• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacion nga Bashkia e Tiranës në Prishtinë

September 13, 2016 by dgreca

  • Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon/

tirane-prishtine

tirane-prishtine-3

tirane-prishtine-5PRISHTINË, 13 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Komunën e Prishtinës e vizitoi sot një delegacion i Bashkisë së Tiranës, i udhëhequr nga Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Komunës së Prishtinës. Në këtë takim të parë të kësaj vizite dyditore, u diskutuan për projekte të përbashkëta si dhe u shkëmbyen përvoja nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme.

Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon. Ata u dakorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna.

Delegacioni nga Bashkia e Tiranës do të qëndrojë për dy ditë në Prishtinë, ku do të merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të kësaj komune, si dhe do të zhvillojë takime me drejtori të caktuara për të forcuar edhe më tepër bashkëpunimin në fusha konkrete./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkia e Tiranes, delegacion, Erion Velija, ne Prishtine

Tirana do të ketë monumentin kushtuar viktimave të komunizmit

August 23, 2014 by dgreca

Bashkia e Tiranës, konkurs për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit/
Së shpejti, Tirana do të ketë monumentin kushtuar viktimave të komunizmit.
Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin për realizimin e monumentit kushtuar viktimave të komunizmit.
Në fazën e parë të këtij konkursi do të përzgjidhet punimi i bocetit më të mirë, duke vlerësuar punën artistike si dhe impaktin visual në raport me evidentimin e këtij fenomeni që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare.
Sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës, artistët pjesëmarrës duhet të paraqesin bocetin, së bashku me CV e tyre profesionale. Afati i dorëzimit të bocetit është 3 muaj nga data e sotme. Ndërsa boceti duhet të jetë jo më i vogël se 25 cm dhe jo më i madh se 50 cm (material variabël).
Të gjithë artistët pjesëmarrës në konkurrim duhet të paraqesin bocetin për “Monumenti për viktimat e komunizmit”, pranë drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës.(Sipas ATSH)

Filed Under: Kronike Tagged With: bashkia e Tiranes, Konkurs, krimet e komunizmit

Bashkia e Tiranës: Azem Hajdari do prehet nesër tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit

September 11, 2013 by dgreca

Bashkia e Tiranës njoftoi se ditën e enjte, me 12 shtator,  trupi i Azem Hajdarit do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit./

“Ditën e enjte, më datë 12 shtator, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

-Në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,” thuhet në njoftimin e Bashkisë, e cila ka shpërndarë edhe një CV të Azem Hajdarit.
Biografia e Azem Hajdarit:

-Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

-I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i  lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;

-Më 1987 fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

-Në vitin 1993 diplomohet për filozofi në Universitetin e Tiranës;

-Në vitin 1995 diplomohet si jurist në Universitetin e Tiranës;

-Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për filozofi;

-Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

 

Aktiviteti Politik:

-Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

-Dhjetor 1990 –Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

-1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;

-31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;

-22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;

-26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;

-29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;

-1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

-Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

-Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

-1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

Vlerësime për Heroin e Demokracisë:

-Urdhri i  Flamurit;

-Urdhri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;

-Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;

-Urdhri “Nderi i Kombit” (2002);

-Pishtar i Demokracisë;

-“Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë

SHENIM: Kryetari i Vatres, editori i Diellit dhe nje grup vatranesh kane marre ftese per te qene pjese e asaj ceremonie.

Filed Under: Featured Tagged With: Axem Hjadari, Azem hajdari, bashkia e Tiranes, ne varrezat e deshmoreve

Nis ndërtimi i Bulevardit të Tiranës

September 7, 2013 by dgreca

Kanë nisur te shtunen punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, projektit më të rëndësishëm për kryeqytetin shqiptare. I premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth 2 vite më parë, sot ky projekt nis zbatimin, duke sjellë një korridor të ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për Tiranën. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka cilësuar ditën e sotme, historike për të ardhmen e kryeqytetit shqiptar.

“Sot jemi dëshmitarë të nisjes së transformimit më të madh të ndodhur ndonjëherë në qytet.

Fillimi i punimeve të bulevardit të ri është një ditë historike, sepse kryeqyteti ynë rritet, fiton një gjymtyrë të re, sheh më mirë, thyen kufijtë dhe merr frymë më lirisht. Jam i lumtur që sot po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën, një korridor punësimi, nxitje të sipërmarrjes, si dhe një hapësirë të re të gjelbërimit, dhe argëtimit“ – u shpreh kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku Basha e konsideroi nisjen e punimeve, si përgjigjen më të mirë ndaj atyre që nuk e besuan këtë premtim të bërë dy vjet më parë. Zoti Basha theksoi se me vepra po dëshmojmë çdo ditë se jemi në shërbim të qytetarëve dhe nuk bëjmë premtime boshe.

“Kur e shpallëm bulevardin e ri si prioritet strategjik, shumëkush ishte skeptik. Nuk e kam fjalën këtu për skeptikët e mbrapshtë që janë kundër zhvillimit e suksesit, por për ata qytetarë që me të drejtë dyshonin, pasi ishin mësuar me fjalë shumë e punë pak. Dhe ja ku jemi sot, bulevardi i ri po nis, po merr jetë! Ne kemi thënë se jemi ndryshe dhe ndryshe jemi. Puna jonë flet vetë, ne nuk jemi politikanë të fjalëve shterpë e të premtimeve boshe. Ne i shërbejmë qytetarit, sepse ky është misioni ynë“ – deklaroi z. Basha.

Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore, do t’i shtojë gjelbërimit të qytetit një kurorë të çmuar me pemë të reja. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës, që ka qenë e margjinalizuar.

“Në besojmë tek zhvilimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato“ – u shpreh z. Basha .

Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore, do t’i shtojë gjelbërimit të qytetit një kurorë të çmuar me pemë të reja. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës, që ka qenë e margjinalizuar.

“Në besojmë tek zhvilimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato“ – u shpreh z. Basha .

Zoti Basha ka garantuar sot të gjithë banorët që preken nga shpronësimet, se zëri i tyre do të dëgjohet, sikundër garantoi se askush nuk do të mund ta pengojë realizimin e këtij projekti.

“Sikundër sigurova dje përfaqësuesit e banorëve që preken nga shpronësimet për ndërtimin e bulevardit, i siguroj edhe sot se Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht do të dëgjojmë një për një çdo pretendim dhe do të korrigjojmë çdo shpronësim të bërë në parametra të pamerituar, në mënyrë që çdo familjar dhe çdo banor i bulevardit të ri, të ndihet bashkëaksioner i këtij projekti madhor të qytetit tonë, sikundër i siguroj ata që përdorin dhe keqpërdorin bashkëqytetarët, për të avancuar axhendën e tyre të bllokimit se nuk do ia dalin. Ky është vullneti i qytetarëve të Tiranës, i Tiranës moderne dhe evropiane dhe ne do të ecim përpara!“ – u shpreh kryebashkiaku Basha.

Kryebashkiaku Basha ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre, në shndërrimin në realitet të këtij projekti, si Emirin e Kuvajtit, qeverinë e Abu Dhabit, Fondin e Zhvillimit të Abu – Dhabit e në veçanti mikun e çmuar të Shqipërisë, Princin Abdullah, Emirin e Shtetit të Katarit, qeverinë shqiptare e në veçanti kryeministrin Berisha, për mbështetjen e gjithanshme që i dha këtij projekti, studion prestigjioze ndërkombëtare Grimshaw Architects, qytetarët e Tiranës të cilët u bënë pjesë e vendimmarrjes me opinionet e tyre si dhe stafin e Bashkisë së Tiranës.

Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri është Copri – Construction Enterprises LLW. Kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajsh.

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha, bashkia e Tiranes, Bulevardi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT