• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, progres dhe përkrahje

December 5, 2015 by dgreca

-Ministri Avdullah Hoti në Paris: Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm  në Menaxhimin e Financave Publike/ PRISHTINË, 5 dhjetor 2015/ Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe SIGMA (Përkrahja për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit), me temën  “Sfidat në Reformat e Administratës Publike në vendet e Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Paris.  Në prezantimin e tij,  Ministri Hoti foli për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushën e Administratës Publike, në veçanti për reformat në fushën e Menaxhimit të Financave Publike dhe lidhshmërinë e reformave me prioritetet dhe  politikat afat-mesme të Qeverisë, ku potencoi se Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim, gjithashtu Ministri i  informoj të pranishmit rreth progresit në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin katërvjeçar të Qeverisë si dhe lidhshmërinë e gjitha këtyre dokumenteve strategjike me planifikimin fiskal dhe implementimin e tyre përmes buxheteve vjetore të Qeverisë. Ministri Hoti  gjithashtu i  informoi  të pranishmit mbi  ndryshimet e suksesshme në procesin dhe kualitetin e vlerësimit të ndikimit buxhetor të të gjitha iniciativave të reja të Qeverisë, ku prej fillimit të implementimit të Udhëzimit të ri Administrativ dhe Manualit përcjellës, të gjitha inputet e reja që kalojnë përmes aprovimit në Qeveri janë të një kualiteti shumë më të mirë, duke informuar në tërësi vendimmarrësit mbi implikimet buxhetore e fiskale të të gjitha iniciativave që prezantohen në Qeveri për aprovim. Kjo ndihmon në masë të madhe në prioritizimin e iniciativave dhe reformave, varësisht nga mundësit buxhetore të vendit.

Ai gjithashtu theksoi se një fushë tjetër me rëndësi e cila lidhet me transparencën dhe përgjegjësinë në menaxhimin e financave publike, ka të bëjë me projeksionet ekonomike e fiskale ku tha se Ministria e Financave ka ngritur nivelin e transparencës duke i bazuar këto projeksione tërësisht në variabla ekonomike,  të lidhura me supozime reale. Në të njëjtën kohë, Ministri Hoti foli edhe rreth fushave që kërkojnë një vëmendje të shtuar në periudhat e ardhshme, për përmirësime të mëtutjeshme si për nevojën e buxhetimit të bazuar në performancë, përmirësimin e monitorimit të ekzekutimit të buxhetit, përmirësimin e kapaciteteve për planifikimin e investimeve publike, etj.

 Në fund, Ministri Hoti falënderoi të pranishmit, e në veçanti organizatorët për punën e tyre në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të praktikave në fushën e menaxhimit të financave publike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe zyrtarë të lartë të OECD-së, Komisionit Evropian dhe SIGMA-s.Ministri Avdullah Hoti u takua edhe me Senatorin Francez Alan Richard, i ngarkuar për çështje ekonomike për Ballkanin perëndimor të cilin e informoi për zhvillimet buxhetore në Ministrinë e Financave si dhe për ndryshimin e ligjeve tatimore të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të të bërit biznes, si i vetmi kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa, Senatori Richard  shprehi përkrahjen e tij për proceset dhe hapat e Qeverisë së Kosovës për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kosova, progres dhe përkrahje

Kosovë-Mustafa fton opozitën për dialog

December 4, 2015 by dgreca

 -Ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon/

PRISHTINË, 4 dhjetor 2015 –B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,  ka mbajtur sot pasdite një konferencë shtypi, ku ka njoftuar lidhur me një ftesë zyrtare për takim që sot e ka dërguar te drejtuesit e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, si dhe zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi.Kryeministri Mustafa tha se këtë ftesë e ka bërë në vazhdën e ftesave dhe gatishmërisë së vazhdueshme për dialog me të gjithë faktorët politikë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.“I shqetësuar me situatën aktuale dhe i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në interes të qytetarëve dhe të mbarëvajtjes së punës së institucioneve, i kam ftuar zyrtarisht që së bashku të ulemi dhe t’i trajtojmë të gjitha çështjet e ngritura nga spektri opozitar lidhur me Marrëveshjen për Parimet Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Jam i bindur thellë se, në rrugën e ndërtimit të shtetit tonë, ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, ku të gjithë qytetarët do të kenë siguri, stabilitet dhe perspektivë, për një të ardhme euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë demokratik.  Puna jonë e përbashkët për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe thellimin e reformave demokratike, së shpejti do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe në ditët në vijim, presim të marrim raport pozitiv në këtë proces.Pasi nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, do të kemi edhe konkretizim të masave dhe instrumenteve për zbatimin e saj, të cilat do t’i rrisin rezultatin e gjithëmbarshëm të zhvillimit tonë ekonomik dhe social.  Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike dhe pas aprovimit të tij, do të hapen mundësi për tërheqjen e investime të huaja direkte në Kosovë, dhe poashtu do të filloj edhe projekti për ndërtimin e “Kosovës së Re”.  Po ashtu, jemi në fazën përfundimtare të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, sukses ky, i cili përfshin punën e të gjithë neve së bashku. Për realizimin e këtyre sfidave dhe objektivave, në ndërtimin e shtetit tonë, nga të gjithë përfaqësuesit politik në pozitë dhe në opozitë, qytetarët e Republikës së Kosovës presin t’i lëmë anash dallimet tona  dhe të punojmë bashkërisht.Qeveria ka mirëpritur vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga për të proceduar Marrëveshjen për Bazat Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kjo Gjykatë të vlerësoj nëse kjo marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Si kryeministër i vendit, jam zotuar se do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si arbitër përfundimtar i vlerësimit kushtetues të të gjitha akteve juridike, dhe i kam siguruar dhe i siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje.Besoj se të gjithë ne, e kujtojmë dhe pajtohemi se obligimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derivon nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila Marrëveshje është ratifikuar me Ligj në vitin 2013.Sa i përket shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Qeveria e Kosovës, është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit  e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.Këtë proces, ne do ta realizonim në bashkëpunim edhe me Malin e Zi, e cila është palë në Marrëveshje, dhe deri në përmbylljen e këtij procesi, Qeveria nuk do të procedonte me ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Duke vlerësuar kontributin e çmuar si spektër opozitar, për këto çështje dhe çështje të tjera, të cilat i kontribuojnë ndërtimit të institucioneve dhe forcimit të shtetit tonë, besoj fuqishëm në arsyen dhe vullnetin që të punojmë bashkërisht në interes të vendit tonë. Me këtë rast, kam propozuar që takimi të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më datë 7 dhjetor 2015, të hënën e ardhshme, në ora 14:00, apo në ndonjë datë dhe kohë tjetër, që mund t’iu përshtatet partive opozitare,  që të takohemi së bashku për t’i trajtuar të gjitha çështjet e ngritura nga ana e tyre lidhur me këto dy Marrëveshje. Për këtë takim unë jam konsultuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe po ashtu kam informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Isa Mustafa, para gazetarëve.

 KRYETARI VESELI MIRËPRET DIALOGUN

Legjislativi i vendit nuk është i njoftuar rreth ftesës së kryeministrit Mustafa në adresë të liderëve opozitar për një takim, por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mirëpret dialogun.Burime të RTK-së të afërta me kryeparlamentarin Kadri Veseli, konfirmojnë këtë lajm, duke shtuar se kreu i Legjislativit mirëpret çdo përpjekje serioze të secilit faktor që do të kontribuonte në zgjidhjen e situatës se rëndë të krijuar pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve nga Qeveria.”Kreu i Kuvendit  mirëpret dialogun që të ndihmonte në tejkalimin e situatës”, ka thënë burimi. Të pyetur për vendndodhjen e këtyre takimeve nga Qeveria për ditën e hënën në Kuvend, burimi thekson se kjo nuk është fare problem.

 OPOZITA REFUZON FTESËN E MUSTAFËS PËR DIALOG

 Në konferencën e organizuar në selinë e AAK-së, opozita ka refuzuar ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog me opozitën.Liderët opozitarë, sipas raportimeve të medias në Prishtinë pak më parë, e kanë konsideruar si jo serioze dhe të thatë ftesën për dialog, duke ripërsëritur kërkesat për anulimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, fton opozitën, Kosovë-Mustafa, per dialog

Kosova 2015, qeveria miratoi 68 projektligje

December 4, 2015 by dgreca

-Kuvendi: Realizuam gjithë programin legjislativ të cilin qeveria e Kosovës e ka proceduar deri më tani/

-Po bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Dhjetor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, në një deklaratë të dërguar sot bën të ditur se, deri më tani, gjatë këtij viti, ka miratuar 68 projektligje.Qeveria e Kosovës thekson se, do të punojë me përkushtim maksimal deri më datë 31 dhjetor 2015, në mënyrë që të kompletohet axhenda legjislative e saj dhe që projektligjet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës. Përpos ligjeve të miratuara, sipas evidencave të qeverisë janë edhe 32 projektligje që duhet të kalojnë procedurat në Kuvend, meqë qeveria i ka miratuar dhe proceduar. Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh të nevojshme krijimin e kushteve dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike në Kuvend, në pozitë dhe opozitë, në mënyrë që të përmbushet  axhenda legjislative, e cila ka rëndësi themelore për vendin, si dhe që këto akte, pas shqyrtimeve dhe debatit kualitativ në Kuvend, të jenë sa më të kompletuara dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit. Qeveria e Kosovës e konsideron të nevojshme dhe të domosdoshme miratimin sa më të shpejt të këtyre akteve ligjore, të cilat kanë rëndësi parësore për zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, arsimin, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit, përfundohet në deklaratë. Në 1 dhjetor, Kuvendi i Kosovës deklaronte se me seancën e 30 nëntorit të Kuvendit, në të cilën u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsej 35 pika të rendit të ditës, realizoi të gjithë programin legjislativ të cilin qeveria e Kosovës e ka proceduar deri me tani në Kuvend. Me miratimin e Ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qeveria është instanca që sponsorizon projektligjet në Kuvendin e Kosovës.Po bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re kosovare në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit. Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.

(Foto: Qeveria dhe Kuvendi i Republikes se Kosoves, foto Behlul Jashari – Gazeta Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: 68 projektligje, Behlul Jashari, Kosova 2015, qeveria miratoi

Kosova falënderon SHBA-të

December 3, 2015 by dgreca

-Mustafa në mbledhjen e qeverisë: Vizitë shumë e rëndësishme e Sekretarit amerikan Kerry në Kosovë. Edhe në emrin tuaj dhe të qeverisë falënderoj edhe sot Sekretarin Kerry për vizitën që i bëri Kosovës dhe politikën amerikane për përkushtimin shumë të madh për vendin tonë/
-Ne, qeveria, jemi në çdo moment të ulemi me opozitën, të diskutojmë preokupimet e opozitës, të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rregullores së punës së Kuvendit/
Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 3 Dhjetor 2015/ Vizita në Kosovë e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili dje në Prishtinë theksoi se, “në emër të Presidentit Obama sjell përshëndetjet e tij dhe përkushtimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e pavarur të Kosovës”, u vlerësua shumë e rëndësishme nga kryeministri kosovar Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot.

“Kemi biseduar për çështjet aktuale në Kosovë, për orientimet tona euroatlantike dhe integruese, për punën që qeveria po bën në stabilitetin në rajon, në paqe, dhe poashtu edhe për çështjet të cilat aktualisht e preokupojnë vendin tonë. Kemi marrë përpkrahje të plotë për punën që po e bëjmë dhe ne jemi të lumtur që kemi pasur një tajkim të tillë shumë përmbajtësor dhe të shumë të përkushtuar. Edhe në emrin tuaj dhe të qeverisë falënderoj edhe sot Sekretarin Kerry për vizitën që i bëri Kosovës dhe politikën amerikane për përkushtimin shumë të madh për vendin tonë”, theksoi kryeministri Mustafa.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, dje pasdite, i pritur me ceremoni solemne shtetërore në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, u takua me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat HashimThaçi, njëherit ministër i Jashtëm, dhe Branimir Stojanoviç, i komunitetit serb.

“Ritheksoj edhe një herë përkushtimin tim, të zëvendëkryeministrit Thaçi, por edhe të qeverisë, të koalicionit qeverisës, që ne jemi në çdo moment të ulemi me opozitën, të diskutojmë preokupimet e opozitës, të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rregullores së punës së Kuvendit”, tha në vijim kryeministri Mustafa.

 Ne, vijoi kreu i qeverisë së Kosovës, do t’i bëjmë edhe një herë ofertë opozitës, që të ulemi, të bisedojmë, të dialogojmë dhe të gjejmë zgjidhje.

“Konsiderojmë se zgjidhja më e mirë është që dialogu e debati të zhvillohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të gjendet zgjidhje institucionale, që më mos të ketë gaz lotsjellës në Kuvend, që afo fotografi të jenë imazhe të kaluara dhe që Kuvendi i Republikës së Kosovës të punojë në përbërje të plotë, të pozitës e opozitës, dhe në mënyrë demokratike të trajtohen të gjitha çështjet që shtrohen para nesh”, theksoi kryeministri Mustafa.

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, të 62-të, shqyrtoi dhe miratoi Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe mori vendime tjera të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit synojnë të rregullojnë përbërjen e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, zgjedhjen e bordit dhe procedurat e vendimmarrjes në bord.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se kjo çështje është shtruar në mënyrë emergjente për arsye se është konstatuar se ka disa papajtueshmëri me Ligjin ekzistues sa i përket emërimit të Bordit të Drejtorëve në Kuvend, për arsye se aty ka mbetur një dispozitë e cila thotë se së paku njëri duhet të jetë i jashtëm, ndërsa mandati i drejtorëve të jashtëm ka kaluar dhe kjo do të krijonte pengesë që tani Kuvendi të vendos për bordin e drejtorëve.

“Ne në mënyrë emergjente kemi shtruar nevojë që zyra jona ligjore të punojë së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe vetëm të përpunoj këtë pjesë që i përket mënyrës së zgjedhjes së bordit, përbërjes së bordit dhe vendimmarrjes në bord. Ndërsa, të gjitha çështjet e tjera të mbesin si çështje në të cilat ne do të punojnë në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, tha kryeministri Mustafa, duke i konsideruar të arsyeshme edhe kërkesat e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, sa i përket tokave bujqësore.

Edhe Udhëzimi Administrativ për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” është miratuar sot nga qeveria e Kosovës. Miratimi i këtij udhëzimi i hap rrugë zgjedhjeve në Universitet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet e nismave për lidhjen e marrëveshjeve financiare IPA 2014 dhe IPA 2015 për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Strategjinë për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës 2016-2021.

 Pas një jave bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re kosovare në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit. Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.

*Ne Foto: Qeveria e Kosovës në mbledhje, 3 dhjetor 2015,  foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, falënderon SHBA-të, kosova

Dy dekada të pranisë amerikane në Kosovë

December 2, 2015 by dgreca

-SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta/

*Ne Foto: Ne Shtepine e Pavaresise. Dr. Ibrahim Rugova ulej ketu…/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Dhjetor 2025/ Ngjarjet dhe zhvillimet historike të gjitha viteve, afër dy dekada, të pranisë amerikane në Kosovë, që nga fillimi, i kam raportuar nga Prishtina.

SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja para 19 viteve.

Ndërsa, në mëngjesin e pas mbrëmjes historike të 24 marsit 1999 të ndërhyrjes shpëtimtare së NATO-s për Kosovën e popullin e saj, kam raportuar edhe se, forcat serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht dhe Zyrën e SHBA-së në Prishtinë.
Pas përfundimit të luftës, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) filloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.Atëherë kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa (tashmë kryeministër) dhe ambasadorja amerikanë në Kosovë Tina Kajdanow, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për dhënien e truallit në shfrytëzim Ambasadës Amerikane, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Memorandumi është edhe një shembull i forcimit të lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, u theksua në ceremoni.

Në 5 maj 2015, në Prishtinë u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve më të larta kosovare, si dhe  të ambasadave në Kosovë.

“Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet”, theksonte presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në fjalën e rastit, duke iu drejtuar, ambasadores së SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, e cila përfundonte misionin në Prishtinë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars njoftonte se, Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë me “mirëmengjes” niste prezantimin e tij përmes videos duke paralajmëruar ardhjen në Prishtinë. “Unë jam Greg Delawie dhe është nder për mua të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Pres ta vazhdoj miqësinë e gjatë mes shteteve tona. Zyrën tonë informative në Kosovë e kemi hapur në vitin 1996. Tani pothuaj 20 vjet më vonë, objekti i ambasadës sonë të re në Prishtinë është në ndërim e sipër”, shprehej ambasadori duke shtuar se shërbimi publik është i rëndësishëm për familjen e tij.

“Gjithmonë kam besuar në vlerën e marrëdhënieve mes popujve, jo vetëm mes qeverive. Vazhdimi dhe ndërtimi i lidhjeve të tilla me Kosovën, demokracinë më të re të Evropës, do të jetë njëri prej prioriteteve të mia kryesore”, theksonte ambasadori amerikan.

Njoftimi dërguar nga ambasada e SHBA në Prishtinë theksonte se, Greg Delawie ndjehet i nderuar që do të shërbejë si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë.

 Në 21 gusht, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dorëzoi letrat kredenciale në pritjen me ceremoni solemne shtetërore te presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga,  bashkë me të cilën edhe shëtitën më këmbë shesheve të Prishtinës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Dy dekada, ne Kosove, të pranisë amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 206
  • 207
  • 208
  • 209
  • 210
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT