Nga Esad GJONBALAJ/
Lufta e Kosovës mbarte në vete ngjarje dhe momente që në përmbajtje të ndodhive u ngjasojnë skenarëve dhe personazheve të veprave rrëqenthëse të mbijetesës dhe sakrificës së popujve për liri.I tille është edhe momenti i takimit në fushëbetejat për lirinë e Kosovës të Hysen Ali Bruçajt dhe djalit të tije Arsimit.
Kjo foto që shihni përmban në vetveten një mesazh të fort të sakrificës por edhe të atdhedashurisë së madhe të një familje shqiptare nga Vuthajt e Plavë Gucisë . Hysen Bruçaj në kohen e luftës së Kosovës ishte duke jetuar në New York por edhe pse në moshe të shtyrë sëbashku me batlonin Atlantiku erdhi për të luftuar për lirinë e Kosovës.
Djali i xha Hysenit, Arsimi në kohen e luftës gjendej në Kosove por dashuria e zjarret për lirin e atdheut nuk i linte të qet dhe si mijëra të rinje i bashkëngjitet aradhave të liridashve të atdheut. Edhe pse me mijëra kilometra larg njeri nga tjetrit Hysenin dhe Arsimin i bashkoi uniforma e UCK-së dhe ideali i shpirtit patriotik i kalitur ne këtë familje brez pas brezi.Ndërkaq për veprën e Hysen Ali Brucaj poeti Ramiz Lushaj përmes vargjeve te tije shkruan kështu:
PUSHKË E KOMBIT
Një zemër. Dy emra me lavdi.
Me plis lufte në tre germa: UÇK.
Ata vinin nga dy kontinente,
Prej Amerikës. Prej Europës.
Baca Hysen e Arsimi,
Dy breza në një llogore.
Për Lirinë e Kosovës.
Pushkë e Kombit në fronte të nderit,
Babë e bir nga Brucajt e Kelmendit.
Ata i thirri Apeli i Kohës.
Morën emrin e përbashkët:
Luftëtarë të Pavarësisë së Kosovës!