• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci

February 21, 2017 by dgreca

-Lidhjet historike mes dy shteteve forcohen/

 

1 flet Hoxhaj

Zagreb, 21 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me vizitën në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kroaci ku sot ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaska dhe ka mbajtur një ligjëratë.

2 Hoxhaj

Hoxhaj ka folur para një numri të përzgjedhurve nga shkenca, shoqëria civile dhe diplomacia, për raportet e jashtëzakonshme politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, edhe  për faktin që ka një lidhje historike mes dy shoqërive.4 Hoxhaj Kraci

Si shembull, ai ka përmendur komunitetet shqiptare nga Kosova dhe kroate që jetojnë në të dyja vendet respektive dhe që e kanë forcuar këtë raport të veçantë mes të dy vendeve të Ballkanit.“Sa herë që jam në Kroaci, kam një ndjenjë të fortë të raporteve të veçanta që kemi jo vetëm ndërmjet shteteve tona por edhe shoqërive. Janë edhe lidhje historike. Në kohë të ndryshme, kemi dhënë shumë për njëri-tjetrin dhe nuk dyshoj se do të jetë kështu përherë. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për intensifikim edhe më të madh të raporteve në të gjitha nivelet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë” ka thënë Hoxhaj në ligjëratën e organizuar nga Lëvizja Evropiane e Kroacisë dhe Akademia Diplomatike.

Më pas, Kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe deputeten shqiptare në Kroaci, Lekaj Prljaska të cilën e ka falënderuar për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë shtet.

Po ashtu, ai është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci të cilët i ka ftuar që ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me sy shteteve dhe popujve.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovicć, Kryeministrin Andrej Plenkovic, ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier dhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: B Jashari, Hoxhaj takon shqiptarët, ne Kroaci

Përkrahje madhështore për Ramush Haradinajn

January 21, 2017 by dgreca

2 haradinaj2PRISHTINË, 21 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Dhetëra mijëra qytetarë, nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah  të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në një protestë madhështore në Prishtinë, ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë, thekson AAK.1 Limaj

“E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore!”, deklaron AAK.1 haradinaj

“Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!”, theksohet më tej.

AAK, u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë kryetarin Haradinaj!, përfundon njoftimi. /b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: B Jashari, për Ramush Haradinajn, Përkrahje madhështore

Kosova, strategji kombëtare për trashëgiminë kulturore

December 30, 2016 by dgreca

1-prishtina4-Kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj/

PRISHTINË, 30 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027, si dokument themelor i politikave të Kosovës në këtë fushë në periudhë afatgjate.Ministria deklaroi se, kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj.

Me qëllim të përcaktimit të vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, zhvillimit të bashkëpunimit dhe avancimit të sistemit të mbrojtjes dhe ruajtjes të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar dokumentin Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027.

Në dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj.

Synimet e Strategjisë janë: – Sistemi ligjor dhe institucional i mbrojtjes – në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve tjera relevante dhe angazhimeve të Kosovës, si dhe orientimin e Qeverisë së Kosovës karshi Prioriteteve të Partneritetit Evropian dhe anëtarësimit në UNESCO; – Qasja e integruar në mbrojtje – sipas parimeve dhe trendëve të planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban, ekonomik, shoqëror dhe kulturor; – Edukimi, promovimi dhe ndërgjegjësimi qytetar – me qëllim të nxitjes së ndjenjës së identitetit kulturor dhe si burim i frymëzimit dhe inovacionit.Dokumenti i Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore ka përcaktuar 5 objektiva: 1. Avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale; 2. Qasja e integruar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, drejt zhvillimit të qëndrueshëm; 3. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore; 4. Promovimi i trashëgimisë kulturore; 5. Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në fushën e avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale, prioritet mbetet investimi në institucionet e trashëgimisë kulturore dhe në sistemin e mbrojtjes në përgjithësi. Avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit për trashëgimi kulturore do të përfshijë edhe masat që garantojnë harmonizimin me ligjet tjera të Kosovës, si dhe me legjislacionin e BE-së.

Qasja e integruar me këtë strategji merr përmasa zhvillimore në gjithë territorin e Kosovës duke e promovuar trashëgiminë kulturore si resurs të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor, në konsultim me aktorët relevantë dhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të komuniteteve relevante, përfshirë komunitetet fetare, si dhe pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit e pronave kulturore, siç është përcaktuar me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare ligjore dhe politike të institucioneve të Kosovës.

Objektiv i veçantë dhe sfidues në këtë qasje bëhet përfshirja e trashëgimisë kulturore në plane dhe programe zhvillimore komunale dhe kombëtare. Metodologjia dhe praktikat e mira të konservimit të integruar të cilat promovojnë konkurrencë të lirë dhe të shëndoshë, si dhe nxitjen e kreativitetit dhe të inovacionit, do të vihen në shërbim të komunave të Kosovës nëpërmjet avancimit dhe zbatimit konsekuent të dokumentit strategjik të MKRS-së për konservimin e integruar (2010) dhe në harmoni me udhëzimet dhe praktikat ndërkombëtare, të promovuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICCROM-i etj.

Komunikimi dhe promovimi gjithëpërfshirës i trashëgimisë kulturore dhe i arritjeve në fushën e zhvillimit kulturor me këtë Strategji bëhet hallkë vitale e procesit të mbrojtjes dhe njëherë e mëvetësishme, e cila garanton promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Strategjia në këtë kuadër shtron si kërkese studimin e plotë dhe sistematik të trashëgimisë kulturore, si dhe interpretimin objektiv për t’u plasuar në botime dhe mediume virtuale.

Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive, në këtë kuadër, do të përkrahet me qëllim të zhvillimit pozitiv të debatit bashkëkohor në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Së këndejmi, do të përkrahet ndërtimi sistematik i kapaciteteve profesionale të punonjësve të trashëgimisë kulturore, të cilët përbëjnë burimin formal të komunikimit dhe të veprimit pjesëmarrës me publikun e gjerë.

Përtej këtyre angazhimeve dhe duke ruajtur të drejtat e pronarëve, poseduesve dhe shfrytëzuesve të pronave kulturore, Strategjia thërret për përmirësim të “qasjes për të gjithë” në trashëgiminë kulturore si e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si kontribut i të gjitha palëve për sigurim të qasjes së papenguar.

Gjatë hartimit të Strategjisë janë shqyrtuar gjerësisht përvojat e kaluara dhe gjendja e trashëgimisë kulturore në Kosovë, si dhe çështjet që kërkojnë rishikim dhe orientim të ri në periudhën 2017-2027. Çështjet dhe përvojat janë identifikuar në formë të analizës së të dhënave nga dokumentet relevante të rëndësisë kombëtare për Republikën e Kosovës, si dhe në bazë të përvojës institucionale në ballafaqimin ditor me problematikat e fushës së trashëgimisë kulturore.

Gjatë hartimit të dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore janë zbatuar udhëzimet për hartimin e dokumenteve strategjike duke përfshirë dhe procesin konsultativ. Në proces janë shqyrtuar edhe dokumente tjera, konventa dhe karta ndërkombëtare.

Filed Under: Kulture Tagged With: B Jashari, Kosove, per Kulturen, strategjia Kombetare

Prizreni edhe kryeqytet filmi-Fillon DokuFest

August 6, 2016 by dgreca

-Pritet të shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës, që janë përzgjedhur nga një numër rekord -mbi 5 mijë aplikime/

PRIZREN, 5 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, është hapur Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 15-të, jubilar, i cili do të do vazhdojë deri në 13 gusht, në 6 programe garuese dhe 18  speciale.

Organizatorët paralajmëruan shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës, që janë përzgjedhur nga një numër rekord -mbi 5 mijë aplikime, derisa mbahej ceremonia e hapjes së Festivalit, e zhvilluar në kinemanë mbi Lumëbardh.

Në programin e paralajmëruar, në një nga 6 kategoritë garuese – shteteve të Ballkanit, janë edhe filmat nga Kosova, si dhe dy filma nga Shqipëria: “Pritja” i Roland Sejko dhe “Selita” nga  Elton Baxhaku e Eriona Çami.

“Behemoth”, një dokumentar nga regjisori dhe artisti kinez Zhao Liang  bën hapjen e Festivalit, ndërsa filmi ikonik “Close Up” nga regjisori i ndjerë iranian Abbas Kiarostami do të jetë filmi i fundit-përmbyllës në këtë edicion.

“Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori dhe në një konferencë të teknologjisë” , kanë bërë të ditur organizatorët.
Verën e kaluar, në DokuFest 2015 në qendër ishte tema e migrimit me filma nga e gjithë bota dhe rajoni. Nga 228 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë, 124 bënin pjesë në programet garuese.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Filed Under: Kulture Tagged With: -Fillon DokuFest, B Jashari, edhe kryeqytet filmi, Prizreni

Kuvendi i Kosoves-Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ende nuk është në axehendë

July 14, 2016 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, miratohen ndryshime e plotësime në Buxhetin e Shtetit 2016/

-Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ende nuk është në axehendë/

PRISHTINË, 14 Korrik 2016- Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit 2016, i miratuar në parim në 7 korrik në Kuvendin e Kosovës, sot në seancën plenare të nisur në mesditë u shqyrtua herën e dytë dhe u miratua me procedurë të përshpejtuar,me shumicë votash -70 pro 2 kundër dhe dy abstenime. Seanca filloi punimet me 77 deputetë në sallë dhe me vonesë afër dy orëshe të nisjes dhe të ardhjes së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK, Ismet Beqiri, Kuvendi me shumicë votash, 80 pro e 2 abstenime, futi në rend dite me procedurë të përshpejtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane KfË Frankfurt Am Main për programin “Masat e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesat Publike në Nivel Komunal në Kosovë”. Ky projektligj u rendit si pikë e parë e axhendës së seancës plenare dhe u miratua me 87 vota pro, 1 abstenim e 1 kundër. Drafti i buxhetit është diskutuar dhe është i dakorduar plotësish me Fondin Monetar Ndërkombëtar e më pas u miratua në fillim të këtij muaji, në 1 korrik, nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e 99-të, të 31-tën në vitin 2016.

Buxheti i Shtetit për vitin 2016, i miratuar në Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor, si u theksua me atë rast, është në linjë të plotë me objektivat e qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike e stabilitet buxhetor.

Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2016 ishin planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, që është një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014. Për vitin 2016, shpenzimet bazë parashihej të jenë 1 miliard e 678 milionë euro.

Në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës sot ishin edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, i cili u miratua, dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015, për votimin e të cilit nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.

Në Kuvendin e Kosovës ende nuk është në axehendë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, për ratifikimin e të cilit duhen së paku 80 vota nga 120 deputetët sa janë gjithësej. Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen që pritej të mbahej dje, ku do të vendosej për ta proceduar për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Vendimi për shtyrjen e mbledhjes u mor pasi partia më e madhe kosovare, e koalicionit qeverisës, PDK, ka kërkuar që qeveria të mos ngutet.

Sipas shtypit të sotëm në Prishtinë, PDK e sheh të nevojshme arritjen e një konsensusi nacional për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa partia e dytë kosovare dhe e koalicionit qeverisës, LDK, insiston se demarkacioni shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Opozita ka një alternativë që kjo çështje të zgjidhet deri në shtator.

Ndërkohë, kanë nisur iniciativa për t’i ulur përreth një tryeze liderët e partive kryesore të Kosovës në pushtet dhe opozitë, në përpjekjen që të mbërrihen konsensusi dhe qasja e përbashkët rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Filed Under: Kronike Tagged With: B Jashari, Jo Demarkacioni, Kuvendi i kosoves, Ligji per Buxhetin

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT