• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-ZGJEDHJET, MUNDËSI E SHKËLQYER PËR PJEKURI POLITIKE

June 3, 2017 by dgreca

-Shefi i Misionit nga Bashkimi Evropian: Zgjedhjet në Kosovë, mundësi e shkëlqyer për të treguar pjekuri demokratike/1 prishtina1

  -Rreth 100 vëzhgues nga vende të ndryshme të shteteve anëtare të BE-së si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra/
2 Prishtina-Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) u dërgua në Kosovë pas një ftese nga President/Korrespondenti-i Gazetes-DIELLI-Behlul-Jashari-ne-konfernce-per-shtyp-te Jens-Stoltenberg-NATO_Isa-Mustafa-Kosove-3shkurt2017-Prishtine
Ne Foto:Gazetari Behlul JASHARI, Korrespondenti i Diellit ne Kosove/
PRISHTINË, 2 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe anëtari i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, Alojz Peterle, gjatë një konference për shtyp sot në Prishtinë, bëri thirrje për kampanjë paqësore dhe zgjedhje të besueshme.
 “I bëj thirrje të gjitha palëve që të luajnë rolin e tyre duke siguruar sjellje paqësore gjatë gjithë kampanjës, dhe të mos humbasin këtë mundësi për të siguruar zgjedhje të besueshme për të gjithë popullin e Kosovës”, tha ai.
 Gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, Peterle u takua me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me kryeministrin në largim Isa Mustafa, ministrin në largim Enver Hoxhaj, si dhe me përfaqësues të subjekteve politike, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar.
 Duke pranuar që ka sfida në administrimin e zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër prej 30 ditësh për zgjedhjet e parakohshme legjislative të 11 qershorit, Peterle tha se megjithatë ato përfaqësojnë “një mundësi të shkëlqyer për të treguar pjekuri demokratike”. 
Ai gjithashtu bëri thirrje që të gjithë akterët politikë të “përmbahen nga çdo gjuhë ose formë e presionit dhe frikësimit që mund të dëmtojë integritetin e procesit zgjedhor”. Kjo përfshin edhe lejimin e mediave që të ofrojnë platformë për subjektet politike pa ndërhyrje. 
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) u dërgua në Kosovë pas një ftese nga Presidenti i Kosovës. Një ekip bazë prej tetë analistësh arritën në Kosovë më 19 maj. Përveç 16 vëzhguesve afatgjatë të dërguar nëpër Kosovë, Misionit do t’i bashkangjiten edhe 32 vëzhgues afatshkurtër, një delegacion nga Parlamenti Evropian si dhe vëzhgues të rekrutuar individualisht nga përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë të shteteve anëtare të BE-së. Gjithsej, Misioni do të përbëhet nga rreth 100 vëzhgues nga vende të ndryshme të shteteve anëtare të BE-së si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra. 
Një deklaratë preliminare me të gjeturat e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të prezentohet në një konferencë për shtyp në Prishtinë, 48 orë pas ditës së zgjedhjeve. Dy deri tre muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor, Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve do të publikojë raportin final, i cili do të përfshijë rekomandime për zgjedhjet në të ardhmen.

EU EOM dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë operojnë si të pavarur nën mandate specifike.

 ***
 
EU Chief Observer calls elections in Kosovo an opportunity to demonstrate democratic maturity
 
PRISTINA, 2 June 2017 – Chief Observer of the EU Election Observation Mission in Kosovo and Member of the European Parliament for Slovenia, Alojz Peterle, called today for a peaceful campaign and credible elections during a press conference in Pristina. 
“I call on all stakeholders to play their part in ensuring the peaceful conduct of the rest of the campaign, and not to miss this opportunity to ensure credible elections for all the people of Kosovo,” he said. 
During his two-day visit to Kosovo, Mr Peterle met with the head of the Central Election Commission Valdete Daka, acting Prime Minister Isa Mustafa, acting Foreign Minister Enver Hoxhaj as well as representatives of political entities, civil society and the international community.
While acknowledging the challenges posed to the election administration by the short timeframe of 30 days for the 11 June early legislative elections, Peterle said they nevertheless represented “an excellent opportunity to demonstrate democratic maturity.” 
He also urged all political actors to “refrain from any language or forms of pressure and intimidation that could undermine the integrity of the electoral process.” This includes allowing the media to offer a platform to political entities without interference. 
The EOM was deployed following an invitation from the President of Kosovo. A core team of eight analysts arrived in Kosovo on 19 May. In addition to 16 long-term observers deployed across, the Mission will be joined 32 short-term observers, a delegation from the European Parliament as well as locally recruited observers from the diplomatic representations of EU Member States in Kosovo. In total the EOM will comprise around 100 observers drawn from different EU Member States as well as Norway and Switzerland. 
A preliminary statement of the EOM’s findings will be presented at a press conference in Pristina within 48 hours of election day. Two to three months after the end of the election process the EOM will publish a final report, including recommendations for future elections.
The EU EOM and the EU Office/EU Special Representative in Kosovo operate independently under their specific mandates.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Shefi i Misionit te BE, zgjedhjet ne Kosove

Ish-presidentes së Kosovës ndalesë vizite në Serbi

June 2, 2017 by dgreca

2 jahjaga

-Ministrja Edita Tahiri njofton Bashkimin Evropian për ndalesën e vizitës së ish-presidentes Atifete Jahjaga në Serbi/PRISHTINË, 2 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i pamundësohet hyrja në Serbi- vizita në Beograd, me një arsyetim absurd nga autoritetet serbe. Për këtë ka njoftuar vetë ish-prasidentja, e cila ka shkruar:Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.

Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.

Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time.

Zyra ime dhe organizatorët e festivalit janë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar pjesëmarrjen time në këtë festival, me bindjen se pranimi i së vërtetës mbi krimet e luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që shoqëritë e dy vendeve të ecin përpara.

Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të 90-a kur kanë qenë edhe protagonistë.

Por dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udheheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufinj, përfundon ish-presidentja Jahjaga.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar Bashkimin Evropian për ndalesën e vizitës së ish Presidentes, Atifete Jahjaga, në Beograd nga ana e autoriteteve të Serbisë, duke theksuar se me këtë akt refuzimi Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe atë për vizita zyrtare midis dy shteteve.
Ajo ka thënë se zonja Atifete Jahjaga kishte respektuar procedurat zyrtare të parapara në Marrëveshjen e Brukselit dhe se vizita e saj ishte për qëllime kulturore dhe humanitare, për të paraqitur tragjedinë e grave të mbijetuara nga dhunimet seksuale gjatë luftës në Kosovë nga ana e forcave serbe, në një ngjarje kulturore në Beograd.
Ministrja Tahiri theksoi se akti i refuzimit nga Serbia tregon qartë se Serbia nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën e saj agresore dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe kjo po ashtu tregon se ata nuk janë të gatshëm për paqe, drejtësi dhe marrëdhënie fqinjësore midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, e cila është një objektiv kryesor i Dialogut të lehtësuar nga BE.

Ministrja Tahiri kërkoi nga BE-ja që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj çështjeje sa më parë që të jetë e mundur si dhe të mundësohet kjo vizitë që është në funksion të paqes dhe fqinjësisë mes dy shteteve./b.j/

 

Filed Under: Opinion Tagged With: atifete jahjaga, Behlul Jashari, i dnalohet vizita ne Serbi

Hoti: Jemi të bashkuar dhe të fortë sikur në kohën e Rugovës

June 1, 2017 by dgreca

3 HotiKandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Obiliqit, se koalicioni i shpresës dhe besës janë bashkuar sikur në kohën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, për t’ia sjellë Kosovës fitoren e madhe.

2 ok Hoti3

“Ne u bashkuam si në kohën e Ibrahim Rugovës dhe po shkojmë drejt 11 qershorit më të sigurt se asnjëherë më parë në fitoren tonë të madhe, në fitoren e Republikës së Kosovës. Programi dhe ekspertiza e përfaqësuesve të LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, nën udhëheqjen e time, janë garancë e një qeverisjeje të mirë, të pakorruptuar, të përgjegjshme dhe shërbyese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.hoti

Ai ka shtuar se ky koalicion ka program të harmonizuar, që i garanton Kosovës zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, mirëqenie sociale, arsimim e shërbim shëndetësor cilësor. “Kësaj alternative duhet t’i besojnë të gjithë qytetarët. Jo vetëm përkrahësit e partive tona politike. Sepse do të jetë një qeverisje për të gjithë qytetarët. Këto ditë të fushatës, secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij për mobilizimin e strukturave tona për ta siguruar një fitore të thellë”, ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se fitoren në zgjedhjet e 11 qershorit do ta kemi më të merituar nëse mbërrijmë t’i bindim qytetarët e Kosovës të na përkrahin në këtë proces. “Qytetarët e Kosovës e meritojnë të qeverisen prej LDK-së dhe partnerëve të saj. Sepse ne nuk e kemi zhvatur asnjë qytetar dhe asnjë pasuri të shtetit të Kosovës. Ne e kemi ruajtur, do ta ruajmë dhe do ta shtojmë pasurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Mustafa. Ai ka thënë se ne e dëshmuam këto dy vjet e gjysmë që kemi vullnet dhe mund ta bëjmë këtë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do ta mbështesë fuqishëm profesor Hotin, njeriun e duhur, i cili nuk ka fjalë por vepra dhe tani duhet ta udhëheqë Kosovën. “Ne nuk premtojmë, ne veprojmë. Ata japin premtime boshe, ne ofrojmë punë, ofrojmë program. Çdo alternativë tjetër jashtë këtij koalicioni është vazhdimësi e asaj që ka ndodhur tash e 18 vjet dhe e shihni ku kemi mbetur”, ka thënë Pacolli.Kandidati për deputet nga Obiliqi Sylejman Qerkezi, ka thënë se Obiliqi ajrin e ka të keq po shpirtin e ka të fortë. “Ka shumë qytetarë që ende duhet të vetëdijësohen dhe t’i bashkohen këtij koalicioni. Dita e mirë shihet në mëngjes dhe kjo po shihet në Obiliq. Në emër të Zotit do t’ia dalim dhe ky koalicion do t’ia kthejë dinjitetin qytetarit”, ka thënë Qerkezi.

Kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, është shprehur i sigurt se koalicioni i shpresës dhe besës do të shënojë fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Lista jonë e kandidatëve është më e mira. Qytetari nuk do ta ketë shumë të lehtë të përcaktohet vetëm për pesë emra, sepse do t’i mbetet merak që nuk ka mundur t’i votojë të tjerët në listën tonë. Kësaj liste me emra të shquar nga ekonomia, shkenca, biznesi, publicistika, kultura, i bashkohen edhe dy kandidatë e komunës sonë, dr. Hashani dhe profesor Qerkezi”, ka thënë Krasniqi.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Hoti, si ne kohen e Rugoves

Kosovë-Ambasada e SHBA, thirrje për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta

May 31, 2017 by dgreca

-Deklaratë e Ambasadës së SHBA në Kosovë lidhur me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore/

/4 Hoti

1 LDK-Në Kosovë nisi sot zyrtarisht fushaa e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, e cila do zhvillohet gjatë 10 ditëve, deri në 9 qershor, duke pasuar parafushatën e ditëve të kaluara/

2 Hoti

-KQZ-ja certifikoi listën përfundimtare të votuesve me 1.872.941 emra/

 PRISHTINË, 31 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ambasada amerikane në Kosovë, sot në hapje të periudhës së fushatës elektorale, rithekson thirrjet drejt të gjithë kandidatëve politikë që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.
“Në këto zgjedhje, ne do t’i ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit”, thekson deklarata e dërguar.
 
Fatkeqësisht, vijon deklarata e Ambasadës së SHBA në Kosovë, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje.
“Kandidatët politikë, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndyshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjidhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave. Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e cfarëdo raporti të tillë”, shprehet ambasada e SHBA.
 Ajo thekson se, qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit, ku përfaqësuesit e mediave pa dhunë ose kërcënime kanë të drejtë të shpërndajnë informacione lidhur me zgjedhjet, dhe të gjithë votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa pas ndonjë presion nga jasht.
“Ambasada shpreson që kandidatët do t’i përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit, i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike”, përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA në Kosovë.
Në Kosovë nisi sot zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, e cila do zhvillohet gjatë 10 ditëve, deri në 9 qershor, duke pasuar parafushatën e ditëve të kaluara.
Për 120 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës,100 për shqiptarët e 20 për komunitetet pakicë, prej tyre 10 për serbët, garojnë 26 subjekte:  5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare, të renditura me short në fletëvotime nga numri 11 deri në 36.
Për 120 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës,100 për shqiptarët e 20 për komunitetet pakicë, prej tyre 10 për serbët, garojnë 26 subjekte:  5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare, të renditura me short në fletëvotime nga numri 11 deri në 36.
 
Nën numrin 12 është koalicioni i 13 partive shqiptare: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismës për Kosovën (Nisma), Partiisë së Drejtësisë (PD), Lëvizjes për Bashkim (LB), Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Partisë Konservatore të Kosovës (PK), Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Republikanëve të Kosovës (REK),  Partiisë së Ballit (PB); Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Ballit Kombëtar të Kosovës (BKK).
Në bllokun tjetër të partive shqiptare nën numrin 16 është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), ku në listë përfshihen edhe kandidatët për deputë të subjektit politik më të riut drejt regjistrimit si parti – Alternativa të Lëvizjes për Drejtësi.
E vetme nga partitë shqiptare do garojë Lëvizja Vetëvendosje (VV) nën numrin 35, e cila për herë të parë garoi në zgjedhjet e kaluara dhe kishte 16 mandate deputetësh. Nga subjektet shqiptare është edhe Fjala, nën numrin 29 dhe garon për herë të pare dhe e vetme.
Në KQZ, Zyrën për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, brenda afatit kanë deklaruar koalicionin dy subjekte serbe –Partia e Serbëve Kosovarë (Partija Kosovskih Srba-PKS) dhe Iniciativa Qetetare Aktive (Aktivna Građanska Inicijativa-AGI).
Nga komunitetet tjera pakicë, njëri koalicion i ka katër e tjetri dy subjekte politike.
Subjektet tjera të pakicave kosovare garojnë
të vetme.
Kosova mban  zgjedhje të parakohshme parlamentare pas mocionit të mosbesimit – rrëzimit të qeverisë me vota të bashkuara edhe nga partia më e madhe e maxhorancës me opozitën dhe vetëshpërndarjes së Kuvendit në 10 maj 2017.
Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017 do jenë të gjashtat në liri, të tretat në pavarësi, ndërsa zhvillohen tre vjet pas zgjedhjeve të kaluara të 8 qershorit 2014, që ishin poashtu të parakohshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.
Legjislatura e tretë ishte ajo që ka hyrë në histori me shpallen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë pranverë, Kosova këtë vit, në vjeshtë, mban edhe zgjedhje lokale, në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013.
 
KOSOVË-KQZ CERTIFIKOI LISTËN PËRFUNDIMTARE TË VOTUESVE ME 1.872.941 EMRA
  
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Lista përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve.
Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:
118 mijë e 448 votues të rinj që pas zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të pare, 36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në listën përfundimtare të votuesëve në vitin 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.
Numri i qendrave të votimit në zgjedhjet e 11 qershorit do jetë: 889 (91 më shumë se në vitin 2014) me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime (116 më shumë se në vitin 2014).
 
Në mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së, fax-it dhe email adresave janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim.
U bë e ditur se  15 mijë e 118 janë regjistruar si votues të suksesshëm, 5 mijë e 236 aplikacione për regjistrim janë refuzuar, pasi14 aplikues kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe që nuk e arrijnë këtë moshë as në ditën e zgjedhjeve; 118 aplikacione për regjistrim nuk e kanë nënshkruar formularin e aplikimit; 5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës. 
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e dytë të vëzhguesve, numri i të cilëve është 350. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është 373.
 Në fund të takimit, KQZ-ja emëroi edhe këshillat e vendvotimeve në 34 komuna, ndërsa anëtarët e KQZ-së u dakorduan që pjesa tjetër (4 komuna) të bëhet në një mbledhje tjetër, gjatë ditës së enjte.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Ambasada e SHBA, kredibile dhe të qeta, thirrje për zgjedhje të lira

KOSOVË-TREPÇA, PERSPEKTIVË ZHVILLIMI

May 27, 2017 by dgreca

-Studimi i fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës i dorëzohet qeverisë së Kosovës. Studimi ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme/

unnamed (1)-Me Ligj, Trepça ka kaluar në menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te qeveria/

2 Trepca me fat-Gjiganti ekonomik i Kosovës, Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës në Kosovë para 18 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial/

1 Trepca me fat

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 qeveria Trepca

PRISHTINË, 27 Maj 2017/ Studimi i fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga drejtuesit e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të udhëhequr nga kryesuesi, Petrit Gashi, në një takim në ambientet e qeverisë.

Duke vlerësuar punën e bërë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe kompania e angazhuar, kryeministri Mustafa foli për rezultatet e këtij studimi, bën të ditur njoftimi dërguar mbrëmë.

“Studimi ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme sa i përket tregut që është shumë pozitive sepse ofron perspektivë të zhvillimit të Trepçës. Ka nxjerrë po ashtu rezultate të rëndësishme sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit teknologjik, por edhe në këtë fushë mbetet edhe më tutje të punohet”, tha kryeministri, duke veçuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit në Mitrovicë me rrethinë gjatë procesit zhvillimor.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se është studiuar edhe mënyra e organizimit dhe strukturimit të mëtutjeshëm të Trepçës.

“Tani mbetet me rëndësi themelore që të konstituohet Bordi i Trepçës sa më shpejtë, të organizohet Trepça si shoqëri aksionare, të mund të veprojë dhe ta merr përgjegjësinë e plotë në këtë fushë”, tha kryeministri.

Mustafa tha se ky studim do të jetë në dispozicion të Trepçës dhe se qeveria së bashku me Agjencinë Kosovare të Privatizimit në këtë fazë do të orientojnë aktivitetet në mënyrë që të fillohet të punohet me të.

“Është paraparë që një fazë e organizimit të jetë edhe auditimi i fizibilitetit, i cili do të jep përgjigje sidomos në fazat tjera përpos minierave, edhe në fazat tjera të shkritores, elektrolizës së zinkut, të industrisë kimike, etj., që mbesin si faza për t’u parë se me çfarë burime do të financohen, si do të financohen, në çfarë tempo kohore do të zhvillohen dhe si të shtrihet Trepça si një prej gjigantëve ekonomikë, e cila duhet të zhvillohet më tutje”, tha kryeministri.

Pas këtij studimi, kryeministri Mustafa tha se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për përshpejtimin që Trepça të ecën përpara.

Petrit Gashi, kryesues i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, u shpreh shumë i kënaqur me punën që është bërë në këtë analizë për revitalizimin e Trepçës.

“Ne e kemi aprovuar para pak javësh si projekt, sot patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë qeverisë si pronar tashmë i Trepçës ose të pjesës më të madhe të aseteve. Besojmë që analizat që janë ofruar shërbejnë ose ofrojnë një bazë shumë të fuqishme për vendimmarrje për Trepçën në të ardhmen, edhe për revitalizimin ose ringjalljen e pjesëve të caktuara të Trepçës”, tha kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sa i takon investimeve në Trepçë, Gashi tha se studimi i ka trajtuar të gjitha alternativat, duke bërë të ditur se sipas studimit nuk duhen investime të mëdha nga qeveria, përveç në kapacitetet teknologjike, në mënyrë që puna që bëhet të jetë sa më produktive.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në fillim të kësaj jave mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shqyrtoi dhe miratoi Raportin e dorëzuar nga kompania kontraktuese ndërkombëtare e angazhuar për realizimin e Studimit të Fizibilitetit të Trepçës me Orientim Strategjik.

Ky studim do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë me Ligjin për Trepçën ka kaluar në menaxhim të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në 8 tetor 2016, Kuvendi i Kosovës në seancën e dytë të veçantë, të nisur  rreth mesnate, pas të pares një ditë herët, shqyrtoi edhe për herë të dytë dhe miratoi me shumicë votash Ligjin për Trepçën.

Gjiganti ekonomik i Kosovës, Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës në Kosovë para 18 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.

Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.

Ka pasur edhe deklarata që vlerësojnë se Trepça ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh.Sipas historikut të Trepçës, hulumtimet  gjeologjike  kanë filluar në vitin 1924 nga gjeologët anglezë, ndërsa dy vite më vonë (në 1924) në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin “Trepça Mines Limited”, e cila merr në koncesion shfrytëzimin e  këtij vendburimi minerar për 50 vjet, e  në vitin 1930 fillon prodhimi provues i minirealizimeve të sulfurit dhe plumbit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Trepça, PERSPEKTIVË ZHVILLIMI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 124
  • 125
  • 126
  • 127
  • 128
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT