• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VARIETY (1993) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME BEKIM FEHMIUN, YLLIN MË TË MADH TË FILMIT NË JUGOSLLAVI

September 23, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shtator 2021

“Variety” ka botuar, me 14 prill 1993, në faqen n°75, intervistën e Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Humbur dhe gjeturEmri: Bekim FehmiuPërshkrimi: Ylli më i madh i filmit në JugosllaviParë për herë të fundit: Ballafaqimi me luftën I vetmi superstar i vërtetë i prodhuar ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollywood si playboy amerikano-jugor në “Aventurierët” e Paramount-it në 1970. Ai dukej gati për një “crossover” të Hollivudit, pasi ishte bërë një yll ndërkombëtar në “Unë madje takova disa ciganë të lumtur”. Kjo pjesë i erdhi atij në momentin e fundit kur një aktor rus cigan i vërtetë u hoq (largua) disa ditë para xhirimeve. Ndërsa dy dekada më parë Fehmiu vizitoi botën si një superstar i ardhshëm, ai tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, një shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta. Kur “Ciganët” morën një Çmim të Madh në Kanë, dhe morën një audiencë amerikane në galeritë e artit në 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentis, Silvana Mangano donte që ai të luante me të në “Edipi Mbret”, por një angazhim i mëparshëm e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbert panë “Ciganët”, dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave Dax Xenos në “Aventurierët”. Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga “Cigani i lumtur” në një kampist fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në atë kohë – dështoi, dhe Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.“Gabimi i madh i Gilbert ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit Harold Robbins”, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa. “Ai e bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Lufta dhe Paqja’”.57 vjeçar, Fehmiu tani jeton në kryeqytetin serb të Beogradit. Edhe pse ai luajti regullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960 dhe 1970, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij tani është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.“Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin”, tha Fehmiu për Variety. “Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu”. Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. “Duhet të bësh pjesën tënde në çdo mënyrë që mundesh”. Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është një aktor i ri në rritje. Por pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. “Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse është e nevojshme”. – Deborah Young.https://www.darsiani.com/…/variety-1993-intervista…/…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bekim fehmiu

Prapavija e promemories për aktorin e shquar, Bekim Fehmiu

June 2, 2016 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/
Edi Rama erdhi në pushtet me një formulë interesante për marrëdhëniet me fqinjët: “Zero probleme me fqinjët”, ishte formula e fushatës elektorale të tij e pranverës 2013, një formulë e cila u përshëndet nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë e më së shumti nga komuniteti ndërkombëtar. Një promemorie e shpallur dje në ditën e 80 vjetorit të aktorit të madh, Bekim Fehmiu, nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama, na jep të kuptojmë se Shqipëria sot pas tri vitesh qeverisje të rilindjes ka zero problem vetëm me Serbinë dhe deri diku me Malin e Zi. Politika e jashtme e Shqipërisë ka qenë dhe duhet të mbetet një politikë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, veçmas sa i përket marrëdhënieve me fqinjët e në rajon. Nëse ka diçka për të cilën shqiptarët janë më të interesuarit, është pikërisht stabiliteti, paqja dhe siguria rajonale. Por a është e tillë politika e jashtme e qeverisë Rama? A ka promovuar ajo marrëdhënie aq të ngushta sa me Serbinë edhe me vendet e tjera të rajonit? Dhe cilat janë sfidat dhe rreziqet e këtij afrimi kaq të ngushtë midis Vuçiçit dhe Edi Ramës? Nëse ndjekim kronologjinë e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Beogradin në këto tri vite, gjithnjë krahasuar me qëndrimet dhe sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj kryeqyteteve të tjera ballkanike, atëherë gjithkush do të shohë se afrimi me Beogradin është shndërruar në një lëvizje në shërbim të pushtetit të të dy protagonistëve kryesorë. Promemoria kushtuar ditëlindjes së 80-të të aktorit të shquar, Bekim Fehmiu, është shkruar shumë bukur, me mesazhin e paqes dhe i kushtohet ardhmërisë së shqiptarëve dhe serbëve. Ai nuk ka të sharë. Duket se në të shprehen qartë dhe në mënyrë konçize vlerat universale dhe mesazhet e paqes e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Serbisë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Madje gjithçka duket rozë dhe jep përshtypjen e një përmbysjeje në marrëdhëniet midis të dy vendeve. Por nga promemoria si dhe nga e gjithë dinamika e marrëdhënieve midis dy kryeministrave ballkanikë të dy vendeve në armiqësi për më shumë se një shekull ne mund të konstatojmë se ata e kanë ndërtuar këtë urë bashkëpunimi duke anashkaluar problematikat që kalon Kosova në dialogun e saj me Serbinë. Promemoria nuk thotë asnjë fjalë sa i përket Kosovës, sikur Bekim Fehmiu të ishte një personalitet i lindur dhe rritur në Tiranë dhe jo në Prizren. Por edhe në takimet e shumta midis Vuçiç dhe Edi Ramës nuk duket se marrëdhëniet midis Tiranës dhe Beogradit të kenë ndonjë kushtëzim me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme midis Serbisë dhe Kosovës. Përveçse deklaratës së zotit Rama në vizitën e tij të parë në Beograd, kur bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së Vuçiç, nuk ka asnjë rast tjetër kur kryeministri shqiptar të ketë folur seriozisht për problemet e mëdha e të shumta që kalon Kosova si rezultat i diversionit të Serbisë, sidomos në veri të Mitrovicës. Formalisht Bekim Fehmiu nuk është personazhi, i cili do të shërbente për vendosjen e urave të paqes midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ai i përket Kosovës dhe si i tillë Vuçiç do të duhej që deklaratën e përbashkët ta shpallte me homologun e tij kosovar, Isa Mustafa. Por pse nuk ndodhi kjo? Sepse kryeministri i Serbisë ka nevojë për ndihmën e Edi Ramës në qëndrimet e tij destruktive ndaj Kosovës. Një promemorie e përbashkët me Isa Mustafën në frymën e dëshmuar në atë me Edi Ramën nuk i intereson kryeministrit të Serbisë. Nga ana tjetër kreut të ekzekutivit të Beogradit i duhet që të shpalosë në BE imazhin e tij pozitiv, me qëllim arritjen e objektivit për integrime europiane. Ne vemë re se Kroacia është vënë në mbrojtje të së drejtës së Kosovës përballë obstruksionit serb shumë herë më tepër se Shqipëria! E di se dikush do të thotë: “Jo, Edi Rama bëri në Beograd atë që nuk e ka bërë asnjë kryeministër e lider politik i shqiptarëve”. Po, kjo është e vërtetë. Por, siç kam shkruar më parë, në atë kohë kur ndodhi vizita e zotit Rama në Beograd, ajo që ndodhi në konferencën e shtypit atëherë ishte një skenar, për të cilin ishin marrë vesh të dy kryeministrat. Njëri do të fitonte kapital politik te shqiptarët e Kosovës, të cilët nuk besojnë te Edi Rama dhe tjetri me ragimin e tij “të ashpër” do të fitonte kapital politik te nacionalistët serbë. Kjo formulë e ndihmës për njëri-tjetrin në funksion të ruajtjes dhe forcimit të pozitave në pushtet funksionoi si për Edi Ramën edhe për Aleksandër Vuçiç. Më pas do të duhej harruar kjo shfaqje e orkestruar në Beograd. Duhej që gjithçka midis dy liderëve që pretendojnë protagonizmin ballkanik të shkonte në logjikën e zgjidhjes së konfliktit gjermano-francez, konflikt i cili nuk kishte territore të ndonjërit vend në mes, siç kemi ne territorin dhe shtetin e Kosovës. Edhe modeli gjermano-francez është zgjedhur me një hile të madhe në favor të Serbisë. Serbia gjithmonë ka qenë e gatshme të ndërtojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Madje edhe në kohën e komunizmit, edhe në kohën e qeverisjes të së djathtës në Shqipëri. Por në pjesën e parë të viteve 1990 përfaqësimi diplomatik i Serbisë në Tiranë ishte në nivelin e të ngarkuarit me punë a.d, sepse qeveria shqiptare e asaj kohe nuk pajtohej me situatën e dhunës e të terrorit serb në Kosovë. Kosova ishte shkaku i marrëdhënieve të kufizuara të Tiranës me Beogradin, ndonëse në Beograd gjithnjë thuhej se politika e jashtme e qeverisë serbe synonte marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Qëllimi ishte t’u thoshte botës së qytetëruar se “Ne serbët nuk kemi asgjë me shqiptarët. Thjesht ne nuk pajtohemi me terroristët dhe ekstremistët shqiptarë të Kosovës”! Marrëdhënia e mirë me Shqipërinë do të shitej si imazh i një Serbie të interesuar për paqe, stabilitet e siguri në rajon, ndërkohë që dhuna policore e në forma të tjera e Serbisë në Kosovë ishte shumë e egër. Nëse studiojmë qëndrimet e sotme të Beogradit ndaj Kosovës bindemi se politika e qeverisë së Vuçiç është e njëjtë me atë të Milosheviçit, veçse e përshtatur për rrethanat e zhvillimeve të kohës së sotme. Veriu i Mitrovicës, siç e përmendi përsëri këto ditë Edita Tahiri, është nën sundimin e strukturave paralele të Beogradit. Planet e zhvillimit urban në veri hartohen në Beograd, madje pa pyetur aspak për qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Pakica serbe, me urdhër nga Beogradi, ka bllokuar krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës. Politikisht përfaqësuesit politikë të serbëve në qeverinë e Kosovës janë kundër integrimeve të Kosovës dhe ruajnë një sjellje të njëjtë me ekstremistin Dodiç në republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës. Ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar. Institucionet dhe qeveria e Kosovës nuk kontrollojnë dot asnjë pjesë të territorit të Veriut, sepse atje funksionojnë ligjet e Beogradit. Ndërkohë të zgjedhurit legjitimë të kësaj pjese të vendit paguhen nga Prishtina e njëkohësisht nga Beogradi. Vuçiç ka planifikuar në buxhetin e qeverisë së tij miliona euro për veriun e Mitrovicës, me qëllim dezintegrimin e këtij territori dhe evitimin e integrimit të tij në shtetin e Kosovës. Serbia nuk pranon që Kosova të ketë kodin e saj telefonik, pengon dhe vepron në mënyrë aktive për mosintegrimin e saj në institucione ndërkombëtare, siç ndodhi me UNESCO-n. Nëse do të donim të shkruanim një listë të destruksionit serb në Kosovë, kjo listë do të ishte shumë, shumë e gjatë. Ndërkohë, të pagjeturit, viktimat e dhunës e të përdhunës, dëmet e mëdha që ushtria e policia serbe ka shkaktuar kundër shqiptarëve në Kosovë janë një histori e pandjesuar. Vuçiç jo vetëm nuk ka kërkuar ndjesë për këto krime, autor i të cilave është dhe ai, por vijon politikat e mosangazhimit për të ndriçuar të vërtetën e tyre. Ndërkohë në të gjitha takimet, bashkëfjalimet, bashkintervistat, bashkëkonferencat e shtypit midis Ramës dhe Vuçiç askush nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë që këto çeshtje të bëhen temë e diskutimit për zgjidhje. Promemoria kushtuar aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu, i botuar ditën e djeshme në media, ishte shou i radhës së të dy kryeministrave në fjalë. Ata donin që më këtë deklaratë të shisnin produktin e tyre në dobi të pushtetit. Por për Vuçiç shërbimi shkonte përtej pushtetit. Bashkëpunimi i ngushtë midis dy krerëve të ekzekutivit të të dy vendeve shkon përtej interesave të Vuçiç, ai ka si synim arritjen e objektivave të qarta të shtetit të Serbisë. Ky objektiv është denigrimi i institucioneve të Kosovës, mënjanimi i tyre, mosangazhimi për dialog me Prishtinën dhe zevendësimin e këtij dialogu me Tiranën e Edi Ramës, shkurt zhvleftësimi i arritjeve për konsolidimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës dhe rikthimin e një dialogu midis serbëve dhe shqiptarëve në qendrat përkatëse, Tiranë dhe Beograd. Dobësimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe mundësia e një marrëdhënie të tillë të re me Tiranën është orientimi i politikës serbe. Në një farë mënyrë kjo po arrihet. Rama shihet si partner i besueshëm për arritjen e këtij synimi. Ai fillimisht duhej bërë i besueshëm në sytë e shqiptarëve të Kosovës, pastaj të merrte përsipër që të fliste në emrin e tyre. Ky angazhim i zotit Rama duket qartë dhe në promemorien për Bekim Fehmiun. Unë e di se ka njerëz që nuk duan të besojnë në këto përfundime, për të cilat shkruaj në këtë analizë. Por fatkeqësisht, në çdo veprim dhe në çdo fjali të të dy kryeministrave lexoj pikërisht dëshirën e tyre për të anashkaluar Kosovën dhe institucionet e saj dhe për të krijuar një institucion tjetër të zgjidhjes së konfliktit. Kështu Rama do të bëhej protagonist në krye të delegacionit shqiptar e Vuçiç në krye të delegacionit të Serbisë në bisedimet dypalëshe. Edi Rama e ka shtruar rrugën për këtë dialog të ri shqiptaro-serb, sepse ka forcuar marrëdhëniet me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, të cilin me siguri do ta ketë pjesë të këtij delegacioni. Por të gjitha gjasat janë që të gjejë edhe mbështetjen e ndonjë prej liderëve të korruptuar të PDK-së. Nëse shohim lëvizjet e kryeministrit shqiptar në marrëdhëniet me forcat politike në Kosovë, atëherë shohim se mbështetja e tij shkon qind për qind në adresë të Vetëvendosjes. Ai lufton që Albin Kurti, ose Shpend Ahmeti të jetë kryeministri i ri i Kosovës në zgjedhjet e radhës parlamentare dhe ka përgatitur planin e ankorimit të tij në bisedime me Serbinë. Duke qenë se Albini është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Rama synon që me ndihmën e tij ta ndaj Kosovën me Serbinë, sepse një dialog shqiptaro-serb i Tiranës me Beogradin presupozon automatikisht diskutimin për ndarjen e veriut të Mitrovicës dhe vendosjen e një vije të re demarkacioni. Rama dhe Albini do të thonë: “Ne bashkojmë dy vendet në këmbim të territorit të veriut të Kosovës”. Për të dy bashkimi vlen më shumë sesa humbja e territoreve. Ndërkohë Serbia do të ishte e kënaqur me zgjerimin e territoreve të saj dhe nuk do të mërzitej aspak nëse shqiptarët bashkohen ose jo. Madje ajo nxiton për projektin në fjalë, sepse realizimi i këtij projekti krijon mundësinë e shpërbërjes së Maqedonisë dhe në kushtet e sotme Beogradi do të përfitonte territore edhe nga Maqedonia. E di se kjo formulë shkon në kundërshtim me fobinë e Ramës për këtë projekt. Ai dhe shumë socialist nuk do të donin për arësye të ruajtjes së pushtetit bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Por është e mundur që joshja e Vuçiç ta bindë Edi Ramën në këtë mision antishqiptar. Promemorja per Bekim Fehmiun është një sinjal tjetër i këtyre angazhimeve të përbashkëta midis kryeministrit shqptar, Edi Rama dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në Europë ka aktorë ndërkombëtarë, të cilët e mbështesin një inciativë të tillë, me arësyetimin se “Nëse palët vijnë vetë në një qëndrim të përbashkët, atëherë zgjidhja është e pranueshme”. Çdo interpretim tjetër unë e shoh si përpjekje për devijimin e së vërtetës. Prandaj dhe vij në përfundimin se problemet zero të Ramës më fqinjin Serbi, janë në të vërtetë një pikënisje për një konflikt të ri midis shqiptarëve dhe serbëve. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka shumë probleme të pazgjidhura me Greqinë dhe kërcënon Maqedoninë. Madje udhëheqësi ynë ballkanik po krijon probleme pa nevojë me njërin nga kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bekim fehmiu, Dr. Enver Bytyci, Prapavija e promemories për aktorin e shquar

PERKUJTOHET BEKIM FEHMIU NE NEW YORK

June 6, 2013 by dgreca

KONSULLATA E KOSOVES DHE KOMUNITETI I ARTISTEVE SHQIPTARE PERKUJTUAN NE NEW YORK AKTORIN HOLLIVUDIAN ME ORIGJINE SHQIPTARE, BEKIM FEHMIU/

Nga BEQIR SINA, New York City

EW YORK CITY : Tre vite nga vdekja, dhe 77 vite nga ditëlindja aktori Bekim Fehmiu kujtohet në Amerikë, në një mbrëmje përkujtimore. Me rastin e ditëlindjes së tij (1 qershor 1936), dhe përvjetorit të tretë(15 qershor 2010) të ndarjes nga jeta të aktorit me famë botërore Bekim Fehmiu, Konsullata e Përgjithëshme e Republikës të Kosovës në New York, në bashkëpunim me komunitetin e artistëve shqiptaro-amerikanë organizoi një mbrëmje përkujtimore në nder të aktorit të madh. Kjo mbrëmje për jetën dhe veprën e këtij artisti shqiptar, u mbajtë mbrëmë në Studion Fadil Berisha, vetëm një bllok larg nga Broadway – bulevardi i “Hollivudit” të Nju Jorkut, ndërsa e moderojë bashkëshortja e aktorit të njohur të komunitetit Luan Bexheti , zonja Rejhan Ismani-Bexheti

Shumëpersonalitete të nderuara të komunitetit tonë, diplomatë, artist, aktor, muzikant, gazetar, biznesmen, veprimtar dhe aktivist të shquar, televizionet e komunitetit shqiptaro amerikan, gazetat e komunitetit, u mblodhën së bashku për të kujtuar jetën dhe veprën e këtij gjiganti të kinematografisë, përmes diskutimeve, video klipeve dhe filmave në të cilat artisti magjik Bekim Fehmiu ka aktruar magjishm.

Në këtë “Mbrëmje Homazh” për aktorin shqiptar me famë botërore ka qenë i pranishëm edhe Ministrii për Kulturë Rini dhe Sport (MKRS), zoti Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilët gjenden në New York në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin e Tretë Ndërkombëtar mbi Sportin për Paqe dhe Zhvillim, që po mbahet në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, nën organizimin e OKB-se dhe KON-it. Uran (Selimi) Fehmiu nipi i aktorit Bekim Fehmiu, dhe aktoria Leze Qena, të cilët e përshëndetën shkurtimisht me kujtime këtë mbrëmje kushtuar legjendës së kinemasë Bekim Fehmiut.
Përvjetori i tretë i vdekjes së Bekim Fehmiut dhe shtatëdhjetë e shtatë, vjetori i ditëlindjes së tij, u shoqërua me një Koktejl në Studion Berisha me verën Stone Castele e pronarit Rustem Geci , ku muret e së cilës përreth kanë qenë të mbushura me fotografi të skenave të filmave në të cilët ka luajtur ylli i kinematografisë. Ndërkohë që në ekranin e madh me vido-projeksion shfaqeshin insrete nga filma ku aktori me nam ka qenë protagonist, përgatitur nga producenti Adem Belliu.

Ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës, tregojë qëllimin se përse ata kishin zgjedhur qershorin për të përkujtuar artistin tonë të madh, sepse, tha ai në këtë muaj ai ka lindur (1936) dhe ka ndërruar jetë (2010) .

“Kjo mbrëmje përkujtimore, tha ai është modeste, kundruall gjurmëve të pashlyeshme që personaliteti i Bekim Fehmiut ka lënë, jo vetëm në kinematografinë, por edhe në jetën dhe krenarinë kombëtare të secilit prej neshë .” Këtë mbrëmje e bëjnë edhe më domethënëse, sipas Sejdiut, prania e shumë personaliteteve të shquara, ku ai veçojë familjarët e Artistit Bekim Fehmiu, nipin Uranin dhe, sigurisht, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të RKS, z. Memli Krasniqi dhe Kryetarin e KOK-së, zotin Besim Hasani, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë Dritan Mishto
“Ne kemi poashtu, tha ai një privilegj të veçantë që kemi ne mesin tonë , përveç familjarëve edhe disa personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe gazetarisë shqiptare, në Kosovë dhe diasporë , do veçoja artisten tonë me nam znj. Leze Qena, të cilët kanë patur fatin e madh të njihen dhe bashkëpunojnë personalisht me Bekim Fehmiun.”

Ambasadori Sejdiu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, në fillim të fjalës së tij ka treguar një histori personale shumë interesante nga fëmijëria tij me Artistin Bekim Fehmiu,

” Emri i Bekim Fehmiut, tha zoti Sejdiu tejkalon përmasat kombëtare dhe rajonale. Ai ka bërë emër që nuk do e shlyel asnjëherë pluhuri i harresës, në botën e filmit dhe kinematografisë. Ai ka aktruar në shtatë gjuhë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe së bashku me aktor të njohur si: Ava Garnder, Irena Papas, John Huston, Claudia Cardinale, James Coburn dhe të tjerë. Por për ne, emri i Bekim Fehmiu ka një vlerë dhe simbolikë edhe më të madhe, sepse ai ka lartësuar emrin dhe krenarinë tonë kombëtare në përmasa globale. Në vitet e 1960′ dhe 1970’ta, kur në kinematografinë e ish-Jugosllavisë filloi të ngritet furishëm ylli i quajtur Bekim Fehmiu, emri shqiptar asoconte me stereotipin e sharragjiut apo furragjiut. Ishte Bekim Fehmiu që theu keto klishe paragjykuese dhe i tregoi, së pari fqinjëve e pastaj edhe botës se ne jemi një komb i madh, pikërisht sepse kemi dhënë dhe mund të japim artist të mëdhenjë . Dhe nuk ishte vetëm preardhje e tij shqiptare, por edhe fakti se ai ka mbrojtur identitetin e tij shqiptar me këmbënguljen e një artisti dhe krenarinë e një shqiptari; siç patë dëshmuar në vitin 1987 kur në shënjë proteste për shkak të politikës disktriminuese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, barktis teartrin e Beogradit dhe karrierën artistike përgjithësisht.” tha Ambasadori Bekim Sejdiu.

Në fund të fjalës së tij Ambasadori Sejdiu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, falënderoj pjesëmarrsit dhe një falënderim të veçantë për fotografin Fadil Berisha, për faktin se vendosi në disponim falas studion e tij për organizimin e kësaj mbrëmjeje. Zoti Sjediu falënderoj edhe aktorin Luan Bexheti dhe bashkëshortën e tij, Rejhanën, për përkrarhjën organizative dhe stafin e Konsullatës, sidomos Konsullin Zajmi që kishte bartur barrën kryesore organizative.

Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës Memlin Krasniqi tha se Kosova së fundmi ka akorduar çmimin me emrin e Bekim Fehmiut dhe ishte kënaqësi që në edicionin e parë të këtij çmimi trofeu ti jepej një miku të Bekimit një njeriu që e kishte ndjekur hap pas hapi dhe të cilin e kishte dhe shok edhe mik edhe model , Faruk Begollit.

“Fehmiu ka patur një vlerë të madhe në skenën tonë kulturore përkundër faktit që shpesh përmendet se ai veproi në të shumtën e kohës jashtë Kosovës dhe në kinematorgrafinë e vendeve të ndryshme, porse ai me të vërtetë krijoi një model të artsitit rreth të cilit për vite me rradhë në Kosovë janë edukuar breza të tërë të artistëve para së gjithash në Akademinë e Arteve të Kosovës. Prandaj unë mendoj se ne të gjithë si shoqëri duhet ta nderojmë jo vetëm në datat e caktuara por gjithmonë. Janë të shumtë ata të cilët në Ballkan do kishin dëshirë ta kishin Bekim Fehmiun të vetin por ai parasëgjithash është i yni, e më pas është i të gjithëve sepse ai me punën e tij ishte një njeri universal.”

Folësi kryesorë, gazetari Hys Shkreli, vëllai i Azem Shkrelit, poetit të madh të letërsisë shqipe të shekullit XX, tha se:” Bekim Fehmiu aktrojë jetën, aktrojë edhe vdekjen. Simolikisht, ai gjatë jetës vdiq shumë herë dhe gjithnjë u ngritë. Me vdekjen, ai shkojë, mirëpo ne e takojmë çdo ditë, nga faqet e gazetave revistave, librave e deri tek ekrani dhe çdo ditë flasim me të. Fehmiu, nuk vrau vehten, siç u tha, Bekimi nuk e vrau Bekim Fehmiun: Atë e vrau koha e ligë.”

Shkreli u shpreh se vdekja e Fehmiut, nuk ishte ndarje, nuk ishte vdekje, por ishte një protestë, ishte revoltë, vullkan. Mbasi, disa vite para vdekjes, ai zgjodhi heshtjen si armë, mirëpo edhe heshtja e tij fliste. Filmat e tij flisnin për një talent të pashëmbult, kurse heshtja për një mllef, pakënaqës e pezëm në ngjarjet që zhvilloheshin rreth tij, si në jetën personale ashtu edhe në ambientin e rrethin ku jetonte.

Bekim Fehmiu lindi e vdiq ne Qershor, tha Shkreli, shpirti i tij shkojë lartë në qiell, tek pushojnë yjet, kurse trupi rrodhi lumit shqiptar të Prizrenit për të u bashkuar me det e detra të kulturave të botës, ashtu siç rrjedhte filmi i tij dikur.

Në fund Shkreli konkludoi duke thënë se:”Në Kohën kur në Kosovë e Shqipëri po përpiqemi të hyjmë në Evropë, kariera e Bekim Fehmiut nxitë e inspiron në këtë udhëtim. Sepse, në Europë nuk hyhet vetëm me nënshkrime marrveshjesh, traktatesh,e liberalizim vizash. Në Europë, më së pari hyhet me kulturë. E Bekim Fehmiu, na bëri europjanë atëhere kur Europën e kishim shumë larg. Atëhere kur Europa na kishte harruar tërësisht” theksojë gazetari dhe poeti Hys Shkreli..

Aktrimi si një ‘mision dhe bekim’

Gazetari i RTK në Amerikë, Sulejman Gashi, duke folur për aktorin shqiptar me prejardhje nga Kosova, Bekim Fehmiu, i cili në kulmin e karrierës së tij do të konsiderohej si aktori më i njohur në Perëndim nga ish Jugosllavia dhe Evropa juglindore, me disa projekte mjaft të suksesshme filmike në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, tha se ai do të mbetet edhe në historinë e Hollywood-it dhe kinematografisë amerikane.

“Në komentet e ndryshme në Kosovë, tha zoti Gashi, pastaj në hapësirën e asaj që dikur quhej Jugosllavi, në të gjitha republikat tani shtete të pavarura, fjalia më e dëgjuar ishte ‘aktori më i madh, më i suksesshmi, më i miri i hapësirës sonë.’

Shqiptaro-amerikanët, vijojë Gashi, e kanë ndjerë dhembjen e ndarjes parakohe dhe tragjikisht nga jeta të aktorit që ishte krenari e tyre kombëtare. Ashtu siç ka deklaruar me një rast Bekimi se ‘me punën time doja të fisnikëroj popullin tim’ ai e arriti këtë duke na bërë të mburremi me emrin e tij, ndërkaq për veten e vetë ai shkoi në përjetësi sublime kur thotë ‘për mua aktrimi ishte një punë misionare dhe një bekim.’ Ashtu edhe ishte.”

Skenografi e piktori Andis Gjoni, regjizor i njohur, në atdhe e komunitet, për gazetën tonë thotë:” Sa më tepër kalon koha aq më tepër vlera merr figura e aktorit të shquar shqiptar Bekim Fehmiu të cilin e kujtojmë sot në tre vjetorin e ndarjes nga jeta. Në të vërtetë artistët e mëdhej kurrë nuk ndahen nga ne, ata i kemi në mes tonë me filmat dhe veprat që na kanë lënë. Kur shikon morinë e filmave dhe roleve të realizuara nga ky aktor botëror emocionohesh dhe mbushesh me krenari për talentin e shpirtit shqiptar të cilin më së miri arriti ta përcillte ky kolos i skenës dhe ekranit. Eshtë e vërtetë që pothuajse të gjitha rolet ai i realizoi jashtë kufijve të trojeve shqiptare, kjo si pasojë e kushteve politike të kohës, por nëse kemi parasysh kontekstin në të cilin u zhvillua jeta e këtij artisti mendoj se do kishte qenë një humbje shumë e madhe sikur ai mos kish patur mundësi të shpërfaqte ashtu siç diti talentin dhe karakterin e një mjeshtri të madh kudo që ishte. Përpara figurës së këtij artisti ne sot përkulemi me nderimin më të madh. Ashtu siç e pati jetën Bekim Fehmiu e pati edhe vdekjen, me një largim sa të dhimbshëm aq edhe spektakolar, në fund të fundit gjeniu nuk mund të gjykohet ai vetëm mund të falenderohet” tha Gjoni.

Aktori shqiptar që i dha fund jetës në shtëpinë e tij . Në 15 qershor të vitit 2010 ai u vetëvra në moshën 74-vjeçare. Bekim Fehmiu lindi më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë. Ka jetuar në Shkodër dhe Prizren, për të vazhduar studimet dhe karrierën në Beograd. Ai ka aktruar në 41 filma deri në vitin 1998. Ka pasur role në shqip, serbokroatisht, spanjisht, anglisht, në gjuhën frënge, italisht dhe maqedonisht. Fehmiu ka lënë një përshtypje të madhe me stilin e tij prej një intelektuali të madh dhe një aktori që ka ditur ta bëjë edhe jetën e tij një lojë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Bekim fehmiu, nga Konsullata e Kosoves, perkujtohet ne New York

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT