• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-“Viti i Gjergjit” me “Shije Shqiptare”

April 2, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Kosova dhe unë nuk kemi hyrë në asnjë punë të brendshme të Republikës së Turqisë dhe kjo është mese e vërtetë, as në të kaluarën, as sot, dhe as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë/1 behluli Jash1 Ramushi

-Nën patrontin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sot në mbrëmje u bë promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”/

-Kultura e gatimit dhe e mikpritjes është vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 2 PRILL 2018/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me një fjalë rasti hapi ceremoninë e promovimit të gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, organizim ky që u mbajt nën patronatin e Kryeministrit dhe që shënohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar  “Viti i Gjergjit”.Kryeministri Haradinaj, tha se kultura e gatimit dhe e mikpritjes është vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve dhe këtë kulturë do ta ruajmë me përkushtimin më të madh. “Shije shqiptare” është darka simbolike e shënuar në nderim të kuzhinës dhe traditës shqiptare të mikpritjes dhe që ka bërë bashkë katër kuzhinierët më  të mirë, që vijnë nga treva të ndryshme. Sokol Prenga, Faruk Neziri, Përparim Babalija dhe Naser Gashi u bënë bashkë për të sjellë para të ftuarve shijet më të njohura të gatimit shqiptar.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se periudha e jetës së luftës dhe qeverisjes së Skënderbeut është një periudhë e artë shqiptare e vetëdijes së ngritur për të qenë vetja, njëkohësisht e përkushtimit, sakrificës për të ruajtur vetveten, atdheun, identitetin dhe bindjen e vet.Më tej, kryeministri Haradinaj tha se askush më mirë sesa shqiptarët nuk dinë t’i respektojë ata që jetojnë me ne, komunitetet në përgjithësi, identitetin kombëtar e fetar, gjuhën dhe çdo vlerë tjetër.“Duke kujtuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që nga larg na gjykojnë dua t’iu them se nuk na njohin, ju mungon njohja për shqiptarët në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Bëjnë mirë të na njohin, sepse kur na njohin e dinë mirë se nuk është në traditën tonë me hy në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. Kosova dhe unë nuk kemi hyrë në asnjë punë të brendshme të Republikës së Turqisë dhe kjo është mese e vërtetë, as në të kaluarën, as sot, dhe as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë”, tha kryeministri Haradinaj.

Organizimi “Shije shqiptare” përkon edhe me Ditën ndërkombëtare të Autizmit, për çka kryeministri tha se nuk do të mungoj asnjëherë përkujdesja ndaj kësaj kategorie.Promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare” , është organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar dedikuar Skënderbeut, nismë kjo që ka bërë bashkë Qeverinë e Kosovës, atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për të cilën nismë gjatë 2018- ës do të shënohen aktivitet të shumta në nderim të historisë dhe traditës shqiptare.Pjesë e kësaj ngjarje, të organizuar nga Jahja Lluka këshilltar i Kryeministrit, ishin përfaqësues të korit diplomatik, mes të cilëve ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, përfaqësues të institucioneve nga vendi dhe rajoni, të organizatave joqeveritare dhe atyre humanitare, muzicientë, emra të njohur të artit, politikës e medias.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj, shije shqiptare, Viti i Gjergjit

Kosovë-Lista Serbe s’mund ta rrëzojë Qeverinë

April 2, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës me opozitën shumicë, Qeveria e Kosovës vazhdon me shumë punë/
_Opozitën e bëjnë: Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më i madhi në Kuvend, me 27 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje me 19,  i ndarë nga ajo Grupi i Deputetëve të Pavarur me 12 dhe e larguar nga koalicioni qeverisës Lista Serbe me 10./
1 Largii i Serbeve
Në Foto: Largimi i Serbëve/
-Partia me grupin më të madh parlamentar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është në opozitë, deklaronte javën e kaluar se në asnjë rast nuk do të lejojë që ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës deputetët e Listës Serbe, e cila u largua nga qeveria dhe doli në opozitë në Kuvend/

-Nuk u realizuan skenaret serbe për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeveritar e kalimin në opozitë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 2 Prill 2018/ Në zhvillimet e reja në Kosovë, pas daljes së Listës Sebe nga Qeveria, Kuvendi 120 anëtarësh ka ndryshime që e bëjnë opozitën shumicë e koaliconin qeverisës pakicë.

Opozitën e bëjnë: Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më i madhi në Kuvend, me 27 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje me 19,  i ndarë nga ajo Grupi i Deputetëve të Pavarur me 12 dhe e larguar nga koalicioni qeverisës Lista Serbe me 10.

Koalicionin qeverisës e bëjnë: Partia Demokratike e Kosovës me 23 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11 – pas kalimit në te të një deputeteje të Vetëvendosjes, Nisma me 6, Grupi 6 Plus i komuniteteve pakicë me 6 dhe Aleanca Kosova  e Re me 2 deputetë, të cilët janë pa grup parlamentar.Pa grup parlamentar jnë edhe 4 deputetë tjerë, një prej të cilëve serb – i Partisë Liberale Serbe e tre të tjerët të komuniteteve tjera pakicë.Pas këtyre zhvillimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës deklaronte javën e kaluar se në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garantonte qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguronte partia më e madhe opozitare pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.Paralajmërohej se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.Javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës  doli Lista Serbe, e cila kishte tre ministra, njëri prej tyre edhe zëvendëskryeministër. Por, kështu nuk bie Qeveria e Kosovës, e cila vazhdon me shumë punë. Nuk u realizuan skenaret serbe për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeveritar e kalimin në opozitë.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, nga Lista Serbe, nuk bie, qeveria

Kosovë-Kuvendi miraton Ligj të rëndësishëm

March 31, 2018 by dgreca

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit kaloi sot pas shqyrtimit të dytë në Kuvendin e Kosovës, pas miratimit në parim në 26 janar 2018. I rëndësishëm edhe për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja dhe punëtorët e saj, si dhe të shumë ndërmarrjeve tjera shoqërore/

-Në Kuvendin e Kosovës sot një zhvillim tjetër që u pa është kalimi i grupit parlamentar me 10 deputetë të Listës Serbe në opozitë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, u pa largimi nga ajo i Listës Serbe me tre ministra, një prej të cilëve edhe zëvendëskryeministër/

1 Kuvend

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 30 Mars 2018/  Një Ligj i rëndësishëm – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit kaloi sot pas shqyrtimit të dytë në Kuvendin e Kosovës, pas miratimit në parim në 26 janar 2018.

Ky projektligj, për shqyrtim të dytë, është futur në axhendë në 23 mars, me shumicë votash të Kuvendit, me propozim nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa, në kooredinim paraprak me kryeparlamentarin e ministrin e Financave.

“Projektligji me ndryshimet e ofruara ka për qëllim lejimin e investimeve të mjeteve të fondit të privatizimit në letrat me vlerë të emetuara nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ka theksuar qeveria në ditën e miratimit në 10 nëntor 2017 dhe procedimit në Kuvend.

Këtë e ka ritheksuar ministri i Financave, Bedri Hamza, edhe në seancën plenare të Kuvendit, duke prezantuar në shqyrtimin e parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 “Mundësohet edhe transferimi i një pjese të mjeteve të privatizimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimti për Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës. Këto mjete do të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe në projektet madhore me inters për qytetarët e vendit”, shtoi ai.

 Përmes këtij Projektligji, ka vijuar ministri i Financave, synohet të krijohet edhe një mekanizëm për shpronësimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore që janë të nevojshme për sektorin publik.

“Nëpërmjet këtij mekanizmi qeveria e Kosovës si autoritet shpronësues do të paguajë vetëm 20 përqind të mjeteve financiare dedikuar për punëtorët përfitues të ndërmarrjeve shoqërore dhe tarifën administrative për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me kusht që mos të ketë konteste tjera”, theksoi ministri Hamza.

Në një konferencë shtypi të fundvitit, Agjencia Kosovare e Privatizimit 2017-tën e punës së saj e ka vlerësuar shumë të sukseshme dhe ka theksuar pritjet që të vazhdojë dinamikën e rritur edhe në vitin 2018.

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari dhe zëvendësdrejtori Menaxhues për Likuidim, Avni Jashari, janë shprehur se presin edhe më shumë mundësi për punë e rezultate me miratimin Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 Edhe në Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë theksuar se Ligji i ndryshuar e plotësuar është i rëndësishëm edhe për pagesën e 20 përqindëshit për ish-punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, asetet e të cilave janë shpronësuar nga qeveria.

 Që nga viti 2008, qeveria e Kosovës ende nuk ka paguar asnjë shpronësim për pronat shoqërore, ndërsa ka marrë më shumë se 700 vendime për shpronësime, mes të cilave të Pallatit 18 katësh në Prishtinë ku ishte gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, i cili është shëndrruar në objekt qeveritar, ndërsa 20 përqindëshi i vlerës duhet t’u shpërndahet punëtorëve të ndërmarrjeve që ishin në atë ndërtesë.

Një e drejtë tjëtër e ligjëshme është privatizimii i gazetës tradicionale të Kosovës dhe për këtë është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin, madje pa asnjë ndërprerje dhe në objektet ku kanë qenë.

Gazeta e përditëshme tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 73 vitesh, në 12 shkurt 1945. Gazeta historike e Kosovës Rilindja, e cila ka filluar të dalë në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, është mbyllur detyrimisht para 16 vitesh me dëbim të kundërligjshëm e të padrejtë nga Pallati i saj nga administrata e UNMIK në 21 shkurt 2002. Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues e specialë të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm.

 Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave protestues para gati 10 viteve, në 30 dhjetor 2008, me numrin e festës së Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë në vazhdimësi edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila  është autoritet mbi ndërmarrjet shoqërore dhe është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë, të përfunduar në qershorin e vitit 1999.

LISTA SERBE E LARGUAR NGA QEVERIA, OPOZITË NË KUVENDIN E KOSOVËS

 Kuvendi i Kosovës me 13 pika në axhendë zhvilloi sot paradite punime të seancës plenare të nisur në 16 mars, e të vijuar në 23 mars, ndërsa pasdite nisi një seancë të re me 11 pika.Në Kuvendin e Kosovës një zhvillim tjetër që u pa është kalimi i grupit parlamentar me 10 deputetë të Listës Serbe në opozitë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, që mori vendime për të 19 pikat e axhendës, u pa largimi nga ajo i Listës Serbe me tre ministra, një prej të cilëve edhe zëvendëskryeministër, i deklaruar pas arrestimit të hënën në veri të Mitrovicës të zyrtarit të qeverisë së Sebisë, Marko Gjuriç, që kishte kaluar kufirin jashtëligjshëm dhe pa respektuar marrëveshjet e dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel. Në mbledhjet e qeverisë së Kosovës  kur mungojnë ministrat marrin pjesë zëvendësministrat.

Një nga 10 deputetët në grupin parlamentar të Listës Serbe është goran, i cili javën e kaluar, në 21 mars, në momentin e fundit shkoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës dhe votoi pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duke siguruar edhe votën e 80 të duhur për ta kaluar me dy të tretat e parlamentit 120 anëtarësh, derisa 9 deputetët serbë të Listës nuk morën pjesë fare në seancë. Pro votoi edhe një nga 10 deputetët  serbë, që është i Patisë Liberale Serbe, pa grup parlamentar.

Ky është një shembull se në demokraci, në Kosovë, edhe vendime të mëdha mund të merren edhe pa votat e deputetëve serbë të Listës Serbe.

Pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit votuan edhe të gjithë – të 27 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti në opozitë.

Në 27 mars Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se, “në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”.

Deklarata u bë pas paralajmërimeve të Listës Serbe për dalje nga koalicioni qeverisës.

“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguronte deklarata.

Përfundohej se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Liga i rendesishem

Kosovë-Si do formohet asociacioni serb?

March 28, 2018 by dgreca

-Tubim i përfaqësuesve serbë në veri, përalajmërojnë formimin e Asociacionit-Bashkësisë së Komunave Serbe në 20 prill./

Kosovska Mitrovica, 28. marta 2018.- Poslanik Srpske liste Igor Simic (L) obratio se prisutnima. Gradonacelnici srpskih opstina sa KiM. U Mitrovackom dvoru pocela je zajednicka sednica odbornika deset opstina sa srpskom vecinom na Kosovu i Metohiji. Sastanak je otvorio predsedavajuci skupstine opstine severna Kosovska Mitrovica Dejan Guresic, koji je rekao da je sednica sazvana po hitnom postupku zbog situacije. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ nr

 “Nëse Prishtina nuk do jetë e gatshme që në tre javët e ardhëshme të fillojë punën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, komunat serbe dhe institucionet do fillojnë vetë formimin e Bashkësisë, trupave dhe institucioneve të saj”, thuhet mes tjerash në konkluzionet e miratura./

 -Shqiptarët 92.93 %, serbët 1.47 %   sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011 në Kosovë, pa  katër komunat e veriut – Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin e Zubin-Potokun, ku serbët e refuzuan regjistrimin. Në Kosovë nga gjithësej 38 komuna, 27 me shumicë shqiptare,  10 me shumicë serbe e 1 turke/

  Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PPRISHTINË, 28 Mars 2018/ Në një tubim të serbëve, të sapombajtur sot në veri të Mitrovicës, të këshilltarëve serbë të 10 komunave kosovare ku e bëjnë shumicën e banorëve e përfaqësuesve tjerë, u paralajmërua formimi nga vetë ata i Bashkësisë-Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë në 20 prill,  pas 5 vjetësh të Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të nënshkruar në Bruksel.

 “Nëse Prishtina nuk do jetë e gatshme që në tre javët e ardhëshme të fillojë punën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, komunat serbe dhe institucionet do fillojnë vetë formimin e Bashkësisë, trupave dhe institucioneve të saj”, thuhet mes tjerash në konkluzionet e miratura.

Para pesë vitesh, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia  – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut,  kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. Marrëveshja 15 pikëshe, në 6 pikat e para  ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në tekstin e Marrëveshjes, nën një, përcaktohej: “Do të ketë një Asociacion / Bashkësi e komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët pajtohen”.
Asociacioni i komunave me shumicë sebe në Kosovë është një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd të nënshkruara nga krerët e atëhershëm të dy qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, në mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel, në raunin e 28 të dialogut në nivel kryeministrash, ndërsa kundërshtohej nga opozita kosovare.

Në marrëveshje, e para pikë është kjo: “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës”.

Mes tjerash, në marrëveshje, te “Objektiva” thuhet se Asociacioni “vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa, te “Buxheti dhe përkrahja”  theksohen “kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë”.

Në 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga Presidentja e Republikës të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore”, ka vendosur se, “këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje”.

Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës ka siguruar se, “i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar asociacionin e komunave me shumicë serbe do bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetues” dhe se “edhe Statuti i asociacionit do dërgohet në Kushtetuese”.

Në raundin e 30-të, të fundit kryeministror në Bruksel, në 27 janar 2016,  ku është biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri atëherë dhe rrugën përpara në dialog, temë kryesore ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por nuk ka pasur ndonjë dakordim për afat kohor dhe atëherë kryeminsitri kosovar Mustafa dhe ai serb  Vuçiç kishin “qëndrime të kundërta rreth vendimeve të Kushtetueses” së Kosovës.

Në 23 mars 2018 presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, vijuan bisedimet në Bruksel me lehtësimin e shefes  së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila fillimisht ka  takuar ndaras krerët e dy shteteve para takimit trilateral, ku është biseduar edh për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Evropian pas takimit, thuhej se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Presidentët shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e takimeve të fundit të grupeve punuese të mbajtura në Bruksel.

“Përfaqësuesja e lartë Mogherini theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj zbatimin e marrëveshjes për energjisë dhe përfundimin e punimeve për rivitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë”, thuhej në deklaratën, të cilën e ka bërë publike zëdhënësja Kocijançiç.Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog.Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për presidentin Thaçi të inauguruar në muajin prill 2016 dhe presidentin Vuçiç të inauguruar në qershor 2017, takimi i 23 marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 korrik e të dytit në 31 gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve. Pas takimit presidencial në Bruksel, në Prishtinë në 26 mars 2018 krerët e shtetit të Kosovës në një takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili, siç u tha, do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, si dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.Ata u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.

Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në të njëjtën ditë, në 26 mars, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur pasdite në një takim të përbashkët ambasadorin e SHBA-së, Greg Delaëie, atë të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadorin e Francës, Didier Chabert, atë të Italisë, Piero Cristoforo Sardi, shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet e saj, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionittë komunave me shumicë serbe.“Kosova zotohet dhe do të jetë e përgjegjshme në funksionalizimin e Grupit Punues, që do të fillojë punën në draftimin e Statutit të Asociacionit”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën, me ligjet e Kosovës dhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, shtoi ai.Ambasadorët ndërkombëtarë theksuan se do të ofrojnë mbështetje të plotë institucionale dhe ekspertizë profesionale në realizimin e këtij obligimi që Kosova ka marrë në Bruksel.Në 27 mars 2018, pas  një takimi në Beogard me presidentin e Serbisë Alaksandar Vuçiç, Lista Serbe deklaroi se del nga qeveria e Kosovës, ndërsa 10 komunat me shumicë serbe  do formojnë në 20 prill Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.Lista Serbe ka grupin parlamentar prej 10 deputetësh në Kuvend e kishte 3 ministra në qeverinë e Kosovës, një prej të cilëve edhe zëvendëskryeministër. Një nga deputetët në këtë grup parlamentar është goran, i cili në momentin e fundit e fundit shkoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës dhe votoi pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duke siguruar edhe votën e 80 të duhur për ta kaluar me dy të tretat e parlamentit 120 anëtarësh, derisa Lista Serbe nuk mori fare pjesë në seancë.Në Kuvendin e Kosovës është edhe një deputet serb – nga Partia Liberale Serbe, i cili është pa grup parlamentar dhe edhe para votimit u deklaruar pro ratifiimit të demarkacionit.Maxhoranca në Kuvendin e Kosovës, bashkë me grupin parlamentar të Listës Serbe, kishte gjithësej 61 deputetë – vetëm një më shumë se gjysmën, e pas kalimit të një deputje të LVV në AAK arriti të ketë 62 deputetë. Tash pa Listën Serbe koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

 Vite më parë, në 2015-tën, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës bojkotonin rreth tre muaj, prej 3 shkurtit, kur  kryeministri Kosovar atëherë Isa Mustafa shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme.Kosova ka gjithësej 38 komuna. Nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special tëOKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për zgjedhjet lokale 2017, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

Filed Under: Analiza Tagged With: asociacioni serb?, Behlul Jashari, Kosovë-Si do formohet

Thaçi-Haradinaj: Tonet kërcënuese nga Serbia pa efekt në Kosovë

March 28, 2018 by dgreca

-Është biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit, liberalizimin e vizave dhe Asociacionin/

 3Thaci Haradin.JPG

PPRISHTINË, 28 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryeministrin Ramush Haradinaj, ku është biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.Presidenti dhe kryeministri, po ashtu, kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim, bën të ditur Presidenca kosovare në njoftimin e dërguar./b.j

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, pa efekt, Thaci-Haradinaj, tonet kercenuse serbe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT