• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-Kosova progres

March 22, 2017 by dgreca

-Ministri i Jashtëm Hoxhaj në seancën e Kongresit Amerikan flet për zhvillimet në Kosovë dhe rajon/

1 ok kongres

WASHINGTON, 22 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Washingron, në seancën e Kongresit Amerikan foli për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe ka vazhduar me realizimin e shumë takimeve në dhomën e përfaqësuesve dhe me senatorë të kongresit amerikan, nga partia Republikane dhe Demokrate.

2 Hoxhaj me ambasadorenNjoftimi dërguar nga Washingroni thekson se, gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj u ka folur për progresin e Kosovës në konsolidimin e brendshëm, në forcimi e subjektivitetit ndërkombëtar, njohjet e Kosovës, si dhe sfidat që e presin në vijim.Në prag të kompletimit të 10 vjetorit të shtetësisë, Hoxhaj ka diskutuar me ligjvënësit amerikanë për raportet e shkëlqyera të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u kërkuar që të vazhdojnë mbështetjen edhe më të madhe në këtë drejtim, tani kur Kosova dhe rajoni përballen me rreziqet nga ndikimi rus.

3 Hoxhaj treshePo ashtu, Hoxhaj ka marrë pjesë në një seancë të Kongresit amerikan ku i ka informuar kongresistët dhe një audiencë shumë më të gjërë për zhvillimet politike në Kosovë, pas vizitës së këtyre kongresistëve në Kosovë.

1 Hioxhaj Kongres

Në anën tjetër, Hoxhaj sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson./b.j/

1 Hoxhaj yei

Kosove-Hoxhaj në SHBA takon Hoyt Yee/

-Mbështetje për njohjet dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata/Washington, 21 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar axhendën e ngjeshur të vizitës në Washington, duke takuar zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.Pas takimeve me kongresmenë dhe senatorë, Hoxhaj ka takuar Hoyt Yee, Zëvendës Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, si dhe mbështetjen për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Hoxhaj ka thënë se SHBA mbetet mbështetës kryesor i Kosovës në proceset e integrimeve euro-atlantike, ndërsa ka theksuar se ka potencial për bashkëpunim edhe në fusha të reja të interesit të përbashkët. “Kemi biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, mbështetjen e parezervë të SHBA-së për njohje të reja për Kosovën, anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe zhvillimet më të fundit në rajon. SHBA-ja mbetet mbështetës dhe pikë reference për Kosovën kudo në botë dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe në shumë fusha të tjera ende të pa-eksploruara”, ka thënë Hoxhaj. Hoxhaj do të vazhdojë me takime në Kongres ditët e ardhshme, si dhe do të marrë pjesë në takimin vjetor të koalicionit Anti-ISIS./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Enver Hoxhaj, Kongres, minsitri i Jashtem, SHBA-Kosova progres

Java e Gruas në Kosovë, zhvillohet ceremonia e hapjes

March 20, 2017 by dgreca

-Organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje të Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)/

Prishtina-foto-Gazeta-Dielli-Behlul-Jashari-pragpranvera-Presidenti Thaçi: Java e Gruas është nismë fisnike, gratë mund të kontribuojnë më shumë për vendin/Java e Gruas -Kosove

PRISHTINË, 20 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Në Prishtinë, me një ceremoni sot, u hap Java e Gruas në Kosovë, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje të Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Java e Gruas është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që filloi në vitin 2012 si një pilot-projekt i NDI i mbështetur nga USAID-i. Ai tubon një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, mediumet dhe komuniteti akademik. Sivjet, tema e Javës së Gruas është Deshifrimi i Integrimeve Evropiane”, thekson njoftimi dërguar nga Ambasada e SHBA në Kosovë, ku bëhet e ditur pjesëmarrja e ambasadorit Greg Delawie.

Njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës bën të ditur se Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Gruas në Kosovë.  Ky organizim i Javës së Gruas, presidenti Thaçi ka thënë se është një pikë kulmore në kalendarin e politikbërjes në fushën e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave në skenën politike kosovare.“Java e Gruas është një nismë fisnike dhe e duhur, sepse ky aktivitet bashkon përfaqësues nga të gjitha subjektet politike, nga shoqëria dhe sektori i biznesit, si dhe tashmë është e njohur si një platformë ku pjesëmarrësit tejkalojnë përkatësinë partiake, etnike apo bindjet politike dhe angazhohen së bashku për trajtimin e çështjeve me interes për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi theksoi se temat që mbulohen këtë javë janë të rëndësisë esenciale për të shtyrë progresin e përfaqësimit gjinorë dhe barazisë gjinore, prej ndarjes së buxhetit që reflekton përgjegjshëm barazinë gjinore dhe zhvillimin e programeve për mbështetjen e grave ndërmarrëse, e deri tek reformat në drejtësi që dënojnë kriminelët mburravecë që atakojnë gruan si në familje, ashtu edhe në vend të punës.Në frymën e një diskutimi mbarëshoqëror, presidenti Thaçi ka ofruar edhe disa pika të diskutimit që mund të jenë me interes në këtë forum, por edhe në aktivitetet e tjera të Javës së Gruas.Duke folur për reformën elektorale dhe organizimin e zgjedhjeve, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund t’i mbyllim sytë para faktit që brenda listave ka akuza të mëdha për ndikime dhe për manipulime, ku viktimat më të mëdha janë pikërisht femrat.“Nuk mjafton vetëm një grua kryetare dhe nuk mjaftojnë vetëm 30 për qind të karrigeve obligative, sepse potenciali i gruas kosovare është shumë më i madh”, ka thënë ai.Presidenti ka folur edhe për pjesëmarrjen e grave në sektorin e sigurisë dhe për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.“Edhe këtu mendoj se zëri i gruas është i nevojshëm. Sektori i sigurisë nuk është i plotë pa pasur të përfshirë edhe zërin e gruas. Janë nënat e Kosovës ato që kërkojnë siguri për djemtë e tyre, si dhe janë nënat dhe gratë kosovare, pavarësisht etnive, ato që duhet të jenë kontribuuese në arkitekturën e sigurisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës është ende papranueshëm e ultë.“Shumë prej tyre nuk mund të gjejnë punë, ndërsa një pjesë e madhe janë edhe në presion të papranueshëm që të fokusohen në punë shtëpiake nga familja dhe rrethi i tyre”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar USAID-in dhe Ambasadën Amerikane për ndihmën e madhe që ka dhënë në punësimin e grave, por ka thënë se politika kosovare duhet të bëjë edhe më shumë në këtë fushë.“I ftoj gratë deputete që të jenë insistuese që ligjet dhe reformat fiskale dhe ekonomike ta kenë obligative buxhetimin gjinorë”, ka shtuar presidenti Thaçi.Në hapjen e Javës së Gruas të pranishëm ishin edhe Drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria, Zëvendëspresidentja e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Shari Bryan, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha – Sadiku, etj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Java e Gruas, Kosove, Thaci

SHBA-Kosovë, kryediplomati Hoxhaj në Washington

March 20, 2017 by dgreca

-Takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë amerikanë/

WASHINGTON, 20 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar në Washington.Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan,  ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjeratë në Atlantic Council.Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kryediplomati Hoxhaj, Ne Washington

Fabrikë e re e Ujit të pijshëm afër Prishtinës

March 17, 2017 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Po zgjidhim problemet vitale të qytetarëve, ujin, energjinë, ngrohjen/

1 Uji2 Mustafa Uj3 Uje4 Uje5 Uje

PRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në inaugurimin e Fabrikës së re të Ujit të pijshëm në Shkabaj të Prishtinës, nga funksionalizimi i të cilës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë banorët e Komunës së Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ndërkaq do të përfitojnë edhe komunat e Podujevës, Graçanicës, Drenasit, Lipjanit dhe Shtimes.Para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa u shpreh i kënaqur që po merr pjesë në promovimin e një prej investimeve më të mëdha në Kosovë që ka të bëjë me ujin, në këtë rast të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, problemin e ujit, problemin e energjisë, atë të ngrohjes, që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si komunën më të madhe të Kosovës dhe kryeqendrën e Kosovës, por kanë ngarkuar edhe komunat e tjera”, tha kryeministri.Më tej, kryeministri theksoi se me këtë nuk po zgjidhet vetëm problemi i furnizimit të rregullt me ujë të Prishtinës, por edhe të gjashtë komunave që janë të ndërlidhura me këtë ujësjellës rajonal, të cilat do të kenë ujë më shumë, për arsye të furnizimit më të madh.“Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit. Më vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta në shumë prej pesë milionë eurove, programi IPA i Bashkimit Evropian, poashtu Banka Zhvillimore Gjermane prej 20 milionëve dhe kështu, kemi arritur që të realizohen dhe të kryhet përafërsisht në afatin e paraparë. Sot, po shfrytëzoj rastin që t’ju uroj juve, qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Prishtinës dhe veçmas të falënderoj shtetin gjerman, Bankën Gjermane, Komisionin Evropian për një investim shumë të rëndësishëm, sepse nuk ka gjë më të mirë se sa qytetarëve t’iu sigurohet uji dhe nevojat elementare te tyre”, tha kryeministri Mustafa.Të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, zëvendës shefja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Cristina Gehlsen, drejtori gjeneral i KfË-së, Roland Siller, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe udhëheqësi i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu.Abdullahu, në fjalën tij e ka quajtur objekt me rëndësi të veçantë dhe nga më të mirët në regjionin e Ballkanit objektin e Fabrikës së Re në Shkabaj, duke i falënderuar të gjithë kontribuuesit që kanë bërë që ky projekt të arrijë në fazën finale.Ai, po ashtu, bëri të ditur se projekti i cili u përurua sot është vazhdimësi e projektit të fazës Prishtina – faza e parë, e dytë dhe e tretë.“Me lëshimin e punës me kapacitet të plotë të këtij impianti do të arrihet një furnizim i qëndrueshëm me ujë për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe indirekt do të përfitojnë Komuna e Podujevës dhe ajo e Graçanicës, por do të përfitojnë gjithashtu edhe komunat, të cilat ne i menaxhojmë, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Para nesh janë edhe sfida tjera, si impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, në mënyrë që të kemi një Kosovë shumë më të pastër”, tha Abdullahu.Qeveria e Kosovës ka dhënë 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj Fabrike.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: afër Prishtinës, Behlul Jashari, Fabrikë e re e Ujit të pijshëm

Kosovë-Barazia gjinore, interes nacional dhe strategjik

March 15, 2017 by dgreca

-Takimi i grave deputete dhe asembleiste përmbyllet me propozim-rekomandime-/

2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (2)2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (14)2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (4)2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (13) PRISHTINË, 15 Mars 2017-B.Jashari/ Kosovës i duhen politika të qarta dhe të vendosura që stimulojnë gjithpërfshirjen e grave në jetën publike, në politikë, ekonomi dhe sisteme të edukimit, tha sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Barazia gjinore është interes nacional dhe strategjik i shoqërisë sonë që aspiron zhvillimin dhe ecjen përpara në proceset euro-atlantike”, theksoi aiKryeparlamentari Veseli tha se, Kuvendi ka miratuar një mori ligjesh, që në përmbajtjen e tyre formale janë ligje të standardeve më të mira evropiane, por ajo që shihet është se këto ligje po hasin në vështirësi serioze gjatë zbatimit të tyre.“Është koha për veprime të drejtpërdrejta dhe konkrete, për tejkalimin e barrierave të diskriminimit gjinor të grave. Vetë gratë duhet të jenë subjekt i këtij i këtij ndryshimi dhe udhëheqëse të tij”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.Në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është zhvilluar sot takimi i Grupit të Grave Deputete me mbi 100 asembleiste nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe përfaqësuese të tjera komunale, në të cilin është diskutuar për buxhetimin gjinor. Takimi është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e UNDP-së.Në fjalën e hapjes së këtij takimi, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu-Kodra, uroi fillimisht Ardita Sinanin për pozitën e re në krye të Komunës së Preshevës, ndërsa më pas u ndal te pozita e gruas në shoqërinë tonë dhe te mundësitë e fuqizimit të rolit të saj. “Në vitin 2015, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për barazi gjinore, në bazë të së cilit kërkohet që 50 për qind e pozitave në të gjitha sektorët t’u takojnë grave. Megjithatë, raportet thonë se ky ligj nuk po gjen zbatim as ne institucionet qendrore e aq me pak në ato lokale. Në numër total të shërbyesve civilë, 41 për qind llogaritet që janë gra, por shqetësuese mbeten pozitat drejtuese, 5.2 për qind e të cilave udhëhiqen nga gratë”, theksoi Deliu-Kodra.Ajo shtoi se pjesëmarrja aktive e grave në politikat lokale ka impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, duke e rritur efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën e komunës.Zv/përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccassalvo, duke folur për mbështetjen për fuqizimin e grave në Kosovë, tha se sfidat e barazisë gjinore janë sfida të shoqërisë njerëzore. Kauza e barazisë, sipas saj, është madhore.“Kosova sot është e para në rajon për nga numri i grave deputete. Ka pasur grua Presidente. Ka gjykatëse e prokurore. Sot ka shumë më shumë gra që punojnë e që udhëheqin biznese dhe ky numër po rritet çdo ditë”, theksoi Roccassalvo. Ajo tha se buxhetimi gjinor është fushë e rëndësisë së lartë për sukses të mëtejmë.Kryetarja e sapozgjedhur e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e pranishme në këtë takim, theksoi se duhet të rriten përpjekjet që rëndësia e femrës të mos shihet vetëm si shtyllë e familjes, por edhe e shoqërisë dhe e të gjitha proceseve politike e shoqërore. “Një faktor shumë i rëndësishëm në realizimin e të drejtave të barabarta mes gjinive dhe avancimit të pozitës së femrës në shoqëri, padyshim është pavarësia financiare e femrës. Realizimi i plotë i buxhetimit gjinor është fitorja e radhës dhe me rëndësi të veçantë në luftën tonë të përbashkët”, theksoi kryetarja Sinani.Në vazhdim, lidhur me temën e këtij takimi dhe për rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas në përgjithësi, diskutuan edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës: Lirie Kajtazi, Shqipe Pantina, Time Kadriaj, Shukrije Bytyçi dhe Myfera Shinik. Takimi vazhdoi me diskutime të asembleisteve nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat shfaqet qëndrimet e tyre lidhur me buxhetimin gjinor në qeverisjen lokale, për rëndësinë, sfidat dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces.Në fund, u lexuan edhe disa propozim-rekomandime, mbi bazën e diskutimeve të pjesëmarrëseve.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dhe strategjik, interes nacional, Kosovë-Barazia gjinore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 138
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DASHURIA NDAJ ATDHEUT – THEMEL I NDËRTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË SHTETIT
  • THE SPHERE (1929) / HISTORIANI GJERMAN, FRANZ BABINGER : “VIZITA IME TEK DERVISHËT E KRUJËS, NJË KOMUNITET I JASHTËZAKONSHËM…”
  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT