Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Hodo Aliu në vitin 1847 dhe ajo në Shkup në të njëjtin vit – e udhëhequr nga Dervish Cara.

Edhe këto kryengritje shqiptare u shtypën me ekspedita ushtarake dhe Porta e Lartë me organizimin e ri bëri ndarjen e shqiptarëve në katër vilajete, për t’i mbajtur më kollaj nën sundim. E shkatërruar, e tronditur deri në themel nga luftrat për liri e çlirim kombëtar nga Turqia, Shqipërisë i kanosej dhe një rrezik i ri.

Rusia Cariste, tashmë me statusin e njē fuqie të madhe ushtarake dhe politike, ndjehej e plotfuqishme për të ngopur oreksin e Serbisë e të Malit të Zi për të zgjeruar kufijtë e territoreve të tyre në kurriz të shqiptarëve. Ilia Garashanini, ministri i Jashtëm i Serbisë kishte shpallur “Naçertanijan” (Serbinë e Madhe). Koleti, kryeministri i Greqisë kishte shpallur Megalidhenë (Greqinë e Madhe). Knjaz Nikolla i inkurajuar nga planet e Moskës dhe premtimi i Carit për mbështetje me armatim, para e mjete logjistike thërret në Çetinjë kriminelin me damkë Vulo Serdanin e Vasoviçit dhe e urdhëron të djegë, plaçkitë e të shkretojë viset shqiptare, në Veri të Shkodrës. Ekspeditat ndëshkimore malazeze e kishin kthyer Vraninën e rrethinat e saj në tokë të djegur. Qindra burra ishin vrarë dhe barbarisë së malazezëve nuk u shpëtuan as fëmijët e djepit. Nga presioni i madh i popullit dhe duke qenë krejtësisht i paaftë për tē mbrojtur kufirin me Malin e Zi, Guvernatori i Shkodrës, Avdi Pasha, organizoj mbledhjen e autoriteteve, të parisë sē qytetit dhe të popullit dhe u mundua me dredhi t’i vinte fajin shqiptareve duke i quajtur frikacakë e të pafe, për të mbrojtur vendin e tyre.

-S’ka më burra këtu, ju keni mbetur në vajza” – ju drejtohet Pashai turk me ligësi e fodullek të pranishmëve.

Trimi Oso Kuka, i cënuar në gjenë më të shtrenjtë, në nderin dhe dinjitetin kombëtar, ngrihet në këmbë si Anté, venë dorën mbi dy koburet e lara me argjend që i mbante në brez dhe i drejtohet Pashait osman:

“Avdi Pasha ma kadalë,

Mos e thuaj dy herë atë fjalë,

Se për dinë e për imanë,

T’baj si t’kjan’ e zeza nanë.

T’baj si t’kjan pa exhel ty, nana,

Se n’Shqipni ka djem si zana,

K’ta më t’parët janë n’fushë t’mejdanit.

K’ta mē t’rreptit janë ballë dushmanit.

Janë çelik për teh të táganit”.

Oso Kuka me një grusht djemë të zgjedhur dhe tē sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte Kullën-fortesë të Vraninës dhe viset që sulmoheshin nga Vulo Serdani e banditët e tij.Së bashku me luftëtarët e tij e kthen situatën brenda pak ditëve në disfavor të pushtuesit. Ai kapi dhe asgjesoi dhjetëra cuba plaçkitës, duke i rikthyer popullit qetësinë dhe shpresën për të jetuar të lirë në trojet e tyre. Demarshet diplomatike të Knjaz Nikollës në kancelaritë evropiane me qëllimin final për të aneksuar Shkodrën dhe rrethinat e saj, ishin kthyer në një rutinë, por gjendja në terren ishte krejt tjetër.

Oso Kuka e kishte kthyer kufirin në barrikadë të pakapërcyeshme.

Kur mbreti malazez Nikolla I po i mburrej për zotësitë e tij Mbretëreshës Milena, ajo duke e njohur mirë realitetin e ri, guxon e ja përplasë në fytyrë me fjalët që kënga popullore i ka gdhendur mjeshtërisht:

“Nuk e njeh ti Oso Kukën,

Që me gjak ai ta lan trupin.

Hajt nji herë ka Podgorica,

Me çelik t’u ka nxanë Granica”. 

I alarmuar së tepërmi nga disfata në Vraninē dhe nga frika e koordinimit nē një komandë të vetme të kryengritjeve që kishin filluar të shpërthenin në të gjitha trojet Iliro-Dardano-Arbërore, Knjaz Nikolla dha urdhër të sulmohej nē befasi dhe të pushtohej me çdo kusht Vranina, si një pikë strategjike nga duhej të pushtohej dhe Kryeqyteti i Ilirisë, Shkodra.

Ashtu si Leonidhës përballë hordhive perse të Kserksit, Oso Kukës dhe çetës së tij ju desh të luftonin 1 me 300.Në natën e asaj beteje homerike, Oso Kuka ngrihet shpejt nga sofra e bukës:

 

“Po ça ka ai Oso Kuka

Atij sonte s’po i hahet buka

Nuk han bukë veç sa me thanë

I lan durt e rrin njan t’anë”

Mbështetet në krah të oxhakut, e duke thithur llullën mendueshëm, i kujtohet një ëndërr e frikshme që kishte parē një natë më parë.

-Shife shpatullēn e na trego çfarë thotë, se kam pa një ëndërr të keqe,- i drejtohet Soko Tonës.

Kur mësoj se në shpatull paralajmērohej njē betejë e përgjakshme dhe me shumë tē vrarë, Oso Kuka urdhëroj lahutarin t’ja merrte kangës. Kanë mbetur të gdhendura me shkronja të arta në “Lahuta e Malësisë” fjalët e “Luanit të Vraninës”:

“Çou Kaçel kape lahutën

Se prej luftës shqiptarët nuk tuten

Me na kndue një kangë shqiptare

Se s’mbajm zi për pa dal fare”.

Oso Kuka duke e njohur mirë pabesinë e malazezëve dërgon roje katër luftëtarë trima: Met Zenelin, Vuksan Gjelin, Karrni Gilen dhe Sinanin. Luftëtarët e Osos pastrojnë pushkët, mprehin shpatat dhe shtrihen për të marrë një sy gjumë, si e kanë zakon ushtarët e regjur në beteja. Në terrin e natës 3.000 forca elitare të ushtrisë malazeze të prirë nga Mirko Gjura, mik i Osos dhe banorë i Vrakës, i afrohen nē fshehtësi Vraninës. Rojet shqiptare pasi vrasin tradhëtarin fillojnë betejën e pabarabartē me pararojën malazeze.

“Lahuta…” na sjell mrekullisht madhështinë e kësaj beteje heroike:

” Ah, qëndro, o Met Zeneli !

Ban gajret, o Vuksan Gjeli !

Mos e lesho mori Zagore,

Ngul Sinan, bre re mizore,

Se me gjasë ke dridhet Suka

Asht tuj ardh bash Oso Kuka.

Dragojt shqiptarë të prirē nga Oso Kuka dolēn si shqiponjat nga çerdhja e tyre dhe fluturuan drejt në “Logun e Zanave”, siç e quan Fishta mejdanin e trimave:

“Aman Zot kur Osoja mbrrini,

Si re breshni kresë njaj vrrini.

Me tridhjetë e disa burra

E zateti nëpër curra.

Aty qiell má nuk u pá.

Aty pushkë má nuk u dá.

Kriste ltina e dumdunja,

Porsi breshni vinte plumja”.

Kush e ka pá Vaterlonë dhe i njeh përmasat e kësaj kasaphanje përmes vargjeve të Hygoit: “Vaterlo, Vaterlo, Vaterlo – fushëvarr” ështē në gjendje të imagjinojë guximin e trimërinë legjendare të Oso Kukës dhe Çetës së tij, të cilët luftuan si luanë për 10 orë kundër ushtrisë malazeze, derisa kryetrimi i tyre e kthen kullën e Vraninës në një varr masiv për ushtrinë e Knjazit. Perlat e Vraninës u kthyen në ferr për agresorët. Kur e pa se ndihma ushtarake nga Shkodra nuk po i vinte dhe i kishin mbetur gjallë vetëm 7-8 luftëtarë të plagosur, Oso Kuka si luani i plagosur dhe i egërsuar u mbyll në “Kullēn e Barotit”. Dhjetëra luftëtarë malazezë hipën nē çatinë e Kullës që nuk jepej. Ndërkaq 800 forca të tjera e kishin futur atë në një rreth të hekurt.

Kryetrimi Oso Kuka merr me tē shpejtë vendimin që e bëri të pavdekshëm në histori:

“Ndigjo Nikollë, të vraftë Zoti,

Se k’tu i thonë Oso Baroti,

Se djeg veten edhe ty….”.

Ai u vuni flakën fuqive të barotit për ta kthyer Kullën e Vraninës, këtë çerdhe shqiponjash nē varr masiv për armikun. Kulla e Vraninēs u hodh në erë, bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit.

Oso Kuka vendosi të vetëflijohej dhe me shkrumbin e vet dhe të luftëtarëve tē tij të digjte armikun. 800 malazezë u dogjēn në flakët e barotit, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin vrarë në orët e kësaj lufte tē përgjakshme.

Kështu përfundoj kjo betejë pa tē dytë në histori, në qershor të vitit 1862.

Oso Kuka bëri atë që nuk e bëri dot Pashai i Janinës, Ali Pasha, që përfundoi me krye tē prerë në tepsi, për t’u dërguar nē Stamboll tek Sulltani.

Ai, Oso Kuka, e ktheu Vraninēn në “Trojēn Shqiptare”.

Kulla e Oso Kukës në Vraninë rá, por u ngritën shqiptarët. U ngritën zërat për heroizmat dhe kërkesat e tyre. Kjo kullë u bë simbol qëndrese nē mbarë trojet etnike. Dhjetëra djelmosha shkodranë u vranë në moshën mē të bukur tē tyre, por e shpaguan vehten duke vrarë qindra armiqë, që u dogjën e u përvëluan në flakët e barotit.

Trimëria e kthyer nē legjendë e Oso Kukës dhe akti i tij sublim i kanē dhanë kurajo e besim të patundur nē të katër anët, brezave pas trimit të Vraninës, nē ëndrrat e tyre për çlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre në një shtet.

Emri dhe fama e Oso Kukës dhe e çetës së tij trime u përhap me shpejtēsi si rrufeja, nga Shkodra në Janinë e Kosovë, në Manastir e Shkup. Çdo kullë shqiptare u kthye në kēshtjellë qëndrese për liri.Ja si e pershkruan kēnga epike djaloshin trim të Kosovēs Zhuj Selmanin, që qëndroi 10 vjet nē Kullat e Sherametit dhe kreu të njëjtin akt sublim në mbrojtje tē kauzës shqiptare në vitin 1875:

“Flakë të kuqe e tym tē zi

Nē ato kulla kush ka hi

Zhujë Selmani me Kapakli.

Kah del Dielli e preron Hana

Zhujë Selman nuk ban ma nana”.

Beteja tek Kulla e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë është aksioni i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e tokave shqiptare nga coptimi i Vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1878.

Pas luftimeve të ashpra malësorët djegin kullën dhe vrasin Maxharr Pashēn, Të Dërguarin ë Fuqive të Mëdha.
Vritet edhe Abdullah Pashë Dreni, i cili e mori në mbrojtje Maxharrin. Mbeti në betejë edhe Col Delia.

“Flakë e kuqe u dhez Gjakova,

Për dritare zgjatet dora.

Amanet trima shqiptarë,

Një kovë ujë me e ndrrue me ár.

Col Delia i Geghysenit,

Pushka e parë e Lidhjes së Prizrenit,

Tuj vikatë, tuj shkue si n’dasëm,

Në një vend të keq e ka gjetë Pashën”.

Aktin e Oso Kukës e përsëriti Mic Sokoli në Betejën e Shtimes, më dt. 21 prill të vitit 1881, ku përfundimisht u thye Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Populli e ka kthyer në kengë aktin heroik të trimave shqiptarë:

“N’Fushë t’Kosovës u lidh jezeri.

Haj medet ka mbetë shumë njéri.

Mic Sokoli e Zmajl Hyseni”…

Kulla e Vraninës ka simotër të historisë Sarajet e Ali Pashë Gucisë, kullat e Binak Alisë e Mic Sokolit, Ali Ibrës, kullat e Boletinëve, Dedë Gjo’ Lulit, Idriz Seferit, kullën e Elez Isufit, kullat e Zogollëve, Azem Bejtës, Ahmet Delisë, Sadik Ramës, Çun Mulës, Shaban Polluzhës, Prek Calit, kullat e Tahir Mehës, kullat e Jasharajve, kullat e Haradinajve e Jabllanicës, të cilat u kthyen në kala qëndrese dhe flakadanë të pashuar të betejave për lirinë e Atdheut gjatë historisë tonë.

Kulla e Vraninës ka si motëra Kullat e Junikut. Ajo u bá burim frymēzimi për luftëtarët e lirisë. Nuk ka poet më të madh se popullin. Askush më bukur se ai nuk përshkruan trimërinë e bijëve të vet:

“Mua po mē thonē Brahim Sadiki,

I kam kullat midis Juniki.

Ku t’qëlloj pushkën e nisi.

Vet po jes, Pashën koriti”

Më dt. 21-25 maj të vitit 1912 u mblodh Kuvendi i Junikut me 250 delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Truri i Lëvizjes Kombëtare, Hasan Prishtina, lëshoi Proklamatën: Shpëtim a Vdekje”.

Ky Kuvend hartoi Platformën për Kryengritjen e Përgjithshme dhe Shpalljen e Pavarësisë.Kryengritësit, të udhëhequr nga korifeu Hasan Prishtina, “Robinhudi Shqiptar” Isa Boletini, tribuni popullor Bajram Curri, në gusht 1912 çliruan Shkupin dhe në tetor thirrën Kuvendin e Shkupit.Hasan Prishtina kërkoj bashkimin e katër Vilajeteve në një shtet të vetëm me kryeqytet Shkupin.Kjo Kryengritje çoi në “Nëntorin e Dytë”. Plaku i Vlorës Ismail Qemali shpalli Pavarësinë, pikërisht me dt. 28 Nëntor, ditën kur Gjergj Kastrioti – Skēnderbeu kishte ngritur krenarë Flamurin tonë në Kalanë e Krujës në vitin 1444.

Kuvendi i Junikut është prologu i Pavarësisë. Zëri brilant i Shkurte Fejzës na përcjell mrekullisht madhështinë e këtij Kuvendi, në vargjet e poetit Hamit Aliaj, me rastin e 100- vjetorit:

 

-“O Junik me kulla guri.

 Prej tek ti u nis Flamuri.

N’Mitrovicë e n’Kaçanik

Thërret Kosova: – o Junik”.

 

Në Junik gjenerali Klark njohu legjitimitetin e UÇK-së.

 

Nga kullat e Zogollëve doli Burrështetasi Ahmet Zogu, i cili ështē themeluesi i Shtetit modern Shqiptar. Ky burrë u bë barrikadë tridhjetë vjeçare e pakapercyeshme e komunizmit në Shqipëri. Me shpalljen “Mbret i Shqiptarëve” mbajti lart frymën kombëtare.

 

Kulla e Oso Kukës ka simotër kullën e Sali Manit, Kullën e Konferencës së Bujanit dhjetor 1943-janar 1944. Në këtë kullë, në këtë Konferencë u vendos Bashkimi Kombëtar sipas parimit tē Vetēvendosjes së Popujve pas Luftës së Dytë Botērore. Edhe kjo Konferencë u tradhtua nga komunistët.

 

Kulla e Vraninës ka si motër Kullen e Muharrem Bajraktarit të Lumës.

 

Kulla e Zeqir Halilit i dha Shqipërisë Kryetarin e Partisë Demokratike, ish-Presidentin, ish-Kryeministrin Sali Berisha.

 

Familjet emblematike të Kosovës, Jasharajt dhe Haradinajt, shënuan epopenë mē të lavdishme të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar.

Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, flijoj’ krejt familjen për lirinë e Kosovës në Kullat e veta duke luftuar me heroizëm të pashoq.

Familja Haradinaj vuni në themelet e Pavarsisë së Kosovës Shkëlzenin, Luanin, Enverin. Kalorësi i Lirisë, Ramush Haradinaj, pas një beteje të gjatë disavjeçare në Hagë, e së fundmi në Francē, triumfoi dhe çertifikoi kauzën e drejtē të UÇK-së dhe Luftën e saj për çlirimin e Kosovës, ashtu siç e kishte çertifikuar Krishtërimin si fe zyrtare Konstandini i Madh me Ediktin e Milanos në vitin 313.

 

Pas një betejë të gjatē po finalizohet Kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë, që kishte si pikënisje kullat e Zajasit, prirë nga strategu i luftës, Ali Ahmeti. Sot Parlamenti i Maqedonisë drejtohet nga Telat Xhaferi. Gjuha Shqipe ështē gjuhë zyrtare. Së shpejti, Shqiptarët si faktor shtetëformues do të kenë Kryeministrin ose Presidentin.

 

Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre ishin përcaktues të shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia në Referendumin e vitit 2006, po ashtu dhe të Qeverisë pro-perëndimore të zgjedhjeve të fundit dhe të antarësimit të Malit të Zi në NATO.

 

Kauza Çame eshtë bërë kryefjalë e kallzues i axhendës së kancelarive perëndimore.

 

Presheva mbetet Nyja Gardiane e Shqiptarizmit.
Vëllezërit tanë atje presin përmbushjen e idealit të UÇPMB-sē dhe Komandant Lleshit (Ritvan Qazimit), vrarë pabesisht në pusi Ditën e Nēnshkrimit të Paqes.

 

Kombi Shqipëtar pret finalizimin e ëndrrës mijëra vjeçare, krijimin e Shtetit-Komb.

 

Kulla e Vraninës, kjo “Krujë e dytē” e Epopesē së Kombit, është njē nga shenjtoret më tē mëdha, siç është mbrojtësi i saj heroik Oso Kuka, simboli i trimërisë dhe i patriotizmit shqiptarë.

 

Poeti Hamit Aliiaj e ka skalitur bukur me penën e tij këtë kullë, që eshtë kryefjala e qëndresës shqiptare, përmendore e nacionalizmit, memorial i ndërgjegjes kombëtare, por e lanun në harresë:

 

“Moj Vraninë, Vranina e shkretë

Tek ti vijnë e mblidhen retë

Mblidhen retë e vajton moti

Tek kjo kullë, kullë baroti.

 

Kulla e Vraninës duhet të jetë për bashkëkombasit, ashtu siç është Meka dhe Jeruzalemi për dy fetë e mëdha botërore.
Historia ta ka gdhendur emrin me shkronja tē arta Oso Kuka. Është koha që bashkëkombasit ta ngrenë me madhështi Përmendoren.

-Tungjatjeta, Oso Baroti !

 

Vraninë, 31 gusht 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: Azgan haklaj, FLAKADAN I PËRJETSHËM, i Lirise, Oso Kuka

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT