KATEDRA E GJUHËS SHQIPE NË UNIVERSITETIN E BEOGRADIT/
Dr. Merima Krijezi, docente në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Beograd, me fokus shkencor albanologjinë, frazeologjinë, ballkanistikën dhe përkthimin, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, historinë e Departamentit të Albanologjisë në Universitetin e Beogradit në Serbi. Sipas Dr. Krijezit, merita më e madhe për zgjerimin e interesimit për studimin e gjuhës shqipe, i takon indoevropianit Henrik Bariq, i cili shkroi një numër shumë të madh studimesh gjuhësore, në të cilat tema albanologjike, çështja e prejardhjes së shqiptarëve dhe historia e gjuhës shqipe zënë një vend të rëndësishëm në studimet e tij. Me docenten Dr. Merima Krijezi bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.
FILLIMI I INTERESIMIT PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË SERBI
Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, nxori rregulloren për fillimin e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në kuadrin e seminarit të Gramatikës krahasuese të gjuhëve indoevropiane për dëgjuesit e Gjuhësisë së përgjithshme në Fakultetin Filozofik, në vitin shkollor 1920/21, u vu lënda “Historia dhe gramatika e gjuhës shqipe”. Ai vit merret edhe si fillimi i albanologjisë në Universitetin e Beogradit. Merita më e madhe për vënien e kësaj lënde dhe zgjerimin e interesimit për studimin e gjuhës shqipe,i takon indoevropianit Henrik Bariqit, lindur në Dubrovnik, që kish mbaruar studimet jashtë vendit, në Grac dhe Vjenë të Austrisë. Ai për shumë vite u mor me studimet e gramatikës krahasuese dhe historike të gjuhëve indoevropiane dhe ishte veçanërisht i interesuar për studimin e gjuhëve parasllovene dhe ballkanike, duke treguar prirje dhe interesim të posaçëm për studimin e gjuhës shqipe. Që nga punimet e para shkencore (1918) deri te faza e më e maturuar e tij (1950-60), ai shkroi një numër shumë të madh studimesh gjuhësore, në të cilat temat albanologjike zinin vendin kyç. Henrik Bariq, veç të tjerave, u mor me çështjen e prejardhjes së shqiptarëve dhe historinë e gjuhës shqipe, u dallua si kryeredaktor i publikimeve, të cilatu vlerësuan për nivelin e lartë shkencor brenda dhe jasht vendit, midis të cilave mund të veçojmë : “Arkivi për vjetërsinë, gjuhën dhe etnologjinë shqiptare” I-IV (1923-28), „Biblioteka e Arkivit” I-IV (1925-27), „Biblioteka Linguistike“ I (1938), „Vjetari i Institutit Ballkanologjik“ I (1957).
MË 1924 THEMELOHET SEMINARI PËR FILOLOGJINË SHQIPE
Më 1924, Këshilli i Fakultetit Filozofik mori vendimin për themelimin e Seminarit për filologjinë shqipe, i cili iu besua Henrik Bariqit. Në vitin 1925, si lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe,u zgjodh Xhevad Korça, emigrant nga Shqipëria, ish-drejtor i gjimnazit në Shkodër. Profesor Korça lindi më 1893 në Korçë, doktoroi në Universitetin e Vjenës, më 1923, me punimin “Tri çështje nga jeta e Skënderbeut”. Gjendja erëndë financiare dhe mungesa e mjeteve,ndikuan qëkonkursi për lektorin e ri të gjuhës shqipe të shpallej me vonesë, në vitin 1935. Në këtë postu zgjodh Vojisllav Dançetoviq, serb nga Kosova, që e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe dhe qëatë vit u diplomua për romanistikë në Zagreb. Si lektor vullnetar Dançetoviq ka mbajtur periodikisht ushtrime lektore në gjuhën shqipe. Vendi i punës së tij paguhej me honorare, pasi nuk ishte rregulluar brenda buxhetit. Në këto rrethana ai u detyruatë punësohej si mësimdhënës në një shkollë të mesme, por ushtrimet lektore në Seminar (si vullnetar), ai i mbajti në vazhdimësi deri në vitin 1940 (shih Zbornik Sto godina Filozofskog fakulteta, 1963). Rrethanat politiko-historike çuan në mbylljen e Seminarit në 1937. Në vitin 1947 lektori Vojisllav Dançetoviq angazhohet përsëri nga ana e Fakultetit Filozofik dhe pikërisht në këtë vit dërgohet në Shqpëri për të marrë librat e nevojshëm për bibliotekën e Seminarit, që duhej të ribëhej. Me angazhimin e Dançetoviqit në punën e kërkimit dhe blerjen e materialeve dhe librave të nevojshëm, si edhe marrjen e librave-dhurata d.m.th. donacionet, biblioteka arriti të kapte shifrën prej 1.000 titujsh. Fondin e bibliotekës e pasuroi edhe fondii librave të paraluftës i Seminarit, fondi i bibliotekës i rimarrë nga Shoqata për Bashkëpunimin Kulturor midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, si edhe kompletet e botimeve të dikurshme, që kishte redaktuar prof. Henrik Bariq.
KRIJOHET BIBLIOTEKA E RIBËRË E SEMINARIT TË ALBANOLOGJISË
Gjatë viteve 1948-49 krijohet kështu biblioteka e ribërë e Seminarit të albanologjisë. Në vitin shkollor 1948/49 Seminari rifilloi punën dheligjërues ishte zgjedhur Vojisllav Dançetoviq. Dançetoviq mori përsipër organizimin e mësimdhënies dhe rregullimin e programit studimor deri në 1950, kur asistent ishte zgjedhur Anton Çeta dhe dy vjet më pas,në 1949 vjen si lektor Idriz Ajeti, i diplomuar në Universitetin e Beogradit, ndonëse studimet i kishte nisur në Zagreb, në 1938, në Departamentin e romanistikës. Në Katedrën e albanologjisëai dha mësim nga 1953 deri në 1960 (në atë periudhë mori titullin e doktorit të shkencave filologjike, me temën “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”. Nga viti 1960 ai filloi punën në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku dha disa lëndë). Me angazhimin e këtyre dy ekspertëve, vetë Seminari u forcua dhe u krijuan kushte më adekuate për organizimin e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit. Pas hapjes së Fakultetit Filozofik në Prishtinë në 1960, asistentët prof. Anton Çeta dhe prof. Idriz Ajeti u larguan nga Beogradi dhe filluan punën në fakultetin e sipërpërmendur, në Prishtinë.Prof. Vojisllav Dançetoviq, në 1958 mbrojti doktoratutën dhe në 1962 u zgjodhsi ligjërues i lartë. Ai mbeti kështu i vetmi mësimdhënës, jo vetëm në Seminar, por në gjithëDepartamentin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, domethënë në Grupin studimor XXI në Fakultetin Filologjik. Në vjeshtë të vitit 1962 Remzi Nesimi zgjidhet lektor i ri. Në 1960/61 u themelua Fakulteti Filologjik i Beogradit, me hapjen e të cilit zyrtarizohet edhe ndarja e Fakultetit Filozofik dhe Fakultetit Filologjik.
DEPARTAMENTI PËR GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE NË BEOGRAD
Seminari për albanologji mori një emër të ri dhe qënga 1961 quhej Departamenti për gjuhë dhe letërsi shqipe. Drejtuesi i këtij Departament, qëishte përgjegjës edhe për programin dhe zhvillimin e mësimit, ishte profesor Vojisllav Dançetoviq. Pas vdekjes së tij në 1974, shefi i këtij departamenti për një vit, u bëprofesori i ballkanistikës Momçillo Saviq, që për një kohë dha lëndën“Histori e gjuhës shqipe”. Më vonë, nëvitin 1975, shef i Katedrës u zgjodh dr.Halit Trnavci (u diplomua në Katedër për letërsi botërore, studimet pasuniversitare për gjuhë shqipe i kreu po në këtëKatedërdhe në vitin 1970 mbrojti doktoraturën me temë: Motivi i motrës dhe vëllait të vdekur në letërsinë gojore të popujve të Ballkanit). Në vitin akademik 2003/04,në Katedrën filloi të punonte prof. dr. Vanja Stanishiq, që nga ai viti akademik filloi ta mbante lëndënHistoria e gjuhës shqipe me dialektologji. Prof. Stanishiq magjistroi në 1990 në Fakultetin Filologjik të Beogradit,me temën “Marrëdhëniet gjuhësore serbo-shqiptare”, ndërsa në vitin 2000 mbrojti doktoraturën me temë“Baza fonologjike dhe forma grafike e gjuhëve ballkanike”.
PROFESORËT SHQIPTARË MË TË SHQUAR TË ANGAZHUAR NË MËSIMDHËNIE NË BEOGRAD
Gjatë viteve akademike 2012/13, 2013/14 lëndën “Historia e gjuhës shqipe me dialektologji” e ka dhënë profesor Dhimitri Bello, profesor i jashtëm nga Shqipëria dhe nga viti akademik 2015/16, profesor Vanja Stanishiq fillonpërsëri dhënien e kësaj lënde në Katedrën e albanologjisë. Deri në fund të viteve tetëdhjetë, në këtë Katedër kanë studiuar kryesisht shqiptarë me prejardhje nga Kosova, jugu i Serbisë dhe Mali të Zi. Numri i studentëve të regjistruar në studime themelore, ishte mbi njëzet. Në fund të viteve tetëdhjetë, situata filloi të ndryshojë. Një numër i madh shqiptarësh, shkollohen në Prishtinë dhe Shkup, ndërsa në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, fillojnë të regjistrohen gjithnjë e më shumë serbë dhe studentëme prejardhje nga martesa të përziera, që nuk dinin fare ose dinin shumë pak shqip. Programi studimor ndryshoi shumë here gjatë kësaj periudhe. Në 90-tat moduli i grupit përmbante lëndë të detyrueshme dhe lëndë me zgjedhje, që zhvilloheshin në dy semestra, por nga viti 2006, me vënien në zbatim të sistemit të Bolonjës, të gjitha lëndët janë njësemestrale. Në vitin 2007, si rezultat i bashkëpunimit të Fakultetit Filologjik të Beogradit me Shqipërinë, angazhohen në këtë katedër dy profesorë të jashtëm – dr. Stefan Çapaliku, për lëndën Letërsi shqipe dhe Primo Shllaku për lëndën Gjuhë shqipe, si dhe lektorja Ledia Dushi. Pas mbarimit të kësaj kontratetëprofesorëve të mësipërm, në maj të vitit 2010, angazhohen në katedër profesorTefë Topalli për Gjuhë shqipe dhe profesor Alfred Çapaliku për Letërsi shqipe nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës. Marrëveshja për bashkëpunim midis Serbisë dhe Shqipërisë është nënshkruar në vitin akademik 2010/11. Mbështetur në këtë marrëveshje,dy profesorë të Universitetit të Tiranës dërgohen në Katedrën e Albanologjisë në Serbi. Ata janë – Prof. dr. Avni Xhelili (për lëndën Gjuhë shqipe) dhe prof. dr.Adem Jakllari (për lëndën Letërsi shqipe), me një kontratë dy vjecare.Nga viti 2009 deri në 2013, si lektore për gjuhë shqipe ka punuar zonja Adelina Çaushi. Falë mirëkuptimit dhe ndihmës së madhe të profesorëve nga Tirana, studentët e Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, për herë të parë ftohen dhe marrin pjesë në shkollën verore të gjuhës shqipe për të huajt, organizuar nga Fakulteti Histori dhe Filologji në Tiranë dhe patën mundësinë të rrinë një muaj të tërë në Shqipëri. Në vitin 2012 me kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Beogradit, Universiteti i Tiranës dërgon dy profesorë të Katedrës së albanologjisë, dr.Dhimitri Bellon dhe dr. Persida Asllanin. Profesori Bello ka mbajtur lëndët: Historia e Gjuhës shqipe me Dialektologji, Sintaksë I-II, Morfologji e gjuhës shqipe I-II, ndërsa profesoresha Asllani ka mbajtur ligjeratat për Letërsi shqipe nëtë gjitha kurset (për të gjitha vitet), gjatë dy viteve akademike 2012/13 dhe 2013/14. Nga marsi i vitit 2015, si profesorë të jashtëm angazhohen përsëri nga Shqipëria dr.Olimbi Velaj nga Universiteti i Durrësit dhe dr.Eljon Doçe nga Universiteti i Tiranës. Deri në vitin 1960 në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe janë diplomuar rreth 400 studentë, ndërsa nga 1958 kanë magjistruar me dhjetëra. Midis tyre mund të permëndim profesorë dhe letrarë nga Kosova, si: Ramiz Kelmendi, Demush Shala, Mehdi Bardhi, Hilmi Agani, Besim Bokshi, Gani Luboteni, Latif Mulaku, Faredin Gunga, Enver Gjergjeku, Din Mehmeti etj., si edhe të tjerë që me kohë u bënë shkencëtarë, akademikë, profesorë dhe përfaqësues të shquar të jetës akademike dhe kulturore të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.
SERBËT DASHURI PËR GJUHËN SHQIPE
Në dhjetë vitet e fundit, në këtë Katedër regjistrohen nga çdo vit 12 studentë, shtatë të rregullt dhe pesë me vetëfinancim. Në vitin akademik 2015/16 interesimi për studimin e gjuhës shqipe rritet dhe në Katedër u regjistruan 26 studentë. Nga viti 2012 një numër studentësh serbë ndjekin studimet master në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Sot në këtë Katedër janë punësuar 4 pedagoge, dr. Nailje Mala Imami (profesore e asociuar) shefe e Katedrës, dr. Merima Krijezi (docente), ma Marija Popoviq (asistente) dhe ma Nora Bezera (lektore).Në Katedër është angazhuar një profesore e rregulltë me kontratë nga Shqipëria, dr. Olimbi Velaj (profesore e rregulltë). Kjo katedër është një nga katedrat më të vjetra e gjuhës shqipe në Europë. Karakterizohet nga një historik i begatshëm dhe interesant. U themelua shumë para Departamentit të gjuhës shqipe në Prishtinë (1960) dhe Tiranë (1968), themeluesi i saj ishte shkencatar i njohur, prof. Henrik Bariq, që ishte katolik me prejardhje serbe nga Dubrovniku. Duke mos llogaritur disa ndërprerje të shkurtra në punim, kjo katedër punon dhe ekziston njëqind vjet në Beograd. Shumë shqiptarë u arsimuan në këtë departament dhe u bënë profesorë të respektuar, akademikë, gazetarë, shkrimtarë, artistë etj.
KUSH ËSHTË DOCENTE DR. MERIMA KRIJEZI
Merima Krijezi është docente në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Beograd. Fushat e saj kryesore të interesit shkencor janë albanologjia, frazeologjia, ballkanistika, përkthimi. Aktualisht po punon në fazën e tretë të hartimit të një fjalori elektronik shqip-serbisht/serbisht-shqip, së bashku me kolegët nga Fakulteti Filologjik në Beograd (Prof. Dr. Predrag Mutavxhiq dhe Dr. Ana Sivaçki) dhe profesorët nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prof. Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë dhe prof. Dr. Qemal Murati,këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik në Prishtinë. Ky projekt u nis në vitin 2019 nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), me ndihmën dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve në Kosovë. Njësitë e përpunuara në fazën e parë të hartimit të këtij fjalori tashmë mund të gjenden në faqen e internetit: https://ëëë.fjalor-recnik.com/ (mbi 30.000 fjalë). Merret edhe me përkthimin letrar dhe deri tani ka përkthyer një numër të madh tregimesh, novelash, si dhe poezi nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas. Do të dëshironim të përmendim: përkthimin e poezisë nga Ariana Leka Ndreqje gabimesh, poezinë e Bardul Maliqit në serbisht, Dejan Gjorgjeviq dhe Gordana Pavlloviq në shqip, përkthimin e tregimeve nga Mirosllav Qurçiq (Hipnozë, Uria, Si mbeta pa gishtin e madh të dorës së majtë), Ag Apollonit, Ridvan Dibrës, Edmond Tupjes, Roland Gjozës etj. në serbisht. Në fillim të marsit të këtij viti u botua përkthimi i saj i romanit “Ridënimi” nga Fatos T. Ljubonja në serbisht (u botua nga shtëpia botuese “Partizanska knjiga” (Kikindë, Serbi) dhe me mbështetjen e TRADUKI-t.