• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujtesë-Prishtina para 18 viteve: Shqiptarët, mburojë e gjallë

May 6, 2017 by dgreca

-Nga raportimi i 6 majit 1999: Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle/1 Liria e Kosoves

-“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, po para 18 viteve/
1 Kosova histori
 –Albanians in Prishtina become human shields/
PRISHTINË,  6 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ “Shqiptaret ne Prishtine – mburoje e gjalle”, ishte titulli i raportimit që kam bërë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH nga kufiri jugor i Kosoves para 18 viteve, në 6 maj 1999:
“Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle. Ata jane detyruar te qendrojne ne shtepite dhe banesat prane vendeve ku jane fshehur arme dhe mjete te mekanizuara ushtarake si dhe neper objekte qe mund te bombardohen nga NATO-ja, bejne te ditur burime te ATSH-se ne Kosove.
      Shume familje jane detyruar te qendrojne per disa dite me radhe prane postes se re te Prishtines, ne lagjen Dardania, thone deshmitare okulare qe kaluan dje kufirin Kosove-Maqedoni.
      Shumica e te ardhurve jane femije dhe gra, ndersa burrat jane marre nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne per me se 200 te rinj e burra shqiptare qe i kane ndare nga familjet dhe i kane marre ne rrugen midis Obiliqit dhe Prishtines. Te deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne per ekzekutimin e
13 shqiptareve. Mijrat e te debuarve gjate 24 oreve te fundit jane krejtesisht nga rajonet e Llapit, Prishtines, fshatrat e Ferizajt dhe te Lipjanit.”
“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, po para 18 viteve. Lajmin e ATSH e kishin dëgjuar nga RTSH. Në mbrëmjen e 12 qershorit historik 1999 kisha hyrë në Prishtinë bashkë me një grup gazetarësh nga bota ende pa hyrë forcat e NATO-s, me kolonën e tankeve të para të të cilave kishim hyrë herët në mëngjes në Kosovë nëpër kufirin jugor në Han të Elezit. Në kërkim të një strehimi për të kaluar natën në Prishtinë, prej nga ende nuk kishin ikur forcat serbe, mes shumë rreziqeve, shkuam në lagjen Dardania pikërisht te posta e re, prej nga në 6 maj nga “mburojat e gjalla”, me thirrje në telefonin që kisha me lidhje zvicerane, kisha marrë një informacion tronditës se çka po ndodhte.
Pas raportimeve nga Prishtina për fillimin në mbremjen e 24 marsit 1999 të goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe, cak i të cilave në atë praneverë ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të qeverisë së Kosovës, kisha arritur të largohesha nga banesa ime para se të hynte aty policia serbe dhe raportimet për ATSH-në i vazhdoja nga kufiri jugor i Kosovës.
Në lajmin e 6 majit të para 18 viteve, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve të ATSH-së” tregova çka po ndodhëte. Që “bota ta marrë vesh” ç’po ndodhëte në Kosovë, siç shpreheshin të dëbuarit që po kalonin kufirin…

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, mburojë e gjallë, Prishtina para 18 viteve: Shqiptarët

Kosovë-Përkujtohet akademik Fehmi Agani

May 6, 2017 by dgreca

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova theksonte, se “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”/

1 Rugova Agani

 PRISHTINË,  6 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë sot, me homazhe dhe kurora lulesh, nderohet e përkujtohet akademik Fehmi Agani, i vrarë 18 vjet më parë, në 6 maj 1999, nga forcat serbe derisa po udhëtonte drejt Maqedonisë mes shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e veta.
Homazhe bëjnë edhe bashkëveprimtarë të profesor Aganit në lëvizjen për liri e pavarësi, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prijës i së cilës si bashkëpunëtori më i afërt i  Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte që nga themelimi.
Presidenti Rugova me një dekret të veçantë ka dekoruar akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Duke e shpallur këtë vendim në 6 maj 2004, Presidenti Rugova theksonte, se “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”./b.j/
 
LDK-Ismet Beqiri: Prof. Fehmi Agani ishte një ndër kryesorët që i priu lëvizjes tonë shumëvjeçare
                                                 
 Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka bërë homazhe te varri i prof. Fehmi Aganit. Duke çmuar dhe vlerësuar lartë figurën e Fehmi Aganit, në 18-vjetorin nga vrasja e tij, u përkujtua vepra e tij madhore.
 Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se prof. Agani ishte dhe mbetet një ndër personalitetet më emblematike jo vetëm i LDK-së por i gjithë shqiptarëve.
“Prof. Fehmi Agani ishte një ndër kryesorët që i priu lëvizjes tonë shumëvjeçare, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, dhe padyshim mungesa e tij ndihet sepse ka qenë jo vetëm njeri i shkencës dhe i politikës, por edhe shumë largpamës dhe po i mungon jetës politike, institucionale dhe akademike në vendin tonë”, tha ndër tjerash z. Beqiri.
Poashtu ai theksoi se në emër të Kryesisë së LDK-së dhe në emër të kryetarit njëherësh kryeministrit të Kosovës, Akademik Isa Mustafa do ta shprehin përherë respektin dhe nderimin që meriton prof. Agani, për gjithë atë që ka bërë për ne dhe për vendin edhe si punëtor arsimi por mbi te gjitha si njeri i dijes politike madhore dhe si një udhërrëfyes i yni se si duhet çasur problemeve dhe vështirësive në momentet më të rënda gjatë gjithë këtij rrugëtimi drejt shtetndërtimit të Kosovës.
Bashkë me Kryesinë e LDK-së, të pranishëm ishin edhe familja Agani.

Filed Under: Histori Tagged With: akademik Fehmi Agani, Behlul Jashari, Kosove, perkujtohet

KOSOVË-FESTIVAL I FOLKLORIT BURIMOR SHQIPTAR

May 5, 2017 by dgreca

-Në Gjonaj nis edicioni i 28-të i festivalit të folklorit burimor “Hasi Jehon 2017”/

1 Hasi Jehon-Festivali “Hasi Jehon” i ka fillet në 8 mars të vitit 1975, kur  nga mësuesit e fshatit u themelua shoqëria kulturore-artistike “Malësori” dhe nëpër vite u shndërrua  në një nga ngjarjet më të organizuara dhe më të suksesshme kulturore në Kosovë/

1 festiv KosoveGjonaj i Hasit-Prizren, 5 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në fshatin Gjonaj të Hasit, në rajonin e Prizrenit afër kufirit me Shqipërinë, nisi të enjten në mbrëmje edicioni i 28 i festivalit mbarëkombëtar të folklorit burimor “Hasi Jehon 2017”, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve.
1 Festival Jehon
Në skenë  së pari parakaloi  mikpritësi, shoqëria kulturore artistike “Malësori”, duke shpalosur para të pranishmëve karakteristikat e veshjeve më kolorit të pasur të Hasit. Vallet tradicionale të ruajtura ndër shekuj me origjinalitetin e paraqitjes në skenë, edhe njëherë dëshmuan një thesar të ruajtjes dhe kultivimit të traditës së pasur hasjane.
2 popull festiv
Në programin e hapjes u paraqitën edhe këngëtarët Shyhrete Osmanollaj, Përparim Brati dhe Florim Çoçaj.
Në natën e parë u prezantuan edhe pesë shoqëri tjera kulturore-artistike. Grupi “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit të Shqipërisë u paraqit me vallen e vajzave, vallen festive dhe me disa këngë të folklorit burimor. Grupi i shqiptarëve “Boras” nga Suedia u paraqit me vallen e Burimit të Sharrit dhe të Pavarësisë. ShKA “Shotë Galica”  e Drenasit me Ansamblin e të rinjve u paraqit me një valle instrumentale dhe me disa këngë të folklorit burimor. “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe u prezantua me valle me motive kosovare, një valle instrumentale dhe me dy këngë të folklorit burimor. Natën e parë e mbylli ShKA “Bresana” me disa valle dhe këngë të traditës së Opojës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në ceremoninë e hapjes u shpreh se Festivali “Hasi Jehon” është shumë i veçantë sepse mbledh shoqëritë kuturoroe-artistike mbarëkombëtare dhe folklorin që është një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tonë, ndërsa theksoi masivitetin e pjesëmarrjes.
“Masiviteti vjen si rezultat i një historie 28 vjeçare të këtij aktiviteti. Pas vitit 1999, në Kosovën e lirë, ky aktivitet ka marrë përmasa të mëdha sepse është edhe festival i lirisë që fton për të marrë pjesë në Hasin e bukur këdo që është shqiptar”, tha ai.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në hapje të edicionit të 28 tha se festivali “Hasi Jehon” është një ngjarje madhështore e folkorit tonë kombatër.
“Ky është një festival i folklorit tonë kombëtar të gjitha rajonave të trojeve etnike shqipatre, që dëshmon se jemi komb i lashtë e i njohur ne Evropë me këto begati” , u shpreh ai.
Festivali “Hasi Jehon” i ka fillet në 8 mars të vitit 1975, kur  nga mësuesit e fshatit u themelua shoqëria kulturore-artistike “Malësori” dhe nëpër vite u shndërrua  në një nga ngjarjet më të organizuara dhe më të suksesshme kulturore në Kosovë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Festival Burimor, Hasi Jehon, Kosove

Kosovë-Mocion mosbesimi për qeverinë

May 5, 2017 by dgreca

-Mocioni i mosbesimit për qeverinë e Kosovës, mblidhet urgjent Kryesia e Kuvendit/

1 Kuvendi i Kosoves-Në një nga reagimet nga LDK, ministri Avdullah Hoti: Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa/

PRISHTINË, 5 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës është ftuar urgjent sot për t’u mbajtur mbledhja e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare për në orën 14:00 me të vetmen pikë në axhendë: “Kërkesa e grupeve parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me Mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

 
Mocioni me nënshkrimet e 42 deputetëve është dorëzuar paradite nga përfaqësuesit e tre partitve opozitare, LVV, AAK e Nisma,  ndërsa është nënshkruar edhe nga 8 deputetë të partive tjera-të koalicionit qeverisës, PDK, Listës Serbe dhe të Grupit Gjashtë Plus të komuniteteve tjera pakicë.
Duhen së paku 61 vota të parlamentit 120 anëtarësh për t’u rrëzuar qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, e cila është zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
Në një nga reagimet nga LDK, ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi:
I lexova me kujdes pikat e mocionit te nenshkruar nga opozita dhe disa deputete te PDK-se. 
Me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes, te gjithe te nenshkruarit e tjere jane shkaktare te problemeve te permendur ne mocion. 
Nuk e kuptoj se ku eshte etika e nje veprimi te tille politik. Si mund te kritikohet ligji i Trepces? 
Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: -Mocion mosbesimi, Behlul Jashari, Kosove, për qeverinë

Verrat e Llukës, në Listën e Trashëgimisë Kulturore

May 4, 2017 by dgreca

Kosovë-Verrat e Llukës përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme/
2 Rugova-Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë ruhet një fotografi krejt e veçantë, e Anton Çettës me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e cila e vetme i ka shpëtuar djegies nga zjarri i vënë nga forcat serbe para 18 viteve – në mars 1999/
1 verrata
PRISHTINË, 4 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, ka aprovuar sot kërkesën e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Pejës për përfshirjen e hapësirës Verrat e Llukës, në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.
1 pajtimi i gjaqe
 Ministria deklaroi sot se, mbrojtja e përkohshme pranohet me arsye se Verrat e Llukës karakterizohen për vlerat historike, shoqërore dhe shpirtërore, si vendndodhje historike në kuadër të kategorisë Peizazhe Kulturore. Në këtë vend janë zhvilluar shumë ngjarje historike, që nga viti 1900 deri në vitin 1910 aty u mblodhën shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesit osman.
Po ashtu, ky vend njihet për Kuvendin e Verrave të Llukës, Besëlidhjen e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës, ndërsa historiku i Verrave të Llukës kulmoi me 1 maj 1990, ku mbi 500 mijë shqiptarë, nga të gjitha hapësirat etnike, u tubuan aty për t’u jetësuar iniciativa e rinisë shqiptare, e pasuar nga intelektualët të prirë nga Anton Çetta dhe Zekrija Cana, për Pajtimin e Gjaqeve, lëvizje kjo e cila ndikoi në bashkimin e shqiptarëve dhe lëvizjen e mëvonshme për liri, pavarësi dhe demokraci.
 Ministri i Kulturës Kujtim Shala u shpreh se me këtë akt Institucionet e Kosovës tregojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën duan ta marrin në mbrojtje, ta promovojnë dhe t’iu përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës. 
Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë ruhet një fotografi krejt e veçantë, e Anton Çettës me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e cila e vetme i ka shpëtuar djegies nga zjarri i vënë në atë shtëpi nga forcat serbe para 18 viteve – në mars 1999. 
 Aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, filluar nga Verrat e Llukës, i printe profesori Anton Çetta, i cili në 20 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit te Verrat e Llukës është dekoruar nga Presidenti i Kosovës me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm  Dr. Ibrahim Rugova”  për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, e Trashëgimisë Kulturore, në listën, Verrat e Llukës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT